Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/16

Lufta speciale ndaj heackerave - krimit modern kibernetikë

Nga Mr.sci.Flori Bruqi
Rreziqet ndaj objekteve bërthamore nga krimi kibernetik 

Një virus i fuqishëm kompjuterik i quajtur “krimbi Stuxnet” duket se ka goditur uzinën bërthamore të Iranit Bushehr dhe ka infektuar sistemet kompjuterike në Azi, Evropë dhe SHBA. Korrespondenti i Zërit të Amerikës William Ide njofton se aftësia e këtij programi infektues po ngre pikëpyetje lidhur me rreziqet që i kanosen objekteve bërthamore, elektrike dhe industriale.

 
Ndërsa zyrtarët iranianë thonë se sistemet e infektuara në uzinën bërthamore të Busherit janë të sigurta, ata që punojnë në sigurinë kibernetike nuk janë aq të qetë dhe theksojnë se sulmi i hap dyert një numri kërcënimesh që deri tani kanë ekzistuar në teori. Sami Sajdari, president dhe themelues i Agjencisë së Mbrojtjes Kibernetike thotë se krijimi i këtij programi të rrezikshëm infektues tregon se njerëzit tani duan dhe kanë aftësinë të sulmojnë sistemet industriale. Sulmet ndaj sistemeve të kontrollit në industri dhe vënia e këtyre sistemeve dhe e jetës së njerëzve në rrezik, është sfidë e madhe. Studjuesit thonë se Stakxnet është projektuar me synimin për të vënë në objektiv sisteme si ata që përdoren në uzinën e Busherit në Iran. Në veçanti, ata thonë se ky program ka në objektiv sisteme kontrolli drejtuese, ose sisteme SCADA, të projektuara nga kompania gjermane Simens. Studjuesit thonë se pasi gjen rrugën për në sistemet e uzinës, virusi mund të marrë të dhënat, mund t’i çorjentojë sistemet dhe të çojë deri në mosfunksionimin e tyre. Sami Sajdari thotë se shqetësim përbën rreziku me të cilin ndeshen uzinat, por thekson se kërcënimi nuk kufizohet vetëm tek uzinat bërthamore dhe ato elektrike. Deri tani, virusi duket se e ka patur suksesin më të madh në Iran; kompania kompjuterike kundër viruseve Symantel thotë se janë infektuar më tepër se 60 mijë kompjutera. Kjo dhe fakti që sulmi ishte tepër i sofistikuar, ka bërë që disa të besojnë se sulmin mund të ketë kryer vetëm një shtet. SHBA dhe Izraeli janë përmendur si vendet që kanë kapacitetin dhe motivin politik për të kryer një sulm të tillë. Por disa analistë të sigurisë kibernetike dhe të teknologjisë thonë se është ende herët të gjykosh për këtë. Randy Abrams, i kompanisë së sigurisë në Internet, ESET, që ka bërë kërkime për virusin Stuxnet, thotë se ndërsa natyra e sofistikuar e sulmit le të kuptohet se në këtë sulm mund të jetë përfshirë një shtet, nuk është e thënë që ky të jetë një rast i tillë. Një shkak mund të ketë qenë dikush që i njeh mirë sistemet SCADA dhe që ka aftësi të mëdha teknike, ndoshta duke punuar në grup me disa njerëz, të cilët donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj faktit se këto sisteme SCADA nuk mbrohen mirë dhe janë në rrezik të sulmohen. Adam Segal i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë thotë se sulmi ngre pikëpyetje të tjera dhe thekson se është e vështirë të gjesh se cili mund të ketë qenë objektivi. Tani mendimi ynë i përbashkët është se sulmi ishte përqëndruar tek sistemet industriale të Iranit, por pas disa javësh ne mund të mësojmë se ato në fakt drejtoheshin edhe ndaj sistemeve industriale të Indisë, Pakistanit, apo Indonezisë, ku mendohet se është përhapur virusi. Në këto momente, ne thjesht jemi duke hamendësuar dhe nuk dimë gjë me saktësi. Se si ka mundur të depërtojë virusi tek sistemet që përdoren në uzinën bërthamore të Iranit, mbetet një pikëpyetje e madhe. Shumica e sistemeve industriale të kontrollit nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me Internetin. Analistë të sigurisë kibernetike dhe studjues thonë se ka shumë mundësi që virusi që ka depërtuar në sistemet SCADA në uzinën bërthamore të Iranit ka ardhur nga një disk i jashtëm, apo thumbdrive që është futur në kompjuter. Shumica janë të mendimit se kapaciteti i virusit Stuxnet përbën kërcënim serioz për operuesit e sistemeve industriale të kontrollit dhe se operatorët, si edhe qeveritë në mbarë botën duhet të bëjnë më tepër për forcimin e sigurisë. Stdjuesi Sami Sajadri thotë se publiku po fillon të shohë atë që pa bota disa dekada më parë, kur vendet e ndryshme ishin në garë për të kontrolluar hapësirën, në fund të viteve ’50, pas dërgimit në orbitë të anijes Sputnik.


Ekziston një treg gjigant dhe një infrastrukturë e mirëthemeluar për këto krime dhe është ende një gjë shumë e rrallë që njëri prej tyre të arrestohet Krimi kibernetik, hakerat rus vjedhin biliona dollarë çdo vit Posteri i afishuar nga FBI-ja me dixhiturën "Wanted" duket si një fotografi klase e një shkolle ruse provinciale. Shtatëmbëdhjetë meshkuj dhe femra nga Europa Lindore, shumica ndërmjet moshës 19 dhe 22 vjeç me lëkurë të pisët, prerje të çuditshme flokësh dhe asnjë ngjashmëri me steriotipin e zakonshëm të hajdutëve të bankave. Gjatë dy viteve të fundit, ky zinxhir hakerash ka qenë i aftë të vjedhë dhjetëra miliona dollarë nga bizneset e vogla amerikane. Arrestimi i 39 prej operativëve të tyre në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar po lavdërohet si një nga arritjet më të mëdha në historinë e krimit kibernetik. Megjithatë, problemi është se mjeshtrat e vërtetë dhe mendjet e ndritura kriminale mendohet të jenë ende jashtë, me duart në tastierat e kompjuterave përreth Rusisë dhe gjithë Europës Lindore dhe për më tepër, ekspertët thonë se nuk mund të bëjnë pothuajse asgjë për t'i ndaluar ato të ribashkohen, të dërgojnë miliona viruse në rrjet dhe të vjedhin miliona të tjerë dollarësh nga llogaritë bankare amerikane. Ky është realiteti i hidhur i krimit kibernetik në vendet ish-sovjetike ku hakerat tashmë luftojnë pa u ndëshkuar. Sipas FBI-së, banda e kapur javën e kaluar pas një investigimi 18-mujor përdorte një version jashtëzakonisht të modernizuar të virusit "Zeus Trojan" për të infektuar sistemin e kompjuterave, veçanërisht ato të bizneseve të vogla si kishat dhe spitalet e vegjël. Menjëherë pas infektimit, makineria i dërgonte hakerit në Europën Lindore fjalëkalimin e llogarisë bankare. Këtu fillonte edhe krimi i vërtetë. Të rinjtë me kombësi ruse dhe moldave, të cilët kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara me viza studentësh, rekrutoheshin për të hapur qindra llogari bankara në Shtetet e Bashkuara me emra të rremë, ndërmjet të cilëve janë zbuluar "Fortune Binot" dhe "Bazil Kozloff', dhe për të tërhequr pak nga pak të gjitha paratë që ishin transferuar në mënyrë ilegale në këto llogari. Në total ata vodhën 70 milionë dollarë përpara se të kapeshin edhe pse banda kishte planifikuar në fakt të vidhte 220 milionë dollarë, deklaroi FBI në raportin e datës 1 tetor. Kjo është një pjesë shumë e vogël e të ardhurave që fitojnë këto rrjete të krimit kibernetik me lloje të ndryshme mashtrimesh dhe vjedhjesh, thotë Nikita Kislitsyn, kryeredaktore e gazetës "Russia's Hacker Magazine", web siti i së cilës ka edhe forumin më të preferuar të hakerave rusë. "Flitet për dhjetëra biliona dollarë në vit, kështu që kjo shifër është vetëm një pikë në oqean", thotë Kislitsyn. "Ekziston një treg gjigant dhe një infrastrukturë e mirëthemeluar për këto krime dhe është ende një gjë shumë e rrallë që njëri prej tyre të arrestohet". Ata që kapen, janë ata që i bëjnë duart pis duke hapur llogari bankare të rreme dhe duke tërhequr para të vjedhura nga bankomatet. Të ashtuquajturit kukullat e parave, një dyzinë prej të cilëve u arrestuan javën e kaluar, zakonisht rekrutohen nëpërmjet rrjeteve sociale ruse në internet dhe i paguhet një sasi shumë e vogël e parave që mund të tërheqin nga llogaritë e rreme. Hakerat të cilët infektojnë kopmjuterat dhe që kryejnë transfertat ilegale të parave zakonisht qëndrojnë të fshehur pas pseudonimeve të tyre në rrjet mes të të cilëve qëndrojnë në kontakt me rrjetin e tyre të kukullave. Puna e tyre sigurisht që mund të kryhet nga cilido cep i botës, por hajdutët më të sofistikuar të bankave zakonisht janë të përqendruar në Rusi dhe në rajonin afër saj, thotë Aleks Gostev, shefi ekspert i sigurisë në Laboratorin Kaspersky, kompania lider në Rusi për sigurinë kibernetike. Versioni original i Trojanit Zeus është shpikur nga hekerat rusë, thotë Gostev, dhe në forumet e hakerave si mazafaka.ru çdo njeri mund të paguajë një haker për më pak se 1.000 dollarë për t'i krijuar një Zes Trojan me të cilin mund të sulmojë çdo sistem kompjuterik të botës. "Për t'i luftuar në mënyrë efektive këto lloj kriminelësh, pra ata që punojnë në hije, kemi nevojë për bashkëpunim intensiv ndërkombëtar," thotë Gostev. "Shërbimet sekrete të shumë vendeve duhet të bashkohen, duke përfshirë edhe agjentët e shteteve ish-sovjetike, nga ku edhe lindin zakonisht këto krime". Alexey Salnikov, drejtues i Institutit të Sigurisë i Universitetit Shtetëror të Moskës, i cili këshillon qeverinë për krimin kibernetik, thotë se problemi kryesor është anonimati i hakerave. "Nuk ka asnjë bazë shkencore për të përcaktuar autorësinë e këtyre krimeve", thotë ai. "Kur sulmi vjen nga një shtet, viktima është një tjetër dhe paratë e vjedhura qëndrojnë në një shtet të tretë, si mund të zgjidhësh një krim kur çdo shtet ka ligjet e tij tërësisht të ndryshme? Kjo është edhe pyetja thelbësore dhe arritja e javës së kaluar tregon se forcat shtetërore të rendit sapo kanë filluar t'i japin një përgjigje. Kështu që herën tjetër kur hakerat rusë të kapen duke vjedhur miliona nga llogaritë amerikane, ndoshta FBI do të jetë ende duke ndjekur dhe duke kapur kukullat e parave. Lufta e “specializuar” ndaj krimit modern Sulmet e hackerave ndaj institucioneve qeveritare, shoqërive apo kompanive më të mëdha në botë, është kthyer në një hobi të vërtetë. Pirateria nëpërmjet internetit përbën sot një shqetësim global dhe me pasoja ekonomike në shkallë shqetësuese. Edhe në vendin tonë krimi kibernetik nuk mund të quhet më sporadik. Ai po gjen përhapje graduale dhe po kthehet në një kërcënim serioz dhe real. Vjedhjet nëpërmjet internetit dhe veçanërisht vjedhja e llogarive bankare apo kartave të kreditit kanë gjetur terren të përshtatshëm edhe te ne. Por, këtij fenomeni nuk duket se po i kushtohet vëmendja e duhur. Rrjetet kompjuterike të ditëve të sotme ofrojnë mundësi të reja dhe moderne për shkeljen e ligjit duke krijuar potenciale që shtyjnë subjektet në kryerjen e formave të ndryshme të kriminalitetit tradicional në mënyrë jo tradicionale. Përhapja dhe përdorimi i internetit nuk është shoqëruar me mekanizmat e mjaftueshëm juridikë të mbrojtjes ndaj krimit në internet. Si rrjedhim, individët, institucionet (publike dhe private) rrezikojnë dhe janë pamjaftueshmërisht të mbrojtur nga ky krim. Pirateria zhvillohet tërësisht në kushte anonimiteti dhe kjo e vështirëson shumë punën investigative të organeve kompetente. Pirati dhe viktima e tij mund të jenë në vende krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri dhe kjo e bën akoma më të vështirë investigimin, duke pasur parasysh ligjet e ndryshme që mund të kenë shtetet dhe qasjen ndaj këtij lloj krimi. Karakteri specifik i krimit kompjuterik dhe rrezikshmëria e lartë shoqërore kërkon vërtet që këto problematika të rregullohen me ndryshimet e duhura ligjore, por ligji nuk mjafton! Nevojiten edhe disa rregulla të tjera për parandalimin dhe luftën ndaj këtij krimi, pasi format e reja në fushën e krimit kompjuterik janë një sfidë e vazhdueshme për të gjitha qelizat e shoqërisë. Për këto arsye, duhet që të vazhdohen përpjekjet maksimale për plotësimin dhe azhurnimin e kuadrit ligjor përkatës dhe rregullimin juridiko-penal, në mënyrë të veçantë për inkriminimin e disa veprimeve të keqpërdorimit të kompjuterit si krime/vepra kriminale. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet krijimit apo mirëfunksionimit të seksioneve që marrin pjesë në zbulimin, hetimin dhe procedimin e veprave penale lidhur me krimin kompjuterik. Seksioni i veçantë i krijuar në Prokurori në Drejtorinë e Krimit Ekonomik, duhet domosdoshmërish të përbëhet nga persona ekspertë të përdorimit të kompjuterëve. Duhet investuar akoma më shumë për trajnimin dhe aftësimin e oficerëve apo personave të cilët merren me zbulimin e këtyre krimeve, pasi këto krime kryhen nga persona me aftësi të spikatura dhe që ecin me ritme shumë më të shpejta. Kontrolli duhet të fokusohet intensivisht mbi email-et, mbi forumet interaktive, chat room, instant messaging etj. Duhet gjithashtu t’u jepet prioritet politikave të caktuara, të cilat ndihmojnë në mënyrë të ndjeshme në parandalimin dhe në luftën ndaj këtij lloj krimi. Në një të ardhme të afërt, këto politika do të mund të rrisin efektivitetin e reformave ligjore të ndërmarra dhe të minimizojnë ndjeshëm rrezikun e krimeve kibernetike në Shqipëri. Në qoftë se kuadri ligjor aktual duket modern, i plotë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare (edhe pse ka akoma vend për përmirësime), prioritet merr në këtë drejtim implementimi i tyre dhe mbrojtja nëpërmjet mjeteve efektive teknologjike dhe shtrënguese, të cilat mund të reduktojnë aktivitetin kriminal kompjuterik. Për shkak të përhapjes së kësaj dukurie,duket gjithashtu i pakontestueshëm një “aksion” me qëllim parandalimin dhe luftimin ekëtij fenomeni në shoqërinë tonë bashkëkohore. Nëse seksioni i veçantë në Prokurori nuk mund të përballojë këtë “fluks piraterie”, atëherë prioritet merr krijimi i seksioneve të tjera funksionale dhe të specializuara për zbulimin, hetimin dhe procedimin e veprave penale lidhur me krimin kompjuterik. Një zgjidhje alternative e këtij problemi mund të jetë, siç u përmend edhe më lart, krijimi i një sektori të ri në Policinë e Shtetit: policia postare. Kjo mund të jetë një organikë me detyra të veçanta, me një autonomi funksionale dhe strukturale, në kuadër të sigurisë dhe rregullsisë së shërbimeve të telekomunikacionit, e specializuar për të gjitha aktivitetet e inspektimit për veprimtari të paligjshme të kryera nëpërmjet internetit.Duhet cilësuar se ligjet dhe reformat institucionale të implementuara në të drejtën penale shqiptare nuk do të jenë të suksesshme nëse nuk shoqërohen edhe me masa të tjera të karakterit social dhe kulturor vendas. Në lidhje me këto krime nevojitet për të gjithë njohja e rreziqeve efektive dhe pasojatkonkrete që sjell krimi kompjuterik në të gjitha aspektet e jetës, dhe jo vetëm ato me karakter ekonomik. Shumë i rëndësishëm është raportimi në organet kompetente, i cili duhet bërë në çdo rast. Nga ana tjetër, duhet të theksohetndërgjegjësimi dhe edukimi për monitorim vigjilent të sigurisë për mosvendosjen e kamerave apo skanerave afër bankomateve (ose mikrokamerave të vendosura mbi ekran), si dhe pajisjeve shtesë përreth kornizave të bankomatit. Në lidhje me këtë, rekomandohet trajnimi dhe përkujdesja e veçantë që duhet të tregojë personeli i security, të cilët duhet të njoftojnë në të gjitha rastet organet kompetente. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë të gjithë personat për të mos iu përgjigjur thirrjeve me email për të transmetuar të dhënat e tyre personale. Nevojitet gjithashtu nxitja e tëgjithë subjekteve në rast të keqpërdorimit kompjuterik për të lajmëruar organet kompetente. Krimi kompjuterik është padyshim një krim modern dhe lufta ndaj tij duhet të jetë e të njëjtës natyrë: intensive dhe me armë bashkëkohore! Bisedoni me FBI-së dhe ata janë të ngjarë të ju them se krimi kibernetik nuk është duke shkuar larg çdo kohë më parë. Kështu, në qoftë se jeni duke marrë parasysh një karrierë në fushën e drejtësisë penale, të sigurisë kibernetike mund të jetë rruga për të shkuar. Bisedoni me FBI-së dhe ata janë të ngjarë të ju them se krimi kibernetik nuk është duke shkuar larg çdo kohë më parë. Kështu, në qoftë se jeni duke marrë parasysh një karrierë në fushën e drejtësisë penale, të sigurisë kibernetike mund të jetë rruga për të shkuar. Në përgjithësi, një krimi kibernetik është një akt i paligjshëm, ku një kompjuter është, burimi mjet ose objekt i një krimi. Krime të tilla si internet-stalking, kompjuter thatë, përvetësimit dhe vjedhjet e identitetit janë bërë krime të mijëvjeçarit të ri dhe për nevojën e ekspertëve për të ndihmuar në zbulimin, hetimin, analizuar dhe për të parandaluar krimin në internet është rritur. Cyber krimit dhe Arsimit të Sigurimit Sipas Steve Hailey, President dhe CEO i Institutit sigurisë së internetit, karriera në sigurimin e informacionit dhe mjekësinë ligjore kompjuter po lulëzon. Ndërsa ka një arsim universitar në krimi kibernetik dhe siguria nuk është e nevojshme domosdoshmërisht për të hyrë në fushë, si karriera më ka një diplomë katër-vjeçar është e dobishme. Steve rekomandon një themel të fortë arsimor në teknologjinë e informacionit bazë duke përfshirë A +, Network + certifikim dhe CCNA, ai sugjeron gjithashtu duke marrë mësim në kriptografi, operacionet e sigurisë dhe praktikave të menaxhimit të sigurisë. Cyber sigurisë si një e Karrierës Fushën e sigurisë kibernetike shtrihet përtej kompjuterit. krimit karriera Cyber të përfshijë edhe qëndrimet hetues me agjencitë e zbatimit të ligjit, të tilla si FBI. Përveç kësaj, siç kemi mësuar më tepër rreth kompjuterave dhe internetit varg e mundësive për karrierë në sigurinë e internetit vazhdon të rritet. Ka dhjetra fjalë për fjalë të llojeve të ndryshme të vendeve të punës e sigurisë kibernetike nga pozicionet më të njohur e analistë të sigurisë në internet, inxhinierë test kibernetike dhe inxhinierë të rrjetit në internet për të karriera në Steganography, rishikimin e grafika fotografi për kodin e ngulitur, cryptanalysis, duke përdorur analitikë dhe matematikë për të thyer kodet, dhe krimi kibernetik hetimin, mbledhjen, analizimin dhe hetimin e provave digjitale për të ndjekur shtigje internet. Rëndësinë e mbrojtjes së informacionit privat e një organizate të bën sigurinë në internet një fushë me rëndësi jetike dhe fitimprurës. Natyrisht shumë varet nga edukimin tuaj dhe përvojë, megjithatë, figura nga SimplyHired tregojnë Paga mesatare për një analist i sigurisë në internet është 69.000 $ në vit, ndërsa një mesataret rrjet kibernetike inxhinier rreth $ 77.000 në vit dhe paga mesatare për një hetues krimi kibernetik është $ 96.000 në vit. Bota virtuale është një shans i madh, por edhe një rrezik. Në vrullin e përhapjes së shpejtë të internetit dhe të teknologjisë së informacionit, shqiptarët nuk duhet të harrojnë se komunikimi virtual fsheh rrezikun e vjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale. Rëndësia e sigurisë në përdorimin e internetit u diskutua dje në një seminar me pjesëmarrjen e institucioneve dhe bizneseve që merren me menaxhimin dhe promovimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike. Pjesëmarrësit theksuan se zhvillimi i shoqërisë së informacionit shoqërohet me rritjen e kriminalitetit kibernetik, ndaj të gjitha palët e përfshira, që nga ofruesit e deri te përfituesit e shërbimit duhet të ndërgjegjësohen për këtë rrezik. Veç të tjerash, operatorëve ju kërkua edhe hartimi i një kodi etike lidhur me parandalimin e përdorimit të materialeve të paligjshme ose të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët. Takimi Në një workshop me temë: “Një internet më i sigurt përmes kooperimit”, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Certifikimit Elektronik (AKCE) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfaqësues të shoqërisë së informacionit në vend. Në workshop ishte i pranishëm edhe Ministri për Inovacionin, Genc Pollo. Ministri Pollo u shpreh se, “Qeveria ka rolin kryesor në krijimin dhe promovimin e kulturës për sigurinë në internet dhe mundësimin e një interneti më të sigurt. Por sektori privat, furnizuesit me internet, duhet të luajnë rolin e tyre, një rol plotësues nëpërmjet nënshkrimit të kodeve të sjelljes dhe Memorandumeve të mirëkuptimit, si pjesë e “vetë-rregullimit” publik-privat, në përputhje me praktikat më të mira që ekzistojnë në hapësirën e BE-së. Shërbimet e reja dhe modelet e reja të biznesit sjellin risqe të reja të privatësisë dhe sigurisë, këtu do të përmendja rrjetet shoqërore si “facebook”, tashmë pjesë e realitetit shqiptar në veçanti tek të rinjtë. Nga njëra anë ato rrisin përfitimet nga mënyrat e reja të komunikimit, por nga ana tjetër rrisin shqetësimin për privatësinë e përdoruesve të internetit, të cilët vendosin informacion personal on-line. Dhe kjo nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes tonë. Parimi kryesor i ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave kryesore është që të gjithë që përpunojnë të dhëna personale duhet të marrin masa sigurie të tilla që të mos rrezikojnë këto të dhëna". Ekspertët Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Endri Hasa, përfaqësues të AKCE-s, si dhe Komisionerja e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Flora Çabej folën mbi sfidat e sigurisë së dokumentit elektronik, duke përfshirë çështje të rregullimit ligjor, teknik, ndërgjegjësimit të opinionit publik, por dhe të bashkëpunimit mes institucioneve në këtë fushë. Të ftuar gjithashtu në këtë workshop ishin edhe përfaqësues të Internet Provider-ve në vend dhe operatorë të telefonisë celulare, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë on-line. Ndër të tjera nga këta operatorë u kërkua një bashkëpunim më i ngushtë mes tyre për hartimin e një kodi etike, me qëllim parandalimin e përmbajtjeve on-line të paligjshme, ose të dëmshme për fëmijët dhe adoleshentët. Zhvillimi i shoqërisë së informacionit normalisht shoqërohet edhe me rritjen e kriminalitetit në fushën kibernetike dhe për parandalimin e rrezikut të shfaqur nga ky lloj kriminaliteti, krahas përmirësimit dhe plotësimit të legjislacionit në fushën e krimeve kibernetike, një rëndësi të veçantë merr ndërgjegjësimi ndaj rrezikut nga krimi kibernetik. Çfarë është bërë deri tani * Është hartuar legjislacioni për krimin kibernetik, i adoptuar në ligjin shqiptar * Është ngritur zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave, që funksionon nga viti 2008 * Janë organizuar një sërë nismash për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në Internet për grupet e ndryshme të interesit si: shkollat, familjet, institucionet financiare, kompanitë e biznesit, shoqatat e konsumatorit, shoqatat e IT etj. * Janë hartuar rregulla për programet televizive të adoptuara nga KKRT dhe pritet adoptimi i këtyre rregullave për mjedisin on-line. Lexoni edhe ketë: http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=ARTKULTUR%C3%8B&article=8172

Cikël poetik nga Tefta Sala



Përzgjodhi: Flori Bruqi 


Poetja e talentuar Tefta Sala, lindI në Elbasan më 16 janar 1974.Shkollën e mesme dhe te lartë i kreu ne Elbasan(Aleksandër Xhuvani).Talenti i lindur dhe pasioni per poezinë e kanë ndjekur hap pas hapi ne jetën e saj.Tefta ka botuar disa libra. Autorët e saj te preferuar janë: Mimoza Ahmetaj,Xhevahir Spahiu,Lasgush Poradeci etj.
Tefta Sala


Unë!

Unë pranë teje,
Jam ujvarë.
Që zbret mbi asfaltin,
e trupit tënd.
Pushtohemi,
Si shkuma me valen,
Ngazëllehemi,
me fjalë.
Si fëmijë çapkënë.
Ti më zgjaton zemren,
Unë të zgjatoj shpirtin.
Kryqëzohemi!
Zhytemi!
Në ujvarën tonë,
Dashurisht!


Pseudonimi

Jemi mësuar tashmë,
Me gërhitjet e vuajtjeve,
të përditshme.
Helmin e tyre,
E pijmë si ilaç me orar.
Jetojmë si njerëz,
Me pseudonimin,
"Kafshë"
Jemi të pasur,
Me këtë ushqim,
Me vlera.
Doktorrët qajnë,
Pse ska të sëmurë.
U mbetën duart,
nëpër xhepa.
Zot i madh!?
Që je në qiell,
Mos u bëj xheloz.
Ne s’i dimë fjalët,
e tua.
Që të ndërrojmë rrol.



Liqen i paderdhur

Fillikat jam,
Me friken time,
shemtaraqe.
Me kot kerkova,
Nje pike gëzimi.
Tek buzëqeshja,
e kësaj jete,
te gënjeshtërt.
Pij ditë-natë,
Trishtim të pashterur.
Shpirti im,
është bërë,
Liqen i paderdhur.



Heronjtë

Padashur,
Ngrita një kala,
prej xhami.
Në majë,
i vura një flamur.
I filtrova,
ngjyrën e gjakut.
Me kujdes,
Shkrova mbi të:
Sot mungojnë Heronjtë!


Turpi modern

Të rinjtë,
Puthen në rrugë,
S'kanë turp!
Kohë moderne!
Ata që i shohin,
me qortim,
S'i ulin sytë.
Ky është tamam,
Turpi i ri modern.


Ç’do të bëhët?

Ç'do të thuhet,
Nesër për këtë,
Botë.
U shemb si një kala,
prej rëre,
U vetmasakrua,
U vetmoralizua,
U vetvra si një,
fajtore.
Ç'emblemë,
e paskrupullt,
Paska qenë.
Një vullkan,
në veprim.
Gjysma e emrit,
të saj,
Me kohë është,
varrosur,
Gjysma tjetër,
pret në trekëmbësh,
Për të kryer,
Misionin e vetëmohimit.


Historitë e donzhuanve

Dua të ngre,
një përmendore,
kujtimesh të hidhura,
Ku ti je i derdhur,
Në hekur të  ndryshkur.
Mbi pllakat do gdhend,
Një fytyrë gruaje,
Që u flet kalimtarëve,
Si një cicerone.
Për historitë,
më të degjeneruara,
Tè donzhuanëve,
Të të gjtha kohërave. 


Liqen i paderdhur

Fillikat jam,
Me frikën time,
shëmtaraqe.
Më kot kërkova,
Një pikë gëzimi.
Tek buzëqeshja,
e kësaj jete,
gënjeshtare!
dehem ditë e natë,
Trishtim të pashterur.
Shpirti im,
është bërë,
Liqen i paderdhur.

Heronjtë

Padashur,
Ngrita një kala,
prej xhami.
Në majë,
i vura një flamur.
I filtrova,
ngjyrën e gjakut.
Me kujdes,
Shkrova mbi të
Sot mungojnë Heronjtë!


Koha e lumturisë

Dashuria jote,
Aq e madhe,
U konservua,
shumë shpejt.
Plagët që mora,
Pa pagesë,
I qepa me urrejtje.
Pastaj...
Mora rrugën,
Në një drejtim,
tjetër.
Patjetër do të ndaloja,
Për t'u ushqyer,
me lumturi.
Vetëm tek,
Koha e fèmijërisë.


Buzëqeshja

Buzëqeshja...
Më lindi në buzë.
Më pickon lehtas,
Më puth tërë nur.
Më çliron,
Nga e fshehta,
heshtje.
Më lulëzon,
Si zambak pranvere.
Më gudulis,
Me pikëza qeshje.
Eshtë e freskët,
Për ç'do hera.

Gëzofi i bukurisë

Bukurinë e moshës,
së saj,
S'mund ta përdredhësh,
si një tel.
E të thyhet në mes.
Ciltërsinë e saj,
S'mund ta pish,
Si një gotë uiski,
a martini.
Kur s'të pëlqen.
Gëzofin e saj,
të shtrenjtë,
Asnjeri
Ti merru me,
gëzofin tënd. se blen.
Që po ta çjerrin qentë.

Personalitetin

Ma grinë personalitetin,
Si copë mishi në makineri.
Në qafë më varën,
Një fasho me medalionin,
e Vetëmohimit.
Më nxorrën shëtitje,
Si manekin reklamash.
Nëpër pazare njerëzish.
Pastaj...
Më buzëqesh,
Në mënyrën,
Më demokratike.

Vend i heshtur
Vend i ngrënë,
nga heshtja.
Njerëzit ecin,
Në majë të gishtave.
Një hije përplas,
këmbët zhurmshëm.
Sikur do të thyejë,
Nderin e heshtjes.

Mëngjes
Mëngjes i lagësht,
i etshëm,
Për zëra,
të dëshirshëm.
Më kaplon,
mua,
Si dëshirë,
të tij.
Më zgjon,
përkëdhelshëm.
Më afron,
pranë gjoksit,
Gjithë hijeshi,
Më thotë:
Je mëngjesi im,
,
Të kam si,
timen lakmi.

Argëtim
Buzë më buzë,
Jemi tash.
Ngatarrohemi,
si pa takt.
Unë zgjidhem,
Ti më lidh.
Nyja jonë.
Argëtim,
i dlirë!!

2011/08/15

FALEMINDERIT BASHKATDHETARË


Kohë më parë ,Komuna e Shtimes(Kosovë) së bashku me Komunitetin e Biznesit me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për bashkatdhetarë organizuan një takim falënderues për të gjithë ata të cilët dhanë kontributin në të mirë të familjes, të komunës sonë si dhe shtetit të Republikës sonë.
Kryetari i Komunës z. Naim Ismajli hapi takimin me një fjalë rasti ku ndër tjerash tha” Ideja ka qenë që t;ju takojmë, t ë komunikojmë bashkërisht, të shprehim mirënjohje dhe falënderimin më të sinqertë, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.
Nisma jonë mund të ketë has në vështirësi se nuk mund të përcaktojmë një datë apo një agjendë që do t’ju konvenonte të gjithë qytetarëve që janë në botën e jashtme. Besojmë që viteve të tjera do të gjejmë kohën dhe fluksin, do të dimë se në cilën kohë është fluksi më i madh në komunën tonë në mënyrë që t’ju takojmë dhe ta bëjmë traditë këtë pritje për bashkatdhetarë tanë.
E di se me këtë takim simbolik nuk mund ta përmbushim obligimin tonë karshi jush sepse kontributi juaj ndaj qytetarëve të komunës është shumë i madh. Sa fëmija mund t’i kthej kontributin prindit aq ne si qytetarë nuk mund t’u kthejmë kontributin ndaj jush për punën dhe kontributin ndaj nesh.
Ju me kontributin tuaj keni realizuar Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributi juaj ka vazhduar edhe gjatë edhe pas luftës, po përpiqeni të sjellin mirënjohje vendit tonë. Ne kemi dëshirë që t’ju takojmë secilit veç e veç mirëpo në pamundësi që në këtë kohë të shkurtë është pamundur që t’ju takojmë andaj ne shfrytëzojmë rastin që këtu të komunikojmë të pimë nga një gotë, dhe nga këtu të nisim që gjithmonë të jetë një datë, një ditë që të ju dedikohet juve. Të paktën të jetë një simbolikë të ju tregojmë se nuk ju harrojmë, ndoshta të mirat tuaja nuk do të mund tua kthejmë mirëpo sigurisht se do të jemi mirënjohës.
Duke pasur parasysh për kontributet e juaja të dhëna ndaj nesh, atëherë shtrohet pyetje dhe shtrohet kërkesë për ne se çfarë ne po bëjmë për ju?
Ne do të përpiqemi që të gjitha nevojat që do t’i keni për mbështetje në shtetin tonë, komunën tonë që shërbimet ndaj jush që nga lehtësimi dhe marrja e shpejtë dhe në mënyrën më të mirë të shërbimeve administrative, mirëpo edhe tani edhe nëpërmjet Ministrisë së Diasporës duke ju ofruar mbështetje në forma të ndryshme.
Meqë këtu kemi të pranishëm edhe Komunitetin e Biznesit, meqë ka qenë vullnet edhe i tyre që të realizohet ky takim, ju tani ka ardhur kohë që të mendoni se çfarë mund të përfitoni nga shteti ynë?
Ju të gjithë që mendoni të hapni biznese apo të investoni kapitalin tuaj do të na keni partnerë të gatshëm përherë, me shumë përvojë të komuniteti të biznesit dhe më të gjitha lehtësirat për shërbime dhe procedura administrative, ju tani mund të hapni biznese.
Këtë takim desha ta përmbylli me një dëshirë që ju të kaloni pushime sa më të mira me familjen tuaj, urojmë që këto takime të bëhen tradicionale me këtë rast shfrytëzoj rastin që në emër të institucioneve të komunës së Shtimes ju dëshiroj pushim të këndshëm, shëndet dhe gëzim juve dhe familjes tuaj.".
 
 
Këtë takim e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Komunitetit të Biznesit z. Hyzer Gashi, i cili përshëndeti të pranishmit në veçanti bashkatdhetarët, ndërsa tha se këtë takim kanë ftuar bashkatdhetarët për t’i përshëndetur dhe për t’ju uruar mirëseardhje.
Gjithashtu fjalën në emër të Ministrisë së Diasporës e mori edhe zv. Ministri i Ministrisë së Diasporës z. Qerim Bajrami, i cili falënderoi Komunën e Shtimes për ftesën dhe organizimin, ndërsa shtoi “ Nëse flasim për ju bashkatdhetarë, mund te themi se pa sakrificën dhe kontributin tuaj, vështirë se do të ishim këtu, ju keni mbajtur shpresën për jetë më të mirë, me ndihmën tuaj janë bërë shumë punë, për çka edhe ju falënderojmë.Tani bashkatdhetarët kanë një adresë për të paraqitur nevojat, kërkesat e tyre e ajo është Ministria e Diasporës”.
Në emër të bashkatdhetarëve foli z. Azem Xhema, i cili tha se si qëllim kryesor ka qenë dhe mbetet të ndihmojmë vendin tonë, ndërsa falënderoi për takimin e organizuar. Ai foli edhe për ndihmën e paraluftës, luftën e UÇK-së, kontributin e organizatave të dhënë në ndihmë të shtetit dhe popullit tonë.
Ai si kërkesë të veçantë shtroi që institucionet komunale dhe shtetërorë të bëjnë më shumë për bashkatdhetarët.
Takimi u përmbyll me një program kulturo-artistik, i dhënë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Dita”.




Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar!?


Ky është Profeti Muhamed (a.s.)

 Lindja e Profetit Muhamed (a.s.) në shekullin VI (e.s.) është ngjarja më e madhe në historinë njerëzore para dhe pas lindjes së tij. Ai është profeti i fundit në zinxhirin e të dërguarve nga ana e Allahut për mbarë njerëzimin dhe do të mbesë gjithmonë, deri në Ditën e Kiametit, shembulli kryesor për mbarëvajtjen e jetës individuale dhe shoqërore të njerëzimit. Bota ka shumë kujtime të personaliteteve në zë, që njerëzimi u detyrohet për frytin e aktivitetit të tyre; për ndonjë ide fetare, doktrinë filozofike, të vërtetë shkencore, teori politike ose reformë shoqërore. Por shumë rrallë mund të gjendet në histori ndonjë person që të zotërojë disa prej këtyre cilësive që përmendëm, përveç Muhamedit (a.s.), i cili i ka përmbledhur në veten e tij të gjitha këto cilësi, sepse ai është predikuesi i fesë së vërtetë dhe të përgjithshme dhe inkurajues i diturisë dhe i filozofisë; ai vuri themelin e shëndoshë të shkencave, tregoi rrugën më të drejtë të politikës dhe bazën më të shëndoshë të sociologjisë dhe të moralit. Ai ishte një njeri i gjallë në çdo aspekt të jetës së tij, duke u bërë shembull për të gjithë njerëzit në kohën që lindi dhe shembulli i tij do të mbesë i pavdekshëm gjatë gjithë jetës. Ky profet i Islamit, Muhamed b. Abdullah, ka lindur ditën e hënë dhe ndërroi jetë ditën e hënë në Medine. E tërë jeta e këtij profeti zuri vend në dritën e shkëlqyer të historisë, dhe është shënuar me shumë hollësi, duke përfshirë edhe faktet më të rëndomta. Muhamedi (a.s.) është vërtet personaliteti më i dokumentuar që nga lashtësia e vonë. Siç e bën të qartë dhe biografia e tij, Muhamedi (a.s.) nuk ishte shpikësi i Islamit, por ishte një anë meritore për të pranuar dhe transmetuar mesazhin hyjnor për njerëzimin. Për myslimanët, Muhamedi (a.s.) ishte dhe është el-insan el-kamil (njeriu i përkryer): besimtar, modest, asketik, i dhembshur, i besueshëm, paqësor, guximtar dhe i mençur - një model i babait, bashkëshortit, mikut, ekspertit, gjykatësit, diplomatit, ligjvënësit, burrit të shtetit, me pak fjalë, një person i cili arriti suksese në të gjitha ato që preku. Profeti Muhamed (a.s.) është shquar me norma të përsosura etike, të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë. Për këtë dëshmon ndikimi i tij tek njerëzit, zemrat e të cilëve digjeshin nga respekti dhe nderimi për të. Ata të cilët kanë jetuar në kohën e profetit Muhamed (a.s.), e kanë dashur atë gjer në kufijtë e mahnitjes, saqë nuk kanë kursyer as jetën e tyre, vetëm e vetëm që atij mos t’i mungojë asgjë. Në një ajet tjetër në Kuran thuhet: “Ti, o Muhamed, je me të vërtetë në një shkallë të lartë karakteri dhe zotëron moralet e virtytet më të bukura!” (Kurani, 68:4) Muhamedi (a.s.) konsiderohet ndër radhët e atyre që kanë ndihmuar në përparimin e edukatës dhe të kulturës së racës njerëzore. Ai gjithashtu është njeriu më i përsosur që njohu historia e të gjitha kohëve. Profeti Muhamed (a.s.) ishte njeri si gjithë të tjerët, vetëm se ishte zgjedhur nga Zoti për t’i kumtuar njerëzisë të vërtetat hyjnore. Ai nuk kishte nevojë që ta vërtetonte profetësinë e tij me anë të mrekullive, sepse jeta e tij para profetësisë ishte shembull drejtësie, ndershmërie dhe besnikërie, ndërsa ajo pas profetësisë ishte shembull sakrifice për idealin fetar dhe njerëzor. Modestia e tij shfaqej në çdo aspekt të jetës, qoftë në jetën e tij personale, familjare, shoqërore, zyrtare, etj. Sjelljet e tij ishin të njëjta me të gjithë njerëzit, si me robin ashtu dhe me udhëheqësit, si me gratë, ashtu dhe me burrat, si me pleqtë ashtu dhe me fëmijët. Më qartë, sjellja, edukata, mikpritja, komunikimi i tij nuk bënte dallim për asnjërin dhe ai nuk e dallonte asnjë njeri nga ngjyra, gjuha, raca, fisi, etj. Ai ishte njeri me gjykime të shkëlqyera, i ëmbël dhe i kënaqshëm në bisedime, ishte shumë i sjellshëm në të pritur e në të përcjellë, i donte shumë fëmijët, i ndalonte ata në rrugë dhe i përkëdhelte. Këto tipare, në kohë të ndryshme, janë vënë re dhe nga studiues të ndryshëm botërorë, të cilët kanë shkruar fjalët më të larta e të lavdishme për profetin Muhamed (a.s.). Jo më kot dhe studiuesi Michael Hart, në librin e tij me titull “100 njerëz më me ndikim në histori”, personalitetin më të madh dhe më të famshëm në botë ka vënë profetin Muhamed, ku për humanizmin e tij që në fillim të librit shkruan: “Përcaktimi që Muhamedin ta vë në vendin e parë në listën e personaliteteve më me ndikim në botë, ndoshta te disa lexues do të shkaktojë befasi, ndërkaq te të tjerët dyshim, por ai është njeriu i vetëm në histori, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar ashtu edhe në atë politik.” Drejtësia e karakterit, saktësia e sjelljeve, marrëdhëniet e ndershme me popullin e bënë atë që të fitojë dashurinë e popullit, i cili me zë të përbashkët e mbiemëroi El-Emin - Besnik, shumë më parë se të bëhej i Dërguar i zgjedhur nga Zoti i Plotfuqishëm. Për besimtarët myslimanë profeti Muhamed (a.s.) do të mbetet figura më e ndershme tek Allahu dhe shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë njerëzit në të gjithë botën. Qyteti i Mekës, prej nga e ka origjinën familja e Muhamedit (a.s.), ka qenë në vazhdimësi qendër e rëndësishme ekonomike dhe tregtare, njëkohësisht edhe qendër shpirtërore dhe fetare e Arabisë. Që nga periudhat parahistorike, arabët dyndeshin nga çdo anë dhe grupe-grupe shkonin për të vizituar Qaben, shtëpinë e Zotit. Meka dallohej nga të gjitha qytetet e tjera arabe për shkak të pozitës së saj gjeografike. Në të gërshetoheshin rrugët tregtare mes Jemenit dhe Shamit, Bizantit dhe Persisë. Eksportimi i mallrave të këtyre vendeve bëhej nëpërmjet Mekës. Ajo ishte vendtakimi i të gjitha fiseve arabe që shkonin në haxhillëk për t’iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit (a.s.), i cili ishte lutur aty. Zanafilla e qytetit të Mekës është e lidhur me vajtjen aty të Ibrahimit (a.s.) së bashku me gruan e tij, Haxher-en dhe djalin e vogël, Ismailin. Ibrahimi (a.s.), bashkë me të birin, ndërtoi aty faltoren e parë islame (Qabenë) dhe Allahu (xh.sh.) e begatoi atë vend me ujin e Zemzemit. Aty Ibrahimi iu lut Allahut (xh.sh.) për arabët: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” ” (El-Bekare, 129) Allahu (xh.sh.) e pranoi lutjen e Ibrahimit (a.s.) dhe e bëri popullin e Muhamedit (a.s.) popullin më të mbarë, kurse Muhamedin (a.s.) e dërgoi si profetin e fundit. Në Mekë jetoi Ismaili (a.s.) dhe pasardhësit e tij; deri tek Abdu Menafi, i cili zgjeroi marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera deri në Persi e Bizant. Në Mekë jetoi edhe djali i tij, Hashimi, që ishte i njohur për shpirtmadhësinë dhe që zgjeroi tregëtinë me vendet më të largëta të rajonit. Për të vazhduar me djalin e këtij, Abdulmutalibin, i cili vazhdoi traditën e të parëve dhe, pas shumë lodhjesh, e vuri përsëri në punë pusin e Zemzemit. Kjo ngjarje e gëzoi pa masë popullin e Mekës, që prej kohësh vuante nga thatësira. Disa vjet pas rihapjes së pusit të Zemzemit, Allahu i fali Abdulmutalibit dhjetë djem, midis të cilëve edhe Abdullahun, i cili, nga martesa me Aminën, do të lindte Muhamedin (a.s.). Për këtë lindje, bëjnë fjalë të gjithë librat qiellorë të dërguara më parë. Për këtë bën fjalë Teurati 1 i Musait, në të cilin thuhet: “Kam dëgjuar për Ismailin, unë e përmbaj atë dhe e lajmëroj për Madmadin (Muhamedin a.s.). Nga mesi i tyre do të dërgoj një pejgamber, si ti, të cilit do t’i mundësoj të flasë me gojën time.” Paralajmërime për ardhjen e Muhamedit (a.s.) bëhen edhe në Inxhil 2 (të Shën Gjonit) ku thuhet: “Nëse më doni mua, kini kujdes në porositë e mia, unë do ta lus babanë dhe ai do t’ju dërgojë një pejgamber tjetër, i cili do të qëndrojë me ju përgjithmonë.” Në sur en Es -Saf f , aj e t i 6, Al lahu xh. sh. në mënyr ë t ë drejtpërdrejtë na tregon se Isai (a.s.) ka paralajmëruar për Muhamedin (a.s.) kur thotë: “Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar emri i të cilit është Ahmed dhe që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!” Lindja e tij Muhamedi, i fundmi i profetëve, lindi në shkretëtirën e thatë të Arabisë, në vitin 570, afro gjashtëqind vjet pas Jezuit/Isait (a.s.). Ai lindi në fisin më të pastër dhe më të dalluar të atij populli, në familjen më fisnike e dinjitoze të atij fisi. Jetimi i vetmuar Muhamedi ishte jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte. Pas vdekjes së babait, ai u rrit me vështirësi në shkretëtirë, sipas zakoneve arabe të asaj kohe. Kur mbushi gjashtë vjeç, i vdiq edhe nëna, Amina. Që prej atij çasti, ai u rrit nën kujdesin e gjyshit të vet, Abdul Muttalibit, kurse më vonë, nga xhaxhai i tij, Ebu Tâlibi. Muhamedi ishte mësuar të ruante delet dhe dhitë nën diellin përvëlues, nëpër kodra, rreth e qark Mekës: Përkujdesja e tij në ruajtjen e bagëtive përmbante një porosi të lartë që dëshmonte për urtësinë dhe kujdesin e Allahut xh.sh. në përgatitjen e Profetit të ardhshëm, që do të predikonte besimin islam. I besueshmi Në moshë të re, Muhamedi ishte i njohur sipas të gjithëve si: El-Emîn “i besueshmi” (ai, tek i cili mund të mbështetesh), në saje të ndershmërisë dhe të karakterit të tij fisnik. Xhaxhai i tij e donte shumë dhe e merrte me vete në Siri, kur shkonte për ç ë sht j e pune . Kjo gj ë i dha Muhamedi t mundë s inë që t ë mësonte se si të fitonte bukën e gojës. Ai i drejtonte punët e veta me sukses. Edhe pse ishte relativisht i varfër, ndershmëria dhe natyra e tij bujare bënin që ta donin të tjerët dhe të fitonte besimin e të gjithë atyre njerëzve që e njihnin. Në këtë kohë, në Mekë jetonte një nga gratë më të nderuara. Ajo quhej Hatixhe. Muhamedi (a.s.) punoi për të e, kur mbushi moshën njëzet e pesë vjeç, ai mori nga ana e saj një kërkesë të tërthortë për martesë. Megjithëse ajo ishte më e madhe se ai, Muhamedi e pranoi ofertën e saj. Ata u martuan në vitin 595 dhe jetuan të lumtur. Me të pati dy djem dhe katër vajza: Kasimin, Abdullahin, Zejneben, Rukajën, Ummu Kulthûmin dhe Fatimen. Për fat të keq, dy djemtë vdiqën në moshë të vogël. Muhamedi me Hatixhen jetuan së bashku një jetë të lumtur familjare. I denjë për t’i besuar Shoqëria me Muhamedin, këshillat e urta dhe besueshmëria e tij, ishin shumë të parapëlqyera nga të gjithë. Tregohet se, në kohën kur ishte duke u riparuar Qabeja, katër fiset kryesore të klanit Kurejsh po grindeshin për të ditur se cili mes tyre do të kishte nderin të rivendoste Gurin e Zi e të shenjtë. Kur zënka ishte gati të shpërthente, një nga të moshuarit propozoi: “Personi i parë që do të hyjë, të jetë gjykatësi ynë!” Për gëzimin e tyre të madh, ata vunë re se i pari që u fut, ishte Muhamedi. “Është ElEmîn-i, shmangu, për më tepër, një rrezik për gjakderdhje. Arabët kishin cilësi të rralla. Ata ishin guximtarë, shpirtgjerë dhe të ndershëm, mirëpo gjendeshin shpesh të ngatërruar në grindje të vogla, ziheshin pa pushim, të gatshëm për të derdhur gjakun në rastin më të parë. Kishin pak respekt për njeriun e dobët, jetimin dhe vejushën dhe jepeshin vazhdimisht pas pijes dhe kotësisë. Për shkak të statusit të rëndësishëm që u jepej djemve, baballarët kishin zakonin e mbrapshtë që t’i varrosnin i besueshmi” - thërritën ata. Muhamedi (a.s.) u vu në dijeni të situatës dhe kërkoi t’i sillnin një copë pëlhurë. Ai vendosi Gurin e Zi mbi copën e pëlhurës dhe kërkoi nga secili fis që të mbartnin një pjesë të pëlhurës, në mënyrë që të merrnin pjesë të gjithë në ngritjen e Gurit të Zi. Pastaj ai e vuri atë në vendin e vet. Kështu, me zgjuarsi mundi t’i japë fund kësaj grindjeje dhe të gjalla vajzat e vogla, lindjen e të cilave ata nuk e dëshironin. Politeizmi mbisundonte në botëkuptimin e tyre..... Jeta e Profetit Muhamed (a.s.), një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit, ka qenë viteve të fundit në epiqendër të diskutimeve dhe e debateve të r r e t h e v e m e d i a t i k e , s h k e n c o r e e k u l t u r o r e , l i n d o r e e perëndimore, islame dhe jo islame. Ai jo vetëm në kohën kur jetoi, por edhe gjatë gjithë periudhave të mëvonshme e, madje, edhe në s i tuatat bashkëkohor e ngacmon kur e sht j en, r r i t polemikat e përplas opinionet. Gjithmonë e më shumë njerëzimi po bindet për përmasat e kësaj figure madhore që ka kapërcyer muret kohore dhe hapësinore. Në çdo kohë nuk mund të gjendet asnjë personalitet në botë që të krahasohet me Profetin Muhamed (a.s.) si burrë shteti, si komandant dhe strateg largpamës, si mbrojtës i të drejtave njerëzore, si reformator në shoqëri, familjar, mik, shok, e mbi të gjitha, si i besuari dhe i Dërguari i Allahut dhe i ngarkuari me një mision të shenjtë për gjithë njerëzimin. Çdo qeni e e nde r shme nj e r ëzor e gj en pr ehj en e qe t ë s inë shpirtërore kur lexon, mëson dhe udhëhiqet nga cilësitë dhe virtytet e larta morale të këtij personaliteti. Jeta e tij i ngjan një oqeani të pafund i mbushur me margaritarë. Për t’i fituar këto margaritarë, duhet të notosh në këtë oqean dhe të zhytesh në thellësitë e tij. Duhet të lexosh për jetën e tij dhe të meditosh. Në rrugëtimin e gjatë të njerëzimit Profeti Muhamed (a.s.) ka lënë gjurmë të pashlyera. Provo të ecësh në këto gjurmë e do të gjesh qetësinë shpirtërore, do të ndjesh flladin e një pranvere të përhershme. Në këtë rrugë ecën shokët e tij dhe të gjithë ata që përqafuan dhe përqafojnë besimin islam. Allahu thotë në Kuran: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab, 45-46) Jeta e të dërguarit të fundit të Allahut është një histori e shkruar, e rrëfyer, e mësuar, e studiuar, e provuar dhe shumë komplekse. Ai pati një veprimtari dhe përvojë tepër aktive. Ai i dha njerëzimit një ndihmesë të konsiderueshme në fushën e marrëdhënieve dhe jetës shpirtërore. Ky është një fakt thelbësor, i dukshëm që jo vetëm nuk mund të mohohet, por as edhe të nënvlerësohet. Për jetën e tij ekzistojnë të dhëna më shumë se për çdo themelues të ndonjë besimi tjetër. Këto të dhëna janë të bollshme për të plotësuar kuadrin historik të këtij personaliteti. Muhamedi (a.s.) kishte dhunti të mëdha shpirtërore dhe politike. Ai ishte i bindur se besimtarët kanë përgjegjësi për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. Pas vi t i t 622 e . r . Muhamedi (a. s . ) u bë nj ë f igur ë popullore. Duke përballuar me durim vite persekutimi, ai arriti përmasat e një udhëheqësi që jo vetëm transformoi Arabinë, por ndryshoi edhe rrjedhat historike. Ai nuk lindi në një shoqëri paqësore e të rregulluar, por në një mjedis të ngarkuar me konflikte. Së pari, ai ideoi bashkimin e arabëve jo sipas skemave të mëparshme, por në gjetjen e zgjidhjeve origjinale sipas situatave. Kjo ishte një nga vetitë themelore të personalitetit të tij. Ai bënte hapa të matur, të menduar mirë dhe të suksesshëm. I gjithë dimensioni dhe funksioni i tij politiko-social udhëhiqet nga libri i shenjtë, Kurani, mësimet e të cilit, bashkë me t r a s h ë g i m i n ë e M u h a m e d i t ( a . s . ) s h ë r b e j n ë s i b a z ë e legjislacionit islam. Mesazhi i tij njerëzor ishte njësh me vizionin e tij social e fetar.

  (Përgatiti Flori Bruqi)

******

 

Shkruan: Akademik Ali ELTARI   



Për të mësuar mbi shkatërrimet që solli feja e re e kemi të vështirë të gjejmë shumë të dhëna te romakët, sepse ata i zhduknin shumicën e tyre ku tregonin egërsinë e skllavo- pronarisë romake. Por nëse shkojmë te fqinji jonë jugor, te feja ortodokse gjejmë fakte edhe më të shumta edhe më të përbindshmet edhe më tronditëset. Në vitin 406 të erës së re, kryepeshkopi ortodoks grek Krisostom dha urdhër të shembej Tempulli i Artemisës në qytetin e Efesit, te bregdeti perëndimor i Anatolis në Turqinë së sotme dhe mbi të, të ndërtohej kisha ortodokse. Por jo vetëm Efesi. Me urdhër të priftërinjve ortodoksë i shkatërruan tempujt e lashtë në qytetet e lulëzuara të ilirëve në Turqinë e sotme, në Greqi, Shqipëri etj. U prenë dhe u dogjën pyjet e shenjta të lisit në Dodonën pellazgjike, kryeqendrën botërore të pellazgjisë, që ushqente me ideologjinë e saj të fesë më të sinqertë, që ka qenë ndonjëherë në rruzullin tonë Tokësor. Ortodoksit pasi dogjën dhe prenë pyjet, vranë njerëz që shërbenin në tempuj, pra bënë gjithçka të mos mbetej as gur themeli nga kultura pagjane. Nuk kam frikë se gaboj, nëse them se dëmet më të mëdha kulturës pagjane ia ka bërë ortodoksia, feja që mbështetet kryesisht në vrasje, djegie dhe shkatërrime. Nuk është e rastit që Dodonën pellazgjike disa herë e dogjën kryqëzatat ortodokse dhe vendosnin priftërinjtë e tyre vrastarë, por vendasit i përzinin. Kjo vazhdoi deri në shekullin IX të erës së re. Priftërinjtë ortodoksë, edhe busteve me mjeshtëri të rralla ilire u thyen kryesisht kokat dhe duart. Ndërkohë në lindje të Mesme lindi një tjetër fe, ajo myslimane. Krijuesi i saj ishte Mad Medi (ka studiues që e lidhin me fjalët shqipe Mendje Madhi ose Mendje Ndrituri) Muhamedi. Ky ishte nga fisi i Kuretëve. Disa studiues thonë se ky fis jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab, por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja. Them se bazën e fesë e kanë marrë nga krishterët, se nëse të parët burrin e parë në botë e quanin Adam, të dytët, myslimanët, e quajtën Adem; ndërsa krishterët gruan e parë e quajnë Eva, myslimanet e quajnë Hava, ndërsa këta e quajtën Krishtin bir të Zotit, të tjerët e quajtën “i dashuri” i Zotit (Muhamedin). Ndërsa të parët thoshin “Bindu Zotit në qiell dhe djalit të tij Jezusë në Tokë,” këta të fundit “Bindu Zoti dhe Pejgamberit Muhamed që është përfaqësuesi i tij në Tokë”. Siç shihen ndryshimet ndërmjet këtyre dy feve janë thuajse të padukshme. Megjithatë, të gjitha këto së bashku, kanë bërë të pamundurën të zhdukin dhe harrohet feja jonë e thjeshtë, por aq njerëzore pagjanizmi. Të parën, ata që sollën fenë katolike në Shqipëri ishin romakët. Vetëm në Epir (Çamëri) ata dogjën 73 qytete, ndërsa më në veri të Ilirisë edhe 170 qytete të tjera. Mbas çdo shkatërrimi qyteti kanë rrëmbyer qindra mijëra skllevër. Këto dihen, por tmerret e tyre kanë qenë edhe më të mëdha. P.s. Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit

Lexuesve të Floripress-it ju preferojmë ta lexojnë librin:

http://d1.islamhouse.com/data/sq/ih_books/single/sq_Ky_eshte_profeti_Muhamed.pdf 

Cip Katalogimi në BK Tiranë
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) -
i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin / red. Shefik Osmani. -
Tiranë : AIITC, 2007.
... f. ; ... cm
ISBN 978-99943-917-6-9
297.163 (092)
929(532.2) [Muhammed, Profet


Titulli i librit:
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Këshilli botues:
Dr. Ramiz Zekaj
Prof. dr. Arian Kadiu
Bedri Telegrafi
Alban Kodra
Edvin Cami
Eris Koliqi
Redaktor: Prof. dr. Shefik Osmani
Recensent: Mr. Sulejman Osmani
Korrektor: Remzi Zeqja
Konceptimi grafik & faqosja: Aurora Shehu
Kopertina: Studio grafike “Elif“
Botimi i parë:  © AIITC, 2007
ISBN : 978-99943-917-6-9
Rr. “Ali Demi”, Nr. 14, Kutia Postare : 2905
Tel :  ++355 04 382 156 - Fax : ++355 04 340 089
E-mail :  contact@aiitc.org
Site : http://www.aiitc.org
Shtypur në shtypshkronjën “MILENIUMI I RI”
Adresa: Rr. “Irfan Tomini”, Blloku i Vilave Selitë, Tiranë
Tel.: 00 355 4 255 522; Fax.:00 355 4 230 303,
Cel.: 068206465

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...