Mauzole i famshëm i Indisë, 358-vjeçar, i cili tërheq 4 milion turistë në vit, kërcënohet nga ndotja e lumit Jamuna, një pjesë integrale e projektimit arkitektonik të Taxh Mahal.
Ky monument madhështor nuk është i vetmi që është përballur me probleme serioze mbijetese, pasi e gjithë zona mund të kthehet në shkretëtirë nëse niveli i lumit vazhdon të bjerë, siç po ndodh aktualisht.
Qeveria e Indisë ka ngritur një komitet të veçantë, në mënyrë që të merret me mirëmbajtjen e Taxh Mahal. Por projekti i mirëmbajtjes është vonuar që nga viti 2003, për shkak të mungesës së burimeve.
Taxh Mahalli njihet si një nga mrekullitë e botës dhe disa historianë perëndimorë kanë vënë në dukje që arkitektura e tij e bukur asnjëherë nuk është kaluar. Taxhi është monumenti më i bukur i ndërtuar prej Mogulëve, myslimanët e Indisë. Taxh Mahali është ndërtuar tërësisht prej mermeri të bardhë. Arkitektura e tij e bukur i kalon kufijtë e përshkrimit adekuat, veçanërisht gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit. Taxhi duket sikur digjet nën dritën e hënës së plotë. Në një mëngjes me mjegull, vizitorët provojnë Taxhin sikur qëndron pezull nëse vrojtohet nëpërmjet lumit Jamuna.
Historia e ndërtimit
Taxh Mahalli u ndërtua për një periudhë kohore prej 22 vjetësh, duke punësuar 22,000 punëtorë. Ndërtimi i kësaj vepre mbaroi në vitin 1648 e.r. dhe kushtoi një shumë prej 32 milionë rupish. Dokumentet e ndërtimit tregojnë që mjeshtri i saj ishte Ustad ‘Isa, arkitekti me famë gjatë kohës së tij.
Dokumentet përmbajnë emrat e atyre që u punësuan dhe shpikja e materialit të ndërtimit dhe origjinës se tyre. Mjeshtra me përvojë nga Delhi, Kanaixh, Lahore dhe Multan u punësuan në ndërtimin e kësaj vepre.
Për më tepër, shumë mjeshtër myslimanë me famë të madhe nga Bagdadi, Shirazi, dhe Bukara punuan në shumë detyra të ndryshme.
Taxhi qëndron në një platformë katrore të ngritur me katër qoshet të këputura duke formuar kështu një oktogon të pabarabartë. Forma e arkitekturës përdor konceptin e ndërthurjes së arabeskave, në të cilën çdo element qëndron mbi veten e vet dhe njëkohësisht ndërthuret me ndërtesën qendrore. Për ndërtimin e kësaj ndërtese janë përdorur parimet e gjeometrisë vetë replikuese dhe një simetrikë e elementeve arkitekturore.
Kupola e tij qendrore është 58 këmbë në diametër dhe ngrihet në një lartësi prej 213 këmbësh. Kjo kupolë është rrethuar prej 4 kupolash të tjera. Katër minaret madhështore janë të larta 162.5 këmbë.
Mauzoleumi është pjesë e një kompleksi të madh që përfshin një portë të madhe, një kopsht shumë të bukur, një xhami në krah të majtë, një dhomë pritjeje në krah të djathtë dhe disa ndërtesa të tjera madhështore. Taxhi ndodhet në skajin më të largët të këtij kompleksi dhe lumi Jamuna gjendet mbrapa kësaj ndërtese. Kopshti i madh përmban katër pishina reflektuese që e ndajnë atë në qendër. Çdonjëra prej këtyre pjesëve është më tej e ndarë në 4 pjesë të tjera dhe përsëri çdonjëra prej këtyre pjesëve është përsëri në 4 pjesë të tjera. Ashtu si Taxhi, edhe elementet e kopshtit shërbejnë si një arabeskë, duke qëndruar mbi veten e tyre dhe gjithashtu duke përberë të gjithë veprën.
No comments:
Post a Comment