Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/13

Shpend Maxhuni, emërohet drejtor i Policisë së Republikës së Kosovës



Në bazë të kompetencave të tij kushtetuese, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim të emërojë Shpend Maxhuni, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi u mor në mbështetje të nenit 94.6 dhe 128.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 37 të Ligjit nr. 03/L-035, për Policinë, dhe pas rekomandimit të kandidatëve për këtë post.
Vendimi për emërimin e tij në këtë post vjen pas shkarkimit të Drejtorit të PK  Reshat Maliqit, më 25 korrik 2011, në ditën kur forcat speciale të policisë ndërmorën aksionin për marrjen e kontrollit mbi pikat kufitare në veri të vendit(Pika 1 dhe 31).

Shpend Maxhuni tashmë njihet për rolin e tij në drejtimin e aksionit të forcave speciale të policisë së Kosovës në veri të vendit, ku ra heroikisht edhe një pjesëtar i njësisë ROSU, në mbrojtje të sovranitetit të vendit.

Ndryshe, Maxhuni deri tani ka ushtruar postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, ku është vlerësuar për kontributin e tij dhënë në ngritjen dhe profesionalizimin e policisë

Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë bëhet për një periudhë tri vjeçare.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...