Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/05

Nga Fatos Ashiku :Shqipria ne trojet etnike...!


1...UNE JAM MIRE KUR ASHT MIRE SHQIPNIA...!'...
Is Boletini..moti 1912..!



Fjale te thana plot nje shekull ma pare...a nuk duket se jane thane pikerisht si me porosi per momentet e sotme..?..Sikur ta dinte ai burre vigan Isa Boletini se: pikerisht kur ai po nisej per ne Vlore dhe falangat e Serbo Malazeze po digjnin e shkaterronin Kosoven..ju kerkuan te thoshte ato fjale...fjale qe do skaliten thelle ne ndergjegjen e riformimit te kombit Shqiptar... te cilat ende kumbojne si sirena alermesh kur ndodhesh para dilemes sfiduese : duhet apo nuk duhet te bajm kombin Shqiptar!

E pra a thua ka patur te drejte ai burre ta thoshte ate qe e tha ? Mbase s'e tha ,.mbase gjithçka eshte pjelle e fantazise sone se, ashtu na e don puna ta besojme ,mbase jane shume hamendje...por! nje gjeje nuk mundesh nga ti shkosh pa dhene aresye...

Eshte nje pyetje fare e drejte perdrejte, qe vjen reale ,nese i referohesh ngjarjes historike te vitit te larget 1912...Po a mundet te mohohet: se Isa Boletini nuk u gjet ne Vlore kohen kur po ngjizesh pavaresimi i Shqiperise?

Jo padyshim qe jo kjo nuk mundet te mohohet se gjindet e dokumentuar nga celuloidi kohe.Dhe ajo qe duam te nenvizojme nga nje konteks teresore ngjarjesh qe kulmojne me aktin final te shpalljes se pavaresise , eshte nje moment te cilin na intereson ta veçojme...

Po digjej ..Kosova dhe kjo eshte e vertete e pa mohuesheme, e pra lind pyetja perse e la ai Kosoven vendin e tij dhe rendi drejt vlores ..sepse kishte frike Serbin

se ai kishte mjetet dhe numur te madh ushtrije?

Jo! vertet mbase edhe po te qendronte, nuk mundej te perballej aq sa ta bente te pa efekteshem ate furi barbare..por e verteta eshte ,se ai iku per ne Vlore dhe jo ne ndonje vend tjeter,ate e peshonin me are ngado ..pojo ai shkoji veç te merrrte pjese ne ate eveniment historik e pse ...per te tera por njera mbetet qe ka lene gjurme te pa shlyeshme..

Sepse ishte burre vizionare qe me ate akt vulosi njehere e mire nga do te anonte Kosova terva e lashte e Dardanise..dhe natyreshem nga trulli amatere i vendit Shqiperia...

Kishte edhe atehere unione, kishte perendim, kishte qejfe,por jo berja e SHQIPRIS E PAVARUR KISHTE PER TE PESHEN E PA NDARE TE NJE AMANETI QE SE MBARTETE DOT NE KURMIN E NJE PATRIOTI..AI KISHTE LINDUR ATDHETARE...

E ndersa e gjen kete akt te fokusuar ne analet e pavdekeshme te nje kombi nuk mundet te mos habitesh dhe vesh alarmin se pikerisht po bien sirenat e alarmit...per ate qe mbeti ende nje anmanet i pa tretur gjen burra 'zamani' qe tresin ditet neper kafenera, neper faqe te lojrave ne fezbuqe apo tek lengezohen e lepihen para fotos se nje nudoje apo te gjejne sado pak rast, te kullosin syte sapo diku zbulohet nje kreature femerore....

Por ka edhe me ..ka te shumte qe meqe i zu nata jashte ..per nje viç...!'pra mbeten ne udhet e Europes qe thone: komb.?!.e ç'na duhet kombi more e..qenki te 'marre' e dashki jo pak por trojet e Shqiprise ne kufijt etnike...

Epra a pati te drejte ai burre qe nuk pa interesat e familjes e femijve e nipave e mbesave e pasunis por shkoji ,drejt e ne vendin ku flamuri kombtare po ngrihej njererazi duke rrahur zemrat e çdo Shqiptari.ne nje puls te vetem.

Ja ku jemi pra ne kete distance kohore sa e mbartin prag shekulli e asaj ngjarje historike,,qe edhe nese nuk ja doli ta mbaje shqiperine etnike, ja doli te leje gjurme te nje komb formimi...pra a mundet dikush sot pas nje shekulli ta quaje kete si nje proçes arkaik e demode, i dale mode,'ZOT' na ruaj mendjen sikur te ishin, çitjanet e tirqet e nje kohe qe shkuan por qe vijne ne imazh nder stenda...

E veçojme kete akt , si veper qe mbet per tu ngjizur, si nje model qendrese dhe perqasje sikur te thonte sot gjithsecili ..Une jam mire kur asht mire Shqiperia...!'

Pra Beslidhja e re Shqipetare po rilind ne javen e saje te pare te saj me nje aksiome tjeter kombtare..e cila na ben te mendojme se kemi aq pune per tu bere bashke por si ti behet mire Shqiperise e jo gjithkuj ne hesap te vet....Ja pra se kemi nje rast qe na jep nisem , qe na frymezon, qe na ben te mendohet se njerez ishin edhe Ata me gjak dhe me tana kerkesat por nje gja e kishin ngulit, nese nuk ishte mire SHQIPERIA etnike edhe ata nuk ishin mire...Ja kete po sillja nderment kur pashe nje foto e cila mu ngjiz sa ta kemi edhe divize per vendimin qe kemi marre te bejme Shqiprin ne trojet etnike...!

 2.NE JEMI VETE EVROPE...!

 Sa here qe Shqipetaret jane nisur te ndermarrin hapin e mevetesimit, para Ju del nje ferre si 'merrizi' qe nder shekuj aq e lashte, i ka majat e gjembaceve aq te medha te mprehte qe vjen e gerric e te shpon e te gjakos edhe kur nuk ke nderment ti biesh asaj anes ku tashme dihet se ku ka gjallimin e saj.

E pra kjo eshte meraku qe ka mbet si amanet i shpirtit te zvogelum ne dimensionin e shpirtit madhor qe e shporre e neverit sakaq kete dileme mizore.Teksa nis e thote mjerueshem ..mire na, po cfare po thojne keta te 'medhenjte'?

E kjo i ngjan ,atij meraku qe kur nis me be aheng ,nuk te shkon mendja se si ke me be qejf por nis e thua: valle ati komshiut qe mbase se ka aty mendjen fare , po ja prish terezine po e shqetesoj...

...Jemi te vegjel...!'Nis e ferfellejn shpirtrat e trazuar qe enden nen trysnine e gjallimit sa, disa , kur e kane prek ate lloj miklimi qe e mendojne jeten ashtu se mos valle duke kerku me u be te medhenje, po ua shkel kemben ketyre te medhenjeve..!

Mos! thote dikush, diku maje 'Eifelit i cili i hipur ne ashensor druhet se po prishet casti i lumturise..mosni mos guxoni ... mos guxoni me e zane me goje brengen qe me bren si urithi ne token djerr... sa ta shoh Parisin si duket ketej e vetja te me duket se mos valle po shoh anderr, se edhe Shqiperia po eshte e tille ..ja atje tek Hani i Elezit ne token time amtare , nje nene po kalon dhimbjet ..se edhe nese i ka kalu afati ,pa ja derdh nje me nje paret nuk mundet me lind...!'

E na u lodhem duke be 'sikur' por 'bota e qytetrueme' e cila i ka rrenjet qe vaditen ne gjakun e mjerimit te popujve nuk miklohet aspak se e din fundin e vet ,mjaft mire.E pra ! ja konturet e asaj sajese qe emrin ja vune Shqiperi.

E lind pyetja kush, Ne apo Europa..?

Le te mos shtyjme me pas e ma pare per cast, e te ndalemi per te analizu nje fakt, per te ngritur pyetjen .perse fuqite e medha nuk i lejuan Shqipetaret ne kryengritjet e tyre te nje pas njeshme qe marrin nisem nga Lidhja historike e Prizerenit qe te marrin pavaresine e tyre ndaj Perandorise Otomane?

Pse?..Pa te dale dikush e te flase sa ti te qendroje edhe nje argument i vetem, se kjo behej ne interes te paqes dhe stabilitetit ballkanik apo ruajtjes se ekuiilibreve gjeostrategjike, apo te thote ; se kjo behej per te kenaq interesat e fqinjeve?

Jo! kjo nuk qendron dhe mbetet kryekeput nje mashtrim historik.

Sepse ,kurre se si interesat e nje vendi starategjik qe ishte Shqiperia dhe qe eshte, nuk munden ne kuader te shikimit te parimeve te bashkejeteses te mbeteshin ne duar te nje rastesije dhe egoje qe ngjason me etjene nje lukunije qe thith gjak ne trupin e nje populli ,ashtu te ngjan logjika me te cilen eshte copetuar Shqiperia.
E pse pra?endet pyetja duke tu versylur me ta gjet fytyren qe rrekesh me e fshen prej koruptimit ,apo se eke henger diku lugene corbes se prishur dhe tash po don me marre pozitene atij qe te han meraku per kete lloj perqasje te nje veprimi makaber qe fatkeqesisht mban vulen e saj.. !
Nuk mundesh kurresesi te spjegosh kete akt barbare se: kjo behej per te plotesuar ambicjet e fqinjeve.

E pra.perse dobesohej e pooshterohej Shqiperia kjo Zonje e nderuar qe daton ne hereshmerine e saje qe prej koheve te lashte qe eshte ketu dhe mbetet ketu edhe qe nuk u asimilua?
Sepse:ne planet e veta fuqite e medha Europiane tera bashke, me copetimin e Shqiperise sipas interesave te tyre hegjemoniste, duke gjalluar me mentalitetine megallomanise se atij qe i ka ne dore punet e dynjase,lanin duart per te patur dore dhe dere te lire per ta bere europen nje vend sherreesh dhe lufterash te njepasnjeshme.

KishteShqiperia ne te kaluaren e saje nje pervoje te hidhur ne marredhenje me te tille platforme qe fuqite e se keqes mbartni ne logjiken e tyre shoviniste. Te paret Pellazgo e UIIlire por edhe Arberore kurre nuk u bene bashke te sulmonin e gllaberonin kuj token e tyre , terrrmbenin toka e pasuri e te skllaveronin popuj tetjere.

Dhe per kete, pse ajo nuk e kishte bere megallomanin..'te madhin' te merrte rrolin e tutorit qe sipas logjikes se prishsit te paqes dhe harmonise atij qe frymezon moral te kundert ,(qofte largut) ajo duhej te ndeshkohej: duke ja rrembyer tokat e sajte qe shtriheshin ne tere rajonin e me gjere , qe dikush me madheshtine e saj te shenderrohej nje imperatori , qe me shpate e zjarr ti nenshtronte popujt .

...Keshtu kishte nisur ajo loje permes nje trilli marrezije qe per deshmitar,ka netet e ditet e perjeteshm,e te ferrit e xhehenemit te zjarrte qe keta gjakprishur e bene kete veprim makaber.
Te parte tane pra nuk e kishin bere kete ! dhe sepse a e dini : Se ajo me madheshtine e saj ishte vete Europe..Vete madheshtia dhe garancija e paqes dhe stabilitetit ne tere rajoni ku shtrihej nje truall qe banohej prej tyre.Nese dikush qet gjuhen per kete argument ,le te prese perfundimet e zbulimeve dhe konkluzioneve te shekences qe nder dekada ka nismen per te shpalosur kete realiatet tej mashtrimit qe eshte bere per te falsifikuar historine.

Pra per ta pushtuar kete terren qe quhet Europe, duhesh qe te vinin te tjere, barbare , tecilet sic dihet erdhen prej anes e anes te cilet jane sllavet fqinjet qe nakane munduar per shekuj me pabesine e tyre ,me ngasjen e tyre pernmanente , per te na sulmuar dhe nxjerre prej trojeve tona.Logjikre qe u mbart edhe nga fqinji tjeter jugore , i cili e kishte te mbartur qe prej kohes kur e beri ate loje qe e kapi deliri i madheshrise te behej perandori pushtuese.

PRa realiteti i vete gjallimit te ashuquajtur 'fuqi te medha ' buron nga nje realiotet qe per baze ka barbarine dhe, jo qyteterimin qe e mban vulen e pa njemete te qyteterimit Pellazgo Ilir dhe Arberore sa e sjelle ne kuijtese kthesa historike ne ate periudhe te udhehequr nga Gjergj Kastriot Skenderbeu.

E pra dikush ka merak te dije kur nisiu kjo loje e poshtersise e makabritetit dhe barbarise?
Dikush duke hedhur zarin emendesise si ne rulete te kazinose, nis e flet, sikutr pellet. :..'Turqit , me parandorine e tyre me islamizmin e tyre me myslamizmin e tyre, Ata na rrenuan na qiten faret.'..ndersa fshehin te vertetedhe sajojne te paverteta dhe skenare improvizues se Islkamizmi na qenka aziatik e turk dhe myslamizmi po i tille....dhe sakaq fsheh gjuhen duke fshehur te mos e thote te verteten qe ka edhe me , edhe me , edhe me, qe te con deri ne zanafillen kur qoftelargu i solli barbaret nga ana e anes , deri kur i has romaket me perandorinee tyre qe ma shpate e kthyen Dardin, nga i tille e bene Dede..duke i lene vend ketij osmanlliut nen shembell te tyre qe Deden ta bente Dalip...!

Keta jane dhe do te mbeten te njejte , barbare dhe pushtues

Pra per te zbatuar platformen e saj kjo fryme i mori nga ane eanes barbaret ngado e beri te veten per te mbajtur te gjalle atmosferen e prishjes se paqes dhe harmonise .Dhe si te tille pushtuesit se bashku me sa sollen ne nje konteks teresore , mbeten te njejte kelysher te se njejtes pjelle .

Perandorite nga e para ne e funduit dhe ajo qe mbase mund te linde diku ndersa endet si imazh per tu konturuar , qe si tipar ka momopolin,pra veton, ajne te njejte dhe perqasjet ne ideologji dhe ne fe jane sajime per te mashtruar dhe bere me te lehte nesnshtrimin dhe mbajtjen sa me gjate nen skllaveri.
Duke te te bindur se ZOTI i tyre te ben gjemen,se pa marre leje tek ai nuk mundesh te besh asnje hap dhe se kurte mendosh dujhet ti marresh leje.

Pra kur mendon:se te kritikosh dhe denoncosh kete veper makabre kete 'aktivitet te frymes se te' apo mender..k...,ke bere', nje blasfemi qe percon ne marredhenjete e sotme, merak se fyen dike apo po quhesh i pa denje , apo bukeshkale , kjo [perben alibi.

Alibi kur ate realitet poshterues kerkon tja veshesh vetevetes dhe kete sajese poercudnuese dhe kete fryme me akjt barbare kerkon ta beshg njesh me Eurpen.A ka se si te marresh leje dhe te mbetesh hezitues te mbetesh i tille dyzues, se nese e zhben kete sajese ne planin startegjik kuajo la gjurmen e saj, ne shpirtin ku la gjurmen e vet dyzues e poshterues kjo perben marrezi dhe vogelsi.

Ne erdhem duke u zvogeluar nder troje se nuk e mbartem dot revanshin e se keqes sepse ai revansh eshte prolog i gjallimit me heret me te keqen , kur ju besua se ajo doi i jape njeriut aresyen ta njohe celesin e krijimit , madje marrezine te krijioi sikur krijuesi ZOT.

NE ERDHEM DUKE U TKURRUR NDER TROJE , POR GABUAM P[IKERISHT SE NE E BEME MOTO ATE QE NA BENE TE BESOJME: SE KESHTU ISHIM, SE TE TILLE DUHET TE MENDOJME SI TE VEGJEL.dHE TEVEGJLIT SI MBAS KESAJ TEORIE DUHET TA KERKOJNE NJE GJE VECSE DUKE QARE.

Madje kjo na u be kaq mikluese e nanurisese sa e shihni ne Mitrovice populli Shqipetare ankohet se p[o me keqtrajton Serbi.

E pra! a kase si te dalesh diku sikur ne bregun e nje kanali dhe vete te quhesh 'askushi' dhe,pertej ta quash ate 'Eurpe' dhe me merak se po te merzitet nis e gjuan me shjelma mbi vetveten?

E pra.keshtu ngjan nje realitet mjeran kur tenton te dale ne mbrojtje te kesaj fantazme e cila duhet shkermoqur si realitet fiktiv, si mendesi e se shkuares dhe te kapercesh me bindjen:se po ti ishe vete Europe dhe se ti nese Europa do te gjeje paqe e qetesi ti duhet te prish ne balle se nuk ka kush te te perfaqesoje.

E pra Europa e sotme kjo sajese e mbetur nga shekuj e shekuj ndasishe dhe katrraurash ka dale ne nje pike ku ti ate qe ta moren nuk mundesh ta kerkosh prej saj.

Se ata qe e bene kete kishin nje mendesi barbaresh dhe tenton koha ta kaperceje si realiotet historikj.Pra kuj do ja kerkosh, shkelqimin e humbur,kuj do ja kerkosh trojet qe ti moren.

Kuj do ti thote kjo europe e sotme se trojet ti moren fqinjet? 
Si mund te thone se Shqipetaret ishin myslimane prandaj i ndame e i copetuam? Ja kete nuk munden ta thone se tani barbaret po zbythe.jo se ndodhi kjo e ajo por fryma ese keqes po shkon larg tej per te ndermarre kursine saj te fundit te saj .Se kaq e pati fuqine Ne leshuanm deri kur na shkuan shpatullet ne mure dhe se ata me gure e ne me buke sa i zuri fytin.
E pra ne duke qene vete balli i saj nderi dhe lacvdia e saje trashegimija e saje , deshmija e saj , duhet te ndermarrim akjtin final te shpallim e bejme nul kete tragjedi qe ndodhi me nje periudhe 2000 vjecare.

TE SHPALLIM SE NE NUK E PRANOJME ME SE KJO QE NA NDAU ISHTE eUROPA E JONE VETVETJA E JONE.pO TASHME KEMI NJE ARMIK DHE KY ESHTE IMAZHI I SHOVENIT QE NA ESHTE BERE SUPORT GJALLIMI QE DUKE E QUAJTUR ZOTERI TE HERESHEM AI ERDHE E NA HYRI NE KURMIN TONE MORAL E SHPIRTERORE.

Sa per ta przene duhet tashgashe nate e dite ta cmontosh ne tera dimensionet dhe separi dukje e pastruar vetveten Eorope me shtrigen e sajesen djallezore qe ta stisen per europe , per fuqi te madhe.

NESE KA NJE MERAK KETE DUHET TA SHPREHIN RTE TJERE POR SHQIP FOLES NUK DUHET SE SHPALLIN OSE VOGELSINE, OSE , BASHJKEPUNIMIN NE NJE KEND SHPIRTERORE, OSE ATE QE MBASE MBETI PERCUDNUESHEM SI PJESE E KORUP[TIMIT.sE NE SHEKUJ NA PUSHTUAN DUKE PAGYUAR NEN APO NE DORE SHQIP FOLES..Qe ZOTI i paste ne gjynah ..apo ne merine e tij...

Pra ne ka Europe Ne jemi vete Europa qe na takon ta shporrim te keqen qe na pushtoi ne rrethanat e furise se asaj fryme qe e mbart tere ajo periudhe mbijetese ,dhe, si mendohet se ne mbetetm te tille thjesht si fosile e se shkuares, apo si nje realitet qe deshmon vullnetin e njerezimit per te riparuar vetveten peerballe misionit final per te rrugetuar drej krijuesit nga erdhem.

3.BESËLIDHJA E RE ORGANIZATE APO FORUM....?(Ne zberthim te dokumenteve te paraqitura nga grupi nismetare)



Ceshte Beselidhja e re Shqipetare organizate apo forum? Eshte mbase nje dileme qe endet tek te shumte. Te vjen kjo pershtypje kur gjindesh perballe pyetjes,qe endet e tille kur mendohet ..'Pse ne internet do te bejme kete bashkimin kombetare?'
Se pari duhet te sjarojme ,se Beslidhja e re nuk eshte nje organizate e mirefillte sikur rendom gjindet e afishuar dukurija e grupimeve apo shoqatave.
Ajo duke qene forumi me i larte i cili ben bashke subjektet rreth nje bashkimi ne vendimarrje nuk eshte nje organizate.
Motivet qe na shtyjne drejt ketij forumi jo vetem per shkaqe tradite eshte thelbesishtt nevoje e domozdoshmeri jetike ,pasi vetem permes ketij organizimi populli Shqipetare ja del, ta thote fjalen e tij ne kuvend me tere forcen me te cilen ja kerkon momenti historik i realizimit te atij akti final te shpalljes se pavaresimit kombetare ne nje njesi te vetme ne kufinjte etnike ne kuader te nje organizmi shtet formues.
Pse:Sepse kete e ben domozdoshmeri gjendja ne te cilen ndodhet teresija teritorijale e Shqiperise etnike.Ndare ne pese shtete e ka fragmentarizuar popullsine dhe nje vendimi vetem i nje pjese te saj eshte e pa mundur te mbarte peshen juridike te vendimarrjes e cila ben te marre ate fuqi qe e kerkon nje vendimarrje kaq te rendesishme dhe njekohesisht qe mbart nje ngarkese te madhe emocionale.
Vetem nje bashkim i tille unik forcash do e mundesoje te mbikalohen barrierat qe jane endur me tere peshen e tyre perqark dhe ne vorbullen e kesaj vendimarrje qe duhet te ndodhe duam apo nuk duam ,pse kjo mbyll nje cikel hamendesishe dhe dilemash ne favor te idese shtet e komb formimi i cili e ben popullin Shqipetare unik e te njejte ne mesin e popujve te tjere.
Mundet qe edhe te ndodhte ndryeshe sikur ka hamendje.Sikur te bashkohet Kosova ashtu edhe nje pritje e mundesme me treven e ish republikes se Maqedonise, por kjo kurresesi nuk mund te konsiderohet proçes i kryer qe merr trajten e nje bashkimi kombetare ne kete trajte qe na kerkohet.
Pragmatizmi ne Shqipetareve nuk na ka sjelle asnjehere gje ne favorin tone.Kurdohere pas kulisash jane endur interesa lobingjesh dhe klanesh te cilet i kane dhene procesit ngjyre nga lekura e tyre e molepsur.
Tashme Ne duhet te shpallemi boterisht: per nje pavaresim te plote te tere njesise teritorjale qe e kemi ne pronesine tone morale , materjale dhe shpirterore.
Nuk mundemi te dalim faqebardhe dhe serbes para Camerise qe ka dekada qe vuan pasojat e copetimit per mbi nje shekull kohe kur Perandorja e ndau ate ne favor te Greqise.
Ne nuk mundemi ti veshtrojme drejt e ne sy shqipetaret ne malin e zi passi kurdohere, ose i gjejme per ndonje subjekt filmi ose nuk i zeme fare ne goje dhe atje jo pak popull gjindet ne kufinjte e asimilimit.
Kjo nje domozdoshmeri qe e mbart peshen morale te nje akti te tille sa eshte bashkimi i nje kombi. Por gjindet edhe nje motiv tejet i rendesishem qe na ben te besojme se bashkimi kombetare po sherben per te bere nje komb e jo per te mbyllur hesapet nder kancelarite e Europes.
Por edhe pesha vendimarrese nuk do e kete ate peshe specifike ne favorin e vendimarrjeve tona, pasi serish qeverisja jone do mbetet peng i Greqise sikur ka ndodhur.Dhe me kot behen llogarite se asgje nuk ndryshon ne rreshtimet e pruteshme. Greqia e njejte se e njejte, do e kete peshen e vetos ne vendimarrjen globale te bashkimit europijan.
Ja shihni sot ne krizen me te thelle, ajo dikton dhe keta i rrijne peqe lepe, pse, u duhet 'integrimi' per te mbyllur njehere e mire duke i vene nje kore tere poshtersive qe u enden ne korrisin e nje populli duke ja faturruar ate akt nje qeverisje 'shembellore ' te tyre.
Dhe domenet sa vijne dhe behet te patundeshme , mjaft prej tokave me te frtteshme ne fushe dhe bregdet jane bere prone ose e drejteperdrejte ose me te trete. e njejte situata edhe ne Kosove ku privatizimi ishte sikur vellezerit siameze.
E lind e drejta te theme: na rruajt ai komb qe po na e bejne .
Pra 'zoterinjte gjithçka do bejne te shesin veçse ti japin emer nje lloj bashkimi qe i mbyll hesapet mes tyre dhe kulisave disa dekadash dhe populli do mbetet nje manikin ne duar te tyre.
Pikerisht populli Shqipetare ka sot ne dore nje instrument kaq te fuqishem qe eshte Beselidhja e re Shqiptare te cilen duhet ta beje pjese te gjallimite te vet, ndryeshe nese i iken edhe ky tren ka per te ecur tere jeten ne kembe duke u endur pas bishtit te zoterinjeve duke e thelluar hendekun e diferencimit shtresor sa te dilet ne kufinjte e tyre me plebenjte ashtu sikur ndodhi nder shekuj.
Pra te mendohet se Beslidhja duke mos qene organizate ne si grup qe e percjellim realizimine saj ne forum serish gjejme rast te bejme thirrje bashkohuni me Ne sot eshte vone neser do te jete e pamundur. Te bejme njemilijon perkrahes ne internet qe ate kohe kur te shkohet ne vendimarrje te jete nje hap i tille qe e mbart peshen e zerit te nje populli i cili e desheron dhe e meriton nje bashkim per vete dhe jo per 'zoterinjte qe e kane mbyllur ciklin e tyre te 'pasurimit '.pomendojne ku ti sigurojne fitimete e tyre te paligjeshme.
Por kjo ka edhe nje plus ne zhvillimet shqiptare se japin para botes nje shembell se si nje komb desheron nje bashkejetese te sigurte pasi lenja dore e lire sot neser perben nje rrezik qe terreni Shqipetare te behet nje bastjon luftenxites .
Ky eshte nje apel per intelektualet per subjektet te cilet duhet te deshmojne se nuk kane gjalluar permes kulisash po ishin te ndereshem ne gjallimin e tyre,nders nese vonojne u kane lene dore te lire te veprojne saedhe po duket qe po ndermerren hapa pqe ta survejuar dhe menaxhuar levizjen kombetare, permes organizmavee nigmatike me emertesen per kontribut ndaj 'diaspores'.E kur mendon se brenda zhvillimet politike dhe ekonomike kane kapercyer çdo limit mbijetese.

2011/10/04

Gjermania u bashkua, po Shqipëria me Kosovën?


PROF.DR.NEXHMEDIN SPAHIU,MITROVICË
Shumë studiuesve të huaj që merren me Ballkanin, u ka ra në sy dukuria se 20 vite më parë, pothuaj 100% e shqiptarëve të Kosovës dëshironte që Kosova të bëhej Shqipëri, ndërsa në Shqipëri pothuaj po kaq për qind ishin kundër kësaj. Në këto 20 vite, ky raport po lëviz në drejtim të kundërt. Sa më shumë që bie numri i kosovarëve që e duan bashkimin, aq më shumë shtohet interesimi i qytetarëve të Shqipërisë për bashkim.

Për të shpjeguar këtë dukuri në mënyrë të ftohtë duhet të shikojmë analogjitë në botë.
Njëra prej qasjeve në teorinë e kombeve është ajo biologjike. Kombet si konstrukte politike, të gjalla, të lëvizshme, që lindin, zhvillohen dhe dikur shuhen, studiohen sipas modelit të organizmave biologjikë.
Këtë qasje ka edhe himni kombëtar shqiptar:

Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
Bashkimi gjerman 03.10.1990

Në historinë e kohës moderne, ne kemi vetëm një rast të shuarjes së një kombi. Kjo ka ndodhur pikërisht ditën e sotme  21 vite më parë (3 tetor 1990), kur u shua zyrtarisht kombi gjermano-lindor.
Lindja e këtij kombi pas Luftës së Dytë Botërore kishte ndodhur si rezultat i faktit që Gjermania e Hitlerit kishte humbur luftën.

Kemi shumë raste të tjera në botë, ku projektet kombformuese u modifikuan gjatë zhvillimeve të tyre, por rasti gjerman është i vetëm. Ka dy arsye kryesore se pse kombi gjermano-lindor është i vetmi që u shua.
I pari është fakti se kur ndodhi degëzimi i kombit gjerman në atë perëndimor e lindor, ky komb veç kishte qenë mirë i ngjizur në vetvete, saqë kishte pretenduar ta sundonte botën. Ndarja e tij e dhunshme, pas 4 dekadave rezultoi me një degë të fuqishme (atë perëndimore) dhe me një degë të dobët (atë lindore).
Kombi gjermano-lindor nuk ishte i vetmi komb socialist në botë, por ishte i vetmi që u lind, u zhvillua dhe u shua si komb socialist.

Në përgjithësi kombet socialiste: shqiptarët, serbët, bullgarët, rumunët, hungarezët, çekët, polakët, rusët, kinezët dhe kubanët kishin lindur para se ato të bëheshin kombe socialiste. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me koreano-veriorët, kur dhe nëse do të përmbyset socializmi atje: do të shuhet si komb duke u shkrirë në kombin koreano-jugor apo do të vazhdojë të mbijetojë si një komb demokratik.

Rast rumun

Rast jo tërësisht i ngjashëm me gjermanët është ai rumun. Krahina e Moldavisë pushtohet nga rusët pas Luftës së Dytë Botërore dhe bëhet republikë sovjetike. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, moldavët dalin komb në vete dhe nuk i bashkëngjiten Rumanisë.

Shumë studiues mendojnë se gjermanet u bashkuan, ngase ndarja 40-vjeçare ishte e shkurtër karshi jetëgjatësisë së trungut të tyre të përbashkët. Por ky argument vlen edhe për rumunët. Madje, këtu situata është edhe më ekstreme në këtë drejtim. Edhe pse si moldavët, si gjermano-lindorët de facto ishin të pushtuar nga rusët, nga aspekti tjetër, moldavët ishin brenda Bashkimit Sovjetik, kurse gjermano-lindorët jashtë tij, si komb i njohur ndërkombëtarisht. Moldavët lindën si komb tek më 1991.

Arsyeja qëndron jo tek gjermano-lindorët e as të moldavët, por tek gjermano-perëndimorët dhe rumunët.
Dy dekada më parë, kombi 60-milionësh gjermano-perëndimor ishte një komb i aftë për të futur në gjirin e vet popullsi  20-milionëshe, që i takonte një kombi (gjermano lindor) të molisur, të lindur e rritur si komb socialist, por kombi 20 e kusur milionësh rumun, i lodhur nga katarzi socialist, nuk ishte i gatshëm për të futur në gjirin e vet një popullsi 4- milionëshe të gjuhës e të gjakut të vet…

Ritmet e zhvillimit të Shqipërisë dhe Kosovës

Tani t’i kthehemi rastit Kosovë-Shqipëri. Dy dekada më parë, Shqipëria jo që nuk ishte një komb i aftë për të futur Kosovën në gjirin e saj, por ishte vetë lazëm që të futej në gjirin e kujtdo qoftë, por nuk kishte kombe të interesuar për këtë. Sot, kombi shqiptar është këndellur dhe potenca e tij po shtohet. Oreksi zakonisht drejtohet tek njerëzit e gjuhës e të gjakut, por edhe drejt fqinjëve më të dobët.

Në anën tjetër, kombi kosovar i lindur dhe i njohur nga më se 80 kombe të tjera, edhe pse ende në inkubator, po fillon ta shijojë ëmbëlsinë e të qenët komb i pavarur. Sa më shumë potencë do të fitojë kombi kosovar, aq më i painteresuar do të jetë që të futet në gjirin e një kombi tjetër, përkundrazi do të jetë i interesuar që kombet më të dobëta t’i gllabërojë në gjirin e vet.

Në momentin e pikërishëm, bashkimi Kosovë–Shqipëri nuk po ndodh për shkak se është forcuar kombi kosovar (sepse ai është ende i dobët) dhe as për shkak se mund të mos jetë interes i aleatëve të kombit kosovar dhe atij shqiptar (të cilët janë të përbashkët), por për shkak se Shqipëria ende nuk ka potencë ta gëlltisë Kosovën. Gëlltitja e Kosovës nga ana e Shqipërisë mund të ndodhe vetëm nëse Shqipëria ecën furishëm përpara, ndërsa Kosova ngel në vendnumëro ose edhe anasjellas.

Autobiografia e Paautorizuar e Assange, një dështim



Përkundër gjithë zhurmës për autobiografinë e paautorizuar të themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, libri ka shitur vetëm 644 kopje në tri ditët e para të daljes në shitje, duke rezultuar një dështim për nga pritshmëritë. Ndërsa Assange kishte kaluar me dëshirë më shumë se 50 orë duke u intervistuar për librin dhe kishte bashkëpunuar me botuesit e Canongate, ai më vonë ndryshoi mendje. Assange tërhoqi dëshminë dhe autorizimin e tij për librin, por shtëpia botuese Canongate vendosi ta publikojë atë, nën titullin; “Julian Assange: Autobiografia e Paautorizuar.” Polemikat që përfshinë Assange dhe shtëpinë botuese para publikimit të librit u mendua se rritën interesin për të, por sipas Nielsen BookScan, libri u rendit në vendin e 50-të si libri më i shitur i dites, ndërsa i 537-i në klasifikimin e përgjithshëm të javës. Pavarësisht se botuesit kanë thënë se performanca në shitje e librit është një “maratonë dhe jo një vrap i shpejtë”, njerëzit duket se nuk janë shumë të interesuar për detajet e jetës së Assange, specialistët e justifikojnë me faktin se, gjithçka nga jeta e tij njerëzit e kanë marrë nga interneti.

NGA ALFRED BEKA:PËRGJIGJEN AKADEMIKËT PËR HISTORINË



Foto:Atdhe Mulla

Historianët dhe akademikët kosovarë si dhe ata nga Shqipëria, duke reaguar ndaj kërkesave të qeveritarëve turq për korrigjimin e teksteve të historisë, e mbajtën një tryezë shkencore, përmes së cilës apeluan te qeveritarët të mos përzihen në çështje që nuk u takojnë.

Disa javë pas vizitës në Kosovë të Ministrit të Arsimit si dhe atij të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe kërkesës së tyre për rishikim apo korrigjim të teksteve të historisë, reagojnë, përmes një tryeze shkencore, historianët dhe akademikët kosovarë.
Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëorganizim me Institutin e Historisë së Kosovës, të enjten, u mbajt tryeza shkencore me titull: "Trajtimi i Perandorisë Osmane dhe i raporteve turko-shqiptare në tekstet e historisë".
Fjalën e hapjes e mbajti Akademik Besim Bokshi, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. në fjalën e tij, Bokshi e përmendi miqësinë dhe ndihmën që Turqia po ia jep popullit të Kosovës, por theksoi se kjo miqësi nuk mund të lëndohet nga trajtimet e bëra shkencore për periudhat e rënda të historisë nën sundimin e Perandorisë Osmane, për efektet e rënda shtypëse që i solli popullit shqiptar e për qëndresën dhe kundërshtimin krenues ndaj asaj shtypjeje nëpër kryengritje të shumta e flijime me lavdin e dëshirës për liri. Ai shtoi se kjo tryezë do të nxjerrë në pah se historiografia shqiptare kurrë nuk ka rrëshqitur në pozicione shoviniste e fyese për popullin turk. Lidhur me çështjen e korrigjimit të teksteve të historisë, Bokshi theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet nga historianët e jo nga politikanët.
“Çështja nuk është politike, që ta trajtojnë politikanët, as qeveritare që të trajtohet nga qeveritarët. Po të ishte çështje, do të ishte çështje që do të zgjidhej vetëm nga trajtimi shkencor i historianëve”, tha Bokshi.
Ai tha po ashtu se asnjë zaptues nuk vjen pa deklaruar se vjen për të sjellë të mirën dhe për të krijuar rënd.
Mbajtjen e kësaj tryeze shkencore, Bokshi e arsyetoi me faktin se opinioni duhet të njihet me përgjigjen e historiografisë shqiptare për relacionet e Perandorisë Osmane me shqiptarët dhe përgjigjen ndaj kërkesës për ndryshime të teksteve të historisë me shmangie nga trajtimi shkencor.
Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës, i konsideroi të pavërteta vërejtjet kinse tekstet tona shkollore të historisë kanë qasje dhe paragrafë fyes ndaj popullit turk dhe Turqisë.
Ai tha se në tekstet e historisë për shkollat e Kosovës në gjuhën shqipe të periudhës 1881-1912 nuk ka terminologji joshkencore, fyese ose diskriminuese për asnjë popull dhe as për turqit e Perandorinë Osmane.
“Përmbajtjet lëndore si dhe vlerësimet shkencore të ngjarjeve dhe të figurave janë në harmoni me metodologjinë e mësimdhënies dhe me të vërtetën historike, natyrisht duke lënë të hapur mundësinë e begatimit me burime të reja”, theksoi Bajraktari.
Ndërkaq, historiani nga Shqipëria Pëllumb Xhufi, duke u marrë me figurën e Skënderbeut në tekstet e historisë, e konsideroi brengosës faktin se në historiografinë evropiane po shtrembërohet figura dhe kontributi kombëtar i Skënderbeut. Duke folur për librin ‘Skënderbeu’ të historianit zviceran Oliver Jens Schmitt, Xhufi tha se për heroin kombëtar Schmitt shkroi se bëri një luftë hakmarrëse ndaj Sulltanit, gjë që, sipas Xhufit, kjo nuk është e vërtetë. Ai më pas u shpreh edhe kundër atyre shqiptarëve të cilët, nën ndikimin e fesë islame, deklarojnë se Skënderbeu ka qenë tradhtar, por u shpreh edhe kundër atyre që, nën ndikimin e fesë së krishterë, deklarojnë se Skënderbeu ka qenë atlet i krishterimit.
“Skënderbeu ka qenë luftëtar për liri dhe pavarësi të shqiptarëve”, u shpreh Xhufi.
Duke folur për islamizimin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane, historiani Muhamet Mala u shpreh se problemi i islamizimit të shqiptarëve në shkencën e historisë ende nuk e ka marrë trajtimin adekuat dhe çështja lëvizë nga një ekstrem në tjetrin. Ai theksoi se në një anë qëndron ideja që e shikon islamin si fenomen shpëtues për çështjen tonë kombëtare apo ekstremi tjetër që e mohon tërësisht si proces me rëndësi për avancimin tonë kombëtar. “Duke qenë në mes të këtyre dy ideve diametralisht të kundërta, hartuesve të teksteve iu mbetet detyrë e vështirë për përcaktimin e drejtë lidhur me këtë çështje. Andaj në nivele të teksteve shkollore islamizimi duhet të përmendet si proces, i cili në një periudhë të caktuar kohore, në fillim individualisht e mandej në masë, si pasojë e sundimit osman, u bë pjesë e identitetit tonë kombëtar”, tha Mala.
Historiani Frashër Demaj tha se pavarësisht vullnetit tonë, historia nuk mund të ndryshohet e as të tjetërsohet. Sipas tij, historia mund të plotësohet e ndryshohet me fakte e jo me ‘vullnet politik’.
“Ministrat të shfaqin vullnetin e tyre politik, por janë shkencëtarët ata që, bazuar në kërkime dhe argumente shkencore, duhet ta thonë fjalën e tyre”, u shpreh Demaj. Sipas tij, historia nuk shkruhet me qejfe e për qejfe por me argumente të bazuara e të studiuara mirë e në mënyrë profesionale nga studiuesit e shkencave të historisë.
Lidhur me këtë çështje referuan edhe historianë dhe akademikë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Isa Bicaj, Fehmi Rexhepi, Ferid Duka, Beqir Meta, Emine Bakalli, Esat Stavileci, Izber Hoti etj
.

THE GUARDIAN SHKRUAN PËR LULJETA LLESHANAKUN


Në gazetën e njohur angleze “The Guardian” të datës 23 shtator, në faqet kushtuar librit, është botuar edhe një shkrim kritik për poezitë e Luljeta Lleshanakut, shkruar nga poeti dhe kritiku Sean O’Brien. “Haywire: New and selected poems” nga Luljeta Lleshanaku (poezi të përkthyera nga autorja, Henry Israeli, Peter Constandine dhe Shpresa Qatipi). Pas një hyrje të biografisë, O’Brien bën një analizë kritike të poezive të Lleshanakut.

“Lindur në 1968, Luljeta Lleshanaku arriti pjekurinë në Shqipërinë postkomuniste, e lirë për të shkruar sipas dëshirës, por me imagjinatë të formuar nga ngjarjet e mëparshme nën regjimin e Enver Hoxhës. Pas vdekjes së Hoxhës në 1985, diktatura vazhdoi deri në 1990. Familja e Lleshanakut, kishte qenë kundërshtare e regjimit dhe asaj i ndalohej të ndiqte arsimin e lartë, apo të botonte punimet e saj të hershme. Sikur ta kishte bërë këtë, do të kishte rënë pre e censurës, e cila shihte me dyshim edhe shprehjet më të pafajshme dhe konformiste. Punimet e botuara më vonë nga Lleshanaku janë kokëfortësisht besnike të shqetësimeve dhe preokupimeve të saj. Ka edhe ajo poezi për historinë, politikën dhe pushtetin, por ato shpesh janë derdhur sipas kushteve lokale apo të përditshme, në klimën e provincializmit ekstrem të regjimit të vjetër. Në mungesë të pushtetit, ironia në vetvete përbën një formë rezistence. Bota që Lleshanaku shpesh përshkruan është si një dhomë pa dritare, ku gjithçka që pritet të ndodhë, tashmë ka ndodhur”, shkruan O’Brien.
“Në një ese që kemi botuar këtu, Lleshanaku kujton se pas një qëndrimi në SHBA ajo i flaku poezitë që kishte shkruar atje, sepse ‘kisha ndjekur yllin e gabuar’. Megjithatë, jeta jashtë guaskës letrare ndoshta s’është aq e ndryshme, po t’i heqësh asaj numrat dhe zhurmën. Poezia e fuqishme ‘Me fatin e shkruar në fytyrë’ pikturon një varg fatesh të pandryshueshëm: “Gruaja flokëkuqe që pret përnatë burrin e pirë do të vazhdojë ta presë kështu edhe njëqind vjet. Nuk është faji i alkoolit. Ajo ka pritjen vulosur në fytyrë. Dhe ai ndodhet krejt rastësisht në këtë akt sa spektatori i rastit që shiu e futi nga rruga në sallë”. Natyrisht që këtë do ta kishte kuptuar mire një poet si James Wright. Por Lleshanaku është edhe origjinale. Kur vëmendja e saj i kushtohet dashurisë, kuptimi i fatit njerëzor është i pamëshirshëm. Në ‘Veçanërisht në mëngjes’, mendimi i përhapur se dashuria e tejkalon në vlerë historinë, trajtohet me një efekt të pasur dykuptimësie: ‘Edhe nëse ai akoma fle me atë fytyrë të panjohuri, pa kujtesë, që njerëzit kanë zakonisht në gjumë është pikërisht ai që e njeh atë kod, ndërsa rrjedh si një lumë pranë një kolonie ciganësh pa nënkuptuar as burimin dhe as fundin’. Në këto kushte, nuk ka asnjë vend për sentimentalizëm. Këmbëngulja e tiranit për të mos lejuar asnjë centimetër ‘privacy’ sjell pasojën e paparashikuar prej tij, të lindjes së domosdoshme të shkrimit të poezive të fuqishme që i rezistojnë kohës, të cilat megjithëse vuajnë gjithë privimet e imponuara të izolimit, megjithatë ruajnë në vetvete diçka të pasundueshme, pikërisht, saktësinë”.

VETËMASHTRIMI I SERBISË




Nga Bekim Çollaku



Çelësi i stabilitetit në rajon varet nga shpejtësia e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është arsyeja përse BE kërkon patjetër që Serbia të ndalojë vetëmashtrimin e saj lidhur me mbajtjen e Kosovës në kontroll dhe të përcaktohet për anëtarësim në BE.


Veprimet e fundit të Qeverisë së Repubikës së Kosovës për vendosjen e masave reciproke tregtare kundër Serbisë dhe shtrirjen e autoritetit të institiucioneve legjitime në veri të vendit, përfundimisht kanë krijuar një realitet të ri jo vetëm në aspektin nacional, por edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar.
Së pari, në aspektin nacional është thyer akulli i pathyeshëm i dymbëdhjetë viteve të fundit. Si rrjedhojë, është prishur rehatia e kriminelëve që e kishte shëndrruar pjesën veriore të Kosovës në një oazë të krimit të organizuar. Status quo-ja e deritanishme, që ishte rezultat i veprimeve të papenguara të grupeve kriminale, vrasësve ordinerë dhe strukutrave ilegale të financuar nga Qeveria e Serbisë, është ndryshuar përgjithmonë. Tani e tutje, lëvizjet dhe veprimet e organeve legjitime të rendit dhe të zbatimit të ligjit në veri të vendit, nuk do të paraqesin ndonjë lajm senzacional. Së dyti, në aspektin rajonal, edhe një herë është rikonfirmuar rreziku potencial i shteteve të rajonit në rast të ndonjë apetiti të sëmurë për ndryshim të kufijve të ndonjë shteti. Frika se luftërat etnike të shekullit të kaluar mund të rikthehen, i bënë shtetet e rajonit të jenë shumë të kujdesshme në sjelljet e tyre dhe në kundërshtimin absolut të mundësisë për ndryshimin e kufijve ekzistues. Së treti, në planin ndërkombëtar është rikonfirmuar pozicioni i qartë i qendrave kyersore vendimmarrëse se bashkësia ndërkombëtare nuk ka vullnet për eksperimente të pafundme në Ballkanin Perëndimor. Për shumë arsye, Ballkani Perëndimor nuk është fokus i vëmendjes së shteteve të fuqishme, të cilat presin me padurim normalizimin e plotë të rajonit, në mënyrë që tërheqin prezencën e tyre ushtarke dhe civile.
Si rrjedhojë e një konteksti të tillë gjeopolitik, SHBA dhe BE kanë filluar të rrisin presionin e tyre politik kundrejt Serbisë dhe Kosovës, me qëllim të normalizimit të raporteve ndërshtetërore. Në fakt, mund të thuhet se çelësi i stabilitetit në rajon varet nga shpejtësia e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është arsyeja përse BE kërkon patjetër që Serbia të ndalojë vetëmashtrimin e saj lidhur me mbajtjen e Kosovës në kontroll dhe të përcaktohet për anëtarësim në BE. S’ka dyshim që shtetet kyçe të BE-së e kanë bërë të qartë gjithmonë se kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor janë të pandryshueshëm, mirëpo Serbia ka vazhduar të mos e prishë iluzionin e saj për ndarjen e Kosovës. Fatkeqësisht, strategjia që ka përdorur deri më tani Serbia ka qenë mjaft e suksesshme, në veçanti për presidentin Tadic dhe partinë e tij. Kjo për faktin se Tadic me lehtësi ka arritur të bëhet partner kyç i BE-së dhe, njëkohësisht, të mbetet lideri më i fuqishëm i Serbisë në luftë për ndarjen e Kosovës. Me ndihmën e BE-së, Tadic ka mbajtur pushtetin absolut dhe me lehtësi ka fituar mandatin e dytë për president të Serbisë.
Mirëpo, duket se strategjia e përdorur deri më tani po përfundon.Tani që ka filluar dialogu teknik Kosovë-Serbi, është momenti që president Tadic t’ia kthejë BE-së investimin e bërë që nga viti 2003 kur Tadic ishte ministër i Mbrojtjes i Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi. Natyrisht kthimi i borxhit gjithmonë është proces i veshtirë, por është i pashmangshëm. Prandaj, Serbia dhe Tadic nuk kanë shumë opcione në dispozicion për t’i prolonguar proceset në pafundësi. Sepse, tani e tutje jo gjithçka varet nga vullneti i Serbisë. BE ka filluar ta humb durimin me Serbinë dhe partnerin e saj Tadic. Këtë mesazh e solli së fundi në Beograd, në menyrë shumë të qartë, kancelarja gjermane Merkel e cila i kërkoi Tadicit që t’i jep fund iluzionit për ndarje të Kosovës dhe të shpërbëjë strukturat ilegale të Serbisë që veprojnë në veri të vendit. Këto mesazhe që janë shumë të rënda për Serbinë, e në mënyrë të veçant për Tadicin, vijnë në një moment kur Serbia pret të marrë statusin e vendit kandidat për antarësim në BE dhe, njëkohësisht, Serbia futet në periudhën paraelektorale të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në pranverën e hershme të vitit 2012.
President serb Tadic e ka të qartë se çfarë pret BE nga ai dhe nga Serbia, mirëpo pretendon të përfitojë në kohë duke luajtur lojën e njëjtë që ka bërë në vitin 2004 dhe 2008. Por, kjo nuk është e mundur jo vetëm për shkak se BE nuk mund ta presë pafundësisht Serbinë, mirëpo edhe për shkak se më në fund Kosova ka filluar të sillet si shtet sovran. Kësaj radhe, Tadic nuk do të mund të fitojë mbështetjen e BE-së dhe njëkohësisht të vazhdojë me kryeneçësi të nxisë dhunimin e sovranitetit të Kosovës nëpërmjet strukturave kriminale që financohen nga Serbia. Deklaratat e fundit të Tadicit se ’Serbisë nuk mund t’i kushtëzohet të zgjedh ndërmjet antarësimit në BE dhe Kosovës’ janë thjesht pjesë të retorikës së njëjtë populiste për konsum të brendshëm. Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk i ka bërë Serbisë një ofertë të tillë. Kjo për shkak se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Kështu, Serbia nuk mund të zgjedh për diçka që nuk e ka. Për më tëpër, Tadic flet për “realitetin në Kosovë dhe kërkon një zgjidhje kompromisi“. Për çfarë realiteti flet ai dhe çfarë kompromisi? Nëse me realitet ai nënkupton ndarjen e Kosovës, kjo është e pamundur. Nëse me kompromis nënkupton përsëri ndarjen e Kosovës, kjo është përsëri e pamundur.
Kështu, pritjet e tij dhe të Serbisë janë asgjë më shumë se pritje të pafundme, që për momentin shërbejnë vetëm për të shmangur ankthin e madh të Serbisë. Realiteti mund të jetë vetëm një, por ai mund të kuptohet dhe interpretohet në forma të ndryshme. Ne në Kosovë njohim vetëm realitetin ekzistues - atë të Kosovës së pavaruar dhe mbi këtë realitet projektojmë të ardhmën tonë. Ndërsa, Serbia është përballë dilemës së saj për të vazhduar me vetëmashtrimin apo për të pranuar realitetin ekzistues, e që për Serbinë vazhdon të mbetet realitet i hidhur. E gjërat e hidhura nuk përtypen lehtë, ndërsa Serbia ka pak apetit për ta gëllitur atë. Mirëpo, sa më shpejt ta bëjë një gjë të tillë, aq më mirë do të jetë për vetë Serbinë, Kosovën dhe rajonin.
Autori është Këshilltar i lartë i Kryeministrit të Kosovës.

POLICIA E KOSOVËS BASHKËPUNON ME INTERPOL-IN




Sikurse edhe në disa raste tjera, Policia e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me policitë e vendeve nga Evropa, respektivisht me INTERPOL-in. Kësaj radhe Njësia e hetimeve rajonale të auto-krimeve në Prizren me kërkesë të INTERPOL-it, ka nisur hetimet lidhur me një rast të vjedhjes gjegjësisht të mashtrimit dhe si rrjedhojë ka bërë edhe sekuestrimin e një auto-betonjerke të llojit IVECO. Sekuestrimi i këtij automjeti thuhet se është bërë pasi që i njëjti është kërkuar nga INTERPOL-i italian, sepse i dyshuari B.S (1978) në bashkëveprim me 11 persona tjerë ka bërë trafikim ilegal të më shumë se 100 automjeteve transportuese dhe industriale duke i marrë në Itali. Sipas policisë, personat në fjalë automjetet transportuese nga Italia, fillimisht kishin nisur t’i sillnin me dokumentacion jo të rregullt dhe në mënyrë ilegale dhe më pastaj i kanë trafikuar nëpër vende të ndryshme. “Sekuestrimi i automjetit (auto-betonjerk), është bërë nën dyshimin e bazuar se i dyshuari B.S, i njohur si trafikues i automjeteve nga INTERPOL-i së bashku me të dyshuarin V.S me të cilin është edhe në lidhje familjare i kanë shitur automjetin viktimës në vlerë prej 40. 000 eurove”, njofton policia. Bëhet e ditur se Prokuroria është njoftuar lidhur me këtë rast, si edhe zyra ndërlidhëse e INTERPOLIT dhe ILEK (njësiti për bashkëpunim ndërkombëtar në zbatim të ligjit). Rasti vazhdon të hetohet nga sektori i auto-krimeve në Prizren në bashkëpunim më ILEK dhe INTERPOL.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...