Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/31

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost




 Nga Asllan Dibrani

Pushimet verore mbaruan për mërgimtarët, punëtorët, nxënësit,mësimdhënësit qe ishin në atdhe për t`i takuar të dashurit e tyre dhe sikur kjo kohë pushimi ju  iku akoma pa filluar mirë çmallja . Shqiptarët u kthyen përsëri atje ku tani edhe jetojnë në vendet e Evropës,një atmosferë e njëjtë ishte edhe për shqiptarët e Gjermanisë, ku këtë shtator filloj mësimi,puna dhe gjallëria. Këtë atmosferë po thuajse e patën edhe qytetarët shqiptarë të Shtutgardit , një qytet i bukur me një pamje piktoreske i shtrirë në fushëgropë, me një sipërfaqe të rrafshët ,e rrethuar me vargmalet e bukura . Vjeshta e këtyre ditëve është një pamje e veçantë një bukuri me nuancat e ngrohta të ngjyrave te kuqërremta qe këto pejsazhe me ngjyrat gërshetuese  te bukura janë dhe ishin gjithmonë inspirim për piktorët dhe krijuesit!

Një tubim madhështor i natyrës edukative-arsimore te mësimit plotësues në gjuhën shqipe u mbajt po në këë qytete  një vatër e kulturës dhe  arsimit për shqiptarët. Pra t‘gjithë se bashku prindër , mësues nxënës dhe mysafir  sinjalizonin  një gëzim  dhe harmoni.Tubimi filloj ne ora 17:00 ku ishte kënaqësi të shohësh mërgimtarin tonë aq te organizuar, aq të kulturuar më zemër e shpirt, rreth shkollës shqipe nëpër një  raste  i tilla vërtetë ndoshta do të jetë edhe shembull për te tjerët. Tubimin e hapi një nxënëse e zellshme ,aktive dhe  mjaft simpatike, Qendresa Sejdiu, e cila u shpreh me sa vijon:

Të nderuar Prindër të nderuar nxënës dhe te tjerë !
Në Emrin e Këshillit të Prindërve dhe të organizatorëve të shkollës shqipe kam nderin dhe kënaqësinë  ne kete mbrëmje  ta shpalos para jush disponimin dhe harenë time për fatin e madh që më takoi mua, që unë të jem, moderatorja e parë për ta përshëndetur mbledhjen e prindërve të shkollës shqipe në Stuttgart-Ost.

 Pamje e sallës qe ishin prezent; zëvendës konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës
më seli në Stuttgart  z. Imer Lladrovci, Rektorin e shkollës Herr Schlosser, zonja Veigel, zoti  Gani Gashi,
me këshillin e prindërve zotin Enver Sejdiu, Nasuf Koskoviku, Qerim Rexhaj, bashkë me prindërit
dhe nxënësit ne Miradie Gashin

Përshëndes më respekt .zëvendës konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës më seli në Stuttgart z. Imer Lladrovci,.Rektorin e shkollës Herr Schlosser,zonjen Veigel  përkrahësen e shkollave shqipe,këshillin e prindërve zotin Nasuf Koskoviku, zotin Qerim Rexhaj, zotin Enver Sejdiu, përshëndes veprimtarin dhe organizatorin e shumë shkollave shqipe zotin Gani Gashi. Ju përshëndes të gjithëve prindër, nxënës, mysafirë të gjithë ata që kanë ardhur në mbledhjen e prindërve të shkollës shqipe në Stuttgart-Ost.
Në lejoni në veçanti të përshëndes pedagogen zonjën Miradije Gashi , tani mësuesja më e dashur për ne, e për këtë pjese të qytetit tonë të Stuttgartit.
Gjithnjë ishte përshëndetja edhe ne gjuhen gjermane duke ju bëre nder edhe mysafireve dhe miqve gjerman qe ishin solidarizuar me shkollimin e nxënësve shqiptare ne gjuhën amtare.

Ne skenë moderatorja ftoj, zonjën Miradije Gashin, organizatore e këtij takimi një pedagoge, një veprimtare por edhe një poete qe vargjet e  saj janë futur ne shpirtin e artdashësve dhe lexuesve të  ndryshëm, figura e saj ka lëne shume gjurmë të mëdha të veprimtarisë duke e ndjekur këmba këmbës bashkëshorti Gani Gashi qe të dy njerëz të punës dhe modestisë, kanë krijuar një respekt nga bashkatdhetarët tanë. Qe në fillim zonja Gashi shkurtimisht përshëndeti të pranishmit së pari ne gjuhën gjermane e pastaj edhe në gjuhën shqipe e cila fillimisht ftoj mbi 130 pjesëmarrës të ngritën në këmbë për të kënduar Himnin dhe për ta nderuar flamurin tonë te shtrenjtë të paraqitur edhe përmes video-projektorit ku të gjithë të pranishmit u entuziazmuan,e qe ne sytë e tyre u vërejt një gëzim dhe unitet mbresëlënës.



Ky është synimi ynë!!! Shtoi pedagogia " Një Komb një Shtet "



HIMNI I FLAMURIT
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë atje duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
që është i lindur tradhëtor,
kush është burr nuk frikësohet,
por vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne s’i ndajmë,
këtu armiqtë s’kanë vend.

Pas këndimit te himnit kombëtare zonja Gashi filloj ti përshëndes te pranishmit me sa vijon duke u shprehur :
Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar zëvendës konsull i Konsullatës së Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart zoti Imer Lladrovci, i nderuar z. Drejtor Herr Schlosser, e nderuar zonja Veigel përkrahëse e shkollës shqipe ,i nderuar z.Can Tahiri veprimtar i diasporës shqiptare, i nderuar organizatori i shkollave shqipe z. Gani Gashi, i nderuar Këshilli i Prindërve z. Enver Sejdiu, z. Nasuf Koskoviku, z.Qerim Rexhaj të nderuar prindër, të dashur nxënës , mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë festë kaç madhështore. Për mua sot është një ditë e veçantë e për të gjithë ne, do të jetë sot ditë e shënuar në historikun e shkollës shqipe për këtë qytetet. Pra ky vit shkollor po e shënon datën 24.10.2011 në Stuttgart-Ost datë, që do ta kenë ne kujtesë për herë mërgimtarët nxënësit e veprimtarët,Kjo është pra dita të cilën gjatë e kemi pritur që përveç gjuhëve të nacionaliteteve tjera po radhitët edhe gjuha jonë e dashur dhe e bekuar gjuha shqipe ne zhvillimin dhe kultivimin e saj nga bashkatdhetarët e vet. Të nderuar , unë isha dhe jam shumë e bindur se kur buçet zëri, kushtrim i Atdheut, ne ishim dhe do të jemi aty gjithnjë pran popullit i madh e i vogël , ja pra si sot!.Dëshmia ma e  mire është pjesëmarrja e juaj Në këtë Eveniment, unë po i a lë vendin veprës konkrete në të ardhmen, mësimit të gjuhës amtare më nxënësit tonë të dashur dhe nuk po stërzgjatëm por më lejoni të ju përgëzojë ju lumtë, se kur duam ne, të gjithë së bashku, bëjmë edhe të pamundurën të mundshme! E ndjej dhe e shohë gëzimin në fytyrat e juaja disponimin e vërtetë bile jo vetëm kaç, po i vërej ushqimet tona tradicionale që sollët sot në këtë sallë deri të torta më shqiponjë nga zonja Jehona Gashi. Unë ndjehem krenare që jam shqiptare e ndjenja ime zgjerohet akoma më tepër kur shohë përkrahjen e juaj të pahezituar. Nxënësit tonë janë kategoria primare e përkujdesjes sonë, këtë mendim e ndajnë të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. Fëmijët tanë nuk janë fajtorë që janë dhe kanë lindur në mërgim. Fajtorë është dikush tjetër....
Pastaj theksoj se nxënësit shqiptarë duhet të dinë për rrënjët e të parëve tyre, duhet të mësojnë dhe të shkruajnë gjuhën e prindërve të tyre. Duhet njohur dhe mësuar për figurat kombëtare siç i pamë në projektor, flamurin "Një Komb një Shtet",falënderim të gjithëve për respektin dhe ngritjen në këmbë për këndimin së bashku të Himnit kombëtar,për Skënderbeun, Nënë Terezën,Adem Jasharin e tjera materiale të rëndësishme të planprogramit mësimor, shumë foto të nxënësve duke mësuar ,ushtruar për të vallëzim etj.

 
Figurat tona kombëtare, një historik i shkurtër për to ku populli shqiptar  i çmon  duke i përkujtuar  ;

1. Skënderbeu lindi më 6 Maj 1405 në Mat
Vdiq më 17 janar 1468 i mbuluar më lavdi dhe u vorros në Lexhë.

2. Nënë Tereza-Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 Gusht 1910 në Shkup. Shumë nacionalitete dhe njerëz të vendeve të ndryshme nuk e kanë idenë së Nëna Tereza është shqiptare . Ajo që në moshë fare të re la vendlindjen dhe mori rrugën jashtë atdheut vetëm për t’i ndihmuar fëmijët dhe të varfëri. Nënë Tereza u vendos në Kalkutë të Indies, qytet ky në të cilin Nënëmadhja u bë e njohur për mes mësimdhënës dhe aktiviteteve të saja. Rezultatet te cilat shkuan aq lartë sa që shumë rrugë të qyteteve të botës u pagëzuan më emrin “ Nënë Tereza“ kështu, sukses pas suksesi ajo arriti edhe Çmimin Nobel, çmimi i tillë i Nënë Terezës është krenaria jonë. Nëna Teresë-Gonxhe Bojaxhiu vdes në Kalkutë në Shtator të vitit 1997.

3.Adem Jashari lindi në ditën e Flamurit 28 Nëntor 1955 në Prekaz, në luftë kundër ushtrisë Jugusllave ra heroikisht më 56 natarët e familjes së tij. Ai mori titullin hero i Kosovës „Komandant Legjendar“ i UÇK.
Kjo pedagoge me një entuziazëm te madh me një përkushtim te rralle nxite atdhedashurinë te nxënësit me stilin edhe etiken e edukatores se si te duhet flamuri , kombi, gjuha, figurat e kombit duke i publikuar me radhë ne videoprojektorin nga e cila ishte vazhdimisht e shoqëruar me duartrokitje frenetike duke e shpalosur plan programin për vitin 2011- 2012 për nxënësit me mësim plotësues ne gjuhën shqipe.

Pamje e një gërshetim figurash hartash dhe mbishkrime qe zonja Gashi e ka
përgatitur për rastin e takimit ne Stuttgart - Ost , Ostheimschule, pra kjo pedagoge
i bashkoi prindërit, nxënësit dhe mësuesit shqiptarë!

Të nderuar prindër,të dashur nxënës mësimin në këtë shkollë e kemi filluar qyshë më datë 14.09.2011 e sot jemi takuar për të ngritur gotën e urimit. Atëherë se bashku të gjithë gëzuar.
Pastaj moderatorja në shenjë nderimi ftoj rektorin e shkollës z.Schlosser ta merr fjalën;
Drejtori Schlosser i përshëndeti të pranishmit,e mbajti një ligjëratë shumë të pëlqyer dhe u fokusua të roli dhe rëndësia e gjuhëve në përgjithësi e sidomos të gjuha amtare e cila do trajtim shumë serioz. Përveç tjerave ai kërkoi që zonja Gashi duhet mbështetur dhe financiarisht nëse jo nga shteti atëherë nga prindërit. Ai në mënyrë të veçantë përshëndeti dhe përkrahu mësuesen dhe pedagogen Miradije Gashin . Pas fjalimit ,tepër miqësor, në shenje mirënjohje ndau një dhuratë simbolike për shkollën shqipe duke ia dhuruar z. Miradije Gashit me te cilën edhe përfundoj  diskutimin .
Vlen ta cekim se zonja Miradie  Gashi   punoj nga viti 2004-2006  ne mësimin plotësues por nuk pati kurrfarë pagese nga  ku te gjitha shpenzimet  i mbuloj vet edhe të udhëtimit edhe te gjitha tjerat duke i sakrifikuar edhe fëmijët e vet  për interesin e fëmijëve tjerë,  ku me një rast beri një kërkesë te  ca prindër qe ta ndihmojnë së paku  për  nevojat e  nxënësve te tyre me ju fotokopjuar  disa mësime  në mungesën e librave,  por ne shenjë revolte  pati edhe  ndalim nga shkolla nxënësit  e vet.  E shtrënguar nga kushtet  e  vështira  ndërpreu  përkohësisht shkollimin  prandaj  prindërit  shqiptar është mirë qe te jenë sa ma te ndërgjegjësohem  qe ta kuptojnë dhe ta ndihmojnë këtë mësuese dhe te tjerët,  se  mbi te gjitha është interesi  i fëmijëve te tyre , Sot kjo mësuese  i numëron mbi 126 nxënës  qe është rast i rrallë ,  por akoma punon pa kurrfarë pagese!

Pedagogia,poetja dhe mësuesja Miradije Gashi me  grupin e valltareve dhe nxënëse.

Fjalën e mori Imer Lladrovci, z,konsulli  i Konsullatës se  Kosovës  i cili përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohje prindërve të kësaj shkolle, foli rreth shtetit,popullit mik gjerman i cili sot e në ditët më të vështira qe përkrahës i  popullit tonë shqiptarë dhe po dëshmon gjithnjë e më shumë edhe në dhënien e klasave në sherbim te nxënësve  shqiptarë....Lladrovci e përuroi mësuesen Miradije për këtë punë e cila s’mbahet mënd të këtë pasur organizime të tilla theksoi zoti Imer Lladrovci nder të tjera . Pastaj foli edhe për marrdhënjet bilaterale të popullit shqiptaro- gjerman qe kjo gjeneratë e re do te jetë një faktor me rendësi qe te përforcojmë kulturën dhe vlerat tona kombëtare.
Fjalën e mori  një anëtar i këshillit të prindërve Enver Sejdiu i cili përshëndeti mësuesen për kontributin e çmueshëm të sajë u zotua se do ta këtë përkrahjen e tyre.

Moderatorja  Qendresa Sejdiu ftoi nxënësit të prezantojnë më radhë poezitë e tyre. Recitimin e parë filluan, Gresa Gashi dhe jeton Koskoviku, më vjershën Gjuha janë, Unsere Sprache,vargjet e Naimit u dëgjuan edhe ne gjuhën gjermane që lanë mbresa për dashurinë qe shprehen këta nxënës për gjuhën shqipe!

Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
sa e lehtë, sa e lirë,
sa e bukur, sa e vlerë!
Kjo është mëmë e mirësisë,
që bie qytetërinë,
gazin e vëllazërisë,
njerëzinë e miqësinë! (N. F.)
 Mandej u recitua vjersha:Kënga e kthimit, nga grupi : Elmedina Hoxha, Shkrepa Gashi, Driton Koskoviku, Mirjeta Rexhaj, Arlinda Sheji, Më një recitim të veçanet.
në radhë ishin edhe nxënëset  e shkollës shqipe, Shkrepa Gashi Flamur e Shqipe, mandej Elmedina Hoxha recitoi vjershën Kosovë-Kosovë

 
  Në vijim vallën pajtusha, prezantoi grupi i nxënëseve :Dafina Papaj, Dorentina Papaj,
Diellza Papaj.Fortesa Papaj, Etnike Kocinaj,Erblina Kocinaj, Mirjeta Rexhaj, Donarta
Rexhaj, dhe Leonora Hajdinaj.

Moderatorja Qendresa Sejdiu, ftoi mysafiret dhe publikun për tu shërbyer sipas dëshirës më ushqimet tona tradicionale ,kënaqësia e asaj mbrëmje vazhdoj edhe ma tutje.  Këtij organizimi i ndihmuan të gjitha nënat e nxënësve shqiptarë, por me theks të veçantë edhe zoti Gani Gashi veprimtar i pa lodhur në shërbim të kombit tonë.
Pa dyshim se takimet e tilla përforcojnë qytetarin shqiptar të diasporës në integrimin  e gjithmbarshëm në kulturën tonë, por edhe në kulturën e popujve ku jetojnë shqiptarët. Kjo gjeneratë e re do te jetë një faktor me rëndësi qe teë përforcojmë kulturën dhe vlerat tona .
Mandej  ta citojmë një thënie të zoti Ismail Kadare  ku thekson  se po ta njohësh kulturën tënde din ta transmetosh, atë qe e ke, edhe tek qytetari i atij vendi,ku jeton, e cila ndihmon shumë në ngritjen  dhe  kultivimin e kulturës sonë tek popujt e Evropës. Me një fjalë tubimet e tilla janë të mira  të çmueshme dhe me vlera qe ta rrisim reputacionin tone  sipas fjalë te lartshënuara "Një Komb një Gjuhë" të bashkuar.

Foto-reportazh Shtutgard 2011










Ju paraqesim edhe disa foto nga ky takim:



Grup nxënësish  valltare  me Qendresa Sejdiun e veshur  bardh -zi
moderatore e mbrëmjes
 
 Grup mësuesish   me z. Imer Lladrovcin z. konsull në Shtutgard

 

Pamje një grupit te përbashkët ne vallëzim


Pamje  në sallë    pran  përgatitjes se takimit 



Panairi i Librit Shqip "Tetova 2011"



Panairi

Shkup, nëntor ‘2011  

Nga:
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni                         

Për: 
Botuesit shqiptarë



F T E S Ë
 
Për pjesëmarrje në Panairin e librit “Tetova 2011”,
i cili do të mbahet në Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER në Tetovë,
prej 16 deri 20 nëntor 2011

Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, prej 16 deri më 20 nëntor 2011Qendrën Tregtare ILIRIA CENTER, e cila gjendet në sheshin e qytetit të Tetovës, organizon Panairin e librit shqip “Tetova 2011”.
Panairi i librit shqip në Tetovë tani më veç ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva.

Edhe në panairin e sivjetmë të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Me këtë rast, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, me seli në Shkup, u bën thirrje publike të gjithë botuesve shqiptarë  të marrin pjesë në këtë Panair.

 

Të gjithë botuesve u sugjerojmë që të paraqiten në e-mailat:

shbsh@libri.org.mk  ose  shbsh_m@yahoo.com

 

apo të lajmërohen në telefonin:  

00 389 / (0) 70 260 570

në mënyrë që ta bëjnë konfirmimin e pjesëmarrjes në Panair.


 Ju mirëpresim! 


              Shoqata e Botuesve Shqiptarë
     Muhamed Murtezi, kryetar 



VËREJTJE PËR BOTUESIT:

 Çmimi i stendave për panairin e librit “Tetova 2011” është si vijon:
-  1 stendë ekspozuese, 1 tavolinë dhe 1 karrige .......................      60 Euro
-  2 stenda ekspozuese, 2 tavolina dhe 2 karrige .......................    120 Euro
-  3 stenda ekspozuese, 3 tavolina dhe 3 karrige .......................    180 Euro...



Pagesa e stendave bëhet në ditën e parë të panairit, ndërsa vendosja e reklamave në hapësirat ku realizohet Panairi është e ndaluar pa lejen e organizatorit. 

DITËT E NAIMIT - FESTË E POEZISË DHE KULTURËS


Në Tetovë, u mbajt edicioni XV i FNP "DITËT E NAIMIT"

 Shaip Emerllahu <shaipem@yahoo.com>

Prej datës 20-23 tetor, në Tetovë, u mbajt Edicioni i XV i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit".  Në te morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Anglia, Holanda, Danimarka, Italia, Zvicra, Spanjë, Polonia, India, Malta, Izraeli, Ukraina, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Hapja e siparit të kësaj feste të poezisë dhe kulturës u bë përmes ndezjes së fishekzjarreve dhe vendosjes së luleve te shtatorja e poetit kombëtar shqiptar Naim Frashėrit, në 111 vjetorin e vdekjes. Buqete me lule vendosën drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu dhe laureati i këtij edicioni, poeti amerikan Craig Czury. Ndërkaq, anëtarët e SHKA ’Jehona e Sharrit’ para Qendrës së Kulturës ekspozuan veshjet kombëtare shqiptare me flakadanët e ndezur në duar. E gjithë kjo si, dhe hapja e festivalit u ndoq në transmetim të drejtëpërdrejtë në Televizionin shtetëror – Programi në gjuhën shqipe.
Edicionin e XV e hapi drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes tjerash tha se,
’’Ditët e Naimit’’ është operatori i parë poetik dhe kulturor shqiptar, i cili në krye të herës, e gjykoi si të domosdoshme rivendosjen e një infrastrukture moderne ndërkomunikimi me kulturën dhe letërsinë shqiptare, si dhe ate të huaj. U ngrit para 15 vitesh në këtë cep të gjeokulturës sonë, duke u bë prurësi dhe përhapësi i llojit të vet, ku kryefjala është poezia, art ky që shumë mirë di t’i lidhë popujt. Projektshënjuesi kulturor ‘Ditët e Naimit’ paraqet formën e vetëdijes sonë globaliste për të komunikuar, ruajtur dhe afirmuar identitetin tonë kulturor e shoqëror. E gjithë kjo, provon se letërsisë, kulturës dhe qytetërimit tonë, me hapa të përshpejtuar i duhet të rivendosë urat tradicionale të shkëputura të komunikimit me botën’.
Në vazhdim Emërllahu theksoi se, ‘nën dritën e një formatimi të ri global, këtyre modeleve të interkomunikimit iu nevojitet një rishikim, pra një kod që do t’iu përgjigjet kërkesave, të cilat i dikton kjo epokë unifikuese. Për t’u bërë një materializim i tërë kësaj, duhet që ky Festival të jetë pjesë e sistemit me buxhet të siguruar. Kështu, duke u lexuar drejt roli dhe rëndësia e këtij Festivali të rëndësishëm kulturor e letrar, sivjet Qeveria ate e ka futur në programin e saj, ku merr përsipër t’i siguroj mbështetje programore, pra ai do të ketë buxhet të garantuar. Ne duke shfrytëzuar këtë jubile, gjyjkojmë si mundësinë më të mirë për të përshëndetur këtë akt të drejtë të Qeverisë. Gjithashtu, tani kur jemi te kurorëzimi i një pune, përpjekje dhe sakrifice 15 vjeçare të anëtërëve të Drejtorisë dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të Festivalit, dua të çoj një falenderim dhe një përgëzim deri te ta, për ta zbutur sadopak atë lodhje e sfilitije të asaj rruge të gjatë, jo të lehtë, por gjithsesi e drejtë’.
Në orët letrare të festivalit u prezentuan poetët e ardhur nga vende të ndryshme si: Craig CZURY (SHBA), Diti RONEN (IZRAEL), Richard BERENGARTEN (ANGLI), Gustavo VEGA (SPANJË), Marianne LARSEN (DANIMARKË), Jan Baeke (HOLANDË), Samira BERGMAN (ZVICËR), Krystyna LENKOWSKA (POLONI), Xhuzepe NAPOLITANO (ITALI), Anna BAGËRJANA (UKRAINË), Sabahudin HAXHIALIÇ (BOSNJË DHE HERCEGOVINË), Kristiana STANKOVA (BULLGARI), Nevena KOKANOVIÇ (SËRBI), Ndue UKAJ dhe Ag Apolloni (KOSOVË), Agron TUFA (SHQIPËRI), Haxhi SHABANI (MONTENEGRO), Salajdin SALIHU, Lulëzim HAZIRI, Hrito PETRESKI, Ekrem AJRULI, Ivan ANTONOVSKI dhe Delvina KËRLUKU (MAQEDONI),
Në ditën e dytë të Festivalit, poetët shkuan në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku drejtori i Festivalit Shaip Emërllahu, laureati Craig Czury dhe kryetari i Jurisë, Agron Tufa, u pritën nga rektori prof. dr. Agron Reka. Më pas, në amfiteatrin e USHT-së, u bë përurimi i laureatit nga SHBA, Craig Czury. Rektori, prof. Dr. Agron Reka, në fjalën e tij, tha se, poetët që vijnë nga të gjitha meridianët e botës, përpos nderit që i bëjnë USHT-së,  në këtë mënyrë, ata nuk e nderojnë vetëm krijimtarinë poetike, por edhe figurën e rilindësit tonë të madh, Naim Frashëri, vendin tonë, neve si nikoqirë dhe të gjithë dashamirët e fjalës artistike. Gjithashtu, ai Drejtorisë së Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ,,DITËT E NAIMIT” i shprehi falënderime, që pjesën më të bukur të këtij Festivali e organizojnë në ambientet e Universitetin Shtetëror të Tetovës, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Më pas, laureati i Festivalit të këtij edicioni, iu përgjigj pyetjeve të kryetarit të jurisë, por edhe studentëve dhe profesorëve që kishin të bënin me natyrën e shkrimit të tij poetik, poezinë dhe letërsinë amerikane.
Në fund, për kontributin në afirmimin e letërsisë, artit dhe kulturës, rektori, prof. dr. Agron Reka, poetit amerikan Craig Czury ia dorëzoi emblemën e Universitetit.
Sipas programit të Festivalit, në Bibliotekën e Universitetit të Evropës Juglindore u mbajt ora letrare ‘Poetë dhe vargje’.
Në ditën e fundit të Festivalit, në lokalin për art ‘Oda’ u përuruan vëllimi me poezi i poetit nga Ulqini, Haxhi Shabani ‘Jam ai që nuk jam’ dhe libri me vështrime kritike i kritikut Remzi Salihu, "Provokime metaforike".  Për librin e parë, foli kritiku dhe studjuesi Ndue Ukaj, ndërsa për të dytin filozofi tetovar, Bujar Plloshtani.
Gjithnjë, në kuadër të programit poetët vizituan Teqen Arabati Baba, në Tetovë, ku u pritën nga kryegjyshi botëror, Baba Edmond Brahimaj, i cili i informoi poetët mbi historikun dhe rolin që ka luajtur kjo teqe në të shkuarën, por edhe ju përgjigj interesimeve të tyre mbi thelbin e bektashizmës, ndikimin e tij në jetën e njeriut etj.
Në orën e madhe letrare "Meridiane poetike", që u mbajt në sallën e madhe të Qendrës së kulturës ‘Naim Frashëri’, krijimet e tyre i lexuan poetët e shumtë pjesëmarrës, u ndanë çmimet letrare të Festivalit, si dhe u shpallën Anëtarët e Nderit. Juria e përbërë nga Agron Tufa (kryetar), Haxhi Shabani dhe Salajdin Salihu, çmimin letrar ’’Naim Frashėri’’ ia ndan poetit nga SHBA, Craig Czury. Drejtoria, atij, ia akordoi edhe titullin e lartë Anëtar Nderi, titull që e mbajnë emra të njohur të letërsisë shqipe dhe asaj botërore si; Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Abdellatif Laabi (Marok), Lionel Ray France), Eva Lipska (Poloni) Zef Skiro di Maxho (Itali), Manlio Argueta (Salvador), Erik Stinus (Danimarkë), Thomas Tidholm (Suedi), Peter Poulsen (Danimarke), Aleksandër Zoto (Francë), etj.
Fitues i çmimit letrar "Menada" u shpall poeti anglez, Riachard Berengarten, çmimi "Oeneumi" iu nda poetes izraelite Diti Ronen, çmimi "Qiriu i Naimit" iu dha poetit shqiptar Ndue Ukaj, ndërsa çmimi special shkoi te poeti spanjoll, Gustavo Vega.  Ndërkaq, Anëtarë Nderi i Festivalit u shpallën përveç laureatit edhe poetët Xhuzepe Napolitano nga Italia dhe Diti Ronen nga Izraeli.
Edhe këtë vit Festivali botoi antologjinë e poetëve pjesëmarrës të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe e përkthyer në shqip nga poetja gjermane Silke Liria Blumbach, me titull "Rizgjimi i lutjes’’.
Skena e Festivalit u ideua nga piktori Savash Veliu. Sonzor të këtij edicioni ishin Telekomi i Maqedonisë, hotel EMKA, logos-A, Renova, Fondacioni ‘Dauti’, Restorani ‘Arbi’ dhe ‘Matoshi’.
Festivalin e ndihmuan, edhe Agjensionet turistike ‘Euroturist’ dhe ‘Bashkimi turs’,  SHKA ‘Jehona e Sharrit’, ‘Albanian translation’ etj.
                                                                                                                                             A. Arsllani

2011/10/30

Shtresëzimi i letërsisësë shqiptare në diasporë


....Kur flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë. 


Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talente të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Frang  Bardhit, Pjetër Budit e Bogdanit, Jeronim De Radës e Zefë  Serembes, Gjergj Fishtës,Faik  Konicës e Bilal  Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë.


 Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, pra, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Është koha të flitet dhe të zërë vendin e duhur termi letërsia kombëtare shqiptare. 


Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe në diasporë. Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore :


 1. Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.


 2. Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj.


 Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku vazhdojnë të jetojnë rreth një qind mijë arbëreshë, që flasin shqipen. 


Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. 


Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë : Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. 


Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretëtira prej gurit”, dramë(1974), “Tregimet e Lëmit”, etj. 


Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes.


 Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj. 


Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon”; “Shpirti i arbërit rron. 


Vuan dega e hershme”. Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai është angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare" dhe është shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”. “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj. 


Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian. 


Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është edhe Rumania. 


Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. 


Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes. Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. 


Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime. Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.


 Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. 


Më 1944 ai drejtoi revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension.


 Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të madhe Arshi Pipa ka dhënë edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi. Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore.


 Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj,Agim Bacelli,Iliriana Sulkuqi,Albana Melyshi Lifschin,Vlatër Lazri,Ramiz Gjini, Pierre-Pandeli Simsia, Dalan Luzaj,Kolec Traboini,Mėhill Velaj, Petraq Pali,Zef Pergega,Gjeto Turmalaj, Kristaq Turtulli,Adnan Mehmeti, Pal Ndrecaj, Rasim Bebo,Kozeta Zylo,Rita Salihu,
Fatjon Pajo,Tomė Paloka,Merita Dajçi,Merita Bajraktari,Ramiz Gjini, Teuta Shabani,Thani Naqo,Adnan Mehmeti ,Përparim Hysi,Marash Mali,Naum Prifti,Lek Prevezi etj., në Amerikë; Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati,Vitore Leka,... etj., në Itali; Alush Avduli, Miho Gjini, Mina Çaushi,Ruf Dragaj, Nase Jani etj., në Greqi.,Skkendër dhe Elida Buçpapaj,Gëzim Ajgeraj,Shefqet Dibrani,Ibrahim Avdyli  në Zvicër   etj.,Llemadeo Llesh Dugagjini,Pal Sokoli,Asllan Dibrani ...në Francë Vasil Qesari ...,Dr.Fatmir Terziu në Angli ,Jeton Kelmendi në Belgjikë Etj.Etj.


Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” “Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare. 


Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.



Revista <Zëri i së vërtetës – The voice of Truth>, është një revistë:  “epërkohëshme, diturake-mjeshtërore-dokore” që botohet në Nju Xhersi (New Jersy) të Amerikës që nga viti 1988, del dy herë në vit dhe drejtohet nga veprimtari dhe atdhetari i Lumës Essat Bilali .
          
Shikuar në strukturën dhe konceptin e saj, mund të thuhet se kjo revistë është një kontuinitet i vazhdimësisë së revistave kombëtare që janë botuar prej shekujsh, siç ka qen “Flamuri i Arbërit” i De Radës, “Zëri i Shqipërisë” Anastas Kolluriotit, “ Albania ” e Faik Konicës, “Krahu i Shqiponjës” i shkrimtarit çam Bilal Xhaferri, “Lidhja” e Antonio Belushit  e kështu me radhë.
           
Intelektuali e veprimtari i shquar Essat Bilali ka lindur në Bicaj të Kukësit, është nipi i patriotit Muharrem Bajraktari. Ai qyshë në vegjeli detyrohet ta braktisë atdheun ku shkollimin fillor pjesërisht e kryen në Gostivar kurse gjimnazin në Prizren. I takon brezit të dr.Sadri Fetiut dhe me sa di edhe Eshtref Ademajt.

Më vonë regjimi jugosllav e detyron ta braktisi edhe Kosovën dhe ai vendoset në Amerikë. Atje ka studiuar shkencat shoqërore dhe ato natyrore. Për zbulimet shkencore është paisur me dy mikropatente gjë që e kanë bërë të pasur!
 
Thënja se artin e krijojnë shtresat e larta të aristokracisë, e dëshmon edhe përpjekja e Essat Bilali t për të nxjerrur revistën e tij “Zëri i së vërtetës” që trajton çështje politike, historike kulturore dhe të tjera, disa prej të cilave prezentohen edhe në gjuhën angleze. Ky veprimtar i shquar dikur ka sponzorizuar edhe të përmuajshmen kulturore “Luma” që e drejtoi poeti i ndjerë Agim Spahiu dhe më pas Zana Spahiu. Kurse më vonë edhe revistën “Dy Drinat”, revista këto me seli në Kukës.
           
Në numrin 1/02, të revistës “Zëri i së vërtetës”, në faqen e parë është prezentuar në gjuhën angleze shkrimi historik i  dr.Muhamet Tërnavës, “Popullsia e Kosovës në shekullin e XIV-XVI.”, shkrim ky i cili vazhdon edhe në faqen 3 dhe 4 të kësaj reviste. Në faqen e dytë botohet një Rezolutë  e Ligës Shqiptaro-Amerikanë drejtuar Kongresit Amerikan për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, që mban datën 20 qershor 2002.
 
Një vend të veçantë dhe në një hapësirë voluminoze kanë zënë kujtimet e shkrimtarit Naum Prifti i cili flet rreth fatit të dramës “Rrethimi i bardhë”. Me shkrime të karakterit ndriçues të shumë ngjarjeve të errëta të historiografisë së nëpërkëmbur (sidomos të krahinës së Lumës), është trajtesa “Betejat e reja nuk fitohen me dyfeqet e vjetra” që kanë për autor Neshet e Essat Bilali n, të cilët mirren kryesisht me ndriçimin e figurës së Muharrem Bajraktarit, përkitazi me “Qëndrimin e M.Bajraktarit ndaj forcave partizane në Lumë”.
           
Në faqet e këtij numri të revistës në fjalë, do të gjejmë edhe letra e korrospodenca, të ndryshme, si dhe një shënim “In memoriam” për Tahir Kërnajën, veprimtar i njohur në SHBA. Në faqet letrare prezentohet një ese letrar i Shefqet Dibrani t, përkitazi me një letërkëmbim poetik të Agim Spahiut me të bijën Iden. Po ashtu nëpër këto faqe do të gjejmë edhe shënime përvjetorësh si ai për revistën “Luma” si dhe mjaftë poezi që kanë rastisur në këtë numër të janë nga poetët e trevës së Lumës siç janë: Agim Spahiu, Hysen Shehu, Ismail Bytyçi, Ida Spahiue ndonjë tjetër.
           
Shikuar në përgjithësi revista “Zëri i së vërtetës – The Voice of Truth” e Essat Bilali t si tërsi është një perlë e rrallë dhe e domosdoshme për t’u arkivuar nëpër arkivat dhe bibliotekat tona me rëndsi të veçantë.
            
Revista botohet nën patronazhin e “LUMA Co” dhe ka këtë adresë: P.O. Box 184, Ridgefield, N.J: 07657 USA 



Flori Bruqi

PAULO COELHO-‘’ Njerëzit nuk besojnë se do të vdesin. Besojnë se do të vdesin prindërit e tyre....


Nga Flori Bruqi

File:PAULO COELHO.jpg
Paolo Koelho është një nga 5 shkrimtarët më të lexuar botërisht të viteve të fundit. Koelho na bën të udhëtojmë në një ecuri kërkuese të ‘’mitit personal’’. Paolo Koelho u lind në vitin 1947 në qytetin e Rio de Zhaneiros. Braktisi studimet e tij për të udhëtuar në botë si hipi. Kur u kthye në Brazil, filloi të shkruante vepra teatrale dhe tekste për këngët e Raul Seiksas. Në vitin 1970 do të botojë revistën ‘’2001’’. Në vitin 1981 braktis punën e tij si drejtor i një Kompanie Diskografike dhe fillon përsëri të udhëtojë nëpër botë edhe për dy vjet të tjerë. Në Hollandë do të njohë njëriun që i ndryshoi jetën, duke e nxitur të zbulojë vetveten e tij. Koelho do të rilindë shpirtërisht i drejtuar drejt kristianizmit dhe atëherë do të rifillojë të shkruajë, këtë herë libra.


Filloi me ‘’Kalendari i një Magjistari ose Pelegrini i Kobostelit’’ (1987), që përshkruante eksperiencat e vetë shkrimtarit. Në vazhdim do të shkruajë ‘’Alkemisti’’ (1988), Brida’’ (1990), Valkiriet (1992), ‘’Në brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava’’ (1994), ‘’Mali i pestë’’ (1996), ‘’Manuali i luftëtarit të Dritës’’ (1997), ‘’Veronika vendos të vdesë’’ (1998) ‘’ Djalli dhe zonjusha Prim’’ (2000), ‘’11 Minuta’’ (2003), ‘’Zahir’’ (2005) etj. Gjithashtu shumë të famshme janë edhe historitë e shkurtra që Paolo Koelho shkruante nëpër revista me titullin ‘’Maktub’’.
Librat e tij janë përkthyer ne 57 gjuhë në mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu është nderuar me shumë cmime ndërkombëtare, midis tyre dallojnë Crystal Award, si edhe Kavalier i Urdhërit të Legjeonit të Nderit, që ju dha nga shteti francez. Paolo Koelho u pranua në Akademinë Letrare të Brazilisë në vitin 2002.
Celësi i veprës së tij është kërkimi brendësor dhe zbulimi i vetvetes sonë, Është një aventurë Vetënjohjeje, është një luftë brendësore. Është i besimit katolik, por beson se se cdonjëra nga fetë, nëse janë zgjedhur me sinceritet, na udhëheq drejt Zotit.
Sic thotë dhe vetë: ‘’Gjuha e simboleve është mënyra jonë për të komunikuar me Zotin. Për të mësuar këtë gjuhë nevojitet të zhvillojmë intuitën tonë. Kur dikush ndjek rrugën e ndërgjegjes së tij, atëherë do të vijë dhe momenti që trupi dhe shpirti do të rilindin’’. Paolo Koelho përpiqet të kuptojë vetveten dhe botën nëpërmes punën së tij që është shkrimi letrar, dhe mori kurajo për të jetuar ëndrrën e tij në vitin 1986, kur bëri Ecurinë në Santiago, dhe kreu pelegrinazhin legjendar të Shën Jakovit nga Shën Zhan Pierre de Port të Francës e deri në Santiago de Kobostella të Spanjës, duke ndjekur gjurmët e pelegrinëve të epokës së Mesjetës.
the valkyries paulo coelho The Valkyries  Paulo Coelho
Koelho beson se Luftëtari i Dritës është cdo njeri, që përvec vështirësive të përditshme, është akoma i aftë të luftojë për ëndrrat e tij, mjafton të mos lërë zhurmën e botës të mbysë zërin e tij të brendshëm, mjafton që të zgjojë brënda tij vetveten tjetër që fle i harruar në një rrugë të mbushur me lajka, tundime, kurthe dhe ‘’lufta’’ që po zhvillohet është përpjekja e vazhdueshme për tja kaluar më mirë me vetveten tonë por edhe me njerëzit e tjerë që kemi përreth, duke përshtatur jetën tonë në rregullat e harmonisë.


 ‘’ Cfarë është Luftëtari i Dritës?’’ ‘’ Është ai që është i aftë të kuptojë mrekullinë e jetës, të luftojë deri në pikën e fundit për dicka që beson’’ Sikurse thotë dhe shkrimtari duke folur për Alkemistin, ‘’ Universi komploton për të na ndihmuar, atëherë kur përpiqemi për të jetuar ëndrrën tonë personale’’. Me këtë mënyrë zbulon se , kur dikush mund të përqëndrohet në të tashmen, atëherë është një njeri i lumtur dhe hap monopatin e vjetër për njohjen e botës: monopatin që kalon nga zemra.


Përsa i përket pyetjes klasike, nëse njeriu është i keq apo i mirë, Koelho thotë se : ‘’Një ëngjëll dhe një demon është gjithmonë afër nesh, dhe do të duket ai të cilin dëgjojmë më tepër. Beson në idenë e ‘’Anima Mundi’’ (Shpirti i Botës), ku cdo individ, nëpërmes përkushtimit të plotë te veprimeve të tij, hyn në një kontakt me frymëzimin e universit.
Për misticistës thotë se janë: ‘’Njerëzit më të hapur, që nuk vënë mure midis atij që quajmë realitet i botës materiale dhe pjesës së padukshme të realitetit, domethënë të ndjenjave, senseve, dhe intuitës. Ekzistojnë shumë popuj që pranojnë këtë botë të padukshme, është brëmda kulturës së tyre dhe sensi i përgjithshëm që mbizotëron është : ‘’le të përpiqemi të shohim se cfarë ndodhet pas gjithckaje qe mund të shohim’’.
Për Shpirtin, Koelho thotë se është pjesa që na lidh me imazhin e Zotit. Konsideron veten e tij si një pelegrin që lufton për ëndrrat e tij , dhe shpreson të vazhdojë kështu deri në fund të jetës së tij. Sepse sipas tij të ndjekësh një ëndërr nuk do të thotë të arrish diku. Thotë se: ‘’ e rëndësishme është se nevojitet të jesh trim, të kesh guxim, të këmbëngulësh. Përndryshe do të paralizohesh. Të jesh trim nuk do të thotë të mos ndjesh frikë, pasi frika është bashkëudhëtari ynë. Por duhet ta kapërcejmë dhe mos ta lëmë të na paralizojë. Dy gjëra na paralizojnë: e para është të kujtojmë se gjithcka është e pamundur dhe e dyta kur mendojmë se ëndrrat tona janë të mundshme për tu realizuar por përdorim si justifikim frikën se nuk mud tja dalim mbanë’’. Eksperiencat e përditshme krijojnë reagime, që pasqyrohen në kërkimin tonë brendësor.


Për vdekjen Koelho thotë: ‘’ Njerëzit nuk besojnë se do të vdesin. Besojnë se do të vdesin prindërit e tyre. Nëse do të kishin parasysh se do të vdisnin, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Do të ishin të vëmendshën për jetën e tyre, nuk do të merreshin me cfarë bëjnë të tjerët. Nuk besoj se vdekja është fundi i gjithckaje. Vdekja ëtë një shoqëri e mirë dhe mund të na ndihmojë të marrim vendime të nevojshme’’.

Ç'thotë Coelho...

1. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë c’është e mundur për të mbetur kështu.
2. Cdonjeriu i janë dhënë 2 cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Cdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën.
3. Cdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të.
4. Cdo njeri ka Mitin e tij Personal për të materializuar dhe ky është shkaku për të cilin ai vjen në këtë botë. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithcka që ai bën
5.Cdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti.
6. Cdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve.
7. Cdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të ‘’cmendurisë’’. Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm.
8. Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak. Të duam armiqtë tanë , por të mos bëjmë aleanca me ta. Ata ndodhen në rrugën tonë për të testuar shpatën tonë dhe meritojnë vlerësimin e betejës sonë. Ne duhet të zgjedhim armiqtë tanë dhe jo anasjelltas.
9. Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...