Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/06

Vdes Steve Paul Jobs, themeluesi i kompanisë Apple


 


Steve Paul Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër sëmundjes së kancerit dhe ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 56 vjecare.
Lajmi u njoftua nga vetë kompania Apple nëpërmjet një komunikate të shkurtër për publikun.“Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë ditën e sotme (të mërkurën)”, thuhet në njoftimin e kompanisë.“Idetë brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një sërë risish që përmirësuan jetët tona.
 

Floripress është më mirë falë Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e Apple.
Vdekja e tij mbërrin vetëm një ditë nga prezantimi i modelit të ri të iPhone, i quajtur iPhone 4S.
Jobs, 56 vjec vuante prej kohësh nga një formë e rrallë e kancerit në pankreas, sëmundje ndaj të cilës luftonte prej vitesh. Në muajin janar Jobs dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të Apple me arsyetimin “se nuk ishte më i aftë të kryente detyrat që përcaktonte ky post”.
Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, vecanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.
Jobs, njeriu me talentin e jashtëzakonshëm
Pavaresisht suksesit dhe miliardave te fituara, Steve Jobs arriti te ruante figuren e nje njeriu modest e me kembe ne toke. Stili i tij 'simplist', por edhe gerryes, i kombinuar me karakterin kerkues ne maksimum, e benin nje njeri me te cilin shpeshhere ishte e veshtire te punoje, por me nje talent dhe nuhatje te jashtezakonshme per produkte te deshirueshme nga te gjithe qe e bene Apple-in, nje prej markave me te njohur te planetit.

Steven Paul Jobs lindi ne San Francisko 24 shkurtin e vitit 1955 nga nje lidhje e pakurorezuar me martese e dy studenteve, Joanne Schieble dhe Abdulfattah Jandalit, te lindur ne Siri. Prinderit e dhane per adoptim dhe nje cift punetoresh, Paul dhe Klara Jobs do te rrisnin si femijen e tyre ne vendin ku kishin ngritur shtepi, ne Silicon Valley, zemra e industrise amerikane te elektronikes.
Steve e braktisi kolegjin vetem pas nje semestri dhe nisi te punonte per nje kompani qe prodhonte video-game. Shpresat i kishte te mblidhte ca para e te nisej per nje udhetim ne Indi. Dhe e realizoi. U kthye nga rrugetimi i tij ne sub-kontinent me koken e qethur, me veshje indiane dhe nje eksperience te hidhur mbi supe nga efektet e droges LSD. Pergjate gjithe pjeses tjeter te jetes, Jobs do te mbetej nje budist dhe vegjetarian i bindur. Historia e krijimit të kompjuterit Apple pat nisur perpara kesaj, ne 1974-ten kur se bashku me mikun e tij Steve Wozniak, nisen te punonin per kompjuterin e se ardhmes në garazhin e shtëpisë së Jobs- it.
Apple 1 e pa driten e diellit dy vjet me vone dhe krijuesi i saj nuk pati nevoje as te merrte para borxh e as ta ndante biznesin me ndonje pale tjeter. Emri i kompanise vjen nga fruti i tij i preferuar, molla. Fitimet nga Apple-i i pare shkuan te gjitha per permiresimin e saj dhe hedhjen ne treg te versionit Apple dy, qe u prezantua ne nje panair kompjuterash ne Kaliforni ne 1977-ten. Zhvillimi i makinerise se re ishte mjaft i kushtueshem dhe Jobs bindi Mike Markkula-n, nje investitor lokal, te garantonte nje hua 250.000 dollareshe, cka do ta bente pjese te kompanise se re, Apple Computer.
Modeli i ri i Apple-it ishte nje sukses i vertete dhe shkendija e boom-it te kompjutereve te personalizuar, duke arritur nje nivel shitjesh prej 6 milione copesh perpara se prodhimi te mbyllej ne 1993-shin. Kompania nuk kishte perpara asnje pengese per t`u shnderruar ne koncernin e permasave gjigante qe njohim sot. Krijuesi i iPod-it, te lancuar ne 2001-shin, u diagnostikua me kancer ne pankreas ne vitin 2003. Nje vit me vone iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale, por e mbajti semundjen te fshehte. Tre vjet paskesaj, Jobs i prezantoi iPhone-n nje legjioni konsumatoresh qe priten ne radhe per ore te tera perpara dyqaneve te Apple-it.

Barack Obama: Steve ndryshoi jetët tona

Në një mesazh në blogun e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka përkujtuar themeluesin e “Apple”.

Presidenti dhe Steve Jobs njiheshin personalisht dhe për më tepër në një rast Obama kishte lavdëruar punën e tij.
“Michelle dhe unë jemi shumë të trishtuar për vdekjen e Steve Jobs. Steve ishte një ndër inovatorët më të mëdhenj amerikanë, shumë kurajoz për të menduar jashtë skemave, shumë i guximshëm për të besuar tek ndryshimi i botës dhe me shumë talent për ta bërë këtë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Obama.
Kinë, lule përpara dyqaneve të “Apple”

Rreth 35 milionë microblogs në Kinë i janë kushtuar kujtimit të themeluesit të “Apple”, Steve Jobbs, që u shua gjatë natës.

Ndërkohë, klientët e kompanisë janë drejtuar edhe nëpër dyqanet e saj në Pekin për t’i bërë homazhet e tyre gjeniut të elektronikës.

Marka “Apple” gëzon një popullaritet të madh në Kinë, ku shumë fansa të produkteve të brendshme janë gati të rrijnë për orë të tëra në radhë për të blerë produktet e saj më të fundit.
“Ai ishte një njeri i madh”, ka thënë një burrë me një foto të Jobs dhe me një buqetë me zambakë të bardhë, që udhëtoi një orë me makinë për të arritur në një nga dyqanet e “Apple” në Shangai.
“Samsung”: Jobs, një sipërmarrës i madh

Kolosi koreano-jugor i elektronikës, “Samsung Electronics”, rival i betuar i “Apple”, i ka bërë homazhe themeluesit të saj, duke e vlerësuar si një “sipërmarrës të madh”.
“Presidenti Steve Jobs ka prezantuar shumë ndryshime revolucionare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ka qenë një sipërmarrës i madh”, ka deklaruar shefi i “Samsung”, G.S. Choi në një komunikatë.
Kompania koreane ka zhvilluar një betejë të vërtetë ligjore me “Apple” mbi mënyrën e dizajnit dhe cështje të tjera.

Faqet e Facebook, në të gjitha gjuhët e botës

Faqet e Facebook tani janë në dispozicion në të gjitha gjuhët e botës. Kjo, pasi që Facebook gjatë ditës së djeshme ka mundësuar një përkthim ekzakt në rrjetin e saj social.Sociable ka raportuar se përdoruesit e Facebook tani mund ta përkthejnë profilin e tyre, si dhe përmbajtjen e tyre publike në rrjetin social, duke përfshirë këtu edhe komentet e bëra në gjuhën e tyre.
Funksioni i ri i Facebook punon me Bing Translator, përmes lindur “Translate”, i cili tani paraqitet në çdo postim publik të faqes.
Një faqe e caktuar e Facebook fillimisht duhet ta aktivizojë shërbimin e përkthimit, para se ta bëjë të njëjtin të mundur edhe për fansat e saj.
Pas aktivizimit, përdoruesit e faqes më pas mund të komentojnë apo të postojnë përmbajtjen e tyre të dëshiruar në gjuhën e tyre të zgjedhur.

Në kërkim të drejtësisë- Dënimi pa faj...

Gazetarja Rajmonda Maleska shpreson në Strasburg Intervista “terroriste” që kushtoi 10 vjet burg



 Rajmonda Maleçka, luftëtare e disa njësiteve në çlirimin e Kosovës, Preshevës e Maqedonisë, e dënuar me 5 vjet burg nga drejtësia maqedonase, nën akuzën e “terrorizmit”, vetëm se ka përmbushur detyrën e saj si gazetare, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të saj,  tregon për lexuesin kalvarin e mundimshëm që nga vënia në pranga, dhuna fizike, muajt në burgun e Shutkës në Maqedoni, si dhe përpjekjet për pafajësi deri në Gjykatën e Strasburgut.

 Historia.

 Më 2 prill 2005, në afërsi të fshatit Kondrovë, gazetarja shqiptare, Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin e saj, Bujarin, 61 vjeç, vihen në prangat e policisë maqedonase nën akuzën “Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!”

Ajo, në përmbushje të detyrës si gazetare, së bashku me të atin po ktheheshin nga një intervistim që kishin bërë me grupimin e armatosur të Agim Krasniqit në Kondrovë, duke fiksuar në kamera e aparat fotografik detaje nga ky takim pune.

 Të nesërmen, po me këtë akuzë, pa avokatë e pa përkthyes, babë e bijë dënohen me nga 5 vjet burg secili dhe izolohen në burgun e Shutkas në Maqedoni.

Edhe rigjykimi në shkalline dytë nuk sjell ndryshim të akuzës (Terrorizëm) dhe ulje të dënimit.

Vetëm pas protestave të vazhdueshme të shoqatave të gazetarëve vendës e atyre ndërkombëtare, faktorë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe strukturave të shtetit shqiptar, drejtësia maqedonase detyrohet që pas plot 11 muaj e 10 ditë, të nxjerrë nga qelitë e tmerrit gazetaren shqiptare dhe të atin e saj.

Por, sipas vendimit, akuza për terrorizëm nuk ndryshon, e Rajmonda Maleçka dhe i ati janë “Non ngrata” në Maqedoni.

Kanë bërë animimin në Gjykatën e Lartë të Shkupit për pafajësi, e në vartësi të vendimit, vazhdojnë përgatitjet për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Pas një periudhe  shumë vjeçare, radhitjes që në maj të vitit 1998 si luftëtare e gazetare në radhët e UÇK-së, aktivizimit si gazetare në luftën e Preshevës dhe së fundi në Maqedoni, gazetarja 3Rajmonda Maleçka, është rikthyer në Tiranë.

 Por ky kthim pas një mungese të gjatë për Rajmondën, që ndryshe thirret edhe “gazetarja e luftës”, pason një kalvar të mundimshëm torturash fizike e shpirtërore në burgjet e Maqedonisë fqinje, ku u dënua nën akuzën e “terrorizmit” me 5 vjet burg, aq sa dhe babai i saj.

Vitet e saj të luftës dhe ata të burgimit (rreth një vit), gjatë kësaj kohe, kanë gjetur vend në raportet e shumta në median shqiptare, median e huaj, si dhe në tetë librat që ka botuar deri tani.

Por krahas kësaj, Rajmonda, e mbështetur nga avokatë e dashamirës, është e impenjuar në sfidën ndaj drejtësisë së vendit fqinj për të marrë pafajësinë, duke qenë e përgatitur ta arrijë këtë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

 E bindur plotësisht se ka bërë vetëm detyrën si gazetare. Ushtare dhe reportere në UÇ K Deri në përfundim të luftës në Kosovë, tregon për gazetën Rajmonda, pak kush e mori vesh se një nga luftëtarët më aktivë të Brigadës 131 ose “Brigadës së Rekës së Keqe”, nuk ishte djalë, por vajzë, pikërisht Rajmonda Maleçka.

 Kjo për faktin se e dhëna e tëra pas luftës dhe detyrës së reporterit, ajo edhe në pamje ishte përshtatur si djalë, me flokë të qethura, në veshje, e deri në përballimin e situatave të ndryshme ashtu si djemtë, pa rënë në sy.

“Edhe nga katër shokët e njësisë ku unë luftoja që më pas ranë edhe dëshmorë, përkatësisht Bedri Shala, Bekim Berisha. Elton Zherka dhe Pervet Vula, vetëm dy të parët e mësuan se unë isha vajzë”, -thotë mes të tjerave ajo.

 Me prejardhje nga një familje e njohur e Dibrës së Madhe, Rajmonda, e diplomuar në dy fakultete, që në maj të vitit 1998 shkon si luftëtare për çlirimin e Kosovës si reportere.

Tregon se kontaktet e para në maj të këtij viti i ka marrë me shokë të luftës në Tropojë, e më pas është hedhur në Junik në radhët e Brigadës 131. “Kudo që shkoja, në përgatitje apo operacione luftimi, unë krahas detyrës si luftëtare, fiksoja në aparat, shkruaja në bllokun shënimeve fragmente nga kjo luftë heroike, një pjesë të mirë të të cilave i përcillja në median e kohës”, -tregon Rajmonda.

Kështu, deri në çlirimin Kosovës. Përsëri në luftë në Preshevë e Maqedoni “Unë kam marrë pjesë në tri luftëra që janë bërë, në Kosovë, më pas në Preshevë e së fundi në Maqedoni, ku përgjithësisht në këto dy të fundit, roli im kryesor ishte ndjekja nga afër e situatave, përcjellja e tyre në media, por edhe angazhim konkret në sensibilizimin për nevojën e një lirie sa më të shpejtë e të plotë për shqiptarët në trojet e tyre”, - tregon për gazetën Maleçka.

 Ndërsa kalimin sa nga një front lufte në tjetrin (Kosovë-Preshëve-Maqedoni), Maleça e shpjegon thjeshtë me të qenit kryesisht të kuadrove drejtues e një pjesë të mirë dhe në bazë e të njëjtëve persona që luftuan në të tre këto treva etnike shqiptare në luftë. Sipas saj, por dhe sipas analistëve, paradoksi i dënimit me 5 vjet burg të një gazetareje që bënte detyrën nga drejtësia maqedonase, lidhet edhe me emrin e punën e gjatë të luftëtares-reportere gjatë viteve të fundit ku shqiptarët ishin në luftë.

 Prangat maqedonase, dhuna dhe dënimi i rëndë Ishte pasditja e 2 prillit 2005, kohë në të cilën gazetarja Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin, e “armatosur” me dy diktofonë, blloqet e shënimeve, kamera me videokaseta të regjistruara, aparat fotografik e një numër të konsiderueshëm fotosh, sapo janë ndarë me Agim Krasniqin e luftëtarët e tij, e kanë lënë pas Kondrovën, në afërsi të Gostivarit janë vënë në prangat e policisë maqedonase.

 “Momenti i arrestimit ka qenë brutal e i dhunshëm. Një sjellje barbare për një vajzë, një gazetare që thjesht ka bërë punën e saj, për më tepër në prezencë të babait, ku të dy ishin objekt të dhunës e fyerjes pa shkak”, - tregon për gazetën ato momente të vështira Maleçka. Përfundojnë në qelitë e Shkupit, ku terrori nuk ndërpritet. Nuk zgjat shumë, vetëm pak orë e të nesërmen, më 3 prill 2005, dalin para gjykatës.

Vetëm pak minuta përballje, me një akuzë të paraformuluar e pa asnjë bazë (“Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!”), gazetarja dënohet me 5 vjet heqje lirie. Po aq dënohet edhe i ati, Bujari.

Ndërsa vëllai i Rajmondës që ka këmbëngulur për përkthyes e avokat, është nxjerrë dhunshëm dhe nuk është lënë të ndjekë gjyqin. Sensibilizimi dhe gjykimi i radhës Pas disa ditësh, strehë e gazetares së dënuar bëhet burgu famëkeq i Shutkës në Maqedoni, ku koha e qëndrimit atje, për Rajmondën dhe të atin, ka qenë një ferr i vërtetë.

Vazhdojnë procedurat gjyqësore, nga shkalla e parë në Apel e rikthim për gjykim, e me gjithë sensibilizimin e shoqatave të gazetarëve (vendëse e ndërkombëtare), përsëri akuza për “terrorizëm” dhe dënimi nga 5 vjet burgim nuk ndryshojnë. “Pas 45 ditësh të arrestimit, informohet edhe ambasada shqiptare në Maqedoni, ku ndërhyrja e saj, ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, interesimi i tyre, bashkë me opinionin ndërkombëtar, e vënë në pozitë të vështirë drejtësinë maqedonase për këtë akuzë të pabazë dhe dënimin e rëndë për një gazetare që kishte bërë thjesht detyrën e saj për informimin e opinionit.

 Plot pas 11 muajsh e 10 ditëve, vazhdon të tregojë Rajmonda, ajo del nga qelitë maqedonase së bashku me babanë, duke u shpallur “Non grata” në këtë vend. Në kërkim të drejtësisë Dënimi pa faj, vetëm se bëri detyrën si gazetare, e ka detyruar Rajmondën që të impenjohet seriozisht në zbardhjen e të vërtetës e vënien në vend të dinjitetit si intelektuale, si njeri e si gazetare.

“Unë kërkoj pafajësi, pasi zyrtarisht drejtësia maqedonase na quan terroristë, pasi është një e drejtë që na është dhunuar”, -këmbëngul Maleçka.

 Tregon se me punën e avokatëve të saj, pret vendimin nga Gjykata e Lartë në Shkup ku janë drejtuar. E në vartësi të dënimit(nëse nuk marrin pafajësinë), Rajmonda ka përgatitur gjithë dokumentacionin që pafajësinë ta marrë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

F.B

2011/10/05

Babë e bijë poetë-Shpirti ynë – dritare e hapur





Shkrimtarja Yllka Sheqiri është autore e dy përmbledhjeve poetike në gjuhën suedeze “Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë) 2005 dhe “Men” (Por) 2008. Ajo u prezantua në përmbledhjen antologjike “Via Mystica” (Përmes mistikës) nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Ã…hrman-Ekh, botim i shtëpisë botuese “Verbum” si dhe në antologjinë “Revansch 2008″, botim i shtëpisë botuese “Skrivarsidan” dhe “Vullkan”.

Me krijimet e veta Yllka është prezantuar edhe në librin shkollor “Urat tona”, si dhe në disa antologji të tjera. Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë, jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit.

Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik, të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund”, skenarin dhe regjinë e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan po vetë. Me këtë film ajo konkurroi në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009″ që u mbajt në Solvesborg të Suedisë. Juria e këtij festivali, nga mbi tridhjetë filma zgjodhi 15 për konkurrim dhe në mesin e tyre edhe filmin e Yllkës. 

Vetmi

Unë jam e vetëmuar
Si një diell pa qiell
Unë jam e zbrazët
Si një krua pa ujë
Unë jam tutje e harruar
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut
Unë jam për së gjalli e vdekur
Si një trup pa zemër
Ti
që më mbyte të tërën
Ishe ti
Tash të them me çiltërsi
Të urrej të urrej të urrej
Vetmi!
©Yllka Sheqiri




Në ish festivalin e filmit të shkurtër artistik, dokumentar dhe të videoklipeve “Tell Us Film festival 2011”, që sivjet u mbajt në Kalmar në jug të Suedisë, morën pjesë edhe babë e bijë Rizah e Yllka Sheqiri dhe të dy u nderuan me çmimin e publikut. Në kategotinë e 20 deri 27 vjeçarëve ku në konkurrencë ishin krijime të shumta filmike,Yllka Sheqiri konkurroi me filmin e saj për fëmijë “Dummaprickar”(Pikat budallaqe), i cili u nderua me çmimin e publikut. Në kategorinë e mbi 27 vjeçarëve, po ashtu, çmimin e publikut e mori videopoezia “För envärld utan gränser” (Për një botë pa kufij) e poetit Rizah Sheqiri.


                      Yllka Sheqiri 


Poeti dhe shkrimtari ynë Rizah Sheqiri gjatë vitit të kaluar ka pasur një sërë suksesesh. Ka nxjerrë në dritë edhe dy libra dhe është prezentuar në disa antologji me prozë e poezi. Herëpasëherë ka përkthyer edhe krijime të autorëve suedez; ka përkthyer poezi nga T.Nydahl të botuara në gjuhën shqipe në librin ”Sista vinterresan”( ”Udhëtim i fundit dimëror”).  

Riza Sheqiri

Riza Sheqiri ka shkruar edhe një varg recensionesh e shkrimesh publicistike.
Edhe aktivitieti i tij në prezentimin e librave dhe krijimtarisë së tij ka qenë më i dendur se kurdoherë më parë. Disa herë gjatë vitit është prezentuar denjësisht për publikun e qytetit ku jeton, ndërsa cikli i lartë i një shkolle fillore të këtij qyteti si punë tematike në kuadër të temës ”Dashuria dhe njdenjat” për dy javë rresht temë qendrore ka pasur krijimtarinë letrare në gjuhën suedeze të R.Sheqirit dhe poashtu në kuadër të kësaj teme janë organizuar takime dhe biseda me vetë shkrimtarin.
Më 19 prill 2006 Rizahu është  prezentuar me poezi dhe  në një film të shkurtër në manifestimin kulturor ”Open Jam” në Ronneby. Kurse me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit më 23 prill 2006 , shkrimtari Riza Sheqiri është prezentuar në njërën nga bibliotekat e qytetit të Malmes. 

Gjatë verës  së po këti viti(2006) krijimtarinë e tij e ka promovuar edhe në Prizren.
Riza Sheqiri në panairin e librit në Göteborg



Më 21 shtator  2006 shkrimtari  shqiptar Riza Sheqiri është prezentuar edhe në skenën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë në kuadër të Panairit të 22-të Ndërkombëtar të Librit në Gëteborg.
Në muajin nëntor 2006  pati edhe katër paraqitje të suksesshme poetike në Blekinge. 


Në qytetin Karlskrona, konkretisht në amfiteatrin e Bibliotekës së këtij qyteti më 10 nëntor  2006 ai u prezentua në manifestimin poetik ”Poezi plus”, ku njëra nga tri prezentimet kryesore në këtë manifestim ishte prezentimi i krijuesit, letrarit dhe poetit R. Sheqiri i cili u mirëprit nga të pranishmit.

Tri paraqitje interesante dhe mjaftë të suksesshme Rizah Sheqiri i pati edhe në festivalin e këngës dhe të poezisë që u mbajt më 18 e 19 nëntor  2006 në Karlshamn. 

Në Shtëpinë e Kuvendit të Komunës para një publiku të zgjedhur Rizahu prezentopi krijimtarinë e letrare dhe kulturore dhe lexoi pjesë nga krijimtaria e tij në të dy gjuhët; në gjuhën shqipe e suedeze. 

Paraqitja e dytë ishte krejtësisht poetike, pra R. Sheqiri lexoi poezi të tij dhe foli për librat e tij poetik, ndërsa Paraqitja e tij e tretë gjatë këtij, festivali mbante rubrikën”Poezia ngrit ura miqësie midis gjuhësh e popujëve” ku bashkë me poetin suedez Anders Johansson, (të cilin Riza Sheqiri e ka përkthyer në shqip), diskutuan për rolin e poezisë në ndërkomunikimin letrar e kulturor mes gjuhëve e popujëve. Mendimet e tyre dy poetët i ilustruan me vargje nga përmbledhja ”Klokan - Ora” .

Riza Sheqiri me çmimin vjetor për kulturë i regjionit të BlekingësPërvec prezentimeve letrare R.Sheqiri gjatë javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit 2006 ka pasur të hapur ekspozitën vetanake me fotografi artistike në Bibliotekën e qytetit në Karlskronë dhe më 28 mars organizuar nga Shoqata ”Miqtë e Bibliotekës” në Karlskrona u mbajt takimi ”Pa kufinj me Rizah Sheqirin”. 

Të gjitha paraqitjet e tij letrare e artistike janë pasqyruar e vlerësuar në mënyrë të denjë e shumë pozitive edhe në gazetat regjionale ditore po edhe në mjejetet tjera të informimit.

R. Sheqiri u nderua me Çmimin e Mirënjohjes nga Konkursi Letrar ”Kadmus” që e organizoi Klubi i Shrimtarëve ”Drita” dhe Revista Letrare ” Pelegrin” në Athinë.
R. Sheqiri ditën e marrjes së Çmimit përe Kulturë 2006.

Ndërsa në vigjilje të festave të fundvitit poeti dhe shkrimtari ynë Rizah Sheqiri pati edhe një paraqitje e prezentim letrar shumë të suksesshëm në Muzeun e Marinës në Karlskronë. Kjo paraqitje e tij ishte me 15 dhjetor 2006, me rastin e marrjes së një Çmimi Vjetor për Kulturë (Kulturstipendium 2006) që e ndanë Regjioni i Blekinges (Region Blekinge) me motivacionin për të arritura në fushën e kulturës dhe të letërsisë dhe për punë më të tutjeshme në fushën e përkthimit dhe të krijimit. Një mirënjohje kjo që ka karakter regjional dhe që padyshim për autorin dhe për krijimtarinë, por njëkohësisht edhe për gjuhën e letërsinë shqipe, është një vlerësim me shumë domethënje, një shenjë respekti e nderimi i veçantë.
Njëkohësisht kjo mirënjohje për autorin është edhe një cytje për punë të më tejshme në këtë fushë, ndërsa për letërsinë shqipe, po edhe për shqiptarët, veçanërisht për ata që jetojnë në Suedi, mirënjohja që iu dha poetit e shkrimtarit tonë Rizah Sheqirit, padyshim është nder, mburrje dhe krenari.

Yllka Sheqiri vazhdon prezentimin e filmit te saj


image
Gjithandej nëpër qytetet të ndryshme në Suedi vazhdon të shfaqet me sukses  filmi për fëmijë ”Dumma prickar” _ ”Pikat budallaqe” i regjisores Yllka Sheqiri. Pas shfaqjes në disa kinema nëpër qytete të ndryshme filmi i Yllka Sheqirit shfaqet  më 9 shkurt 2011 në ”Dynamo” në Bibliotekën e qytetit në Göteborg –  qyteti i dytë në Suedi.


Filmi artistik për fëmijë "Pikat budallaqe" /Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit që është realizuar me mbështetjen e qendrës së resurseve për film dhe komunikim të rinjve në Blekinge, Kalmar dhe në Qarkun Kronoberg, vitin e kaluar me sukses është shfaqur në  kinemanë "Pärlan" në Skurup dhe në kinemanë "Spegeln" në Malmö.

Edhe këtë vit ky film po vazhdon të shfaqet me sukses gjithandej; më 26 janar 2011 u shfaq në më Karlshamn, ndërsa më 9 shkurt 2011 shfaqet në Bibliotekën e qytetit (Hörsalen) dhe në ”Dynamo” në Göteborg. 

Këtij filmi po i kushtohet një vëmendje shumë e veçantë nga shtypi ditor e revial, pastgaj nga radio e TV. Vitin e kaluar janë realizuar me dhjetra e dhjetra intervista me  Yllkën - regjisoren dhe skenaristen e filmit. Edhe televizioniet lokale, por edhe Programi i parë i  televizionit shtetror suedez ka bërë një reportazh me Yllkën për filmin. Për filmin kanë shkruar edhe masmediat e njohura elektronike;  si dhe në portalet elektronike dhe wbsajtet e njohura.

Vetëm gjatë ditëve të para të këtij viti  për filmin janë shkruar shumë artikuj dhe janë realizuar disa intervista me Yllkën nga gazetat e njohura si p.sh ”Expressen”, ”Sydöstran”, ”Commercen”,  ”VÃ¥rt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop” e  Radio Blekinge P-4,etj.

Po kush është Yllka Sheqiri?

Yllka Sheqiri, u lind në Prishtinë me 13 shtator 1987. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Ka studiar në universitetin e Lundit dramaturgjinë. Yllka ka mbaruar edhe studimet dyvjecare  për film, regjisurë, skenar dhe  produksion filmik.

Yllka si fëmijë ka ilustruar disa libra për fëmijë të babait të saj. Por vallja dhe krijimtaria letrare qysh heret u bënë pasion i saj i veçantë.

Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj.

Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës.
Ka themeluar dhe ka udhëhequr grupin e fëmijëve valltarë të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.

Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.

Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.
Krijuese e re -  fituese e një varg shpërblimesh

Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). 

Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Ã…hrman-Ekh në botim të Shtëpisë  Botuese Verbum, ndërsa më 2008  Ã«shtë përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan, është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm.

Yllka Sheqiri, është një krijuese që premton  shumë  jo vetëm në fushën e  letërsisë, por  edhe  të  dramës  e të filmit. 

Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik me titull “Në pus pa fund” të realizuar vitin 2009, skenarin dhe regjinë e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë.  Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë. 

Ndërsa në Festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn filmi “Në pus pa fund” i Yllkës mori Çmimin e publikut. Në Festivalin e VII-të  të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2009  Yllka Sheqiri u nderua me mirënjohje të veçantë  për  poezinë e saj. 

Më 2010 është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës  ditore suedeze Göteborg Posten, gjatë Panairit Ndërkombëtar të  Librit të mbajtur në shtator të këtij viti, në Göteborg. etj

Ndërsa në Festivalin e VIII-të  të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me Vendin e dytë për  poezinë  ”Pa titull”.
Yllka u prezentua me poezitë  e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges  që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010.
Aktualisht  jeton, punon dhe krijon në qytetin Göteborg të Suedisë.



Shpirti ynë – dritare e hapur


*   *   *

Nganjëherë qanë njeriu për jetën
Ankohet
Që është i vetmuar

Fati ju ndodhë të tjerëve
Befasishëm
Por 
Kjo s’na ndodhë
As ty as mua 

Ne i takojmë grupit
”Njerëz të dështuar”
Thellësinë e ndajmë
Dhe hapim një dritare
Pas çdo dështimi
Ne jemi të sprovuar
Për të shpresuar
Ndoshta fati që vjen nganjëherë
E gjenë shtëpinë në të paharruarin shpirtin tonë 
Dritare të hapur

©Yllka Sheqiri

 

*   *   *

Të gjitha lojërat përfundojnë
Disa janë më të gjata nga të tjerat
Mirëpo përfundojnë
Me fitues dhe humbës

Pse je aq i befasuar
Që  ka përfunduar loja dashuri 
Dhe që humbës je ti?!

©Yllka Sheqiri
 
*   *   *

Princesha deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje 
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye 
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi

©Yllka Sheqiri

 
*   *   *

Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.

Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!

©Yllka Sheqiri


 
*   *   *

Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes. 


Përgatiti:Flori Bruqi

Nga Fatos Ashiku :Shqipria ne trojet etnike...!


1...UNE JAM MIRE KUR ASHT MIRE SHQIPNIA...!'...
Is Boletini..moti 1912..!



Fjale te thana plot nje shekull ma pare...a nuk duket se jane thane pikerisht si me porosi per momentet e sotme..?..Sikur ta dinte ai burre vigan Isa Boletini se: pikerisht kur ai po nisej per ne Vlore dhe falangat e Serbo Malazeze po digjnin e shkaterronin Kosoven..ju kerkuan te thoshte ato fjale...fjale qe do skaliten thelle ne ndergjegjen e riformimit te kombit Shqiptar... te cilat ende kumbojne si sirena alermesh kur ndodhesh para dilemes sfiduese : duhet apo nuk duhet te bajm kombin Shqiptar!

E pra a thua ka patur te drejte ai burre ta thoshte ate qe e tha ? Mbase s'e tha ,.mbase gjithçka eshte pjelle e fantazise sone se, ashtu na e don puna ta besojme ,mbase jane shume hamendje...por! nje gjeje nuk mundesh nga ti shkosh pa dhene aresye...

Eshte nje pyetje fare e drejte perdrejte, qe vjen reale ,nese i referohesh ngjarjes historike te vitit te larget 1912...Po a mundet te mohohet: se Isa Boletini nuk u gjet ne Vlore kohen kur po ngjizesh pavaresimi i Shqiperise?

Jo padyshim qe jo kjo nuk mundet te mohohet se gjindet e dokumentuar nga celuloidi kohe.Dhe ajo qe duam te nenvizojme nga nje konteks teresore ngjarjesh qe kulmojne me aktin final te shpalljes se pavaresise , eshte nje moment te cilin na intereson ta veçojme...

Po digjej ..Kosova dhe kjo eshte e vertete e pa mohuesheme, e pra lind pyetja perse e la ai Kosoven vendin e tij dhe rendi drejt vlores ..sepse kishte frike Serbin

se ai kishte mjetet dhe numur te madh ushtrije?

Jo! vertet mbase edhe po te qendronte, nuk mundej te perballej aq sa ta bente te pa efekteshem ate furi barbare..por e verteta eshte ,se ai iku per ne Vlore dhe jo ne ndonje vend tjeter,ate e peshonin me are ngado ..pojo ai shkoji veç te merrrte pjese ne ate eveniment historik e pse ...per te tera por njera mbetet qe ka lene gjurme te pa shlyeshme..

Sepse ishte burre vizionare qe me ate akt vulosi njehere e mire nga do te anonte Kosova terva e lashte e Dardanise..dhe natyreshem nga trulli amatere i vendit Shqiperia...

Kishte edhe atehere unione, kishte perendim, kishte qejfe,por jo berja e SHQIPRIS E PAVARUR KISHTE PER TE PESHEN E PA NDARE TE NJE AMANETI QE SE MBARTETE DOT NE KURMIN E NJE PATRIOTI..AI KISHTE LINDUR ATDHETARE...

E ndersa e gjen kete akt te fokusuar ne analet e pavdekeshme te nje kombi nuk mundet te mos habitesh dhe vesh alarmin se pikerisht po bien sirenat e alarmit...per ate qe mbeti ende nje anmanet i pa tretur gjen burra 'zamani' qe tresin ditet neper kafenera, neper faqe te lojrave ne fezbuqe apo tek lengezohen e lepihen para fotos se nje nudoje apo te gjejne sado pak rast, te kullosin syte sapo diku zbulohet nje kreature femerore....

Por ka edhe me ..ka te shumte qe meqe i zu nata jashte ..per nje viç...!'pra mbeten ne udhet e Europes qe thone: komb.?!.e ç'na duhet kombi more e..qenki te 'marre' e dashki jo pak por trojet e Shqiprise ne kufijt etnike...

Epra a pati te drejte ai burre qe nuk pa interesat e familjes e femijve e nipave e mbesave e pasunis por shkoji ,drejt e ne vendin ku flamuri kombtare po ngrihej njererazi duke rrahur zemrat e çdo Shqiptari.ne nje puls te vetem.

Ja ku jemi pra ne kete distance kohore sa e mbartin prag shekulli e asaj ngjarje historike,,qe edhe nese nuk ja doli ta mbaje shqiperine etnike, ja doli te leje gjurme te nje komb formimi...pra a mundet dikush sot pas nje shekulli ta quaje kete si nje proçes arkaik e demode, i dale mode,'ZOT' na ruaj mendjen sikur te ishin, çitjanet e tirqet e nje kohe qe shkuan por qe vijne ne imazh nder stenda...

E veçojme kete akt , si veper qe mbet per tu ngjizur, si nje model qendrese dhe perqasje sikur te thonte sot gjithsecili ..Une jam mire kur asht mire Shqiperia...!'

Pra Beslidhja e re Shqipetare po rilind ne javen e saje te pare te saj me nje aksiome tjeter kombtare..e cila na ben te mendojme se kemi aq pune per tu bere bashke por si ti behet mire Shqiperise e jo gjithkuj ne hesap te vet....Ja pra se kemi nje rast qe na jep nisem , qe na frymezon, qe na ben te mendohet se njerez ishin edhe Ata me gjak dhe me tana kerkesat por nje gja e kishin ngulit, nese nuk ishte mire SHQIPERIA etnike edhe ata nuk ishin mire...Ja kete po sillja nderment kur pashe nje foto e cila mu ngjiz sa ta kemi edhe divize per vendimin qe kemi marre te bejme Shqiprin ne trojet etnike...!

 2.NE JEMI VETE EVROPE...!

 Sa here qe Shqipetaret jane nisur te ndermarrin hapin e mevetesimit, para Ju del nje ferre si 'merrizi' qe nder shekuj aq e lashte, i ka majat e gjembaceve aq te medha te mprehte qe vjen e gerric e te shpon e te gjakos edhe kur nuk ke nderment ti biesh asaj anes ku tashme dihet se ku ka gjallimin e saj.

E pra kjo eshte meraku qe ka mbet si amanet i shpirtit te zvogelum ne dimensionin e shpirtit madhor qe e shporre e neverit sakaq kete dileme mizore.Teksa nis e thote mjerueshem ..mire na, po cfare po thojne keta te 'medhenjte'?

E kjo i ngjan ,atij meraku qe kur nis me be aheng ,nuk te shkon mendja se si ke me be qejf por nis e thua: valle ati komshiut qe mbase se ka aty mendjen fare , po ja prish terezine po e shqetesoj...

...Jemi te vegjel...!'Nis e ferfellejn shpirtrat e trazuar qe enden nen trysnine e gjallimit sa, disa , kur e kane prek ate lloj miklimi qe e mendojne jeten ashtu se mos valle duke kerku me u be te medhenje, po ua shkel kemben ketyre te medhenjeve..!

Mos! thote dikush, diku maje 'Eifelit i cili i hipur ne ashensor druhet se po prishet casti i lumturise..mosni mos guxoni ... mos guxoni me e zane me goje brengen qe me bren si urithi ne token djerr... sa ta shoh Parisin si duket ketej e vetja te me duket se mos valle po shoh anderr, se edhe Shqiperia po eshte e tille ..ja atje tek Hani i Elezit ne token time amtare , nje nene po kalon dhimbjet ..se edhe nese i ka kalu afati ,pa ja derdh nje me nje paret nuk mundet me lind...!'

E na u lodhem duke be 'sikur' por 'bota e qytetrueme' e cila i ka rrenjet qe vaditen ne gjakun e mjerimit te popujve nuk miklohet aspak se e din fundin e vet ,mjaft mire.E pra ! ja konturet e asaj sajese qe emrin ja vune Shqiperi.

E lind pyetja kush, Ne apo Europa..?

Le te mos shtyjme me pas e ma pare per cast, e te ndalemi per te analizu nje fakt, per te ngritur pyetjen .perse fuqite e medha nuk i lejuan Shqipetaret ne kryengritjet e tyre te nje pas njeshme qe marrin nisem nga Lidhja historike e Prizerenit qe te marrin pavaresine e tyre ndaj Perandorise Otomane?

Pse?..Pa te dale dikush e te flase sa ti te qendroje edhe nje argument i vetem, se kjo behej ne interes te paqes dhe stabilitetit ballkanik apo ruajtjes se ekuiilibreve gjeostrategjike, apo te thote ; se kjo behej per te kenaq interesat e fqinjeve?

Jo! kjo nuk qendron dhe mbetet kryekeput nje mashtrim historik.

Sepse ,kurre se si interesat e nje vendi starategjik qe ishte Shqiperia dhe qe eshte, nuk munden ne kuader te shikimit te parimeve te bashkejeteses te mbeteshin ne duar te nje rastesije dhe egoje qe ngjason me etjene nje lukunije qe thith gjak ne trupin e nje populli ,ashtu te ngjan logjika me te cilen eshte copetuar Shqiperia.
E pse pra?endet pyetja duke tu versylur me ta gjet fytyren qe rrekesh me e fshen prej koruptimit ,apo se eke henger diku lugene corbes se prishur dhe tash po don me marre pozitene atij qe te han meraku per kete lloj perqasje te nje veprimi makaber qe fatkeqesisht mban vulen e saj.. !
Nuk mundesh kurresesi te spjegosh kete akt barbare se: kjo behej per te plotesuar ambicjet e fqinjeve.

E pra.perse dobesohej e pooshterohej Shqiperia kjo Zonje e nderuar qe daton ne hereshmerine e saje qe prej koheve te lashte qe eshte ketu dhe mbetet ketu edhe qe nuk u asimilua?
Sepse:ne planet e veta fuqite e medha Europiane tera bashke, me copetimin e Shqiperise sipas interesave te tyre hegjemoniste, duke gjalluar me mentalitetine megallomanise se atij qe i ka ne dore punet e dynjase,lanin duart per te patur dore dhe dere te lire per ta bere europen nje vend sherreesh dhe lufterash te njepasnjeshme.

KishteShqiperia ne te kaluaren e saje nje pervoje te hidhur ne marredhenje me te tille platforme qe fuqite e se keqes mbartni ne logjiken e tyre shoviniste. Te paret Pellazgo e UIIlire por edhe Arberore kurre nuk u bene bashke te sulmonin e gllaberonin kuj token e tyre , terrrmbenin toka e pasuri e te skllaveronin popuj tetjere.

Dhe per kete, pse ajo nuk e kishte bere megallomanin..'te madhin' te merrte rrolin e tutorit qe sipas logjikes se prishsit te paqes dhe harmonise atij qe frymezon moral te kundert ,(qofte largut) ajo duhej te ndeshkohej: duke ja rrembyer tokat e sajte qe shtriheshin ne tere rajonin e me gjere , qe dikush me madheshtine e saj te shenderrohej nje imperatori , qe me shpate e zjarr ti nenshtronte popujt .

...Keshtu kishte nisur ajo loje permes nje trilli marrezije qe per deshmitar,ka netet e ditet e perjeteshm,e te ferrit e xhehenemit te zjarrte qe keta gjakprishur e bene kete veprim makaber.
Te parte tane pra nuk e kishin bere kete ! dhe sepse a e dini : Se ajo me madheshtine e saj ishte vete Europe..Vete madheshtia dhe garancija e paqes dhe stabilitetit ne tere rajoni ku shtrihej nje truall qe banohej prej tyre.Nese dikush qet gjuhen per kete argument ,le te prese perfundimet e zbulimeve dhe konkluzioneve te shekences qe nder dekada ka nismen per te shpalosur kete realiatet tej mashtrimit qe eshte bere per te falsifikuar historine.

Pra per ta pushtuar kete terren qe quhet Europe, duhesh qe te vinin te tjere, barbare , tecilet sic dihet erdhen prej anes e anes te cilet jane sllavet fqinjet qe nakane munduar per shekuj me pabesine e tyre ,me ngasjen e tyre pernmanente , per te na sulmuar dhe nxjerre prej trojeve tona.Logjikre qe u mbart edhe nga fqinji tjeter jugore , i cili e kishte te mbartur qe prej kohes kur e beri ate loje qe e kapi deliri i madheshrise te behej perandori pushtuese.

PRa realiteti i vete gjallimit te ashuquajtur 'fuqi te medha ' buron nga nje realiotet qe per baze ka barbarine dhe, jo qyteterimin qe e mban vulen e pa njemete te qyteterimit Pellazgo Ilir dhe Arberore sa e sjelle ne kuijtese kthesa historike ne ate periudhe te udhehequr nga Gjergj Kastriot Skenderbeu.

E pra dikush ka merak te dije kur nisiu kjo loje e poshtersise e makabritetit dhe barbarise?
Dikush duke hedhur zarin emendesise si ne rulete te kazinose, nis e flet, sikutr pellet. :..'Turqit , me parandorine e tyre me islamizmin e tyre me myslamizmin e tyre, Ata na rrenuan na qiten faret.'..ndersa fshehin te vertetedhe sajojne te paverteta dhe skenare improvizues se Islkamizmi na qenka aziatik e turk dhe myslamizmi po i tille....dhe sakaq fsheh gjuhen duke fshehur te mos e thote te verteten qe ka edhe me , edhe me , edhe me, qe te con deri ne zanafillen kur qoftelargu i solli barbaret nga ana e anes , deri kur i has romaket me perandorinee tyre qe ma shpate e kthyen Dardin, nga i tille e bene Dede..duke i lene vend ketij osmanlliut nen shembell te tyre qe Deden ta bente Dalip...!

Keta jane dhe do te mbeten te njejte , barbare dhe pushtues

Pra per te zbatuar platformen e saj kjo fryme i mori nga ane eanes barbaret ngado e beri te veten per te mbajtur te gjalle atmosferen e prishjes se paqes dhe harmonise .Dhe si te tille pushtuesit se bashku me sa sollen ne nje konteks teresore , mbeten te njejte kelysher te se njejtes pjelle .

Perandorite nga e para ne e funduit dhe ajo qe mbase mund te linde diku ndersa endet si imazh per tu konturuar , qe si tipar ka momopolin,pra veton, ajne te njejte dhe perqasjet ne ideologji dhe ne fe jane sajime per te mashtruar dhe bere me te lehte nesnshtrimin dhe mbajtjen sa me gjate nen skllaveri.
Duke te te bindur se ZOTI i tyre te ben gjemen,se pa marre leje tek ai nuk mundesh te besh asnje hap dhe se kurte mendosh dujhet ti marresh leje.

Pra kur mendon:se te kritikosh dhe denoncosh kete veper makabre kete 'aktivitet te frymes se te' apo mender..k...,ke bere', nje blasfemi qe percon ne marredhenjete e sotme, merak se fyen dike apo po quhesh i pa denje , apo bukeshkale , kjo [perben alibi.

Alibi kur ate realitet poshterues kerkon tja veshesh vetevetes dhe kete sajese poercudnuese dhe kete fryme me akjt barbare kerkon ta beshg njesh me Eurpen.A ka se si te marresh leje dhe te mbetesh hezitues te mbetesh i tille dyzues, se nese e zhben kete sajese ne planin startegjik kuajo la gjurmen e saj, ne shpirtin ku la gjurmen e vet dyzues e poshterues kjo perben marrezi dhe vogelsi.

Ne erdhem duke u zvogeluar nder troje se nuk e mbartem dot revanshin e se keqes sepse ai revansh eshte prolog i gjallimit me heret me te keqen , kur ju besua se ajo doi i jape njeriut aresyen ta njohe celesin e krijimit , madje marrezine te krijioi sikur krijuesi ZOT.

NE ERDHEM DUKE U TKURRUR NDER TROJE , POR GABUAM P[IKERISHT SE NE E BEME MOTO ATE QE NA BENE TE BESOJME: SE KESHTU ISHIM, SE TE TILLE DUHET TE MENDOJME SI TE VEGJEL.dHE TEVEGJLIT SI MBAS KESAJ TEORIE DUHET TA KERKOJNE NJE GJE VECSE DUKE QARE.

Madje kjo na u be kaq mikluese e nanurisese sa e shihni ne Mitrovice populli Shqipetare ankohet se p[o me keqtrajton Serbi.

E pra! a kase si te dalesh diku sikur ne bregun e nje kanali dhe vete te quhesh 'askushi' dhe,pertej ta quash ate 'Eurpe' dhe me merak se po te merzitet nis e gjuan me shjelma mbi vetveten?

E pra.keshtu ngjan nje realitet mjeran kur tenton te dale ne mbrojtje te kesaj fantazme e cila duhet shkermoqur si realitet fiktiv, si mendesi e se shkuares dhe te kapercesh me bindjen:se po ti ishe vete Europe dhe se ti nese Europa do te gjeje paqe e qetesi ti duhet te prish ne balle se nuk ka kush te te perfaqesoje.

E pra Europa e sotme kjo sajese e mbetur nga shekuj e shekuj ndasishe dhe katrraurash ka dale ne nje pike ku ti ate qe ta moren nuk mundesh ta kerkosh prej saj.

Se ata qe e bene kete kishin nje mendesi barbaresh dhe tenton koha ta kaperceje si realiotet historikj.Pra kuj do ja kerkosh, shkelqimin e humbur,kuj do ja kerkosh trojet qe ti moren.

Kuj do ti thote kjo europe e sotme se trojet ti moren fqinjet? 
Si mund te thone se Shqipetaret ishin myslimane prandaj i ndame e i copetuam? Ja kete nuk munden ta thone se tani barbaret po zbythe.jo se ndodhi kjo e ajo por fryma ese keqes po shkon larg tej per te ndermarre kursine saj te fundit te saj .Se kaq e pati fuqine Ne leshuanm deri kur na shkuan shpatullet ne mure dhe se ata me gure e ne me buke sa i zuri fytin.
E pra ne duke qene vete balli i saj nderi dhe lacvdia e saje trashegimija e saje , deshmija e saj , duhet te ndermarrim akjtin final te shpallim e bejme nul kete tragjedi qe ndodhi me nje periudhe 2000 vjecare.

TE SHPALLIM SE NE NUK E PRANOJME ME SE KJO QE NA NDAU ISHTE eUROPA E JONE VETVETJA E JONE.pO TASHME KEMI NJE ARMIK DHE KY ESHTE IMAZHI I SHOVENIT QE NA ESHTE BERE SUPORT GJALLIMI QE DUKE E QUAJTUR ZOTERI TE HERESHEM AI ERDHE E NA HYRI NE KURMIN TONE MORAL E SHPIRTERORE.

Sa per ta przene duhet tashgashe nate e dite ta cmontosh ne tera dimensionet dhe separi dukje e pastruar vetveten Eorope me shtrigen e sajesen djallezore qe ta stisen per europe , per fuqi te madhe.

NESE KA NJE MERAK KETE DUHET TA SHPREHIN RTE TJERE POR SHQIP FOLES NUK DUHET SE SHPALLIN OSE VOGELSINE, OSE , BASHJKEPUNIMIN NE NJE KEND SHPIRTERORE, OSE ATE QE MBASE MBETI PERCUDNUESHEM SI PJESE E KORUP[TIMIT.sE NE SHEKUJ NA PUSHTUAN DUKE PAGYUAR NEN APO NE DORE SHQIP FOLES..Qe ZOTI i paste ne gjynah ..apo ne merine e tij...

Pra ne ka Europe Ne jemi vete Europa qe na takon ta shporrim te keqen qe na pushtoi ne rrethanat e furise se asaj fryme qe e mbart tere ajo periudhe mbijetese ,dhe, si mendohet se ne mbetetm te tille thjesht si fosile e se shkuares, apo si nje realitet qe deshmon vullnetin e njerezimit per te riparuar vetveten peerballe misionit final per te rrugetuar drej krijuesit nga erdhem.

3.BESËLIDHJA E RE ORGANIZATE APO FORUM....?(Ne zberthim te dokumenteve te paraqitura nga grupi nismetare)



Ceshte Beselidhja e re Shqipetare organizate apo forum? Eshte mbase nje dileme qe endet tek te shumte. Te vjen kjo pershtypje kur gjindesh perballe pyetjes,qe endet e tille kur mendohet ..'Pse ne internet do te bejme kete bashkimin kombetare?'
Se pari duhet te sjarojme ,se Beslidhja e re nuk eshte nje organizate e mirefillte sikur rendom gjindet e afishuar dukurija e grupimeve apo shoqatave.
Ajo duke qene forumi me i larte i cili ben bashke subjektet rreth nje bashkimi ne vendimarrje nuk eshte nje organizate.
Motivet qe na shtyjne drejt ketij forumi jo vetem per shkaqe tradite eshte thelbesishtt nevoje e domozdoshmeri jetike ,pasi vetem permes ketij organizimi populli Shqipetare ja del, ta thote fjalen e tij ne kuvend me tere forcen me te cilen ja kerkon momenti historik i realizimit te atij akti final te shpalljes se pavaresimit kombetare ne nje njesi te vetme ne kufinjte etnike ne kuader te nje organizmi shtet formues.
Pse:Sepse kete e ben domozdoshmeri gjendja ne te cilen ndodhet teresija teritorijale e Shqiperise etnike.Ndare ne pese shtete e ka fragmentarizuar popullsine dhe nje vendimi vetem i nje pjese te saj eshte e pa mundur te mbarte peshen juridike te vendimarrjes e cila ben te marre ate fuqi qe e kerkon nje vendimarrje kaq te rendesishme dhe njekohesisht qe mbart nje ngarkese te madhe emocionale.
Vetem nje bashkim i tille unik forcash do e mundesoje te mbikalohen barrierat qe jane endur me tere peshen e tyre perqark dhe ne vorbullen e kesaj vendimarrje qe duhet te ndodhe duam apo nuk duam ,pse kjo mbyll nje cikel hamendesishe dhe dilemash ne favor te idese shtet e komb formimi i cili e ben popullin Shqipetare unik e te njejte ne mesin e popujve te tjere.
Mundet qe edhe te ndodhte ndryeshe sikur ka hamendje.Sikur te bashkohet Kosova ashtu edhe nje pritje e mundesme me treven e ish republikes se Maqedonise, por kjo kurresesi nuk mund te konsiderohet proçes i kryer qe merr trajten e nje bashkimi kombetare ne kete trajte qe na kerkohet.
Pragmatizmi ne Shqipetareve nuk na ka sjelle asnjehere gje ne favorin tone.Kurdohere pas kulisash jane endur interesa lobingjesh dhe klanesh te cilet i kane dhene procesit ngjyre nga lekura e tyre e molepsur.
Tashme Ne duhet te shpallemi boterisht: per nje pavaresim te plote te tere njesise teritorjale qe e kemi ne pronesine tone morale , materjale dhe shpirterore.
Nuk mundemi te dalim faqebardhe dhe serbes para Camerise qe ka dekada qe vuan pasojat e copetimit per mbi nje shekull kohe kur Perandorja e ndau ate ne favor te Greqise.
Ne nuk mundemi ti veshtrojme drejt e ne sy shqipetaret ne malin e zi passi kurdohere, ose i gjejme per ndonje subjekt filmi ose nuk i zeme fare ne goje dhe atje jo pak popull gjindet ne kufinjte e asimilimit.
Kjo nje domozdoshmeri qe e mbart peshen morale te nje akti te tille sa eshte bashkimi i nje kombi. Por gjindet edhe nje motiv tejet i rendesishem qe na ben te besojme se bashkimi kombetare po sherben per te bere nje komb e jo per te mbyllur hesapet nder kancelarite e Europes.
Por edhe pesha vendimarrese nuk do e kete ate peshe specifike ne favorin e vendimarrjeve tona, pasi serish qeverisja jone do mbetet peng i Greqise sikur ka ndodhur.Dhe me kot behen llogarite se asgje nuk ndryshon ne rreshtimet e pruteshme. Greqia e njejte se e njejte, do e kete peshen e vetos ne vendimarrjen globale te bashkimit europijan.
Ja shihni sot ne krizen me te thelle, ajo dikton dhe keta i rrijne peqe lepe, pse, u duhet 'integrimi' per te mbyllur njehere e mire duke i vene nje kore tere poshtersive qe u enden ne korrisin e nje populli duke ja faturruar ate akt nje qeverisje 'shembellore ' te tyre.
Dhe domenet sa vijne dhe behet te patundeshme , mjaft prej tokave me te frtteshme ne fushe dhe bregdet jane bere prone ose e drejteperdrejte ose me te trete. e njejte situata edhe ne Kosove ku privatizimi ishte sikur vellezerit siameze.
E lind e drejta te theme: na rruajt ai komb qe po na e bejne .
Pra 'zoterinjte gjithçka do bejne te shesin veçse ti japin emer nje lloj bashkimi qe i mbyll hesapet mes tyre dhe kulisave disa dekadash dhe populli do mbetet nje manikin ne duar te tyre.
Pikerisht populli Shqipetare ka sot ne dore nje instrument kaq te fuqishem qe eshte Beselidhja e re Shqiptare te cilen duhet ta beje pjese te gjallimite te vet, ndryeshe nese i iken edhe ky tren ka per te ecur tere jeten ne kembe duke u endur pas bishtit te zoterinjeve duke e thelluar hendekun e diferencimit shtresor sa te dilet ne kufinjte e tyre me plebenjte ashtu sikur ndodhi nder shekuj.
Pra te mendohet se Beslidhja duke mos qene organizate ne si grup qe e percjellim realizimine saj ne forum serish gjejme rast te bejme thirrje bashkohuni me Ne sot eshte vone neser do te jete e pamundur. Te bejme njemilijon perkrahes ne internet qe ate kohe kur te shkohet ne vendimarrje te jete nje hap i tille qe e mbart peshen e zerit te nje populli i cili e desheron dhe e meriton nje bashkim per vete dhe jo per 'zoterinjte qe e kane mbyllur ciklin e tyre te 'pasurimit '.pomendojne ku ti sigurojne fitimete e tyre te paligjeshme.
Por kjo ka edhe nje plus ne zhvillimet shqiptare se japin para botes nje shembell se si nje komb desheron nje bashkejetese te sigurte pasi lenja dore e lire sot neser perben nje rrezik qe terreni Shqipetare te behet nje bastjon luftenxites .
Ky eshte nje apel per intelektualet per subjektet te cilet duhet te deshmojne se nuk kane gjalluar permes kulisash po ishin te ndereshem ne gjallimin e tyre,nders nese vonojne u kane lene dore te lire te veprojne saedhe po duket qe po ndermerren hapa pqe ta survejuar dhe menaxhuar levizjen kombetare, permes organizmavee nigmatike me emertesen per kontribut ndaj 'diaspores'.E kur mendon se brenda zhvillimet politike dhe ekonomike kane kapercyer çdo limit mbijetese.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...