
Steve
Paul Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc,
humbi betejën e tij të gjatë kundër sëmundjes së kancerit dhe ndërroi
jetë ditën e mërkurë në moshën 56 vjecare.
Lajmi u njoftua
nga vetë kompania Apple nëpërmjet një komunikate të shkurtër për
publikun.“Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë
ditën e sotme (të mërkurën)”, thuhet në njoftimin e kompanisë.“Idetë
brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një
sërë risish që përmirësuan jetët tona.
Floripress është më mirë falë
Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e Apple.
Vdekja e tij mbërrin vetëm një ditë nga prezantimi i modelit të ri të iPhone, i quajtur iPhone 4S.
Jobs,
56 vjec vuante prej kohësh nga një formë e rrallë e kancerit në
pankreas, sëmundje ndaj të cilës luftonte prej vitesh. Në muajin janar
Jobs dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të Apple me
arsyetimin “se nuk ishte më i aftë të kryente detyrat që përcaktonte ky
post”.
Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve
moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për
risitë që solli, vecanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë
shpejt pushtuan tregjet botërore.
Jobs, njeriu me talentin e jashtëzakonshëm

Pavaresisht
suksesit dhe miliardave te fituara, Steve Jobs arriti te ruante figuren
e nje njeriu modest e me kembe ne toke. Stili i tij 'simplist', por
edhe gerryes, i kombinuar me karakterin kerkues ne maksimum, e benin nje
njeri me te cilin shpeshhere ishte e veshtire te punoje, por me nje
talent dhe nuhatje te jashtezakonshme per produkte te deshirueshme nga
te gjithe qe e bene Apple-in, nje prej markave me te njohur te planetit.
Steven
Paul Jobs lindi ne San Francisko 24 shkurtin e vitit 1955 nga nje
lidhje e pakurorezuar me martese e dy studenteve, Joanne Schieble dhe
Abdulfattah Jandalit, te lindur ne Siri. Prinderit e dhane per adoptim
dhe nje cift punetoresh, Paul dhe Klara Jobs do te rrisnin si femijen e
tyre ne vendin ku kishin ngritur shtepi, ne Silicon Valley, zemra e
industrise amerikane te elektronikes.

Steve e braktisi kolegjin
vetem pas nje semestri dhe nisi te punonte per nje kompani qe prodhonte
video-game. Shpresat i kishte te mblidhte ca para e te nisej per nje
udhetim ne Indi. Dhe e realizoi. U kthye nga rrugetimi i tij ne
sub-kontinent me koken e qethur, me veshje indiane dhe nje eksperience
te hidhur mbi supe nga efektet e droges LSD. Pergjate gjithe pjeses
tjeter te jetes, Jobs do te mbetej nje budist dhe vegjetarian i bindur.
Historia e krijimit të kompjuterit Apple pat nisur perpara kesaj, ne
1974-ten kur se bashku me mikun e tij Steve Wozniak, nisen te punonin
per kompjuterin e se ardhmes në garazhin e shtëpisë së Jobs- it.

Apple
1 e pa driten e diellit dy vjet me vone dhe krijuesi i saj nuk pati
nevoje as te merrte para borxh e as ta ndante biznesin me ndonje pale
tjeter. Emri i kompanise vjen nga fruti i tij i preferuar, molla.
Fitimet nga Apple-i i pare shkuan te gjitha per permiresimin e saj dhe
hedhjen ne treg te versionit Apple dy, qe u prezantua ne nje panair
kompjuterash ne Kaliforni ne 1977-ten. Zhvillimi i makinerise se re
ishte mjaft i kushtueshem dhe Jobs bindi Mike Markkula-n, nje investitor
lokal, te garantonte nje hua 250.000 dollareshe, cka do ta bente pjese
te kompanise se re, Apple Computer.

Modeli i ri i Apple-it ishte
nje sukses i vertete dhe shkendija e boom-it te kompjutereve te
personalizuar, duke arritur nje nivel shitjesh prej 6 milione copesh
perpara se prodhimi te mbyllej ne 1993-shin. Kompania nuk kishte perpara
asnje pengese per t`u shnderruar ne koncernin e permasave gjigante qe
njohim sot. Krijuesi i iPod-it, te lancuar ne 2001-shin, u diagnostikua
me kancer ne pankreas ne vitin 2003. Nje vit me vone iu nenshtrua nje
nderhyrjeje kirurgjikale, por e mbajti semundjen te fshehte. Tre vjet
paskesaj, Jobs i prezantoi iPhone-n nje legjioni konsumatoresh qe priten
ne radhe per ore te tera perpara dyqaneve te Apple-it.
Barack Obama: Steve ndryshoi jetët tona
Në
një mesazh në blogun e Shtëpisë së Bardhë, presidenti i Shteteve të
Bashkuara, Barack Obama ka përkujtuar themeluesin e “Apple”.
Presidenti dhe Steve Jobs njiheshin personalisht dhe për më tepër në një rast Obama kishte lavdëruar punën e tij.

“Michelle
dhe unë jemi shumë të trishtuar për vdekjen e Steve Jobs. Steve ishte
një ndër inovatorët më të mëdhenj amerikanë, shumë kurajoz për të
menduar jashtë skemave, shumë i guximshëm për të besuar tek ndryshimi i
botës dhe me shumë talent për ta bërë këtë”, thuhet ndër të tjera në
mesazhin e Obama.
Kinë, lule përpara dyqaneve të “Apple”
Rreth 35 milionë microblogs në Kinë i janë kushtuar kujtimit të themeluesit të “Apple”, Steve Jobbs, që u shua gjatë natës.
Ndërkohë,
klientët e kompanisë janë drejtuar edhe nëpër dyqanet e saj në Pekin
për t’i bërë homazhet e tyre gjeniut të elektronikës.

Marka
“Apple” gëzon një popullaritet të madh në Kinë, ku shumë fansa të
produkteve të brendshme janë gati të rrijnë për orë të tëra në radhë për
të blerë produktet e saj më të fundit.
“Ai ishte një njeri i
madh”, ka thënë një burrë me një foto të Jobs dhe me një buqetë me
zambakë të bardhë, që udhëtoi një orë me makinë për të arritur në një
nga dyqanet e “Apple” në Shangai.
“Samsung”: Jobs, një sipërmarrës i madh
Kolosi
koreano-jugor i elektronikës, “Samsung Electronics”, rival i betuar i
“Apple”, i ka bërë homazhe themeluesit të saj, duke e vlerësuar si një
“sipërmarrës të madh”.
“Presidenti Steve Jobs ka prezantuar shumë
ndryshime revolucionare në fushën e teknologjisë së informacionit dhe
ka qenë një sipërmarrës i madh”, ka deklaruar shefi i “Samsung”, G.S.
Choi në një komunikatë.

Kompania koreane ka zhvilluar një betejë të vërtetë ligjore me “Apple” mbi mënyrën e dizajnit dhe cështje të tjera.
No comments:
Post a Comment