Nga Selatin Kaçaniku
A (SA) JEMI TË PËRGADITUR PËR PANAIRE ?
Mendoj se jemi në rrugë për të qenë të përgaditur. Le të shpresojmë se këtë do ta arrijmë më shpejtë se të tjerët ?!
AUTODIDAKTË OSE JO ?!
Nuk ka asgjë të keqe nëse shumica prej nesh jemi kyçur në panaire si autodidaktë. Pas luftës pothuajse çdo gjë filloi nga niveli zero.
Imponon etuziazmi, guximi, dëshira, qëllimi i mirë…edhe ëndrra. Do të ishte keq nëse në gjithë këtë organizim do të mungonte ndershmëria, sinqeriteti dhe vullneti i mirë ?! Këto çështje do t i diskutonim me të gjithë.
INSTITUCIONET tona, me staf profesional, të asrimuar dhe të edukuar për kulturën e panaireve janë të obliguara që të insistojnë në profesinalizëm e kulture të nivelit të duhur edhe te organizatorët e
panaireve, edhe te pjesëmarrësit por edhe te vizitorët. Të gjithë këta njëherësh janë edhe konsumues edhe ofertues të produkteve të ndryshme qoftë si mallra ose shërbime.si në panair, si në jetën e përditshme,
si në vendin e punës.
Nuk është turp nëse gjatë punës mësojmë, avansohemi dhe ngrisim profesionalitetin në punë si orvatje për të ngritur cilësinë e ofertës për konsumatorin, të cilin, në rastin e panaireve, e përbëjnë edhe bizneset edhe konsumatorët.
Por edhe Shteti dhe instititucionet e tij janë poashtu konsumues dhe përfitues nga ofertat dhe vlerat e panairit. Të gjithë së bashku kemi të drejtë dhe obligim t i ndihmojmë këto procese jo vetëm duke e ngritur drejtëpërsëdrejti cilësinë por edhe duke insistuar në ngritjen dhe ofrimin e cilësisë në kuptimin më
të gjërë.
Institucionet e angazhuara nuk duhet të mjaftohen vetëm me vënien në listen e projekteve të realizuara të edhe një panairi. Ato, nëse paraprakisht i kanë caktuar detyrat, kërkesat ose objektivat duhet të
vlerësojnë përmbushjen e tyre në mënyrë që ky vlerësim të shërbejë si pasqyrë, model ose formë e avansimit të organizimit vitin e ardhëshëm ( panairin e rradhës ), gjë që do të ndihmonte shumë në krijimin e
traditës dhe të tradicionales.
Stafi, aparati…kabineti e këshilltarët shumë të numërtë të akcilit institucion të Shtetit duhet ta kenë gjithëmonë parasyshë nivelin dhe rolin reprezentues të punëdhënësve të tyre karshi popullit e qytetarit
i cili, në momente të caktuara shfaqet edhe në foirmatin e konsumatorit, edhe në ate të elektoratit, edhe…formate këto shumë sensitive dhe shumëcipërisht të rëndësshme.
E, formati konsumator i popullit, i qytetarit…i elektoratit ishte format kyç e kauzal i çdo panairi, edhe i këtij të fundit i cili “ tradicionalisht “ zhvillohej pa përfaqësuesin e vetëm të konsumatorit të Kosovës, pa termin dhe pa emrin “ konsumator “ në fjalorin e disa prijësve të institucioneve të Shtetit – emër ky i cili nga institucionet e Kosovës shfrytëzohet vetëm kur të kanë “ presion “ nga institucionet ndërkombëtare dhe me
këtë emër “ kuhtëzohen “ projektet dhe donacionet e caktuara ?!
E, kur jemi te ndërkombëtarët le ta themi edhe këtë: Panairi prezanton fuqinë, kapacitetet dhe potencialet adsorbuse e absorbuese të tregut, ku informohen edhe të interesuarit vendorë edhe ata ndërkombëtarë.
Ndaj, duhet bërë kujdes e duhet ta kemi për qëllim organizimin e panaireve ndërkombëtarisht të hapura për hyrje dhe dalje të ekonomisë, të bizneseve, të prodhimeve, të kulturave e standardeve biznesore e
afariste…
BIZNESET prodhuese e kanë më lehtë. Duke i përmbushur standardet dhe ligjet tjera të aplikueshme në biznese e kanë shumë të dukshme dhe shumë afër formën e cilësisë. Bizneseve iu mbetet që, për t i bërë të
njohura shijet, nevojat, intereset e të drejtat, të mësojnë dhe të gjejnë rrugë e forma për t ia shprehur ato institucioneve, asociacioneve të biznesit dhe organizatorëve të panaireve–pa i ” amnistuar “ edhe donatorët e sponzorët ?!
Bizneset, nga panairi në panair, duhet të prezantojnë të arriturat, zhvillimin dhe ngritjen e tyre duke shfrytëzuar kushtet dhe mundësitëqë i ofron panairi për reklamimin e tyre.
Vet bizneset, edhe nëpërmes institucioneve e asociacioneve, duhet të insistojnë në gjetjen e mundësive për mbrojtjen dhe prezantimin e veçantë të origjinës e të origjinalitetit të produkteve por edhe për
krijimin, afirmimin dhe mbrojtjen e emrit.
“ Prodhuesit “ e lëngjeve psh, të cilët ( shumica ) në të vërtetë janë paketues / ambalazhues, do të mund t i shfrytëzonin tok në një vend:
Institucionet, asociacionet dhe prodhuesit e frutave për të bërë kontratë e për t ia “ imponuar “ prodhuesve të bazave për prodhimin e lëngjeve që ta organizojnë grumbullimin e frutave vendore në mënyrë që
këta paketues / ambalazhues në të ardhmen vërtetë të prodhojnë lëngje – prodhime vendore ( ashtu siq i ofrojnë e reklamojnë pa të drejtë dhe në mënyrë jo të sinqertë ), duke iu shmangur kështu bazave ( shumica)
artificiale të përbëra nga bashkdyzimet kimike që kanë vetëm ngjyrë,shije e aromë artificiale?! .
ASOCIACIONET e bizneseve duhet t i “ identifikojnë “ rolet dhe obligimet ( jo vetëm të antarsisë së asociacioneve ) karshiperformansave të (pa)mjaftueshme të panaireve të cilat si shfaqje reprezentative e të arriturave të bizneseve reprezantojnë një superstrukture biznesore që mund të merret edhe si pasqyrë e ekonomisë së Vendit. Këto asociacione duhet të jenë një urë lidhëse dhe bashkorganizjmi mes bizneseve pjesëmarrëse, institucioneve të angazhuara, organizatorëve dhe konsumatorëve qofshin ata vizitorë
qofshin ato biznese që i gëzojnë e shijojnë frytet e panairit.
ORGANIZATORËT
Vitin e kaluar mora kritikë të ashpër për vlerësimet e mia me që me to njëri nga organizatorët e panaireve nuk ishte i kënaqur. U kërkua nga unë që e-mail adresat e këtij organizatori t i largoj nga lista ime në
të cilën shumë biznese, institucione, asociacione, mediume, gazetarë…kërkojnë t i inkuadroj. Kjo, nga se “ organizatori i ofenduar “ nuk ishte i gatshëm të pranonte mendime ndryshe as të dëgjonte
zërin e konsumatorit – edhe nëse “ nuk ka të drejtë “.
Shih çudinë, nëpanairin tjetër të rradhës performansat e organizimit të panairit po nga ky organizator ishin shumë më të larta. Evaluimi im, si duket, i bëri hajr ?!
Tanimë ishin të bindur se konsumatori vështron, soditë, analizon dhe vlerëson.
Ky edhe është qëllimi i kritikës, e kritika është vlerësim që nuk don të thotë të jetë vetëm negativ.
Një mençuri e popullit tone thotë: “ Fjala n sy osht hallall “ e tjetra “ Ai që ta don të mirën ta thotë n sy, ai tjetri pas shpine “?!
VIZITORI i panaireve është KONSUMATORI ndërsa edhe biznesi pjesëmarrës është konsumator përderisa e konsumon shërbimin e organizatorit dhe konsumon vlera e oferta tjera për nevoja personale e jo për shitje ose rishitje.
Në mungesë të kritikëve, analistëve… kronistëve të panaireve KONSUMATORI ka të drejtë dhe obligim t i vlerësojë shërbimet që i ofrohen, pra edhe këto të organizimit të panairit, pa i marrë
parasyshë frustrimet e organizatorit. Kaherë ka perënduar koha e “ shitjes së maces në thes “.
Është obligim imediat i organizatorit dhe i institucioneve e donatorëve të angazhuar që t ia mundësojnë kënaqësinë dhe të drejtën konsumatorit biznesor dhe vizitorit evaluimin e sukseshmërisë së panairit. Pra, është obligim edhe anketimi i nivelit të satisfaksionimit të konsumatorit me ofertat dhe me vlerat e arritura të organizimit të panairit. Këtu shihet edhe obligimi i kyçjes së konsumatorit qysh nga hudhja e shkronjave të para të organizimit. Kjo aq më pare se të gjithë pretendojnë ( të paktën publikisht e deklarojnë ) se panairi i
dedikohet konsumatorit, se prodhimet i ofrohen e ekspozohen konsumatorit, se pretendohet njohtimi dhe përafrimi i bizneseve prodhuese me konsumatorin….
Përplot goja konsumatorë; Konsumatori zot Shtëpie…
E, konsuatori mungon?! Mungon në parapërgaditje, mungon në hapje, mungon, mungon, mungon…?!
Sepse të gjithë këta lakmojnë vetëm paranë e konsumatorit por jo edhe praninë e tij, jo edhe të drejtën e evaluimit ?!
KULTURA
Populli e thotë: Duke njohur e respektuar këdo në të vërtetë njeh dhe respekton vehten. Duke mosnjohur as respektuar të vetmen pikereferuese të kauzës së konsumatorit në Kosovë, aktualisht Organizatën
KONSUMATORI, don të thotë të mosnjohësh e të mos respektosh vetvehten - duke qenë edhe vet, edhe familja konsumatorë, duke marrë rrogë ngakonsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës,duke pasur përplot gojën konsumator - para të cilit, mbi gjunjë tëpërulur, të gjithë klithin, lusin, apelojnë e përgjërojnë. KONSUMO PRODHIME VENDORE ?!
Me ligjet pozitive në fuqi institucionet e Kosovës janë të obliguara ta informojnë, arsimojnë dhe ta ngrisin nivelin edukativ e kulturor të konsumatorit ( fizik e juridik ) duke pretenduar vetëdijësim sa më të lartë të tyre e me qëllim të emancipimit të të gjithë pjesëmarrësve në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, ku ( më falni në humbjen e modestise ) konsumatori është faktori dhe pjesëmarrësi kryesor – sepse e fuqizon dhe e evaluon ofertën e tregut me paranë e tij.
Ky obligim njësoj i takon edhe asociacioneve biznesore të cilat edhe në panaire duhet të jenë pranë bizneseve duke iu ofruar edhe konsulencë me qëllim të ngritjes së nivelit të prezantimit dhe të organizimit të panairit në kontekst të rritjes së përfitimeve nga ky prezantim i të arriturave të bizneseve Në veçanti ky obligim i takon asociacioneve që kanë edhe përvoja vetanake në organizimin e panaireve të cilat do të duheshte t i ndanin me bizneset pjesëmarrëse dhe me konsumatorët e tyre.
Edhe bizneset, me rastin e shprehjes së dëshirës për pjesëmarrje në panair, para nënshkrimit të kontratës duhet të kërkojnë nga organizatori prezantimin e plotë të objektivave dhe demonstrimin teorik të të priturave, të jehonës dhe sa e si do t i këthehet investimi nga pjesëmarrja në panair në nxitjen e biznesit.
INTERAKTIVITETI jo vetëm mes bizneseve, institucioneve, asociacioneve,donatorëve, bankave, konsulentëve e konsumatorit duhet të zgjërohetedhe me bartësit e fushave dhe të segmenteve tjera shumë të pranishme por edhe të nevojshme në biznes.
Të bërit biznes në Kosovë është një fushë tepër e ngarkuar me sfida e vështirësi të cilat mund të trajtohen edhe në panair.
Edhe kontakti më i afërtë me konsumatorin,jo vetëm ai në distancë dhe jo vetëm ai në “ allësh – verësh “ do të ishte shumë kurioz dhe me interes. Jo të gjitha institucionet, jo të gjitha asociacionet…jo të gjitha agjensitë i qëndrojnë pranë bizneseve dhe konsumatorëve në panair.
E, pa bashkpunim, njohje e respektim reciprok, pa INTERAKTIVITET të mirëfilltë nuk mund të sigurojmë shtrirje serioze të bizneseve e të prodhimeve vendore në treg, nuk mund të sigurojmë as emër, as eksport ?!
Po, është shumë e vërtetë: PANAIRI I MIRË mund të organizohet vetëm së bashku, assesi ndryshe. Çdo trajtë tjetër e organizimit të panairit do të ishte improvizim e improvizimi nuk është mjet i mire i arritjes.
Çdo anashkalim i akcilit pjesëmarrës të tregut të prodhimeve, mallrave e shërbimeve e bën panairin të mangët dhe jokomplet e së këndejmi edhe jokompetent.
Çdo “ kursim “ në (mos)organizimin e aktiviteteve përcjellëse e të nevojshme të panairit, ngjarje këto që e kompletojnë, e avansojnë, e afirmojnë më shumë, i mundësojnë interaktivitet e interdisiplinaritet e bëjnë panairin tepër të zbehtë. Pretendimet se njëra palë din më shumë se pala tjetër, më shumë se konsumatori pjesëmarrës dhe konsumatori vizitor, eliminon bashkpunimin imediat dhe flet për një karakter psikologjik joafarist e defetist i cili i bën hije panairit.
Organizimi i një panairi vetëm si shfaqje publike, si show medial, si paradë politike, si rrahagjoksje zyrtarësh e shërbyesish civilë të institucioneve, asociacioneve, donatorëve…dëshpron bizneset dhe mashtron ekonominë e në veçanti konsumatorin.
08.10.2011.
Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458
*******
Nga Flori Bruqi
Prishtinë: Hapet Panairi i Prodhimeve Bujqësore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke hapur Panairin e Prodhimeve Bujqësore sot në Prishtinë tha se sektori i bujqësisë është duke u bërë gjenerator i zhvillimit ekonomik dhe se agrobizneset janë duke luajtur rol kyç në këtë fazë zhvillimore.
“Qeveria e Kosovës ka dyfishuar përkrahjen financiare për sektorin e bujqësisë, por duke filluar nga viti i ardhshëm, këtij sektori do t’i rritet mbështetja financiare në masë shumë më të madhe, sepse në planin tonë ekonomik për vitet e ardhshme bujqësinë e kemi radhitur tek prioritetet kryesore duke e konsideruar si gjenerator të zhvillimit ekonomik në periudhën afatmesme”, tha kryeministri Thaçi ne hapje te panairit të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës...
Ai tha se e ardhmja e sektorit të bujqësisë është shumë e ndritur dhe se do të vazhdohet të kultivohet partneriteti me të gjitha palët e interesit, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohen pengesat dhe të arrihen suksese të reja në këtë fushë.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerant Stavileci me këtë rast ka thënë se prodhimtaria bujqësore është njëra prej aktiviteteve më të qëndrueshme ekonomike në zonat rurale dhe qëllimi kryesor i organizimit të këtij panairi është që nëpërmjet promovimit dhe marketingut të produkteve bujqësore, t’i shndërrojmë nevojat dhe kërkesat e shoqërisë në mundësi përfitimi të ndërsjella për konsumatorët dhe agrobizneset tona.
“ Krahasuar me rajonin, vendi ynë mbetet ende një vend që prodhimtarinë vendore nuk e konsumon në nivelin e duhur dhe përveç që mungon gatishmëria, mungon edhe një marketing më i madh nga ana e agrobizneseve”.
Ministri Stavileci me këtë rast theksoi se duke i parë këto mangësi, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me aktorë tjerë të kësaj fushe, nëpërmjet organizimit të panaireve të tilla po synojmë të përforcojmë sinergjinë ndërmjet gjithë aktorëve të tregut dhe t’i plotësojmë këto mangësi, duke ngritur njëkohësisht vetëdijen në masë për rëndësinë ekonomike të konsumimit të prodhimtarisë vendore, si dhe duke nxitur edhe prodhuesit për përmirësimin e cilësisë së prodhimeve të tyre.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se nga lufta e këtej, bujqësia më tepër iu është lënë prodhuesve bujqësor se sa ka qenë në rend të politikës ekonomike.
“ Kjo neglizhencë nuk ka të bëjë vetëm me projektimin e dobët të strategjisë sonë ekonomike, e cila nuk i përdor përparësitë tona komparative dhe resurset ekzistuese por shpesh tenton t’i kopjoj artificialisht trendet moderne në tregun botëror në kondidat e një ekonomie të pazhvilluar. Kjo neglizhencë në vete përbën dhe një paragjykim diskriminues, sipas së cilit bujqësia është veprimtaria e cila është e prapambetur, tha ai.
Gërxhaliu theksoi se fatmirësish ky botëkuptim ka nisur të ndryshoj.
“Manifestime si ky panair kanë një rëndësi të madhe për vendin tonë. Ato duhet të na bindin se bujqësia përbën shansin tonë të zhvillohemi më shpejtë ekonomikisht duke u mbështetur në burimet dhe resurset tona. Ato duhen të na bindin se nëse nuk kemi pasur fatin që ti kemi burimet e naftës, kemi pasur fatin ti kemi kushtet për tu bërë fuqi bujqësore në rajon. A do ta shfrytëzojmë këtë shans – kjo varet vetëm prej neve”, tha Gërxhaliu.
Ne hapje të panairit foli edhe Nils Rosemann zv.drejtor i Zyres Zvicerane per zhvillim dhe bashkepunim ne Kosove
Në panair prodhimet e veta i ekspozojnë më shumë se 50 biznese prodhuese në lëmin e bujqësisë nga Kosova dhe rajoni.
******
No comments:
Post a Comment