Tragjeditë
e luftës dhe dhimbjes së Kosovës vazhdojnë të prekin popujt. Udhëtimin e
shpejtë e ka zgjidhur kinematografia. Stacioni i fundit është
televizioni i njohur Al Jazeera. Dokumentari "Fëmijët e Çabrës", i
regjisorit kosovar Eki Rrahmani, do të shfaqet për dy ditë në ekranin e
këtij televizioni. Regjisori, i cili banon në Londër, në datën 16 mars
do të jetë mysafir i emisionit "Witness"(Dëshmitari), i drejtuar nga
gazetari Rageh Omaar, ndërsa dokumentari do të shfaqet në datat 17 dhe
18 mars. Ky duket si një rast përjashtimi, pasi shpesh jemi mësuar që
këtij televizioni i referohen për raportime nga lufta apo për ndonjë
video e publikuar e Bin Ladenit. Gazetari Omaar është shprehur se në
emisionin e tij nuk ka komentatorë, nuk ka akademikë, por ata që ai i
quan "dëshmitarë të dorës së parë". Sipas Omaar, i cili për shumë kohë
ka punuar në televizionin BBC, emisioni "Witness" tenton të sjellë në
fokus histori të guximshme humane si edhe tema që hapin debat. Në këtë
kontekst, dokumentari i Rrahmanit është një dëshmi e asaj çka ndodhi në
Çabër të Kosovës. "Fëmijët e Çabrës", një dokumentar prej 55 minutash,
tregon për tragjedinë e mbytjes së tre fëmijëve në këtë fshat. Në mars
të vitit 2004, gjashtë fëmijë ishin duke luajtur pranë lumit Ibër të
Kosovës. Kur panë dy ushtarë serbë me një qen që t'u afrohej, të
frikësuar, katër prej tyre u hodhën në lum për të shpëtuar. Por vetëm
njëri prej fëmijëve arriti të dalë. Katër të tjetër u mbytën. Shfaqja e
këtij dokumentari përkon në kohë, tre vjet pas trazirave të përgjakshme
të marsit në Kosovë. Vetë Rrahmani e kishte filluar këtë dokumentar në
vitin 1999, atëherë kur fshati Çabër ishte pothuajse i shkatërruar.
Pamjeve që ai filmoi, për të treguar shkatërrimet e mëdha, pasoja të
luftës në Kosovë, i bashkëngjiti edhe dëshmitë që u rikthye të merrte
sërish. Konflikti ishte ende i hapur kur ai u kthye sërish në Çabër për
të takuar personalisht prindërit e fëmijëve të mbytur. Dëshmitë e dhëna
prej tyre janë njëkohësisht shprehje e dhimbjes, por edhe e një
bashkëjetese që do të jetë e vështirë të ndërtohet. Dokumentari "Fëmijët
e Çabrës", i regjisorit Rrahmani, është shfaqur edhe në disa
televizione të tjera. Gjithashtu, "Fëmijët e Çabrës" ka qenë konkurrues
në Nju Jork, në festivalin "New York Film and Video Festival", ku edhe u
vlerësua me çmim. Shfaqja e tij në televizionin e njohur Al Jazeera
është oferta më e fundit për ta treguar historinë edhe në një botë që
duket
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment