Njohja veprës shumëplanëshe të Konicës, i ngjan një aisbergu, të cilit mund t’i shohim vetem majën, pa ditur se çfarë fshihet nën ujë. Gjatë viteve 1925-1939 Konica shpalosi një publicistikë pjellore dhe ekspresive duke iu kushtuar kryesisht kritikës politike dhe shoqërore. Me veprimtarinë e tij, ai iu përkushtua sa lëvizjes kombëtare po aq dhe lëvizjes demokratike për një qytetërim perëndimor të Shqipërisë. Si i tillë Konica mund të kuptohej dhe interpretohej drejt, vetëm në klimën e një shoqërie pluraliste. Eshtë edhe kjo një nga arsyet e interesimit të thellë që ka ngjallur vepra e Konicës në ditët e sotme.
Idetë dhe veprimtaria e Konicës
Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij, ai do të paraqiste një alternativë të caktuar të zhvillimeve të ardhshme demokratike në vend. Kështu, Konica rrugën e zhvillimit demokratik e pa në alternativën e shndërrimeve, të reformave të njëpasnjëshme, në kuadrin e rritjes së pjekurisë politike të popullit shqiptar dhe të klasës drejtuese të tij. Ai ishte i bindur se reformat duhej të ishin në kufirin e liberalizmës, se i vetmi shpëtim i kombit tonë ishte zhvillimi i tij “për më tepër kuptim politik, më tepër dashuri për punë e rregull, më tepër butësi e bashkim”.
Duke shpalosur domosdoshmërinë e shkëmbimeve të mendimeve midis palëve kundërshtare Konica lëshoi thirrjen “Janë ca raste historike kur zëri i partive dhe i kundërshtimeve duhet të pushojë përpara një interesi më të lartë”.
Konica si ministër i shtetit shqiptar në SH.B.A. ruajti autoritetin e këtij shteti, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga shikimi kritik i realitetit të vendit të viteve 1925-1939. Ai goditi metodat për vendosjen e kontrollit të regjimit zogist në vend, burokracinë aq të dukshme, spekullimet e nëpunësve, gazetarët dhe redaktorët që i shërbenin parasë dhe jo idealeve demokratike. Një kritikë e tillë gjen vend në shkrimin “Shqipëria si mu duk” botuar tek “Dielli” 1929.
Veprimtaria e Konicës
Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si pubicist, si gjuhëtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese, të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si “princi i gjuhës shqipe” ai do jepte ndihmesë të madhe edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar që ndikoi në parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike në Shqipëri në këto vite.Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica besonte se shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të rrezikut të madh të jashtëm.
Në vitet 1925-1939 ai do i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si”axhensi politike”. Me vlerë të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare shqiptare. Bashkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart personalitetin për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare.
Ne lëmin e krijmtarisë së mirëfilltë letrare penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike, të cilat karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e rëndësishme është novela ,”Doktor Gjilpëra që zbulon rrënjet e dramës së Mamurrasit” botuar si nënflete në gazetën “Dielli”. Në të kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe shpirtërore të vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin, Çajupin etj. Faik Konica la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga “Njëmijë e një netë” që u botuan në librin “Nën hijen e hurmave”.
No comments:
Post a Comment