Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/01/17

Arrest shtëpiak për aktivistët e Vetëvendosjes




Gjykata Komunale e Besianës e udhëhequr prej gjyqtarit, Behxhet Muçiqi, u ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 15 ditëve nëntë aktivistëve të Vetëvendosjes për pjesëmarrje në protestën e 14 janarit. Në seancën që zgjati për rreth 6 orë kjo masë u është shqiptuar këtyre aktivistëve: Frashër Krasniqit nga Prishtina, Salih Zybës nga Prishtina, Hysen Durmishit nga Prishtina, Naim Bunjakut nga Vushtrria, Bekim Sylejmanit nga Mitrovica, Genc Musës nga Besiana, Musa Ajetit nga Mitrovica, Gezim Hysenit nga Besiana e Sabri Bajraktarit nga Dragashi. Prokuroria kishte akuzuar të gjithë të arrestuarit për dyshim të veprës penale për pjesëmarrje në protestën e 14 janarit dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare. Pas dëgjimit të akuzave, pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientëve të tyre, sepse edhe ashtu kishte kaluar afati i paraburgimit të tyre prej 48 orëve, dhe më këtë rast Gjykata ka shkelur ligjin, duke i mbajtur ata nën arrest më tepër se 48 orë.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga Kryetarja Jahjaga që t’i thërrasë të gjitha subjektet parlamentare dhe jo-parlamentare, pas zhvillimeve të fundit në vend. Sipas tij, kryetarja e ka detyrim kushtetues që t’i thërrasë për bisedime subjektet politike në vend. Krasniqi citohet të ketë thënë se përmes rrugës nuk mund të zgjidhen problemet, duke vlerësuar se Vetëvendosja nuk i ka harxhuar të gjitha mundësitë ligjore për mocionin e Kuvendit. Ai ka shprehur keqardhje për arrestimin e deputetëve të Kuvendit dhe nënkryetarit, Glauk Konjufca.

Avokati i Popullit dënon dhunën ndaj protestuesve paqësor




Avokati i Popullit, Sami Kurteshi përmes një kumtese për medie ka cilësuar ndërhyrjen e policisë gjatë protestës në Besianë dhe te Dheu  i Bardhë si të panevojshme, të pajustifikueshme dhe jo-përpjesëtimore. Dhuna e pjesëtarëve të njësive speciale është përdorur edhe gjatë transportimit të të arrestuarve, madje edhe në stacionin policor në Besianë në prani të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, të cilët janë penguar në kryerjen e detyrave të tyre. Arrestimet arbitrare të protestuesve janë përcjellë me dhunë të pakontrolluar dhe me fyerje e poshtërime në baza personale e gjinore. Avokati i Popullit duke shprehur keqardhje për të lënduarit, ka kërkuar një hetim  të hollësishëm gjyqësor për sjelljet e policisë, ndërsa ka kërkuar identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në dhunë gjatë protestës.

Aleanca Kuqezi: Politika harroi Skënderbeun




Aleanca Kuqezi sot ka zhvilluar një tubim në Krujë në kuadër të shënimit të 544 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Me këtë rast, kuqezinjtë kanë shpalosur programin e tyre të quajtur ‘Shqipëria bëhet’, për të cilin thanë se do të lidhet një kontratë kuqezi. Aktivitetet kryesore në përkujtim të Heroit Kombëtar do të mbahen në kalanë e Krujës, ndërkohë që përfaqësuesit e Aleancës kritikuan Qeverinë për mungesë aktivitetesh në shënim të 544 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ata paralajmëruan se këtyre aktiviteteve pritet t’u bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit, Flavio Misasi.

Gazetari, i burgosuri politik dhe intelektuali i njohur i Kosovës Sedat Dida, ka vdekur në moshën 86-vjeçare




Gazetari, i burgosuri politik dhe intelektuali i njohur i Kosovës, Sedat Dida, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai u  lind në Prizren, në vitin 1926. Në vitin 1948 emërohet drejtor i gazetës “Rilindja”, e cila botohej në Prishtinë. Për shkak të bindjeve të tij atdhetare dhe kritikave kundër pushtetit, më 1956 arrestohet dhe dënohet  pesë vjet burg. Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burg, gazetari Sedat Dida qëndroi i pathyeshëm. Pas daljes nga burgu ushtroi sërish detyrën e gazetarit por nuk u kthye dhe nuk u pajtua asnjëherë me regjimin. Punoi dhe jetoi i tërhequr por me një besim të fortë për të ardhem dhe çlirimin e vendit.

Në moshën 85 vjeçare, ka vdekur në Prishtinë profesor, doktor, Gani Luboteni




Në moshën 85 vjeçare, ka vdekur në Prishtinë profesor, doktor, Gani Luboteni. Ai u lind në Prizren, në vitin 1927. Studimet e  Albanologjisë  i kreu në Beograd. Një kohë ka punuar në Prizren dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe pasurimin e arsimimit kombëtar e sidomos në përgatitjen profesionale të mësuesve të parë shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1960, sapo u hapën fakultetet e para në Prishtinë,  Gani Luboteni  u zgjodh profesor i teorisë së letërsisë në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik. Profesor Gani Luboteni ishte në mesin e pedagogëve më të shquar të Universitetit të Prishtinës. Është autor i disa teksteve shkollore nga fusha e letërsisë shqiptare, si dhe ka nxjerrë në dritë  punime të shumta shkencore.  Ka qenë edhe mbledhës i shquar i folklorit shqiptar. Është autori i parë i tekstit  “Teoria e Letërsisë”, një tekst mjaft i avancuar shkencor për kohën, nga i cili mësuan, nxënësit studentët, por edhe studiuesit e letërsisë. Varrimi i trupit të profesor, doktor, Gani Lubotenit u bë sot,  në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës. 

RKL: Pika jo e vetme ku bashkohen: Berat Buzhala e Ilir Mirena, me Goran Bogdanoviqin





Fushata e disa kalemxhinjve të njohur të Kosovës, kundër Vetëvendosjes e në veçanti kundër Albin Kurtit, po bëhet  në vazhdën e fushatave të dikurshme dhe të tanishme kundër UÇK-së, kundër dr. Rexhep Qoses, kundër Adem Demaçit, të burgosurve politikë dhe kundër liridashësve të vendit.

Përpjekjet për ta linçuar Albin Kurtin dhe për të diskredituar çdo veprim, që nuk është në akord  me përmbajtjen e bisedimeve me Serbinë, përpjekjet për t’i paraqitur si fashiste aksionet e vetëvendosjes, vetëm sepse ajo kërkon zbatimin e masave të reciprocitetit dhe pengimin e futjes së mallrave të Serbisë në Kosovë,  i bëjnë vetëm njerëzit me sindromën e çmendurisë, ose ata të cilët për shkaqe që vetëkuptohen duhet të shkruajnë e të shkarravisin ashtu sikur iu thotë padroni, pavarësisht bindjeve të tyre.
Etiketimi, që disa  zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës si: Berat Buzhala, Ilir Mirena e të tjerë  i bëjnë Albin Kurtit, duke e krahasuar   me Enver Hoxhën, Kim Il Xhongun, Mao Ce Dunin, me serbin Veselinoviq, madje edhe me  Adolf Hitlerin, nuk janë vetëm krahasime groteske e qesharake, por mbi të gjitha janë krahasime ogurzeza, që bëhen me qëllim të nxitjes së revoltave dhe humbjes së durimit qytetar. Prapa këtyre krahasimeve fshihet frika deri në palcë e këtyre njerëzve  për humbjen e mundshme (madje edhe të sigurt)  të pushtetit dhe të favoreve, që gëzojnë,  sepse aktualisht “Vetëvendosja” është e vetmja forcë opozitare në Kosovë, e cila mund ta rrezikojë koalicionin qeveritar dhe mund të fitojë edhe më shumë simpatizantë, nëse i kthehet strategjisë burimore të rezistencës, duke pezulluar aktivitetin në Kuvend. Qëndrimi i mëtejmë në Kuvend e dobëson pozitën e Vetëvendosjes, sepse ajo nuk ka arritur ta unifikojë opozitën, e cila në raport me Serbinë, dialogun, e veprime të tjera  është në të njëjtën qëndrim me pozitën.
Fushata e cinikëve mafiozë kundër Albin Kurtit, nuk është thjesht një fushatë vetëm për ta përbaltur atë dhe bashkëveprimtarët e tij, por në esencë është një fushatë kundër të gjithë shqiptarëve, që nuk pajtohen me njëmendësinë politike autoritare, që nuk pajtohen me lëshimet antikombëtare, që po bën delegacioni i Kosovës në bisedime me Serbinë, që nuk pajtohen me gjendjen gjithnjë e më të rënduar  të shumicës dërrmuese të popullatës. Aq më keq, kur kësaj fushate i prijnë deputetë e zëvendës-ministra, të cilët gjithsesi se shprehin edhe qëndrimet e tyre partiake, qëndrime këto që dëmtojnë, baltosin dhe diskreditojnë vetë PDK-në, sepse elektorati i kësaj partie nuk pajtohet me krahasimin, që i bëhet  Albin Kurtit me Hitlerin, as me Veselinoviqin, as me diktatorët e kohëve të shkuara. Elektorati i PDK-së e di mjaft mirë se Vetëvendosja nuk ka pasur as ka pushtet faktik në institucione, por ka tubuar rreth vetes kundërshtarët e Qeverisë, opozitën e njëmendtë.
Përpjekja e këtyre mjeranëve  për ta paraqitur Vetëvendosjen si një monstrum, është përpjekje në stilin e putanës, që thotë “mbama djalin, t i them sa nuk më ka thënë”. Gëzon fakti se këta zëra monstruozë nuk mund të identifikohen me PDK-në, e cila e ka shumicën e elektoratit në Kosovë dhe e cila ka edhe përgjegjësinë më të madhe për të vepruar në këtë drejtim.
Është e rrugës dhe është akt qytetërues i kreut të PDK-së që të distancohet nga etiketime të tilla, të cilat i fryjnë zjarrit të urrejtjes.
Është edhe e vërteta tjetër, se në mesin e Vetëvendosjes ka edhe aktivistë, që veprojnë  në mënyrë të papërgjegjshme dhe me një gjuhë të keqe, por nuk ka ndodhur të kemi dëgjuar se kryetari i PDK-së Hashim Thaçi është krahasuar me Adolf Hitlerin. Mirëpo, ka të atillë që i bëjnë argat të panevojshëm instruktimeve të Dik Martit dhe të tillë që për inate personale do të donin që kreu i luftës në Kosovë të shpallet i inkriminuar, vetëm sepse kështu do Serbia e në një masë edhe Brukseli.  Edhe Vetëvendosja, pavarësisht të gjitha sulmeve, me të cilat është ballafaquar, duhet të distancohet nga disa veprime jo serioze dhe të ulëta, të cilat fyejnë ndjenjat njerëzore.

Ja çfarë shkruan, zëvendës-ministri Ilir Mirena në shkrimin e tij botuar në Ekspress lidhur me Vetëvendosjen. ”Veprimet e tilla të papërgjegjshme të një partie politike, fatkeqësisht me sjellje fashiste, ndodhin bash në kohën kur Kosova pritet të nisë dialogun për heqjen e vizave me BE’në. Dalldia për pushtet e drejtuesve të Vetëvendosjes i vë pikëpyetje aspiratës së gjithë qytetarëve tanë të cilët duan të dalin e të kthehen në këtë vend pa ndjenjën përulëse që të krijon procesi i marrjes së një vize. Uzurpatorët e një patriotizmi primitiv, duke u tallur me ne, kanë vendosur t’u vënë flakën ëndrrave tona - që kurrë nuk i kemi pasur aq afër sa tani. Thjesht, sepse nuk është mënyra e vetme se si duhet vendi, ajo që na ofron Vetëvendosje. A nuk e ka dashur vendin e vet edhe diaboliku Adolf Hitler? Një dashuri mbi miliona kufoma, që u vranë vetëm se nuk menduan dhe nuk ishin si ai”.

Këto krahasime dhe këto aludime i bën vetëm një njeri i sëmurë mendërisht. Ai, nuk paraqet as edhe një fakt, për të argumentuar bindjet e tij. Dhe pikërisht kur të tillëve iu mungojnë faktet, ata tërë mllefin e derdhin duke u mbështetur në etiketime, gënjeshtra e mashtrime, të cilat, njerëzit e painformuar i marrin për të vërteta.
Ndërkohë, po në këtë linjë urrejtje, por me një fjalor të përmbajtur ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje, në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës. Ai për mediet serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”. “Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti”, është shprehur Bogdanoviq, i cili  duke u shprehur në mënyrë cinike thotë se nuk e kupton “çfarë reciprociteti kërkon “Vetëvendosja” në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”. Ai nuk e etiketon “Vetëvendosjen” si parti fashiste, apo anarkiste, por krejt natyrshëm frikësohet se kjo parti apo Lëvizje, nëse përkrahet nga shumica shqiptare, mund t’ ia prish planet Serbisë, për t’u kthyer në Kosovë, plane këto që po vihen në jetë hap pas hapi, përmes dialogut, gjithnjë në favor të Serbisë, sepse janë shqiptarët ata, që kur duan të hyjnë në Serbi detyrohen të heqin dorë nga identiteti shtetëror dhe jo serbët të cilët e mbajnë me vete identitetin e shtetit të tyre, kudo në Kosovë.
Gjuha e pa frenuar e urrejtjes, nuk i sjellë dobi Kosovës, aq më tepër kur kjo gjuhë po dobësohet në drejtim të kriminelëve serbë, në drejtim të atyre që na vranë e masakruan dhe po bëjnë përpjekje të pareshtura për tu kthyer në vendin e krimit,  dhe po sforcohet brendapërbrenda shqiptarëve.

Aktivitete nga Manifestimi tradicional




Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ftohen të gjithë ish-anëtarët dhe ish-veprimtarët të marrin pjesë në shënimin e 30-vjetorit të kësaj Lëvizjeje, mbahet sot  në orën 18.00 në Hotel-Emerald, te HIB-Petrol, në të dalë të Prishtinës (magjistralja Prishtinë-Shkup).

 Këshilli Organizativ për shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë mbajti aktivitetin e parë të Këshillit Organizativ sot  në Sheshin Skënderbeu,  në Shkup. Organizator i manifestimit ishte  Këshilli Organizativ për shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, ndërsa bartës dhe realizues, Komuna Çair dhe Lëvizja ZGJOHU!>>>

Në kuadër të aktiviteteve  të manifestimit “Flaka e Janarit” sot në ambientet e Teatrit të qytetit në Gjilan, duke filluar në orën 17. 00 mbahet Akademia “Tri dekada lirie”. Ndërkohë, në orën 18.30 në Galerinë e qytetit  hapet Ekspozite Kolektive  e arteve figurative  dhe shpallen fituesit e  konkursit në skulpturë, pikturë dhe fotografi. Manifestimi “Flaka e Janarit” vazhdon deri më 26 janar 2012.

Ministria e Kultures,Rinise dhe Sportit. Drejtoira  e Kultures ,Rinise dhe Sportit

F L A K A  E  J A N A R I T   2 0 12

PROGRAMI I MANIFESTIMIT

11 JANAR 2012
-HAPJA SIMBOLIKE  e FLAKES

-Homazhe tek Varrezat e Deshmoreve, dhe tek lapidaret ne qytet.
Kodra e Deshmoreve14:00h
-Pritje nga Kryetari I Komunes per familjet e Deshmoreve.
Salla e Kuvendit  15:00h

-Ndezja e Flakadanit te  “FLAKES se JANARIT “2012 .
Teatri i Qytetit  17:00h

-Promovimi i librit  te Basri Musmuratit  ‘QENDRESTARET’ kushtuar jetes dhe  vepres se deshmoreve te kombit  REXHEP MALA dhe  NUHI BERISHA .

Salla e Kuvendit  17:30h
-Xixat e Flakes
Festivali I muzikes per femije.
Teatri i Qytetit 19:00h

17 JANAR 2012
-AKADEMIA e FLAKES
”TRI DEKADA LIRIE”
Teatri i Qytetit   17.00h.

-PENELI i FLAKES
-Ekspozite Kolektive  e arteve pamore.
-Shpallja e fitueseve te konkursit ne Skultpure, Pikture dhe Fotografi.

Galeria e Qytetit  18:30h


19-23 JANAR 2012
- TALIA E FLAKËS
- Festivali i Dramës Shqipe me pjesemarrjen e Trupave Teatrore nga Gjilani, Prishtina, Durresi, Shkupi dhe Peja.
per pese dite me radhe do të shfaqen 5 drama konkuruese .
.
Teatri i Qytetit   19.00h.

24 JANAR 2012
-Promovimi i librit te  Azgan Haklajt .
Salla e Kuvendit 10:00h

-Promovim i librit te Selatin Novoselles.

Salla e Kuvendit 14:00h

25 JANAR 2012
-PENA e FLAKES
-Portreti krijues i JUSUF GERVALLES.
Salla e Kuvendit  14:00h

-Ora e madhe letrare
-Shpallja e rezultateve te Konkursit letrar ne poezi dhe tregim te shkurter.

Salla e Kuvendit  17:00h

26 JANAR 2012
- FEST FLAKA .
- Festivali  i muzikës popullore.

Salla e Teatrit  18.00h. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...