Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/08

Ç'thanë grekët për Ismail Kadarenë?



Nëse ndonjë ditë e dëgjoni të mbajë fjalim në Akademinë Suedeze të Letrave dhe Arteve, me rastin e marrjes së çmimit Nobel, mos u habitni: është kandidat i përhershëm vitet e fundit.

U lind pranë nesh, në Gjirokastër... Është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës sonë dhe është i pari shkrimtar në botë, nga sa di unë, që përmes tij i gjithë planeti zbuloi ekzistencën e një vendi. “Shumë pak njerëz e dinin se ekzistonte Shqipëria para se të shfaqej Ismail Kadare”, më tha gjatë një bisede shkrimtari grek Vasilis Vasilikos, mik i shkrimtarit shqiptar...

Thanasis Lalas, To Vima, shkurt 1998



Kadare, në pjekuri të plotë, operon me mësimet e shkrimit modern, me vetëkontroll dhe në mënyrë bindëse, duke përdorur si armë ironinë dhe satirën. Prozatori shqiptar, me frymëmarrje të shkëlqyera, ndërlidh nëntëshëm simbolet e tij me një shkrim së thelli poetik. “Lulet e ftohta të marsit” është një alegori e zymtë për Shqipërinë e sotme. Një portret absurd dhe surrealist i atdheut të shkrimtarit...

Tasos Gudelis, Elefterotipia, 2002



Ismail Kadare, ky shkrimtar i madh i vendit tonë fqinj, shkruajti një thriller policor që bazohet në versionin shqiptar të legjendës së “Vëllait të vdekur”. Duke u nisur nga kjo, shkrimtari shpalos me mjeshtëri e art historinë e holokaustit të një familjeje në një qytezë të Shqipërisë mesjetare.

H.Aleksopulos për “Kush e solli Doruntinën”



“Pallati i ëndrrave” është një vepër thellësisht njerëzore, plot me alegori dhe enigma, vepër madhore që lëviz në mënyrë harmonike midis ëndrrës dhe realitetit.

Greek books web site



Ismail Kadare, pena më lirike e Ballkanit

Ellinika Grammata

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...