Ka përpjekje dhe arritje në drejtim të mësimit të gjuhës greke nga emigrantët, në jetën e përditshme, në mënyrë individuale, por edhe përmes kurseve ku kanë marrë pjesë me mijëra vetë. Por ka disa dobësi e vështirësi, në dukje të parëndësihme, ku mendojmë se ia vlen të ndalemi.
- Dukuria më e rëndomtë, që bëhet pengesë në përvetësimin më cilësor të gjuhës greke nga emigranti, është zbatimi i logjikës së shqipes gjatë mësimit të greqishtes. Kështu, në një emision televiziv, mësuesja e shqipes tha “O Luanis”, kurse në greqishte duhet thënë “O Luan”.
Ka raste kur nuk dallohet gjinia ose numri i emrit a përemrit, nuk vendosen ata në rasën e duhur, e këtu kanë pjesën e vet edhe lakimi apo shumësi i shqipes, mënyra si ato janë tiposur në mendjen e emigrantit.
- Jo gjithmonë vendoset nyja shquese përpara emrit Kështu, thuhet “Irthe Violeta”, në vend të “Irthe i Violeta”, “Irthe fos”, në vend të “Irthe to fos”.
- Ndajfolja shpesh vendoset përpara foljes e jo pas saj siç e do rregulli i greqishtes. Kështu dëgjojmë “Efkaristo poli!” (Faleminderit shumë!) dhe jo “Poli efkaristo” (Shumë faleminderit!). Këtë e bëjnë edhe grekët e sotëm, dhe kjo nuk është e rregullt.
Ngatërrohet pjesa να, me θα. E para në greqishte përdoret në mënyrën lidhore (të shkoj) kurse e dyta përdoret për të ardhmen e afërt (do të shkoj).
- Nuk është fort i qartë dallimi kuptimor midis παίζω (pezo) = luaj, dhe θα παίξω (tha pekso) = do të luaj. Mund të thuhet edhe tha pezo, por më e sakta është: tha pekso.
Për ένας άνδρας, thuhet ένα άνδρας. Për Leoforos Aleksandras, thuhet Leoforo Aleksandra. Pra, shqipëzohen.
Edhe pse e dinë burimin parësor, edhe pse jetojnë në ralitetin kulturor -gjuhësor helen, disa përdorin emërtime të huaja, dublime si: Odise/ Uliks, Herakli/Herkul, Artemida/ Diana.
Në emigrantë që kanë kontakt të kufizuar me shqipen, ndodh të merren fjalë të huaja në trajtën që kanë në greqishte: Lajpsig/Lipsia, Marsejë/Masalia, etj.
Ndihet nevoja e përsosjes së mekanizmit eufonik, për të arritur ngjyresat specifike, karakteristike të vendasve. Disa herë stereotipet e gjuhës amtare pengojnë të mësohet në mënyrë të përsosur një gjuhë tjetër, në rastin tonë greqishtja.
Ka gjuhë si rusishtja, spanjishtja dhe portugalishtja, që nuk e kanë tingullin th dhe ndaj e zëvendësojnë me f (Afinje për Athinje). Në greqishte kemi Eleni, në shqipe Helena, në rusishte Jelena.
Spanjolli thotë Garthia Lorka, shqiptari e bën Garcia. Spanjolli thotë Thapatero, shqiptari e bën Zapatero. Në këto dy raste ndryshimi e përshtatja bëhen sipas një rregulli të kodit të përkthimit në gjuhën shqipe.
Vështirësia më e rëndomtë e shqipfolësve është në shqiptimin e tingullit γ, por edhe të κ (k,q) e të λ (ll), e cila zakonisht thjeshtohet në l. Kështu, ai thotë gala për qumështin, Kiriaki për të dielën, dhe lampa për llampë. Thotë telo për thello (θέλω) etj.
Në këto raste, me njerëzit që kanë vështirësi në shqiptimin e tingullit γ, χ dhe λ të greqishtes, ia vlen të bëhen ushtrime të posaçme, që të përsoset mekanizmi artikulues, duke shkuar ndesh me stereotipet e gjuhës amtare.
Vangjel (Βαγγέλη) shqiptohet Vagjel (me gj), por një emigrant shqiptar këtu, arrin të thotë edhe Vangjel (i). Nuk thotë vetëm Dafnis, por edhe Dhafnis. Kështu, kemi prirjen për t’iu afruar origjinalit, duke e “tejkaluar” standardin ekzistues të kodit të përkthimit e shqiptimit.
Në shqipe Isiodi (Ησίοδος) bëhet Hesiod. Tek fjala Demokraci ka ndryshuar jo vetëm tingulli e gërma Dh, por edhe tingulli e gërma i është bërë e. Përpara tetëdhjeteca vitesh në Gjirokastër botohej gazeta “Dhimokratia” e Jorgji Meksit dhe titulli i saj nuk bënte përshtypje të keqe. Sot na duket anakronike që Naim Frashëri thotë Omir dhe jo Homer, por ai është më afër origjinalit Omiros (Όμηρος).
Ndoshta ka ardhur koha e rishikimit të disa rregullave e diftongjeve (Δ/D, EI/E, etj.).
Pa e tepëruar, themi se gjuha shqipe ka në arsenalin e vet edhe ndonjë gjë që greqishtja e re nuk e ka. Le të marrim, p.sh., kohën e shkuar të foljes. Greqishtja ka dy kohë të së shkuarës, (kisha, kam patur), kurse shqipja ka më shumë (kisha, kam pasur, pata pasur, pata pasë pasur). Greqishtja nuk e ka shkronjën që do të shprehte Y- në e shqipes (Ymer), të cilën e thjeshtëzon në i (Imer). Dhe nuk ka ndonjë preokupim për të gjetur një shenjë grafike që do ta përplotësojë këtë mangësi.
Ka edhe trajta të pafiksuara përfundimisht si, Barleti/Barleci (nga latinishtja) ose kur e njëjta fjalë ka hyrë nga dy gjuhë të ndryshme (hekurbeton/ ferrobeton).
Në mjedisin gjuhësor të emigracionit ka çështje me sens praktik, por edhe teorik, ku hyn edhe psikologjia me të cilën i qaset dhe e përvetëson një gjuhë të huaj emigranti. Psh. emigranti në fillim thoshte “Erdhi astronomia!” në vend të “Erdhi astinomia!”. Vijon të thotë taftotë për taftotita, merokamë për merokamato. Përdor fjalë si, ensima, veveosi etj., të cilave nuk ua di mirë kuptimisht fjalën gjegjëse në shqipe.
Ndihmesë të vyer në fushën e leksikologjisë dhe etimologjisë, në marrëdhëniet e shqipes me greqishten, ka dhënë Prof. Aleksandër Xhuvani, njohës i thellë edhe i greqishtes së re. Janë marrë me çështje teorike të gjuhës dhe kanë hartuar metoda të mësimit të gjuhës greke për shqiptarët ose anasjelltas, gjuhëtarët Dhori Qiriazi dhe Aristotel Spiro.
Ndihmesë të shquar dha me Fjalorin Greqisht - Shqip dhe Shqip - Greqisht gjuhëtari Niko. H. Gjini. Është grumbulluar përvojë e shumtë në këtë fushë, por qarkullon edhe ndonjë fjalor diletantesk apo metodë mësimdhënieje me gabime drejtshkrimi dhe lajthitje shkencore, që nuk ndihmon në përvetësimin cilësor të gjuhës greke.
Ka vend për të shpjeguar shumë fjalë të greqishtes që kanë hyrë nëpër kohëra në gjuhën shqipe dhe, anasjelltas, fjalë të shqipes që kanë hyrë në gjuhën greke dhe kanë një substrat të përbashkët pellasgjik.
Dihet se mundësitë për t’u marrë një emigrant me punë të mirëfilltë shkencore janë fort të kufizuara. Por edhe prononcimi i specialistëve në shtyp është i pamjaftueshëm. Megjithatë, rubrikat me mësime të gjuhës amtare në shtypin e emigracionit, shfaqja e mendimeve për çështje të veçanta për gjuhën, sado të thjeshta e pa rëndësi që të duken, janë të dobishme.

No comments:
Post a Comment