2012-02-03

Poezi nga Belantina Venari




Belantina Tefik Venari

Biografia


Nga: Pilo Zyba

Belantina Tefik Venari ka lindur në qytetin e Elbasanit më 21.05.1987. Ka mbaruar shkollën e mesme në Gjimnazin e Përgjithshëm të Profilizuar “Dhaskal Todri”, Elbasan, profili natyror në 2006. Ka ndjekur studimet e larta në “Albania University”, Tiranë, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, dega Arkitekturë!  Pas studimeve 5 vjecare, është diplomuar në 21 korrik të vitit 2011, me temën “Projektimi i një fshati turistik me hoteleri kurative dhe Qëndër balneare!” Nga viti 2003-2006, ka  punuar si operatore kompjuterike, me orar te reduktuar në firmën Ndertim-Projektim “Beladi”, Elbasan, ku dhe është aksinore! Gjate vitit 2010-2011 ka projektuar, nën mbikqyrjen e Arkitektit Vladimir Zhuzhuni. Nga 1 Gushtë 2011, punon si arkitekte në Kompanin Ndërtim-Projektim “Beladi”, Elbasan.

Cikël Poetik nga Belantina Venari


Para gjurmeve te fshira
-grimca -
1.
Mbi reren ne breg le gjurme
vrojtoj baticat dhe zbaticat
vrultas vjen dallga me zhurme
perpiqem te zgjidh matricat!
2.
Numrat me renditen ne mendje
e kala me rere ngri ne ere,
ne kalan ishull perplaset dallga me endje
ne duma, kokrrizat e gjurmeve jane perziere!
3.
Gjurmet fshihen pa u ngrohur nga dielli
nen shputa ndiej lageshtine
Arom deti, me cati qielli
bashke me mua, natyra vetveten riperterine!
4.
Largohem ne pafundesi,
para gjurmeve te fshira
kokrriza rere marre nder gishteri
rindertoj me to kala te dlira!


Trishtim qe me vret!

1.
Mbi kete breng sikur te lotoja
ta ujis shpirtin e mekur
po si mumje e fashoja
e ne dukje e fort, hekur!
2.
Lotet, fjalet ku i kam?
i kerkoj me end ane e mbane,
bosh e zbrazur si kurre jam,
Ah te kisha, te kisha nje zane!
3.
Metamorfoz qe ne shkemb me shnderrove
po thesaret ku mi cove?
Ma murose te pastrin shpirt
mbi krenarin vendose plint!
4.
Ah te kisha, te kisha nje zane!
te me kthente perseri ne jet
nje ore mali ta ndalte ate kame
ate dore qe me dha jeta, ate dore qe po me vret!

Me ty pa ty
Me ty, pa ty
Te ndiej ne zbrazetire
me mungon si drita ne erresire
pa ty fundosem me deshire
si precipitati ne tretesire!
Me mungoj frymemarrja
ndihem si e zene ne lak
me ty prane dua te jem misionarja
te largohem, e ne sfond te te shoh pak!
Edhe kur je edhe kur sje
ecim bashke, njeri ne tok, tjetri mbi re
e mjergullt jam me ty, pa ty
te dua larg, por ne fokus i mbaj ata dy sy!


Mirazh miqesie    

Humbem ne nje cast njera-tjetren
Na rreshqiti prej duarsh nje miqesi
Nje fjale ndoshta dy e c`orientuan rrjeten
Ku une e tij ishim ne harmoni!
Tentova vec nje here ti hidhja pas
Prepotenca jote hovin ma preu
Me shume su mundova gjithcka lash
Midis nesh lidhja u keput, zemra e ndieu!
Ne mendje figura jote e njejte mbeti
Se shperfill dot faktin qe ishim mike
Mu duke ndryshe kur te pash ne sy
Ishe iluzion mike, te kisha menduar idilike!
Me nje mirazh miqesi krijova
Kaluan kohe me egoizmat e tua
Tani se kthej koken pas te harrova
Humba dicka qe se kisha, ti me humbe mua!


Per ty!
-babait-
Ti je prane meje ne kujtimet nismetare
Endem pas teje si lozonjare
Fokus per ty isha qe femi
Ideal eshte modeli qe me dhe ti!
Koha kalon dhe per ty ati im
Admirimi shumohet ne pambarim
Vendoset si ligjesi, si progresion
E si variabel vec ne rritje ndryshon!
Ngahera deshiroj te jem
Apriori shembulli qe vec te ty e gjen
Rishtazi mundohem te te ngjasoj
Impresionin e krenaris te te zgjoj!

DY FJALË NGA MJEKËSIA:Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit.


DIABETI ....
Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij.

Kjo vjen prej mos dijes, mosnjohjes se tij. Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë është jo i dëmshëm. Për vite me radhë diabeti rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme.

Pasojat e diabetit: Kur diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet fare, shfaq ndërlikime të tjera në shëndetin e njeriut. Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
Photo of Classic Mac 'n Cheese
Dëmtimi i arterieve: Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rendues, të tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.



Diabeti dhe presioni i gjakut: Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik. Përndryshe ai ndikon nga ana e tij për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit. Ata të sëmurë që mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemeve (ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë domosdoshmërish mjekim të specializuar e të ndërlikuar


-----------------------------


Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze( ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukose eshte i shkaktuar nga paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane : gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.

Diabeti, ndërlikimet që sjell në këmbë

15% e diabetikëve do të ballafaqohen në jetën e tyre me një ulcera të këmbës që kërkon trajtim mjekësor. Pas shumë vitesh progresi në trajtimin e diabetit, sot mund të pranojmë me lehtësi që problematika kryesore e kësaj sëmundjeje nuk qëndron më tek mbijetesa. Shqetësimi i pacientëve dhe mjekëve përqendrohet tashmë tek komplikacionet kronike të diabetit si mikroangiopatia (retinopati, nefropati, neuropati) dhe makroangi-opatia (sëmundja ishemike e zemrës, sëmundjet arteriale të gjymtyrëve etj.). Ndër ndërlikimet më shqetësuese të diabetit është dhe e ashtuquajtura “këmba diabetike”. Ky është komplikacioni që sjell numrin më të madh të diabetikëve të shtruar në spital dhe për të cilët shpenzimet janë të konsiderueshme. Nëse ne mendojmë për parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka parashikuar një shifër tek 250 milionë diabetikë në 2025 krahasuar me 120 milionë të vlerësuar në 1996, duhet të rimendojmë për dimensionin që do të marrë ky problem. Vlerësime, gjithnjë të OBSH-së, thonë që në fakt 15% e diabetikëve do të ballafaqohen në jetën e tyre me një ulcera të këmbës që kërkon trajtim mjekësor. Megjithatë, problemi më i madh i lidhur me një ulcera të këmbës në diabetikë është rreziku i amputimit, çka do të thotë prerje e këmbës: më shumë se 50% e gjithë amputimeve të mëdha, mbi kyçin e këmbës, kryhen në pacientë diabetikë. Në 84% të rasteve amputimi vjen si pasojë e ulceracionil të këmbës.
Shenjat Çfarë është këmba diabetike? Pse shkaktohen ulcerat e tyre? Flitet për këmbë diabetike kur neuropatia diabetike dhe/ ose arteriopatia e gjymtyrëve të poshtme ndërhyjnë në funksionin ose në strukturën e këmbës. Të dy rastet të njohura gjithashtu si këmba neuropatike apo këmba ishemike janë shumë të ndryshme midis tyre, por në pjesën më të madhe, veçanërisht në moshën e avancuar, bashkëjetojnë si neuropafia edhe artcriopatia, domethënë flitet kështu për këmbën neuroishemike. Një komplikacion serioz i një këmbe diabetike që ka një ulcera të hapur është infeksioni, që është shpesh shkaku i vërtetë që sjell amputimin.
Parandalimi
Mbrojtja më e mirë është njohja e problemit. Mos përdorni ngrohje të drejtpërdrejta (shishe me ujë të nxehtë, kalorifer, radiator etj.). Vishni këpucë të rehatshme, me taka jo më shumë se 4 cm. Kur vishni këpucë të reja kontrolloni këmbët pas pak minutash.
Këshilla
Shikoni dhe lani këmbët tuaja çdo ditë. Kontrolloni temperaturën e ujit me bërrylin tuaj ose me një termometër. Thajini plotësisht, butësisht, mund të përdorni edhe një tharëse flokësh. Përdorni çorape që nuk shtrëngojnë dhe ndryshojini ato çdo ditë. Hidratoni këmbët tuaja të thata me krem specifik. Mos përdorni instrumente të mprehta. Pritini thonjtë me gërshërë me kujdes dhe rrumbullakosini me limë kartoni. Shmangni të ecurinë zbathur.

SYMPTOMAT, JO SHKAQET

Historikisht mjekimi i diabetit eshte bere duke luftuar pasojat (simptomat) dhe jo shkaqet qe e shkaktojne ate. Kjo tregon se shume ilace per diabetin parandalojne ate qe diabeti shkakton si per shembull etjen e tepruar, urine, urinimin, irritimin, dobesine the lodhjen. Keto ilace i lehtesojne keto simptoma por ato nuk funksonojne duke bere Organizmin me te ndjeshem ndaj insulines, qe eshte shkaku i 95% te rasteve te diabetit tipi2.

Shumica e ketyre ilaceve funksionojne duke rritur sasine e insulines se prodhuar nga organizmi, ngadalesuar clirimin e glukozes nga melcia ose duke ngadalsuar thithjen e ushqimit nga zorret. Perderisa keto ilace nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines keto ilace nuk e fitojne dot luften kunder diabetit ato vecse ju ndihmojne ne nje beteje te humbur.



Diabetiket qe mbeshteten shume ne ilace pergjithsisht nuk e kontrollojne mire nivelin e glukozes ne gjak. Ne fakt sa here qe glukoza leviz ne zonen e rrezikshme (200 mg/dl) me shume dem i behet trupit dhe mundesia per komplikacione rritet. Kjo u provua ne testimin e madh 10 vjecar qe instituti kombetar amerikan i shendetit beri mbi kontrollin e glukozes tek diabetiket. Studimi tregoi se hiperglicemia (nivel i larte i sheqerit ne gjak) con ne dem nervor dhe vaskular qe nga ana e tyre rrezikojne syte, nervat dhe veshkat. Megjithkete studimi nxorri se kontrolli i kujdesshem i glukozes me ane te nje regjimi te rrepte dhe ushtrime fizike e ul rrezikun per komplikacione nga 50% deri ne75%.

ILACET KUNDRA DIABETIT

Doktoret kane 5 kadegori ilacesh per trajtimin e diabetit tipi2, te gjithe ato kane efekte anesore. Dhe nuk ndihmojne nese perdoren te vetem kundra semundjes. Te gjitha keto ilace kerkojne qe se bashku me to te merren masa te tjera per luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet fizike+ etj). Nese nuk perfshihet te pakten dieta dhe ushtrimet fizike ju vecse po luftoni nje beteje te humbur kunder nje semundje qe nuk ndalet kurre pavaresisht se ju mund te perdorni ilacin me te fuqishem qe egziston.



SULFONILURET 

Ky lloj ilaci ka dale ne qarkullim prej vitesh. Eshte mjekin nga goja. Emra te njohur qe kane ne perberje kete ilac jane minodiab dhe diabinese. Ketu futet dhe Daunil (i njohur ne Shqiperi). Keto lloj ilacesh stimulojne pankreasin duke rritur ne kete menyre sasine e insulines qe derdhet ne gjak. Kjo insuline shtese e detyron glukozen te hyje ne muskuj me sforcim. Problemi me kete ilac eshte se ato nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines por ato rrisin thjesht sasine e insulines (pra sasi dhe jo cilesi).. kjo e zgjidh problemin perkohesisht duke ulur nivelin e glukozes ne gjak por krijon nje problem afatgjat sepse stimulon rritjen ne peshe. Pra ky ilac vecse sa rrit sasine e insulines ne gjak. Por disa diabetike e kane nivelin e insulines shume te larte edhe pa e marre ilacin. Nivel qe mund te shkoje deri ne 5 here me teper se normalja. Procesi i rritjes se insulines ne gjak u shkakton shume diabetikeve hipoglicemi (nivel i ulet sheqeri ne gjak) per kete arsye nje nga pasojat e ilacit eshte se te shtyn te hash sa me shume. Disa diabetike per shkak te uljes se nivelit te sheqerit ne gjak kane pasoja si marramendje, hutim deri ne humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemise eshte te ushqyerit e tepruar ose e thene ndryshe mbi-ushqimim, qe con ne rritje te peshes trupore. Qe nga ana e vet con ne rritjen e mosndjeshmerise ndaj insulines ( DIABET TIPI2). Por ky eshte efekti i kundert me ate qe ne duam te arrijme. Diabetiket duhet ti humbasin kilogramet e tepert jo ti shtojne ato. Keto lloj ilacesh (sulfoniluret) gjithashtu rrisin kolesterolin dhe trigliceridet, te cilat qe te dyja shkaktojne semundje zemre. 



BIGUANIDET

Ilacet me kete perberje jane zhvilluar ne vitin1994. ato veprojne nga nje drejtim i ndryshem ne krahasim me sulfoniluret. Ne vend qe te rrisin nivelin e insulines ato ngadalsojne sasine e glukozes qe prodhohet nga melcia dhe zorret e vogla ku tretet ushqimi. Keto ilace jane me te perparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojne rritje peshe ose ndonje semundje zemre. Por kete ilace megjithese jane me te perparuara kane disa efekte anesore. Shkaktojne probleme stomaku, diarre, ndjenjen e ngopjes abdominale etj. Njerezit qe vuajne me zemer, melci ose veshka keshillohen te mos e marrin kete ilac. Ilaci tipik qe permban biganide quhet metformin.

ALFA GLUKOZE NDALUES

Disa nga keto ilace si pershembull Acarbose, ngadalsojne shperberjen e sheqernave ne zorret e vogla duke nderhyre ne enzimen me te njejtin emer, enzimen alfa glukoze. Kjo enzime ben shperberjen ne sheqernave qe ndodhen ne ushqimet qe hame. 



Duke ndaluar kete enzime nga funksionimi nuk bejme gje tjeter vecse parandalojme rritjen e sheqerit ne gjak. Efekte anesore: gazra dhe dhimbje te abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i keshillohet vecanerisht te semureve me ulcera ose kolitis, gjithashtu shkakton pune te tepruar te melcise qe mund te shkoje ne demtim te saj.



THISCOLIDINIDION

Ilaci me i ri e dale ne treg. Emri ne kutine e ilacit: REZULIN. 
Ky eshte ilaci i pare qe ndihmon trupin qe ta perdore me mire insulinen duke stimuluar disa pjeset thithese te indeve te ashtuquajturat “vendkalimi” nepermjet te cilave glukoza hyn ne qelize nga gjaku. Nga studimet e bera ne paciente qe perdoren kete ilac dhe ilacin e pare (sulfoniluret) rezultoi se megjithese kishte ulje te glukozes perseri kishte rritje ne peshen trupore. Ky ilac ka efekte anesore kryesisht ne melci, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje, infeksion dhe dhimbje koke.

 

INSULINA - E REJA DHE E VJETRA

Insulina eshte perdorur gjithnje ne diabetin tipi1, ne njerezit te cilet nuk prodhojne dot insuline. Ndersa ne diabetin tipi2 insulina perdoret si mundesia e fundit e mbetur. Ne fakt reth 29% e diabetikeve te tipit2 mjekohen me inxheksione insuline. Dihet se praktikisht diabeti tipi2 me ane te dietes dhe ushtrimeve fizike nuk duhet te arrije ne kete pike te inxheksionit te insulines. Pacienti qe ka arritur ne ate faze qe duhet patjeter inxheksion insuline edhe sikur ta kuptoje me se miri rendesine e dietes (perizes) dhe aktivitetit fizik tashme nuk gjejne dot forca ne personalitetin e tyre qe ta fillojne luften nga e para. Ata ja lene cdo gje ne dore ilaceve. Insulina e zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa oresh pasi eshte marre. Insulina detyron melcine te ndaloje prodhimin e glukozes dhe te filloje perdorimin e saj, detyron muskujt te thithin glukozen bile ne nje fare shkalle detyron edhe qelizat e yndyres qe te thithin glukoze. Ka shume rendesi sasia dhe momenti i injektimit te insulines. Me teprice dhe niveli i glukozes ulet shume duke shkaktur hipoglicemi. Shume pak nuk ja del qe te te detyroje qelizat te thithin glukoze. Pra eshte shume delikat menyra se si merret insulina. E cila ka the efekte anesore qe jane hipoglicemi, shtim ne peshe trupore dhe semundje gjaku. 

 

Bime medicinale natyrale pa efekte anesore:

Egziston nje bime e kuqe e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme per shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune camcakezi per te mbajtur te shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi gjithashtu perdoret si erez ne gatim sidomos ne gjellet e famshme indiane Keri. Ne disa vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual). Ne Kine perdoret ne Diabetin tipi2, ne disa semundje melcie dhe per parazite. Duke pare efektet e bimes farmakologet u interesuan shume e me shume se si vepronte kjo bime mbi semundje te ndryshme. Ne vitin 1965 dy studiues zbuluan se lenda vepruese ne kete bime ishte ACIDI HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kesaj kerkimet u perqendruan ne kete perberes kimik te vecante dhe u pa se ky perberes po jepte rezultate shume te papritura. Nje farmakolog i universitetit amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky perberes detyron qelizat qe te mos thithin yndyren, cka do te thote se ne kete menyre kemi me pak yndyrna rreth melcise dhe ne pergjithsi ne trup. Ne vitet 70 u bene shume eksperimente ne minj per te verteturar zbulimin e Prof. Watsonit. Pas analizave dhe eksperimenteve te kryera ne laboratoret e firmave te mirnjohura te ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen e prodhimit te yndyres ne kafshet. Pas kesaj filluan te hidhen idete se ky perbers kimik ka veti qe te ule peshen trupore te njeriu. Eksperimentet ne kafshe vazhduan me tej. Duke zbuluar se kafshet nuk shtuan peshe si me pare pas trajtimit me kete perberes kimik. Studimet konkluduan se HCA bllokon ne fakt depozitimin e yndyres ne trup. Ne trup ndodh nje proces kimik qe quhet “cikli i Krebsit”, ky proces ne fakt eshte procesi gjate te cilit prodhohet yndyra e trupit qe depozitohet ne pjese te ndryshme te tij. HCA e nderpret kete cikel. Kur ne trup hyn ushqim kalorik me shumice ky proces ben qe energjia nga ushqimi te kthehet ne yndyre. Perberesi HCA duke nderprere kete cikel ben te mundur qe yndyra te mos te depozitohet ne trupin tone. 

 


ZBULIM I METEJSHEM

Studime te metejshme ne kafshe treguan se pasi ato kishin marre HCA, kafshet ngopeshin me me pak ushqim se me pare. Pra hanin nje sasi me te vogel ushqimi. HCA i beri kafshet me pak te uritura. Por cfare e shkaktonte kete. Shpjegimi eshte ky: Ne melci ku behet prodhimi glukogjenit nga ushqimi, ritmi i prodhimit te glukogjenit rritet pothuajse dyfish. Kur sasia e glukogjenit rritet ne melci atehere nepermjet nervit Vagus sinjalizohet truri se nuk ka me nevoje per ushqim. Duke bere qe personi te ndaloje te ngrenit. Kerkime te metejshme zbuluan se HCA rrit ritmin e procesit te metabolizmit dhe shpejton diegien e yndyres nga melcia. Te gjithe keta faktore – prodhim me ulet i yndyres, ngopja me me pak ushqim se me pare, dhe shpejtimi i diegies se yndyres nga melcia kane nje efekt teper pozitiv mbi diabetiket me diabet tipi2, pra HCA ul se tepermi sasine e yndyres ne gjak.
 

Deri me sot nuk eshte zbuluar ende nga shkenca se cfare konkretisht e ben trupin me pak te ndjeshem ndaj insulines duke shkaktur ne kete menyre diabetin tipi2. meqenese nuk dihet me siguri ajo eshte quajtur SINDROMA X, por disa studiues kane bere nje lidhje ndermjet sindromes x dhe disa lloj yndyrnash ne gjak. Behet fjale per yndyrnat qe konsiderohen te demshme nese jane ne nivel te larte, ato jane Triglicerided dhe kolesteroli LDL (quhet dhe kolesterol i keq). 


Fatkeqsisht kerkimet shkencore mbi HCA jane nderpre prej kompanive farmaceutike sepse ato nuk munden te sigurojne licencen per tregtimin e produkteve te HCA. Duke ditur se shume ilace qe perdoren sot dalin ne treg ne radhe te pare nese i intereson kompanive farmaceutike dhe jo nese ato sherojne semundjen. Ky eshte realiteti i sotem. Megjithate kerkimet kane vazhduar mbi HCA nga institucione te tjera mjeksore qe megjithese nuk kane fuqine e kompanive gjigande farmaceutike kane bere nje pune te admirueshme ne zbulimin e vetive te HCA-se. Keto kerkime mbi efektet e HCA mbi peshen trupore, lipidet e gjakut, ndjeshmeria ndaj insulines, dhe ngopshmeria nga ushqimi te cilat jane faktore shume te rendesishme ne kontrollin dhe kurimin e diabedit tipi2 deshmojne se HCA ka efekt ne ndryshimin e ketyre faktoreve. Ne nje studim qe zgjati 8 jave u ekzaminuan 54 persona te cilet kishin karakteristikat qe tregonin rrezik te madh DIABETI. Ata ishin ne mbipeshe (obez) benin jete jo aktive dhe yndyrnat ne gjak ishin ne nivele jo te mira. Te gjithe keta persona nuk u ishte thene se cfare tablete do u jepej vetem u ishte thene se do u beheshin disa analiza. Gjysmes prej tyre ju dha tableta me HCA, gjysmes tjeter ju dha tablet sheqerke (pa asnje efekt ne trupin e njeriut). Per te dy grupet tabletat ishin njesoj dhe pa asnje ndryshim nga ana e jashtme. Personat e grupit qe mori tabletat HCA humbi mesatarisht 5.5 kg, ndersa personat qe moren tabletat sheqerka (tablete fallco) humben 2.1 kg. 


Grupi i HCA e pati me te lehte qe te respektonte dieten (perizen) ushqimore sepse nga efekti i HCA e ndiente veten me te ngopur me ushqim se grupi tjeter. Ne analizat e gjakut grupi i HCA pati nje renie te yndyrnave te keqija (triglicerided dhe kolestereli IDL). Gjithashtu personat e ketij grupi raportuan se ndjenin vetem me energjik se me pare. Kjo me siguri per shkak te rritjes se ndjeshmerise se trupi ndaj insulines, pra me teper glukoze kalon nga gjaku ne muskuj. Studime te kesaj natyre kane qene te shumta dhe ato dhane rezultate shume te ngjashme me studimin e mesiperm. Ne nje studim ku pervec njerezve jodiabetike kishte edhe diabetike qe merrnin ilacet tradicionale nga doktori. Personat ishin te moshes 60-65 vjec, burra dhe gra. Ne kete studim personave iu kerkua qe te kishin kujdes me dieten e tyre si dhe te benin jete me aktive persa i perket aktivitetit sportiv. Personave iu dhane 250 mg HCA ne dite duke i marre tre here ne dite 30 minuta para cdo vakti. Gjithashtu atyre iu dha bashke me HCA edhe 100mg kromium ne dite (studimet tregojne se kromiumi ndikon shume pozitivisht ne DIABETIN tipi2). Personat humbem mesatarisht 5 kg per njeri. 1/3 e personave pati ulje te yndyrnave ne gjak, ndersa diabetiket pervec kesaj paten nje ulje te konsiderueshme te glukozes ne gjak. Ne qershor 1998 nje studim mbi preparatet me perberje natyrale sic eshte HCA dha rezultate te ngjashme. Gjate studimit persona qe merrnin pjese vashduan te ushqeheshin si me pare dhe nuk iu kerkua te mbanin diete (perize). Studimi zgjati 10 jave dhe personat humben 5-10 kg per person. 


Gjithashtu ata raportuan se ndjeheshin me energjik se me pare. Pra HCA nund te perdoret thjesht per humbje peshe. Por duke ditur se mbipesha ndikon ndjeshem mbi diabetin do te thote se HCA ka efekte pozitive mbi diabetin.


 Drejtori i qendres shendetsore LifeStyle ne Kaliforni USA z.Anton Konte thote se HCA eshte nje preparat natyral teper efektiv kundra mbipeshes si dhe per kontrollin e glukozes ne gjak. Z.Konte ka studiur efektet e HCA per 8 vjet me radhe the thote se HCA ka efekt shume pozitiv dhe se nuk dhene asnje komplikacion ose efekte anesore, HCA ka permiresuar gjendjen shendetsore te pacienteve ne menyre te konsiderueshme. Z.Konte permend nje nga pacientet e tij: Ana Maria. Ajo eshte 51 vjec dhe peshonte 110 kg gjatesia 160cm. Vuan me diabet tipi2. Ajo ka vuajtur pothuajse gjithe jeten e saj me mbipeshen. 




Ka provuar lloj lloj dietash per tu dobesuar. Para trajtimit me HCA Ana kishte nivelin e glukozes ne gjak 172, kolesteroli ishte i larte gjithashtu 321, gjithashtu triglicerided ishin 276. Konte filloi punen me Ana Marian duke i shpjeguar asaj me hollesi se si funksionon HCA dhe si ndikon ajo ne uljen e glukozes ne gjak. Ana maria mori trajtim me HCA dhe niveli i glukozes ra ne nivelin 128, kolesteroli ra ne 217, dhe trigliceridet rane ne 226. ajo gjithashtu humbi 10 kg. Ana e ndjeu vetem me te shendetshme pas ketyre rezultave dhe iu rrit besimi se ajo mund ta luftonte diabetin dhe mbipeshen e saj ne menyre te sukseshme.



KROMIUMI

Pervec HCA ka nje mineral qe gjendet ne organizmin tone qe ndihmon shume ne rritjen ndjeshmerise se trupit ndaj insulines. Ky eshte kromiumi. Studimet e kryera mbi kromiumin tregojne se ai:
· Rrit ndjeshmerine ndaj insulines duke rritur sasine e glukozes dhe amino acideve te thithura nga qelizat.
· Rrit masen muskulare ne njerezit qe ushtrojne aktivitet fizik. Ky faktor ndikon shum ne diabetiket sepse indet muskulore thithin sasi te madhe glukoze.



Ul sasine e ilaceve tradicionale qe diabetiket kane nevoje te marrin rregullisht. Ne nje studim ne Izrael 47% e pacienteve e ulen dozen e ilaceve qe merrnin, bile edhe ata ne gjendje kritike te cilet merrnin inxheksione insuline e ulen sasine e insulines se injektuar.
· Ul nivelin e kolesterelit dhe te triglicerideve ne diabetiket, keta dy faktore cojne ne komplikacione te tjera tek diabetiket.

 

Por studimi me rezultativ eshte ai i kryer nga departamenti amerikan i bujqesise dhe ushqimit. Studimi u krye ne Kine mbi nje numer te madh njerezish diabetike qe vuanin nga DIABETI TIPI2. Ketyre diabetikeve iu dhane 1000 mcg (mikrogram) kromium ne dite. Pas 4 muajsh trajtim me kromium diabetiket kishin nivel normal te glukozes ne gjak ose pak me te larte se normal. 


Nje grupi tjeter iu dha vetem 200mcg (mikrogram) kromium ne dite dhe ata paten ulje te konsiderueshme te nivelit te glukozes por jo ne nivelin e grupit te pare. Kromiumi nuk ka efekte anesore edhe sikur te merret ne doza shume me te larta se sa me siper dhe per nje kohe me te gjate.



 Nese filloni nje kure te tille te bazuar ne HCA (Garsinia Cambogia) dhe Kromium duhet te beni analizen e glukozes ne gjak shpesh, ne menyre qe ta dini nivelin tuaj sa me saktesisht. Sepse nese merrni edhe ilacin tuaj (DAUNIL) vazhdimisht ne te njejten doze po ashtu edhe HCA dhe Kromium ka shume mundesi qe glukoza ne gjak te ulet me shume se sa duhet duke ju shkaktuar hipoglicemi (nivel i ulet i glukozes) qe ju shkakton 'uri' te madhe dhe nevoje per tu ushqyer shume. 


Pra pasi te filloni HCA dhe Kromium rregullisht duhet te masni po rregullisht glukozen ne gjak. Ne kete menyre kur te vereni uljen e glukozes ne gjak duhet te rralloni DAUNIL-in qe merrni. Ka shume mundesi qe DAUNIL-in ta rralloni shume deri sa te mos keni nevoje per te. Kete duhet ta beni gjithnje duke u konsultuar me mjekun specialist.


DY FJALE PER VITAMINAT DHE MINERALET 

Shume doktore nuk rekomandojne marrjen e vitaminave e mineraleve me tableta. Ata thone se njeriu i merr vitaminat qe i nevojiten nga ushqimi i perditshem dhe nuk ka nevoje per vitamina me tableta. Disa doktore te tjere thone ato nuk bejne as mire as keq por po qe se do ta provosh merri se nuk te gjen gje e keqe prej tyre. Pjesa tjeter e doktoreve perfshi edhe ne autoret e librit (Dr. Vern dhe Dr.Peri) rekomandojne marrjen e vitaminave dhe mineraleve ne tableta, sepse ata kane pare vete rezultate shume pozitive pa asnje efekt anesor. 



Vitaminat, mineralet, sheqernat, fitokimikatet, proteinat si dhe aminoacidet, yndyrnat, acidet linoleike dhe linolenike jane ushqyes te domosdoshem per trupin e njeriut qe trupi nuk i prodhon dot vete, por i merr nga ushqimi i perditshem. Perdorimi i vitaminave, mineraleve dhe substancave te tjera natyrore eshte nje front i ri i hapur ne luften kunder diabetit dhe semundjeve te tjera. Ndoshta ju mendoni se vitaminat jane karburanti qe trupi djeg cdo dite per jetuar e punuar. 


Jo, jane kalorite qe vine nga ushqimet ato qe i japin trupit energjine. Vitaminat bejne te mundur qe trupi te trese, thithe dhe metabolizoje ushqimet nga te cilat vjen energjia. Pra vitaminat jane celesi qe ndez motorin e te ushqyerit. 


Eshte e vertete se menyra me e mire per te mare vitaminat mineralet dhe substanca te tjera eshte me ane te ushqimeve te fresketa: fruta, perime, dritherat, etj etj. Vitaminat qe vijne nga ushqimet kane sasine e duhur dhe jane te kombinuara ne menyre te persosur. Por, megjithate edhe tabletat bejne nje pune te mire ne zevendesimin e tyre. Dhe nuk kane asnje efekt anesor nese nuk teprohet ne sasine e duhur.

FLORI BRUQI



LEXONI LIBRIN:


Diabeti i sheqerit

Një libër i domodoshëm
I sëmuni me diabetin e sheqerit para së gjithash është e domodoshme të mësojë të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak, të përpilojë për vete racionin ushqimor dhe të përdorë barëtat medicinale të dobishme.
V. D. Onilko : Diabeti i sheqerit ; e përktheu nga origjinali: I. Çani. - Tiranë : Shtëpia Botuese "BAÇA", 2003. - 144 sider
FAUSTNR: 2 538 317 6
Om diabetes
Diabeti i sheqerit
Diabeti i sheqerit

Kosova eldorado e fenomeneve sociale deviante







Shkruan: Prof. Dr. FADIL MALOKU, sociolog

Fadil Maloku lindi më 6 prill 1958. Është profesor i Sociologjisë në Departamentin e shkencave shoqërore të Universitetit të Prishtinës. Më tepër se 210 vite është i angazhuar në sfera të ndryshme si ligjërues, hulumtues, dokumentarist dhe autor. Po ashtu ka arritur rezultate të lakmueshme në sferën e të drejtave të njeriut. Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe debate ndërkombëtare të rëndësishme dhe ka botuar rreth 50 artikuj për dukuritë sociologjike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

1. Probleme shoqërore Kosovare.

 Togfjalëshi që më së miri do mund të zbërthente apo thënë më ndryshe skanonte gjithë proceset që ndodhën apo aktualisht janë duke ndodhur në shoqërinë kosovare, pa mëdyshje janë ato që me gjuhën sociologjike identifikohen si probleme shoqërore.

Me këtë shtrirje të kësi sojit ky togfjalësh në shoqërinë kosovare, në fakt do të duhej të ishte pretekst i mjaftueshëm për të ndërmarrë hapa të duhur në diagnostifikimin e gjendjes dhe statuseve të ndryshme stratifikuese të shoqërisë sonë, e cila akoma është nën “ethet” e procesit të tranzicionit, ashtu siç kemi shkruar me herët.

Pra, duke qenë Kosova një “eldorado” e llojit të vete, apo si po thonë politikajt “një rast sui generis” dhe nëse ndalemi te problemi dhe elementet që atij ia jap karakterin dhe primatin e të qenit në top listën e çështjeve që meritojnë vëmendjen e një sociologu, atëherë padyshim që nevojitet përveç diagnostifikimit edhe terapia adekuate.

E themi kështu edhe për shkak se Kosova, në periudhën e instalimit të demokracisë (akoma të brishtë në të gjitha dimensionet e saja!) po gjeneron konsekuenca sociale (vetëvrasjet, dhuna familjare, prostuticioni, etj.) , ekonomike (kriminalitet të shtuar, krim të organizuar, korrupsion, etj.) politike, ( nepotizëm, konformizëm, oportunizëm, etj) me përmasa do thosha më shqetësuese se sa vendet tjera që u ballafaquan me procesin e tranzicionit.

 Për t’i eksploruar problemet shoqërore, jo vetëm kosovare por përgjithësisht ato të vendeve në tranzicion, duhet cekur se ato ngërthejnë disa parametra matës, apo identifikues në mënyrë që të diagnostifikohën më saktë.

Ndër këta parametra, duhet cekur: një, përfshirjen apo tendencën e masivizimit në shoqëri, dy, atë të kërcënimit që ngandonjëherë mund të shndërrohet në aso shkalle alarmuese për gjithë sistemin shoqërorë, dhe tre, procesin e ndërgjegjësimit apo aksionit kolektiv që duhet ndërmarr në rast se sistemi shoqërorë kërcënohet aq shumë sa që vlerat e instaluara të bankrotojnë tërësisht!

Ndër problemet shoqërore që më së shumti analizohet shkaku i ri dizajnimit të raporteve shoqërore është padyshim ai i devijimit social.

2. Devijimi social.

 Duke u nisur nga një fakt evident shoqëror, se vlerat dhe normat e reja së bashku me ndryshimet që ato sjellin në sferat e ndryshme (shoqërore, politike, ekonomike, sociale dhe sidomos kulturore) gjithnjë në fillim kontestohen, ngaqë sistemi i vjetër, apo tradita dhe etnopsikologjia e njerëzve është e prirur në fillim t’i perceptojë me dyshime dhe ngandonjëherë ngërçe deri në absurditet shkaku se ato akoma s’janë akomoduar me sistemin e gjerë vlerorë, çështja e “marrjes” apo të paktën amalgimit me vlerat e reja që i prodhon një situatë e caktuar historike (p.sh tek ne ajo e mosdurimit ndajë regjimit serb bie fjala) bëhet çështje shumë diskutabile në gjithë rrjetin social të shoqërisë.

Kjo dukuri, kur të analizohet me syrin e një sociologu bëhet edhe më e kontestuar e do të thosha edhe më e dyshimtë edhe për shkak se u adresohet periudhave të ndryshimeve radikale, ku nuk ka ndonjë pardon për sistemin e vjetër vlerorë dhe për mënyrën e tillë të menduarit dhe vepruarit social.

 Për të analizuar këtë fenomen apo dukuri të ndërrimit të sistemeve vlerore, në periudha dhe situata pothuajse edhe historike, padyshim që paraprakisht duhet intervenuar me skalpelin e një sociologu (më mirë do të ishte një kulturologu që mjerisht s’e kemi!) në mënyrë që ta kemi një pamje më të saktë lidhur me këto procese dhe zhvillime sa dinamike aq edhe të vështira për t’i eksploruar

Që në fillim duhet cekur se fjala apo nocioni deviant, deviacion rrjedhë nga fjala latine deviation që nënkupton në fakt një largim apo një lloj mënjanimi nga drejtimi apo rruga e zakonshme e një trupi që zakonisht e bënë apo të paktën e ka bërë gjatë procesit të realizimit të vetë.


Deviacioni apo kjo lloj shmangieje nga rrugëtimi i zakonshëm ta themi kushtimisht zhvillimor nga normat e përgjithshme të pranuara dhe të dëshmuara shoqërore nga ndonjë entitet: etnik, politik, social, kulturor etj. zakonisht zgjon jo vetëm kërshërinë por herë herë edhe përjashtimin e individit dhe grupit që e kultivon referencën e të qenit tjetërfare.

 Në gjithë këtë proces të themi të braktisjes nga norma e kushtëzuar dhe e kodifikuar zakonisht te rrethi shoqëror i etabluar , ndodhë shumë herë që individi apo grupi i cili inicion këtë abortim përveç të qenit shkaktar , ai njëkohësisht bartë edhe pasoja të izolimit, e mund të ndodhë edhe pasoja të kërcënimit të jetës dhe emancipimit të përgjithshëm shoqëror, ashtu siç mund të ndodhë në jetën e përgjithshme jo vetëm sociale por edhe shoqërore.


Pra, ta quajmë ky lloj deklinacioni nga norma apo standardi i përgjithshëm, e gjithsesi edhe i pranuar nga shumica e individëve apo grupeve, në realitet mund të prodhojë reperkusione negative (sidomos në fillim të inicimit të këtij procesi?) dhe sosh pozitive(kur arrin të rikomponohet si normë dhe standard i ri në jetën dhe praktikën zhvillimore dhe mendojë gjithsesi emancipuese.

 E them emancipuese edhe për një fakt se sjellja e re e individit apo grupit në rast se arrin të “provokojë”, pra te zgjojë reaksion shoqërorë, pra vëmendje të cilësuar si opinion pozitiv për normën apo sjelljen e re, ajo shumë lehtë zë vendin e normës së vjetër dhe ky proces i kundërshtisë, apo më mirë me thënë pranim dorëzimit të vlerave të reja në mënyrë ciklike ndodhë në të gjitha shoqëritë që gjenden në një vetëkërkim social, politikë, e sidomos kulturor.

Duke u bazuar në këtë proces të huamarrjes, por jo edhe gjithnjë të huadhënies shoqëritë që janë apo të paktën kanë kaluar ethet e procesit të tranzicionit, gjenden gjithnjë para dilemave hamletiane: të ruajtjes, konservimit të normës, sjelljes apo thënë më troç traditës dhe pranimit të normës, sjelljes dhe sistemit të ri verorë. Është interesant, që ky proces i pranimit të normave dhe sistemit të ri vlerorë në asnjë shoqëri dhe në asnjë formacion shoqëroro- politikë nuk ka kaluar pa represione, kontestime dhe mospranim e vështirësi .


3 Çfarë përgjigje ka sociologjia? 

Shikuar nga aspekti sociologjik, çdo sjellje njerëzore që në masë devijon nga standardi apo norma e kodifikuar dhe e pranuar nga një grup shoqërore social, mund të konsiderohet si sjellje devijante.

 Pra sipas këtij përkufizimi, çdo abstenim nga sjellja standarde, pra sjellja e pranuar nga shumica e atij komuniteti na del si diçka që në fillim duhet të kontestohet, duhet të refuzohet, pra shpesh ka ndodhë që edhe të luftohet me të gjitha mjetet, ashtu siç ka ndodhë në shumë raste në historitë e shoqërive të ndryshme.

Model identifikues për këtë proces refuzues padyshim janë vlerat dhe sistemi i vlerave që prodhon p.sh. tendenca e globalizimit dhe integrimeve që po pretendohen të bëhen në ish vendet dhe shtetet postkomuniste. Por a mund të thuhet se çdo refuzim apo çdo dalje, abortim, mënjanim, etj, nga norma apo standardi i sjelljes së pranuar sociale, shquhet si devijim?

Sociologjia amerikane, p.sh kur është në pyetje çështja e përkufizimit të devijimit social më shumë është e prirur që ta ndërlidhë me interaksionin fizik, që për sociologjinë evropiane paka a shumë është shumë diskutabile.

 Kjo i bien që diskursi mbi deviacionin social të këndvështrohet ekskluzivisht përmes dioptrisë së “kontaktit” kërcënues fizikë! Sipas sociologjisë amerikane, vetëm “veprimi fizikë...”, mund të cilësohet si devijim, kurse të kundërshtuarit përmes ideve, apo të menduarit ndryshe ndajë normës nuk mund të cilësohet si proces devijues.

Ekzistojnë p.sh raste, kur devijimi nga norma ta quajmë ashtu fillestare që është etabluar në një shoqëri të caktuar, mund të paraqitet edhe përmes simbolikës dhe se individi apo grupi i cili devijon nga norma fillestare nuk është e thënën të cilësohet si shkelje flagrante e normës fillestare.

 Pra, sipas kësaj logjike, vetëm interaksioni i ashpër shoqërorë në realitet e kërcënon normën ekzistuese. Por ajo çka me këtë rast akoma është diskutabile, kur janë në pyetje sistemi i dhënie marrjeve të vlerave ka të bëjë me atë që shquhet vijë e kuqe, apo në fakt cila formë apo cili nivel i devijimit si të themi e bënë “alarmues” normën ekzistuese?

 Përmendëm më sipër reaksionin shoqërorë që dosido mund të merret si një parametër fillestar për të identifikuar shkallën e kontestimit të kësaj norme, por duket që vetëm ky parametër është i pamjaftueshëm në procesin e de normimit. S’ këndejmi sot shumica e sociologëve pajtohen që këtij procesi nxitës të kontestimit normativ duhet t’i shtohet pa dyshim edhe mekanizmi i sanksioneve që ndërmerren zakonisht, si bashku me procesin e stigmatizimit si edhe ai i situatës së kualifikuar si shkelje normative e normës apo sjelljeve dhe përgjithësisht sistemit shoqërorë.

Sociologët ,si mjek të shoqërisë bashkëkohore konstatojnë që shoqëria e shëndoshë përveç që ka nevojë për krim ka nevojë edhe për dënimin e këtyre krimeve dhe sjelljeve deviante, ngaqë si njëra dukuri ashtu edhe tjetra janë shenja tipike të një pjekurie sociale dhe një parapërgatitje për të fuqizuar inxhinieringun industrial që garanton progres ekonomik dhe emancipim të përgjithshëm shoqëroro-politik.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...