Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/09

Pesë gjenitë e njerëzimit: Edward, Wilhelm, Jonas, Tesla dhe Steve Jobs


Kush ishte Edward Jenner?
Ishte një doktorë i thjesht dhe ushtronte profesionin e tij në një provincë të vogël të Anglisë, por ishte ai i cili zbuloi vaksinën kudër Fruthit. Këmbënguli që vaksina të mos merrej nga kompanitë farmaceutike, të cilat do ta shfrytëzonin për interes ekonomik duke e kthyer atë në një ilaç me patentë me kosto shumë të lartë, kështu që të varfëritë e shekullit të 19-të, nuk do të kishin mundësin të vaksinoheshin.


Nuk ju akuzoj askush se pse nuk e dinit!

Kush ishte Wilhelm Conrad Röntgen?












Wilhelm ishte njeriu i cili zbuloi rrezet X. Falë zbulimit të tij, u bë e mundur diagnoza e shumë sëmundjeve të rrezikshme. Ishte ai i cili fitoi i pari çmimin e madh të Nobel në Fizikë në 1901. Edhe pse fama e tij, mori dhen, falë zbulimit të madh dhe çmimit Nobel, ai kurrë nuk e pa veten e tij si njeriu Gjeni, por përkundrazi zgjodhi rrugën e njerëzllëkut, rrugën e bamirësisë, duke refuzuar patentimin e zbulimit të tij dhe pse ofertat ishin të (shumë lekë për të) majme e marramendëse, si dhe vendosi që parat e fituara nga çmimi Nobel, t’ja dhuroj Universitetit ku kishte studiuar si mirënjohje dhe ndihmë për hulumtime të tjera.
Me të drejtë nuk mund ta dinit!

Kush ishte Jonas Salk?


















Është doktori shkencëtar, studius i cili zbuloi vaksinën kundër poliomielitit.
Nuk kërkojë asnjë fitim personal, nuk ja shiti atë askujt dhe refuzoi të gjitha kompanitë farmaceutike të cilat dëshironin ta adoptonin si patentën e tyre dhe kurrë nuk u lavdërua për zbulimin e tij kaq të vyer.
Në një intervistë të dhënë për mediat, u pyet nga një gazetar se kush e ka patentën e këtij ilaçi? Ai u përgjigj: “Askush. Mund të patentosh Diellin?”
Vitet e fundit të jetës së tij, ja dedikojë hulumtimit për të gjetur ilaçin e shërimit të SIDA-s.
Epo nuk u prish bota pse nuk e dinit!

Kush ishte Nikola Tesla?























Besoj se të gjithë e njihni ose të paktën keni dëgjuar për të!
Arriti të zbuloj një duzinë me gjëra. Kurrë nuk tentoi që t’i patentonte ato. Si rezultat i kësaj, edhe pse të gjitha zbulimet e tij, përdoren në çdo sektor e fushë për njeriun modern, ai vdiq tepër i varfër.
Komentet, tuajat!

Kush ishte Steve Jobs?














Njeriu i cili u largua pak ditë më parë, ishe ai i cili ktheu në sukses, bëri super-gjigante një kompani duke zbuluar, iphone, ipad, ipod dhe Mac.
Në shumicën e rasateve përdori teknologji të ‘zbuluar’ dhe e përpunoi atë, duke i dhënë një dizajnë atraktiv, duke krijuar aplikacione dhe patenta primare të një niveli Inteligjent në aparaturat elektronike të tija, të cilat i dhanë mundësin Apple, që të bëhej kompania numër një në botë.
Ishte ai i cili arriti me anë të aparaturave të Inteligjencës së lartë, por tepër të shtrenjta të pushtoj gjithë botën dhe pse çmimi i tyre ishte jashtë çdo buxheti.
Në vend që klientët të ankoheshin për çmimet e larta, ata u kthyen në mbështetës fanatik të produkteve të Apple.
Çdo leksioni dhënë prej tij, ulte dhe nginte bursat e gjithë botës, ulte dhe nginte aksionet në shkallë botërore, duke lëkundur qysh në themel një sistem të tërë kapitali.
La pas, një pasuri që i kalon 7-të miliardë dollarë.
E njihnin të gjithë!

Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeometri



Është tepër e ulët që një gjeni i matematikës të gëzoj këtë respekt kaq përbuzësh nga bashkë fshatarët e tij. Nëse kjo gjë do të ndodhte në një vend tjetër të botës, me siguri Fatmiri do të ishte një Ajshtajnë i dytë! Ai arrin të deshifrojë deri në njëzet numra!
Bëhet fjalë për Fatmirë Rrokaj në fshatin Varibob të Mallakastrës, një gjeni i vërtet i matematikës.
Historia e tij filloi shumë herët, që kur ai ishte 13-vjeç, pra kur ai ishte në klasë të shtatë aftësia e tij mbi matematikën u dallua menjëherë nga mësuesit, pasi ai mund të shumëzonte numra deri me 20 (njëzet) shifra. Gjë e rrallë dhe e pa dëgjuar ndonjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë një rast i ngjashëm.
Por kjo aftësi e tij Gjenike, në vend që të merrej në konsideratë dhe ai të gëzonte respektin e gjithkujt, të fitonte atë që atij i takonte, ashtu siç edhe një Gjeniu apo shkencëtari, matematikani të vërtet, fatkeqësisht mendje-ngushtësia e fshatarëve të tij, e kthyen atë në vegël argëtimi.
Mbasi aftësia e tij bëri bujë të madhe në gjithë zonën, të gjithë filluan të luanin me të duke i dhënë atij për të zgjidhur ekuacione, probleme, etj. Thonë që aftësia e tij ishte e një kalibri të ‘Lartë’, e një dimensioni tjetër, kur ai bënte përllogaritjet me mendjen e tij, shumë herë saktësia dhe shpejtia e tij mund t’ja kalonin dhe një makine llogaritëse.
Fatmir Rrokaj, veç aftësisë në matematike, ishe i dalluar edhe në lëndë të tjera siç ishte Kimia, Fizika dhe Gjeometria.
Kur Fatmiri, atëherë fëmijë, refuzonte t’i përgjigjej dëshirave të[ sëmura të bashkëfshatarëve të tij, ata jo vetëm që nuk mbeteshin aty, por e rrihnin atë, duke i pësuar atij trauma psikike.
Ndiqni këtë fenomen tek i përgjigjet SAKTËSISHT pyetjeve të njerëzve përreth duke u krahasuar paralelisht dhe me një makinë llogaritëse, saktësia e tij është absolute.
Për më tepër ndiqni këtë video:

Nuk jemi vëllezër, Zoti Erdogan!

545546



Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes,
mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet.


Nga FAHRI XHARRA
A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut? A ka pasur të pabesë që e kanë goditur me thikë pas shpine? I madhi Kristo Frashëri pyetet:
“Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?
Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund t’ju harrojmë juve se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë… në Prishtinë dhe Prizren, edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thotë kryeministri turk”.
Për të pasur një vëlla biologjik e dimë rrugën. Vëllai i vërtetë është ai vëlla prej një nëne e prej një babe. Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër?! Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore”, pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli, pa ju?
300px-League_of_Prizren_building
Si mundi “vëllai” osman të ndërpresë procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri? (K.F) Si mundi “vëllai” osman të zëvendësojë rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë?(K.F.).
Si mundi “vëllai” të pushtojë “vëllain” e të shkëpusë Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën? (K.F.) Si mundi “vëllai” osman, të mospërfillë as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte? Shkurt, si mundi “vëllai” osman të lejë për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese?” (Kristo Frashëri).
“Ne nuk mund t’ju harrojmë juve se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi ynë dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë”, po na thotë Erdogani. Pse tani?
Si mundi “vëllai” të na lejë të ngelur disa shekuj para shekujve? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?
E ka ditur “vëllai” se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i dilte në mbrojtje “vëllait”: “Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”.
“Vëllai” i shihte ato që i “shihte” serbi? Se: “Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. Kur vëllai të ofendohet, njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo jo?
Po me këto fjalë për ne, “vëllai” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:
“Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte”.
E pyes “vëllain” se a me të vërtetë, me të vërtetë kështu ishim, dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës? “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prenë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhën e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për tokë si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike”.
Po apo jo? Nëse ishim, pse na lije në këtë gjendje, o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vëllait “ në mbrojtje?
Vështirë është të jesh vëllai ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllai ynë biologjik.
Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dhe tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë?
Nëse nga të tanët të dualen pashallarët, azemat e sadriazemat, edhe serbit i kemi dhënë krajla e ministra; edhe grekut i kemi pruar lirinë, i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhëhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë?
Dashuria e vonuar
Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.
“Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona, ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat, duke na siguruar bartjen, duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë dhe hiç s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe bile edhe shumë, se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje tokën e ‘vëllait” tënd të mbushej me sllavë, e doje mbushjen e Anadollit me ne.
Kur Rankoviçi na bartte andej e këndej, na ç’kombëtaronte, na dhunonte, ty “vëlla” zëri s`të ndihej…
Kur Millosheviçi na i mbyllte shkollat, na burgoste, na çnjerëzonte, na… , ty s`të shifshim. O “vëlla”! Ku ishe, pse mshifeshe, pse s`folshe?
Kur Gjeneral Jankoviçi në vitet ‘12-‘13 të shekullit të kaluar, iu fuste bajonetat grave tona shtatzëna që kurrë mos të lindin “nipat” e tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla, i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës, edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët? Pse?
Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje, pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës e aq katil me “vëllain” tënd? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën, për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllait” tënd, pse nuk të dhimbseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanëmeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhte asgjë?
Mos o “vëlla”, se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!
Kur me qindra shkolla serbe, greke, turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin në Shqipëri s i s`të binte ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tonë? Pse aq shumë i frikoheshe shkollimit tonë? Shumë mirë e dije që ne ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane, por ty s`të pëlqente kjo, doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?
Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...