Instituti i Studimeve Ndërkombëtare publikoi botimin e librit të dr. Elez Biberaj “Shqipëria në tranzicion, rruga e vështirë drejt demokracisë 1990 2010”.
Botimi i Institutit u përcoll sot nga një ceremoni e posaçme në Universitetin Europian të Tiranës ku morën pjesë diplomatë, studiues, historianë, studentë, zyrtarë të lartë, dhe politikanë.
Botimi i Institutit u përcoll sot nga një ceremoni e posaçme në Universitetin Europian të Tiranës ku morën pjesë diplomatë, studiues, historianë, studentë, zyrtarë të lartë, dhe politikanë.
Dr. Teuta Dobi, tha se universiteteve shqiptare u mungojnë studimet politike të thelluar shkencërisht dhe të paanshme politikisht si libri i Biberajt.
“Ne e ndjejmë akoma mungesën e studimeve të paanshme dhe që i shikojnë gjërat mbi interesat e palëve. Kjo gjë mungon në akademi, në media, në politikë dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi.
Ky libër është një mundësi më shumë për t’i parë dukuritë e tranzicionit shqiptar mbi palët, mbi interesat e vogla dhe të ngushta të implikuar politikisht, mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist të trashëguar nga komunizmi, por me një këndvështrim liberal dhe analizim profesional të ngjarjeve, siç ka punuar dr. Elez Biberaj”, tha ajo.
Ky libër është një mundësi më shumë për t’i parë dukuritë e tranzicionit shqiptar mbi palët, mbi interesat e vogla dhe të ngushta të implikuar politikisht, mbi akademizmin e shtirur dhe esencialist të trashëguar nga komunizmi, por me një këndvështrim liberal dhe analizim profesional të ngjarjeve, siç ka punuar dr. Elez Biberaj”, tha ajo.
Profesori i njohur shqiptaro-amerikan Nikolla Pano tha se libri i dr. Biberaj zë një vend me rëndësi në studimet ndërkombëtare mbi çështjet shqiptare dhe rajonale.
“Ky libër përmban një analizë shumë të thellë. Na ka dhënë një portret të vërtetë të Shqipërisë se si kanë rrjedhur ngjarjet vërtet nga 1990 deri në 2010”, tha ai.
Autori i librit, Elez Biberaj tha se e shkroi librin fillimisht për të plotësuar boshllëkun e madh të informacionit që ekzistonte në SHBA për Shqipërinë. Synimi kryesor ishte që libri të lexohej nga publiku amerikan dhe ligjvënësit e tij. Ai tha se Shqipëria ka shumë sfida përpara, se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në pozita më të mira se sot, dhe se ata janë ndër faktorët më të rëndësishëm në Ballkan.
“Ajo që më shqetëson është ndjesia se ritmi i përgjithshëm i demokratizimit duket se është ngadalësuar. Demokracia, vlerat demokratike, sipas mendimit tim, ende nuk kanë hedhur rrënjë të thella në radhët e elitave politike partiake, institucioneve, por as tek radhët e popullsisë në përgjithësi. Mendoj se ka nevojë për një hapësirë më të madhe demokratike në të gjitha fushat”, tha ai.
Libri i Biberajt u prit me interesim nga studiuesit dhe diplomatët, edhe për faktin se përfshin ngjarjet shqiptare nga fillimet e demokracisë 1990-92 deri në vitin 2010. Për shumë vjet drejtues i “Zërit të Amerikës” në gjuhën shqipe, aktualisht drejtor i divizionit të Euroazisë në VOA, dr. Biberaj është autor i shumë studimeve për Ballkanin dhe Shqipërinë, të cilat zënë një vend të rëndësishëm në bibliotekën e studimeve politike shqiptare.
Elez Biberaj u lind më me 16.11.1952 , në një fshat të banuar me shqiptarë në Plavë të Malit të Zi, një vit pasi prindërit e tij ishin detyruar të linin vendlindjen e tyre, Shqipërinë, si pasojë e regjimit totalitar. Katër vitet e para të shkollës fillore i ndoqi në fshatin Hot në gjuhën serbokroate, ndërsa klasët nga e pesta në të tetën i ndoqi në Gjakovë. Pasi u regjistrua në shkollën e mesme në Prizren , në janar të vitit 1968, bashkë me familjen e tij emigroi në Itali Gjashtë muaj më vonë arriti me familjen në SHBA .
Biberaj punën e tij si gazetar në Voice of America - redaksia e gjuhës shqipe, e ka filluar në dhjetor 1980. Këtu pas disa viteve më 1989 merr poziten e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa më 2004 emërohet redaktor përgjegjës për redaksitë në gjuhët Evropiane.
Me këtë rast i janë shprehur mirënjohje për punën e tij që kishte bërë në afirmimin e Zërit të Amerikës jo vetëm ndër shqiptarët por edhe ndër popujt tjerë të Ballkanit e Evropës Lindore. Ndër shprehësit e mirënjohjeve ishte edhe ambasadori i OSCE-së Uiliem Uoker.
Biberaj u bë i njohur në mjediset Kosovare sidomos pas Demostratave të Kosovës të vititi 1981 kur në Kosovë paraqitet një boshllëk i informacioneve për ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë. Biberaj është një ndër gazetarët i cili ka përcjellë për mëse 27-të vite, lëvizjet e Doktrinës së shejtë serbe dhe nga shumë analistë raportimet e tij janë marrë me seriozitet të veçantë.
Me rastin e marrjes së detyrës së re më 2004, Elezi u shpreh para teleshikuesve shqiptar:
- Unë fillova punë në Zërin e Amerikës në dhjetor të vitit 1980, në një kohë kur shqiptarët jetonin nën regjimet shtypëse komuniste dhe kur kontaktet midis shqiptarëve dhe amerikanëve pothuajse nuk ekzistonin
- Shumë shqiptarë, në atë kohë, e shikonin Zërin e Amerikës si të vetmen dritare shprese. Kolegët e mi dhe unë u angazhuam me gjithë shpirt për përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës: t'u tregonim dëgjuesve të vërtetën rreth shoqërisë së tyre dhe zhvillimeve në botë; të nxisnim respektin për të drejtat e njeriut; të përhapnim lirinë dhe demokracinë; të nxisnim interesat amerikane në Ballkan, si dhe miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve.
- Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment