2011-08-04

Komisioni për lustrim vendosi, Vlladimir Millçin ka qenë spiun



  • Shkup, 4 gusht - Regjisori i njohur dhe drejtor i Fondacionit “Shoqëria e hapur Maqedoni, Vlladimir Millçin ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete, kështu ka konstatuar komisioni për verifikimin e fakteve në mbledhjen e sotme. 

    Ljamin e ka konfirmuar vet kreu i lustratorëve menjëherë pas mbledhjes së sotme e cila me shumicë vota konstatoi se Millëin ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete. 

    Për një pjesë të anëtarëve të komisionit ky vendim nuk është legjitim pasiqë në momentin e votimit tre anëtarë të këtij komisioni kanë lëshuar mbledhje në shenjë revolte.


    “Komisioni vlerësoi se këta  dokumente janë mjaftueshme dhe për atë arsye nuk pritëm dokumentet shtesë nga drejtoria e zbulimit dhe kundërzbulimit”, ka thënë Axhiev. 

    Millçin në bazë të ligjit për Lustrim gjatë tetë ditëve të ardhshme ka të drejtë ankese në gjykatën administrative ndërsa më pas edhe në atë Supreme 

    Gjatë gjithë procedurës për verifikimin e fakteve Vlladimir Millçin e ka konsideruar si një linç politik kundër tij dhe kundër Organizatës të cilën e udhëheqë e cila sipas tij është shtylla e demokracisë.

    Në prononcimin e parë për mediat Millçin ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk ka qenë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete, por ka qenë i ndjekur nga shërbimet sekrete Jugosllave.

    Komisioni për verifikimin e fakteve deri më tani ka konstatuar se tre ish funksionarë kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski, Kryetari i partisë së Titos Sllobodan Ugrinovski si dhe një ish gjykatës i gjykatës kushtetuese

Hacker-islamik: Si të bllokohen faqet që nuk i dëshirojmë nè islamiket (keshilla teknike)



 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Marre nga gazeta islamike “Brezi i ri”
Ne kemi arsye të shumta të cilat na shtynë thuajse çdo ditë të largojmë faqe të pa dëshiruara dhe asnjëherë të mos na paraqiten parasysh. Ekzistojnë forma të ndryshme,të cilat mund të përdoren për të bllokuar këto faqe edhe atë përmes shfletuesve dhe shtesave të tyre,programeve të specializuara kompjuterike si dhe përmes vetë sistemit operativ.
Bllokimi i faqeve përmes sistemit operativ
  1. Kaloni tek C:\WINDOWS\system32\drivers\etc
  2. Kërkoni ‘hosts’
  3. Hapeni skedarin e sipër përmendur duke përdorur redaktues përmbajtës tekstesh (psh përmes Notepad,WordPad,Notepad++ etj.)
  4. Nën komentin (komenti është kodi i cili ka në fillim shenjën #) shtoni faqet të cilat dëshironi të i bllokoni
  5. Ne pjesë e më poshtme duhet vendosur IP adresa e faqes dhe emri i faqes psh216.151.168.26    netlingo.com
  6. Gjithmon fillimisht IP pastaj emri dhe duhet të jenë të ndara me sëpaku një hapsirë. (Për të gjetur IP adresën mund të përdorni këtë faqe: SelfSEO.)
 
Bllokimi i faqeve të pa dëshiruara në FireFox
Për të bllokuar faqet e pa dëshiruara tek shfletuesi FireFox duhet të instaloni shtesën FoxFilter dhe të veproni sipas këshillave për përdorim të shtesës. Shtesën mund të e shkarkoni këtu: FoxFilter.
 
Bllokimi i faqeve të pa dëshiruara në Internet Explorer (IE)
IE ofron një pjesë të posaçme ku mund të i shtoni faqet e pa dëshiruara. Për të realizuar këtë,pasoni hapat e mëposhtëm.
 
  1. Kaloni tek IE:“Tools” dhe përzgjidhni “Internet Options”
  2. Kaloni tek blloku “Content” dhe përzgjidhni “Enable”. Në tanimë e keni aktivizuar atëherë kaloni tek “Settings”.
  3. Në dritaren e hapur kaloni tek “Approved Sites”
  4. Tek fusha “Allow this website” vendose emrin e faqes së pa dëshiruar dhe shtype “Never”.
  5. Ju mund të bllokoni vetëm linqe nga faqja psh. faqja.com/faqja.html ose nëse dëshironi të e bllokoni faqen në tërë atëherë shkruani *.faqja.com
  6. Pasi që të keni vendosur faqet e dëshiruara u hapet një dritare e cila u kërkon të vendosni fjalëkalim (password) për të ruajtur ndryshimet. Ju e vendosni fjalëkalimin e dëshiruar dhe një përshkrim në kutizë dhe veprimi kryhet.
  7. Më pastaj përmes “Settings” mund të i largoni ose të i shtoni faqet e pa dëshiruara.
 
Bllokimi i faqeve përmes programeve kompjuterike
Bllokimi i faqeve mund të bëhet edhe përmes programeve kompjuterike të cilët mbështesin shfletues të ndryshëm,kë që cilido shfletues që të përdoret faqet janë të bllokuara. K9 Web Protection është nga programet falas që mundëson këtë veprim. Përparësia e programeve të këtilla kompjuterike nga ajo e bllokimit të drejtë përmes shfletuesve është mundësia e manipulimit me të dhënat si psh bllokimi i faqeve për disa ditë të caktuara të javës dhe lejimi në disa ditë tjera etj. (Fjalaime.ch)

Hackerët shqiptarë “Albania Hacker’s Group” në internet Maqedoni


 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Ueb faqe të shumë kompanive dhe institucioneve maqedonase janë sulmuar dje pasdite nga hakerë shqiptarë. Sulmet janë kundërpërgjigje për ngjarjet në Kalanë e Shkupit,sepse në vetë faqet e këtyre institucioneve qëndron parulla “Kalaja është e jona”.
Në ballinë të ueb faqeve për momentin ndodhet logo me mbishkrimin “Albania Hacker’s Group”
Hacked By CyberH4cK A.K.A Kiriku
We Are:Att4ck3r ~ Legenda-Ks ~ Loading-Ks ~ CyberH4cK
NUK KENI FAJ JU,JU KA FAIJN DOMAINI JUAJ .MK, si dhe klip muzikë me parulla “kalaja është e jona”.
31 faqe interneti në Maqedoni,bllokohen nga hackerët AHG
Hackerët shqiptarë që veten e quajnë “Albania Hacker Group” (AHG),vazhdojnë t’u sjellin telashe të mëdha shumë faqeve të internetit të kompanive,institucioneve në Maqedoni.
Numri i faqeve të sulmuara është vërtetë i madh. Ata në këtë mënyrë janë duke shprehur revoltën e tyre lidhur me ngjarjet që kanë të bëjnë në kalanë e Shkupit kur Brenda natës janë vënë trarët për të ndërtuar një kishë.
Në këto faqe të sulmuara e të bllokuara ata kanë shkruar parullën si “Kalaja është e jona”,duke vendosur edhe muzikë.
Meqë sot është e diele dhe ditë pushimi duket se edhe reagimi i këtyre kompanive,institucioneve është shumë I zbehtë dhe I ngadaltë,ndërkohë që nuk ka asnjë reagim prej tyre.
Deri më tash janë sulmuar 31 faqe të internetit të kompanive,institucioneve të ndryshme të vendit,ku në disa shkruan edhe në gjuhën angleze se “Ne nuk kemi harruar”,kurse në disa të tjera është vendosur flamuri kombëtar shqiptar.
(Zhurnal)

Edhe sa kohë do të presim "rend" dhe "qetësi" nga UNMIK-u dhe EULEX-i në Kosovë?!!!‏


Eshref Ymeri
 
 
Besoj se i gjithë populli i dashur i Kosovës, me gjestin e fundit armiqësor që ndërmori kundër dy pikave kufitare të Mitrovicës shovinizmi serbomadh, është bindur përfundimisht se UNMIK-u dhe EULEX-i janë dy struktura që kanë ardhur aty jo për t'i zgjidhur përfundimisht problemet shqetësuese të  Kosovës, por për të përkëdhelur, përkrahur dhe nxitur nën rrogoz huliganët e minoritetit serb në veriun e Mitrovicës që të kryejnë akte të tilla vandalizmi. Me moskokëçarjen e tyre para krimeve të kriminelëve serbë në veriun e Mitrovicë, këto dy struktura vërtetuan në praktikë se nuk kanë ndonjë dallim të dukshëm nga trupat hollandeze që sodisnin me shpërfillje vrasjen e 8 mijë njerëzve të pafajshëm në Srebrenicë në verën e vitit 1995. Personalisht jam i bindur se prapa huliganëve dhe gangsterëve serbë të veriut të Mitrovicës, fshihet dora e shovinizmit serbomadh, fshihet presidenti Tadiç, i cili, në daljet televizive kërkon ta heqë veten sikur nuk di t'i turbullojë ujërat, fshihen agjentët e shërbimit sekret rus, të instaluar në strukturat e UNMIK-ut në veriun e Mitrovicës, fshihet shërbimi diplomatik rus në Beograd, fshihet dora e Moskës, e kësaj armikeje të betuar mbinjëshekullore të kombit shqiptar, fshihet dora e kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të parlamentit rus Kosaçov, e këtij ustai të regjur të hartimit të librit shpifës të Karla del Pontes dhe të raportit të senatorit Dik Marti, të cilëve Beogradi dhe Moska ua kanë ngrohur xhepin mirë e mirë, me qëllim që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të stigmatizohet si kriminele dhe të lihen në hije krimet shtazarake të makinës kriminale serbe në Kosovë. Në këto kushte, unë dua të besoj dhe ta falënderoj sinqerisht Kryeministrin Thaçi për veprimet që ndërmori. Në të njëjtën kohë, zoti Thaçi duhet të caktojë një afat përfundimtar për largimin e UNMIK-ut dhe të EULEX-it nga Kosova, në mënyrë që qeveria e tij të vendosë funksionimin e shtetit ligjor në çdo qelizë të territorit të Kosovës. Me këtë rast, dëshiroj t'i shpreh ngushëllimet e thella familjes së heroit të Kosovës Enver Zymberi që ra në krye të detyrës.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni

Kur profesioni kthehet në pasion e dashuri

Kam njohur një njeri…

Nga Namik Selmani
 
Kam njohur një njeri dhe …nuk mund ta harroj lehtë  edhe kur kujtoj të tjerë njerëz me mosha e poste të ndryshme që i kam njohur dhe do të njoh në shtigjet e pashkelura të jetës, në stacione që kurrë nuk mbarohen.  Quhet Josif Mio e për rastësi të bukur ka një vitlindje të njëjtë me timen. Është nga Berati. Ka kaluar pragun e 60 viteve e tani.. akoma edhe sot vazhdon që të masë vitet muajt,  ditët, orët me  ritmin e një njeriu që kërkon që asnjë minutë të mos e humbë kot si një rrjedhë uji në tokën e zhuritur në humbëtirën e anonimatit.
Kam njohur një njeri që ..është i verbër. I verbër që e sheh botën  me sytë e shpirtit tërë dritë. Një dritë që kërkon t’ua japë edhe të tjerëve.Diku e njihja si prind. Në korridoret e mbushur me dritë të gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” ai vinte përherë  i rregullt në orar e pa asnjë mungesë, hapmatur dhe dashamrës ndaj mësuesve të djalit të tij, por edhe me atë dashuri karakteristike të një qytetari beratas  për të pyetur për Endrin e urtë, tërë respekt, por dhe me mirënjohje të veçantë për mësuesët. Për t’u bërë edhe një bashkëpunues për rrugët e diturisë që e prisnin këtë djalë në jetë. Jo pak këtë mirënjohje e shihje në sytë e këtij babai të mirë që është edhe sot sërish një baba shembullor, një njeri i etur për dituri. Dhe sa herë e takoj atë me atë sfidë që iai i bën jetës thërras me zë të fortë: “O verbëri e të mëdhenjve. “
Sot Usta Josifi është një mik i shkollës së mesme “Kristo Isak” ku përgatiten brezat e kualifikuar të Hoteleri turizmit. Më saktë, është edhe mësuesi i tyre kur ai iu jep tërë ato këshilla të vyera të profesionist të nderuar të kuzhinës. . Në Ditën e Dyerve të Hapura të viti të kaluar shkollor që bëhet për herë të dytë në këtë shkollë ai ishte i ftuari i nderit dhe kishte sjellë edhe disa gjellë karateristke ku të gjithë pjesëmarrësit u mahnitën me shijen me mënyrën e paraqitjes dhe më tej qindra falenderime që i jepeshin e lumturonin shumë, shumë. Atë dhe mua. Që po njihja nje njeri me pasion, një njeri që sfidon edhe tërë ata qaramanë të kohës. Që merren vetëm me thashetheme.
Tërë jetën ka jetuar duke  shërbyer për të tjerët. Pa u ankuar por vetëm duke buzëqeshur e duke uruar. Doemos nuk është  e jashtëzakonshme për derisa bota është ndërtuar që njëri brez të shërbejë për tjetrin deri sa e merr në supe si arkëmort për ta dërguar në një botë tjetër. Një profesion e i ka shërbyer tjetrit. Kështu kemi vepruar edhe ne në një fushë të caktuar të jetës. Dikush qëndron pranë tingujve të një zileje shkollore, para një ugari ku mbillet fara e re e bimës, para një rruge me baltë që qëndiset me gurë nga duart e mjeshtrave, para një oxhakfshirësi që pastron oxhakët e blozëruar nga një dimër i gjatë e i vështirë me gaze sofrash e  të qara fëmijësh të lumtur. Kështu kanë shërbyer edhe të tjerë kuzhinierë, kasapë, pastrues, kamarjerë pasticierë, pjatalarës, pastrues të perimeve, përpunues të verës e rakisë, por ai është ndryshe, shumë ndryshe. Ka shërbyer me atë që është me jetike te ditënetët e një jete njerëzore. Të çdo gjallese që është në tokë, me ushqimin.
Dhe të ushqesh të tjerët nuk do vetëm dashuri, por edhe shkencë, edhe kujdes, edhe kulturë, edhe buzëqeshje edhe fjalën e ngrohtë. Se ushqimi është profesioni më i vjetër i njerëzimit. Para pjatës së  gjellës përulin kokat  tyre fëmijë e ambasadorë, nëna e dokerë anijesh, turistë dhe profesorë, besimtarë edhe udhëtarë të pafund shumëgjuhësh të brigjeve të largëta që ndalin këmbët në hane, hotele luksoze,  shtëpi karakteristike të qyteteve me arkitektura nga më të ndryshmet.. Para kësaj pjate që ka shtruar Usta Josifi (dhe që vazhdon të shtrojë edhe sot me gjithë sfidën që i ka dhënë verbëria) janë ulur dasmorët e gëzuar të të gjithë kohërave,  janë ulur zezonat e mortit, gratë dhe burrat e menduar të udhe të re aq të panjohur kurbeti. Janë ulur edhe mbretërit kur kanë patur para tyre miq të largët duke u mburrur me të papriturat që ua kanë bërë mjeshtat e kuzhinës së tyre. Jan shfaqur në këtë tryezë zakone të tjera, kultura të tjera.
Kam njohur një  njeri që më vonë e pashë edhe në driaret e dritaret e librave që ai ka shkruan e boton e me një ëndërr të bukur për të shkruar sërish, për të botuar sërish. Po, po, të librit. Të një libri që lexohet e me një frymë mbahet nën jastëk apo në sirtarin më të dukshëm të një shtëpie apo kuzhine.. Të një libri që në ballinë mban  emrin e tij. Emrin e një njeriu të verbër. Nuk është i vetmi autor që ka shkruar libra në këtë botë të madhe, në këtë gjendje të ndryshme shëndetësore. Dhe nuk do të jetë i fundit, në pasioni e tij shkronjor, por nuk është i shpeshtë. Është i rrallë kur e mendon se në këtë libër nuk është vetëm përvoja e një Mjeshtri kuzhine të një qyteti që vetëm ai e di si i ka pritur me bujarinë e pjatës së gjellës turistë e kronikanë, peshkopë e ambasadorë, kryeminsytra e presidentë, udhëheqës të ardhur nga të gjithë vendet e botës, kancelarë të fuqishëm dhe vajza që janë bërë shumë më çapkëne kur kanë bredhur kaq gaztori në udhët e Mangalemit të Beratit, të Kalasë, të Goricës apo edhe në lokalet buzë lumit të Osumit si ca engjëllore të reja të kohëve moderne.
 Dhe bashkë me pjatat e gjellës së shijshme ai iu tregonte të gjithë bashkëqytetarëve beratas dhe atyre të huaj një pjesë tjetër të bukur të këtij Qyteti të Bardhë. Iu tregonte amvisave që porsa kishin nisur që të vinin në pëllëmbët e tyre të njoma miellin e bardhë për të bërë byrekun e shijshëm, ëmbëlsirat karakteristike beratase, por edhe nënave duarrrudhuara që një të tërë kishin gatuar për fëmijët  burrat e lodhur që vinin nga puna, për ustallarët e gurit e të drurit, për ndërtusit e kishave e të xhamive që në këtë qytet të bardhë kanë qendruar pranë e pranë si ato pjatat e gjellës që rrinë sup më sup në një tavolinë të madhe banketi.
Kam njohur një njeri që, bashkë me gjellët që iu jepte këtyre njerëzve nuk harron që të bëjë edhe poezi. Poezi për miqtë e tij të panumërt, për Beratin, për verbërinë që e ka mundur prej kohësh, për lulet. Unë dua të besoj se ka  rrallë njerëz mund të mundin pasionin për jetën si ky njeri që e nis mëngjesin në kafenenë e thjeshtë të lagjes “30 vjetori “ në qytetin e tij të lindjes dhe më tej ashtu pak i ngadaltë, pak i kërrusur e me një mik në krah si Enver Troka, Vlash Pambuku, me  Stavvri Bobon, më profesorin Agim Mehqemeja,    shkon në udhë. E presin pragjet e zyrave ku ai mbron të drejtat e të verbërve të qytetit. E presin zyrat e bashkive e të institiucioneve të tjera ku ai paraqet projekte interesante si ai i Festivalit te Likove të Beratit ku ai është edhe ideator, edhe mjeshtër, edhe skenarist, edhe gazetar. Shkon në zyrat e redaksive të gazetave lokale që të qytetit që luajnë para syve dhe duarve të tij e të qytetarëve të këtij qyteti, të etur për kulturë e arkivim vlerash tek hapen e mbyllen me ca emra të vjetër e të rinj. Në dyert e televizioneve lokalë e presin për të bërë kronika. portrete për të e ai atëherë flet më shumë për miqtë e tij se sa për veten. Për fat të mirë të të gjithëve televzionet e Beratit nuk po bien në grackën e lojës kukafshehtas të mbylljes e të hapjes së gazetave po qëndrojnë dhe padyshim që e kanë përherë një dritare të hapur për fjalën e tij të mençur, për përvojën e tij, për atë që ai ende për veten, por edhe për këtë qytet të madh që ka e do të ketë nevojë edhe për mjeshtra të tillë që të nderojë çdo mik të largët që i troket te pragu i bardhë.
Për t’u futur në laboratorin tërë dritë të kulturës së tij na duhet që, të paktën të futemi në mesazhet e dy brezave të familjes së tij. Breza që i kanë dhënë atij dëshirën ër të punuar, por edhe pasionin  për të njohur histori. E të njohësh histori apo edhe ta përcjellësh atë në brezat që të dëgjojmë, në Berat është gjëja më e zakonshme. Ja si thotë vetë ai: “Është dëshira ime e kahershme për të ndjekur me vëmendje historitë që tregonin prindërit e mi për të parët e tyre: gjyshin dhe gjyshen  beratase Petro e Varvara, të cilët nuk arrita t’i njihja, I ndërtoja portretet e tyre mbi rrëfenjat. Im atë, Pali, tregonte plot krenari për të parët e tij, për pasurinë, bujarinë dhe trimërinë e tyre. Gjyshërit e mi nga nëna, Mitro e Sofie Kllapi, ishin nga Mbrezhdani i Përmetit dhe ishin shquar për trimëri e bujari. Gjysh Mitroja kishte njohur kurbetin e më vonë kishte luftuar  në brigadën partizane si luftëtar i lirisë. Dhe Sofia ishte nga dera e dëgjuar e Ndinëve, kishte kryer studimet në Greqi. Ishte grua e fortë, e prerë.”Dhe më mbeten në mendje vargjet e tij plot emocion e mall  për Beratin: “Je i shenjtë, o qyteti im,/s’ka të dytë qytet si ty,/nënëdhjetë kisha, teqe e xhami/të rrethojnë plot dashuri./Ke  Goricën, Urën dhe Kalanë,/Osumi më dysh të ndan,/kurorë kodrinash plot gjelbërim,/ato janë mushkëritë e qytetit tim./Plot pesë yje ty të rrezatojnë,/janë stolitë që në ballë qëndojnë./me Gjirokastrën dorë për dorë/vetë Unesko-ja ju vuri kurorë./
Kam njohur një njeri që më shkruan me kulturë. Më saktë, tani kur sytë e kanë lënë pak në dritën e zakonshme  fjalën e shkrimin e mençur e hedh dikush tjetër në letrën e bardhë. apo në faqen e bardhë të kompjuterit. Shpesh herë shkruan për portretet e kolegëve të tij, për pasticierët, për artistët.  Librat për këtë qytet asnjëherë nuk kanë munguar. Shpesh më janë dukur si gurët e një kështjelle të fortë e të lartë ku janë gdhendur e kaluara dhe e ardhmja. Edhe librat e Josifit kështu më janë dukur kur i shfletoj shpesh për atë mesazh mirësie që ato të japin kurdoherë.
Madje duhet thënë se ai quhet ndër “mësuesit” më të mëdhenj në botë për KODIKËT e tij që i ruajti për mijëra vjet nga tërë ato dallgë njerëzore, luftrash, zjarresh, plaçkitjesh. E Usta Sifi shkruan për duaraartët e kuzhinës beratase që ka mahnitur Shqipërinë e  botën. Sot e dikur. Duke nisur ë nga vëllai i tij Usta Tomi që ka një nga lokalet më karakteristikë “Mangalemi”
Kam njohur një njeri që ma ka lumturuar edhe më shumë ditën e takimet me të i kam pritur me emocionin e asaj që ti nuk e di akoma. E kujtoj ditën e 60-vjetorit të ditëlindjes së tij. Një mjeshtër ëmbëlsirash që nuk ka një të dytë në shumë vite në Berat si Kozma Picinane kishte bërë një tortë shumë të bukur për të . E si “dhurata “ më e bukur ishte edhe promovimi i librit të tij të dytë të kuzhinës beratase dhe i harmonisë fetare beratase në vite e shekuj duke përfshirë këtu edhe çamët  edhe të ardhur e tjerë në këtë vatër kaq mikpritëse. Një urim të veçantë do të bënte për të edhe Pal Shkarpa, kryetar i Shoqatës “Antipatrea”
 Kam njohur një njeri që e dua dhe e respektoj aq shumë. Pse jo edhe e admiroj për forcën shpirtërore që ka brenda qënies së tij. E dua ta uroj për të gjitha të mirat për të cilat edhe vetë ai ka punuar aq shumë në ditënetët e tij të vrullshme. Sikur të njihja edhe më mirë vetveten.  Unë uroj që ta njihni edhe ju që t’ua bëjë edhe më të bukur jetën. Usta Josifi mbetet një model i bukur, një model njerëzor profesional, i një krijuesi pasionant, i një beratasi të mirë. Njoh një njeri, për të cilin nuk kam nevojë që të mbaj të ndezur kandilin diogjenian në kërkim të mirësisë së munguar. Nuk kam nevojë..E kurrë s’do të kem nevojë.
 
Gusht, 2011

Nga Përparim Hysi : Poezi gazmore

1. Rrëfim i një myzeqari


Sa  e pata shtëpinë me kashtë
Kishe ,moj gojë,ç'të hashë.


Kur e mbulova me qyramidhe
M'u bë goja  aguridhe.


Oxhakun e leva me bojë
Ç'mut të futësh në gojë?!!!


2.Gjyshi "tjetër" i Albës


Më tha Alba:-Ketrin e dua
-Zëre,gjysh,të loz  me mua.

I thotë gjyshi:-Si e qysh?
-A e sheh që hip në lis?!


-Kaq i madh dhe s'e zë dot?!
Po ti qenke një gjysh kot!!!


Kur nuk zënke dot një ketër
Nuk të dua;gjej gjysh "tjetër..."

*Alba- mbesa ime atëherë tri vjeçe,sot është 11-vjeç


3.Mësuesi dhe inspektori


I erdhi  mësuesit inspektori në shkollë
I tha:-Këndim do të bësh këtë orë!


I mblodh mësuesi nxënësit e tij:
-Kur  të shihni figurën,të gjithë nga një fjali!


Filloi mësimin dhe vari në dërrasë
Figurën e një lepuri(për të do flas!)


-Shikoni figurën dhe shpejt një fjali
E shkruan mësuesi,fët-fët,tani.

-Mësues,tha njëri,lepuri bredh me vrap!
Mësuesi e shkroi fjalinë ,tak-fap!


Një tjetër tha:-Lepuri ha  bar
Një tjetër për lakra apo panxhar.


Po kur e merr fjalën një nxënës ibret
(E merr me të mirë:-Të lumtë,o Izet!)


-Insekte ha lepuri?!!!!(mësuesi e ka shkruar)
Inspektori hap sytë,si re shingarkuar.


Ndërsa klasa po qeshet ha-hi-hi
Prapë Izeti ngre gishtin tani.


Prapë fjali?- të lumtë ,o Izet!
-Mësues të gënjeva,s'ha lepuri insekt!!!


Unë,o mësues,bëra shaka
Se kurrë lepuri  insekte nuk ha.


Dhe shpërtheu në  klasë një i madh gaz
Izeti,mësuesin,e mbeti në klasë.



4.Mish me "gjeneral"

           (nga koha e ushtrisë)


Komandanti porositi kuzhinierin në repart
Që të përgatitej nga një kontroll nga lart


-Do vijë në kuzhinë shoku gjeneral
Po ti do raportosh,- dëgjon,more djalë!


-Si urdhëron,- tha kuzhinieri i shkretë
(bobo,ç'më gjeti gjithë ky gazep?!!!)



Zu të përgatitej,do priste gjeneral
Shkurt: po i vinte festja vërdall.



-Shoku gjeneral,sot kemi mish me patate!
(shkonte nga shkonte dhe veç këto llafe)



Po ja mbrriti suita.Komanda:-Gatitu!
(tani e humbi fare;me vete:ububu!)


Të shkretit kuzhinier mëndja i vjen vërdall:
-Shoku patate,sot kemi mish me"gjeneral..."


5."Veshua"


E kishim ditëziun si roje në fshat
Por ç'faj vallë kish,pse veshët kish të gjatë?


Sado që emrin e kishte Rexhep
I thoshin "vesho" dhe ky emër iu"qep"


Ky paranom shetiste shtëpi për shtëpi
Të ruheni nga "Veshua?"-dëgjoni fëmijë!


Një ditë,si të  rriturit,i folën ata
-Si je,"Vesho?!-,eh,se  ç'bela!


U mërzit aq shumë,i shkreti Rexhep
-Pa foluni fëmijëve,se i keni sherret.

-Po mos ki merak,o "Vesho-aga!"
-Ëhë,- foli Veshua,- lëri,mos i nga...


                  2001- 20011


            4 gusht 2011

Eshref Ymeri : Evropa i zbuloi letrat përfundimisht



 

       Në një shkrim timin, me titull “Jo regjistrimit të popullsisë sipas midesë së shovinizmit grekokaragjoz”, të botuar në internet më 18 korrik 2011, pata nënvizuar:

“Heshtja e Brukselit për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, sipas qejfit të shovinizmit grekokaragjoz, dëshmon shkoqur fare se Bashkimi Evropian kërkon ta shpallë Shqipërinë multietnike dhe mbarë hapësirat shqiptare si hapësira multietnike, ashtu siç e kanë shpallur Kosovën si vend multietnik, çka është një paradoks i kulluar. Me sa duket, Brukseli po punon nën rrogoz, nëpërmjet Greqisë karagjoze, që Shqipërinë ta pranojë në Bashkimin Evropian, pasi kjo të shpallet si vend multietnik, me qëllimin final se në Evropën Juglindore nuk na ekzistuaka komb shqiptar në troje etnike kompakte shqiptare. Ky është një qëndrim armiqësor i Evropës ndaj kombit Shqiptar, i kësaj Evrope, e cila, në raport me etninë shqiptare, është po ajo, të cilën e pati stigmatizuar aq bukur Nderi i Kombit Shqiptar  Gjergj Fishta: Kurva e Motit”.

       Por sot, përmes faqeve të internetit, u njoha me materialin me titull “Aleanca Kuq e Zi: Greqia, autore e ligjit të regjistrimit. Volfarth: të kryhet regjistrimi”.
       Pra, përfaqësuesi i Evropës në Shqipëri, ambasadori i OSBE-së, zoti Volfarth, urdhëron që të kryhet regjistrimi.
Pra, ajo që unë kisha parashikuar me hamendje se prapa Greqisë fshihet Evropa për punën e regjistrimit dhe për qëllimet që duhet të arrijë ky regjistrim i popullsisë në vendin tonë, doli e vërtetë. Më në fund, Evropa i zbuloi letrat përfundimisht dhe e tregoi haptas se “ku fle lepuri” i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, me deklarim të kombësisë dhe të fesë Kjo tregon se gjyshërit e Evropës së sotme, të cilët në vitin 1913 i mprehën mirë thikat dhe i përvolën lart mëngët për copëtimin e trojeve tona etnike, paska lënë pas nipër besnikë të veprës së tyre antishqiptare. Pra, këtë mënyrë regjistrimi, të cilën Evropa vetë nuk e praktikon, përfshirë këtu edhe shtetin karagjoz me emrin Greqi, kërkon t’ia imponojë Shqipërisë, me të vetmin qëllim se nuk  i vjen në osh fakti që shumica e popullit shqiptar është e besimit mysliman. Se një vend me shumicë myslimane sikur nuk i pështatet shumë Evropës së krishterë! Prandaj duhen përmbysur raportet pikërisht përmes regjistrimit me vetëdeklarim të kombësisë dhe të fesë, në mënyrë që të marrë sipërinë elementi i krishterë, të cilin shovinizmi grekokaragjoz, me përkrahjen e Evropës, kërkon ta nxjerrë në tregun e politikës evropiane si “mall grek”.
       Në këto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet të kërkojë me urgjencë nga Gjykata Kushtetuese shyrtimin sa më shpejtë të kërkesës për hedhjen poshtë të ligjit antikombëtar për këtë mënyrë regjistrimi të popullsisë. Përveç kësaj, zoti Kreshnik Spahiu duhet t’i drejtohet ambasadës amerikane dhe madje të kërkojë të bëjë sa më shpejt një vizitë në Departamentin e Shtetit për qëllimet e mbrapshta të kësaj mënyre regjistrimi. Koha nuk pret. Siç del nga kërkesa e ambasadorit të OSBE-së, Evropa është ngritur më këmbë dhe kërkon deshqiptarizimin e kombit shqiptar, duke vendosur në pararojë shtetin karnaval të Bashkimit Evropian me emrin Greqi. Paralajmërimet e zotit Kadare (Nuk shtrohet më çështja si më parë: dëbim, shpërngulje, spastrim etnik, por të gjitha këto zëvendësohen nga një fjalë, që tingëllon tepër joshëse për shovinistët ballkanas: deshqiptarizim”.) duhet të shërbejnë si zile alarmi për Aleancën Kuq e Zi. Atë që Evropa nuk arriti ta realizojë dot më 1919, për ta zhdukur Shqipërinë përfundimisht nga harta e vet, kërkon ta arrijë tani përmes shpalljes së saj si vend multietnik. Nuk është e rastit vizita e ambasadorit Volfarth në Përmet, atje ku u shkatërrua Pallati i Kulturës që dikur mbante emrin e Naim Frashërit, që për ne është krenari kombëtare. Prishja e atij pallati është sulm i hapur i shovinizmit grekokaragjoz për deshqiptarizim. Nuk është e rastit vizita e ambasadorit Volfarth në Himarë, në këtë palcë të Labërisë, të cilën Greqia karagjoze dhe kisha shoviniste greke kërkojnë ta shpallin zonë minoriteti. Nuk është ngopur ende me copëtime trojesh etnike shqiptare kjo Evropa, e cila ia ka trefishuar sipërfaqen Greqisë fill pas vitit 1831.
       Pse nuk ndërmori ndonjë vizitë në Dibër apo në Kukës ose Tropojë ky ambasadori Volfarth, për të propaganduar “të mirat” e regjistrimit sipas formularit Pollo? Nuk e ndërmori se ka për mision të çojë në vend strategjinë e Evropës dhe të shovinizmit te telendisur grek për greqizimin e Shqipërisë së Jugut.
       E kuptoj që tani, para Aleancës Kuq e Zi qëndron një detyrë shumë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi. Ajo jo vetëm që duhet të vërë në lëvizje sa më shpejt që të jetë e mundur Gjykatën Kushtetuese dhe të ngrejë në këmbë mbarë opinionin publik shqiptar për mospranimin e kësaj mënyre regjistrimi, por edhe duhet të ngrejë zërin e saj të fuqishëm deri nëDepartamentin e Shtetit për faktin se në krye të Shqipërisë është një klasë politike mercenare, e cila i ka nxjerrë në ankad interesat kombëtare të vendit tonë dhe është vënë kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit grekokaragjoz.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
04 gusht 2011

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...