Izmi Zeka nxjerr librin e tij të dytë në fushën e publicistikës, me titull “Realitete dhe ballafaqime”. Ai, nuk është tashmë vetëm një funksionar i lartë i PDK-së, ku aktualisht ushtron postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës si dhe atë të kryesuesit të KK të Gjilanit si dhe funksione tjera brenda strukturës partiake.
Ai, opinionit publik i paraqitet me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës, me titull "Realitete dhe ballafaqime", libër që e botoi Shtëpia Botuese "Beqir Musliu". Duke folur për librin, Sabit Rrustemi, editor, ka thënë se përmes një përkushtimi të pashoq, thuaja dhe fanatik, Izmi Zeka, si një lërues i mirë i fushës së publicistikës, përcjell fatin e Kosovës, në periudhën më delikate, atëherë kur shumëçka po zihej para definimit të statusit të saj.
Siç shprehet Rrustemi, në formën e një ditari politik, Zeka përmbledh të gjitha shqetësimet, që s' ishin vetëm të tija, në formën e një "romani" politik, dhe atë mes datave 10 korrik 2003 - 1 prill 2008, kur tashmë gjithë ai ngërç, ai shqetësim i arsyeshëm, kish marrë një përgjigje, ish shpërblyer me krijimin e shtetit më të ri në botë - Republikën e Kosovës.
Duke qenë mjaft autonom në qasjen e tij prej një veprimtari dhe intelektuali në ngritje, si dhe një familjeje të dëshmuar atdhetare, Izmi Zeka, sjell një libër dhe një shtjellim për Kosovën, pikërisht për periudhën më të debatueshme e më të nxehtë të saj, duke dëshmuar dhe një largpamësi po dhe një realitet të cilit nuk i shmanget por, përpiqet për ta ndryshuar në të mirë të atdheut të tij, përmes një ere ndryshimesh demokratike që hapin një perspektivë të re, e cila edhe kërkohet me ngulm nga fillimi i këtij libri e deri në përmbyllje, gjë që edhe ndodhë.
PËRGATITI FLORI BRUQI
No comments:
Post a Comment