Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/03

nga Flori Bruqi:Kush është Julia Gjika(1949-Jeton)



http://letersia.zemrashqiptare.net/images/articles/2008_08/5601/u1_JuliaGjika2.jpg

Julia Gjika u lind më 11 Korrik 1949 në qytetin e Gjirokastrës. Ka kryer gjimnazin "Ajet Xhindole" në Berat. Studimet e larta i kreu në Tiranë ne degen e Finances (Akademia Ushrarake) dhe ka ndjekur me korespondencë pranë Universitetit në Fakultetin Histori Filologji degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Ka punuar si redaktore në revistën 10 Korriku e më vonë shefe finance në reparte të ndryshme ushtarake në Korçë dhe në Tiranë. Qysh herët u dashurua me poezinë, që zë vendin kryesor në krijimtarinë e saj, shumë prej të cilave i ka botuar në organe të ndryshme. Në duart e lexueseve janë vëllimet poetike Ditelindje (1971) dhe Ku Gjej Poezinë (1978). Në vitin 1996 u vendos në SHBA, ku vazhdon të jetojë së bashku me familjen e vet. Krahas punës për të mbijetuar në këtë vend ka vijuar të shkruajë e të botojë poezi, portrete e kronika në gazetën shqiptaro-amerikane “Ilyria” dhe organe të tjera. Libri i say Muzg: Vëllim Poetik u botua ne 2008.
JETIMIT NË BOTË

Puthja ëndërr mbeti.
Përkëdhelitë u endën larg.
Nuk u afruan, nuk gjetën prag.
Zëri i vrazhdë, i ngjirur,
sëmundje kronike,
akuzon braktisjen.
Nuk të ngrohu asnjë preher.
Kur s’të panë sytë,
si do të shihnin qepallat?
Gjumi nga kënga nuk erdhi,
as nga përrallat.
Puthja ëndërr mbeti.


LUFTA PER PARA


Kjo botë,
qe ka rënë në gjumë të thelle
Duket e qetë,
pas 12 të natës.
Mezi prêt të zgjohet,
për të vazhduar
ku e la dje,
luftën për para.
Në plan të parë ka.


NESER, NESER

Zgjohemi,
Ngrysemi,
Një mendim në kokë,
Si cekan rreh.
Të kemi për nesër,
C’do bëjmë për nesër?
Të rendim për nesër
Sot zemra na le.
Oh,jetë që qesh me ne,
na bën të cmendur,
të rendim ,të rendim
Pas asaj që askush s’e sheh.
RREKE ME KENGE QIELLI

Rrëke që zbret nga mali
Me melodinë e pyjeve
Me ngrohtesinë e diellit
Me këngë qielli
Me hënën e menduar.
Baraz me një vijë
Baraz me nje trup elegant vajze.
I bën naze malit
I bën naze yllit të mëngjezit
Kristal e kulluar
Nuk prêt të derdhesh
Në shtrat lumi a deti
Dhe prehje kërkon
Në oqeanin e trazuar.



RRUGICA IME NE PARKUN E RI

Rrugica ime përse po hesht
Kur unë kaloj përmbi asfalt
Mos vallë veshtrimi yt po prêt
Dy silueta të duken bashkë

Apo ke rënë në qetësi
Buzëqeshjet prêt e lumtur
Në zhurmën që ruan thellë në gji
Të ngrohtë mbeten zërat tanë
Sic mbeti mbi buzën time një e puthur.


1974


PRILLI

Kushtuar vellait tim qe u vra
aksidentalisht nga shembja e nje ballkoni te nje
ndertese pesekatshe ne Korce ne 7 Prill 1992

Vetëm jam këtu,
Në këtë qytet që nuk ka zgjim,
Ftohtësi e mermerit të bardhë,
Eshtë muaji Prill,
Ditët e fundit të tij,
Majit i thotë Mirësevjen.
Përpara meje, një mal me dhimbje,
Një zë dua të dëgjoj,
Asgje s’pipëtin, vec frymës sime.
Me vehte flas:
Kthehu, kthehu serish,
Unë jam këtu, kam kohë që pres,
Ngrihu, bëhu Llazar vëllai im Vladimir.
Gurin ledhatoj,
Kam frikë se të lëndoj
Nga fotografia dy syte e tu
Me shohin ne sy
Bota s’qënka e plotë pa ty,
Derdh lotë,
Kujtimi yt më prek ne cdo qelize
Nga malli petalja hapet,
Dheu a është i lehtë?


“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN

“Fole zogu” gjigande, brilante.
Cudite botën, kur derën hape.
Mijra krahë, mijra mendje,
miresevini i thanë globit
me buzëqeshje zemre.

Sikur këto duar,
të panumurta të njerëzimit,
pëllumba të lëshonin
drejt qiellit,
sikur krahët e planetit
trëndafila të rritin
dhe të mbajnë
balancën e vështirë
të drejtpeshimit,
si në trarin e ekuilibrit

Medalioni më i cmuar
do t’i shkonte gjoksit të Paqes.
Le të mos kish asgjë kjo botë,
vec Paqe!
Pak më parë
se “Foleja e Zogut” celi derën
Një luftë e re filloi,
mbi glob, e egër.

Njeri, mos rend pas Adamit.
Kënaqu me c’ke në duar sot
dhe falendero të madhin Zot!..
Do të mjaftonin retë,
Lotët e botës të mblidhnin.
Pastaj të shkarkojnë gëzimin .
Me brohoritje të këndojnë
Zemrat.
Per paqen e perbotshme
kampine mbi kampione

Gusht 11 , 2008
TE RIFILLOSH JETEN
Pas cdo lufte
kur vendi shkretohet,
urrejtja mbetet gjallë.
Kaq shumë egërsohet,
nuk ka Zot ta ndalë.
Dashuria e trëmbur arratiset.

Dikush fillon të rindërtojë.
Duhen vite,
të bëhen gjërat përsëmbari.
Që të mos kthehet një luftë e re,
duhet varrosur urrejtja më parë.
Duhen djegur rrënjët e saj.
Në se jo,
më e egër , më cfarosëse vjen
se në fillim të saj.

Duhet përgatitur gjithcka,
që dashuria të kthehet në vatra.
Po si të kthehet,
ku rrëndon tragjedia,
ku zemrat janë cveshur,
nga ndjenjat njerëzore?
Ku egzistenca mallkohet
Te rifillojë jeta, s’e ka të lehtë.

Sa e vështirë,
dashuria provon të ngjizet.
në akuj dhe acar,
e brishtë, lëkundet,
sa nuk thyhet.
Të ngrihet, të rritet,
do duar e zemra nënash,
ato që përkundin paqen.

Drejt brigjeve te reja
Ato u takuan buzë oqeanit,.
Flisnin gjuhë brigjesh,
Pulëbardha fluturonin,
Vizatonin hapësirën e kaltër,
Me sqepat e hollë dhe krahët e tyre.
Na duhej force,- tha njëra,
Shpirti ynë ishte rrëzuar brenda nesh,
por kishim shpresë.
Rrëmbyem vaporë, barka peshkimi,
U arratisëm.
Tmeri i largimit,
Çorri faqet e nënave,
Shkuli flokët,
Baballarët braktisën pragjet,
U mbyllën brenda,
U thinjën brenda natës.
Zemrës i vumë një gur.
Si miza të një lisi,
Ju ngjitëm vaporit,
Kur binte një në ujra,
Kur duart nuk e mbanin,
Një tjetër zgjatej drejt shpresës,
Drejt brigjeve të panjohura.
Shumë trupa,
Formuam një,
Puzzle,
Krijuar nga duar te padukshme,
Me një frymëmarje,
Një fytyrë,
Një vështrim,
-E imagjinoni?
Ti njeh vec vuajtjen tënde-thanë të tjerat,
Ne nuk mbimë rastësisht në këto ranishte,
Ikëm, u arratisëm,
Të ngopura me skamjen, fyerjen,
Shpirti ynë ishte në pranga,
Shumë nga ne i gëlltiti dallga,
Oqeani i di.

I VETEM BRENDA KATER MUREVE
Kushtuar babait tim
Brenda katër murreve babai,
Qëndron me orë të tëra.
I shtrirë në divan.
Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët,
Hedh sytë nga ballkoni
Tulla të kuqe të pallatit tjetër.
Shkon në dhomat e fjetjes,
Të ftohta,
Flet me objektet memece.
Del në ballkon
Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave
I gëzohet lules që cel.
Këput piperkat e kuqe djegëse
Në dimër do ti shijoje me fasulet.
Shikon orën që nuk ecen
Minutë pas minute.
Kur i telefonon dikush
Flet si femijë i braktisur, gati qan
-Me kë je atje?- e pyes në telefon
-Vetëm, vetëm, me kë tjetër.
-Te vizitoi njeri sot?
-Një javë më parë ime moter
me pleqërinë e saj.
-Si i shtyn ditët?
-Me albumet, thotë dhe qesh.
Ju kam të gjithëve në albume
Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve,
Më duhen ca albume te tjere…
Kur dikush i troket në derë,
Ai nuk e dëgjon,
Dhe po të dëgjojë
Nuk beson
Se dikush troket për të.
Babai jetim në pleqëri


***

Ne pranine tende
Nuk ndjehem mire
Sepse nuk mendoj njesoj si ty
Per shume gjera qe ti thua
Me mire t’a mbaj gojen kycur
Kycur me dyzet kyce
Se po te flas e di
Nje lufte e re do te pelcase
Po t’a filloj
E di qe do t’a humbas
E kuptoj, ti di t’a vertitesh kaq mire gjuhen
Me ty cdo beteje e imja eshte e humbur


*******



Vlera shqiptare në Amerikë



Gjatë këtij viti e pa dritën e botimit në Tiranë, vëllimi i tretë i poeteshës shqiptare me banim në Amerikë, Julia Gjika, bashkëshortja e respektuar e shkencëtarit të mirënjohur shqiptar, Thanas Gjika. Libri mban titullin Muzg, redaktor: Stavër Sharrëxhiu. Lënda poetike shtrihet në një hapsirë tipografike prej 240 faqesh, duke patur për autor të parathënies poeteshën Natasha Lako. Kjo vepër me vlera të padiskutueshme letrare strukturohet në këto cikle: Lirika, Cikli për Kosovën, Të ndryshme, Emigracioni, Ikonat, Shtegëtime dhe Haiku. Julia sipas autorit të parathënies «shquhet për thjeshtësinë dhe çiltërsinë e ndjenjës së hapur, aq sa të habit me theshtësinë dhe sinqeritetin. Ajo e ka përpara syve botën e sotme urbane, por kulloshtra që derdhet në poezinë e saj është tejet e lashtë» (f.7). Në bregdet ishte verë, thekson poetesha, duke u dashuruar njëherësh «me ty dhe detin». « Një re e bardhë/ mbështetej te mali/ një zambak i bardhë/ hapte fletëtë në ranishte/ Unë vrapoja e zbathur/ mblidhja rrezet/ që binin nga qielli/ Ti, bregu im». Julia Gjika është një grua që pikturon retë me fjalë. Fjala e saj është një magji që i çon ujërat të rrëshqasin: « M’u çelën sytë në magjinë e saj/ dhe botën preka me gishta nga vesa e larë » (f.15). Poetesha shqiptare tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut shkruan me shpirt të lirë. Shpirtin e vargut të saj e flladit era: « ku e zë dimri nuk e zë vera ».

Edhepse flet për kope me kuaj e turmë me njerëz që i sodit në botë, ajo s’e harron kurrë Gjirokastrën e saj ku u lind (1949), as Beratin, Tiranën e Korçën, ku studjoi, punoi dhe redaktoi një revistë, për të botuar në ndërkohë vëllimet poetike Ditëlindje (1971) dhe Ku gjej poezinë (1978). Në vitin 1996 u vendos me familjen e vet në SHBA, ku vazhdon të shkruajë e botojë poezi, portrete e kronika në gazetën shqiptaro/amerikane Illyria dhe në tribunat e tjera të komunitetit të atjeshëm shqiptar. Sipas Klara Kodrës, poezia e Julia Gjikës në këtë vëllim vjen më e pjekur si poezi lirike meditative ku ndjenja fshihet pas një cipe vetëpërmbajtjeje, një poezi moderne ku ruan qetësinë dhe nuk tërhiqet aspak nga errësira si modë. Ajo nuk e përbuz qartësinë si mungesë thellësie e supozuar. Kjo poezi karakterizohet nga një varg i lirë me ritëm të shqetsuar ku mendimet dhe ndjenjat alternohen si trokitje të shpejta me një diapazon të gjerë : ajo ngre tema të përjetshme si dashuria, jep tabllo e portrete, prek plagë të ndryshme të shoqërisë së sotme si emigracioni, lufta e Kosovës, racizmi etj. Realiteti aty shtrihet në dy botë: Shqipëri dhe Amerikës.



Jam një re në qiellin tend



Julia Gjika është gjirokastritja që mediton për Kosovën, shkruan për Flamurtaren e Kosovës, klith nga ngazëllimi i çrobërimit të Dardanisë : Po vij te ty, Kosovë, kalon kufirin, vjen në Prizren e thot: Jam një re në qiellin tënd, shkon në Krushë të Vogël, viziton Kodrinën e Jasharajve, shkruan për muzgun e Prishtinës dhe qytetin që të jep energji shpirtërore, duke i përkujtuar dëshmorët e kombit dhe « Zërat që janë mbledhur lart në qiell » (f.66). Julia Gjika është poetesha e emigracionit ku grimcat shkëlqejnë në vete, drejt brigjeve të reja. Kënga e saj është vallja e fjalëve dhe “vajza e valëve” që priste dashurinë në brigjet e detit ku “dallgët vetë vajtonin me zë”. Ajo është një meteor i shkëputur nga qielli i brishtë i Atdheut të çrobëruar nga demonët e komunizmit. Julia Gjika shkon gjurmave të Mardenës e Mondës, Rozi Theoharit e Vlashi Filit, Shefqet Dibranit e Ramiz Gjinit, Ilir Kosovës, Visar Zhitit dhe Mazllum Sanesë, Gjin Markut, Arif Molliqit, Engjëll Koliqit, Dalip Grecës, Rizah Sheqirit, Petraq Palit, Brahim Avdylit, Jeton Kelmendit, Jusuf Zenunajt, e sa e sa mërgimtarëve të tjerë që e kanë zgjedhur fjalën si instrument për ta afirmuar Shqipërinë tejmatanë brigjeve të Saj.

Ku e gjen poezinë kjo pendë e frymëzuar! Julia Gjika është një botë fjalësh që pyet botën: “Ç’po bëj unë këtu?”. Ajo është ajo që e bën atë që ia dikton zëri I zemrës, shpirti dhe ndërgjegja e nusëruar me frymëzim fjalësh që mbështesin kokën gjoksin e malit. Ajo dëgjon gurgullimën e krojeve atje ku ndjen se bulojnë miliona këngë. Julia Gjika ndjen pemët si lëshojnë sythe, ndjen aromën e nënës e të motrës, dhe pranverën që e rriti me këngë. Edhepse mban mbi supe një turmë pranverash të frymëzuara, Julia Gjika është një këngë e re e lirikës shqipe në mërgim.
(Baki Ymeri, Bukuresht)





Julia GJIKA

BISEDA KAFENEJE


Në Worcester MA të Amerikës, shqiptarët e moshuar të këtij qyteti, mblidhen në disa kafene, midis të cilave shquhet kafeneja e xha Dhorit. Aty zjejnë biseda nga më të ndryshmet për ngjarjet në Shqipëri dhe në diasporë, për librat e reja, për veprimet e politikanëve tanë, etj. Xha Dhori nuk di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë. U buzëqesh të gjithëve, për t’i mbajtur myshterinj. Kur dikush kërkon që ai të shfaqë mendimin e tij, ai ngrihet dhe bën sikur e kërkon banakjerja, bukuroshja Ana, e cila është nusja e djalit të tij. Midis myshterinjve bien në sy dy grupe, njëri prej gjashtë a shtatë vetësh, dhe tjetri prej katër, të gjithë pensionistë. Grupi më i madh përbëhet prej ish nëpunësa, mjekë, artistë. Këta shquhen për besnikëri ndaj figurës së Enverit e politikës së Partisë. Ata vijnë gjithnjë bashkë. Kompaktësia e tyre të kujton mbledhjet e celulave të dikurshme komuniste. Me ta nuk mund të flitet për krimet e kryera gjatë diktaturës, sepse ata mendojnë se gjithcka u krye për të mirën e popullit, për zhvillimin e vendit, për të siguruar pavarësinë, etj. Anëtarët e grupit më të vogël kanë mendime të djathta, por nuk i kursejnë kritikat edhe ndaj pushtetarëve të sotëm demokratë. Ata vijnë jo gjithnjë bashkë, por takohen tek klubi. 
Amerikanët që vijnë këtu, blejnë diçka dhe ikin me nxitim për në punë, duke hedhur nga një sy tek tavolinat zhurmemedha. Ata çuditen me shqiptarët që rrijnë me orë të tëra e flasin gati njëkohësisht dhe me zë të lartë.
Shumë biseda e diskutime të tyre, të cilat i kam dëgjuar vetë ose m’i ka treguar Ana, mendova t’i mbledh e t’ua jap lexuesve, pa ndryshuar gjë. Mendimet janë të diskutantëve dhe jo të miat. Anës i kërkoj ndjesë që nuk i mora lejë për t’i publikuar diskutimet e tyre. Kurse diskutantëve u kërkoj ndjesë se u kam ndryshuar emrat e vërtetë pa i pyetur.
* * *
Në kafene hyn një ish ushtarak. Ka qenë komunist, por ka vite që ka evoluar, e quajnë Majk. Ai i përket grupit demokrat, prandaj shkoi dhe u ul tek tavolina e vogël. Grupi i ish komunistëve e konsideron renegat sepse ai e shan Enver Hoxhën duke e quajtur tradhëtar të idealeve partizane, diktatorin më të egër të Lindjes, etj… 
- Po ti more Majk a nuk ke turp që shan Enverin?! - iu ndërsye prej tavolinës së madhe Labushi, konservatori më i madh dhe anëtari më i zjarrtë i grupit kompakt, që e mban veten për lab 24 karat.
- E ç’turp të kem, - ia pret Majku, - unë shëmbullin e tij po ndjek. A nuk e dërgoi Mbreti Zog Enverin me bursë në Francë, dhe kur ky e la shkollën, ai e emëroi konsull në Belgjikë? Kurse Enveri e mohoi mirësinë e mbretit, e quajti tradhëtar, maskara, ia mbylli derën e kthimit, etj. Edhe mua më dërgoi qeveria e Enverit me bursë për studime jashtë shtetit, u bëra komunist, m’u dha punë e mirë, dilja jashtë shtetit, etj. Tani e quaj Enverin maskara, kriminel, po ashtu si e quajti Enveri mbretin Zog. Kësaj i thonë të vësh në jetë mësimet e tij, ejo si ju, që i bini daulles sipas avazit të vjetër…
- Ti je një loço që nuk e ke shokun, - hidhet i revoltuar Republikani. (Po e quaj Republikan ngaqë mban kapelë republikë dimër verë, ndërsa nga bindjet është vetëm komunist e aspak republikan, siç do t’ia donte kapela).
- Ke të drejtë, - i përgjigjet Majku, - vërtet duhet të jem një loço që nuk e kam shokun. Javën që shkoi vajta tek zyra e policisë dhe i thashë sportelistit: - Zoti polic njoh disa shqiptarë ish komunistë që marrin asistencën nga shteti amerikan pa punuar asnjë ditë në Amerikë dhe shajnë demokracinë amerikane dhe lëvdojnë komunizmin. - Mirëpo polici më pyeti: - Këta njerëz a vjedhin, a dëmtojnë pronën e shtetit a pronën private të ndokujt? - Jo nuk dij që të kryejnë veprime të tilla, i thashë, por nuk pushojnë së shari Amerikën dhe së lëvduari komunizmin.
- Shko në shtëpi e qetësohu dhe mos eja më për të tilla deponime, - ma preu polici. Mirëpo unë mbas disa ditësh, kur ju përsëri ma sollët në majë të hundës me diskutimet tuaja, shkova për së dyti tek polici dhe i thashë të njëjtat ankesa. Polici kësaj radhe mu hakërrye: - Ti nuk marrke vesh, ne nuk pranojmë deponime për mendimet e njerezve, ne pranojmë deponime vetëm për veprime antiligjore. Dëgjon apo jo? Po erdhe përsëri për të tilla deponime, do të të fusim ty në burg, sepse ky është veprim antiligjor! - Sa çudi, në Shqipëri, kur bëja ndonjë deponim të tillë merrja shpërblim, ose lavdërim në organizatën e partisë, këtu të këtcënokan me burg. U largova i mërzitur e me bishtin në shalë, se në vend t’ju bëja keq juve për pak e pësova vetë, tamam si loço… 
Pastaj duke u drejtuar nga shokët e vet, Majku shtoi me zë të ulët: as kam vajtur gjëkundi për t’u ankuar me anglishten time treqindfjalëshe, por kam qejf t’i ngacmoj këta të paevolueshëm.
- Majk, dëgjo këtu! - iu kthye Labushi, duke u ngritur në këmbë. - Enver Hoxha të dha shkollë, të dërgoi të studioje jashtë, të dha grada, të bëri anëtar partie dhe tani ti thua se ai paskej qenë birbo, shërbëtor i jugosllavëve, kriminel, diktatori më i keq i Evropës Lindore… Ti je një bukëshkalë.
Majku pa e kthyer kokën nga ai, i u përgjigj:
- Në kohën e diktaturës, kur hanim vetëm një lloj sillazhi, atë që prodhonte Partia e xhaxhi Enveri, mendoja dhe unë si ti e si shumica servile, por tani, mbasi kam lexuar shumë libra të atyre që kaluan vite e vite nëpër internime e bugje, kuptova se Enver Hoxha paska qenë një karrierist dhe demagog që ka maskuar djallëzisht luftën e tij për pushtet me të quajturat interesa të larta të atdheut e të Partisë.
- Hajde Majk, hajde, - u krekos Labushi, po me veprat e burgaxhinjve na vlerësoke jetën dhe bëmat e Enver Hoxhës?
- E kam fjalën për artikujt dhe librat e patriotëve At Zef Pëllumbi, Uran Butka, Visar Zhiti, Pëllumb Kulla, Pjetër Pepa, Agim Musta, Lek Pervizi, Tomor Aliko, Eugjen Merlika, Mërgim Korca, Uran Kostreci, Makensen Bungo me shokë. Në këto shkrime ndjehet zjarri i njerëzve të ndershëm për të thënë të vërteta të paditura. Burgaxhinjtë ordinerë që u dënuan për vjedhje e shpërdorim pasurie a posti edhe unë i urrej si kushdo që ka dy para mend në kokë. Le që këta burgaxhinj nuk kanë marrë mundimin të shkruajnë gjë, se nuk kanë ç’të thonë. Po, a më sqaron ti Labush, - vijoi Majku qetë qetë, duke parë me vëmendje nga tavolina e grupit kundërshtar, - si ta merr mendja ty, ata dy të dërguarit e Titos, Miladini dhe Dushani, nuk do të përpiqeshin për të mbrojtur interesat e shtetit të tyre jugosllav? E këto interesa a mund t’i mbronin duke zgjedhur në krye të partisë komuniste shqiptare, komunistë me ndjenja patriotike të formuar në Perëndim si Zef Mala, Zaj Fundo, Sadik Premtja, Anastas Lulo, Aristidh Qendro, Ymer Dishnica, etj., apo ndonjë të paformuar e me shkollë të pambaruar, si Enveri, që mund ta përpunonin lehtë?
- Ik more, ti qenke droguar prej librave të burgaxhinjve, - thirri Labushi dhe u ul në karrike duke parë nga shokët e grupit të tij, për të gjetur mbështetje për ato që tha, por shokët kishin ulur kokat...
-Ik ti, - ia preu Majku, - ti, që nuk të ka dalë ende droga e formave të edukimit komunist. Më quan mua kuadër i Enverit, sikur nuk i paskam marrë diplomat e gradat me aftësitë e mia, po m’i paska dhënë Enveri. Po të rinjtë që mbarojnë sot shkollat e larta në Shqipëri u dashkan quajtur kuadro të Sali Berishës dhe u dashka t’i shërbejnë atij qorrazi, se përndryshe qënkan bukëshkalë? A ke dëgjuar ti këtu në Amerikë, që ky apo ai kuadër të quhet pjellë e këtij apo atij presidenti, meqë paska mbaruar shkollën në kohën e udhëheqjes së tij. Im bir që mbaroi kolegjin në kohën e drejtimit të George Bushit na qenka kuadër i Bushit… E ç’na thënke more Labush! - e mbylli fjalën Majku, - lexo disa nga librat e të përndjekurve politikë se ke për t’u kthjelluar si unë…
Labushi me kolegët e tij ulën kokat e vijuan bisedën me zë të ulët, nuk donin ta zgjasnin muhabetin meqënëse nuk iu ndezi.
Edhe në tavolinën tonë u ndërrua tema e bisedës dhe u ul toni i zërit.
Feraku, më i gjati e më simpatiku i grupit demokrat, emri i të cilit sqarojmë se nuk ka lidhje me fjalën ferrë, po e kemi sajuar si dhe emrat e tjerë, hodhi një pyetje shumë intriguese:
- Shqiptari, filloi ai, në shekuj e ka mbrojtur pronën e vet në rrugë personale, pa gjyqe, po me plumb. Për një pëllëmbë tokë ai e ka vrarë atë që ia ka marrë, edhe sikur ky të ishte vëllau i vet. Pushteti komunist u mori pa gjyq e pa shkak, jo nga një pëllëmbë tokë, po krejt tokat e pasuritë, florinjtë, shtëpitë, gjënë e gjallë, i rasi nëpër burgje e kampe internimi mijra e dhjetra mijra familje shqiptare. Mirëpo as gjatë diktaturës, as mbas shkërmoqjes së diktaturës nuk doli ndonjë ish i përndjekur e i shpronësuar të vinte në vend padrejtësinë që i ishte bërë familjes së tij. Askush nuk shkoi t’ia numëronte në ballë diktatorit a pasuesit të tij, ose së vesë së diktatorit, ose prokurorit të përgjithshëm që u kishte dhënë dëmimin pa të drejtë, as ministrit të brendshëm apo atyre që i kishin torturuar çnjerëzisht në hetuesi.
Feraku duke parë nga ne, shtoi: - Si e shpjegoni ju këtë fakt? 
Pyetja e tij, si e shpjegoni ju këtë fakt, i vuri në mendime. Filluan të shihnin njëri tjetrin, pastaj ulën vështrimet tek filxhanët e kafes dhe filluan të vrisnim mendjen Nga situata na nxori i zoti i pyetjes.
- Le të mendohemi nëpër shtëpitë tona, - tha ai, - dhe përgjigjet t’i japim kur të takohemi herën tjetër. 
Kur u mblodhën ditën e shtunë, u ndrisnin sytë të gjithëve, sejcili mendonte se kishte për të dhënë përgjigjen më të saktë ndaj pyetjes intriguese të Ferakut.
- Unë, - filloi Naku, ai që mbahej për historian, - së pari dua të sqaroj se kujt i përket më shumë detyra e shlyerjes së borxhit ndaj kupolës komuniste. - Dhe vijoi: - Populli ynë gjatë kohës së diktaturës përbëhej nga tri shtresa kryesore. Shtresa e lartë ishte ajo e pushtetarëve, ku futen ata që kanë pasur në dorë fatin e njerëzve, si udhëheqësit e partisë me sekretarët e rangjeve të ndryshme, anëtarët e qeverisë me gjithë kryetarët e komiteteve e deri tek drejtorët e ndërmarrjeve, prokurorët e gjykatësit, hetuesit, drejtorët e burgjeve, spiunët e paguar, etj. Kjo shtresë ka përbërë rreshtat e sipërm të piramidës. Ajo përbënte një pakicë. Nga kjo shtresë nuk mund të delte ndonjë hakmarrës, mbasi të gjithë këta kanë qenë dhe janë përgjegjës ndaj krimeve që u kryen gjatë kohës së diktaturës. Shtresa e mesme ishte ajo e bashkëvuajtësve dhe bashkëfajtorëve, ku futen gjithë punonjësit e ndryshëm të qytetit e të fshatit, dhe komunistët e thjeshtë me gjithë inteligjencën krijuese. Kjo shtresë ishte shtresa më e gjerë e shoqërisë shqiptare, e cila përbente rreshtat e mesit të piramidës, duke përfshirë gjithë rreshtat që vinin nën ato të majës deri tek rreshti i dytë mbi tokë. Çdo anëtar i kësaj shtrese, duke mos i kundërshtuar krimet e diktaturës, tregoi se ishte pajtuar me diktaturën për motive të ndryshme. Ata ngushëlloheshin nga fakti se nuk ishin krejt në fund, por diku mbi të tjerë. Pra kjo shtresë ka qenë e përlyer si bashkëfajtore. Këtu bëjmë pjesë edhe ne, që jetuam gojëkyçur, pa e kundërshtuar hapur diktaturën, po vetëm duke treguar ndonjë anekdotë a shaka me zarar. Edhe ne bashkëfajtorët e kemi të vështirë ta vemë në vend nderin e kombit të marrë nëpër këmbë. Shtresa e poshtme ishte ajo e të përndjekurve dhe të shpronësuarve, ku futen gjithë nacionalistët e patriotët e ndershëm dhe intelektualët, të cilët partia e pushteti i konsideroi armiq dhe i vrau pa gjyqe ose me gjyqe fallco, ose i futi nëpër burgje e kampe internimi, madje mjaft prej tyre për disa breza. Kjo shtresë paska qenë shumë më e gjerë sesa dinim ne gjatë diktaturës. Ajo përbënte themelet e nëndheshme të piramidës dhe rreshtin e parë mbi tokë të saj. Ndaj kësaj shtrese jemi borxhli të gjithë, sepse mbi pjesëtarët e saj rëndoi gjithë pesha e diktaturës. Nga kjo shtresë pritej të dilte heroi që do t’ia bënte bamp, për të marrë hakun e aq viteve burgimi e internimi, për grabitjen e pasurive dhe të nderit. Në këtë shtresë nuk hyjnë ish pushtetarët komunistë të dënuar si armiq e tradhëtarë prej njëshit të tyre. Këta ish të dënuar me gjithë bijtë e tyre, nuk mund të delnin kundër bëmave të diktaturës, as para as pas dënimit, sepse ata i patën lyer duart me gjak shqiptari të pafajshëm. Ndonjë tip me kurajo të jashtzakonshme guxoi të shprehte pendimin e vet me fjalët: Ne komunistët e vjetër që sollëm këtë sistem duhet ta lyejmë veten me benzinë e ta djegim tek Sheshi Skënderbej. Por kjo pendesë u shpreh vetëm me fjalë. Shumë prej tyre shkruajnë kujtime për trimëritë e luftës pa përmendur asnjë nga krimet e udhëheqjes gjatë luftës e pas saj. Kurse Todi Lubonja, mbasi doli nga burgu, në kujtimet që botoi, nuk i përmendi poshtërsitë që kishte bërë kur ishte pushtetar, dhe as që kërkoi të falur. Shkroi vetëm për vuajtjet kur ishte në burg dhe në fund e mbylli librin me thënien e njohur komuniste: Sikur të më jepej edhe një herë jeta, unë do ta jetoja atë si komunist! Ky autor përmend në burgjet e diktaturës shqiptare vetëm ish pushtetarë si Bedri Spahiun, ish gjenerali Halim Xhelo, Koco Tashkon, etj po asnjë nga të dënuarit e ndërgjegjes, ose nga patriotët e shpronësuar e të quajturi armiq të pushtetit. Duket se hipnoza e luftës së klasave këtij ish pushtetari nuk i paskej dalë as gjatë burgut e as mbas burgut. Todi Lubonja, prej të cilit pritej shumë, nuk guxoi të bënte asnjë analizë kritike ndaj diktatorit ose pasuesit të tij. Edhe e shoqja e tij nuk shkoi më tej. Në kujtimet e saj ajo tregoi me egoizëm vetëm vuajtjet e saj në internim dhe të asnjë bashkëvuajtësi, madje as të nuses së djalit të saj. Në librin e vet ajo nuk bëri asnjë analizë për sistemin shoqëror, si shkaktar i fatkeqësive. 
Pepja, e ndërpreu:- Shkurt muhabeti, diktatura komuniste me sundimin e gjatë e të egër, arriti të kultivonte tek çdo shqiptar frikën dhe prishjen e karakterit. Edhe pse nuk u kërkua asnjë e falur publike prej ish pushtetarëve, askush nuk guxoi të merrte hakun e vet e të familjes së tij të dëmtuar rëndë.
- Nuk besoj se ka qenë çështje frike, - ndërhyri Feraku, - unë them se të gjithë shqiptarët që kanë pësuar prej diktaturës, e sidomos bijtë e shtresës së të përndjekurve e të shpronësuarve, kanë treguar këto njëzet vjet shumë kurajo dhe vetmohim për të dëshmuar vlerat e tyre të mohuara. Këtë e kanë bërë si me jetën e tyre dinjitoze dhe me shumë artikuj, kujtime, vepra letrare e shumë bema të tjera. A nuk janë plumba e gjyle vdekjeprurëse veprat e botuara të të përndjekurve? A nuk i sollën ata faktet për diskreditimin e karakterit të diktaturës si sistem dhe të diktatorit e bashkëpunëtorët e tij? Po ish pushtetarët tanë komunistë nuk kanë sedër, prandaj as skuqen as kërkojnë të falur.
- Nxjerrja në shesh e dimensioneve të vërta të diktaturës, - shtoi Naku, - është një meritë e madhe e ish të përndjekurve. Evoluimi ynë si dhe i shumë krijuesve nga e djathta, duhet pranuar se ndodhi jo thjesht nga predispozicioni ynë, por edhe nga leximi i veprave të tyre. Madje njohja me jetën dhe veprat e të përndjekurve kanë ndikuar edhe në evoluimin e Ismail Kadaresë. Kohën e bëjnë njerëzit dhe njerëzit që kanë ndihmuar më shumë në këto njëzet vjet, për ecurinë e mendësisë shqiptare, janë pikërisht ish të përndjekurit. Vlerësimi ose mos vlerësimi i tyre sot është vija që ndan atdhetarët e vërtetë nga antikombëtarët. Komunistët e paevolueshëm kanë alergji ndaj tyre. Unë, mbasi kam lexuar shumë artikuj e libra të tyre, e kam ndjerë veten shumë borxhli ndaj tyre. Madje shpesh, u jam drejtuar me letra e shkrime vlerësuese dhe me telefonata falenderuese.
- More, - ndërhyri përsëri Pepja, - të vdesë nga perëndia diktatori ynë, e veja e tij, vijuesi i diktatorit, prokurori i përgjithshëm etj, për mua është krim i madh dhe një gabim që nuk do të na e falë e ardhmja.
- Zotrote, - e ndërpreu Naku Pepen, armët di t’i përdorësh, Shqipëria është plot me revolverë e automatikë kallashnikov, pse nuk shkon atje e t’ia bësh bamp?
- Para meje e kanë radhën ata që u persekutuan më shumë. Pastaj një 73 vjeçar - shtoi Pepja, - si unë që më dridhen duart, nuk është për t’ia bërë bamp.
- Të përndjekurit, - shtoi Naku, - nga vuajtjet e shumta janë bërë si shenjtorë. Shenjtorët dhe demokratët nuk përdorin armë zjarri, po fjalën. Pastaj hakmarrjes alla kanun, i ka kaluar koha, si kudo dhe në Shqipëri. Nuk shikoni sa qesharakë e të urrejtshëm bëhen sot ata që marrin hakun në rrugë personale sipas kanunit e jo në rrugë shtetërore sipas ligjit? Hakmarrjet sipas kanunit na turpërojnë para botës së qytetëruar. Feraku e tha qartë se hakmarrja sot bëhet në plan moral, artistik e politik. Puna është që demokratët duhet t’i shtojnë përpjekjet për të sqaruar popullin deri në atë nivel, sa ky të kuptojë se ish sigurimsat e ish komunistët nuk duhet të votohen kur kandidojnë për deputetë e bashkiakë…
- Mua, si ish komunist, - tha Majku, - më vjen turp e inat që edhe sot Nexhmia, Ramizi etj, flasin e botojnë shkrime për të mbrojtur e zbukuruar politikën e vjetër të dështuar të partisë, në vend që t’i kërkojnë me burrëri të falur popullit, veçanërisht të përndjekurve. Por ama unë e konsideroj po aq të dënueshme edhe moskthimin e pronave prej qeverive të quajtura demokratike të këtyre njëzet vjetëve. Shumë prej politikanëve të sotëm meritojnë po ashtu një ndëshkim shëmbullor. Lidhur me Sali Berishën, unë jam i bindur se shpejt a vonë, ky ish sekretar partie, që lufton të jetë udhëheqës i pazëvendësueshëm i demokracisë, ka për të dalë agjent i kupolës së vjetër komuniste. Këtë e kanë shpallur shumë vetë, tani së fundi Pëllumb Kulla e quajti Pal Mëlysh të Demokracisë. Unë bashkohem me këtë akuzë, sepse nuk ka si shpjegohet fakti që të përndjekurve nuk u janë dhënë as pronat as poste qeveritare që duhet t’i merrnin mbas ndërrimit të sistemit politiko-shoqëror.
- Sali Berisha, - ndërhyri Feraku, - mund të ketë qenë futur në lëvizjen demokratike prej udhëheqjes komuniste, por ama ai ka evoluar shumë nga e djathta dhe ka bvrv shumë më tepër se sa mund të bënte kushdo tjetër.
- Opozita e vërtetë e partisë komuniste, vijoi Majku, - përbëhej prej nacionalistëve, intelektualëve të formuar në Perëndim, pronarëve të mëdhenj e borgjezisë. Atëhere pas dështimit të pushtetit komunist duhej të vinin në pushtet kundërshtarët e tij. Mirëpo sot klasën e re politike, në shumicën dërmuese, e përbëjnë pjellat e komunizmit. Ata hiqen si socialistë të rinovuar, si demokratë, si të persekutuar, por në fakt janë lojtarë të ish kupolës komuniste. Ata bëjnë shumë tym e zhurmë antikomuniste për të maskuar pasurimin e bijve dhe shërbëtorëve besnikë të ish kupolës. Ua kam thënë dhe herë tjetër, se mbas shtypjes së kundërrevolucionit hungarez, Mehmet Shehu u dha shefave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme këtë porosi të dërguar prej KGB-së sovjetike: Duhet të punojmë në mënyrë që po të ndodhë tek ne një përmbysje e sistemit politik, të vijnë në udhëheqje njerëz që të duken si armiqtë tanë, por në fakt të jenë agjentët tanë. Për këtë porosi është punuar me seriozitet në gjithë vendet e Lindjes, që nga viti 1957 deri më 1990. Mos u bëni naivë, çdo qeveri, sidomos ato diktatoriale, punojnë jo vetëm për shkatërrimin e kundërshtarëve të tyre, por edhe për përjetësimin e pushtetit…
Naku, sikur të kishte zbuluar diçka të re, e ngriti zërin: 
- Me këto që thua ti Majk, u kuptoka pse në vitet 1990-91 sigurimi i shtetit u përpoq që familjet kryesore të të persekutuarve, si familjet Gjonmarkaj, Kupi, Merlika, Pervizi, Dosti, etj, etj t’i këshillonte e ndihmonte që të shkonin jashtë shtetit tek njerëzit e tyre të arratisur në Perëndim. Sigurimit të shtetit që i kishte masakruar ato viktima nuk mund t’i vinte keq për ta, por paska qenë porosi e partisë që të rralloheshin sa më shumë opozitarët e vërtetë, të mos organizoheshin në Shqipërinë pasdiktatoriale. Pra edhe hapja e ambasadave të huaja, hipjet nëpër vaporë dhe lagimet masive nëpër kufirin grek, paskan qenë hapje e valvulave të shkarkimit, për të pakësuar sa më shumë të pakënaqurit e vërtetë.
- Komunistët kanë ecur me strategji për të pakësuar kundërshtarët e tyre brenda vendit. Kjo del dhe nga rezultatet e zgjedhjeve, - tha Feraku. - Më 1992 partia socialiste fitoi 28 përqind të votave, kurse në zgjedhjet e sivjetme ajo fitoi dyzet e nëntë përqind. Këtë rritje të lektoratit zgjedhor në favor të PS unë e shpjegoj me dy arsye: së pari, populli mbahet ende nën frikë dhe së dyti, shumica e ne të larguarve nga atdheu mbas 1992-shit i përkasin lektoratit demokrat. 
- More, - ndërhyri Pepja, - më duket se edhe këtu në emigracion, Sigurimi ka dërguar aktivistët e vet. Ne dhe shumë të tjerë kemi ardhur nga nevoja dhe shohim punën, por kam vënë re se disa të tjerë që merren gjoja me aktivitete patriotike, që formojnë shoqata ose forume mediatike, stacione televizive, etj punojnë për të na e bërë kokën dhallë, përpiqen nën dhe për të mbajtur gjallë mentalitetin komunist, dhe lidhjet e informatorëve.
- Ty, Pepe, të është bërë mendja Sigurim, - ndërhyri Feraku. - Sigurimi i vjetër u shkërmoq në Shqipëri e si mund të vijojë punën këtu në Amerikë?!
- More, - kundërshtoi Pepja, - nuk e kam fjalën thjesht për Sigurimin, por ata që kanë marrë njerëz më qafë, që kanë lyer duart me gjak, bashkë me bijtë e tyre dhe me bashkëpunëtorët e tyre, do të punojnë derisa të vdesin për të mbajtur fshehur krimet. Nuk shikoni se ç’bëjnë këtu, sesi aktivizojnë e popullarizojnë ca mediokër, kurse intelektualët e vërtetë i lenë në hije. Kam frikë se komunistët, ashtu si erdhën në fuqi më 1944-45 mund të vijnë përsëri në pushtet në shumë vende ish komuniste… 
- Komunistët, - ndërhyri Feraku, - kanë punuar gjithnjë të organizuar me disiplinë të hekurt, duke përdorur një propagandë të fuqishme, kurse demokratët shikojnë punën e tyre, pa çarë kokën se ç’bëjnë fshehurazi komunistët. Disiplina e hekurt dhe propaganda e fuqishme ua siguroi partive komuniste ardhjen në pushtet, por qeverisja e tyre diktatoriale monopartiake, i shpuri ato vende në katastrofë ekonomike. Prandaj, Pepe, hiqe atë lepurin nga barku, se bota shkon përpara dhe nuk mund t’i kthehet një eksperimenti të dështuar që i kushtoi shumë gjak e sakrifica. 
- Rrugët dhe ndërtimet e mëdha që po bëhen në Shqipëri, - ndërhyri Naku, - tregojnë se Evropa dhe Amerika kanë vendosur ta pastrojnë e ndërtojnë pjesën shqiptare të oborrit evropian. Prandaj duan apo nuk duan fqinjët tanë dhe ish komunistët shqiptarë, Shqipëria do të hyjë në Evropën e Bashkuar. Në atë bashkësi do të gjallërohen tiparet tona positive: zgjuarësia, guximi, bujaria, mikpritja, inisiativa për të kapur të renë, etj.
- Qeveria demokratike shqiptare, - e mori fjalën Feraku, - ka bërë shumë ndryshime pozitive, por ama ajo ka përgjegjësi për mos dënimin e krimit komunist si i takonte. Tek ne duhej zbatuar një Nuremberg, sepse diktatura shqiptare ishte më gjakatarja midis vendeve të tjera të Evropës Lindore. Gjithashtu kjo qeveri pa tjetër duhet t’u kthejë pronat pronarëve të vërtetë gjatë kësaj legjislature, përndryshe nuk besoj se vjen më në fuqi dhe do t’i shkaktojë së djathtës një dëm të madh. 
- Ndryshimi i mentalitetit të një populli, - shtoi Naku, - ecën më ngadalë se ndryshimet ekonomike. Brezi ynë kam frikë se do ta pësojë, si Mojsiu i Biblës, që vdiq para se të mbrinte populli jude në vendin e premtuar. Lufta për demokratizimin e mendësisë shqiptare mund të bëhet më efektive duke shkuar e punuar atje në atdhe. Në rast se shumë nga ne që morrën rrugën e mërgimit, tani mbas 15 vjetësh kthehen në atdhe për të investuar e jetuar atje, atëhere mendësia demokratike do të forcohet. Kthimi i mërgimtarëve në atdhe në mjaft vende ka sjellë ndryshime pozitive në mendësinë e bashkatdhetarëve.
- Shkoni, shkoni,- tha Pepja, - po komunistët, ato pak pare që keni do t’jua përlajnë si bakshishe, ndërsa për investime do t’ju duhet të ktheheni këtu përsëri që të punoni nja 15-20 vjet të tjera. Nuk është koha e mbretit Zog, kur respektoheshin ligjet dhe baballarët tanë ktheheshin e bënin prokopi me kursimet e tyre? Pa hyrë Shqipëria në Evropën e Bashkuar nuk duhet menduar kthimi në atdhe, sepse aty nuk ka shtet ligjor.
- Më duket se neve na pengon të kthehemi mungesa e shpirtit idealist dhe jo mungesa e shtetit ligjor, - tha si autokritikë Naku. - Na ka plogështuar bollëku i Amerikës, dhe tregoi barkun e tij të fryrë. Pëllumb Kulla u ka bërë thirrje Kadaresë e Agollit të mos arratisen nga trajtimi i problemeve të jetës së sotme, por të angazhohen në luftën ndaj dukurive negative të së sotmes. 
Këta dy personalitete po t’i mprehin penat e tyre kritike mund të luajnë rolin e opozitës së vërtetë, që i mungon shoqërisë shqiptare. Sa me vlerë do të ishte sikur këta dy personalitete t’u përgjigjeshin genjeshtrave të Nexhmies e Ramizit, të cilët po vijojnë në rrugën e tyre të krimit duke zbukuruar bëmat e diktaturës e të diktatorit. 
- Kadareja edhe ka guxuar, kurse Agolli nuk doli kurrë kundër Ramizit e Nexhmies, mbeti një ushtar besnik i tyre, - shtoi Pepja.
- Sot, kur Putini në Moskë kritikon ashpër nostalgjikët e Stalinit e të diktaturës staliniste, - vijoi Naku, - të mbrosh e zbukurosh Enverin dhe enverizmin, është një krim monstuoz. Sa për thirrjen e z. Kulla mendoj se duhet ta marrim sikur na bëhet edhe neve, derrave të kënaqur të kurbetit. A nuk do të ishte më mirë ta hanim pensionin tonë atje në Shqipëri? A nuk do të ishim neve më të dobishëm në atdhe qoftë dhe duke diskutuar me të njohurit, komshinjtë tanë? Pa le sikur të shkruanim ndonjë artikull kritik e të flisnim në televizion.
- Rrugën e ke të hapur xha Nako, - u ngut të thosh me të qeshur Pepja, - por atje shumica e gazetave dhe stacioneve televizive janë në duart e ish komunistëve. Këta kanë krijuar opinionin se ne kurbetllinjtë jemi të tepërt e të pavlefshëm. Ti mund të botosh vetëm në gazeta që dalin me tirazh të vogël dhe mund të flasësh në stacione televizive që nuk i shikon njeri. E një ditë mund të na kthehesh i deziluzionuar këtu…
- Sikur sejcili nga ne të ndikonte në atdhe në mendësinë e dhjetë miqve e komshinjve dhe të dhjetë lexuesve e spektatorëve, do të ndjenim një gëzim që nuk na e jep asnjë punë këtu, - tha Naku.
- Moj, më duket sikur ky paska marrë vendim për t’u kthyer, - tha Ana, duke më parë në sy. – Nuk më ngjan me thëniet që kam dëgjuar nga të tjerët. Këto fjalë nuk janë thjesht nostalgji pleqërie për baltën, që Cajupi e quante më të ëmbël se mjalta. Më duket tjetër gjë… 

Drenica-vend ku u sublimuan motivet më të mira të shqiptarizmit....



Nga Flori Bruqi

Drenica-vend ku u sublimuan motivet më të mira të shqiptarizmit,që kanë ushqyer historinë ndër shekuj me zjarrin atdhetar…

Drenica-vend ku përditë lindnin epope të reja…Vend ku u mblodhën ndjenjat e dashurisë së flijimit për token e të parëve!

Drenica-që Kosovës i ktheu krenarinë,trimërinë dhe guximin,i ktheu dinjitetin e nëpërkëmbur…
Drenica-përherë pushkë e ngrehur e atdheut,që në skenën e historiesë solli Ahmet Delinë,
Tahir Mehën e Adem Jasharin…
Drenica-vend i rrethuar me laps të kuq nga gjeneralët e Beligradit,ku turreshin gërshërët e tyre mbi Hartën e Kosovës…

Që nga fundi i viteve tetëdhjetë toka e Kosovës,sërish nisi të skuqej nga gjaku i shqiptarëve.Edhe mbi ata që ishin ngritur në demonstrata paqësore që ta mbronin atë trohë autonomi, që përfundimisht po ua rrëmbente Serbia.Përditë jipeshin urdhëra të reja nga kancelaritë e Beligradit:”Gjithçka gjeni përpara t’i veni në maje të thikës! ”Bandat e Beligradit morën “izën”,që ato vite t’i pagëzonin “stinët e shfarosjes”,por në anën tjetër populli liridashës i kishte pagëzuar “stinët e armëve” dhe “stinët e UÇK-së”.

Një pjesë e popullit,pjesa më militante e tij, duke qenë e bindur nga pëvoja e hidhur e së kaluarës se me mjete politike nuk arrihet çlirimi nga thundra serbe, filloi të organizohej dhe të vihej në veprim.Në ballë,i pari ndër të parët vehet Adem Jashari , i cili rreth vetes tuboi shokët më besnikë nga të gjitha trojet shqiptare dhe vendosi t’ia kthej pushkën kolonizatorëve serbë.Dikush,atëbotë,ende tmerrohej kur dëgjonte se pushtuesit I sjembet dheu nën këmbë vetëm me pushkë!


Babai i komandantit legjendar,Shaban Jashari u lind me 1924 , mu në vitin kur u vra Azem Bejta. Ai ishte i vetmi vëlla me dy motra .Pas Martesës me Zahide Gecin nga Llausha i lindin katërmbëdhjetë fëmijë.

Arritën t’i rritën vetëm tetë; pesë vajza dhe tre djemë : Hava , Rifati, Hamza, Zyla, Zoja, Ademi , Qamilja , dhe Halimja , të cilt paten fat të marrin edukatë të shëndoshë atdhetare nga mësues Shabani,që nga mësonjëtorja përfundoi në qeli burgu.

Xha Shabani,pati mbaruar aq shkollë sa ishte e mjaftueshme për kohën dhe posedonte një aftësi e zgjuarsi natyrore ,për të kryer dëtyren e mësuesit,dëtyre që e kreu nga viti 1949 deri në vitin 1952.Këtë mision të shenjët dhe atdhetar ia ndaluan,sepse ai ligjëronte për Skënderbeun, për Flamurin, për Shqipërinë…

Dhe nga mësonjëtorja e dërguan në burg .Atij ia ndaluan ligjërimin në shkollë,por nuk mundën t’ia ndalojnë edukimin e fëmijëve dhe nipërve të tij.

Shaban Jashari edukoi dhe rriti djalin e madh , Rifatin , i cili u detyurua të merrte rrugën e mërgimit, që nga viti 1969 duke e ndihmuar familjen që të mëkëmbej,e të forcohej ekonomikisht,që të mos varej në asnjë mënyrë nga shteti.

Kështu, kjo familje ,me punë arrijti të bëhet ndër më të fuqishmet në këto anë.Hamzai,ishte djali i dytë i xha Shabanit, i lindur më 1950.Ai sapo ka mbaruar shkollën e mesme , ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë Ekonomike.Ishte mjaftë i zgjuar,shkruante e vizatonte bukur,si dhe njihte artin e bukur të instrumenteve popullore dhe këndonte, luante në teatrin amator…

Ai punoi në Fabrikën e Municionit në Skënderaj, deri sa në vitin 1990, e larguan puna.Kurse djali më i vogël i xha Shabanit,Ademi , si duket jo rastësisht lindi si shejtëni në ditën më të shenjtë të kombit,në Ditën e Flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë , më 28 nëntor 1955.

Ademi,kishte mbaruar shkollën e mesme teknike, por asnjëherë nuk kishte punuar në punë të shtetit,që ai e konsideronte vazhdimisht të huajin.Kreshniku i Prekazit dhe shqiptarizmit ishte i martuar me Adile Ramën nga Akrashtica,me të cilën i lndën pesë fëmijë: Lulzimi , Fitimi, Shqipja , Kushtrimi dhe Marigona.

Ai kishte të gjitha tiparet e një malësori urtak dhe trim.Ishte i qetë e fjalëpak.Edhepse kishte një dukje cazë të ashpër , askush nuk mban mend ,që ai të ketë pasur ndonjë ngatërresë me shqiptarët.Portreti i tij ishte i madhërishëm,ishte gjeneral i lindur. Mustakët vesh më vesh,si krahë dallëndysheje,dhe mjekrra e zezë krijonin një pamje të një kreshniku e cila u vertetua dhe praktikisht.

Mbi të gjitha ishin tiparet shpirtërore dhe atdhetare që iu formësuan në Kullën legjendare,që më vonë do të jetë monument i trimërisë,guximit,sakrifices dhe qendresës, ku flitej përherë vetëm për trimërinë dhe luftërat shekullorre për çlirim të trimave .

Kështu,komandanti i ardhshëm legjendar, që në fëmijëri nisi t’i adhuronte heronjët.Madje atij i lindi edhe një pasion,që të mos ndahet kurrë arma.Sikur kishte parandjerë se do të vdiste vetëm nga pushka,siç thosht vetë”siç u ka hije burrave”!

PAK DRITË MBI VEPRIMTARINË ATDHETARE TË KRYEKOMANDANTIT TË UÇK-së


Nuk ishte arritur që ndjenja e atdhetarizmit dhe ndjenja e sakrificës të ishin kultivuar shpejt.Kulla e xha Shabanit ishte shkollë e atdhetarizmit,këtu secili nga anëtarët e kësaj familjeje, duke filluar nga axha Shabani, shtatëdhjetë e katër vjeqar deri te Blerina e vogël, shtatë vjeçe,synim parësor kishin çlirimin .Tërë potenciali ekonomik dhe njerëzor i Jasharajve ishte vënë në shërbim të të vetmit qëllim madhor: çlirimit nga Serbia.Kulla e Jasharajve ishte shndërruar në sofër kuvendimesh atdhetare.Të gjitha këto ndikuan që pjestarët e kësaj familje mbi kurriz të ngarkojnë halle me peshë të shqiptarizmit.Kështu, Adem Jashari,në demonstratat e vitin 1981 mori pjesë aktive Edhe në varrimin e Tahir Mehës,përkundër urdhërit të policisë,që në varrimin e tij mund të merrin pjesë vetëm farefisiët , me pak se dhjetë.Por xha Shabani me të bijtë: Hamzën e Ademin vendosën që Tahir Mehës t’i bëjnë nderimin e fundit,pavarësisht nga pasojat. Pranë varrit të Tahir Mehës u betuan :” Luftën që ke nisur ti, do ta vazhdojmë ne.qoftë edhe deri në pikën e fundit të gjakut tonë”!

Aktiviteti atdhetar i Adem Jasharit gjatë viteve 80-ta ,kryesisht e zhvillonte iligalisht,ai ishte i orjentuar në shprëndarjen e pamfleteve.Edhe gjatë vitit l989 së bashku me Hamzën ishin pjesëmarrës aktivë në protesta .Pothuaj,kjo ishte edhe veprimtaria e tij e fundit paqësore.Sepse,duke filluar nga viti 1990,ai I kishte hyrë formimit të grupeve të armatosura.Ishte përqendruar në krijimin e lidhjeve të ngushta me njerëz që ishin të gatëshëm për sakrifice, kudo, anekënd Kosovës dhe mbarë trevave shqiptare. Ai ishte i udhëhequr nga motoja e popullit tonë : ” Trimi i mirë me shokë shumë” .

E kishte nuhatur aktivitetin e Ademit policia serbe dhe ate e kishte identifikuar si organizator kryesor të ktyre grupeve të armatosura, që natyrisht ishin bërtha e Ushtrisë së ardhëshme Çlirimtare të Kosovës.Komandant Ademi,përkrahjen morale e materiale , e gëzonte fillimisht në familjen e tij të madhe e me zemër të madhe .

Duke filluar nga viti 1991, përpjekja për formimin dhe vënjën në levizje të rrezistencës së armatosur,Ademin me shokë e gjen në Shqipëri për t’u pargatitur ushtarakisht për betejat e ardhshme çlirimtare.Vetëm gjatë vitit l99l ai do ta kalojë kufirin Kosovë - Shqipëri dhe do të fillojë aksionet e aramatosura kundër policisë serbe,toke shokë të tjerë.Sigurisht në dijeni për aksionet e komandant Ademit,familja e tij rrethohet disa here nga policia serbe.Shtegëtimet e tij atdhetare marrin formë sidomos pas kuvendimit të korrikut l99l,në Kullen legjendare,ku kokë më kokë artikulojnë udhën e lirisë:Adem e Hamëz Jashari,Sami Lushtaku,Sahit Jashari,Nuredin Lushtaku,Ilaz Kodra,Besim Rama,Zenun Kodra e të tjerë.


ADEM JASHARI-LEGJENDË E VETËFLIJIMIT


Shpesh rrethohej kulla e kreshnikëve.Rrethimi i pare ngjau ,më 3o dhjetor l99l.Ishte një mëngjes i acartë.Një komandar i policisë serbe thërriste me megafon Ademit që të dorëzohej.Legjendari Adem bashkë me dy vëllezërit,shpërthen rrethimin me grykën e pushkës duke lënë të plagosur disa policë.Ademi tashmë nuk ishte i vetëm.Nga të gjitha fshatrat e Drenicës, u nisën shokët me armë e pa armë.Nga helikopteri,me atë rast u plagos Vesel Selimi, i cili kishte kaluar mbi 15 kilometra këmbë,nga Aqareva,për t’i ardhur në ndihmë komandantit të tij.Bëhej me dije se kjo ishte dita e fundit për policinë serbe që do të hynte për shtatë vjet në Prekaz.Edhe më 22 janar l998, ende pa aguar dita , njësi e specializur kriminelësh vëjnë në rrethim shtëpitë e Adem Jasharit dhe sulmoi me minahedhws, mortaja dore dhe armë automatike.Por , axhën Shaban, Hamzën, Besimin , Fitimin , Kushtrimin… nuk i zuri dot fjetur shkau.Ata u përgjigjen me armë.Sërish kriminelët, nëpër errësirën e natës ikën , duke marrë plumba dhe duke lënë gëzhoja mortajesh, karikatorë , helmeta’ etj. Nderkaq,me atë rast u plagosën Selvetja dhe Iliriana , të cilat po u ndihmonin trimave ta mbronin nderin e trojeve.Atë natë Ademi nuk ndodhej në shtëpi.Tashmë Ademi ishte i dënuar në mungesë me njëzet vjetë burg.Me të dëgjuar për këtë sulm, pothuaj gjithë Drenica , dhe nga gjithë trojet shqiptare mijëra njerëz ,në shenjë nderimi vizitonin Kullen e Jasharajve.Tashmë edhe formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin shtrirë në gjithë Drenicën. 28 shkurti shënon një ngjarje të rendësishme,ku një njësit i UÇK-së,pasi bie në pritë të policisë serbe në Likashan’pas një përleshje të ashpër vriten së paku 6 policë,ndersa dy luftëtarë të lirisë plagosën.Bandat të mëdha policore të pajisura me dhjetra tanke dhe dy helikopter ,pasi hynë në Likashan dhe Qirez hakmerren duke vrarë 24 shqiptarë,katër prej tyre kishin rezistuar me armë .Atë ditë,Ademi me shokë kishte arritur aty ku makineria e kishte zënë pozicionet,por ishte e pamundur që me armë krahu të deboheshin.Megjithatë , këta arrijnë të hynë mbrenda rrethit,aty ku ndodhi krimi makabër serbe dhe i evakuan të plagosurit.Rrethimi i tretë ishte më i egëri.Ndodhi më pesë mars të vitit 1998 ,pikrisht ora 5 e 30 e të enjtës së pare të marsit.Një pjesë e madhe e Drenicës agoi e rrethuar.Gjatë gjithë natës, makineria e rendë vrastare e luftës me mijëra trupa ,ishin nisur drejt Jasharajve,drejt Drenicës.Në hartat e gjeneralëve serbë shigjetat e kuqe i ishin drejtuar Prekazit .Kulla e Adem Jasharit ishte rrethuar me laps të kuq.Nga tridhjetë anëtarët e kësaj familjeje heroike , njëzet e dy ndodheshin në shtëpi. Mungonin Rifati , Murati , Bekimi , e Lulzimi që ishin në kurbet dhe Iliriana , Shqipja , Fazliu e Marigona , që kishin shkuar te dajtë në Akrashticë.Nuk i kishte shpëtuar syrit të komandantit rrethimi. Pak para se të agonte Ademi u thotë familjarëve:” Sot do të kemi luftë .Me fat na qoftë!”Një shtet i tërë kundër një familje!Villej zjarr drejt kullës së Adem Jasharit.



Kreshnikut të legjendave Adem Jasharit,Hamzës e xha Shabanit përkrah u qendronte dajë Osmani , nipërit Bashkimi , Besimi , Fitimi , Kushtrimi ,gratë Adilja , Feridja , nëna Zehë , Selvetja … me një fjalë të gjithë jasharajt ishin bërë luftëtarë.Që të gjithë ata që mund të mbanin pushkën kishin zënë pozicionet.Të tjerët mbushnin karikatorët me municion.Edhe jasharajt tjerë që kishin armë , ishin bashkuar në këtë luftë.Secili trimëronte tjetrin e të gjithë bashkë i trimëronte Komandanti legjendar.Ai shënjestronte shkijet dhe këndonte. Sulmi nuk pushoi gjithë ditën , derisa u err,as të nesërmen deri më 8 mars..Për tri ditë Kulla nuk po merrej as po mposhtej.Një predhë topi ,përnjëherë goditi trembëdhjet antarë të kësaj familje heroike. Shpëtoi vetëm Besarta për të dëshmuar ferrin e përjetuar .Qëndresa nuk po ndalej , derisa u ndal pushka dhe kënga e Adem Jasharit.Nderkaq ai ndali këngën për të hyrë vetë në këngë.Është kjo Këngë për vetëflijimin e një historie të përseritur të Oso Kukës,Zhuj Selmanit e të Mic Sokolit,por ata e kishin më të lehtë,sepse Adem Jashari u flijua dhe sakrifikua me babë e nënë,vëllëzër e fëmijë,me nipa e dajë,për të shpëtuar zhbërjen e Kosovës dhe për të shpëtuar dinjitetin e shqiptarizmit.Ai pagoi çmimin më të shtrenjtë për lirinë e Kosovës,ai i hapi shtigjet asaj dhe u shndërrua në legjendë të përjetëshme.

PORTRETI I LEGJENDËS SË QUAJTUR
ADEM JASHARI



Prekazi ka tri kulme të historiesë.Në kujtesën shqiptare Ahmet Delia,Tahir Meha dhe Adem Jashari janë figurat më madhështore ,jo vetëm të Prekazit,Drenicës dhe Kosovës…Në këtë fshat kreshnikësh,në një familje ,që nuk po shtohej me meshkuj për disa breza,babai i Ademit, Shabani, ishte trashëgimtar i vetëm mashkull që nga stërgjyshi, Murati , gjyshi Fazliu dhe babai , Murati.

Për çudi,kjo rrënjë e lashtë atdhetarësh, për tre breza u zgjat e hollë.Dhe , kur dukej se po këputej , ajo lulëzoi aq bukur sa aromë e atyre luleve do të kundërmojë për jetë e mot brenda historisë së kombit







Të pavdekshmit e Kosovës : Shaban Jashari me të bijët Hamzën dhe Ademin

nga Flori Bruqi:Ardhacakët sllav - Armiq të betuar



Etimologjia e emrit Vuthaj

Kjo trevë etnike shqiptare qysh ne lashtësi ka qene e njohur me emrin "Vuthaj" ose "Katundi Vuthaj". Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe te banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare ne zemër te alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale te veçanta.
http://i.ytimg.com/vi/8de9oAFRKgE/0.jpg
Etimologjie e toponimit "Vuthaj" e ka trajtuar edhe Prof. Eqerem Çabej. Ai thotë se ky toponim vjen nga fjalët : "I vute", "i pervute".

Etnografe sllav qe kane shkruar për ato krahina, toponimin "Vuthaj" e kane zëvendësue me toponimin "Vusanje". Kuptohet se qëllimi i tyre ka qene e mbetet teoria absurde "se këto vende kanë qen te pa banuara, se Vuthjanët Kelmendas nuk janë autoktone ne këto treva, por ardhacak..." Dihet se sllaveve u mungon tingulli "th", prandaj nuk mund ta shqiptojnë si te tille. Për këtë arsye ata ndoshta e kane zëvendësue me tingullin "S". Ata toponimin "Vusanje" mundohen ta shpjegojnë me fjalën "vuk" (ujk), e cila thonë ata, më vonë ka evoluar në "Vusanje". Ky i ashtuquajtur shpjegim është i pa bazuar, absurd dhe i papranueshëm.

Ne dokumentet e shkruara toponimin ne fjale e takojmë qysh në shek. XIII, ne trajtën "Vutkagni" ose "Vutkaj", edhe ky fakt hedh poshtë si te pabazuar emërtimin sllav "Vusanje". Mandej, duhet shtuar se shumë serbisht folës që e ndëgjojnë për herë të parë kËtë toponim në gjuhen shqipe e shqiptojnë "Vutaj" ose "Vut-Haj".

Etimologjia popullore

Nderkaq, në Vuthaj brez pas brezi është ruajtur dhe përcjelle neper shekuj legjenda e "Vajzes Vuthit". Kjo legjendë përmban shumë të dhana toponomastike të ruajtura deri ne ditët tona, qe te moshuarit i tregonin shume shpesh, madje me krenari duke pohuar se rrjedhin nga një fis i lashte Shqiptar.
http://lh6.ggpht.com/_65u7-GDcD5g/Sq5XGjml5VI/AAAAAAAAQng/ww3CeOUO3AM/DSCN1779.JPG

Pak histori

10 qershor 1878 : Përpjekjet e atdhetarëve te shquar te kombit tone për liri e pavarësi u kurorëzuan me, KRIJIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZERENIT me 10 Qershor 1878. Njeri prej themeluesve te saj ka qene edhe ALI BEG GUCIA. Me këtë rast duhet ti evokojmë disa nga kujtimet e shumta popullore te ruajtura dhe te transmetuar brezpas brezi ne kuvendet shkollë te Odes Burrave. Dihet se njëra nga krahinat ma te rrezikuara te truellit shqiptar ne ato vite ishin Plava E gucia. Kjo krahin ne atë periudhe, sipas te dhanave qe disponojm, perbahej nga dy qytete te vogla, gucia me 4000 dhe Plava me 3500 banore si dhe nga 29 fshatra. Ne baze te vendimeve te traktit te Shen stefanit si dhe te vendimeve te Kongresit te Berlinit, kjo Krahin Shqiptare duhej t'i aneksohej Malit zi. Ne lidhje me kto ngjarje kujtesa popullore na sjell edhe dy fakte te tjera : Kur knjazi i karadakut shkoj ne Stamboll te Sulltanit me lyp pak tok i tha : Padishah i neruem dhe i derguem prej zotit ne tok me i ba mir gjines, ju e dini se ne jetojm ne ni vend te vogel e te shkrete, me buk e pa buk, me uj e pa uje. Atje gjinja po me desin e bagetia po me cofin.Prandaj te lutem ba me rahmet e ma jep ni ven ci t'kete ni pus me uje, ku gjinja e bagetia te ken munsi me pi. Po ku asht ky vend ci munem me ta dhan ty o knjaz i Karadakut?- pyeti sulltani. Ky ven asht ne hydyt me mua.

http://www.gusinje-plav.com/newimages/basta.jpg

Aty asht ni I'gate e vogel e ai uje mue me del boll per gjin e bageti. Pra ba me rahmet e ma jep se gjinja e atij veni nuk kane me cue krye, e kur ta shohin fermanin me mehyrin tan, kan me ju lut zotit per jetgjatesin e tuaj. dhe sulltani, "rahmetliu i madh" ne ni kohe kur po i knohej talkini i funit, e mashtroi knjazin. Në Malsi te madhe ky moment është dhëne nga anonimi popullor ne ketë formë;

ishte kan knjazi i malit t'zi

ishte cue nade ne sabah

llaf me te shoqen ci po ban

Nga sa u tha me sipër, duket qarete se sulltani ishte i gatshem për ta prenue coptimin e tokave shqiptare, për te shpetuar cka mun te shpetohet nga Perandorija e kalbur osmane. Kurse knjazi i karadakut ishte nje lypsar dredharak dhe mashtrues qe kerkonte zgjerimin territorial ne dem te trojeve Shqiptare, duke shfrytezuar rrethanat e krijuara. Kurse, populli i rrezikuar i ksaj krahine, ne ate kohe i përgjigjej Sulltan Muratit dhe Knjazit te karadakut :

u hap lajmi ne t'kater anet

thone a cue nje vampir,

e ka emnin shen stefan,

E pat vorrin ne turqi,

Toke e qiell do me i perpi.

Anonimi popullor e jep lajmin ogurzi se armiku i vdekur asht çuar dhe kerkoje te na robroj përsëri, prandaj duhet qite kushtrimi, duke thane :

Merrni vesh Shqiptari,

Me u bashkue i madh e thmi

Me u bashkue Shqiptarët krejt,

Pej ne shtat e shtatedhet vjec.

Dhe, populli i kësaj krahine te rrezikuar i përgjigjet thirrjes, duke organizuar kuvendin e par ne lidhje me këto ngjarje ne Livadh te kovacit, pran një guri, i cili ruhet deri ne ditët tona si monument i kësaj ngjarje te shënuar. Ne këtë kuvend popullor mori pjesë populli dhe parija, te kryesuar nga Ali Begu. ALi Begu njoftoj lajmin ogurzi me këto fjale : "Burra, ju baj me dije se baba mret na shiti ne Stamboll te i huaji". Kurse njerëzit qe ishin te tubuar me një zë iu përgjigjen : "sulltan murati munet me shit tokat e tij se tonat pa dek na te tan jo". Ndërsa rapsodi popullor këtë moment kritik, e perjetsonne vargjet :

Ali Begu ni burr drague,

Kurr ma gusht nuk kish qillue,

fill për pe u kish kallxue :

-Mreti turk na ka tradhtue !

Kuptohet se gjendja e krijuar ishte shumë e rende dhe zgjidhja kërkonte urtesi e trimeri, por ma shumë se çdo gja tjetër kërkonte bashkimin e armëve, prandaj ai, Ali Begu, sikurse na thotë anonimi popullore, u drejtohet te pranimshve :

Folni trima , folni Sokola

...................................

dhe për ta tregua barrën e madhe qe duhej ta përballoje populli Shqiptar, ne veçanti banoret e ktyne trevave anonimi e vazhdon :

Me ne a veç Zoti e Ora ...................... Por, të gjithë të pranishmit shprehin besimin e tyre se shqiptarët të mësuar me luftëra të pandërprera kundër pushtuesve të ndryshëm, të bashkuar me besa- besë, do të luftojnë, të mbrojmë Trojet e veta, nderin dhe burrërinë shqiptare.

Ndërkohë, sikurse thamë, me 10 qershor 1878 ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizerenit, e cila shënonte një nga fitoret më të mëdha të popullit shqiptar pas një robërije shumëshekullore. Njëkosisht ishte frymzim, shpresë dhe besim se trojet shqiptare të rrezikuara tani do të mbroheshin nga kjo lidhje, nga i gjithë populli shqiptar. Me këtë shpresë dhe me këtë besim u kthye Ali Begu në Guci nga Kuvendi i Prizerenit. Posa arriti në Guci ai organizoi mbledhjen tek Kërshi i Kalasë në Kërshllahe.

Ndërkohë, Ali Begu kishte marrë një letër nga knjaz Nikolla. Ai, sipas kujtesës popullore, në atë letër shkruente : "Mue mreti i Stambollit mi ka dhanë Plavë e Guci. Un do ti marr, por due me i marrë pa gjak e kjo varet prej jush. Prandaj due me një fjalën tuej, si doni me m' pritë, si mik apo si anmik ? Un jam gati për të dyja".

http://static.panoramio.com/photos/original/5623943.jpg
Gjeografia

Kjo treve përfshin një territor pak a shumë te madh me lugina e vende te buta, me bjeshkë livadhore dhe gerdhatore nga Burimi i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucisë, nga liqeni i shtarës deri tek Guri i Gjon Bales, nga Guri i Sahatit deri te shkalla e Vuthit.

Treva Vuthjane përmbahet nga këto vendbanime (fshatra) te përhershme : Valbona, Katuni i Epërm (sipërm), Ceremi, GjonBalajt, Qosajt, Kukajt, Hakajt dhe Zabeli.

Oshtë pjesë përbërëse e Kelmendit te hershem. Kufizohet me treva te tjera shqiptare : Malësia e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e Kelmendit te Gurit, Gucinë dhe Plavën.

Prandaj themi se kjo trevë përbëhet nga një territor kompakt, me bjeshkë e vrri te lidhura mjedis tyre.


Popullsia është shqiptare. Popullata shqiptare në Vuthaj viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.

Interesante mbetet qe popullsia është e bindur për disa zona ku kane jetuar fise katolike apo fiset janë konvertuar.

Mbiemrat qe hasen sot me se tepërmi ne këtë krahine janë : ...

Statistikat

VitiPopullsiaLëvizja e pop. gjat shek. të XX-të
1948 781[[]]
1953859
1961935
19711103
19811399
19911103
2003866

Vuthajt


Toponime te tilla janë : "Maja e vajzës" - thepi i veçuar shkambor prej nga u hodh ajo vajze, mbasi e hodho Harapin e zi te pertej detit dhe për mos u ra ne dor shokve te tij ; "Bregu i Romanit" (romani është Harapi i Zi), vendi ku u zhvillua dyluftimi i fundit dhe prej nga "Vajza e vuthit" i hodhi kundershtaret ne humbere ; "Romani" - vendi ku ra Harapi i Zi ; "Qetat e Romanit" - vendi ku u varros ai, i cili, sipas legjendës, është i detyruar te përgjigjet sa herë ti thërrasin ; "Guri i Romanit" i cili ra ne ato kohëra dhe zuri vend ne një hapësire të vogël mbi "Qetat e Romanit" si roja e përjetshme, si tregues se fatin e Romanit herët a vone, dot ta pasoj seicili pushtues i ktyre trevave ; "Ashti i Romanit" - Pylli mbi "Qetat e Romanit". Por, banorët e lasht te kësaj treve arbërore emërtuan edhe një shpell te vogël ne Rrathet e Podgojes, karshi "Qetave te Romanit", vend shumë i thyeshëm shkëmbor, me emrin "Bira e Harapit". Gojdhana popullore thotë se edhe toponimi "Valbona" ka mbetur qe nga ato kohëra te hershme. Meqense "Vajza e Vuthit" kishte qen e bukur dhe e shkatht si "Zane Mali", ne kujtim te saj emërtuan "Luginen e Bukur" ne gjuhen e tyre "Valbona". Te gjitha këto, dhe shumë deshmi te tjera qe dot te trajtohen në këtë punim te traditës se trashëguar neper shekuj nga brezat e lisit Vuthajan, na bejn te besojmë se kjo trevë ka qene sikurse njihet edhe ne ditët tona vetëm me emrin shqip "Vuthaj". Kështu e kane njohur banoret e hershem te kësaj ane dhe te trevave tjera shqiptare. Duhet thënë se nga fjala "Vuthaj" rrjedhin drejt përdrejti shumë fjale te tjera si "Vuthi" mbiemer, i cili trego prejardhjen e mbajtsis se tij, shume i përhapur ne krahina te ndryshme shqiptare si ne Peje, Gjakove e deri ne Tirane e Vlore ; "Vuthjan" (i Vuthjan) - banor i kësaj treve ose me origjin te lasht nga kjo treve. Po ashtu emrin Vuthaj dhe mbiemrin Vuthaj e gjejme ne këngët popullore qe dot perfshihen ne ket punim. Prandaj themi se treva vuthjane ka qen e banuar qysh ne lashtsi nga fiset iliro-shqiptare e ne vazhdimsi dhe panderprerje, se vuthjanet, banoret e ksaj treve, jane autokton ne trojet e tyre dhe jo ardhacak, se kjo krahin nuk ka qen vend i shkret dhe i pa banuer.

Bukurit Natyrore


Kjo Treve ka bukuri te rralla ne vrri dhe bjeshke, te cilat me te vërtet mun te quhen Perlat e Alpeve Shqiptare. Te tilla janë bjeshket livadhore te mrekullueshme qe shtrihen ne një sipërfaqe alpine te pafundme, te rrethuar nga kurora e pyjeve gjethore dhe halore, e tille ështe pjesa gerdhatore e bjeshkeve te kësaj krahine qe ngrihet si nje kurore madheshtore nga Kollata te Maja e Hekurave, nga lartesit e Romanit te Bregu i Neshtrashes qe perfundojne ne Brade te Vezirit. Te tilla jan luginat qe bashkojn kete treve nga Liqeni i Shtares deri te burimi i Ali Pashës dhe ne vazhdim deri te Liqeni i Plavës, Lugina e Valbones dhe ajo e Ceremit.
http://www.zhibit.org/image/f6b65634-0321dff0f0-42f0c202-m/vuthaj.jpg

Te tilla jane burimet dhe rrjedhat ujore ne liqenet e bukur ne majet me te larta. Por, prej tyre do te veconim per bukurin e tyre magjike Synin e Skafkacit, burimin e Valbones, Burimet e Ali Pashe Gucise ; Ujvaren gGerla ne Katunin e Epërm, Ujvaretne Cerem dhe Valbon, lumejt qe pershkojn kto krahina e shum burime te tjera. E gjith hapsira Vuthjane lidhet dhe perban një pjesë kompakte me male te larta, pyje shekullore, bimesi te shumellojshme, sidomos ne periudhen e pranveres kur bjeshket mbulohen me lule shum ngjyrshe. Pra, e gjithe kjo qe u tha me siper, perban treven e lasht te Lisit Vuthjan. Por, Vuthjan te shperngulur nga kjo treve ka edhe ne shuma krahina te tjera shqiptare, ne Rugove, Peje e rrethina, Rozhaj, Peshter, Krujë, Shkodër, Tirane, Fier, Durrës, Vlore, Elbasan, Prishtine, mandej ne shum vende evropjane edhe ne ShBA, etj. Vuthjanet, megjithëse te shperndar ne krahina e vende te ndryshme here nga dhuna e pushtuesve te njepasnjeshme, here per shkaqe ekonomike si dhe per te dy faktoret njekohesisht, përsëri kudo qe ndodhen, kane ruajtur kujtimin e origjines, kujtimin e te parëve, kujtimin mbi bukurite natyrore te vendit te parëve te tyre, kane rujtur lidhjet me treungun e Lisit si dhe me deget e tij te shpërndara, por kryesisht me deget qe me burreri e trimeri qendruen ne trojet etnike te te parve duke përballuar furtunat e njëpasnjëshme dhe duke mbijetuar. Prandaj dot i trajtojmë ceshtje qe jan te lidhura drejtpërsëdrejti me Vuthjanet e trojeve te lashta qe dashurin e tyre për truallin qe jau lane te paret, nuk e zevendesuan me asnjë tjetër. Por, për aq sa kemi te dhena do te flasim edhe per ato dege te larguara nga trungu. Fakti qe njeri nga te paret e Vuthjanve te sotëm, Nrel Bala është vrarë ne lufte kundër pushtuesve osman, pikërisht duke mbrojtur këto troje vërteton se aji ishte banor Kelmendas i kësaj treve, se Kelmendi dhe Kelmendasit kane shtrirje shume ma te madhe nga kjo krahinë qe sot quhet Kelmend (Kelmendi i Gurit). Gojdhana popullore e deshmone një gjë te tille. Pranija e Kelmendasve ne shumë krahina te tjera, ne trojet e veta edhe ne ditët tona mesemiri deshmon një gjë e tille. Vete etnografet sllav qysh ne vitin 1921 kane prenuer se nga 5000 shtepi qe ka Kelmendi, vetëm 500 prej tyre ndodhen brenda kufijve politik te shtetit Shqiptar, ndersa 4500 jashtë kufijeve politik, dmth ne trojet e tyre etnike te pushtuara nga Serbia e Mali i Zi. Është i njohur fakti se për Kelmendin dhe Kelmendasit kane shkruar etnografe e shkencëtar te huaj e Shqiptare dhe te gjithë ata kane prenuar faktin se Kelmendasit janë autoktone ne trojet e tyre. Pas pushtimit Osman te kesaj krahine, shume familje Kelmendase qe nuk prenuen pushtimin osman, nuk prenuen islamizimin, u larguan nga trojet e veta ne drejtime te ndryshme, por sidomos ne drejtim te veriut dhe te jugut, pasardhsit e te cilve i takojme edhe sote ne kohen tone qe nga Peshteri e Senica e deri ne Lezhe. Gjithashtu kemi takuar ne pasardhs Vuthjane te kthyer ne trojet e te parve te tyre, te cilet ishin larguar nga ato ane ne periudhen e luftës qe bante Kelmendi kundër pushtuesve osmane. Duhet theksuar se eshtë fakt i pamohueshem, se pavarsisht nga besimi fetar dhe shperndarja neper vende te ndryshme lidhjet farefisnore, te dashurise, dhe vllazerise Kelmendasit i kane ruajtur deri ne ditet tona. Edhe sot ata i thonë njari tjetrit kushurij, pa marr parasysh besimin fetar katolik apo mysliman. Ne Krahinën e gucise dhe te Plavës edhe sot banoret e ktyne trojeve i dine bjeshkt e Kelmendasve, te larguar nga këto treva. Edhe sot i thonë "Vizitori i sykajve", "Buni i Dyl Dashit", "Zeletina e Mirit", "Goleshi i Turkut" (këtë bjeshke te kelmendasve e mori turku, prandaj i mbeti ky emër). Pra, sikurse duket shume qart, nga ato qe ka ruajtur populli i ktyre trevave ne kujtesen e tij, këto treva etnikisht e historikisht kane qene te Kelmendasve autokton Shqiptar, pavarësisht nga fakti se ne situata e rrethana te ndryshme here janë pervjel ne male te larta here janë shtrire ne luginat dhe fushat pjellore. Prandaj duke pasur para syshe sa parashtruem, themi se Kelmendi ne te kalueren ka pase një shtrirje shume ma te madhe nga ajo qe sot nenkuptone krahina e Kelmend me disa fshatra ne vendet ma te thyera shkembore te Alpeve Shqiptare. Po ashtu themi se ne ato kohra e me vone erdhen ne trojet e Kelmendasve cipcinj serbosllav. Por ketu duhet Theksuar dhe një fakt tjetër-asimilimi i femijve te besimit kristjan sikurse ka ndodhur me Velikasit (banoret e fshatit Velike) qe dihet mirfilli dhe prenohet nga te gjithë se janë me perardhje Shaljane, por qe sot e quajn veten malazias. Legjenda me e lashte qe ështe ruajtur ne gojdhanen popullore Vuthjane deri ne ditet tona, eshtë ajo e "Vajzes Vuthit", te cilën po e shenojme te plote, ashtu sikurse e kemi degjuar shume here nga te moshuarit.


Vaja e Vuthit

"Ne kohna shumë te motshme, ne këto troje ku na lan te paret tanë, kur kish pas dal Harapi i Zi i përtej detit, ish ken ba luft e madhe. Te paret tane kudo kishin pas luftue kundër të hujve. Por mas shum luftimesh, t'huajt kishin pas mrri deri ne krahinën tone. Ketu ish ken ba luftë e madhe. N'ato kohna, ne luftë kishin pas marr pjesë burra dhe gra. Njana prej tyne ish pa kjen vajz shum e bukur, por edhe trimnesh si ma i miri burrë. At vajzë te bukur kish pas dasht me marr për veti aj ci ish ken i pari i asaj ushtrie t'huej ci kish pa ardh prej dhënave te largëta. Ajo nuk ish ken dhan ,as ligshtue e lufta kish pas vazhdue. Vajza e Vuthit, bashkë me shokët e shoqet e saj, e kish pas terhiq anmikun neper male e thepa deri sa ishin ken ngjit n'maje te Gerdhates se thepisun. Aty, ne një log te asaj bjeshke, ish ken ba lufta e funit. Vajza e Vuthit neshet e kacafytet me Romanin (emni i Harapit te Zi), te cilin ajo e gjoj prej një maje shkami dhe ai ra ne humner. E Vajza e Vuthit per mos me ju ra ne dor shokvete Romanit, ra prej nje thepi mali posht pa lan gjurm kun. Qe prej asaj kohe te larget, veni prej ku ka ra Vajza e mori emnin "Maja e Vajzes." Nersa veni ku u ba kacafytja e funit e ci Vajza e Vuthit e gjoj anmikun, e mori emnin "Bregu i Romanit". Veni ku ra ai mori emnin "Romani". Pastaj Romanin e kishin pa shti n'dhe ne do qeta e veni ku ai e ka vorrin e ka emnin "Qeta e Romanit". Dhe qysh se e kan shti n'dhe nat ven, ai duhet mu pergjegj sa her t'i thrrasin. Mbi "Qetat e Romanit" ndodhet "Guri i Romanit" si roj qysh nat kohe. Ai u kallxon tan zaptuesve t'huaj se herët a von edhe ata ka me i gjet cka e gjet romanin. E ata te huaj Lugines se Bukur ja vun emnin ne gjuhen e tyne Valbona. Kështu na kan than te paret tanë, e kshty po t'thom edhe na se mosme ja pa kallxue njanitjetrit kish me kan ne dhe, bashkë me Romanin "Te moshuarit" ne tregimet e tyre thonin se "dikur ne ato ane kish pas shkue edhe greku. Por ne kohen e grekut kish pas fal Zoti bor te madhe e otergjet ci binin prej Romanit e Lugut t'math, takoheshin te Syni, bereqet nuk kish ba hic e greku kish pas thye qafen anej prej nga kish pas ardh". Midis Katundit t'Eper dhe GjonBalajve, nje vend edhe sot quhet "Mokna". Aty kalon nje she me uje te vazhdueshem, dimër e vere. Te mocmit thon se aty, ne ate she dikur kane qene mullijt e fshatit. Rrenojat e tyre kane qene te dukshme deri vone. Ne nje legjend tjeter, e cila shkon edhe tre breza ma larg,por qe ne koh asht ma e vonshme se legjenda e Vajzes se Vuthit, thuhet se i pari i Vuthjanve Bala, e ka origjinen tek Shejt Kelmendi. Nuk perjashtohet mundesia qe te jete keshtu, por gjithsesi legjenda e Vajzës se vuthit ështe shumë shekullore me një truall te caktuar prandaj dhe esht e besueshme se Bala asht Kelmendas ne truallin e vet, ne Vuthaj, te trashiguar brez pas brezi, dhe ne asnjë menyr nuk mun te trajtohet si ardhacak. Ne legjendën e Vajzës se Vuthit, qe eshte ma se dy mij vjecare, thuhet qarte se Vuthjant ishin ne trojet e tyre te lashta dhe luftonin per mbrojtjen e tyre. Gjithashtu legjenda eshte argument ne te mir te se vërtetesë se te gjitha kto trva kane qene qysh se ne lashtsi te të parëve tanë Iliro-Shqiptar. Po kështu ështe i njohur edhe i prenuar fakti se Kelmendasit kane qene adhurues te trojeve te veta dhe te jetes se lir ne to, pa pushtues te huaj, kunder te cilve luftuan neper shekuj. Kështu qe ne rrethana e situata te caktuera, ata jan tkuerr "kanë marr malin me jetue te lir". Prandaj dhe i gjejm ne kto malsi te thepisura dhe shkambore. Shume here te moshuarit thone : "He, more, burra, t'paret tan kurr nuk i l'shuan këto troje. Ata shpesh her i patën lan luginat e fushat e tyne e dualen ne bjeshkt e nalta me jetue te lir bashkë me Shqipet".

Vuthjant banore autokton në trojet e veta

QE Vuthjanet janë Kelmendas pranohet nga te gjithë. Ndërsa, persa i përket autoktonis se tyre, ne trojet ku ndodhen dhe sot mendimet ndahen. Te huajt keqedashas këtë fis te lasht jane munduar ta paraqesin si ardhacak, por pa argumenta. Na themi se Vuthjanet jan autokton ne trojet e tyre etnike me vazhdimsi shumë shekullore. Vuthjant, Kelmendas kane qen te njohur për perkushtimin ndaj atdheut dhe lirisë, njerzillekun, burrërinë, ndershmerin, besnikrin, sinqeritetin, mirkuptimin, njerëzor, vendosmerin për te mbrojtur te drejten e tyre deri ne fund, ndenjen e dashuris per njeriun-krijesen madhore te Zotit ne toke, dashurin ndaj trashegimsise qe ju kane lan te paret, ndaj tokes amtare, vendosmerin për te luftuar kundër "te drejtës se topuzit", dëshirën për te mësuar e përparuar, për te luftuar te keqen, padrejtsine, dhunen, shtypjen, rrenen, pabesin, vjedhjen.

Për Vuthjanet te shejta kanë qen toka, qielli dhe dielli. Nje gjë te tille duket nga perbetimet qe jan ruajtur deri ne ditët etona si : pasha driten e diellit ci na jep jetë, pasha qiell e tok, pasha token ci po shkel, pasha token ci e kemi shpi per ket e ate jet ! Po ashtu virtytet te pacenushme te te parve tone kane qene miku, mikpritja, bujaria, besa. Kto cilsi te tyre i kane ven re edhe studiues qe jane marr me problemin Shqiptar. Kështu ata i kane cilsuar Kelmendasit, pra, edhe Vuthjanet, si te eger dhe trima prej natyre, trupmdhenj dhe te pashem qe din me luftue shume mire. Prandaj kurre nuk ju binden dhe nuk ju nanshtruan te huajit, as sllavit as turkut, por pranuen jetën e lire tradicionale ne bjeshkt e veta. Shumë studius i kane vlersuar Kelmendasit si burra te beses, te vendosur ne fjalen e dhane. Posacarisht për vuthjanet janë shprehur mendimtar te huaj dhe Shqiptare se "janë banoret ma te cmuar ne Krahinën e Plavës. Ata e mbajn fjalën, janë te ndershem dhe trima". Ndersa Anton Ceta, duke folur per banoret e ksaj krahine, thotë se "nga kta trima (Vuthjant) kishte frig edhe Veziri i shkoders. Vuthjant si trima e pleqnar jane te njohur edhe jashtë kësaj treve". Karakteristikat te perbashkta fizike te Kelmendasve kane qene trupi i gjat dhe i holl, te pashem, me vecori antropologjike te perbashkta. Te till kane qene te paret tane. Ata kurre nuk i rane kujt ne qafe. asnjeher nuk ban luftra pushtuese. Mbrojtjen e trojeve te veta e bene me perkushtim dhe mbijetuan duke perballuar me vetmohim te gjitha rebeshet qe u perplasen gjat shekujve ne truallin Arbëror. Dhe ne, bijt e tyre, duhet te veme ne jetë amanetin e te parve : Te bashkuar, te ndertojme boten e lir Shqiptare ne trojet tona etnike. Kështu janë dhe do te jane edhe pasardhsit e Vuthit ne trojet e veta te lashta, te edukuar ne oden shkolle te burrave me frymen e traditës epike te maleve tona, ashtu sikurse vllazrit e truellit kombëtar, Vuthjanet do ta ruajnë ne zemrat e tyre respektin dhe kujtimin për para ardhsit dhe flijimet qe ban ata per ket toke te shenjt, për te rujtur e kultivuar tek pasardhsit traditat me te mira te kombit, e mbi çdo gjë dashurin per njari tjetrin, për atdheun, urrejtjen per pushtuesit. Te gjithe popujt,ne bot ,ruajn ne kujtesen e tyre shekullore brez pas brezi ngjarje e personalitete te shënuara te historisë se tyre. Edhe vllazrit tone te krahinave te tjera Ilire-Shqiptare, ruajne ne kujtesen e tyre, perkujtojn me respekt ngjarjet madhore qe kane lene gjurme te pa shlyeshme ne historin e kombit tone, perkujtojn me nderim personalitet dhe trimat qe nuk kursyen as jetën e tyre per te miren e popullit e atdheut. Te gjithë ne Shqiptarët krenohemi me emrat e mbreterve Ilir, Agronit, Teuta, me Skenderbeun dhe fitoret e tij, me lidhjen e Prizerenit e personalitetet e asaj kohe, me 28 nëntorin e burrat qe ngriten flamurin ne Vlore. Nje tradite e tille ështe kultivuar edhe ne treven Vuthjane, ne Oden e Burrave. Ne këto kuvende vazhdimisht jane permende me respekt bemat e mira te para ardhsve. E njera nder to qe ka zan vend te rendsishem eshte rujtja e origjines, prejardhjes Iliro-Shqiptare. Prandej, Vuthjant kudo qe ndodhen deri ne ditet tona, e dine prejardhjen, e dine se janë autokton ne trojet e veta, por eshte e kuptueshme se disa ngjarje dhe personalitete perjashtohen ne qenien e njerzve për rendesine qe kane pasur, kane dhe do te kene. Prandaj edhe Vuthjani te fletme krenari per te paret e vet, për bemat e tyre, trimerin qe kane treguar ata per mbrojtjen e trojeve amtare qysh ne lashtësi. Te paharruara kane mbetur dhe jan percjell vazhdimisht ne Oden e Burrave luftërat e paraardhsve tane kunder pushtimeve latine, bizantine, sllave e osmane. Te gjitha trimerit jan perjetsuar ne legjenda, tregime e kënge nga anonimi popullor.

Lufta kundër pushtuesit osman

Nje nder këto negjarje te rëndësishme, qe Ësht ruajtur dhe përcjellur neper breza, ështe edhe lufta e Kelmendit kundër pushtuesve osmane. Sipas gojdhanes lufta ka qene e gjate, ashpër dhe me shumë viktima nga te dya palet, me shumë dame per palet nderluftuese. Legjenda mbi ket ndeshje te madhe asht rujtur dhe percjell neper shekuj ne Oden e Burrave nga te moshuarit, te cilet kur tregonin bemat e te parve per mbrojtjen e vatrave arbrore, te prenishmit i ndegjonin me vemendje dhe respekt. Ne ket legjende thuhet : "Ne kohen kur pushtuesit osman luftonin me zaptue tokat tona, te paret tanë kudo luftuen burrnisht e trimnisht per mbrojtjen e trojeve te veta. Lufte te rrepte e te gjatë bani edhe Kelmendi, gjithkun ne tokat Shqiptare prej Jeni Pazarit e deri ne Nikc. Thon se luftë e madhe ish kanë ba ne Luginën e Gucise, ku pushtuesit osman u nalen per shume kohe. Kelmenasi, e kishin pas damtue shume pushtuesin osman tue mesy natën ne cadrat e tyne, tue vra shume ushtar osman e pa u damtue vete, tue u kthye ne shpatijet e maleve. Prej anej ruheshin se mos u afroheshin ushtaret osman. Kelmenasit kur shkojshin ne lufte, seicili kishte me veti ka nje duek te mushun me lesh dhensh te pa lam. Këtë e vejshin përpara dhe shkonin tue e shty e tue ju afrue armikut. Ushtaret osman kishin arme te mira, por me to nuk mujshin me vra Kelmenasit se plumat nuk e cpojshin leshin e pa lam, po meteshin ne ta. Osmanet bajshin cudi pse nuk pa mun vrasin Kelmenas, kur ata i msyjshin dhe i vrisnin natën. Besa,ne ket lufte burrave ju kane nimue edhe grate me cka kane mujt. Ne te tana luftnat grate e Kelmenit jane te nigjueme. Kështu pra lufta nuk po maronte e ushtaret osman ishin terbue krejt prej inatit ci s'po munen me shtrue Kelmenin. Dhe, qe besa e burrave, nuk munemme dit edhe sa kohe kish g'jat ajo lufte sikur te mos e kishin marr vesh ushtaret e Sulltanit se si mrohen Kelmenasit me lesh dhensh te pa lam. Dhe e kishin pas marre vesh nji nat qi kishin pas vra do Kelmenas e shoket nuk kane mujt me i bajt por kan met aty ku i kan vra. Kur i kan gjet ata te vramit i kane gjete bashkë me duej te mushun me lesh te pa lam. Besa, more burra, ne këtë luftë ashte vra nje mashkull i yni ci ish kan boll trim. Emnin e ka pas Nrel Bala, bash vllau i Gjon Bales. Kure pan ushtaret osmane me cka mroheshin Kelmenasit, kur msyjn natën, morën pran shume huj e ata huj i prehen ne te dy anet, pastaj shkuen i ngulen neper ato vene ci vijshin Kelmenasit natën. Keshtu kur Kelmenasit msyenin natën, rane ne pengesa, ne huj ci kishin ngul osmanet dhe nuk mujten me perparue ma nej, po u cuen n'kam e kur u cuen i msyen ushtaret osmane dhe i thyne. Kështu kanë ardh pushtuesit osman ne anen tone. Kur hin ne venin ton ata kishin ba cka bajn ata ci nuk e kan rodin e burrnis, kishin pas vra, djeg plackit cka kan gjet. Kshtu kish pas marue kjo lufte, por Kelmenasit kurr nuk e pushuen luften kuner pushtuesit osman e ma vonë kuner pushtuesve tjere. Qysh n'at kohe kan met emnat : Guri i Gjon Bales (ne Balcine te Luzhes), Ashti i Nrelit (pyll midis Zarunices e Fushes sirme). Kto emna jan dhe sot. Pra duhet me dit se tokat e Bales kane ken prej te Guri i Sahatit deri ne Shkalle te Vuthit, prej te Liqeni i Shtares e deri te Guri i Gjon Bals. Gjith ky ven, me bjeshk e vrri a ken i t'parve tane. Ne sot nuk e kemi te tan truellin e Bales se nat kohe shum Kelmenas e lshuen venin e msyen kah mujten. Kishin pas shkue ne thellsi te bjeshkve deri ne Malsi te Madhe e ma larg, por edhe ne drejtim te veriut kah Rozhaja e Peshteri, ku edhe sot janë kushrijte tane. Disa edhe ishin ken kthye prap se Gjoni jau pat lan amanet mos me lshue truellin e vet. Edhe nje gja duhet me dit ; thonin te moshuanit. Ne venin tone nuk ka pas kam shkjau. Ata ktu i solli turku raje e na meten ma jau pa sherrin brez pas brezi'". Kështu thotë gojdhana popullore. Deri ketu shkon edhe lidhja farefisnore e brezave. Prandaj, perfshirja e një periudhe shumë shekullore ne gojdhanen popullore mesemiri deshmon se vuthjanet janë banor autoktone ne trojet e tyre te lashta dhe nuk janë ardhacak te vonshem sikurse jan munduar e mundohen ti paraqesin historjanet dhe etnografet serbosllav. Vuthjanet Kelmenas kane lene gjurm te pa shlyeshem ne trevat e tyre etnikisht te pastra, te cilat, madje dhe sot, ne pjesen ma te madhe te tyre, jane etnikisht te pastra. Pra, ne ket treve jetoj dhe mbijetoj ne shekuj elementi Iliro-Shqiptar ne vazhdimsi e pa nderprerje. Ne lidhje me dy vllazerit Vuthjan te dhanat gojore nuk perputhen plotsisht. Te moshuarit qe kam bisedua me ta per ket problem, kane deklaruar se edhe ato jane Vuthjane. Vllazeria Gocaj, thonin te moshuarit, padyshim u larguan nga kto troje ne drejtim te Peshterit, prej nga me vone, një deg e ksaj vllazerie kthehet ne Vuthaj. Kuptohet se gojdhana nuk percakto me saktesi datat e levizjes, kur u larguan dhe kur u kthyen, por pohon zhvillimin e ngjarjeve ne kohe te ndryshme. Jane Vuthjan autokton dhe banor ne trojet e veta edhe vellazeria Selimaj. "Na ,Selimajt jemi vuthjan hanedan, jemi te Pretashit. Selimi, Isufi e Vuksani jane kane vllazen. Te Isufit, ne kohna t'hershme jan ken cue prej knej dhe kanë pa shkue e zan ven ne Nikc. Atje janë edhe tash trashigimtaret e tij. Disa prej tyne kan majt fene myslimane e disa te tjer janë kthye prap ne fen e t'parve".

Përfundime
http://www.albanianarts.com/aart/files/image0000000524.jpg

Pavarsisht nga ndonje ndryshim qe vihet re ne tregimet e te moshuarve. Çka asht e kuptueshme po te kihet para sysh fakti se kane kalue shume e shumë shekuj, te gjithë ata te moshuare qe kame pasur fatin e mire te bisedoj me ta ne lidhje me këto probleme, kane qene te një mendimi për ceshtjet qe po rendisim : Vuthjanet qysh ne lashtsi janë autokton ne trojet e tyre, ne vendbanimet e sotme, por edhe te shperndar ne shumë krahina te tjera ; Vuthjanet janë Kelmenas autokton ne Kelmend dhe jo ardhacak; - hapsira Vuthjane ka qene etnikisht e paster, e banuer vetem nga fisi Vuthjan. Pushtuesit e ndryshem qe kane kalue neper këtë treve gjithmon u larguen prej saj ; - ne kohen e pushtimit osman ne kto ane pati dyndje ardhacakesh te myslimanizuar, Sikurse ka qen Radoja nga Kuci ; - ne te njejten periudh shume Shqiptar nga Gucia e Plava qe kishin prenue fen islame, lidhen krushqi me ardhacaket e myslimanizuar serbishtfoles, gje qe gradualisht ne këto familje coj ne humbejen e gjuhës Shqipe dhe marrjen e gjuhës së nenës ; -gjate periudhës se pushtimit osmane, shumë familje vuthjane per shkaqe te dhunës turke ose për shkaqe ekonomike u detyruan te largohen nga këto troje ne drejtime te ndryshme. Shperngulje te shumta nga kto treva Shqiptare sidomos ka pasur rreth viteve 1700, dhe me vone me 1912, 1913, 1919 e 1920. Por shpernguljet ma te mdha vihen re pas vitit 1960 ; - Shqiptaret e Krahines Plav e Guci, pra edhe Vuthjanet Kelmendas, moren pjes aktive ne te gjitha levizjet e mëdha dhe te vogla kryengritse kundër pushtuesve osman dhe ma vone, atyre serbosllav.
http://static.panoramio.com/photos/original/5624012.jpg

Sidomos janë për tu përmendur kryengritjet e viteve 1684, 1711, 1737-1739, 1847, etj, vecanarisht e randsishme ka qene lufta e vitit 1878-81 për mberojtjen e ktyne trojeve nga pushtuesit malazes. Gjithashtu, Vuthjant kane marre pjes ne te gjitha levizjet kryengritse kunder pushtuesve osman, qe cuen ne shpalljen e pavarsise te shtetit Shqiptar nga perfaqsuesit etij ne Vlore me 28 nëntor 1912. Megjithse ne këtë Krahine lufta vazhdoj deri ne vitin 1924. Sipas deshmive qe disponojme, Gucia e Plava kane qene krahine e Shkoderas deri rreth viti 1800. Pastaj kjo krahin kalo ne vartesi adminstrative te Prizerenit dhe ma vone te Pejes. Kelmendi, pjes e te cilit asht edhe treva Vuthjane, ne te kalueren ka pasur shtrirje shumë ma te madhe nga ajo qe ka sot. Nje gje etille deshmohet dhe vertetohet me faktin se edhe sot kemi krahina Kelmendase qe mbijetuan neper shekuj duke u ndeshur me pushtues te ndryshem sllav, osman, e përsëri sllav, por qe sot ndodhen ne trojet e tyre etnike si ne Rugove, Peje, Rozhaj e deri ne Sanxhak. Vetëm ne Plav e Guci janë rreth 27 vllazeri me origjin Kelmendase, kurse Rugova ështe tersisht Kelmend etnikisht i pastrert. Velikasit, banoret e Velikes, fshat ne Komunen e Plaves, me origjin Shaljane, janë te asimiluer e sllavizuar nga kisha ortodokse sllave. Kushrijt e te njejtit trung ndodhen ne fshatra te rrethit pejes, kryesisht ne Isniq. Ndersa ne Velike nje vllazeri e ka rujtur miemnin "Shaliq". Te moshuarit ne tregimet e tyre mbi lashtesin nuk harrojn as grekun, i cili, thonin ata, la permenden ne are dhe shkoi andej ka kish pa ardhe. Gjithsesi te huajt qe kaluen neper kto troje, lane gjurme, sidomos ne besimet fetare. Dihet se sot Shqiptaret, pasardhsit e ilirve, janë te tri besimeve : katolike, myslimane, dhe ortodoks, përvec sekteve te tjera, qe për fat te keq nuk jan as ato te pakta. Por, rendesi te dores se par ka fakti se megjithse besimet fetare jane te ndryshme, marrdhanjet e gjakut Shqiptar, marrdhanjet midis Shqiptarëve te besimeve te ndryshme nuk u tranditen asnjë herë. Perkundrazi, pavarsisht nga besimi, ato dmth, marrdhanjet vllazerore kane qene dhe janë gjithmonë te tilla. Kshtu ne Krahin ton, myslimane katolik, kane festuar bashkarisht bajramin dhe pashken, kane lidhe kumari dhe vllazeri, madje ka pas edhe raste te lidhjeve martesore. Gjithmon janë ndodhur bashkarisht kur i ka thirr atdheu, duke u betuar sipas traditës : "per qiell e per dhe e baj deken si me le". Gojdhana popullore shenon dhe faktin se pas vdekjes se Gjonit, Sanxhakbeu i Shkodrës e thrret Dedushin ne bese "me ja mush menjen me nrrue fen" por masi ky nuk ka prenuae, ai e ka pre ne bese. "Begleret i kanë pas pru shkijet cipcinj ne këto toka, tue u dhan bjesh e vrri e ata na meten ktu ku i kemi edhe sot. Boll i keq ka ken edhe Mahmut Begolli i Pejës".

Ardhacakët sllav - Armiq të betuar
Armik i egër i këtyre trevave Shqiptare, i te parëve tone ka qene car Dushani, i cili i ndëshkonte shume rende "te pabindurit", duke i detyruar te prenonin fenë ortodokse dhe te flisnin "sikurse ka folur Zoti", mbasi sipas megallomanise serbosllave, edhe zoti paska folur serbisht. Qe nga kjo kohe emrat vetjak, onomastika, pësoj një goditje te rende. Madje, ne këtë drejtim, edhe te tri besimet fetare kane lanë gjurmët e tyre. Pushtuesi serbosllav, duke u përpjekur qe ti jep ngjyre sllave cdo gjurme Iliro-Shqiptare, me qellim dhe ne këtë krahine, si ne krahinat e tjera, ndryshuen shume toponime si : Vuthaj-Vusanje, Guci-Gusinje Martinaj-Martinoviq, Gricori-Grncar, Pepaj_Pepiq, Nokshiq-Novshiqi, Plav-Pllav, Dardha-Krushevo, Qafa e Diellit-Dio, Burimet-Izvori, etj.

Jemi autokton në trojet tona

Edhe te dhanat historike deshmojne se këto treva kane qene te banuara qysh ne lashtësi nga fisi Iliro-Shqiptar. Eshtë e njohur se fiset Ilire luftuan kundër romakve me se një shekull, dhe u pushtuan prej tyre vetëm ne vitin 167. Kësaj periudhe i përket edhe legjenda e Vajzës se Vuthit, e cila deshmohet ne toponimet e rujura deri ne ditët tona. Po ashtu asht fakt i njohur se Gucia dhe Plava kane qene krahinë perberse e "Ilirikut" te Shkodres. Mbi lashtsine Shqiptare te ktyre trvave deshmojn edhe toponimete tjera si : Vizitori, Trojani, Vutkani, gjetjet arkeologjike ne Rakopec (sot Brada e Vezirit), e cila ne te kalueren ka qene prone e vllazerve Vuthjane Brucaj. "Kurt Lula Brucaj, komit, ne kohen e pushtimit osman kishte vrare shum nizam te turkut. Veziri i Shkodrës me dredhi e kish pas kap Kurtin dhe e kish pas var ne flokët e tij. Qysh prej asaj kohe ket bjeshk e mori veziri i Shkodrës, prandaj dhe quhet Brada e Vezirit". Monumente te tjera te kulturës, te lashtësisë Ilire ne këto treva jane pervec gjetjeve arkeologjike ne Rakopec, edhe varret e Ilirve ne Vizitor te vogël, varret e Ilirve ne Hot, Kisha Katolike ne Martinaj qysh ne shek. XIV, xhamia e pare ne Plavne vitin 1471. Rreth vitit 1638 sipas Mazrekut, shumica e popullsisë ne Guci e Plav ka kalue ne fenë islame. Ne Vuthaj, rreth vitit 1700 ka pas mbi 40 mysliman. Xhamia e Cekajve ne Guci, ndërtuar ne vitin 1687. Xhamia e Vezirit (Mehmet Pashe bushatit) ne Guci, ndertuar ne vitin 1765. Xhamia e Gjyl Beut ne vitin 1883/34. Xhamija e Ali Pashe gucise ndërtuar ne vitin 1899. Ne Vuthaj kan qene fillimisht tri xhami, ne katund Eperm GjonBalaj dhe Qosaj si dhe mejtepi Gjonbalaj. Ma von u ndertuan xhami edhe ne cerem e Valbone. Ne Runica dikur, sipas gojdhanes, ka pasur xehe. ky vend ndodhet siper Liqenit te Shtares. Duhet theksuar se, ne kto treva, ne pergjethsi, nuk janë bere kërkime te mirfillta arkeologjike, megjithse vende te tilla ku mun te bëhen kërkime ka. Prandaj duke pasur parasysh sa thame, pretendimet serbosllave se banor i par i kësaj treve ka qene Gjoni, i biri i Bales, jane te pa argumentura, tendencioze, absurde dhe qellimkqia, te cilat, ne fund te funit, kane vetëm një synim : te mohojne vazhdimesin e elementit Shqiptar ne kto treva. Ne lidhje me kete po u sjell një deshmi autentike. Ne vitn 1948 ne Gjonbalaj, tek shpia e Cun Mules, vjen nje grup i perber nga historian dhe etnograf malazes per te mbeledhur te dhana gojore. Shprehja e par e tynre ishte : Vi ste Albanci, ali dosljaci (ju jeni Shqiptar, por adhacak). Ne fakt, kjo nuk ishte pytje por nje pohim joshes dhe provokues. Joshes se prenonte faktin se Vuthjanet jan Shqiptare. Pra nuk janë as turq, (sikurse i quanin dikur), as mysliman. Por, nga ana tjetër ishte nje shprehje provokuese, për t'i futur ne rruge pa krye bashkbiseduesit, sepse ata duhej te thonin, sipas llogjikes serbosllave "jemi Kelmendas por ardhacak". Kurse Cvijiqi me 1905 dhe 1908 jep kto te dhana : Ne guci e Plave dhe ne 29 katunde te kësaj krahine jane 207 familje ortodokse me 2053 anëtare ; 705 familje myslimane dhe 878 familje Shqiptare. Esht e qarte dhe dihet nga te gjithë se edhe 705 familje myslimane, boshnjake, sikurse quhen nga populli i atjeshem per arsye se ne familje kan folur gjuhen e Boshnjakëve te Bosnjes, ne shumicen e tyre kane qene me perardhje Shqiptare. Janë te njohura vellazerite shqiptare si : Nikocaj, Berisha, Kastrat, Hot, etj., qe ne Guci duke u martuar me gra boshnjake nga thellsia e Luginës se Limit, sollen ne familjet e tyre te folmen boshnjake. Eshte fakt i njohur dhe i prenuar, ne kohen tone, nga gjithë e njerëzit e ndershem, se diplomacia evropiane ka ber padrejtsite ma te mdha ndaj kombit Shqiptar, ndaj ceshtjes komtare shqiptare, duke filluar qe nga kongresi i Berlinit me 1878, Konferenca e Ambasadorve ne Londër ne vitin 1912-1913, Konferenca e Parisit me 1919, dhe konferencen e Jaltes me 1945, duke shkeputur nga trungu kombëtar Shqiptar me shum se dy te tretat e territorit dhe me shume se gjysmen e popullsisë, e neket kuader dhe Krahinat Plav e Guci, Hot e Grude, qe me luften e tyre heroike kundër pushtuesve osman e malazes, sfiduan fuqite e mdha te kohës, mposhten ne fushën e luftës osman e malaziasit, duke mbrojtur me gjakun e tyre këto treva te pastra etnike.

Lufta e nokshiqit. Organizimi, zhvillimi dhe fitorja

Shume te dhana dokumentare dhe gojore dëshmojnë me qartsin ma te madhe se populli i kësaj Krahine asnjeher nuk i miratoi, nuk i prenoi as qe dot i pranoje kurre vendimet e dhunshme qe coptojn trojet Shqiptare. Faqe e ndritur ne historinë e luftërave qe kane bere te paret tone, për mbrojtjen e trojeve te tyre, eshte pa dyshim Lufta e Nokshiqit dhe fitorja e arritur kundër forcave malaziase, diplomacisë se Fuqive te Mëdha te kohës, synimeve ekspansioniste ruso-sllave dhe dredhive osmane për te shpetuar veten ne deme te interesave jetsore te Kombit Shqiptar. Për fat te keq duhet than se kjo teme kaq madhore, qe u kurorzua me fitoren e shkëlqyer te forcave ushtarake Shqiptare te komanduara dhe drejtura nga Lidhja e Prizerenit, pothuajse nuk asht trajtuar fare, e cila për vendin qe ze dhe jehonen qe pati ne ngritjen e ndergjegjes Kombëtare, meriton shume ma teper kujdes. Rrethanat ne te cilat u zhvillua Lufta e Nokshiqit. kriza lindore, lufta ruso-turke dhe nenshkrimii traktit famkeq te Shën Stefanit, e benin situatën shume te rend dhe te nderlikuar per Kombin Shqiptar. Populli Shqiptar ne ate periudhe te veshtire ndodhej para dy alternativave¨: Te prenonte vendimin e Shen stefanit, te cilat coptonin trojet Shqiptare midis Bullgarisë, Serbisë dhe Malit te Zi, dmth te prenonte ripushtimin, ose te organizohej per te perballur situaten e nderlikuar te brendshme dhe nderkombtare, te vazhdonte me trimeri luften clirimtare kunder pushtuesve te vjeter dhe te rinj. Populli Shqiptar, megjithse ne rrethana te vështira, zgjodhi rrugën e dyte, rrugën e vazhdimit te luftës për çlirimin kombëtar, dhe per mbrojtejen e trojeve Etnike Shqiptare te rrezikuara nga synimet ekspanzioniste ruso sllave.

nga Flori Bruqi:Kush është Kozeta Zavalani,Qirjo



http://www.yllpress.com/fotografite/artikujt_origjinale/kozeta_zavalani_eshte_bukur_te.jpg

Kozeta Zavalani, Qirjo është e Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës më 1981 dhe në 1984 specializuar për gazetari. Ka dhënë lajmet në RTSH e ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare si: “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Dr”, CIPE ne Washington D.C. etj. Eshtë kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”. Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota.Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” e "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën; “Women of the World - 2007”.

https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgOkdsVVEeB0QMdWVWXmqt3w_femeAycsvLF5ll0KcdR6SrtaMLShkxTBhihectmDIjWyy7d9vrHiOsWRWarWimErPc785o91aNsmLyA5PAm2yCFi8OhPjolUhXVZFuigFjfU3vFpNqwmqk/s400/poezi+4+copy.jpg


Këngën lag me lot



Tani, në buzët e tua

nuk ka më asgjë,

asgjë me musht.

Ndoshta thërrime kanë mbetur

nga shkoqitja e zemrës!?

Magjia lumturore që na mbështolli bashkë

Kacavirret në zemrat tona

si një gjethe e verdhë,

që pret të këputet në vjeshtë.

Ndaj iki larg

e rrokullisem kot,

çmendem pas yjeve e hënës

me to, këngën e shpirtit lag me lot...





Jam zëri i së nesërmes



Në mesnatë braktisa gjumin

Hapa dritën dhe lexova ëndrrën



Të nesërmen, mbi parvaz gjethja rrëzuar

Shikoj shelgun bardhë lotuar



Brenda vetes drita lindur

Drejt të nesërmes për tu rritur



Është një farë mbjell në djep

Që po rrit pemën e vet



Nëse jam sot luleçelur

Në k’të shekull paskam shkelur



Zëri im po ngjitet n’shkëmbë

Herë i lehtë dhe herë i rëndë



Zogjtë që ulen përmbi sup

Zë më japim të pafund….





Gjysmëbotës



Ju mblodha një nga një

Si një buqetë lulesh në arë

Si një polumbar

Që midis guackave të detit

Nxjerr margaritarë...

Margaritarë jeni ju;

Afërdita, Flutura, Margarita...

që në Gjysmëbotën

ju bëra buqetë

T’ju prek përjetë

Të shtrenjtat e mia,

Si kallëza gruri në arë

Secila një varg

Si vetë poezia.







Mamasë Anika



Atë natë prush me yje,

Vonoi ”Anek” lundrimin nga Pireu

Ndaj nuk sosa dot,

Ndonëse më penguan,

E s’bëra prapakthehu..!

Shpejtoni, ju lutem, u thashë,

Shpejtoni...!

Me sytë nga dera,

Ajo mua më pret.

Mërguar e malluar,

në ishullin e lashtë me emrin

Kretë,

ku përqafuar me diellin e detin,

Kazanzaqi përjetësisht fle.

Ah, moj mama!

Nëpër vapë fillimgushti

me dhimbje ngarkuar,

dhe mallin që digjte diellin

çava udhën e Pindit

si dikur mes drerëve kalonin veç komitë,

Erdha...erdha atë ditë

Me erën e ndarjes

Të të lagia buzën,

Të të puthja sytë...!

Përtej Oqeanit



Me erën e shkalluar,

shëtis nëpër natë.

Mbi dallgët e oqeanit

yje të dashuruar;

ndjehem e lumturuar.

Shikimet shkëmbejmë me dallget

që lodrojnë mbi valë.

Era, si gjysmëbota midis gjethesh

me palmat e jetës,

luan.

Me zemrën e dallgëve,

rënkon e shkallon,

duke kërkuar këngët e zogjve,

në pikëzat e ujit

ëmbël cicëron.

Këtu, buzë oqeanit

ishujt e virgjër

të shpirtin tim

i kthen në lot të trëndafiltë....





* Në Sant Croix.



E pashë kaq pranë diellin

të lindë në agim,

tek puthte Ishujt e Virgjër,

krejt të virgjër,

që Kristofor Kolombi i pagëzoi

me emër të brishtë.

Me ledhatimin e rrezeve të tij,

hapa sytë

dhe përpiva gjithë mrekullitë...

Në ballkonin tim një tavolinë

me lule

pret të vijnë miqtë.

Ata janë larg,

shumë larg

e dot s’mund të vijnë...

Prej andej sjellin puhizën e agimit.

E vetme në ballkon përsias

Vetëm me erën mikeshë

që më ledhaton gjithandej

e diç më pëshpërit në vesh.

Dy dashnorë nëpër dallgë më shohin me zili.

Më ftojnë pranë tyre të ri;

oqeani e dielli...



* (Vendi kur për herë të pare shkeli K.Kolombi më 1493,

kur zbuloi Amerikën)





Bisedë me diellin



-Mos mu largo- më foli,

se unë të ndjek ngado.

Sharmin tënd e shijoj vetëm unë

Nuk bëhem xheloz

dallgët e oqeanit kur përqafon.

Unë do të ledhatoj përsëri,

E përsëri do të dal

veç për ty

se e di:

Dashnor besnik më ke

përjetë.

mërzitesh kur s’më sheh ndonjë ditë

kur retë plot zili me dalin ne prite...

Eja më shtrëngo

Nuk iki pa të puthur dhe një çikë

Mos u turpëro

Tek ty, janë në gjumë të gjithë...





MËNGJEZET E SYVE TË PASTËR





Lëkundem në djep të mendimit

Si një varkë e çarë në udhëtime

Që nuk e lënë të mbytet

Mëngjeset e syve të pastër

Perëndimet e purpurta të buzëqeshjeve

Tek çelin pareshtur prekur nga qerpiku rënë



Mëngjeset e syve të mi janë qiellit pa re

Si në Parajsën e dëshiruar ndër vite

Prej atje bien të errëta lotët e dhimbjes

E sytë e mi mbajnë rreze të ylberta

Për t’ja dhuruar zemrës



Pasqyra e syve



Thonë sytë që kanë dritë

Dritën e shpirtit pasqyrojnë

Ndjenjën kanë si orbitë

Kur aq bukur xixëllojnë



Pasqyra e syve kurdoherë

Më ka bërë që të hetoj

Në qelizë e venë të futem

Zemrën si rreh të shikoj



Kozeta Zavalani (Per vetveten)http://www.gazetatelegraf.com/thumbnail.php?file=Zavalani_559395486.jpg&size=article_medium

Quhem Kozeta Zavalani,Qirjo. Jam gazetare e shkrimtare dhe kryeredaktore e revistës "Stina për ndryshim". Jam nënë e dy djemve Mendit 19 vjeç dhe Mikelit 16 vjeç dhe bashkëshorte e mjekut të përgjithshëm, Gjergj Zavalani. Jam diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës më 1981 dhe në 1984 jam specializuar për gazetari.


Qysh nga viti 1992 puna ime është përqëndruar në gazetari.Kam kryer një sere kualifikimesh pasuniversitare dhe kam kontribuar si lektore në konferencat : "Mbi menaxhimin e kohës" nga Vrije University, në Amsterdam të Hollandës, "Burimet njerëzore dhe lidershipi" nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, "Gruaja, si force ekonomike në afirmim" nga CIPE dhe "Ne vendosim" nga WIPP dhe TIAW, Washington D.C. "Shkëmbimi i udhëheqjes së grave" në Los Angeles, Californi, "Rrjeti botëror i grave" në Marakesh të Marokut, "Forumi Ekonomik Europian" në Varshavë, Poloni, "ePSI-Net" ne Athine, Greqi, etj. Jam antare e Shoqatës së Gazetarëve Ndërkombëtarë Profesionistë dhe Rrjetit Botëror të Grave, duke bashkëpunuar me shoqatën "FIDAPA"në Itali, "Women and Peace" UNESCO në Greqi, "Dirigenteas" në Paris, WIN - Switzerland, GlobeWomen, CIPE, TIAW dhe WIPP ne Washington D.C.



Jam zgjedhur "Ambasadore e Paqes" nga Federata e Familjes per Paqen Universale.Si pjesëmarrëse në Konferenca të ndryshme ndërkombëtare jam përpjekur të sjell shpirtin dhe përvojat e fituara prej tyre në vendin tim, për fuqizimin e shoqërisë shqiptare, të familjeve në përgjithësi dhe grave në veçanti.



Si rezultat kam bërë miq përjetë në të gjithë botën. Kam takuar gra të veçanta, të ndryshme dhe dinamike anembanë botës, duke ndarë përvojat e duke punuar së bashku për të njëjtin qëllim. Njerzit që kam takuar dhe përvojat që kam fituar prej tyre i kam ruajtur si thesaret më të çmuar të jetës sime.Synimet e mia janë të fitoj një përvojë të re dhe ta perdor në organizimin dhe mbajtjen e temave mbi rrjetin nderkombëtar të grave VIP, menaxhere, profesioniste dhe sipërmarrëseve, që drejtojnë dhe po përgatiten të udhëheqin ndryshimet globale, revolucionet e mëdha dhe të vogla, në vendet e punës dhe në jetët e tyre, për ta bërë botën një vend më të mirë.



Shumë prej tyre më kanë shërbyer si protagoniste, më kanë frymëzuar në librat e mi "Gra që më kanë frymëzuar" dhe "Gjysmëbota", që përmbledh intervista me gra të suksesshmenga vendi dhe bota, realizuar në harkun kohor të 4 viteve (2002-2006). Publikova librin e pare nëpërmjet shtëpisë botuese "Afërdita"- që drejtohej nga zonja me të njejtin emër, e cila u nda papritur nga jeta që e donte kaq shumë. Prandaj në kujtim të saj po përsëris:Aferdita Balla Eshtë një grua ekspresive, fjalë-ëmbël e fytyrëqeshur, mjaft optimiste për jetën.



Ashtu si dhe emiri që mban, kur je pranë saj ndjan se ke pranë vetes dritën, mirësinë, bujarinë dhe dashurinë.Vendosa të punoj për "Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim" një shoqatë që unë e kam themeluar kohët e fundit, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parrullën "Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme". Familja shqiptare tradicionalisht ka qënë bartëse dhe përcjellese e virtuteve, luftuese dhe ndaluese e çdo dukurie negative. Jo se në të kaluaren gjithçka ka qënë roze, por e verteta është se në përgjithesi familja shqiptarë luante një rol të rëndësishëm për parandalimin e shumë dukurive negative, si dhe në zgjidhjen sa më të drejtë e sa më të shpejte, nëpërmjet formave dhe mënyrave të ndryshme. E verteta është se sot duket sikur diçka nuk funksionon. Shoqëria shqiptarë në ditet tona po kalon situata dhe po përjeton dukuri që bartin probleme të natyrave të ndryshme, me ngarkesa dhe pasoja negative, për sot dhe për nesër.



Dëgjohen për vrasje, për kontrabandë, për përdhunime, për grabitje, për imoralitete…Pse ndodhun gjithë këto dukuri negative?! Mos vallë ne shqiptarët abuzojmë me demokracinë?! Nuk është e vështirë të dallosh një çorroditje tepër gjithshme shoqërore, ndaj dhe është e nevojshme të theksohet se barra më e madhe e përgjegjësisë duhet të bjerë tek familja, nga gjiri i së ciles dalin, për fat të keq, ai kontigjent që përbën llumin e një shoqërie; dalin vrasës, kriminelë, hajdutë, mashtrues, njerës perversë…Gruaja, familja dhe media, duhet të jenë bërthama e parë e rëndësishme e injektimit me virtute, që duhet të jetë e përhershme dhe e vazhdushme, tek shoqëria me pjesëtarët e saj.



Vetëm kështu mund të fitojmë një shoqëri normale. Për të arrijtur këto paramatra është e nevojshme që bashkë me institucione të tjera të kordinojmë punën e përbashkët për fuqizimin e familjes dhe gjithë shoqërisë.Revista "Stina për ndryshim", si një revistë e re mbetet një strehë e re ku seicili të ndihet i lirë, jo vetëm për të folur për problemet e veta por gjithashtu për të gjetur miq të tjerë dhe për të shkëmbyer opinione.Qëllimi, ashtu si dhe vetë titulli është; të ndryshojmë dhe të përmirësojmë jetën tonë!Familja është shumë e rëndësishme për mua.



A e dini se çdo të thotë fjala Familje?FAMILY = (F)ATHER (A)ND (M)OTHER (I) (L)OVE (Y)OU E shqipëruar është-Baba e mama, unë ju dua ju! Qysh në fëmini, janë rrënjosur fort në ndërgjegjen time vlerat thelbësore dhe etika nga prindërit e mi, babai Vangjo dhe mamaja ime e dashur dhe e shtrenjtë, Anika, e cila ndonjëherë edhe nuk më ka kuptuar dhe nuk me ka dhënë të drejtë, unë gjithsesi jam munduar t’i ngjaj në shumë drejtime të jetës.



Lumturia ime bazohet në sinqeritet dhe ndihmë.Këtë kërkoj edhe prej bijve të mi Mendi e Mikeli, të cilëve njëkohesisht u kërkoj të falur, që shpesh nuk u ndodhem pranë. Suksesi është mjaft i rëndësishëm për mua, por unë nuk e dua suksesin në kurriz të shëndetit të familjes sime. Të qënit e shëndoshë, gjeneron energjinë dhe entusiazmin për punë. Pa shendet nuk ka punë, unë nuk mund t’a i magjinoj të kundërtën, do të ishte një boshllëk për mua. Ka mjaft njërëz, që kanë suksese të jashtëzakonëshme në biznes por jeta e tyre e shtepisë është rrëmujë.



Ne të gjithë e dijmë sa divorce ka kudo në botë. Unë nuk e dëshiroj suksesin në kurriz të jetës sime vetjake. Burri i m, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua dhe unë nuk mund ta sakrifikoj atë, për hir të të bërit biznes. Të jesh i suksesëshëm, do të thotë të jesh e lumtur në jetë. Unë kënaqem me atë ç’ka jam duke bërë në jetë.Unë duhet t’a ndjej se jam duke kontribuar, duke bërë një ndryshim të vogël në botë dhe në jetët e njërëzve.E dij që do të jem duke punuar përgjithmonë.



Ky është fati i m, prandaj unë dua të marr kënaqësinë maksimale të asaj që kam zgjedhur, për të kaluar kohën e jetës sime.Në se unë nuk kënaqem nga puna i me, atëherë unë nuk kënaqem nga jeta. Puna që nuk më sjell kënaqësi është e pa perceptueshme për mua.Sukseses do të thotë shumë gjëra: Të duash dhe të jesh i dashur, të japësh dhe të pranosh, të mësosh dhe të rritesh. Ndaj unë them:

Mundesh Zot të më japësh kurajon të ndryshoj çfarë unë mund të ndryshoj, qetësinë për të pritur çfarë unë nuk mund të ndryshoj dhe zgjuarësinë, për të njohur-ndryshimet.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...