2012-02-05

Dr. Xhavit Aliçkaj, Bukurie e Vargut tek Jeton Kelmendi "Ku shkojne ardhjet"




Prof.Dr. Xhavit Aliçkaj


Ka do kohë që në poezinë shqipe doli para lexuesve një zë i bukur i poezisë. Dhe u lexua e u pëlqye. Vepra e parë nuk ishte e rastit, një zbrazje ndjenjash e një të riu që do të thotë krejt çka ka e çka ndien. Veprat e tjera na bindën se po shkruan një dorë e sigurt e poetit që poezinë e do, e njeh dhe di ta shkruajë.
Comme le commentcement est silencieuxMendimet e shpirtit
Shkruante pak më ndryshe se bashkëkohësit, e gjithsesi ndryshe nga moshatarët. Natyra i ka dhuruar talentin e rrethi poetik frymëzimin. Dhe kishte kë ta marrë model të çmuar prej poeti, të madhin Azem Shkreli. E ky është poeti i poezisë intelektuale dhe shumë domethënëse, që , pavarësisht nga modelet letrare që kishte lexuar, do ta gjejë rrugën e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil të veçantë. Ky është Jeton Kelmendi.

How to reach yourselfRrugetimi i mendimeveCe multas-au rarit scrisorile
Kur e mora këtë përmbledhje poezish nga Bruxeli i largët mendova pak më gjatë për një titull të bukur të këtij shkrimi të rastit, kur në mesin e veprës, në zemër të vargjeve, një varg i bukur e i pëlqyer sikur më thotë vënia titullin "Bukuri e vargut". Ç'bukuri e vashës/ Ç'bukuri e vargut/ Lumë bukuria për to. (Bukuria e bukurive). E ku ka himn më të bukur për poezinë se këto vargje? Vërtet bukur. Në zemër të poezisë qëndron e bukura artistike si kategori estetike. Në të njëjtën paralele qëndrojnë dashuria e poezia. Në piedestalin shpirtëror të poetit.
Zonja fjale (ribotim)Koha kur te kete koheZonja fjale
Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit.
Ku shkojne ardhjetMe fal pak atdheNe qofte mesdite
Preokupimi i parë është atdheu (Ilirishte), dhe e kaluara e largët që gati kohësisht duket e pamatur: Njëqind e një mijë vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurrë/ Kush me t'matë s'ka mundur. Këto vargje komunikojnë me të kaluarën e lashtë dhe me mendësinë shqiptare, që si të tilla i zëvendësojnë qindra faqe historie. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një dëshirat e veta me të atdheut, pritjet e gjata dhe shpresat e pashuara për një ditë. Dhe vargu "do të vijë dita ime" është një metaforë e bukur dhe e qëlluar. Por duke parë se ç'po ndodh, se nuk jemi përherë ata që duhet të jemi, shpirti i poetit shqetësohet dhe me një shprehje ironike zbrazet duke thenë "Në pikë të hallit ajo ditë".
Pertej heshtjesShekulli i premtimeveErdhe per gjurme te eres
Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin, respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedantërinë e fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të bukurën estetike: Prandaj/ Zonja fjalë je e bukur/ Kur zotëri mendimi/ Ta japë bukurinë. E në momente kur nuk ka çka thotë e preferon heshtjen si veçori etike të të urtëve, ndonëse herë-herë fjala ia kapërcen heshtjen!


Duke e shoqëruar fatin e vet me të atdheut, ndonjëherë i shfaqet ndjenja e pasigurisë për të ardhmen: Ëndrrës sime/ Dhe zhgjëndrrës tënde (sate – Xh.A.)/ Atdhe/ Nuk i dihet. Kështu vargjet krijojnë dhembje personale, situate të ndjeshme e të përjetuara, nëpër to sillen mesazhe kujdesi e maturie për të ardhmen. Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Për fund të këtij shkrimi të shkurtër mund të themi se vargjet e bukura ia plotësojnë një zbraztësi të jetës. Me to e mbulon dashurinë ndaj atdheut, ndaj vashës dhe ndaj jetës. Këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive.

Shtrirja gjeografike për fisin e Kelmendit



Malësia e Kelmendit shtrihet në skajin verior të Alpeve Shqiptare, në trekëndëshin e formuar mes kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Në kuptimin etnografik, fisi i Kelmendit bën pjesë në malet e Malësise së Madhe. Sipas shtrirjes fisnore Kelmendi kufizohet me Hotin, Kastratin dhe Shalën në Jug, me Gash e Krasniqe në Lindje, kurse me Vasojeviqët, Kuçin, Triepshin dhe Gruden në Veri. Banorët e këtij fisi, banojnë kryesisht rreth dy burimeve të lumit Cem, Vuklit dhe Selcës dhe lumit të Vermoshit. Komuna e Kelmendit sot ka 6344 banorë, të përqëndruar në fshatrat: Vermosh, Lëpushë, Selcë, Tamarë, Brojë, Kozhnja, Nikç, dhe Vukël.1)

Emri i fisit.

Emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), dmth. i urtë, i thjeshtë, i mirë.2) Këtë emërtim të natyrës së njeriut, më vonë e gjejmë si emër personal, Clemens. Ndër shkrimet e studiuesve të huaj e gjejmë në forma të ndryshme fonetike "Klemnti" "Klimenti", "Clementiner"etj. kurse në gjuhën shqipe "Klmen-Klmente"3) gjegjësisht "Kelmendi". Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, si emër personal, e takojmë tek zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit Papa Klementi e I-rë (90-101),4) cili duke predikuar fjalën e Krishtit ndër paganë, u martirizua. Kelmendasit këtë e kanë mbajtur për Shenjt, dhe mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha. Për këtë arësye kelmendasit në menyrë të veçantë i nderonin papët e Romës. Këtë gjë na e dëshmon në një relacion për kelmendasit dërguar Selisë së Shenjte në vitin 1636, nga At Bonaventura. Ai shkruan se kur se serbët e fesë ortodokse, të ardhur në tokat kelmendase për të shpëtuar nga barbarizmat e ushtrisë turke, filluan ta fyenin papën, këta të fundit i kërcënuan se do t´i përzinin nga territori i tyre fisnor.5)

Si toponim, ky emër identifikohet me emrin e kështjellës bizantine "Klementiana", të cilën e përmend historiani i epokës Justiniana Prima (527-565), Prokopie i Cezaresë. Sipas historianit serb Vladislav Popoviq, kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës.6) Kurse për Sufflay-n kjo fortesë duhet të këtë qenë në rrugën romake Shkodër - Prizren, tek dogana e Shpëtimit Shenjtë (Svetog Spasa).7)

Origjina

Origjina e fisit të Kelmendit, si dhe fiseve të tjera të Malësisë së Madhe, sipas trajtimeve shkencore, deri me sot është ende e paqartë. Por e gjithë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhen përpjekje për të plotësuar apo shtjelluar sado pak atë çka albanologët shqiptarë e të huaj, si Selami Pulaha, Rrok Zojzi, Milan Šyfflay, Franz Baron Nopcsa, Georg Stadtmuller, Giuseppe Valentini dhe në kohën e fundit, Peter Bartl-i, kanë shkruar mbi origjinen e fisit në fjalë si dhe për fiset e tjera të Malësisë së Madhe.

Albanologët e huaj si dhe ata shqiptarë, në mungesë të dokumenteve të shkruara, prejardhjen e këtij fisi e shpjegojnë sipas koncepteve të gojëdhanave popullore. Kështu, sipas misionarit françeskan Bernardo nga Verona, i cili për shumë vite punoi në mes të këtij fisi, në relacionin e dërguar "Kongragates për Ungjillzim" në vitin 1663, në mes të tjerash shkruan: "nuk është e lehtë të thuhet nga e ka origjinën ky fis, por është bërë zakon me thënë se kjo popullsi është pasardhëse e Kuçasve ose e fqinjëve të tjerë"; , kurse Arqipeshkvi i Shkodrës (1656-1677) dhe më vonë i Shkupit (1677-1689) Pjetër Bogdani, në relacionin e vet të vitit 1685 dërguar Selisë së Shenjte, ndër të tjera thotë: "sipas gojëdhënës, i pari i kelmendasve ka ardhur nga rrjedha e epërme e lumit Moraça"9), dmth nga fiset e vjetra shqiptare kodrinore, të cilat, sipas Valentinit janë: Piperri, Kuçi, Vasojeviçi, Bratonoshiqi, Palabardhet-(Bjelopavliqi) 10) etj. Më pas, i pari i kelmendasve u martua me një vajzë nga fisi i Kuçit dhe djalit të parë të lindur ia vuri emrin Kelmend.11) Ndërsa albanologu i shquar Zef (Giuseppe) Valentini, pas shumë versionesh, si më te besueshmin variant mban atë se ky fis rrjedh nga fisi i vjetër Kodrinor shqiptar i Kuçit, e ky i fundit rrjedh nga fisi Berishë, të cilin në dokumente e gjejmë që në vitin 1242.12). Sidoqoftë, një mbiemër të dokumentuar të këtij fisi ne e gjejmë në vitin 1353 me emrin, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga (vendi) Spasë, (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)13) tek fortesa e lartpërmendur Clementiana, kurse si fis të organizuar mirë, e takojmë në vitin 1497.

.Megjithatë, kur themi se zanafilla e fiseve sipas konceptit shkencor dhe atij popullor zakonisht lidhet me emrin e toponimit, ose me emrin e një antroponimi në patronim (mbiemër njeriu), më vonë në emër vllaznie dhe së fundi në emër fisi, dhe se, mbeturinat e rendit fisnor në Shqipëri janë të trashëguara nga kohët më të lashta të historise sonë,14) d. m. th. nga trungu ilir, e kur në anën tjetër mësojmë se sa i lashtë qenka prejardhja e këtij emri, në mënyrë të natyrshme i bëjmë vehtes pyetjen: Vallë, a mund të na tregojnë gjë fjalët e enciklopedisë gjermane, të botuar në Altenburg në vitin 1824, e cila këtij fisi i kushtoi 22 rreshta, e ku ndër të tjera thotë: " Kelmendasit, Arnautët, janë nga fiset e vjetra ilire".15) Pra, ndoshta kemi të bëjmë me një fis të lashtë, i cili gjatë invazioneve barbare sllavo-avare në trojet tona mbeti krejtësisht nëndhe deri në shekullin e XI-të (sikurse vetë emri i popullit shqiptar dhe historia e kishës shqiptare), sepse, siç e dimë, ky fis në rrjedhen e historisë kombëtare shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe atij fetar në Shqipërinë e Veriut, me çka shkurtimisht do te njihemi në vazhdim.

Mbi historinë e fisit

Siç shihet në regjistrimet e hollësishme të Defterit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1497, kelmendasit para pushtimit turk jetonin në dy fshatra: fshatin Selçisha ku ishte vendosur katundi Liçeni dhe fshati Çpaja-Spai-Ishpaja ku ishin vendosur katër katunde dhe kishte 152 shtëpi16). Truallishta e përbashkët quhej Petersjan-Petershban-Bishtan, dhe gjendet një orë larg Selcës, në veri të Podgoricës.

Fakti se në vitin 1582 në Kelmend shënoheshin vetëm 70 shtepi17), tregon qartë se me ardhjen e pushtuesit aziatik ky fis u detyrua të bëjë lëvizje brënda Malësisë dhe të shpërngulet në viset e Anamalit, fshatrat Muriq, Shestan dhe Goljemadhë në Mal të Zi1 . Kurse sipas relacionit të providurit Marin Bolica, procesi i organizimit territorial i këtij fisi si dhe fiseve Hot, Piper, Kuç etj,19) në fund të shekullit të XVI kishte përfunduar dhe ishte formuar tashme teritori bazë i Kelmendit. Në relacionin e tij të vitit 1638 dërguar Selisë së Shenjtë, ipeshkvi i Sapes Frang Bardhi, thotë: "Kelmendasit banojnë ndër male shumë të mëdha dhe me pozita të forta ndërmjet Bosnjës dhe Shqipërisë. Ata janë me kombësi shqiptare, flasin shqip dhe janë të përfshirë ndër kufijtë e Shqipërisë, ushtrojnë besimin tonë të shenjtë katolik romak".20) Përndryshe, sipas dokumenteve, që në vitin 1671 këtë fis e gjejmë të ndarë në tri vllazní: Selcë, Vukel, Nikç dhe në vitin 1688 edhe vllaun e katërt Bogë21) që në fakt paraqitnin katër degët e fisit të shpërndarë nëpër katër lugina.

Sipas ipeshkvit te Sapes, Gjergj Bardhit, i cili më 8 korrik 1634 beri një vizitë baritore në malet e Dukagjinit, Pultit e Kelmendit, në këtë vit, ky fis kishte 300 shtëpi me 3200 shpirtëra22).

Kelmendasit gjatë pushtimit otoman

Pas rënies së Medunit më 1457, dhe më në fund, të Shkodrës më 147923) ushtria pushtuese osmane ngadalë arriti tashmë që pushtetin e vet ta shtrijë edhe në viset e Malësisë (së Madhe). Kelmendasit në pjesen më të madhe të tyre, përkundër njohjes së pushtetit sulltanor në vitin 1497, me gjithë vështërsitë e mëdha jetësore me të cilat ballafaqoheshin, qendruan të panënshtruar duke mos paguar asnjë lloj detyrimi ndaj pushtuesit deri në vitin 1664.24) Deshmi për këtë është fakti se kelmendasit nuk ishin të regjistruar në Defterin e Sanxhakut të Shkrodrës të vitit 1485. Pothuajse ekzistonte traditë në të gjithë malësorët të refuzohej dora e pushtuesit turk. Kjo mund të vërehet edhe në relacionin e Marin Bicit (1608-1624), arqipeshkvit të Tivarit, i cili në vitin 1610 i shkruante Selisë së Shenjte, se malësorët janë vetëm të besimit latin (katolik) të ndarë në fise Kelmend, Grudë, Hot, Grise, Kastrat, Tuz, Shkrel, etj. Përsa i përket Kuçit, gjysma e tyre janë të fesë ortodokse, pjesa tjetër të fesë katolike, e të gjitha këto fise jetojnë në bjeshkë të papërshtatshme dhe asnjëherë nuk u janë nënshtruar tuqve.25). Përndryshe, Bici në këtë relacion emërtimin Kelmendi e përmend për gjithë konglomeratin verior shqiptar, duke përfshirë këtu edhe fiset gjysëm të slavizuara si, Bjelopavliqët (Palabardhet), Piperët, Bratonozhiqet dhe Kuqasit.26)

Organizimi i parë i malësorëve me përmasa ballkanike, për t'iu kundërvënë turqve me përkrahjen e aleatëve, të Selisë së Shenjtë dhe spanjollëve, mbajtur në Kuç në vitin 1614, bëri që Kelmendi të bashkojë 650 luftëtarë27) dhe të formohej aleanca ushtarake "Bashkimi i Maleve"2 për luftë çlirimtare kundër osmanllinjve. Kështu, malësoret u bënë një fuqi e rëndësishme, e cila përcaktoi fatin e sundimtarëve të Sanxhakut në grindjet e tyre për pushtet. Nuk kaluan shumë vite dhe pjesa më e madhe e zonave malore duke udhëhequr kryengritje të vazhdueshme hodhi poshtë si detyrimet e vitit 1497, ashtu edhe regjimin e timarëve.29) Kështu, në fillim të shekullit XVII, spahinjtë u dëbuan përgjithmonë nga 11 krahina të Malësisë së Madhe, pra edhe nga Kelmendi, i cili sipas relatorëve kishtarë, bëri kryengritjet më të mëdha duke qenë edhe i favorizuar nga shtrirja gjeo-strategjike. Shumica e malësorëve, pas sakrificave të mëdha, rrënimeve, dëmtimeve, marrjes së njerëzve si skllevër, mbeti fshatarësi e lirë.30)

Kelmendasit, të lirë nga armiku nëpër malet e tyre, për shkak mungesës së tokës, luftonin me armikun tjetër, varfërinë, e cila ata i detyronte të grabisnin pronat e feudalëve, karvanet tregtare dhe disa herë vetë qytetet. M Bolica, në kronikën e tij të vitit 1614, thotë se rajoni i Plavës dhe i Gucisë, të cilin e administronin turqit, është shkatërruar shumë herë nga plaçkitja e kelmendasve që jetonin në fqinjësi direkte. Për këtë, Porta e Lartë, në vitin 1612, u detyrua nën udhëheqjen e pashait të Podgoricës, Cem Çaushit31) të ndërtonte një fortesë të madhe mbi fshatin Gerçar, në vendin e quajtur Godilje, fortesë që u emërtua Qytet i Ri. Përndryshe, kelmendasit i quajnë njerëz të palodhur dhe trima. Ipeshkvi i Sapës Frang Bardhi, për kelmendasit sulmues, në një relacion të vitit 1638 thotë se, ata u bënin sulme të pandërprera karavanave në Shqipëri, Bosnjë dhe Serbi.32)

M. Bolica, shkruan gjithashtu se sulmet e këtij fisi si dhe fiseve të tjera, kanë arritur deri në Filibe, qytetin e sotshëm Plovdiv në Bullgari33). Këtë gjë kelmendasit e bënin me siguri edhe për shkak të grumbullimit të materialit luftarak për të bërë luftë me turqit. Kjo shihet në luftrat çlirimtare të udhëhequra më vonë kundër Asllan Pashës së Podgoricës në vitin 1613, Ibrahim Agës të Shkodrës në vitin 1617, dhe Mehmet Beut në vitin 1633 etj.

Në vitin 1638, pas një përgatitje të gjatë, me direktivat e vetë Sulltan Muratit IV (1623-1640), nën udhëheqjen e Vuço Pashës nga Bosnja34) dhe sanxhakbeut të Shkodrës, Ali Çengiqit, ku morën pjesë, sipas ipeshkvit të Sapës Frang Bardhit 15.000 ushtarë (kryesisht me përbërje turq, dalmatinë, serbë bullgarë dhe boshnjakë), qeveria turke bëri një luftë masovike, vendimtare për shkatërrimin e këtij fisi heroik35). Por edhe pas një lufte njëvjeçare nuk ia arriti që t'i mposhtë trimat kelmendasit, të cilët me një luftë vetmohuese ia arrtitën ta mbrapsin në vitin 1639 armikun. Madje ata shpreheshin se, vetë Papa i Romës është lutur për ne qe të na ndihmojë Zoti në këtë betejë. Kështu kelmendasit, edhe pse të dërrmuar, ruajtën amanetin e të parëve: "fe dhe atdhe".

Megjithatë, kelmendasve nuk iu desh të prisnin shumë për luftën e tyre: në vitin 1645 filloi lufta 25 vjeçare për Kretën, një ballafaqim ky veneciano-turk që e kishte arenën e luftës në Ballkan. Kelmendasit gjatë kësaj kohe hynë në marrëveshje me venecianet dhe në muajin gusht të vitit 1648 nga paria e Kotorrit morën ftesë, që së bashku t'u kundërviheshin turqve për t'i çliruar tokat shqiptare deri në Krujë. Si datë për të sulmuar Shkodrën u caktua 27 shkurti 1649, por edhe pas përgatitjeve të mëdha që u bënë në Budva, sulmi nuk u realizua36)

Më vonë, për shkak të ruajtjeve të pozitave të veta të cilat kërcënoheshin gjithnjë nga hordhitë osmane dhe për arsye të islamizimit të një pjesë të fisit, Kelmendasit për një kohë u terhoqën nga kjo marrëveshje veneciane, në trojet e veta. Por, gjatë viteve 1686-1699, kur austriakët avancuan deri ne Prizren dhe Shkup në luftë kundër osmanllinjve, kelmendasit përsëri ndryshuan qëndrimin e tyre dhe iu bashkangjitën gjeneralit austriak Piccolominit,37) i cili kishte përfshirë në marreveshjen e 12 tetorit 1689. edhe fisin e Kelmendit.3 Dyshimi i shprehur nga autorët serbë mbi pjesëmarrjen e kelmendasve në luftën e madhe austriako-turke (1683-1699), është i pabazuar. Këtë gjë shumë qartë e deshmojnë burimet austriake në fund të XVII. Jo rastësisht, Graf Luigi Ferdinand Marsigli (1658-1730), në një promemorie, drejtuar mbretit Leopoldit I, 39) më 1 prill 1690 për Shqipërinë dhe kelmendasit thekson se, "Pikolomini bëri marrëveshje me Kelmendasit dhe me ata që jetonin në Rozhajë dhe përrreth saj" dhe, se "Kelmedasit jetojnë në Shqipërinë Turke". "Ata - vazhdon Marsigli - shtrihen nga afersija e Prishtinës, në Pejë e Plavë deri në Shkodër"40). Këtë me siguri e thotë për arsye se Kelmendasit kanë qenë të shpërndarë edhe në këto vende, së paku në rrethin e Pejës. Për një shtrirje të ngjashme na flet edhe harta venedikase e Giovanni Giacomo Rossi-t, e vitit 1689 ku shihet qartë se territori i këtij fisi është i shtrirë deri në Hercegovinë.41) Graf Marsigli, këtë e shkruan për të treguar rëndësinë e madhe që kishte ky fis. Marsigli, i cili gëzonte një autoritet të madh në shtabin e perandorisë austro-hungareze, nuk mund të ishte i keqinformuar, gjë që e pohon edhe Rajko Vaselinoviq.

Në vitin 1700, për t'i mposhtur kelmendasit, Porta e Lartë angazhoi pashain e Pejës dhe të Dukagjinit, Hodoverd Mahmutbegun, i cili me dredhi dhe pará depërtoi në drejtim të Ulqinit dhe Tivarit, pasi nënshtroi Malësinë e Madhe42). Sipas relacionit të vitit 1702 dërguar Selisë së Shenjte nga arqipeshkvi Shkupit, Pjetër Karagaqit, kelmendasit, pas një rezistence të spikatur, nga dhuna e madhe 274 familje u detyruan të shpërngulen dhe të vendosen në rrethin e Novi Pazarit, në Peshtër, Rozhajë dhe Rugovë.43) Kështu, vazhdoi shpërngulja pakthim, tashmë masovike e kelmendasve e cila kishte filluar më parë, që në vitet 1661, 1667, 1669 në grupe të vogla për në Plavë e Guci.44) Për gjendjen e tyre të mjerë ekonomike dhe fetare, më së miri njoftoi Arqipeshkvi i Tivarit Vinçenc Zmajeviqi (1701-1712) në letrat e tij baritore dërguar Selisë së Shejtë që nga viti 1702 e tutje,. i cili tashmë i kishte marrë nën kujdesin e vet atëror45).

Gjatë luftës ruso-austriake kundër turqve (1735-1739), austriakët përsëri u përpoqën si shumëherë më parë ta çlirojnë Balkanin nga hordhitë turke dhe arritën madje deri në brendësi të Serbisë, ku më 28 korrik 1737, pa luftë, morën Nishin dhe Novi Pazari. Patriarku serb i Pejës Arsenije IV. Shakabenda, arqipeshkvi i Shkupit Mëhill Suma, ai Ohrit Joasaf, hynë në bisedime të fshehta me Vjenën,46) për të organizuar një kryengritje. Kelmedasit, së bashku me fiset e tjera të Malësisë, me këtë rast i dhanë një mbështetje të fortë këtij organizimi. Në anën tjetër, shtabi perandorak u kishte premtuar shqiptarëve se në rast të vendosjes së paqës dhe nëse rajonet e tyre nuk çliroheshi nga sundimi turk, malësorët do të mund të emigronin në rajonet perandorake, d.m.th. në brendësi të Serbisë. Por, fatkeqësisht, shkatërrimi ndodhi më shpejt se sa kelmendasit dhe kryengritësit e tjerë kishin imagjinuar. Kështu, austriaket u detyruan të zbrapseshin e të hiqnin dorë edhe nga Prishtina. Me 24 gusht ra Novi Pazari, ku kishin përparuar 200 kelmendas, 200 nga Hoti e 100 nga Gruda. Kryengritësve shqiptarë dhe serbë, së bashku me trupat austriake nën komanden e kolonelit Lentulus, iu desh të tërhiqeshin për në Kryshevc47). Pas këtij dështimi më 4 tetor kelmendasit dërguan një përfaqësues në shtabin austriak tek feldmarshali Sekendorf për të kërkuar si mjet shpëtimi, emigrimin në Banat-Vojvodinë. Kështu, në nëntor të vitit 1737, një grup i madh i këtij fisi, së bashku me disa nga fiset të tjera të Malësisë së Madhe, rreth 4000 vetë,4 u dërguan në rajonet e Rudnikut, Nishit, Mitrovicës, Sremit, Karlovcit. Në vitin 1738, për shkak të sulmeve barbare turke në Valjevë, u masakruan dhe robëruan 3000 shqiptarë dhe serbë. Kjo bëri që disa nga malësorët të kthehen në trevat e veta të okupuara, një grup t'i bashkangjitej ushtrisë austro-hungareze, kurse një pjesë tjetër të mbetet në Serbi, ku më vonë në vitet 1749-55 u përqëndruan në banim të përhershëm në fshatrat Hritkovci, Nikinci dhe Jarak.49) Në këto vende kelmendasit qëndruan dhe ruajten deri në gjysmën e dytë të shek. 19 gjuhën dhe etninë e tyre. Megjithe ambientin orthodoks serb përreth, ata mbetën katolikë. Sipas regjistrimit të vitit 1900 këto fshatra numëronin 4438 banorë shqiptarë,50) kurse sipas një kronike në vitin 1921, në Hritkovc flisni akoma 5 vetë shqip dhe në Nikince vetëm 4 vetë.51) Por në këtë popullatë tashme të sllavizuar edhe sot e kësaj dite mbetet e pashlyer vetëdija e origjinës.

________________________________________

Kelmedasit që mbeten në Shqipëri nga viti 1737, (bëhët fjalë për më shumë se gjysmen e fisit) vazhduan revoltën kundër turqve edhe pas tërheqjes së austriakëve, ashtu si dhe fiset e tjera kodrinore. Ekspedita ndëshkimi për nënshtrimin e kelmendasve u zhvilluan edhe në vitet 1739, të udhëhequra nga Ibrahim pasha i Trebinjës, dhe në vitin 1740, nga Sulejman Pasha i Shkodrës, i cili kishte superioritetin absolut, por nuk e përjetoi gjatë këtë sukses, sepse po në këtë vit vdiq52).

Gjatë luftës austro-ruse me turqit 1787-1792, ku merrnin pjesë edhe malazezët, me përjashtim të Piperit, fisi i Kelmendit nuk i mbeshteti. Kjo mospërfshirje erdhi vetëm nga antagonizmi i tyre kundrejt malazezve53). Këta, së bashku më banorët e Kuçit, me të cilët pothuajse gjithmonë qëndronin së bashku, kësaj herë qëndruan në anën e Mahmut Pashë Bushatliut, i cili duke manovruar mes Austrisë e Rusisë, donte të krijonte një pozicion të pavarur kundrejt Portës54)

Në kohën e Rilindjes Kombëtare, në mesin e atyre burrave të Malësisë së Madhe të cilët moren pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, ishte dhe seljani Ujke Gila,55) si vëlla më i madhi i katër bajraqeve që kishte Kelmendi: Selca, Vukli, Nikçi dhe Boga. Sidomos gjatë dhe pas Lidhjes Shqiptare, kelmendasit ishin nga ato fise që u ngriten kundër dhënies së territoreve shqiptare, Malit të Zi. Të fuqishme ishin edhe protestat e tyre kundër të ashtuquajturit kompromisi "Corti" mbi shkëmbimin e territoreve.56)

Më 24 mars të vitit 1911, Turgut Pasha, komandanti i ekspeditës turke kundër kryengritësve malësorë, shpalli tradhtarë disa prej burrave më të nderuar të Malësisë së Madhe. Në mesin e tyre ishin edhe Fran e Mirash Pali, Lucë Mark Gjeloshi nga Selca57). Por e gjithë kjo, si dhe shumë kercënime e vrasje të tjera që iu bënë këtij fisi nga pushtuesit, nuk i zbrapsen këta trima që të marrin pjesë në gëzimin shumë të pritur, krah për krah me Hot, Grudë Kastrat, Shkrel e Shalë në majën e Bratilës së Deçiqit, më 6 prill 1911, ku me urdhërin e trimit legjendar Dedë Gjo' Luli, Nikë Gjelosh Luli, Gjon Ujkë Miculi dhe Pjetër Zefi ngriten flamurin kombëtar shqiptar5 . Kelmendasit nuk mbetën prapa as në Kuvendin e Gërçes, i cili u mbajt më 10-23 qershor të 1911, në kulmin e kryengritjes së Malësis së Madhe, duke dërguar si përfaqesues të vetin Lule Rapuken nga Vukli, Col Dedën nga Selca, Llesh Gjergjin, bajrakatarin e Nikçit59). E kështu, malësorët kelmendas, tashmë, luftë pas lufte ishin të molisur dhe të shperndarë. Numri i tyre në vendlindje në vitin 1916 ishte: Selca 852 banorë, Vukli 712, Nikçi 685, Boga 228, gjithsejt 2475 banorë.60)

Po kaq e rëndësishme në historinë e ketij fisi ishte koha kur nga shtetet fqinje bënë përpjekje si shumë herë më parë t'i zaptonin trojet tona. Kështu Kelmendi, përkatësisht paria e Bogës së bashku me fiset e tjera, më 2 korrik 1919 nënshkruan Memorandumin që do t'i dërgohej Konferencës së Paqës në Paris61), ku shprehën qartë kundërshtimet për cungimin e trojeve stërgjyshore. Po kështu, këtë pakënaqësi e shprehën së bashku me malësorë të tjerë edhe me grykën e pushkëve në vitin 1920, duke i dëbuar ushtritë grabitqare serbo-malazeze nga këto vise njëherë e përgjithmonë.

Në fund të bie në sy se, ne vitin e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, Kelmendi tashmë numëronte 2.475 frymë, dhe se 3% kishin pranuar islamizimin. Më se shumti ndër vllaznitë kelmendase u islamizue Nikçi, deri në 10 %.67). Kundrejt atyre luftrave të përgjakshme pesëshekullore, dhe presioneve të ndryshme: tatimeve të mëdha, dërshirmes-jeniçerizmit, marrjes skllevër, torturave çnjerëzore, likuidimeve fizike etj, ky fis, si dhe fiset e tjera shqiptare edhe pse të dërmuar, arritën te mbijetonin, ndokush më pak e ndokush më shumë, duke ruajtur etninë e pastër, fenë stregjyshore, e cila kombit i dha dritë e jetë.

Në fund, themi se fisi i Kelmendit si një gjymtyrë e rëndesishme e popullit tonë me një organizim dhe vet flijim të mahnitshëm gjatë tërë të se kaluarës, edhe kundrejt demtimëve te popullatës qe pati, luftoi dhe rreshtoi fitorët të panumërta duke ndërkombëtarizuar edhe më shumë çeshtjen tonë dhe duke i treguar qeverisë osmane si dhe fuqive ballkanike se trojet e stërgjysherve dhe etnia do të ruhen me çmim jete si sytë e ballit.

ÇASTE KËNAQËSIE ME POEZI PËR LIRINË DHE VENDLINDJEN





Sali Beqiraj: Qershor dhe pak trishtim, Buzuku, Prishtinë, 2006




Ali R. Berisha

Vëllimi poetik “Qershor dhe pak trishtim” i Sali Beqirajt, i botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” është një krijim poetik, i cili shqetëson këndshëm dashamirët e vargut. Afro 50 poezi të ndara në pesë cikle është një libër i cili do të ketë një ecje krenare në rrugën letrare të letërsisë sonë, dhe i cili për bioletraritetin e tij përvetëson e shqetëson këndshëm. Një vëllim pakfletësh por përmbajtjeshumtë.

Sali Beqiraj është ende një poet i “ri” (ky vëllim poezish do të duhej të ishte i treti , sipas Leksikonit të H. Hasanajt; i pari ‘Dhimbje shtatzënë” – 1993, Himn i vargjeve të zeza - 1997) por si t’ ishte i disati, sepse ky, pas bindjes sime ka ngulur gurin në fushën e poezisë, duke përcaktuar “botën poetike” të tij., i cili sa do të vijë e do të zgjërojë atë. I ardhur (mbase edhe i lindur) nga Rugova, ky poet me këto poezi ia ka dalur të nxjerr në detin e letrave filozofinë shekullore të malësorëve rugovas. E gjetur në kujtesa dhe pëshpëritshëm e përcjellur gojëmëgojë e djalëpasdjali ajo filozofi shpërfaqet edhe këtu me gojën e Smajl Çelës (babait të poetit). I biri i tij, një pjesë të asaj filozofie, e nxjerr aty “vargnisht”, siç do të thoshte Luigj Gurakuqi, para nesh për të treguar edhe një herë botërisht se cili ka qenë ilaçi që na ka mbajtur të gjallëe ruajtur shekujsh (“Unë mbaj ekuilibër’), furtunash (“Sa të kalojë furtuna), luftërash, bllacash, detëpërpirjesh. Kjo filozofi e shpërfaqur edhe me qëndresëpërpjekjet madje dhe me armërezistencat tona e më shumë me viktimizimet tona, edhe, këtu në këtë libër renditet e nxjerr kokë me vargjet e reduktuara, bile edhe me tituj të reduktuar, permes vargjesh të shkurtëra, mendimesh të përzgjedhura me mjeshtri të denja për t’u marrë si shembuj. Vetëm për poezinë mund të thuhet: sa më e shkurtër, aq më me peshë.
Ndonëse libri është ndarë në cikle, filozofia që e përmendëm është e ndjeshme, e rrënjëzuar dhe e vënë në vende të gjetura dhe kështu më tepër rezulton poetikisht se sa filozofikisht. Mjaftojnë t’ i përmendim vetëm disa sish: Mund të jetosh / Duke bërë krahasime me lumturinë (11), …kujdes/ si jepet shpirt (11), … errësira ime e trashë (21), Shpirti nuk po delka/ Pa dale / Tokë e askujt 30), Eh malet…/Këto frëngji (35), Ngrënë të kam,/ Pirë po? Tash po të vjell (35), Zemra është ajo / Që nuk pyet për asgjë (38), Moti/ Për verë / Të parvjeme/ Kallëzon (39), Kosova është një lindje më shumë / Se lindjet (49),Derisa bëhet luftë / Flenë…Mullinjtë (83), Jam…/ Një gur / Rrokullisur mbi trupin tend / Rugovë (90).
Poezia jonë e ka një veçori më të theksuar se poezitë e tjera, atë të këmbënguljes së poetit për të treguar (kënduar) edhe për vuajtjet traditore të popullit tonë, e së këndejmi edhe të të parëve. Edhe këtu e hasim një motiv të tillë. Pikërisht në ciklin “ Skicë për lirinë” pikon diç e tillë. Fillon me vrasjen e babait “Duke kositur bar / Për qengjat”, ndonse i papikëfaji e me “natyrë të butë”. Ky baba, si edhe shumë të tjerë që më parë e ka pasë dëgjuar kërcënimin “ju përtej bjeshkës!”, prandaj “Çdo mëngjes shikonte në dritare” a mos po duken kërcënimtarët… Dhe plaku vdes mbi barin e aromshëm. “I lumi ai!” do të thoshin shumë të tjerë, të cilët i degdisi fati të mbyten e të vriten gjithandej e gjithkëndej e s’ u dihen varret,
varr n’ u paqin bërë, e s’u dihet nami as nishani - nam e nishan n’u paqin lënë. Kështu e ka “Anatomia e luftës … Tunel pa dalje” (37) Poeti gjakftohtë e aspak hakmarrshëm thotë:

Do ta jap provimin “Historia e Ballkanit”
E bashkë do t’i gjejmë
Hënën dhe varret (Dashuri refugjatësh)
ndonëse
Saktësisht nuk dihej asgjë
Saktësisht dihej se po bëhej luftë (42)
me synimin
… për të bërë një rrënjë… përmes rrënjës (56,57)
Autori i vëllimit kësaj radhe nuk na flet nga pozita e poetit ,ndonëse ky është libri i tretë i tij, por nga pozita e një malësori, që me dhembjen artistike vargëzon “gjënë e gjallë” (9) – poezinë (bioletrarisht - do të thosha) në “kohën e marrëzisë”, duke mbajtur të gatshme “gërshërë… gjilpërë… penj …për ta Qepur / lëkurën” – sigurisht të poezisë – ma merr mendja.. Këto grishje poetike e ato vuajtje për lirinë, Kosovën e babain poeti ua ofron lexuesit, duke i gërshetuar ato në vargje dhe shndërruar në simbole, të cilat “Që ma bëre / Art dhembjen” (98). Këto dy vargje të fundit të librit bashkë me vargjet moto në fillim “Kudo që je ti / Poezi / Kudo / Jm unë”, përbëjnë kordelen më të qëlluar, me të cilën poeti e ka “lidhur” tufën e poezive.

Poezitë e vëllimit që po e shqyrtojmë janë poezi të cilat me pak fjalë flasin shumë. Flasin lehtë dhe me një gjuhë të shoshuar e të qëlluar krijojnë përshtypje të thella. Poezi të vogla në dukje, por të mëdha kur lexohen. Vargje të shkurtëra, por me domethënie të thella, të farkuara për të peshuar rëndë.
Poezitë e këtij vëllimi nxjerrin në pah një konstatim se poezitë e atyshme aq sa dëshmojnë vlerë mdërtimi po aq, në mos më shumë, nxjerrin para lexuesit lëndë të bollshme meditimi rreth nesh e botës sonë. Ato nuk e lodhin lexuesin me “britma” e heroika. Para dhe prapa vargut mbretëron krenaria burrërore. Sëkëtejmi më duket se titulli i librit do të qe më mirë të ishte më pak klithmor. Poezi, pra që krijojnë çaste kënaqësie. Ato, besojmë se do të mbesin edhe jetëgjata për lexuesin. Në këtë kohë të pasluftës e të viteve shpresash të mëdha ky libër ka për ta gjetur vendin e e merituar në vargun e librave me peshë në letërsinë tonë.
Fundimisht, nuk mundem pa e thënë një anë tjetër të përshtypjes, të cilën mund të ma kenë lënë dy – tri vargje jo të mirëgjetura për këtë vëllim e për këtë kohë. Vargjet: “Brezi im / Ajri im i zi” (77), tulli i ciklit “Ajri im i zi”, madje edhe vargu tërësisht i fundit “ Arti i dhembjes” na bëhet se kanë pak si tepër rezignim, mëllef e dëshpërim, ndjenja këto që s’mund të bëjnë vend në mesin e vargjeve të tjera, nga të cilat buron krenaria, qëndresa, bindja dhe dëshira se Historia do ta japë provimin. Nëse ndonjëherë nisemi nga thënia e E. Fisherit se me artin dëshirojmë të ikim nga jeta e pakënaqur në një më të lumtur, atëherë del se kjo vërejtje duhet të jetë me vend.htrime letrare

2012-02-04

This Morning sex addict Crystal Warren reveals: I used to be a man


The Sun


News

The Morning sex addict Crystal Warren reveals she used to be a man
'I used to be a man' ... Crystal Warren
JON BOND/ THE SUN
EXCLUSIVE
Published: 03th February 2012

THE woman who stunned telly viewers by revealing she has slept with more than 1,000 men told The Sun yesterday: "I used to be a MAN."

Crystal Warren, born Christopher Snowden, changed gender in 2005.
The cougar, 42, who revealed her sex addiction to This Morning host Eamonn Holmes, said she told few lovers her secret but added: "They never asked."
Sex addict Crystal last night admitted many of her 1,000-plus lovers will be furious when they learn she used to be a man.
Crystal said: "I'm scared there will be a lot of angry men out there reading this but I have to tell the truth.

Video: Sex addict: "I was born a man"

COUGAR Crystal Warren, bedded over 1,000 men, reveals sex change secret
"A lot of people will think I've lied to those I've had sex with. But I don't feel I have because I'm a woman and my past is all behind me.
"I don't want any man I've ever been with to doubt his sexuality now because of this. They didn't know they were sleeping with somebody like me.
"I'm now just like any other girl who wants to enjoy my life after many years without the right body.
"Now I've got the body I want to use it all the time."
This Morning sex addict Crystal Warren reveals she used to be a man
'My past is behind me' ... Crystal Warren
JON BOND/ THE SUN
She added: "I wanted to do a photoshoot with The Sun and look really girlie and sexy so people can see I am a woman and not say I look like a fella."
Crystal shocked viewers of ITV's This Morning show on Tuesday by revealing her voracious appetite for sex.
But from an early age she sensed she was a female trapped in a male body — a condition known as gender dysphoria.
She began secretly trying on her mum's clothes as a teenage boy and progressed to going on dates in drag.
She realised she yearned "to fully become a woman" and in 2002 began having hormone and laser treatment to remove body hair and develop a 38B bust.
This Morning sex addict Crystal Warren as a six-year-old boy
Boy ... Crystal Warren as a six-year-old
After regular counselling sessions, she went ahead with full gender reassignment surgery — offered by the NHS in "serious" cases — seven years ago.
She was issued with a Gender Recognition Certificate after the operation, which allowed her to legally change her birth certificate to reflect her new name and sex.
Former shop worker Crystal, of Brighton, East Sussex, has bedded the bulk of her lovers since she took her decision to become a woman. She admitted she had told only a few she was born male. She said:
"I didn't try to hide anything but I wasn't specifically asked about my past or the fact I wasn't fully a woman for some of that time.
This Morning sex addict Crystal Warren's birth certificate
Birth certificates ... No1 listing Crystal as Christopher Alan Snowden, a male, and No2 with her gender and name legally changed after operation
I've slept with lots of men who may have been married or had a girlfriend or been to prison, but they didn't tell me about those aspects of their lives.
I slept with a hell of a lot of men before my operation but once I had the body I'd always wanted my sex drive went crazy.
I was sleeping with up to seven men a day and even now I can't go more than 24 hours without sex.
About three months after my surgery I went to a swingers' party and had sex with ten different men.
And when I was running a snack bar at a golf club just outside Brighton I would lock the cabin door and have sex with customers I got friendly with. Some of the women golfers didn't like me much.
This morning sex addict Crystal Warren talks to Holly Willoughby and Eamonn Holmes
Telly revelations ... Crystal Warren lifts the lid on her sex addiction to This Morning's Holly Willoughby and Eamonn Holmes
I did sometimes feel bad when I found out some men were in relationships. But I was single and wasn't cheating on anybody."
She added: "I no longer refer to myself as a post-op transsexual because I needed to put that label behind me to move on.
"I haven't come as far as I have to be reminded all the time.
"Having this secret has held me back in the past but now it's out I feel I can take on the world. I think about sex all day." Crystal kept quiet about her male past when she first revealed her sex addiction in another newspaper, which compared her obsession to the theme of new movie Shame.
The story was taken up by This Morning. But as she talked to hosts Eamonn Holmes and Holly Willoughby, viewers gasped when Holmes casually suggested she might as well make a living by charging for sex like a prostitute.
The remark triggered a storm of protest on the internet. And Crystal told The Sun: "I was stunned that he came out with that on live TV." The 6ft brunette went on to describe how her parents must have realised her gender dilemma from the time she was a small boy. She said: "My dad bought me a skirt for my fourth birthday.
"When I was a teenager and my parents went out shopping I would stay at home so I could try on my mum's clothes.
"One day when I was 14 I was at the swimming pool with my mum and feeling very depressed and she just told me, 'Don't worry, I know what's going on. You're not gay — you're just not in the right body'." Crystal left her home town of Bridgwater, Somerset, at 16 and later began working in clubs in Blackpool.
She said: "I first had sex when I was 17 or 18. I didn't feel it was right because I was in a man's body. But I was at the age when you want to experiment sexually and it was the only way I could.
"All the men I had sex with knew I was born male, though, until after my surgery.
"I met most in bars and clubs on the gay scene. I wasn't gay but they were the only places in which I felt comfortable.
"I was sleeping with a different man every night then and having a brilliant time. But I knew I wanted to fully become a woman so when I moved to Brighton a couple of years later, I started the process of gender reassignment."
Crystal, who now has regular skin treatments to keep her looking good for the younger men she craves, has had two long-term relationships since her operation.
But she puts her preference for casual sex down to witnessing the painful breakdown of her parents' marriage when she was a child.
Gender dysphoria is a condition that can lead to depression, anxiety and even suicide if it is not addressed.
And Crystal said she had spoken out so others finding themselves in a similar situation will take courage and find comfort and encouragement from their nearest and dearest.
She added: "For me, I'm so grateful to my best friend Megan, who has helped me through all this, and my family and friends who have been so supportive."

Britanikja Crystal Warren, pranoi se ka fjetur me njëmijë burra




  • Britanikja Crystal Warren, në një intervistë për revistën “Mirror” zbuloi se gjatë jetës ka fjetur me njëmijë burra. Ajo thotë se nuk është pishman për këtë veprim.

    Shitësja e një dyqani rrëfeu se kishte humbur virgjërinë në moshën 15 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ishte ndalur duke fjetur me burra.

    “Kam fjetur me një shok kur isha 15 vjeçare dhe mendoj se prej asaj kohe e kam kuptuar se sa më pëlqen seksi. Menjëherë më pas fillova të kërkojë partnerë të rinj”, tha Crystal, e cila pranon se është e varur nga seks.

    Për këtë problem ajo vendosi të flas pasi kjo konsiderohet ekskluzivisht “sëmundje e burrave” dhe se femrat e kanë vështirë të kërkojnë ndihmë.
    Crystal, 42 vjeçare, thotë se gjatë jetës ka qenë e dashuruar gjithsej tri herë.

    “Kam fjetur me shumë burra, ndërsa disa prej tyre dëshironin të ruanin lidhjen me mua. Kurrë nuk më ka pëlqyer lidhja. Por, megjithatë disa prej tyre më kanë tërhequr. Më së shpeshti kërkoj djem të rinj”, pranon Crystal.

MailOnline - news, sport, celebrity, science and health stories



It's not my fault I'm a sex addict: Woman reveals she has slept with more than 1,000 men

Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2093088/Crystal-Warren-reveals-slept-1-000-men.html#ixzz1lSLBE5mU

A 42-year-old woman has notched up more than 1,000 lovers, and had already chalked up 40 by the time she was just 17.
Crystal Warren, a retail manager from Brighton puts her sex addiction down to witnessing the painful breakdown of her parents marriage when she was five-years-old.
'People don’t usually associate sex addiction with women,' Crystal told the Daily Mirror. 'We’re normally the ones accused of making excuses before the lights go off but with me it’s different. I think about sex all day.'
Self-confessed sex addict Crystal Warren has slept with over 1,000 men
Self-confessed sex addict Crystal Warren has slept with over 1,000 men
At the weekend she says she often leaves the house in the middle of the day to find men at pubs or coffee shops to pick up and take home.
On a bad day she has admitted to having sex with seven different men in 24 hours, sometimes a few at a time. 
With such a high number in just one day she confessed it was difficult to fit it all in, and would sleep with a man in the morning, one at lunch and then as many as possible in the evening.
 
Miss Warren lost her virginity when she was 15 and believes she became a sex addict almost instantaneously.
The feeling of being wanted by her first lover drove her on for more and more sexual experiences and shortly after her first time she was having sex with new man every other month. 
By the time she was 17 she had slept with 40 people.
Addiction: Warren knows people call her 'easy', and assume she's a slut but they are unaware it's something she cannot control
Addiction: Warren knows people call her 'easy', and assume she's a slut but they are unaware it's something she cannot control
She didn't think it was a particularly high number for one so young as she assumed all the girls in her Somerset village were doing the same.
'I didn’t know 40 men was more than most women sleep with in a lifetime. All I knew was that I felt good about myself when I was having sex.'
When she was in her 20s she put her overwhelming desire to have more and more conquests down to simply having a high sex drive.
Looking back she says, she should have realised she was in the grip of an addiction.
Miss Warren claims she has always practices safe sex. She isn’t able to have children but ensures she doesn’t contract any STIs.
In line with other addictions MIss Warren says if she doesn't get what she wants she feels moody and frustrated.
Crystal Warren is unable to have children but always makes sure she practices safe sex to avoid STIs
Crystal Warren is unable to have children but always makes sure she practices safe sex to avoid STIs
'I’d begin to feel hungry for sex,' she says. 'I’d go on the prowl for men on my lunch breaks. If I didn’t manage to have sex I’d be unproductive all afternoon. If I go without for a few days I start to feel desperately low, depressed and lack energy.'
She says people assume she is a slut but she insists the addiction means it is out of her control.
When she was 35 she noticed all her friends had begun to settle down, so she decided to begin dating younger men. This had the added benefit as they had the energy to keep up with her huge sexual demands.
She has even joined a specialist online dating website which helps her find men who can keep up with her high sex drive.
It was only when she hit 40, and her best friend turned her back on her did she finally confront her addiction.
'I know I’m a sex addict, but I can’t face getting professional help. Sex is the only thing that makes me feel good about myself. I guess when the men start saying no, I’ll stop having sex. I know some people must think I’m a terrible person, but believe me I’m not proud of myself.'


Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2093088/Crystal-Warren-reveals-slept-1-000-men.html#ixzz1lSLJ3knD

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...