2011-10-03

Izmi Zeka, një studiues i mirëfilltë i publicistikës shqiptare


Izmi Zeka, tani më i është paraqitur opinionit publik edhe me librin e tij të dytë nga fusha e publicistikës, "Realitete dhe ballafaqime", që u promovua, ditë më parë, e ku autori përmes një përkushtimi të pashoq, si një lërues i mirë i fushës së publicistikës, përcjellë fatin e Kosovës në periudhën më delikate të saj. 

Në formën e një ditari politik, ai përmbledh të gjitha shqetësimet, që nuk ishin vetëm të tij, në formën e një "romani" politik të periudhës 2003 - 2008, kur tashmë gjithë ai ngërç dhe ai shqetësim i arsyeshëm kish marrë një përgjigje, apo ish shpërblyer me krijimin e shtetit të Kosovës.

Duke qenë mjaft autonom në qasjen e tij prej një veprimtari dhe intelektuali, që vjen nga një familje e dëshmuar atdhetare, Izmi Zeka sjell një libër dhe një shtjellim për Kosovën, pikërisht për periudhën më të debatuar e më të nxehtë të saj, duke dëshmuar dhe një largpamësi, po dhe një realitet, të cilit nuk i shmanget, por përpiqet për ta ndryshuar në të mirë të atdheut të tij.

Me disa refleksione për librin e Zekës u paraqitën redaktori Tahir Arifi dhe recensentët Nexhat Rexha e Linditë Ramushi, sikurse edhe Hydajet Hyseni, i cili shfaqi impresionet e tij.

Sabit Rrustemi nga Ars Club “Beqir Musliu”, botues i librit, tha se “Realitete dhe ballafaqime” përbëhet prej dy kapitujve - "Në rrugën e bërjes së shtetit..." e “Në shërbim të qytetarit".

Ndryshe, Zeka tha se është munduar të thotë diçka për rrjedhat e asaj periudhe, duke e quajtur këtë një përpëlitje të tij modeste.

Autori është Kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe zëvendësministër i Brendshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës



(Izmi Zeka u lind më 15.10.1967,në fshatin Poliçkë,KK Kamenicë.Shkollën fillore e kreu në Gjilan,kurse shkollën e mesme e kreu në Prishtinë.Fakultetin e Historisë e kreu me sukses në Universitetin e Prishtinës. Tash së voni Izmiu është emëruar zv/ministër në MPB në Qeverinë e Republikës së Kosovës.Është i martuar,ka një vajzë dhe jeton në Gjilan.)


Flori Bruqi

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...