Shkruan: Linditë Ramushi
Një përmbledhje e një mendimi duke elaboruar dhe një proces, ngjarje a perceptim i vënë në frymë të një reference shpesh here. Vë në dukje dhe celulën e saktë të burimit të asaj që thuhet në fakt. Në përmbledhjen e shkrimeve opinioniste të autorit Izmi Zeka, të titulluar " Realitete dhe Ballafaqime", hasim jo vetëm një mendim të thjeshtë për një proces të caktuar, jo vetëm një përshkrim të pikave për të cilat autori ka menduar për to në vështrim e sipër e pastaj duke i kthyer dhe në autorësi këto shkrime.
Shohim një kristalizim të mendimit dhe njohje të së veçantës ndodhi në gërshetim me perceptimin e tij vetanak dhe ndërthurjen me elementet e tjera të kohës dhe shoqërisë. Gjatë leximit të këtij libri, dhe vështrimit që i kam bërë, kam hasur disa elemente të cilave autori iu ka qëndruar të them më thjeshtë së pari besnik në trajtimin e tyre do t'i quaja probleme të tipit "esse", them kështu meqë ngjarjet dhe koha në të cilën autori ka shkruar këto shkrime kanë qenë shpërthime të valvuleve të brendshme vullkanike.
Autori Zeka, kritikën e tij mbi këto shkrime e ka të thelluar dhe brumë i të tërave ka qen thelbi i ngjarjes, të cilën ai e ka vënë në elaborim duke njohur së pari celulën dhe duke e gërshetuar pastaj dhe me projektin që vëgeh. Shihet qartë se çdo shkrim i tij paraqet përbërjen dhe ndërlidhjen, shoqëri-shtet, shtet-shoqëri, politikë-bashkëveprim qytetar dhe anasjelltas.
Në suaza të kontekstit njohje, tek libri "Realitete dhe Ballafaqime", autori Zeka shihet me një precizitet të dhënies së një mendimi, dhe me saktësi të së vërtetës së qenë. Ky libër është jo vetëm një përmbledhje opinionesh, por njëkohësisht ka një përmbajtje shumë shkencore që do t'i hynte në mësim dhe zbatim edhe për studime historike dhe social politike tani dhe në të ardhmen.
Filozofia e mendimit të tij bazohet në esencialen duke u mbështetur dhe në ndërthurjet e shumë proceseve të njohura më parë. Në këto shkrime autori na bën të shohim edhe se si ndërlidhet fuqia e mendimit në koherim me ata që veprojnë në suaza dhe situata të caktuara. Siç flet edhe për shtetërregullimin dhe për qeverisjen që i është bërë vendit që nga paslufta e deri në kohën kur është bërë shpallja e pavarësisë së vendit. Shpjegon dhe periudha nëpër të cilat ka kaluar vendi si vend, dhe duke i përmendur këto, ai i fut në kornizë duke i konvertuar në ngjarjet " ditore".
Analiza ditore po e quaj vështrimin mbi këto shkrime meqë po e lidh se këto janë autoritet i çdo kujt që jep mendimin për ardhjen e formave dhe shtytjeve të reja në vend dhe në shtet formim. Mendimi politik i autorit në këtë rast bie fuqishëm mbi politikat vepruese në bashkëdyzim me pushtetarit dhe opozitarët.
Funksionimi i palëve të caktuara dhe pretendimi për arritje të hajeve të dëshiruara. Problematika e çështjes në të vërtetë shpesh na le peng të mendimit, tek libri " Realitete e Ballafaqime" pash një qartësi të plotë të tregimit.
Libri përmban një veçanti të përbërë me një grusht themel të cilin autori e shpreh me një çiltërsi më të madhe kur flet për tema dhe caqe të cilat e kishin prekur vendin atë kohë kur janë shkruar e zhvilluar këto ngjarje. Caqet apo do t'i quaja elementet e të gjitha shkrimeve janë mjaftë koncize.
Motivi i autorit lë në frymë të kristalizuar në dy drejtime: të asaj që preket dhe në mënyrën me të cilën do të gjendej rruga a po ndërtimi. Libri flet për shumë faza të zhvillimit të vendit, autori në njërën nga shkrimet paraqet në një figuratizim të detajuar edhe kohën kur në vend kishte filluar nacionalizmi, aty paraqet Kosovën si pjesë e kësaj ngjarje duke e përfunduar pastaj këtë esse me arritjen e kushtueshmërisë së çfarëdo hapi nëpër të cilin ka kaluar çdo pjesë e vendit.
Gjatë viteve kur këto procese po vargisnin vendin nëpër politizime brenda dhe jashtë shtetërore, do të ishte e pamundur t'i shmangemi çfarëdo koincidence të determinuar për një program të caktuar. Edhe autori në këtë përmbledhje mendimesh dhe qasjesh të tija, ka vënë në pah dhe ka proceduar çdo mendim me çdo projekt arritje gjatë çdo periudhe që ai ka përcjell me syrin dhe mendimin kritik.
Kthjelltësia e vargut dhe e mendimit të lë të kuptosh se autori ka një përgatitje të veçantë për të gjitha mendimet që i ka venë në të shkruar, shihet njohja e hollë edhe e ndërtimi mjeshtëror të mendimit kritik. Procesi i të shkruarit në këtë lloj botimi, mendoj që i jep shumë forcë krijuese autorësisë kur është i mbështetur dhe në burimin e njohurive, por forca e ndërlidhjes së tyre qëndron tek arritja e vendosjes së qasjes në vijën në të cilën lexuesi tek ky libër mund ta vërej shumë lehtë.
Si përfundim libri "Realitete e Ballafaqime", i autorit Izmi Zeka, po e them dhe një herë është një përmbledhje, përshkrim, njohje, procedim, vlerësim kritikë e kërkesë e shumë informacioneve e shumë problematikave vendore si komb, të cilat do tu duhen të tërë qytetarëve të këtij vendi.
(Autorja është recensent i Librit publicistik të Izmi Zekës “Realitete dhe ballafaqime”)