2011-12-16

“OBELISK” – URA MODESTE QË LIDH POETËT E SOTËM TË 5 KONTINENTEVE ME SHQIPËRINË


 



 NGA     RIZA LAHI


“Lotë më shkonin në heshtje dhe pa më parë askush, kur gazeta “Drita” nuk doli as edhe atë javë. Më mbuloi një parandjenjë se ajo nuk do të dilte më…E shikoja koleksionin  e saj dhe të “Nëntorit” dhe më dukej se shihja një varr kolektiv, me qënie që mbase do të zgjoheshin një ditë…”

Është botuesi i të vetmes revistë kulturore që del në ditët e sotme; pa asnjë kahje politike, pa asnjë mbështetje partiake, pa asnjë suport financiar dhe që nuk ka marrë asnjëherë asnjë donacion  nga askush, me gjithë volumin jashtëzakonisht intrigues të punës që kryen ajo kohë pas kohe dhe në këtë lëmsh moral – kulturor që kalojmë.

 Roland Lushi


Roland Lushi , ky burrë i gjatë, që ende mund të qeshë menjëherë, ish gazetar i Radio Tiranës, autor i disa botimeve, sot është anëtar i Shoqatës Botërore të Artistëve dhe Shkrimtarëve.
Me një mijë halle, ai ka mundur të shtijë në dorë një shtypshkronjë – kundrejt një kredie – dhe, duke punuar vetë me të, duke kryer faqosjen gratis, ai ka hyrë në fushën e botimeve me një shtëpi botuese, që i ka vënë emrin e së bijës, “ADA”.


Që në ditët e para që po i gëzohej shtypshkronjës së re, ai vendosi të nxirte revistën që folëm; mos gaboj ka katër vite dhe, që atëherë, “Obelisku” ka hapur faqet e saja modeste, të sinqerta dhe ku falen përditë poetë , tregimtarë, që nga të njohurit, shumë të njohurit dhe deri te ata që nuk i njeh askush dhe nga tërë vëndi ku shkon ajo tok me shtypin apo prej diasporës postkomuniste.


   “Oh, sigurisht do të dëshëroja ndonjë projekt për revistën; nga Minsitria e Kulturës do ta dëshëroja; sëpaku për këtë, që “Obelisku” është  e paanëshme nga partitë dhe nuk ka asnjë mbështetje nga biznesi. Sa për mua, unë edhe pa ngrënë do të rri, por sa të rrahë zemra ime, ajo do të dalë. Është jo vetëm pasioni i vjetër, por, tanimë, janë edhe bukuria  e syve të atyre që shkruajnë te revista që më shtyjnë të bëj çfarëdo sakrifice dhe ajo të dalë” – thotë Lushi, ndërsa pijmë një kafe – pauz në njërën nga të dielat e zakonëshme, kur ai punon deri natën vonë, tok me të shoqen, Shpresën.




Mendojmë se çdo  popull, edhe  ata më të prapambeturit që banojnë në xhunglat e Afrikës apo Amerikës Latine, edhe ata kanë elitën e tyre që merret me letërsi dhe art e që kopeja ku rrojnë i ndihmon me sa mundësi që ka. Kjo “elitë”, megjithë ndonjë huq që ka, që nganjëherë flet keq për njëri-tjetrin e llojit të vet, që thotë kohë pas kohe “Unë e kurrkush”, është, mbase pjesa më e mirë e popullatës. Së paku më paqësorja. Nuk i ka ardhur e keqja vëndit kurrë nga poetët, shkrimtarët a artistët, përkundrazi, është ajo elitë, me të cilët krenohet një popull, një komb.
Por jo vetëm kaq. Në kohën kur dha shpirt edhe “Drita” mbi njëqindveçare e kur, ja, po  lindëte “Obelisk” modest i një botuesi që nuk ka talent të bredhë për reklama, sponsorizime dhe projekte, por që punon shtatë ditët e javës, për poetët e shkrimarët u hap një dritare katër kanatashe për të botuar ato pjesë të shpirtiti të tyre. E..nga kjo “bandë” e nëpërkëmbur që nga shoqëria e deri te gruaja”, siç shkruan një nga ata, dollën edhe florinj të paparashikuar nga Rolandi, ambjenti i tij  përqark, Ministria e TKRS dhe
nga krejt shoqëria.



Nëpër faqet e saj nisën të vijnë poetë nga më të mirët e rruzullit dhe që janë gjallë; gjallë dhe të përfshirë në Shoqatën Botërore të Poetëve, antar i së cilës është edhe vetë botuesi i “Obelisk”, Roland Lushi.
Poetët kudo në botë e në histori kanë qënë njerëz të mirë. Ka patur raste që ndonjëri prej atyre personaliteteve poetike nga më të mirët e popujve të vet,  ka kërkuar që të paguajë përkthyesin  apo botuesin e “Obelisk”   për mundimin e nderin që iu është bërë duke e përkthyer në një gjuhë të panjohur më parë, që i pasuron CV etj dhe përgjigja nga Tirana ka shkuar kështu: “ E kemi për nder që të njihemi me një tjetër universitet, siç është poezia  e vëndit tuaj, të cilën e përfqaëson poezia jote”.


Poetesha më e vjetër , që ka marrë “Obelisk”-un në Meksikë, tok me foton e  saj dhe poezitë e saja në shqip, është   Eloísa Soberanis Acosta. Ajo ka lindur më 25 qershor 1925 në Meksiko.është autore e disa vëllimeve poetike. Ka fituar Medaljen e Artë  në Kongresin e 27 të Poetëve të Botës  në Chennai ( Indi) dhe, në vitin 2008 ka fituar vëndin e parë në një konkurs ndërkombëtar me poezinë “Casta Cubana”. Është antare e shoqatës botërore të poetëve dhe poezitë e saja janë përfshirë në shumë antalogji. Më 11 maj do të mbushë 75 vjet gjiganti rus Adolf Shvedçikov, një nga penat më të mrekullueshme të ditëve të sotme. 




Ai mban titullin “ Poet i Meritur Ndërkombëtar “ dhe ka dhënë konrubute të çmuara në kërkimet fiziko – kimike në Rusi dhe SHBA (Los Angelos).  Ka botuar rreth 500 poezi në revista letrare si Rusi, SHBA, Brazil, Indi, Kinë, Kore, Japoni, Maltë, Spanjë, Francë, Greqi, Angli dhe Australi. Është përkthyer në Italisht, Spanjisht, Portualisht, Greqisht, Kinezçe, Japonisht dhe Hindu. Njihet në atdheun e  tij si    përkthyes nga anglishtja i “!50 soneta angleze të shek 16-19, “Sonetat e Shekspirit”, si edhe të disa poetëve modernë nga Brazili, India, Italia, Greqia, SHBA, Anglia, Kia, Japonia, etj.



Në faqet e “Obelisk” ka botuar Preseidentia e  poetëve të Botës, poetesha portugeze me banim në SHBA Teresinka Pereira, poeti i madh Indian Harish K Thakur, japonezja e famëshme, poetesha Kae Morii…
Profesoresha e Universitetit Shtetëror të Floridas, Julianna Baggott, një poeteshë, autore e 16 librave, përshëndeste nxehtësisht lexuesit shqiptarë me të cilin ajo kishte rastin e parë të njihej përmes “Obelisk”.
“Indiani Ram Krishna Singh, që  ka lindur më 31 dhjetor 1950 në Varanasi, Indi dhe  atje  është profesor universiteti , shef katedre, për shkencat sociale dhe humane. Jep Leksione për poezinë indiane në anglisht.




Është recensent i 160 vëllimeve dhe autor i 36 librave të botuar. Është përkthyer në 20 gjuhë të huaja, si në frëngjisht, spanjisht, rumanisht, kinezçe, Siberisht, kroatisht, sllovenisht, japonisht, bullgarisht, gjemnisht, italisht, portugisht, greqisht, esperanto, në gjuhët tamil, penxhab, hindu dhe bangla.Profesor Ram Krishna Singh  është antar i “UNESCO ALSED-LSP Netuork”;” All-India PEN”; “English Language Teachers’ Association of India”; “World Cultural Council Circle of Friends”, “International Writers and Artists Association”;“World Poetry Intercontinental”  dhe “ Society for International Development”. I ka dedikuar një poezi edhe nënë Terezës.Është hera e parë që vjen në gjuhën shqipe dhe hera e dytë që vjen një cikël i tillë poetik nga India, pas përmbledhjes së të madhit Rabintronath Tagora, shkruhet te “Obelisku” ynë me rastin e  botimit të ciklit poetik të indianit që desh fluturonte nga hareja, kur, më në fund, në shtëpinë e  tij troktit postjeri me revistën nga Shqipëria në dorë.



Në “Obelisk” u prezantua për herën e parë në letërisnë shqipe poetesha e famëshme thuajse anembanë në Evropë - rome nga Polonia , “Papusha”, Bronislava Vajs, që vitin që shkoi kishte njëqind vjetorin e lindjes. Ardhja e Papushës në shqip kishte kontributin e drejpërdrejtë të komisarit të çështjes rome, dr. prof. Marcel Courtiades.

   
Poeteshat e mrekullueshme Patricia Garza Soberanis – México dhe Marily A. Reyes, kubane me banim në USA,  tanimë janë bërë mikesha të “Obelisk”. Vitin që kaloi, biles, në panairin e  librit, botuesi Ylli Molla, kish varur në stendën e tij një poezi fantastike të Marily me titull “Në Panairin e librit”. E kish varur me gërma të mëdha  dhe ishte vërtetë, një poezi që të merrte mendët e të mbushte sytë me lotë.
Ja se çfarë tregon Landi; një gjë të habitëshme rreth reagimti të një ambasade.



 “ Ishte botuar një cikël me poezi nga Kryetari i Poetëve dhe Shkrimtarëve sllovakë, Pavol Janik; sigurisht që ishte hera e parë që poezia e këtij poeti modern vinte në vëndin tonë. Kur…te dera na vjen një përqafësues i Ambasadës sllovake. Ai paraqiti përgëzimet për këtë numur të revistës, për revistën në përgjithësi dhe kërkonte disa ekzemplarë të numurit të fundit, se nuk po e gjenin gjëkundi, pasi qe mbaruar. Më bëri shumë përshtypje kjo përkuijdesje e një ambasade të vogël, të një vëndi të vogël, për poetin e  saj. Më bëri përshtypje të jashtëzakonëshme. Asnjë ambasadë tjetër, nuk na ka dërguar sëpaku një “selam”; ambasadës ruse, madje, i kemi kërkuar një bashkëpunim për Shvedçikovin e madh të popullit rus, por as në këtë rast ajo nuk po ndjehet më. Kurse, shpresojmë , që këtë vit, në bashkëpunim me ambasadën e vëndit të tij, të organizojmë botimin e poezive të zgjedhura të Pavol Janik. Në heshtjen time shpesh mendoja – kudo ka idealistë. Idealistët i selitë poezia. Siç duhet të jetë edhe ambasadori Sllovak , Shkëlqesia e Tij Ivan Sveda, që kaq u interesua dhe po përpiqet për poetin e mrekullueshëm të atdheut të tij.”.




Roland Lushi psherëtin sa herë që përmend dikush togfjalëshin “Lidhja e Shkrimtarëve”.
 “Obelsiku”  do të ishte në dispozicion të “Lidhjes së Shkrimtarëve, pa le të organizohen edhe një herë ata. Nuk e di, more, sa mirë janë organizuar shkrimtarët në Korçë, Durrës, Elbasan …E pse të mos organizohen edhe një herë ata?...Na shpëtojnë lotë, Shpresës dhe mua, kur shikojmë  togjet me “Drita” dhe “Nëntori” që rrijnë, i tërë koleksioni, që në numurin e parë, një qoshe të shtëpisë sonë. Dhe sulemi për te numuri i ri i “Obelisk” pa llogaritur asgjë”

                             -----------------------------------

Roland Lushi ka lindur në Korçë, më 15 maj 1955. Ka mbaruar shkollën e lartë dega Gjuhë-Letërsi. Deri në vitin 1990 ka punuar në RTSH. Pas vitit 1990, drejton Shtëpinë Botuese "ADA" dhe boton revistën e përjavshme letraro-artistike "OBELISK". Është autor i filmit vizatimor për fëmijë "Kampioni", i librit "Lepurushi me nr.9-të dhe bashkautor në librin "Historiku Euro-2008"./FLORI BRUQI/

2011-12-13

Kjo është çmenduri (!) Kush po e bën ...!?

Për hire te vërtetës? 

Në shoqëritë moderne institucionet ngritën në shërbim të të gjithëve, dhe funksionojnë sipas normave të aprovuara duke iu qas zhvillimit, planifikimit - vizionit të së ardhmës. 

Por, kur këto norma shkelen, funksionimi i institucionit pëson, pëson interesi i përgjithshëm. 

Kjo vije në çastet kur institucionet shndërrohen në mjet për nevoja personale, ose të një grupi individësh. 


Thjesht, individi apo grup individësh janë mbi institucional, jashtë ligji, dhe ligjin e përdorin ne mënyrë selektive, sipas shijes personale, dhe nuk kanë vizonin e zhvillimit te institucionit qe udhëheqin. 

Ka kohë që kjo politikë është instaluar në Rektoratin e UP, po edhe në ca njësi akademike. 

Karshi kësaj gjendjeje janë dy mendime të shkruara, që vlejnë si këshilla. 

I pari, i Ajnshtanjit: “nuk janë fajtor vetëm keqbërësit, por edhe ata që i shohin dhe nuk reagojnë”, (e citova edhe në një rast tjetër), dhe mendimi i Shopenhauer-it: “ta shtysh mirësjelljen te sakrifikim interesit personal është si ta ndërrosh monedhën e arit me një zheton”. Sa duket kësaj të fundit në FM-së iu kemi përshtatur. 

Deri sa mendimi i parë sugjeron guxim, i dyti vlerëson pësimin që mund ta bëjë mesi i kriminalizuar, sepse vetëm meset e tilla detyrojnë që mirësjellja të sakrifikohet në mbrojtjen e të vërtetës, ndoshta edhe pa dobi(!?). 

Këto mendime lënë dilemë veprimi vetëm te ata që e humbin besimin, në qëllimin parësor, për misionin që ka intelektuali. Po ne, a jetojmë në një mes të kriminalizuar?! 

Vërtet ka procese që tronditin, dhe kanë shije të kriminalizimit, për të mos thënë troç: janë të kriminalizuara.

Prandaj, mund të‘jemi fajtor’, kushtimisht, mos për asgjë tjetër: pse nuk reagojmë. *** Institucionet planifikojnë zhvillimin e vet, i qasen në harmoni me kapacitetet që kanë: kuadrit, hapësirës, dhe vlerës financiare.

Përballë kësaj, Fakulteti i mjekësisë, si edhe njësitë tjera akademike të UP-ës, planifikojnë numrin e studenteve për t’i regjistruar. Kështu, për këtë vit akademik FM-së caktoi të pranoi studentë, në drejtimin: mjekësi e përgjithshme 150, farmaci 40, stomatologji 50, fizioterapi 40, infermieri 40 dhe 40 në mami.

Por sot, numri faktik i studentëve të regjistruar (tash për tash me pak ndryshime) është: 290 në mjekësi dmth. 96.6% më shumë, 119 në stomatologji dmth. 138%, më shumë, ne farmaci 87 dmth. 117%, më shumë, po ashtu në fizioterapi etj.

Të veçojmë rastin e Farmacisë. Me vendim të MASHT-it dhe senatit të UP-ës u mbyll drejtimi i farmacisë (2009/2010), shkak i kushteve dhe kuadrit.

Me kërkesën e FM- së në vitin akademik 2010/11 u lejua regjistrimi i planifikuar nga FM-së për 40 student. Po ç’ndodhi? U regjistruan 158, që do të thotë 295% më shumë se sa u planifikua. 

Ndërsa kushtet nuk u përmirësuan as për edhe një marker. Ç’flet kjo...!? Shtimi i numrit, i pakontrolluar, jep efekte zingjirorë që vështirësojnë proceset e mësimit, për të mos thënë e zhbëjnë atë. Kështu, kërkesat për preparate dhe hapësira e pajisje laboratorike, presin pa u realizuar me vite. Bile as një zgjeruas akustik n’amfiteatër nuk arritën ta aktivizojnë 

Ndërsa, dekanëve u lejohet te blejnë kolltukë lëkure sa herë që ndërrohen, e atë me mijëra euro?

Në anën tjetër, në Fakultetin e mjekësisë është një amfiteatër me 130 ulëse.

Të gjitha grupet që janë mbi këtë numër, siç është mjekësia e përgjithshme afër 150, fizikisht mbesin jashtë ligjërate 40 student ne te dy grupet. 

Po në stomatologji ku salla ka 70 ulëse, u privohet ligjërata 50 studenteve, po edhe më keq është ne fizioterapi. Në vitin e kaluar kjo u mënjanua me ndarje ne grupe, e këtë vit nuk qan kokën askush për këtë. 

Por shtrohet pyetja: si do te menaxhohen 295 studentë, në një gjeneratë, të zëmë: në gjinekologji, interno, psikiatri, ortopedi, pediatri, neurologji, a po në stomatologji me 120 vet, etj, ku në ushtrime grupi duhet të ketë më së shumti 8 veta.

As shtrirja kohore, e as ajo e hapësirës, këtë numër nuk e mundëson. Siç nuk mundësohet qe ne enën dy litërshe te vendosesh tre litër lëng. 

Nuk e mundëson as kuadri akademik, në disa nga këto lëndë. Ata që njohin realitetin, dhe e ndjejnë, po e kapin kokën, e po vikasin: kjo është çmenduri! Kush po e bën këtë...!? Përballë numrit të rritur të studentëve, nuk është rritë stafi akademik, bile ‘dhunshëm’ janë larguar ca nga procesi i mësimit, apo nuk u është lejuar t’i qasen procesit mësimor edhe pse kanë thirrje shkencore, e fakulteti i mjekësisë ka nevojë për ta.

A nuk është ky shqetësim i dyfishtë, për ata që e duan këtë fakultet, e brezit te ri akademik ecje te mbarë, kur shohin si pengohet stafi i ri akademik, e si me një komprimim plastik rritet numri i studentëve. Po ashtu, në emër të këtij numri te rritur, shpallen konkurse te brendshme ku Rektori dhe udhehes nga dekanit punësojnë farefisin, miq e shokë, qe për kushte normale as në ëndërr nuk do e shihnin asistenllakun në FM-së.

Vërtet diçka e ngjashme ishte edhe në vitet tjera, por jo ne këtë shkallë. Këtë vit akademik stafi udhëheqës FM-së nuk arriti as orarin ta bëj, se nuk din të manipulojnë me kompjuter- kështu u tha. Atë ia besuan një djali të vyer, depoistit (!!!) 

A nuk flet kjo diçka, tej mase, te tmerrshme....! Siç po veprohet, kjo na qon në degradimin e cilësisë së studimeve, skajshëm, dhe ne si institucion po e humbim misionin primar.

Kjo është pjesa më dhimbshme, është shkatërrim i nervit optik i këtij procesi. Duhet ta kemi të qartë, të gjithë, se produkti akademik në mjekësi është më i shtrenjti e më specifiku. Atë duhesh ta njohesh për të vepruar mbi të. Por, siç veprohet është si të ndërtosh “kështjellë nga kashta”, që prapë do të derdhet energji për ta pastruar dhe rindërtuar. 

Kjo nuk na qon te spiralja e Arkimedit, por ne na ve në trajektore rrethore. Tepër e dëmshme! Kush po e bën këtë...! 

Të gjithë e duam rritjen e numrit të studentëve, por karshi mundësive dhe planifikimit, karshi kriterit të pranimit, e për të dhëne një stafi akademik te mirëfilltë, karshi nevojës ton dhe kohës.

E them të saktën: janë regjistruar student që fare nuk iu kanë nënshtruar provimit pranues, që fare s’ka bërë kërkesë për t’u pranuar në FM-së, dhe aspak sipas ranglistës se provimit pranues.

Po ashtu, janë regjistruar student që vulën e regjistrimit e kanë 18 e 23 janari-n, e të mos flasim për dhjetorin (vlen për vitin e kaluar, e këtë vit trendi është edhe me rend).

Kush e mundëson këtë që është jashtë çdo norme të shkruar, jashtë çdo etike akademike?

A mos është n’emër të patriotizmit, patriotizmit folklorik ....?!. Kush po e bënë këtë...!? 

Ata që po bëjnë këtë rritje numri, mund të janë popullist (!?), qëllimi i të cilëve në çdo kohë ishte, është dhe do mbetet, interesi i tyre në qendër të vëmendjes, duke sakrifikuar edhe qëllimin primar të proceseve. Po, kush është aq i fuqishëm që injoron vendimin e Senatit, vendimin e MASHT-it dhe vendimin e FM-së. Vendime publike. 

Kush qëndron prapa kësaj skene të masovizimit pa vlerësim e pa kushte, kur nuk janë vendimet te institucionit te shtetit. Kjo si te jetë një forcë mbiinstitucionale. S’kisha dashtë t’i besoja, por simptomat janë. 

Me gjithat duhet të jetë ne dijeninë e të gjithëve: se mund të regjistrohen jashtë konkursi student, vetëm kur rektori i UP-ës e vë firmën mbi emrin e kandidatit, ose grupit te studenteve. Kjo duhet të jetë e çartë për çdo njërin.

Kjo ç’rregullsi regjistrimi ndodhe kështu, derisa nuk ka llogaridhënie për veprimet tona përballë institucioneve te shtetit; derisa Rektori është jashtë kontekstit kohor dhe hapësinor, me vendimet e veta, dhe fare nuk shihet veprimi i sistemit mbikëqyrës: MASHT-it dhe prokurorisë.

Dhe duhet ta kemi të qartë, ”kësaj bote i dilet veç me majën e shpatës dhe duhet te vdesim me armë në dorë”, - e thotë Volterit; e ne nëse duam që kombi ynë të ecë sigurt drejt të ardhmes, para së gjithash, brezin e ri duhet ta përgatisim ne mënyrën e duhur- me përgjegjësi.

 



Autori i tekstit ,Dr. Sc.Ymer Halimi është 64 vjeçar ndërsa ka lindur në Kozhicë të Skenderajt. 

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka lindur në trungun e familjes së Hetem Kozhicës qe ishte përfaqësues i Drenicës në Lidhjen e Prizrenit. Nga ky trung familjar kanë dhënë jetë tre breza për lirinë e Kosovës ( 1912, 1924, 1945, 1999 ). 

Ymer Halimi është rritur në familje që ka vuajtur izolimin politik si të përjashtuar nga Lidhja Socialiste për shkak të bindjeve antishtetërore. Dr. Sc. Ymer Halimi pas përfundimit të Gjimnazit në Vushtrri, shkollimin Universitar e vazhdon në UP – Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore – Dega Fizikë. Po ashtu ka studiuar edhe Elektroteknikën në Prishtinë. 

Gjatë studimeve, falë sukseseve të arritura ishte edhe bursist i Universitetit. Studimet pasuniversitare I kreu në Zagreb, në lëmin e Fizikës Mjekësore, ndërsa Doktoraturën në lëmin e Optikës. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punoj që nga viti 1977. 

Mes viteve 1992-2000 Ymer Halimi ka qenë anëtarë i Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës. Sot ai është profesor i lëndës së Fizikës Mjekësore me Biofizike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Dr. Sc. Imer Halimi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në poltikë është kyçur më 2004, dhe ishte deputet në Kuvendin e Kosovës në vitin 2007. 

Është autor dhe koautor 21 publikimeve shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës në gjashtë Konferenca shkencore dhe në një projekt shkencor. Të botuar ka një libër dhe pesë dispensa. Vetëvendosjes i është bashkuar shkaku i artikulimit më të qartë politik çdo rrafsh shoqërorë.

Ka pastërtinë morale, intelektuale e profesionale për ta vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sipas Dr. Sc Ymer Halimit, vetëvendosja politikën e nxjerr nga ndjenja e popullit, dhe ajo ia kthen atij me punë. Këtu gjendet edhe pashkëputshmëria e ndjenjës së popullit – bashkimi.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...