Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/09

Nuk jemi vëllezër, Zoti Erdogan!

545546



Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes,
mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet.


Nga FAHRI XHARRA
A po tregohen Shqiptarët se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike? A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes? A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut? A ka pasur të pabesë që e kanë goditur me thikë pas shpine? I madhi Kristo Frashëri pyetet:
“Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri?
Si mundet Zoti Erdogan të na thotë: “Ne nuk mund t’ju harrojmë juve se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë… në Prishtinë dhe Prizren, edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, thotë kryeministri turk”.
Për të pasur një vëlla biologjik e dimë rrugën. Vëllai i vërtetë është ai vëlla prej një nëne e prej një babe. Si u bë që tani qenkemi edhe vëllezër?! Pse e gjithë kjo dashuri “vëllazërore”, pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli, pa ju?
300px-League_of_Prizren_building
Si mundi “vëllai” osman të ndërpresë procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri? (K.F) Si mundi “vëllai” osman të zëvendësojë rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë?(K.F.).
Si mundi “vëllai” të pushtojë “vëllain” e të shkëpusë Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën? (K.F.) Si mundi “vëllai” osman, të mospërfillë as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte? Shkurt, si mundi “vëllai” osman të lejë për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese?” (Kristo Frashëri).
“Ne nuk mund t’ju harrojmë juve se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi ynë dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë”, po na thotë Erdogani. Pse tani?
Si mundi “vëllai” të na lejë të ngelur disa shekuj para shekujve? A pse s`kishim aftësi raciale apo për shkak të rrethanave që na i bëri të jetojmë?
E ka ditur “vëllai” se këtë e shkruante Beogradi dhe nuk reagonte t`i dilte në mbrojtje “vëllait”: “Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”.
“Vëllai” i shihte ato që i “shihte” serbi? Se: “Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. Kur vëllai të ofendohet, njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo jo?
Po me këto fjalë për ne, “vëllai” pajtohej bile i shtonte edhe fjalët e veta, kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:
“Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyrë njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte”.
E pyes “vëllain” se a me të vërtetë, me të vërtetë kështu ishim, dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës? “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prenë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhën e tyre. Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për tokë si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike”.
Po apo jo? Nëse ishim, pse na lije në këtë gjendje, o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vëllait “ në mbrojtje?
Vështirë është të jesh vëllai ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllai ynë biologjik.
Ishe dikur armiku i ynë ( 500 vjet) dhe tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë?
Nëse nga të tanët të dualen pashallarët, azemat e sadriazemat, edhe serbit i kemi dhënë krajla e ministra; edhe grekut i kemi pruar lirinë, i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhëhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë?
Dashuria e vonuar
Është dashuri e vonuar, por edhe e dyshimtë.
“Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona, ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat, duke na siguruar bartjen, duke na e gjetur token në shkretëtirat e Azisë dhe hiç s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe bile edhe shumë, se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje tokën e ‘vëllait” tënd të mbushej me sllavë, e doje mbushjen e Anadollit me ne.
Kur Rankoviçi na bartte andej e këndej, na ç’kombëtaronte, na dhunonte, ty “vëlla” zëri s`të ndihej…
Kur Millosheviçi na i mbyllte shkollat, na burgoste, na çnjerëzonte, na… , ty s`të shifshim. O “vëlla”! Ku ishe, pse mshifeshe, pse s`folshe?
Kur Gjeneral Jankoviçi në vitet ‘12-‘13 të shekullit të kaluar, iu fuste bajonetat grave tona shtatzëna që kurrë mos të lindin “nipat” e tu, t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla, i bënte krimet mbi shqiptarët e Malësisë së Shkodrës, edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët? Pse?
Kur u bë “Lidhja e Prizrenit” dhe e shihje veten në shkapërderdhje, pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës e aq katil me “vëllain” tënd? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën, për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllait” tënd, pse nuk të dhimbseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanëmeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhte asgjë?
Mos o “vëlla”, se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i falesh nuk t`i harron!
Kur me qindra shkolla serbe, greke, turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin në Shqipëri s i s`të binte ndërmend të hapësh bile një në gjuhën tonë? Pse aq shumë i frikoheshe shkollimit tonë? Shumë mirë e dije që ne ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane, por ty s`të pëlqente kjo, doje me çdo kusht të na zhbëje. Pse?
Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...