Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/06

Këngëtarja Dafina Zeqiri ndryshe!



Këngëtarja Dafina Zeqiri, edhe pse i bën prezantimet e këngëve në Kosovë, shihet se synimet e saj janë më shumë se publiku shqiptar. Pas këngës “Dangerously in Love”, ajo ka paraqitur edhe klipin “My Swag”, e cila po ashtu është realizuar në gjuhën angleze.

Pas shumë peripecive dhe shtyrjeve, këngëtarja Dafina Zeqiri ka prezantuar edhe këngën e saj më të re, hitin “My Swag”.
E paralajmëruar se do të transmetohet në treg para disa javëve, ajo ka dalë dje në orët e hershme të mëngjesit përderisa thuhet se fajtore për këtë ka qenë paksa Dafina, e cila ka vonuar që t’ia japë bekimin lansimit të spotit.
E realizuar në anglisht, por me një version dhe me një muzikë më të shpejtë, Dafina Zeqiri me dy këngët dhe klipet e saj të fundit po tregon se mendtë i ka diku tjetër – te publiku ndërkombëtar.
“Dangerously in Love”, ishte një këngë e lehtë, baladë, e cila për një muaj arriti që të shikohet më shumë se nga një milion njerëz nëpër ueb-faqe që transmetojnë klipe, përderisa këngëtarja, e frymëzuar nga suksesi i asaj kënge ka realizuar edhe klipin e saj më të ri “My Swag”, një këngë kjo më ritmike, po ashtu në gjuhën angleze.
E kritikuar shpesh si një kopjuese e këngëtareve të huaja, megjithatë Daffy vazhdon njëjtë. Edhe në klipin e ri, ajo ka marrë shumë nga këngëtarët e huaja, sidomos nga Beyonce, Rihanna, por edhe nga Lady GaGa – por spoti i saj ka edhe veçanti.
Klipi “My Swag” që në shqip do të thotë “Plaçka ime”, ka sjellë në të edhe njësinë speciale të Kosovës, ROSU – kjo është hera parë që ROSU dalin në një video-klip muzikor.
Por, klipi di të jetë edhe shpesh i rëndë për sy. Kjo ndoshta pasi që Daffy po ka dëshirë që në spotet e saj të sjellë edhe pak horror, ashtu sikurse kishte bërë edhe në një klip të vitit të kaluar, konkretisht të këngës “Po m’pëlqen” që ishte realizuar në bashkëpunim me Ledrin e Skillzave.
E përfolur shumë për jetën e saj private dhe ndarjen e saj nga i dashuri Krenar Çoçaj së fundi, prapëseprapë këngëtarja nuk e ka lënë pas karrierën, por megjithatë spoti i saj, edhe pse shihet se është bërë një përpjekje për të ndryshuar, prapë nuk ndryshon shumë nga spotet që sot i krijojnë produksionit kosovare.
Në përgjithësi, spoti është i ngarkuar me ngjyra shumë të rënda, skena të horrorit që nuk përshtaten shumë me karakterin e këngës, me tekstin e saj, por edhe me ritmin.
Por, prapë me këto këngë anglisht që po krijon Daffy duhet të shihen se cilat janë synimet e saj.
Deri më tani, shumë këngëtare kosovare kanë provuar fatin që me këngë anglisht të depërtojnë jashtë Kosovës, një ndër to janë edhe Genta Ismajli e Bleona Qereti - por asnjëra prej tyre nuk e ka arritur këtë sukses.
Por, bazuar në klikimet që i janë bërë këngës “Dangerously in Love”, por edhe këngës së re “My Swag”, shihet një mori klikimesh, ku për disa orë kënga kishte marrë më shumë se 5000 klikime në youtube.
Kënga e Daffy-it, “My Swag”

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...