HISTORIANI SHQIPTAR RASIM BEBO
Libri “Dodona” dhe “Zeusi” vijën për lexuesit shqiptarë për të zbuluar jo vetëm origjinën e shqiptarëve por edhe informacione të reja për Çamërinë.
Shkas për shkrimin e këtyre vështrimeve është një studim mjaft i thukët i Rasim Bebos me titul:,, Tre vllezër tre shtete pas ardhës të pellazgëve ,,të cilin po e botojmë :
Pёr kёtё artikull mora si shkak artikullin e Z. Mehdi Hyseni i lёshuar nё internet mё 26-7-2011. Artikulli ёshtё i pёrsosur duke shpjeguar gjёndjen aktuale tё mjeruar nё Shqipёri. Kur flitet pёr armiqtё e Shqipёrisё qё duan tё tregohen…mё grek se grekёt, mё sёrb se serbёt, mё malazezё se malazezёt dhe mё Maqedon se Maqedonёt. Kёtu, nuk duhet folur pёr Maqedonёt shqiptarё (ka sllavo-maqedon) njё popull indoevropian, si pasardhёs tё pellazgёve parahistorikё dhe tё stёrgjyshёrve mё tё afёrt, maqedonё. Ështё populli mijёra vjeçarё mё i vjetёr se grekёt dhe hebrejtё para se ata tё vineshin nё jetё. (Robert Temple). Jeton nё kёto troje si pasardhёs tё pellazgёve dhe tё shqiptarёve tё sotёm, aq sa mund tё flasim edhe pёr Epirotёt ose pёr Ilirёt. Ali Eltari thotё: “…sёrbo-grekёt donin ta gllabёronin e ta zhduknin vendin nga faqia e botёs, emrin shqiptar pellazg dhe ta mohonin pёrfundimisht qёnien e kёtij kombi hyjnorё”. Por nuk kanё mundur dhe as do e mundin ndonjё herё.
Pak histori.
Si pasardhёs tё denjё tё popullit hyjnorё pellazgё, zunё europёn pas shkrirjes sё akullnajёs, qё para 10.000 vjetёsh. Nё vazhdim tё historisё pasardhёsit e pellazgёve tё shqptarёve tё sotёm janё Ilirёt Maqedonёt dhe Epirotёt. Shqiptarёt janё krijuesit dhe qeveritarёt e perandorive mё tё madha tё njerёzimit, “ Ata mundёn shpesh u bёnё perandorё ose thyen perandorё”. (1)
Ata studjues tё huaj, tё cilёt njohёn historinё, e vlerёsojnё lart kontributin qё kanё dhёnё Shqiptarёt pёr qytetёrimin botёror. Njё nga kёta ёshtё Amerikani Xh. Ёilliams, i cili dёnon ashpёr persekutimin e shqiptarёve nё shek. e XIX-te, kur thotё: “Ёshtё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo rracё e madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё kёtё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit europian” (2)
“Herodoti pohon se, vendi i kultit apo vendi i shёnjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgёve nё Dodonё… Homeri nuk ka cituar emrin e Delfit, vёnd i shёnjtё tipik grek, i cili u shfaq pas shek. VIII-tё para Krishtit. (3).
Homeri mё parё dhe mё pas Herodoti (485-425) para e.s. Ka thёnё qё Ilirёt janё pasardhёsit e pellazgёve nё gadishullin tonё si lashtёsi e si qytetёrim vetёm tre popuj numurojnё mijёvjeçarё tё thellё (Ilirёt, Maqedonёt dhe Epirotёt shёn im. (4).
Prof. Oto Muleri Thotё: “Mbretёritё e kёtyre tre provincave: Epir, Maqedoni dhe Iliri, vishnin njё lloj rrobash, kishin tё njёjta zakone, dhe ishin lidhur me krushqi e me gjini kurdoherё midis tyre. Kёsisoj Nunela e Aleksandrit tё Madh ishte iliriane dhe e ёma, Olimpia, prej Epirit nga dera e Prros” (5)
Pёr Maqedoninё shqiptare:
Nga Nijazi Muhameti nёnvizojmё: “Hapi i parё nё likuidimin e njё populli ёshtё tё fshini kujtesёn e tij. Shkatёrroni librat e tij, kulturёn e tij, historinё e tij. Atёhere, vini dikё tё shkruaj (si historiani Suedes Karl Grindbergu, manipulon, shpik, historinё e Greqis, duke e kthyer mbrapa nga revolucioni i 1821 nё 1250 para erёs sono, mbi 3000 vjet shёn im) libra tё rinj, tё krijojё njё kulturё tё re, tё shpikё njё histori tё re. Para se tё kalojё shumё kohё, kombi do tё harrojё se çfarё ёshtё dhe çfarё qe”.
“Kurё e krye tё Shqipёrisё ёshtё njё klasё politike mercenare, e cila i ka nxjerrё nё ankand interesat kombёtare tё vendit tonё dhe ёshtё vёnё kokё e kёmbё nё shёrbim tё shovenizmit greko- karagjoz. Kur ambasadori i OSBE-sёz. Volfarth, urdhёron qё tё kryhet regjistrimi me deklarim tё kombёsisё e tё fesё, kur vetё Europa nuk e parashikon, pёrfshirё kёtu edhe shtetin e Greqis, kёrkon t’ia imponojё Shqipёrisё. Nuk ёshtё e rastit vizita e ambasadorit Volfarth nё Pёrmet, atje ku u shkatёrrua Pallati i kulturёs qё mbante emrin e Naim Frashёrit, qё pёr ne ёshtё krenari kombёtare. Prishja e atij pallati ёshtё sulm i hapur i shovenizmit grekokaragjoz pёr deshqiptarizim. Nuk ёshtё e rastit vizita e ambasadorit Volfarth nё Himarё, nё kёtё palcё tё Labёrisё, tё cilёn Greqia karagjoze dhe kisha shoveniste greke kёrkojnё ta shpallin zonё minoriteti”. (Prof. Dr. Eshref Ymeri).
Kur nuk kemi Akademi tё Shkencave, kur asnjё nuk interesohet pёr shqiptarёt e trojeve natyrale dhe tё vёndeve kudo qё ndodhёn, kur parlamenti aprovon me fallcifikim regjistrimin me fe dhe etni, kur nё Greqi janё vrarё 147 djem nёne edhe me turrtura makabre, ndёrsa Janullatosi hesht si njeri i zotit dhe ngriti zёrin vetёm pёr Gumёn. Kur qeveritё shqiptare nё Tiranё, Prishtinё dhe Shkup lejojnё qё sёrbi, greku, sllavo-maqedonasi tё bёjё ligjin, tё diskriminojnё shqiptarёt, tё rruajnё ligjin e luftёs, tё mos njohin Çamёrinё, tё marrin nёpёrkёmbё shqiptarёt e maqedonisё, tё malit tё Zi, Tё Çamёrisё, tё luginёs Preshevёs, Medvejevёs dhe Bujanovskit dhe qeveritё heshtin.
“Encikopedia e Maqedonisё”. Ka bёrё formulime tё pa sakta dhe antishkencore, se shqiptarёt nuk kanё qёnё tё pranishёm nё viset e sotme tё Maqedonisё as nё antikitet, as nё Mesjetё, dhe kolonizimi i shqiptarёve nё Maqedoni janё regjistruar kryesisht pas shekullit XVI-tё. Periudha e dytё ndodhi nё fillim tё viteve 40 tё shekullit XIX-tё, pra nё vitet e tanzimatit. Dhe vala e tretё e “ardhacakёve” paska ndodhur nё fillim tё shekullit XX-tё. Kurse vala e fundit e kolonizimit shqiptarё tё Maqedonisё paska ndodhur pas vitit 1944. Kёshtu pohon historiani maqedon Hristo Polljanski. Ky historian arriti tё xnjerrё nga goja se maqedonasit e sotshёm ishin stёrnipёrit e Lekёs sё Madh. Dhe mё tej kur “profesoi Pollajnski” tha se Skёnderbeu nuk ishte shqiptar, por maqedonas. (6)
“Ne e pёrmbajtёm veten, por e pyetёm: Profesor, pёr cilёt maqedon flisni, sepse pёr ne historianёt, ne kohёn e Aleksandrit tё Madh, juve bridhnit ende nё stepat e Rusisё, kurse nё viset e Aleksandrit te Madh ju keni ardhur 10 shekuj mё vonё. Polljanski u pёrgjigj… Ne, tha ai, maqedonёt, me tё vёrtetё kemi ardhur shekuj mё vonё, por pёrderisa u vendosёm nё trojet e maqedonёve tё lashtё, ne jemi pasardhёsit e tyre, jo vetёm pasardhёsit e tyre kulturorё, por edhe gjenetik. (7)
Historianёt sёrbё e kanё deformuar betejёn e Fush-Kosovёs (15 qershor 1389). Dhe e kanё trajtuar si fitore, kur atё e fituan otomanet. Heroi i betejёs ishte shqiptari Millosh Kopiliqi nga njё fshat midis Pejёs dhe Mirtovicёs, qё i nguli heshtёn nё zemёr sulltan Bajazitit. Dhe kёtё duan ta bёjnё tё tyren. Betejёn e Fush-Kosovёs e kanё kthyer nё njё mit pёr tё pёrligjur mashtrimin, se Kosova na qёnka djepi i Sёrbisё. Ky mendim i historianёve sёrbё ёshtё hedhur poshtё nga penat e arta tё kombit shqiptar, si Faik Konica, Mit’hat Frashёri , Gjergj Fishta etj. (8)
Nё vitin 1991, kur ish Republika maqedone e Jugosllavisё u bё republikё e pavarur nё Ballkan, udhёheqёsit e saj adoptuan pёr flamur kombёtar tё tyre flamurin e Aleksandrit tё Maqedonisё. Tё adoptosh emrin e lashtё tё Maqedonisё si emёr kombёtar tё republikёs sё krijuar nё shekullin e 20 dhe tё adoptosh pёr kёtё republikё tё re flamurin e Aleksandrit tё Maqedonisё…kёtu kemi tё bёjmё me njё ndryshim tё rremё, fals tё indetitetit kombёtar. Si mund tё ndryshohet tri herё indetiteti kombetar brenda njё shekulli? Çfarё kombi ёshtё ky, pjestarёt e tё cilit janё sllave dhe si tё tyllё nje shekull mё pare quheshin bullgarё, pastaj e shpallёn veten maqedonё, por pёrsёri sllavё, kurse pas vitit 1991 e quajnё veten maqedonё antike, pra jo sllavё? Na vjen keq qё fqinjet tanё janё ende nё kёrkim tё njё indetiteti pёrfundimtar kombёtar. (9)
Disa akademik sllavё tё Shkupit nuk duan tё dinё fare pёr saktesitё historike. Pёr ta maqedonёt e ditёve tona, vellezёrit e bullgarёve apo kushrinjtё e sёrbёve, kur e do puna janё sllavё, kur nuk e do puna nuk janё sllavё. Kur flitet pёr autoktoni ata nuk janё sllavё, por pasardhёsit e maqedonёve tё Aleksandrit tё Madh. Pёrkundrazi, kur takohen me vllezёrit e familjes sё tyre etnogjuhёsore me rusё, bullgarё, sёrbe, ata shndёrohen nё sllavё. (10)
Kur nё çerekun e dytё tё shekullit XI-tё shfaqet emri etnik i shqiptarёve, sllavёt u detyruan tё pranojnё se nga popullsitё e lashta tё kёsaj treve kishin shpёtuar pa u zhdukur disa “ashkla” tё cilat nuk quheshin mё ilirё, por emёrtoheshin albanё, albanezi, arvanitё, arbanski etj. (11).
Popullata Ilire, Maqedonё dhe Epirote ka qenё nё atё kohё shumё dinamike nё jetёn ekonomike, shoqёrore, politike tё Perandorisё Bizntine. Ka qёnё kaq dinamike dhe e populluar sa nxorri nga gjiri i saj gjatё shekullit tё VI, tre perandorё tё Bizantit me origjinё ilire (maqedone). Ata qenё: i pari Justini (518-527 nga Berediana pranё Shkupit. I dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajturi i Madh, nipi i Justinit, i cili lindi nё Tauris fshat afёr Beredianёs nё afёrsi tё Shkupit edhe ky ilir. I treti Justini II (565-578), i nipi i Justinianit tё Madh.
“Justiniani ndёrtoi dhe rindёrtoi nё shek. nё VI-tё mё shumё se 158 kala, (nё Epirin e Ri 58 kala; nё Epirin e vjetёr 36 kala; nё provicёn maqedone 46 kala). Justiniani pёrmёndet pёr “Kodi i Justinianit”, vepra legjislative Justinianit. Dёrtoi Qytetin e Ohrit dhe e riemёroi Justiniana Prima. Qyteti arriti nё njё shkallё ndёrtimi mё tё lartё duke u bёrё Selia e Kryepeshkopit tё Iliricumit. Ndёrtoi Katedralen e Shёn – Sofisё, njё kryevepёr arkitekture qё imagjinoi Justiniani vetё dhe qё ka tёrheqё admirimin e botёs gjatё 14 shekujve. (12).
Pёr humor: “Sllavёt janё Munduar tё provojnё se Justiniani ёshtё i rracёs sё tyre, kur vetё sllavёt nuk kishin ardhё nё kёtё kohё nё Ballkan. Historiani anglez James Bryke thotё se: “Ky jetёshkrim ёshtё njё dukument i fabrikuar nga njё prift jugosllav, Kostandin Namavic nё shekullin e XVII-tё, pёr tё çuar lartё prestigjin e rracёs sllave. Ndёrsa historiani Rus A. Vasiliev shkruan se: teoria e origjinёs sllave tё Justinianit duhet skartuar..”. (13).
Manija sllave. Sllavo-bullgaret kishin marrё njё zgjerim tё madh nёn carin Semion. Flitej se: “Nga muret e Korinthit drejt nё muret e Stambollit shkonte fjala e Semionit. (carit sllavo-bullgar).
Falmerayer citon: Ambicja mё e madhe e Semionit ishte tё kurorёzohej Perandor nё Katedralen e Shёn-Sofisё. Njё luftё e pa rreshtur vazhdoi me vite nё mes tё Bizantit dhe mbretёrisё bullgare. Mbas vdekjes Semionit, vjen nё fuqi Samueli, nё mbarim tё shek. X-tё, pushtoi Durrёsin, portёn imperiale tё Adriatikut. Ndёrkaq perandori i bizantit Vasili i II-tё u drejtua me ushtrinё e tij kundёr qendrёs sё mbretёrisё Samuelit. Njё luftё pёr vdekje vazhdoi pёr katёr vjet. Beteja e fundit u zhvillua nё lumin Strumё nё vitin 1014. 15.000 bullgaro-sllavё u zunё rob dhe perandori urdhёroi qё tё vёrboheshin tё gjithё, me pёrjashtim tё njё njeriu nё çdo grup prej 100 vetёsh.
Ata qё shihnin tёrhoqёn me vete tё verbёrit dhe u nisёn me urdhёr tё Vasilit tё II-tё, qё tё ktheheshin te car Samueli. Kur pa kёtё prçesion tё llahtarshёm, Cari u godit nё zёmёr dhe vdiq nga marazi mё 1014. (14)
Historiani cek Prof. Dvornik thotё: “Sllavёt nuk kanё asnjё legjendё heroike qё tё kujtojnё vendosjen e tyre nё gadishullin Ballkanik”. T. Zavalani “historia e Shqipёrisё” bot. 1998, f. 71.
Fon Hahni thotё: “Shqiptarёt zbresin drejtpёrdrejt nga Ilirёt, qё ashtu si dhe popullsitё e Maqedonisё dhe Epirit, rrjedhin tё gjithё nga parahistorike Pellazgё”. E. Mashi nё Annales des Voyages shprehet se: “ёshtё drejt tё besohet se gjuha moderne e shqiptarёve ёshtё ajo qё flisnin nё lashtёsi Maqedonёt, Ilirёt dhe Epirotёt”. Petrota Shkruan: “Tё gjithё ata qё kanё pranuar tezёn e origjinёs pellazgjike tё shqiptarёve tё sotem, tё pranojnё dhe tё quajnё si njё tё vёrtetё historike tё padiskutueshme njёjtёsimin me ata tё Ilirёve, Maqedonёve dhe Epirotёve, dhe tё kёtyre me Pellazgёt e lashtё.” (15).
Prof. Ylli Popa thotё: “Emigrimi i trurit”, humbje pёr shtetin. Problemi qё e shqetёson shumё sot pёr sot vendin tonё dhe Akademin e Shkencave, ёshtё pikёrisht “emigrimi i trurit”, mё e keqja ёshtё se shumica e potencialeve tё mёdha intelektuale tё vendit tonё, qё ndodhen jashtё shtetit, punojnё ç’tё munden pёr tё mbajtur familjen. Kjo ёshtё fatkeqёsi, shprehet kryeakademiku, mё e dhimbёshme ёshtё qё nuk egziston mundёsia financiare qё atyre t’u kёrkohet tё vinё nё Shqipёri. Dikur kriteri i fortёsise sё njё shteti ishte forca ushtarake, kurse tani ёshtё forca e dijes. (16).
Ёshtё fatkeqёsi, dy figura tё Akademisё sё Shkencave z. M. Kokurti dhe Mancaku quajnё pasardhёsit e ilirёve si para ilirё, sepse nuk guzojne tё pёrdorin emёrtimin “pellazgё”… “ata bazohen nё atё qё thonё “ajtollahёt”. Pra meqёnese gjuha shqipe arrin tё deshifrojё “pellazgjishten e vjetёr “ , Ilirёt (pasardhёs tё mirёnjohur tё shqiptarёve) nuk mund tё jenё veçse pasardhёs tё pellazgёve. Kjo ёshtё matematike”. Mathieu Aref. (17)
Kur Ahmet Zogu ishte president i Republikёs sё Shqipёrisё mё 31 janar 1925, monedhёn shqiptare e quajti LEK pёr nderё tё Aleksandrit tё madh. Nё faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit dhe e stёrgjyshit tё tyre Akilit, qё jetoi 900 vjet pёrpara tyre. Por ky materjalizim i linjёs pellazgo-ilire-shqiptare nga Ahmet Zogu e pati jetёn e shkurtёr sepse, nё vitin 1950, komunistёt shqiptarё, me Hoxhёn nё krye, me urdhёr tё fqinjёve greko-sёrb, e hoqёn nga qarkullimi kёtё monedhe, e cila, sot e kёsaj dite, nuk ёshtё rikthyer. (18)
Vazhdon Mehdi Hyseni: “Populli shqiptar nuk duhej tё votonte qё tё vinin nё krye tё Shqipёrisё, sepse ata janё mё e keqja mё e zeza dhe tragjedia mё jetё te gjatё e shqipёrisё dhe e kombit shqiptar nё Ballkan”.
Kohёt e fundit media greke njofton fitoren mё tё madhe tё shekullit XX-tё, qё hodhi nё dorё Kishёn Ortodokse, Autoqefale Shqiptare. Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, nё kёto 20 vjetё (1990-2011) e kanё fronёzuar nё krye tё KAOSH nё Tiranё priftin grek Janullatos. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotё: qё tё jetё e qetё shqipёria duhet tё shporret Janullatosi.
http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2011/08/lek3-150x150.jpg (http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2011/08/lek3.jpg) http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2011/08/lek1-150x150.jpg (http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2011/08/lek1.jpg) http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2011/08/lek2-150x150.jpg (http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2011/08/lek2.jpg)
Referenca:
1. Edёin Jacques “Shqiptarёt”, bot. 1995, f. XII.
2. Eleni Kocaqi “Albanёt”, bot. 2006, f. 5.
3. Mathieu Aref “Mikenёt – Pellazgёt”, bot. 2007, f. 180.
4. Nga Nejazi Muhameti “Maqedonia Shqi…”, bot 2009, f 180, (5) 323, (6) 25, (7)32, (8) 189.
5. “ “ “ “ “ f. 33, (10) 31, (11) 41, (16), (12) 35,
6. Tajar Zavalani “Historia e Shqipёrisё” bot. 1998, f. 168-170; (14) 73.
7. . Ylli Popa “Sekretet e njё kryeshkencёtari” gazeta “Illyria” 27-5-2005, f. 21.
8. Rasim Bebo “Zeusi”, bot. 2009, f. 153.
9. Nijazi Muhameti “Maqedonia Shqiptare” bot. 2009, f. 415.
Poashtu po i botojmë 3 vështrime për librin me vlera të mëdha historike "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" të autorit Rasim Bebo...
1.Shefki Hysa - Ishte dikur Pellazgjia
Thonë se dikur jetonte e Bukura e Dheut. Ndrinte ajo vetë, ndrinte dhe gjithçka përqark saj. Nuk kishte të krahasuar bukuria e saj, as ditën e as natën: Del o diell të dal, del o hënë të dal. Thonë se të Bukurën e Dheut fillimisht e quanin Pellazgji. Ishte aq madhështore, e hirshme dhe magjiplotë saqë u dashuruan marrëzisht pas saj tërë fqinjët dhe të largëtit që njiheshin me të, të qytetëruarit dhe barbarët. Po Pellazgjia rrinte krenare në jetën e vet. I nderonte dhe i respektonte tërë ata që i vinin rrotull, pa iu përulur askujt. Na u bënë ziliqarë barbarët për krenarinë, vlerat dhe thesaret e saj. Dhe dikur iu turrën për ta mposhtur me përdhunë. U kacafytën gjatë barbarët me të, i rrëmbyen aty-këtu edhe copa stolish e thesaresh, megjithatë Pellazgjia nuk u mposht…
Ajo që mbeti pas atyre betejave grabitqare u quajt Iliri. Barbarët u kacafytën edhe me Ilirinë, i rrëmbyen të tjera thesare, të tjera stoli, po ajo nuk u dha. Tashmë e quanin Arbëri dhe trashëgonte ende një pjesë nga hiret e së Bukurës së Dheut, Pellazgjisë. Ashtu e hijshme, si gjithë të Bukurat e Dheut nëpër përralla, megjithëse e lodhur nga kacafytjet e gjata përdhunuese, Arbëria e paepur rrezatonte në sytë e barabarëve që nuk e duronin dot dritën e qytetërimit të saj. Dhe ata vrisnin mendjen si ta mposhtnin. Dhe i turreshin përsëri e përsëri, ditëve e netëve, gjatë dimrave e beharëve, i grabisnin stolitë, e plagosnin, e gjakosnin, i këpusnin gjymtyrët, por ajo, megjithëse mpakej e mpakej prej dhunës, nuk jepej. Ashtu e mpakur dhe e paepur ngjante rishtas e bukur dhe rrezatonte qytetërim në sytë e armiqve barbarë që donin ta zhbënin me çdo kusht.
Tashmë ca e thërrisnin Albani e ca të tjerë Shqipëri. Armiqtë si gjithmonë e kishin halë në sy dhe i turreshin përbindshëm bukurisë së saj. Shipëria e vogël, për mendjen e mbrapshtë të barbarëve, ishte Pellazgjia e dikurshme që ende nuk ishte epur prej dhunës grabitëse, prandaj nuk duhej lënë rehat. Ajo duhej zhdukur…
Kjo farë Shqipërie ishte apo nuk ishte Pellazgjia e dikurshme?!… Debatonin e debatonin armiqtë e saj dhe i turreshin përsëri për ta zhbërë që të mos i mbetej as nami e as nishani Pellazgjisë së dikurshme që rronte ende në genet e Shqipërisë… Armiqtë e saj tashmë ishin jo vetëm barbarët, por edhe fqinjët e qytetëruar. Edhe ata i lakmonin ato pak thesare që trashëgonte Shqipëria prej Pellazgjisë së dikurshme… Ishte apo nuk ishte Pellazgjia?!… Tashmë gjithçka ishte shndërruar në legjendë. Pellazgjia, e Bukura e Dheut, tashmë ishte një përrallë që u rrëfehej netëve kalamajve…
Ndërkohë doli një trim që vendosi të eksploronte viset e legjendës. Trimi quhej Rasim Bebo. Dhe duke kërkuar nëpër udhët e vështira të meditimit muzgjeve të legjendës, trimi Rasim Bebo po zbulonte copëza stolish, gurë të çmuar, diamante e perla, që përbënin dikur thesaret e bizhuterive të Pellazgjisë…
Trimi Rasim Bebo, duke kërkuar, zbuluar dhe restauruar copëzat e bizhuve të grabitura nëpër shekuj nga trupi i Pellazgjisë arriti të rindërtonte profilin e saj prej të Bukure Dheu… Dalëngadalë legjenda po shdërrohet në realitet. Kërkojeni dhe do ta gjeni një pjesë të këtij realiteti në librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, të historianit Rasim Bebo…
I nderuar Profesor Bebo!
Ja, këto më vijnë shpesh ndërmend që në çastin që u njoha me vlerat e mëdha të librit tuaj… Dhe vazhdimisht kam menduar si e si t’i përpunoja sa më bukur fjalët, që ato të dilnin njëherësh prej trurit dhe shpirtit tim. Të ishin sa më të denja, sa më të arrira dhe ta vlerësonin siç e meriton librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”.
Kam besim se ky libër e meriton një vlerësim të rrallë, siç është edhe vetë me thesarin e vlerave shqiptare që përmbledh. Dhe besoj se i tillë do të jetë edhe vlerësimi i çdo lexuesi…
Me këtë libër tanimë ju jeni dhe mbeteni një ndër historianët që do të pëlqehet më shumë prej shqiptarëve atdhetarë, i nderuar Profesor Rasim Bebo…
Dhe, si miku juaj, po ju them me besim të madh se lexuesit ta gjykojnë si një thesar të rrallë veprën tuaj…
Zoti qoftë përherë me ju!
2.Dalan Luzaj -Shënime për librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, me autor Rasim Bebo
Që në fillim të kësaj parathënieje të shkurtër, dua të theksoj se nuk marr përsipër ta vlerësoj si specialist historie librin “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, me autor Rasim Bebon. Mendoj se kjo detyrë është kryer nga redaktorët e gazetave dhe të shtypit periodik, ku janë botuar më parë materialet.
Ky libër ka një moshë që pak a shumë i afrohet asaj të autorit, Rasim Bebos. Pra, kemi një jetë tetëdhjetë vjeçare të vënë në shërbim të këtyre artikujve e studimeve, që në thelb merren me trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare.
Nëpër faqet e librit kupton se historia e Ballkanit është shpesh sa e padrejtë aq dhe e dhimbshme, por gjithësesi këto padrejtësi i janë bërë më shumë se kujtdo tjetër Atdheut tonë, Shqipërisë, dhe popullit të kësaj treve të banuar nga pellazgët prej të cilëve rrodhën më pas ilirët apo shqiptarët e sotëm. I njëjti gjak në epoka të ndryshme.
Dyndjet barbare lindore, që më vonë u bënë banorë të përhershëm dhe fqinjët tanë në trojet ilire, shpërthyen vandalizmin dhe përpjekjet me egërsi shtazarake për asimilim e racës dhe gjakut tonë. I lodhur nga luftërat e vazhdueshme, populli ynë u detyrua të bëhet pre i sundimeve të gjata perandorake, fillimisht i Romës dhe më vonë i Turqisë. Ashpërsia e turqëve ka qenë e pashembullt për kohën e saj. Atdheu u gjymtua, ndërsa populli përjetoi thundrën e egër aziatike si asnjë popull tjetër ballkanas.
Megjithatë jo më pak të egra dhe të pabesa kanë qenë edhe goditjet që na kanë dhënë fqinjët, gjithmonë pas shpine. Fqinjët sllavo-serbo-grekë. Kanë dashur të na shkatërrojnë me fund. Dhe shkatërrimet deri në themel të një kombi të çojnë në asimilim. Këtë kanë synuar e synojnë armiqtë tanë gjatë gjithë kohërave. Pikërisht këtë sprovë të jashtëzakonshme e përballoi me stoicizëm raca jonë, gjaku ynë.
Pse janë përpjekur të na shkatërrojnë me kaq urrejtje?! S’ka asnjë shkak kjo urretje, vetëm se nga ky vend, nga ky popull kanë dalë njerëz që kanë bërë epokë. Pra, urrejtjen e vandalëve ndaj nesh e ka shtyrë xhelozia. Një xhelozi e çuditshme, e pashpresë ndaj vitalitetit të shqiptarëve.
Gjuhës shqipe, si gjuha më e vjetër e Ballkanit, gjuhët armike ia prenë të gjitha shtigjet për të mos jetuar. Qëllimi i vetëm ishte zhdukja e saj dhe e popullit që e flet. Duke kryer akte të tilla barbare, duke u vjedhur më parë kulturën dhe historinë, për brezat në vazhdim bëhet i pa mundur kuptimi i historisë së etnisë së vet në thellësi të së kaluarës. Kjo i ka detyruar studjuesit tanë që për pasqyrimin e së kaluarës historike të botës shqiptare, t’u referohen studiuesve të huaj ose, më saktë, arshivave perëndimore dhe aziatike. Kështu vepron edhe autori i këtij libri, Rasim Bebua.
Rrjedha historike shqiptare kaloi nëpër prapaskenat më të rrezikshme edhe në fillimet e shekullit të kaluar, kur po formoheshin e kristalizoheshin shtetet ballkanike, sikur të mos mjaftonte dhuna nëpër muzgjet e shekujve të të Mesjetës dhe Antikitetit. Europa, që i shpëtoi vërshimit, shkatërrimit dhe rrënimit turkoman prej luftërave e qëndresës së Skënderbeut, ia shpërbleu Shqipërisë atë ndihmesë, duke i prerë trupin në pesë pjesë, duke ua dhuruar trojet e saj fqinjëve shovinistë. Diplomatët europianë, sa miopë aq dhe të shitur për interesa të errta, në Konferencën Famëkeqe të Londrës, më 1913, kryen aktin më të rëndë e më të shëmtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke ligjëruar copëtimin që lakmonin dhe e lakmojnë fqinjët tanë të pabesë.
Qeveria e Ahmet Zogut për herë të parë mbas gjithë atyre rrënimeve dhe shkatërrimeve që pësoi nëpër shekuj Shqipëria, bëri një sërë përpjekjesh për të ndërtuar shtetin ligjor shqiptar dhe për të vendosur një raport të drejtë me qeveritë fqinje dhe me ato europiane, megjithëse ende kishin synime pushtuese ndaj trojeve dhe popullit shqiptar. Ajo arriti t’i frenonte lakmitë e tyre dhe e meriton të përgëzohet për ato mundësi që kishte dhe për përpjekjet që bëri për ndërtimin e strukturave të shtetit shqiptar. E lavdëruar qoftë!…
E kundërta ndodhi me regjimin komunist që u instalua në Tiranë, më 1944. U cilësuan armiq dhe morën plumbin të gjithë atdhetarët e vërtetë, ata zëra që guxuan e përmendën Kosovën a Çamërinë, që ishin mbështetës të zjarrtë të çështjes kombëtare. Regjimi komunist ishte një katastrofë më shumë, një dyndje e re barbare, që e shndërroi në një diktaturë mizore shtetin demokratik shqiptar, të cilin mezi e ngritën atdhetarët prej rrënojave të dikurshme perandorake… Mallkuar qoftë në jetë të jetëve ish regjimi komunist!…
Në këtë periudhë që po jetojmë ka ardhur koha që të zgjidhen padrejtësitë që thuri Europa kundër Shqipërisë. Mendo, janë derdhur lumenj gjaku dhe problemi ynë kombëtar ende s’ka marrë zgjidhje. Përsëri presim nga Europa dhe diplomacitë perëndimore që të zgjidhin problemin tonë, problem që çdo ditë bëhet më i mprehtë nga rrethanat dhe zhvillimet e ngjarjeve në botë…
Libri “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, i autorit Rasim Bebo, u bën jehonë pikërisht këtyre problemeve që kanë shqetësuar e vazhdojnë të shqetësojnë trevat shqiptare. Është një libër i ndërtuar me materiale të botuara më parë në shtypin shqiptar dhe të diasporës dhe trajton problemin e etnisë shqiptare. Autori i librit për të gjitha materialet ruan autorësinë dhe për materialet origjinale ruan referencat.
Pjesën më të madhe të materialeve të librit, profesor Rasim Bebo i ka përpunuar në mënyrë krijuese, aq sa i ka bërë më të prekshme për lexuesin. Duke qenë çam, nga Konispoli, ai ka patur rastin dhe fatin të takojë muhaxhirë çamë, që i shpëtuan thikës dhe plumbit grek, dëshmitarë okularë të masakrës më çnjerëzore që pësoi krahu jugor shqiptar…
Libri ka skena sa të bukura nga lashtësia, aq dhe rrënqethëse të kohëve moderne në Ballkanin e përgjakur e të gjymtuar nga dyndjet barbare, në Ballkanin e copëtuar në dëm të Shqipërisë.
Historia e shqiptarëve dhe e grekëve ka qenë sa tragjike aq dhe e fshehtë për Europën. Urretja shovene greke e ngritur në politikë, qeveri dhe institucione të tjera, e bekuar dhe nga kisha ortodokse, sot më tepër se kurrë ndërton rrugë dhe forma të reja për të shprehur dhe realizuar synimet e saj aneksioniste. Të ulur në mes të Tiranës, zotër të një pjese të ekonomisë sonë, pjesëtarë në pushtetin politik, përfaqësuesit e lobit famëkeq grek vazhdojnë të sundojnë shqiptarët në dy drejtime: shfrytëzimi i rezervave të brendshme të ekonomisë shqiptare për interesat e Athinës dhe keqtrajtimi i më se gjatëqindmijë emigrantëve shqiptarë aktivë në Greqi, duke i konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, provë tjetër kjo sesi e përdor si armë politika shovene greke urrejtjen ndaj shqiptarëve.
Lojrat e qeverisë greke mbi gjendjen e luftës me Shqipërinë, politika e Vorio-Epirit apo deklaratat se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nëpër Athinë, janë vazhdimi i melodramës më të rrezikshme që po luajnë aktorët grekë në skenën shqiptare. Duke gjetur një truall të mbarë, të përgatitur nga grupe të caktuara me influenca djallëzore, politika greke përmjerr hundëve të pushtetarëve shqiptarë.
Megjithatë kanë kaluar kohët që dinakëria greke u rrëshqiste fqinjëve nën rrogoz, pasi u kishte helmuar gjellën në zjarr. Popujt janë zgjuar. Edhe populli shqiptar, i cili për vet natyrën e tij të pamposhtshme, për vet aftësitë që ka zhvilluar për të mbijetuar në përplasjet e panumërta me dyndjet barbare të atyre që s’ia kanë dashur kurrë të mirën, do të ngrihet e do të dijë si të mbrohet nga invazionet moderne të armiqve tradicionalë, pavarësisht nga politikat servile të qeverive dhe diplomacisë shqiptare.
Krimet greke ndaj shqiptarëve janë dokumentuar nga tërë ata që mundën t’i shpëtojnë genocidit. Këto krime janë përshkruar dhe i janë bërë të njohura opinionit botëror edhe nga pena me peshë e autoritet e shumë studiueseve të kësaj çështjeje. Greku po e ndien se çështja çame po rritet dhe po shkon drejt zgjidhjes. Çamëria e përgjakur, e torturuar dhe e harruar po troket dyerve të Europës dhe të diplomacive perëndimore, ndaj çdo ditë që kalon ata bëhen më agresivë e më të rafinuar ndaj shqiptarëve.
Për fat të keq problemi çam ende nuk e ka përkrahjen e shtetit dhe diplomacisë shqiptare, ndaj mbetet të ndiqet një rrugë më e vështirë, por e realizueshme: Rruga e ndërgjegjësimit të politikës Amerikane. Popullit çam gjithmonë i kanë rënë në pjesë humbjet, tradhëtitë dhe pabesitë në të dy krahët. Prandaj djemtë e Çamërisë, tashmë të shkolluar e të kulturuar, me ekonomi disi më të mirë, duhet të mësojnë të lëvizin vetë për të përballuar sfidat e së ardhmes, siç i përballuan edhe djemtë e Kosovës. Pra duhet të organizohen dhe të drejtojnë vetë fatet e Çamërisë. Toka e tyre më e vjetër se ullinjtë, më e vjetër se dhe vetë historia e njerëzimit, ka folur shqip dhe duhet të flasë shqip!
Tirana komuniste qëndron në atë instikam që kanë qendruar paraardhësit e tyre. Prej këtij qendrimi mohues ngrihet nga varri Isa Boletini e Mic Sokoli, brof i tmerruar Adem Jashari, turpërohet dhe ul kokën Ismail Qemali, ndërsa në mërgim pena trime e Agim Shehut s’pushon së thëni të vërtetën me aq patriotizëm dhe dashuri kombëtare sa të tërheq të rreshtohesh përbri tij. Po kështu edhe qendrimi i Shoqërisë “Vatra” është po ai i Konicës dhe i Nolit, paçka se kërkojnë ta turbullojnë ca rrjedha të nëndheshme të fëlliqura. Vatranët janë vazhdues të denjë të plejadës së tyre. Duhet t’i kemi përkrah në çështjen tonë kombëtare…
Mendoj se libri “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, i autorit Rasim Bebo, është kompletuar me materiale që përfshijnë të gjitha etapat historike, kryesisht të shekullit të fundit. Ky studiues e ka thënë tanimë denjësisht fjalën e vet. Megjithatë koha evolon, brezat e rinj do të sjellin prurje të reja, për ta pasuruar dhe pasqyruar edhe më tej dhe në mënyrë më të plotë historinë shqiptare dhe të krahinave të saj, Kosovës e Çamërisë.
Studiuesi Rasim Bebo, me gjak shqiptar, patriot i kudondodhur, pavarësisht nga rrethanat e jetës së tij, me guxim e durim, me ndershmëri e dinjitet, me besë e urtësi, me përpjekje e sinqeritet, me sakrificë e dashuri, del ballëlartë para detyrës, si bir besnik i Çamërisë martire.
Duke lexuar këtë libër kupton se studiuesi Rasim Bebo është i pajisur me një kulturë të përgjithshme e profesionale dhe është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja që në rini. Mbledhja, përzgjedhja dhe përpunimi i tërë këtij materiali të rrallë e tepër të vlefshëm prej tij, është një punë që meriton të lavdërohet dhe që më tepër do e çmojnë lexuesit.
Çdo libër ka një peshë të caktuar specifike (nëse mund ta quajmë kështu), me të cilën ndikon në periudhën kur ngjizet dhe së cilës i shërben. Edhe libri “Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, botim dokumentaro-historik, mozaik me fakte sa të larmishme aq dhe të dhimbshme, sa i vërtetë aq i dashur, plotëson atë boshllëk që ka literatura dokumentare e Krahut Jugor të Atdheut, Çamërisë martire.
3.Sokol Jakova- NË SHTIGJE PAK TË SHKELURA TË ETNOGJENEZËS SË SHQIPTARËVE
Problemi i etnogjenezës së popullit tonë ka qenë dhe mbetet një çështje e rëndësishme mes çështjeve të mëdha që janë objekt studimi i historiografisë shqiptare. Plot diskutime e debate janë zhvilluar e zhvillohen edhe sot për të gjetur e vërtetuar shkencërisht se nga e ka prejardhjen populli ynë që nga studiuesit konsiderohet si një nga popujt më të lashtë, në mos më i lashti, i Ballkanit. Fatkeqësisht, në arkivat shqiptare mungojnë dokumentet që pa dyshim kanë humbur në vorbullën e shekujve e të mijëvjeçarëve.
Dihet gjendja e sotme politike e shoqërore në Shqipëri ku shkenca, kultura e arti po kalojnë një krizë, dhe problemi madhor i etnogjenezës nuk e ka atë interesim që lipsej prej shkencëtarëve dhe studiuesve shqiptarë, por që, në mënyrë paradoksale, ka zgjuar edhe më tepër interesimin dhe kureshtjen e studiuesve të huaj.
I parë në këtë kuadër, libri "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" i studiuesit të vjetër në moshë e profesion, Rasim Bebos, sjell një ndihmesë me vlerë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve, por njëkohësisht, u shpalos grekëve, fqinjëve tanë jugorë, historisë së tyre, se cili ka qenë modeli i vërtetë i shqiptarit apo i arvanitit, siç na quajnë ata, ç’lashtësi ka pasur ky popull që, në një kuptim, ua kalon edhe lashtësisë së tyre, duke edukuar kështu te brezat e rinj të popullit tonë ndjenjën e krenarisë kombëtare, dinjitetit, të mospëruljes e nënshtrimit ndj grekëve, në trojet e të cilëve sot punojnë rreth 600 mijë emigrantë e ku, mbi të gjitha, gjendet një "krah shqiponje i thyer", krahina e Çamërisë me pasuritë e panumërta të saj. Studiuesi i njohur arvanitas, i cili ka qenë për disa vite rresht kryetar i "Lidhjes Arvanite të Greqisë", shkruan: "Greku përpara se të kthehej në grek ishte arbanit, domethënë pellazg. Gjuha jonë arbanishtja është më e hershmja e gjuhës së lashtë greke, që i thonë gjuha homerike. (Aristidh P.Koljas "Proklamata", Botimet "Dritero", f.40, Tiranë).
Titulli simbolik i librit të Rasim Bebos sqarohet që në fillim: "Tempulli i Lashtë i Dodonës ndodhet në jug të Janinës, 22 km, në luginën midis malit Tomaro dhe Monalisë. Data parahistorike tregon se ky vend qe pagëzuar si Zot i Tokës. Aty shkonin klerikët pellazgë të Çamërisë dhe kryenin detyrat e tyre fetare te perandoria e Diellit – Zeusi.
Ky kult është sjellë në Dodonë nga Selloi i fisit thesprot (çam) midis shekujve 19-14 p.e.s. Klerikët e asaj kohe kishin si detyrë të lajmëronin popullin që jetonte rrëzë malit me një çangë, së cilës i binin shumë herë për të lajmëruar të gjithë banorët se doli dielli.
Thuhet se nga të rrahurat ritmike të çangës "don, don don..." edhe liturgjia mori emrin Dodonë".
Duke u mbështetur kështu në tezën e njohur të prejardhjes pellazge të popujve që jetojnë sot në trojet e Ballkanit e më gjerë, Rasim Bebua nis analizën në shkrimet e tij për të vërtetuar autencitetin e kësaj teze, e cila tanimë ka marrë përhapje të gjerë. Sipas Herodotit, Dodona ishte orakulli më i lashtë në Pellazgji. Kjo e dhënë fort e rëndësishme i shërben autorit më pas që në shkrimet e tij të përmbledhura në këtë libër, duke shfrytëzuar edhe një literaturë të gjerë e të pasur nga plot hulumtues e studiues shqiptarë e të huaj, të arrijë në përfundimin e spikatur se shqiptarët, pasardhës të ilirëve, që kanë pasur rrënjët te populli i moçëm pellazg, të jenë stërnipërit më të lashtë të banorëve të Ballkanit.
Në të vërtetë libri i Rasim Bebos përmbledh një sërë shkrimesh e artikujsh të veçantë, shumë prej të cilave autori i ka botuar në shtypin periodik. E, megjithëkëtë, ky material i bollshëm është renditur në libër sipas një boshti të gjetur kompozicional, i cili ka lënë shteg që shkrimet e artikujt të kenë midis tyre një lloj lidhjeje.
Pas një vlerësimi të veprës të titulluar "Libër i një moshe me autorin", shkruar me dashamirësi nga Dalan Luzaj, banues sot në Çikago të SHBA-së, kapitulli i parë i veprës së Rasim Bebos me titull "Dodona" shtjellon gjerësisht, përmes citimesh e referencash të shumta, historinë e tempullit të lashtë të Dodonës. Në këtë kapitull, në bazë të të dhënave të shumta historike, autori Rasim Bebo i jep përgjigje pyetjes "Po grekët? Nga erdhën ata?. Rreth vitit 2000 para erës sonë një popull i paqytetëruar greqishtfolës depërtoi ngadalë nga stepat ruse në drejtim të jugut, duke kaluar përmes Danubit në Gadishullin Ballkanik, së bashku me kopetë e tufat e bagëtive. Rreth vitit 1500 p.e.s. deri në vitin 1100 të sapoardhurit zunë të përhapeshin në hapësirën jugore të gadishullit".
Më pas, në kapitullin e dytë të librit, kapitull që titullohet "Shqiponja", Rasim Bebua, pas një analize të gjatë, mbështetur në të dhëna e dokumente të shumë studiuesve, arrin në përfundimin, edhe sipas Homerit, se "Shqiponja e murrme zeshkane e Zeusit pellazgjik të Dodonës së Epirit ishte shpendi më i dashur, korrieri lajmëtar dhe shoqëruesi i përhershëm i Zeusit Pellazgjik, i cili ishte Perëndia e Diellit në Dodonën e lashtë pellazgjike të Epirit që quhej Pellazgjia"" (Shih edhe Herodotin 2:56; Eskil 658-62, Dodona, fshati i sotëm Kastrica disa këmbë pranë Janinës).
Me interes të veçantë në libër është analiza që i bën studiuesi Rasim Bebo librit të Zaharia Majamit "Etruskët zunë të flasin". Duke shfrytëzuar të dhëna historike e gjuhësore, në këtë syth të librit, arrihet në përfundimin se etruskët dikur flisnin një gjuhë të ngjashme me shqipen. Më pas për të vërtetuar tezën e tij të prejardhjes pellazge të popujve të Ballkanit, Rasim Bebua i referohet edhe librit "Enigma", në shtatë vëllime të studiuesit francez Roberto d’Angelit. Njëkohësisht Rasim Bebo i referohet edhe librit "Shqiptarët" të George Fred Williams. Për këta libra historikë me vlerë, në veprën e tij voluminoze, autori bën nga një përshkrim të shkurtër, duke u ndalur në ato të dhëna historike që janë në dobi të tezës së prejardhjes pellazge të popujve të sotëm të Ballkanit.
Mjaft interesant është edhe kapitulli i tretë i librit, kapitull që titullohet "Mbi ekspeditën e Aleksandrit të Madh". Të tërheq vëmendjen fakti në këtë kapitull kur autori thotë: "Olimpia, nëna e Aleksandrit ishte epirote, pra gjuha e nënës së Aleksandrit ishte gjuha shqipe. Në librin "Enigma" autori i tij këmbëngul në atë që fjala "epiriot" do të thotë shqiptar e aspak "helen", "Epiriotika lingua" gjithnjë kuptohet "Gjuha shqiptare" dhe kurrë "Ellonikn lingua". Mbreti Filip i Maqedonisë, babai i Aleksandrit kishte lindur në Argos (vend pellazg) në kufi me Epirin. (Aleksandri i Madh f.14. G.Radot 1931) Aleksandri i Madh, me origjinë shqiptare dhe helene, në sajë të edukimit në gjuhën greke, i ndoqi studimet nga Aristoteli, një shqiptar nga qyteti Stagire. Përmes gjuhës të nënës, epirote apo shqiptare, Aleksandri u jepte kurajë dhe komandonte gjeneralët e tij gjatë ekspeditës së tij ushtarake. Me këtë gjuhë ai u fliste shokëve e ushtarëve të ushtrisë së tij të jashtëzakonshme, gjuhë që kuptohej nga të gjithë. Shumica e popullatës ishte pashkollë dhe greqishtja moderne ishte e panjohur, sepse ajo filloi të formohej mbi dhjetë shekuj më vonë." (Salang d’Angeli, përktheu L.Rama).
Më tej autori i librit i bën një përshkrim të spikatur edhe komandantit e prijësit legjendar Pirros së Epirit. Portreti i Pirros së Epirit – thotë ai – në emblemën e shoqatës çame, është simbol për respektin e të parëve nga paraardhësit e tij thesprotë – çamë të truallit ilir. Sipas E.Jasques në veprën e tij "Shqiptarët", f.14 "Shqiptarët, një popullsi dhjetëmijëvjeçare, janë pasardhës të pellazgeve parahistorikë dhe të stërgjyshërve më të afërt ilirë".
Për ta shtjelluar më thellë tezën e mësipërme, autori e titullon kapitullin e katërt të librit të tij "Cilët janë shqiptarët?". Duke iu referuar shumë autorëve e studiuesve shqiptarë dhe të huaj, i bën një përshkrim të hollësishëm Despotatit të Epirit dhe evidenton figura të tilla historike si kryezotin çam Gjin Bua Shpata, Mërkur Bua etj.
Kapitulli tjetër i librit që titullohet "Shqiptarët në Ballkan" merret me historinë dhe kuadrin e vendosjes së këtij populli në Ballkan si pasardhës i ilirëve e i pellazgëve të vjetër. Ndërsa për arvanitët Rasim Bebua i referohet historianit A.Llalla që thotë: "Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të mëdha të arbërorëve në drejtim të Greqisë që ka patur në shek. 4-7 dhe 14 që njohim ne nga disa historianë, nuk janë tjetër veçse shpërnguljet e disa principatave të arbërorëve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanasit nga sllavët e më vonë nga osmanët turq.
Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbërisë, si në Slloveni, Kroaci, deri në fushën e Kosovës, kur zbritën në drejtim të Greqisë së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme, gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug te vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanitë (arvanitë) që jetonin në trojet e tyre mijëvjeçare."
Në libër autori nuk rri pa përmendur dhe disa veçori karakteristike të kombit shqiptar si toleranca fetare, besa, mikpritja etj. Portrete të skicuara me viza të gjetura ai u bën edhe kapedanëve që i quan abëreshë si Teodor Kollokotronit, Laskarina Bubulinës, Kostandin Kanarit, Andrea Miaulit, Llambro Xhavellës, Marko Boçarit, Gjergj Karaiskaqit, Odhise Andrucios, Dhimitër Palputës, Teodor Grivës, Athanas Shkurtaniotit, Nikolla Kryezotit, Gjon Kapodistrias, Haxhi Mehmet Dalianit.
Autori i librit "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë", duke qenë me origjinë çame, në vazhdim të veprës një kapitull më vete "Çamët" ia kushton popullsisë çame, që padrejtësisht ka mbetur matanë kufijve të Shqipërisë. Në një syth të veçantë të këtij kapitulli rrëfehet me nota të gjalla jeta dhe bëmat e famshme të njërit prej luftëtarëve më të njohur në historinë tonë, Ali Pashë Tepelenës. Në këtë syth, ndër të tjera, përshkruhet edhe krahina e Sulit dhe familja e njohur e Boçarëve. Më tej studiuesi Rasim Bebo shpalos në libër konsideratat për shqiptarët nga George Fred Williams.
Pasi bëhen disa vlerësime për arbëreshët e Italisë, për disa veçori të popullsisë çame si për vallen çame dhe fustanellën, për burrërinë dhe besnikërinë çame në veprën "Erveheja", në kapitullin vazhdues portretizohet një figurë e njohur me origjinë shqiptare, Dora D’Istria ose Elena Gjika. Një portretizim i tillë i bëhet në libër, në kapitullin e shtatë, edhe një figure tjetër të njohur me origjinë çame, Abedin Pashë Prevezës.
Libri i Rasim Bebos vazhdon me një shkrim të gjatë që i kushtohet njërit prej bijve më të shquar e të lavdishëm të Çamërisë, shkrimtarit dhe poetit tejet të talentuar, disidentit të njohur Bilal Xhaferri. Dihet mirëfilli ndihmesa e këtij personaliteti dhe i revistës "Krahu i shqiponjës" që themeloi në mërgim, në SHBA, në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar dhe demaskuar komunizmin, i cili arriti të persekutojë mizorisht popullin shqiptar për dhjetëra vite me radhë, duke eliminuar midis të tjerëve edhe plot nga bijtë më të mirë të Çamërisë si Hilmi Seitin, Teme Sejkon, Tahir Demin, Jonuz Purizon, Taho Sejkon etj.
Në libër portretizohen edhe figura të tjera historike me origjinë çame.
Siç shihet edhe nga kjo parathënie e librit, historiani Rasim Bebo është përpjekur që veprës së tij t’i krijojë një strukturë kompozicionale, një lloj boshti kompozicional, që shkrimet e artikujt e librit të krijojnë një vazhdimësi nga vitet e lashtësisë e deri në ditët tona. Gjithsesi, në këtë vepër është vënë në fokus argumentimi me burime të shumta e të llojllojshme historike, nga studiues e historianë shqiptarë e të huaj, i tezës së prejardhjes së popujve të Ballkanit nga një popull fort i moçëm, parahistorik, pellazgët, të cilët janë dyndur e kanë zënë këto troje të paktën dhjetëmijë vjet më parë. Kjo tezë edhe sot është në qendër të debatit shkencor historik. Por ajo që ia vlen të theksohet është se, në të shumtën e herës, historiografia e sotme greke jo vetëm që nuk i pranon këto përfundime shkencore lidhur me tezën e prejardhjes pellazge, por përpiqet t’i interpretojë në mënyrë të gabuar, e, aq më tepër, t’i fshehë sa mundet ato. Megjithëkëtë, siç shprehet edhe studiuesi i talentuar Aristidh P.Koljas. (Aristidh P.Koljas – Proklamata, Botimet Dritëro, f. 67, Tiranë). "Shumë historianë grekë e të huaj kanë shfaqur pikëpamjen se shqiptarët përbëjnë përfaqësimin në shkallën më të lartë të pellazgëve të tejlashtë, prej të cilëve rrjedh edhe origjina e grekëve të lashtë".
Duke mbyllur këto shënime shpreh besimin se libri "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" me vlera historike dhe atdhetare do të lexohet me kërshëri e interes nga lexuesit, të cilët do të përfitojnë mjaft prej tij e do të zgjerojnë dijet lidhur me etnogjenezën e shqiptarëve.
4.RASIM BEBO- ÇAMËRIA E PËRGJAKUR
Kanё qёnё tre gjeneralё shqiptarё, tre renegatё, tre qё u kanё shёrbyer armiqve tanё shekullorё me devotshmёrrri. I pari Ballaban Pasha nga Himara, i shёrbeu Turqisё. I dyti Mark Milani, i shёrbeu sllavo malazezeve. Dhe i treti Napolon Zerva nga fshati Zervё i Sulit tё Çamёrisё i shёrbeu Kishёs dhe qeverisё greke. Por ata erdhёn si armiq bёnё zullum dhe ikёn. Por Gjeneral Ramiz Alia ua kalon atyre, ky sinon tё shkatёrrojё gjithёShqipёrine me dy fima kompllotuese. Vazhdon dhe askush nuk e ndalon, Dhe ne prap po aty.
Xh. Santaiana i universitetit tё Harvardit. “Na kujton ne tё gjithёve se ata qёnuk kujtojnё tё kaluarёn janё tё dёnuar ta pёrsёrisin atё”. (1)
Nё vorbullёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, Çamёria ka qёnё njё dorё ujё nёoqean, por kthimi i saj nё njё thertore dhe dёbim, na kujton thёnien e Viktor Hygoit: “Madhёshtia e njё populli nuk varet nga numuri i banorёve, ashtu si madhёshtia e njё njeriu nuk varet nga gjatёsia e trupit”.
Ne duhet tё kujtojmё tre kryegrekёt shovenё qё kanё qёnё dhe janё mё anti shqiptarё si: Shёn Kozmai, Peshkop Dorotheus, Peshkop Janullatos etj., pёr kёta Thimi Mitkon thotё: “Dhashtё Zoti e tё ketё Shqipёria fat tё mirё, se kemi shumё armiq dhe mё tё mёdhenjtё janё grekёt qё na luftojnё me kishё e konsuj” (2).
Por kёtyre ua kalon partiaku Ramis Alia. “Ky bёn haptazi punёn e grekut, po njё pune edhe mё tё rezikshme, qё s’e bёjnё dotё as vetё grekёt” (Mazar Dino). Dhe ne po kёtu.
Zhan Klod Faveirial thotё: “Murgu Kozma, ka qёnё tepёr rrёnimtar pёr kombin shqiptar … ky nuk predikonte ungjillin, por kёrcёnonte me shkishёrim nga patriakati grek tё gjithё shqiptarёt qё nuk flisnin vetёm greqisht. (Vendin e Shёn Kozmait sot e ka Genc Pollo shёn. im) Arevantini thote se ai predikonte edhe kundёr çifutёve, dhe se çifutёt e denoncuan tek Kurt Pashё Berati dhe ky dha urdhёr per ta vrarё duke e ngulur nё hu, mё 24 gusht 1779”. (3). I nderuar Lexues, krahaso: qeverin e sotme me qeverin e Kurt Pash Beratit dhe Shёn Kozmanё e 250 vjetёve mё parё me Peshkop Janullatosin Sot.
N. Zhango shkruan: “Dhespoti i Paramithisё Dorotheus ёshtё perfaqesues i qeveris greke nёn mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Nё bashkёpunim me kishёn, gjenerali grek Ralis, komandant i forcave pro naziste dhe kolonel Tavullavis, ministёr i mbredshёm dhe kolonel Napolon Zerva, shkruan urdhёrin: Policia dhe xhandarmёria greke tё vihet nёn urdhёrin e nazistёve gjerman. Zerva u vu nё krye tё EDES-it, organizatё terroriste, ushtri bandash, e ngritur 10-3-1941 qё vepronte nё Epir”. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 517).
“…Nё mbarim tё vitit 1939, nёn drejtimin e dhespoptit tё Janinёs dhe tёqeverisё greke u thirrёn: Rigenjtё e Paramithis,Pitulenjtё e Gumenicёs, Niko Kufulla i Filatit, Spiro Garo nga Parga. Dhespotёt e kryekishave tёParamithise, Prevezёs, Pargёs etj., Kёrkuan ngritjen e cetave tё pёrbёra prej vrasёsish, pёr tё zhdukur çamёrit sapo tё pёlciste lufta e pritur greko-italjane” . Po aty “Ti vrasim tё tёrё, qё tё mos gjёnden nё Çamёri asnjёshqiptar mysliman e kёshtu tё mos ketё Shqipёria ç’tё kёrkojё”. Tha dhespoti i mitropolisё sё Janinёs. Kёrkesa e tij u pёlqye nga shumica dёrmuese e tё pranishmёve me pёrjashtim tё dy vetёve: Niko kufulla dhe Spiro garo. “Jo, kёtё ne s’mund ta bёjmё, se do na vrasin njerёzit tanё nёShqipёri”, thanё ata. Pas atyre fjalёve u hoq dorё nga shfarrosja nё masё me atё mёnyrё, po prapёseprapё çeta si ajo e Thoma Pitulit, e Vasil Ballemit me shokё, pas shpёrthimit tё luftёs bёnё shumё vrasje nga mё tё ndryshmet”.(4)
Jorgos Margaritis shkruan: “Mё 6 dhjetor 1942 njё nga udhёheqёsit mёseriozё dhe mё tё fuqishmit e çameve, Jasin Sadiku , u vra (nga Vasil Ballёmi shёn im). Menjёherё njё ditё mё pas, nga komiteti i spatharajve, kryetari i tij Vasilios Tsupis, prifti Spiridhom Nutsis si dhe nёntё barinj u vranё dhe u rrёmbien 1000 dele. Nё mbremjen e datёs 9 mbi 300 muhamedanё u nisёn nga Margёlleçi pёr tё sulmuar fshatin Spathar… Kyetari i muhamedanёve Luto Rojba, vjёhёri i sёbijёs sё Jasin Sadikut, thirri Dhimitёr Xhimёn nga Morfati, pasi i tregoi pёr sulmin qё po ndёrmerrnin, i kёrkoi “besa-bese” pёr asnjanёsi dhe besim reciprok. Por pёrleshjet vazhduan. Dhe mё tej”. Jorgos Margaritis vzhdon: “…EDES-it (Ushtria Demokratike Kombёtare Greke) dhe ELAS-it (Ushtria Çlirimtare popullore Greke), kishin njё emrues tё pёrbashkёt pёr kundra Çamёrisё myslimane”. (5)
Mё 21 shkurt 1944, Nuri Dino i dёrgon njё letёr Shefqet Peçit: “Mjaft gjak shqiptari vaditi tokёn tonё, mjaft larg u dёgjua afshi i popullit tonё pёr liri dhe kjo mjafton pёr tё nesёrmen, po e nesёrmja duhet tё na gjёjё tё bashkuar me shumё se kurrё… Pёr hirё tё gjakut qe na bashkon dhe tё zakonit, qёs’smund tё na ndajё”. Asnjё pёrgjigje nga Shefqet Peçi. (6).
Kёshilli ishte njoftuar sa duhet pёr grackёn e pregatitur nё Paramithi nga Metrpoliti Dorotheus me zervistёt, por fatkeqёsisht nuk i vlerёsonin. Agjentura greke shtoi pёrpjekjet pёr tё mashtruar myslimanёt me fjalё mё tёmira si: “Mos kini frikё, se s’u nget kush as me njё lule. Askujt s’ka pёr t’i hyrё gjёmb nё kёmbё. Pastaj ju jeni me mallё gjё, si do tu ktheni krahёt e t’i lini shkretё t’i hajё deri e dosa?”
Riza Nezhipi dhe Din Met Meri nga Paramithia, u njoftuan nga mikui tyre Harallamb Kalojeropulli nga njё fshat i Janinёs, Napolon Zervёn e kam dёgjuar vetё qё ka thёnё: “Çamёve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me tёmirё, qё tё mos tё na ikin nga duart deri sa tё zёmё kufirin. Pasi t’i kemi mbillur si ne vathё, jo vetёm nga njerezit qё nuk do te lemё nё kёmbёshtruar, po do shkojme nё thike edhe macet e tyre. Brёnda datёs 10 qershor 1944, Rizai vrapoi nxitimthi nё Paramithi pёr t’i njoftuar. Po krerёt si myftiu Hasan Abdulla, Sali Hafizi, Hafiz Abdulla, Abedin Bako etj., kёta nuk ua vunё veshin fjaleve tё Rizait: -Grekёrit u afruan tek dera dhe kanё vendosur tё na shuajnё me kuç e me maç; tё ikim sa janё akoma udhёt hapur!
Myftiu Hasan Abdullai me shoket e tij, ishte aq vendosur nga premtimet e peshkop Dorotheus, dhe u pёrgjigjej: “Qeveria greke nuk mund tё lejojё tёbёhen kёtu gjёra tё tylla, se turpёron veten e saj dhe njollos pёr jetё historinёe kombit tё vet, -pёrfundoi Myftiu Hasan Abdullahu. -Ato qё thua ti, janёprofka e pallavra tё atyre qё duan tё na trёmbin qё tё ikim e t’u lёmё pasuritёtona, -tha myfti Sali Hafizi.
U ndeshёn dy kundёrshtarё kryesorё: Myftiu nga njёra anё, qё ngulmonte pёr tё mos u shpёrngulur dhe Mazar Dino kryetar i kёshillit nga ana tjetёr qёkёshillonte zhvendosjen, pёrkohёsisht tё paktёn nё fshatrat mё nё thellёsi dhe tё mbrojtur si, Mazrekё, kurtes etj.
Me qё askush nuk lёshoi pё, Mazari i tha: -Ti bёn haptazi punёn e grekut, po njё punё edhe mё tё rrezikshme qё s’e bёjnё dot as vetё grekёrit. Myftiu iu pёrgjigj: -Ti, po e pe keq kёrcet e ikёn, po populli s’ka nga vete. Kam 31 vjet qё kam vazhduar kёtё udhё vetёm e vetёm qё tё shpёtoj njerёzit nga therja dhe zhdukja. Myftiu kishte besuar te besa e dhёnё e Mitrpolitit Dorotheus, por ishte besё e kishёs greke.
Kёshilli arrestoi myftinё dhe disa nga mbёshtetёsit e tij mё tё rёndёsishёm nёtёrё Çamёrinё si: Qazim Rexhepin nga Paramithia, Isuf Izetin nga Varfanji, Xhafer Xorxin nga Filati e tj. Pati ndёrhyrje te komanda gjermane, i cili i detytoi Kёshillin t’i lёshonte tё burgosurit.
Çdo ditё qё kalonte dhe mendimi pёr tё ikur shtohej, dhe pёr tё ndaluar shpёrnguljen u pёrdor dinakёria greke. U ftuan nё takim Myftiu i Paramithise Hasan Abdullai, Sali Hafezi dhe Qazim Rexhepi. Takimi u bё nё fshatin Popovё. Pala greke (EDES-it) kryesohej nga Lefter Shtrungari, me tё mernin pjesё edhe dy oficerё anglezё qё bashkёvepronin me Zervёn. Morёn premtimet greke se Çamet do tё bёhen fuqiplotё! Njerёzit tё mos ikin! Ju japim fjalёn e nderit se nuk do tё preket njeri as me njё lule. U fol se u kishin dhёnё 3000 sterlina. “Jepuani, se atje do t’i gjёjmё tok me krerёt e tyre, kishte thёnё Napolon Zerva”.
Mjedisi aq i vrerёt e tejet kёrcёnueshёm pёr çamёt myslimane, Çam tёkrishterё njoftonin çamet myslimanё pёr rrezikun qё po afrohej. Kёshtu Trifon Bello, fqinjit te vet,Ibrahim Katiut i tha: – Ikni sa mё parё, se do t’u vrasin tё gjithёve!
Dhe pyetjes: Pёrse do na vrasin? Trifoni iu pёrgjigj: -ёshtё urdhёr! Janё betuar, kanё shkelur kriqin qё tё mos lёnё gjallё asnjё nga ju. Ibrahim Katiu ishte i bindur pёr rrezikun, por prapё rrinte nё mёdyshje, deri sa Llaq Çavo, po nga Paramithia, i shkoi fshehura natёn nё shtёpi dhe i tha : – Ik shpejt po munde mos tё tё zёrё as mёngjesi kёtu! Do t’u vrasin pa njё pa dy. Hristo Bika i pati thёnё Haki Bilalit: -Ngrehuni e ikni njё sahat e mё parё, sepse zervistёt janё betuar qё çdo mysliman qё tё zёnё, tё madh apo tё vogёl do ta shkojnё nё thikё.
Erdhёn lajmёtarё nga Margёlleçi, Gumenica, Vola, 24 orё para masakres nё Paramithi pёr tё mbushur mёndjen, qё njё orё e mё parё popullata tё kalonte nё fshatrat malore nё perёndim pёr ballё qytetit, ku gjёndeshin nё vend dhe fuqi tё afta pёr mbrojtje, por Myftiut tё Paramithisё nuk ja kthien mёndjen.
Rojet e pakta mbrojtёse tё qytetit, dalluan se gjatё natёs se 26 dhe 27 qershorit 1944, zervistёt po i afroheshin Paramithisё nga tё tria anёt: jug, lindje, veri. Nё mёngjes herёt, mbrojtёsit e vendosur nё Gallata, goditёn kolonёn qё po zbriste nё qytet nga ana e Shkallёs. Shpёrthyen breshёri tё dendura pushkёsh dhe mitrolozёsh; ishin tё vendosur tё luftonin deri nё fishekun dhe pikёn e fundit tё gjakut, pasi ishin tё bindur se rrugё tjetёr nuk kishin. Mirёpo, dhespot Dorotheus, nёnprefekt Kanellopulli vrapuan tek myftiu Sali Hafezi dhe i mbushёn mёndjen pёr ndёrprerjen e qёndresёs, pasi zervistёt do tё hynin nё mёnyrё paqёsore dhe nuk do tё ngacmonin kёrkёnd. Myfti Sali Hafёzi e hёngri atё rreng dhe sёbashku me dhespotin e tё tjerё, u ngjitёn nё Gallata. U bёnё thirrje luftёtarёve tё ndalonin zjarrin, duke u zotuar se zervistёt nuk do tё bёnin as dёmin mё tё vogёl dhe ia rritёn t’i bindnin. Zervistёt u pritёn nё hyrje tё Gallatait nga Dhespoti Dorotheus dhe Myftinjtё Sali Hafuzi, Hasan Abdullai dhe parёsi myslimane e tё krishtere.
Historiani Jan G. Sharra “Historia” f. 660 thotё: “Zervistёt e regjimentit te XVI-tё, tё komanduar nga major Kranjai, mbas takimit me Thespot Dorotheus, njofton: “Urdhёrohen tёrё ata qё kanё armё t’i dorёzojnё menjёherё, se qetёsinё do ta mbajё ushtria. Askush tё mos ketё frikё! Kёdo e quajmё vlla! Duam tё bashkёpunojmё dhe tё ndihmojmё njeri tjetrin”. (Fletore “Bashkimi” nr. 681, dt. 3-7-1947). (6).
Rreth mesditёs, kur ende nuk kishte mbaruar mirё dorёzimi i atyre pak armёve qё ndodheshin nё duart e qytetarёve dhe kur tregtarёt, qё besuan shpalljen, sapo kishin çelur duqanet, zervistёt grupe-grupe tё pёrbёrё nga Çomenjtё, Dokenjtё, Pantazenjtё, Paskot e shumё tё tjerё gjakatarё, tё drejtuar nga oficerё u derdhёn egёrsisht mbi popullatёn (kujtime nga Elmaz Asllani nga Paramithia, dt. 1906). Ndёr vrasёsit ishin edhe: prift Andoni, robaqesja Athina, Samarbёrёsi Çil Coni, Nikoll Rafti etj. Ata qёllonin kёdo qё shihnin dhe vrisnin kёdo qё gjenin pёrpara. Me tё dёgjuar krismat e pushkёve dhe tё mitrolozave njerёzia ia dhanё nё pikё tё vrapit nga tё mundnin pёr tё shpёtuar sikush kokёn e vet. Me tё shumtit u derdhёn drejt anёs perёndimore, nga mendohej se mund tё mos ishte mbyllur ende. Pati raste qё e njёjta familje nё vrap e sipёr tё shkёputej mё dysh: familja e Çafa Miles, ndёrsa Çafaj me njёrin nga bijtё, Sadiun dhe fёmijtё e djalit tjetёr, Hakiut, arritёn tё kalonin, ndёrsa Hakiu me tё ёmёn, Salihen ua prenё udhёn, (u mbyll rrethimi) Hakiun e mbёrthyen disa zervistё dhe nё sy tё sё ёmёs, e vunё poshtё dhe i prёnё kokёn. Pastaj ngritёn nga muri njё pllakё tё madhe guri dhe, ia vёrvitёn mbi kokёn e prerё ia benё petё. Salihen e mbyllёn nё burg. Rrugёt dhe sheshet u mbushёn me tё vrarё: 5-6 kёtu, 7-8 atje, 10-12 me tej. U krijua njё tmerr i pashembullt.
Duke kёrkuar shpёtim futeshin nё shtёpitё e krishterёve si nё ate tё Jot Barbes etj., po pёr habin e tyre vete ata po ua hanin kokёn!
Dёshmitaria Fetije Saliu, po nga Paramithia tregon se, kur zervistёt u turrёn tё thernin Maksutin 6 muajsh dhe, e ёma e mbuloi djepin me trupin e vet, zervistёt i ngulin thikёn nё kurriz ajo u pёrplas pa frymё nё dysheme.
Te shtёpia e Myfti Hasan Abdullait, drekuan Taq Shtrungari me 7-8 trima, pasi hangrёn pёr 2-3 orё, u pa besa qё kishte dhёnё peshkop Dorotheus myftiut. Atё e kapёn nga mjekra dhe ja prenё kokёn, therёn tё shoqen tё birin dhe pas perdhunimit tё bijёs e therёn edhe atё. Plakun 80 vjeçar, Shaban Gazirin e bёnё copa-copa. Dy tё fshehur nё trarёt e tavanit Elmazi dhe Tahsimi, u spiunuan nga “miku” Thoma Faço. Menjёherё i theren. Po kjo tragjedi ndodhi edhe nё shtёpin e Sali Hafёzit nga major Kranjai. (tregim nga Shefqet Sulejmani nga Paramithia (dt. 1926)
Historiani grek N. Zhango thekson: “Njerёz tё egёr e barbarё qё kёrkonin lira e plaçka hynin si zotёr nё shtёpitё, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kё donin. Ç’tmerr, ç’farё neverie! Njё shtazёri e padёgjuar, jashtё çdo llogjike njerёzore. Historia fsheh fytyrёn nga turpi”. (7).
Mbi kёtё holokaust, Niko Zhango vazhdon: “Fati i tё burgosurve nё Paramithi u bё e njohur me gjakёsitё nё vazhdim. Erёkundёrmonjёse nё shtёpin e Sali Hafezit me tre kate dhe mbi 30 dhoma ku mbaheshin tё mbyllur mbi 500 gra e fёmijё nёn moshёn 15 vjeçare. Vdekje fёmijesh, pamje rrёnqethёse e grave myslimane qё hiqeshin zvarre dhe pёrdhunoheshin gjysmё tё vdekura. (8).
Hisoriani Beqir Meta shkruan: “Masakrat nё Paramithi vazhduan 4-5 ditё. Gjatё kohёs, kur nё qytet po kryheshin masakra tё tmerrshme, Mitropoliti Dorotheu, i cili kishte qёnё garant pёr moscёnimin e popullsisё myslimane, festonte “fitoren” me komandantёt e bandave dhe bekonte krimet e tyre. Ky mitropolit, deri nё kёtё kohё, kishte qenё njё nga bashkёpuntorёt mё aktivё tё gjermanёve” (9).
Dёshmitarёt tregojnё pёr shtepin e myftiut “burg”: “Na jepnin njё fetё bukё misri , as 100 gram nё ditё dhe njё lugё bizeleje ose fasuleje pa kripё. Llambro Miho nga Paramithia ishte i vetmi njeri qё na ndihmoi pёr tё mbajtur shpirin. Ai kishte njё furrё buke dhe gjelltore. Ai vinte çdo ditё dhe na sillte buke dhe gjellё, ne na binte nga njё kafshitё se ishim shumё. S’kishim as me se tё laheshim e as ku tё laheshim, flinim ngjitur me njeri tjetrin! Na piu morri, sёmundjet dhe uria , dhe kёshtu vdisnin 5, 6, 7, dhe 10, 12 ne dite”. (10).
Erdhёn disa mjekё anglezё, tё veshur me maska, sepse ne, veç se tё sёmurё, kutёrbonim nga fёlliqёsia. Mjekёt pasi na vizituan u thanё: “Ja zboni, ja vritni, se brёnda pak ditёve do t’u marrin edhe juve me vete nё atё botё”. Kёshtu Mitro Bello na solli ca ushqime dhe na nisёn 250 gra e fёmijё shumё tё raskapitur, morrёm rrugёn Minine, Filat, Koske dhe mbritёm nё Shqipёri.
Jorgos Margaritis:…Me gjithё premtimet e peshkop Dorotheus dhe Napolon Zervёs, mbrenda pak ditёve, mё 27 qershor, ditёn e parё tё “çlirimit”, qyteti u kthye nё thertore. Tё gjitha dёshmite nga çdo palё qё tё vijnё, bien dakord nё shtrirjen dhe dhunёn e vrasjeve e tё keqtrajtimeve nё kurrizin e banorёve myslimanё…-u vranё nё mёnyrat mё çnjerёzore, mbrenda dhe pёr rreth qytetit. Keqtrajtimi i pёrgjithshёm i grave dhe rrёmbimi i pasurive…” (11).
Historiani Jan G. Sharra vёren: “Urrejtja dhe egёrsia qё ziente nё vetdijen e tyre, shpёrthyen me furi mbi gratё, fёmijёt, pleqtё dhe tё pafajshёm tё tjerё. Shumё çamё islamё zervistёt i rrёzonin tё gjallё nga ura e Naçit pranё Filatit. Nёnave u rrёmbenin fёmijtё nga duart e nga gjiri u ngulnin bajonetёn dhe i ngrinin lartё. Po para syve tё nёnave vrisnin djelmoshat 15-18 vjeharё. Egёrsia greke mbi popullin cam, kalon çdo lloj instikti kafshёror. Njё grua nga fshati Kacjan me foshnjёn ende nё gji, zervistёt e ndanё me spate nё katёr pjesё dhe e varёn nё njё pemё; sё toku me gjakun i rridhte dhe qumushti i gjinjeve. (12)
Sipas Niko Zhangos : “Tёrё çamёrit qё u gjetёn nё Karbunarё u vranё dhe u hodhёn nёpёr hendeqe: njё nane me 7 fёmijё si edhe tё vegjёl tё tjerё; 3 vajzat e Muharem Agushit, nusja e Hodos dhe Ajshe Agushi. Ndёrsa Lefter Shrungari me shokё, Mehmet Qamilit i vranё nё shtёpin e vet tё ёmёn dhe tre tё bijat; tё shoqes shtatzanё i çanё barkun dhe i qitёn fёmijёn, sipas dёshmive zervistёt therёn 41 gra e fimijё. (Fletoria “Bashkimi i Kombit” nr.202, 27-8-1944. (13).
Historiani Albert Kotini na jep kёtё episod: “Vasil Ballёmi i dogji djalin nё furrё Naile Gjinikёs nga Margёllёçi. Kur ia kapёn djalin e vet Vasil Ballёmit dhe ia dhanё Nailes qё tani kishte tё drejtё tё hakmerrej edhe ajo pёr djalin e saj tё djegur nё furrё. Po ajo jo vetёm qё nuk pranoi, por tha: -Mua djalin nuk ma ka djegur ky fёmijё! Mbasi e mbajti 7 ditё, ia dorёzoi Vasil Ballёmit, kriminelit tё Çamёrisё. Qё atё ditё Vasili u betua se nuk do tё qёllonte mё mbi shqiptarёt e Çamёrisё”. (14).
“Ndёrmjet atyre tmerreve nё Spatar ndodhi edhe kjo ngjarje kuptimplote: Lulo Ahmet Qamili nga Janjari, femёr veçanёrisht e bukur e martuar para nje viti me spatarjotin Dalan Cullani u kap nё Spatar nga zervistёt. Kёta vrane tё gjithё ata qё zunё, ndёrsa Lulon e ruajti njё oficer per ta marrё me vete. Kjo sa dinake aq edhe trime, u duk sikur u bind me tёrё mend. Oficeri i gёzuar se ia arriti qellimit, vari automatikun nё gozhdё dhe kaloi nё tё ndarёn tjetёr pёr tё treguar shoqёruesve tё tij. Kurse Lulo rrёmbeu automatikun dhe me njё shkathёsi e guxim tё habitshёm vrapoi tek dera dhe i griu tё gjithё sa ishin nё tё ndarёn fqinje. Zervistёt qё ndodheshin rreth e rrotull, duke menduar se dikush prej tyre po vriste fshatarёt, nuk u shqetёsuan. Nga kjo moskokёçarje e tyre pёrfitoi Lulo, e cila me automatikun nёn nje cipune (nje lloi sharku i hollё) u largua pa tёrhequr vёmёndjen e askujt dhe kёshtu, pas disa ore udhёtimi mundi tё arrinte nё Konispol”. (15).
J. Margaritis shkruan: “23 shtaor 1944 duke u gdhirё data 24, forcat e komanduar nga Kranjaj dhe Shtrungari. hynё nё Filat. Mbёrritja e kёtyre forcave ishte njё snjal pёr fillimin e masakres. 47 burra,gra dhe fёmije u masalkruan nё Filat, ndёrsa nё Spatar… u masakruan 157 persona. Tё gjitha gratё dhe vajzat e reja u keqtrajtuan dhe u pёrdhunuan nga kriminelёt e zervёs”. Kranjai urdhёroi nё Filat: “Andartё! Bёni ç’tё doni; vrisni e prisni pa dalluar e mёshiruar kёrkёnd, qoftё ky burrё, grua e foshnjё. Ç’nderoni ke t’iu pelqejё: vajza, nuse, tё reja!…Asnjё shqiptar mos lini tё gjallё”. (16).
Jan G. Sharra thote: “…shlyerja e llogarive do tё bёhej me çrrёnjosjen e tyre nga toka e tё parёve tё vet, nga atdheu i tyre.” Dhe me tej: Gjakёsitё nё Paramithi dhe ngjarjet qё rrodhёn mё pastaj, nuk linin pikё dyshimi se , po qe qё donin tё mbijetonin si popull, duhej tё shpёrnguleshin” (17).
Analisti i problemeve ballkanike, Xhejms Petifer, shkruan: “Qeveria britanike ka njё lidhje direkte, me trupat e zervёs, tё cilёt kryen krime nga mё tё rёndat ndaj çameve, krime lufte dhe mizori, Zerva ishte nёn kontrollin e C. M. Ёoodhouse, komadant i misionit ushtarak britanik nё rezistencёn greke. Dhe mё tej, oficeri Naxhel Kllajv, ka shkruar: “Ne kemi kryer gabime tё tmerrshme duke mёshiruar Zervёn nё atё mёnyrё”. (18).
Jorgos Margaritis shkruan: “…Fronti Çlirimtar i Shqipёrisё, nuk pranoi tё vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё vendin fqinj. Nё kundёrshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, Gjaku nuk u shpёrblye me gjak dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim … vetёm vendi ynё “mёsoi qytetёrim”. Nё kёtё rastё mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm dhe sigurishtё nuk vjen nga pala greke”! (19).
Nga Pullub xhufi citojme: “Me trishtim shikojmё serinё e lёshimeve alias-tradhёtive –shpёrberja e turpёshme tё autoqefalis dhe pushtimi tё kreut tё KOASH nga nje klerik grek, militant i helenizmit.” Qeveria e jone ka harruar porosin e pavdekshme te NOLIT: “Kisha greke ёshtё kisha e Satanait. Ruhuni prej saj nё rast se nuk doni t’ju bejё gjёmёn”. Kur erdha ne fund te artikullit dhe vet jam ne fund tё pusit, pres pёr tё dalё! Jo nga balta qё qёndron mbi baltё.
R e f e r e n c e
1. E. Jacques “Shqiptarёt”, bot.1995, f. XVII.
2. E. Mete “Dodona…” bot. 2007, f. 712.
3. Zh. Klod Faveirial “Historia e Shqipёrise” bot. 2004, f. 389.
4. Ibrahim Hoxha “Viset Kombёtare…”, bot. 2000, f. 255.
5. J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”, bot. 2009, f. 137, 171, 142.
6. Historiani grek Jan G. Sharra “Historia”. F. 660. (“Dodona…”, f. 487)
7. Historiani grek Niko Xhango thekson: “Zeusi”, bot. 2009, f. 317.
8. Niko Xhango “Dodona …” bot 2007, f. 490.
9. B. Mete “Tragjedia Çame”, bot. 2007, f. 71.
10. Rsim Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f.502.
11. J. Margariti “Bashkёpatriotё…”, bot. 2009, f. 141.
12. Jan G.harra “Dodona…”, bot. 2007, f.490.
13. Historiani Niko Zhango Shkruan: “Viset Kombёtare…”, bot. 2000, f. 368.
14. Historiani Albert Kotini “Dodona”, bot. 2007, f. 505-506.
15. I. Hoxha “Viset Kombёtare”, bot. 2000, f. 385.
16. J. Margaritis “Bashkёpuntorё” f. 185 dhe “Viset Kombёtare…”, f. 381.
17. Jan G. Sharra historian grek “Viset Kombetare…”, bot. 2000, f. 368.
18. Analisti Xhejm Petifer “Dodona…”, bot. 2007, f. 493.
19. Historiani grek J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”, bot. 2009, f. 147.
Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi.