Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/08

Mbi librin e Thanas Boçit, “Duke kërkuar të veçantën”



Myslim Maska


Libri “Duke kërkuar të veçantën…”, pa më të voglin dyshim, përbën një eveniment të rendësishëm për letërsinë e emigracionit në këta njëzetë vitet e fundit. Kjo për faktin e thjeshtë dhe konkret, se Thanas Boçi është i pari që merr përsipër një barrë të vështirë për të bërë një seleksionim të mënçur, studime, analiza dhe reçensione për më shumë se tridhjetëepesë– tridhjetë e gjashtë autorë. Dhe kuptohet, pa asnjë lloj shpërblimi. Jo se kanë munguar shkrimet e autorëve për njëri– tjetrin, për librat e tyre më të mire. Është e vërtetë dhe e pranueshme, që një shkrimtar apo një poet, mundet ta zbërthejë estetikisht dhe analitkisht shumë mire një vepër letrare, por në fund të fundit, mund të them: Të gjithë ngelemi konformist. Na pëlqen apo s’na pëlqen, të tillë janë të gjithë artikujt, studimet dhe reçensionet e botuar. Nuk ka asnjë vrejtje themelore, asnjë lloj kritike, siç ndodh në internet. Pikërisht këtu është diskursioni bazë. Të gjithë autorët janë të mrekullueshëm. Të gjithë sjellin një gjëzë të re në letërsinë shqipe. Të gjithë të befasueshëm. Konkluzioni: UNIFORMIZËM!

Ndryshon puna me kritikën e vërtetë shkencore. Objekti themelor, bazë për çdo lloj kritike letrare apo studimore, apo histori letërsie, siç dihet, është vepra letrare dhe jo autori i asaj vepre. Nëqoftëse ngatërrojmë këta parametra, bëjmë një kortezi të pështirë letrare. Kritika letrare të thyen brinjët, të shokon, të lë pa frymë, për të gjithë ata që me dashje ose pa dashje ngatërrojnë derën me dritaren, shitësin e bananeve me poetin, bërxollapjeksin me prozatorin, estetin, etj. etj. Fatkeqësisht edhe në librin shumë të mirë studimor “Duke kërkuar të veçantën”, janë pesë a gjashtë shkrime për libra të dobët, që fatmirësisht, për rastin konkret, i kam lexuar. Vërtetë këta autorë kanë dhe libra të mirë, por analizohen librat konkret.

Kritiku dhe studiuesi Thanas Boçi, për mendimin tim është një studiues dhe kritik letrar i kompletuar. Njohës shumë i mire i estetikës, filosofisë, psikologjisë, i historisë së letërsisë shqiptare dhe asaj botërore, d.m.th. të rrymave letrare që bënë evolucione dhe revolucione në prozë dhe në poezi këta dy shekujt e fundit. Përdor me nikoqirllëk terminologjinë kritike. Di të futet në thelbin e çështjeve dhe fenomeneve shoqërore– letrare dhe aty të bëjë shpërthime eksplozive, në mënyrë të natyrëshme, që më pas të bëjë analiza të mirëfillta shkencore. Kjo ka bërë që Ai di të zbërthejë e të hedh dritë edhe aty ku duket dritë dhe errësirë. Dhe kjo është një nga parimet themelore të kritikës letrare për urën autor-lexues. Në këto që po them nuk ka aspak hiperbolizëm. Mjafton të lexoni me vëmëndje: Një këngë për “Edit Piafin” të shkrimtarit Robert Goro, “ Nëpër labirinthet e poezisë surrealiste dhe konkretiste”, të S. Martikos, “Poezi e ndjerë së brëndshmi”, “Fëmijët e fanarëve”, të Murat Aliajt, Valter Lazeri, “Urdhëri i lotit”, Pirro Loli, “Edhe fjalët shkojnë në ferr”, Primo Shllaku. “Lasgushi i Durrësit” A. Dovana, “Poezi që burojnë nga shpirti”, K. Mërtiri. Pegasi i Odise Goros, “Kohë e shkruar mbi xham”, Gëzim Strora. Poezia surrealiste e Niko Kacalidhës, një Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë, P.Shllaku. Udha për në ferr dhe Bisedë me muzat, të Miho Gjinit, Ëngjuj pa qiej, të T. Zmalit, Varrezat e vendlindjes, R.Çollaku, “Shpirt i Braktisur”, Leon Leka, etj. etj.

Ky është kritiku dhe studiuesi Thanas Boçi, modest e i çiltër, i vizioneve bashkëkohore moderne për analogji veprash moderne e bashkëkohore.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...