Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/19

Dashuria i sjell lumturinë çdo brezi...


Hyqmet Hasko ka lindur ne golem te lushnjes me 5 janar 1954. Ka  të mbaruar shkollën e mesme mjekësore në Korçë  si  dhe arsimin e lartë  për mësues  të ciklit fillor ...Punoi si pedagog shkolle  në vendlindje,me pas oficer policie në qytetin e Tiranës. Punoi si  trainer futbolli për fëmijë ne  Klubin futbollistik Tirana.

Filloi të shkruaje poezi në shkollën e mesme me pas bëri tekste këngësh në festivaliet e Radio Televizionit Shqiptar .Ka botuar poezi në gazetën ''Zëri i rinisë'',''Drita'' ,"Floripress",Brilant metnet"etj.

''E përhershme dashuria'' është përmbledhja e parë me poezi...Ka përgatitur për botim edhe disa libra tjerë.









Cikël poetik nga Hyqmet Hasko




TI JE POEZI - BUKURIA, O SHQIPËRI !

Ti je madheshtia perendia zot,
Ti je kenga qe kendohet perher.
Bukuria e një shpirti që duam fort,
Me të gjitha lulet që çelin në pranverë.

Ti je kaq e bukur, sa veten përherë pyes,
mos je thesari mbushur me art ?
Të ngjaj nga ti, qiellin do te ngjise,
Se kur të kam ty, zemra me ndizet flak.

Ti qëndron në gjithë qenien time,
tek ti unë botës, të fshehtat ia mësoj,
se ti je ëndërr e një zemre,
që se rrahuri kurrë s’do pushojë.

Ti je motivi i bukur që unë kërkova,
liria e shpirtit që përherë më dhe,
shkëlqimi i një emri me madhështi,
Ti je poezi - bukuria ime, o Shqipëri!

NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN

Është e pakët dashuria në tokën ku jetojmë,
S’ka peshën e duhur fjala, kur shprehemi për ty,
Të dua nëna ime, por këto fjalë nuk mjaftojnë,
I treta gjithë ndjenjat dhe më mbeti jotja dashuri.

Kur ti fjalën nxjerr, ajo ka bekimin e zotit ,
Para saj fjalët e tjera nuk kanë kuptim.
Nënë, emri yt që ka pushtuar gjithë globin,
Ngulur në rrënjët e jetës ka madhështinë.

Na mbërthen shpesh një shqetësim,
O nënë, je e vetmja, dashuri e arrirë,
Për gjithë të lindurit je i vetmi sublim
Që ti bën në emër të jetës me dëshirë.

Ti je buzëqeshja e madhe që sjell gëzim,
Në shpirtin tonë, më e shtrenjta dashuri,
Kush thotë: “Nënë” ka tërë gjithësinë,
Sepse te çdo fjalë jotja, lumturia rri.

Në çdo moshë të jetës për ty jemi fëmijë,
Në çdo frymëmarrje tonën, jotja frymon,
Në çdo pulsim zemre, je brenda dhe ti,
Shqetësim i shqetësimeve, që s’pushon.

Kur themi, “Nënë” gjithë kohërat mbajnë vesh,
Të gjithë detet, oqeanet, dallgët pushojnë.
Nënë, ti je dielli që përherë buzëqesh,
Je mbretëria, ku ne fëmijët mbretërojmë.

JE MË E BUKURA NË TOKË

Shikimi, dritë e derdhur,
shigjetë tek zemra ime,
buza më është ndezur,
me zjarr e flakërime.

Folmë, moj, një fjalë,
si valëza e lumit,
se dallga më ka marrë,
prej syve gjumin.

Të prita dhe të pres,
si lulen me pikë vesë,
ëndërr m’u be jeta,
pa ty jetim mbeta.

Pa ty jam si nata,
me errësirë mbuluar,
nga ti dhe nga vapa,
zjarri më është shtuar.

Folmë ti një fjalë,
me erë trëndeline,
për ty kam shumë mall,
zemër e zemrës sime.

Fol ti veç një fjalë,
të ndez mijëra këngë.
detit t’i jap dallgë,
diellin t’i jap zënë.

Në gji dhe në zemër,
Të të mbaj si zog,
Se po të zbres dhe hënën,
je më bukura në tokë.

RIVDEKJA E BABALLARËVE

Po vij baba i dashur,
tek ti me dashuri,
pranë varrit tënd të hershëm
të mbjell sot një ulli.

Se pisha e blerte,
u tha krejt këtë verë
një dorë tinëzare,
me sëpatë e ka prerë,

Nga vapa e një korriku,
loti im krejt u zhurit,
për varrin tënd të dhunuar,
me këtë rivdekje të dytë.

Por të dhunosh varrin
është më i ulëti masakrim.
Të tallesh me te vdekurin,
është gulçim pambarim.

Se te mbetesh mbi varr,
thjesht për pronësinë
vdekja ringjallet prapë
për të kërkuar shpagim.

Për një copë toke u vranë
mes miqsh e farefis,
dhe një varr nuk kanë,
nga shpirti i fëlliqësisë.

Ju o njerëz jepni varrit
tokën që dikur ka pasur,
se një ditë do të kërkoni,
prindërit tuaj të dashur.

TI O DET ME VALËZIME

Unë nga ti pak metra larg,
Ti vallëzon, përmbi dallgë,
Vala shkumë ta prek gjirin,
Kaltërsia ta tretë syrin.

Të afrohem, e them një fjalë,
Lozim, bashkë, me këtë dallgë,
Por ti qesh e s'kthen përgjigje,
Një flakë zemre, seç më ndizet.

Flakë e shpirtit, dallgë-trazuar,
Që me detin më bën xheloz,
Kur një valëz, e valëzuar,
Bashkë me ty qesh e loz.

Ti o det me valëzime,
Merrmë dhe mua më bëjë dallgë,
T’ia puth buzën, t’ia puth synë,
Mikes dritë, pak metra larg.

TROKITJE PRANVERORE

Era lëshoj shushurimën në gjethe,
Agimi pikoj aromën për mbi lule,
Dielli derdhi ngrohtësinë me rreze.
Ndjej pranverën në zemrën time ulet.

Zogjtë nisen përgatitjet për koncerte,
Gratë nisën shkundjen e tapeteve,
Qielli largoj retë dhe i hapi rrugë diellit,
Lumenjtë ja çojnë borën të pastër detit.

Toka e punuar aromë jete kundërmon,
Gjoksin e bujkut e mbush me kënaqësi,
Çdo lendinë qilimin e blertë nis e shtron,
Manushaqja kokulur në sy e vështron.

Nis të arratiset ftohtësia dimërore,
Qetësisht nis trokitja e butë pranverore,
Vajzat nisin e zbulojnë gjoksin e bardhë,
Magnet dashurie lëshojnë për çdo djalë.

Gjallërim jete kjo trokitje pranverore,
Puna le pikëzën e djersës përmbi ballë,
Jeta lëngëzon kulloshtër në buzët e njoma,
E nesërmja zë fillin e ri tek e sotmja.

LUNDRIMI I VARFËRISË

Kthehen barkat nga peshkimi,
deti dremit mbi valët varg,
në horizont skuq perëndimi,
si flamuj mijëra kilometra larg.

Janë atë e bir të lodhur nga dallgët
për një grusht peshq të kapur me rrjet,
që jetës mos i mbetet mangët
ky ushqim për të varfër e për mbret.

Zbresin dhe shpirtin e detit kanë marrë,
valët kanë themelin e shtëpisë,
erën e kanë motër të pandarë,
sa shkelin tokën, syri fillon t’u ndris.

Dhe fillon pazari për një peshk të artë,
benza foristrada, nisen turra vrap,
dhe zihen me peshkatarin për një lekë kusur,
u nxiftë ky lloj fitimi e mos ardhtë kurrë.

Djali i peshkatarit me sytë të përlotur,
qindarkat mban në dorë si gëzimin e shtëpisë.
Dikush fshin benzin se pak i është ndotur.
Djali dhe peshkatari nisin lundrimin e varfërisë.

PËR TY MIKJA IME

Nuk të premtova vila të kristalta,
mos më kërko atë që s'mund të ta jap.
Por unë të kam dhënë netët e gjata
për të qenë kurdoherë me ty në çdo hap.

As ti s’më kërkove qellin e shtatë të lumturisë,
nuk më kërkove asgjë të pa mundur,
më kërkove veç zemrën garanci të dashurisë,
që të jemi përherë bashkë të lumtur.

Nuk të premtova dashurinë ideale,
mos më kërko gjëra që më japin dhembje.
Por unë të mëkova me ëndrra të guximshme,
qetësinë e ndershme të çlodhjes në mbrëmje.

Dhe tani këto çaste bashkë t’i jetojmë,
e njëtrajtshme të jetë frymëmarrja,
të na respektojmë, t’i dashurojmë,
se në jetë s’ka kurrë dashuri ideale.

Vëre pak pëllëmbën e dorës mbi ballë,
se kohë për çlodhje të gjatë nuk ka,
ç'i dhamë njëri-tjetrit jeta na mësoi,
dhe për dashurinë tonë na dha gjithçka.


LINDA PËR DASHURINË

S’i kam parë buzët që më puthen sot.
Ndjeva duart që zemrën ma flakërinë.
Syrin që me joshi, mbushur me dritë plotë,
...Në këtë jetë unë linda veç për dashurinë.

Për zërin muzikor, për të bukurën melodi,
Rroj me ndjenjën tënde e diellta dashuri.
Pa fshehtësira dhe pa të errëtin mister,
Linda për dashurinë dhe të bukurin diell.

Në këtë zemrën time, kaltërsi qiellore,
Rron dhe nuk vdes një dashuri njerëzore.
Në korale vese ti qëndron si magjepsje,
Për ty dashuri linda dhe nuk kam vdekje.

EJA ME FLLADIN E MËNGJESIT

Të më vish me flladin e mëngjesit
dhe shpirtin të ma lagësh me vesim,
jo me lotin që të derdhet prej stresit,
se dua në zemrat tona të ketë pajtim.

Këtë gjoksin tim që digjet zjarr,
shuaje me lot të valë dashurie,
se unë ndoshta jam fillestar.
dhe të lodh me fjalë marrëzie.

Do desha të jem prapë me ty,
se vitet na ikin e nuk kthehen më,
se dua të më shohësh përherë në sy.
dhe zemra te flasë përherë pa zë.

Pra, eja me flladin e mëngjesit,
aromë lulesh me dashuri më sill,
se dua te kem gjelbërimin e gjethit,
dhe zemrat tona të mos kenë trill.

Të vish me sy nga qiell kaltërsie,
të vish me flladin butë të mëngjesit,
të kesh zjarr, por jo duf marrëzie,
të më sjellësh frymëzimin e poetit.

UDHËTARJA E PËRJETSHME

Nga gjithë burimet dashuria,
është një gurrë që nuk shteron,
pranverë lulesh që ledhaton stuhia,
dhe errësira kurrë nuk e verbon.

Kjo brengë e ëmbël, hyjni qiellore,
qe shpreh ndjenjën e së bukurës,
tek çdo zemër nis e shkon prore,
dhe fluturon me krahët e fluturës.

Dashuria udhëton për tek të gjithë,
ajo inatit ia zgjidh nga fyti lakun,
në sytë e njerëzve shpërthen dritë,
zemrave u ndez flakën e gjakut.

Dashuria i sjell lumturinë çdo brezi,
çel lulet dhe këngët në çdo prag,
udhëtarja e përjetshme bashkon njerëzit
nis tek një i ri, mbaron tek një plak.

KUR DËGJOJ ZËRIN TËND
Kur dëgjoj zërin tënd,
Që gurgullon në burime,
me ndez buza mijëra këngë,
me merr zjarr kjo zemra ime;

Më sjell dita fllade në fjalë,
më sjellin yjet dritë në sy.
Tek një lule aromë ka marrë,
nur e dritë dashuria për ty.

Tek një zgjua mori mjaltin
dhe e derdhi në shpirtin tim,
tek një pyll mori flladin,
fllad e mall ne sy më rrinë.

Për pak kohë më je larg,
dhe po të pres të më vish.
Zëri yt pikon ndjesi e mall,
dallgë mbi dallgë detin prish.

Se është zëri i motrës sime,
që ma vjen me metafora.
Mijëra vjet dritë dhe yje,
shpërndan motra nëpër kohëra.
S’TË KËRKOVA SHUMË
S’të kërkova shumë,
veç zemër dhe buzë
dhe nja dy mollë,
nën të hollën bluzë.

Nuk dua asgjë tjetër,
se s’lakmoj më tepër,
po ndeza dashurinë,
me zjarrin vetëtimë.

Kur s'të kam ty pranë,
sytë seç m’i thanë.
Zemra të çon lutje,
të mos ikësh tutje.

Pse, moj, u mërzite,
s'të kërkova shumë,
hëna kur të ndritë,
të zbulohesh në gjumë;

Që të ndjej me dorë,
janë dy kokrra mollë,
apo dy kokrra ftua,
që aromë më japin mua.

Vetëm ty në zemër,
s'kërkova gjë tjetër,
të kem ty në ëndërr
dhe të jemi mbretër.

NJOH NJË NJERI.

Njoh dikë që ka pasaportë me shumë vula,
Por vula si njeri atij i ka humbur.
Kakaris shpesh si gjeli mes pulash,
Në avionë me pasagjerë të përgjumur.

S’ka vende të botës që nuk njeh,
Dhe për to me shumë pasion flet,
Nga pyetja e te birit ai u zbeh:
Në vendlindje pse s’ke shkuar kaq vjet?

Në çdo udhëtim të njohurit i shton,
Afaristë, emra biznesmenësh me zë,
Për fëmijërinë e uritur mendja s’i shkon,
Dhe shokët i largon një nga një.

Njoh një njeri që është përherë në udhëtim,
njoh një njeri qe emrin e tij e ka harruar,
Se vetëm paratë ka në jetë si shpëtim,
Vulëhumbur njeri me diell të perënduar.

Njoh një njeri por se njoh për njeri,
Se ikën në maj dhe kthehet në prill,
Një nënë e një baba ku i ka nuk e di,
Ata luten:“O zot na e kthe të vetmin bir!”

ERË TEPELENE

Derdhur fjalë pas fjale me erë Tepelene,
ky motiv më erdhi, qëndroi mbi bedene,
melodi violine në buzët e tua,
malli përvëlues kurrë nuk mu shua.

Erë Tepelene, erë trëndeline,
ky Tafil Buzi flakë vetëtime,
gjëmimi i Aliut përmbi kala,
tokë prej graniti qe kurrë s’u ça.

Vanë i prenë kokën porsi lisit majën,
trupi trung rrapi poshtë zgjeroi rrënjët,
porsi vargje malesh përzhitur nga vetëtimat,
gjoksin me zjarr baruti plot e kanë trimat.

Erë e Tepelenës mbi petale lulesh,
nëpër zemra nënash fjalë dhimbsurie,
dora nëpër qiell, dielli në tokë të ulet,
Erë Tepelene dorë e ngrohte miqësie.

Kohe pas kohe ky motiv më erdhi,
derdhur nëpër shpate, nëpër gryka lumi,
koha tundi këngët, pushkën dhe djepin,
koha ime mallin e viteve përkundi.

Ç’I BËRE SHPIRITIT QË MORI ARRATINË

Po kërkoj shpirtin se më ka ikur,
bredh si vetmitar në këtë natë,
pa ty kish mbetur si vatër e fikur,
vrapon për tek ti në rrugë të gjatë.

Ç’i bëre shpirtit që më mori arratinë,
si pupël përplaset cep me cep nëpër mure,
vrapon pas teje për të gjetur shpëtim,
lakuriq përmes dimrit në shi dhe furtunë.

Ktheje kokën te ky shpirt që prapa të ndjek,
i lagur i rraskapitur, dridhet si purtekë.
Mua më ka tradhtuar, më iku kur flija,
kërkova gjithkund, po se vinte pas teje s’e dija.

E pata mbyllur në kafaz me hekura,
por i shkatërroj me forcë dhe u largua.
Ai rend pas teje dhe unë pa të mbeta,
se qëkur të pa ty, menjëherë u tjetërsua.

Ç’i bëre shpirtit që më mori arratinë,
mos vallë me syrin tënd i fute magjinë?
Normale që e bëri, po mua pse s'më tha,
se unë di që pa shpirt dashuri nuk ka...

TË DASHUROJ TY, O DIELL I PAPERËNDUAR

Kjo dashuria jonë lindi thjesht e krejt pa pritur,
në një takim ku deti na solli të dyve freskinë.
Vështrimi i syve të tu më dha një të dridhur
dhe zemra jote më trokiti në zemër dashurinë.

Te dashuroj ty dhe s'kërkoj shumë gjëra,
Thjesht vetëm të dua në jetë pa largim.
Zemrën ma lehtëso nga pesha të tjera,
nga dashuria jeta të më ndryshoj drejtim.

Te dashuroj ty dhe harrova moshën time,
thur këngë te reja dhe gris shumë kujtime,
se dua të tjera ritme, marr të tjera fluturime,
për të ardhur te ti me fuqinë e zemrës sime.

Te dashuroj ty e kam fituar më shumë rregullsi,
dhe jam bërë më i sjellshëm e më i duruar.
Si qenka dashuria, te bën krejt tjetër njeri !
Të dashuroj ty, o diell im i pa perënduar.
SOT PIVA NJE GOTË ME VESË

Në pijetoren e mëngjesit
sot piva një gotë me vesë,
të njoh kulmin tim të qejfit
dhe në zemër të më mbesë.

Mbusha gotën shurup trëndafili
dhe e ngroha me rreze drite.
Në buzë më këndoi bilbili,
dhe ia nisa këngën zemrës mike.

Pijetorja u mbush me miq
kur thëllëza këngën mori.
Në daç rri, ose në daç ik,
mall i zëmrës, zemrat ndolli.

Unë u deha me lëng lulje
dhe syri dritë më lëshoi.
Mike zërin ç’ma këpute,
këngën mali ma dëgjoi,

Këngën mali ç’ma dëgjoi
dhe zuri vesën të vesojë.
U mblodhën zogjtë nëpër rima,
mikja u afrua, u bë imja !...

KUR ZEMRA GJETI ZEMRËN

Në ëndërr pashë mbrëmë,
deti kish marrë flakë,
një yll e një hënë,
shiheshin pa merak,

Unë i lebetitur,
kërkova detin të shuaj,
me lot syri të ndritur,
me zemër po vuaj.

mëngjesi më zgjoi,
merakun e ëndrrës,
syri lartë shikoi
bukurinë e hënës

Ndrite menjëherë,
dhe mbeta pa mendje,
që s’e kisha ndjerë,
flakën e buzës tënde.

Ishim ndezur ne të dy
jo lumi dhe deti,
ti flisje vetëm me sy,
më kish marrë sikleti.

Më thoshe ca fjalë,
asnjëherë të thëna,
ne ishim ndezur zjarr,
jo ylli dhe hëna.

Zemra ndezi diellin,
pasi fiku ëndrrën
dhe na lindi dita,
kur zemra gjeti zemrën.

AJO ISHTE YLL NGA QIELLI LARGUAR

Në zemër pa dashje, rëndova një grua,
S’e dija që më donte marrëzisht,
Ajo ishe yll nga qielli larguar,
Në zemrën time hyri rastësisht.

E putha në faqe në një natë pa drita,
Pastaj në ballë një puthje të dytë.
Më puthi në buzë, kur doja të ikja,
Loti kristalin, iu derdh nga sytë.

Dhe iku në qiell nga ishte larguar,
Tek unë mbeti në ëndërr pa kuptuar,
Në qiell e kërkoj si një zog i hutuar,
Puthjen e saj, me yjet yllësuar.

NË ATHINË

Vjeshta sapo ka hyrë me muajin shtator.
Qyteti i bardhë si vetë drita,
lakuriqësi antike tek çdo përmendore,
Athina mrekullia e një jete që unë s’e dita.

Lum njerëzish të lumtur dhe të trishtuar,
disa rrinë, të tjerët për jetën duke vrapuar,
zhurme motorash, makinash, trafik që s'pushon,
një qytet qe ditët dhe netët kurrë s’i numëron.

Atje te një përmendore një vajzë s’di pse qan,
ndofta nga gëzimi i bukur për te bukurën,
ndofta nga zilia e larte për te lartën në zemër mban,
ndofta mediton për këto statuja që kurrë nuk zhduken.

E kam si tani para syve, një fëmijë që përshëndeti,
në sytë e tij kaltërsinë kishte derdhur deti.
Oh ajo grua me atë fëmijë qe sytë s'm’i ndante,
ndoshta ne shpirt kish një mall e dot s’e mbante.

Unë fëmijën përshëndeta me gjuhën e nënës,
ajo grua për pak u hutua, lart vështroi dhe tha, o zot,
la fëmijën që për pak i shpëtoi gjëmës,
vrapoj , më tha, unë jam Fatmira Ëndrra dhe Lotë.

Ajo ishte mikja ime shqiptare, shpirt bukur,
që në atë çast unë për të isha atdheu,
qe e ndjente prej kohësh e shkëputur,
dhe për të unë isha i madh si Prometeu.

E djeshme dhe e sotmja Athina është e bukur,
po pse mikja ime lotët i derdhi përmbi supin tim?
Qenka e vështirë një jetë me fjalë në mes këputur,
nuk ta jep i huaji, shpirtin për lartësim.

Në Athine unë mora dhe lash mall e dashuri.
akoma i kam te bukura puthjet nga ai fëmi,
me mbeti shpirti tek ajo qe s’e them dot,
dhe mora nga ai qytet shkëlqimin e një ëndrre të kotë.

DRITA E KOHËS

Dhe kur rri e shkruaj vjersha,
dhe kur jam me shoqërinë,
zërat e fëmijëve që shumë i desha,
ne shtator me cicërijnë.

Zëra qe si harroj kurrë,
ne zemër te kohës hyjnë,
lotohesha nga lulet ne ato duar,
për kohërat e dijeve qe vine.

Ishin gëzimi i jetës sime.
dhe dritë për sytë e mi,
unë dije u dhashë nga dija ime
për kohëra me madhështi.

O ju të vegjël e të rritur,
vend dua t’ju bej në këtë poezi,
se tek abetarja nga germat ndritur,
është drita e kohës ku unë rri.

Në shtator u thonë mirë se vini.
tek një bankë a tek një klasë,
nis një jetë me kohë blerimi,
ju në ballë dhe koha u vjen pas.

Tashme unë nuk ja më mësues,
se vitet më kanë renduar,
por dot tu them mirëmëngjes,
me varg drite peshuar.
ZEMRËN KAM PROVË
Me sytë e saj, qiell i përlotur,
me shpirtin dallgë në stuhi,
i betohej se trupin se ka ndotur,
zemrën kam provë në dashuri.

Por atij hapur i shfaqej zemërimi,
me muzgje të errët, dimër e tufan,
nga mendja i kish ikur arsyetimi
rrufe në sy e fjalë bubullima mban.


Ajo betohej, loti pikonte në sytë e saj,
dridhej, si një varkë nga stuhia:
me ty ç'po ndodh, unë s’të kam faj,
qenien tënde e ka mbuluar xhelozia.

Si pasqyrë magjike vështrimin s'ia ndan
lotët e saj kërkojnë një liman,
zemrën kam provë i thotë përherë,
do shpirtin t’ia zbus me puthje pranvere.

Zemrën besoma, e kam dëshmitare nga here
se rreh me dalldisje si oqean dallgëgjerë
është e vetmja që kurrë nuk di të gënjejë
se nuk di përralla dhe ka ç’të rrëfejë.

Një çast era e dashurisë largoi xhelozinë,
prova e zemrës solli në shpirt dashurinë.
Mes tyre një tis i kaltër u derdh në çdo skaj,
xhelozia e tij ra si gjethe pylli në lisnajë.

S’KA FAJ ZEMRA QË TË DO

Kënga buzën ma ngacmon,
vargu im fillon e flet,
vjen një flutur dhe me zgjon,
nis një ditë e nis një jetë.

Nis një jetë mbetur në pritë,
S’ka faj zemra që të do fort,
çelur lule margaritë,
derdhur syrit një pik lot.

Nuk ka faj dashuria,
tek një zemër si një flutur,
margaritë emrin s’ta dija,
dhe pse je kaq e bukur.

S'ka faj zemra qe të do,
me thua ik, por s’më iket,
drit’ e syrit thotë, mos shko,
zemra ndizet kurrë s'më fiket.

Me ato buzët e tua,
pse më bën kaq të vuaj,
zjarrin zemrës mos ia shuaj,
aman, ik, mos me thuaj.

Këmbën mbaj të mos ngutet,
zemra ime tek ti futet,
dashurisë i them të rritet,
nuk ka kohë, me ikën vitet.

Nuk kam kohe me ikën vitet,
mos më thuaj prit dhe pak,
margaritë lulja që rritet,
ma hap zemrën, ta ndez flakë.

S’ka faj zemra që të do,
kënga buzën ma ngacmon,
margaritë zemrën dëgjo,
kush do jetën, dashuron.

ZEMRA S'ËSHTË SI AUTOBUZI I RADHËS

Me një zënkë të pa kuptuar,
U zemërova me një mikun tim,
Nga një mllef shpirt ngushtuar,
Për pak kohë humbëm miqësinë.

Kur ndodheshim përballë në rrugë
Mjaftoheshim me salutim të kokës
Dhe shpesh nënqeshnim nën buzë,
Për miqësinë e shuar kot prej kohës.

Shumë ditë pa folur me njëri-tjetrin,
Shumë ditë pa pirë kafen bashkë,
Rrethin e krijuar me njerëzit,
Ndjeja të ngushtuar gjer në ankth.

Një zbrazëti më ishte krijuar brenda vetes,
Që s’mund ta mbushja me miq te rinj,
Se zemra s'është si autobusi i radhës,
Ku njeri ikën e tjetri vjen në vend të tij.

Në rrugë përsëri ne u përballëm,
Fola i pari si në kohën e miqësisë,
Dorën i dhashë dhe u çmallëm,
Premtuam përjetësimin e shoqërisë.

Përgatiti:Flori Bruqi

Interviste me poeten dhe etnografen Bora Balaj

 





Etnografia e poetja Bora Balaj në faqet e shtypit shqiptar në SHBA



Nga: Mimoza Dajçi

Bora me punën tuaj krijuese si etnografe e poete jam njohur nëpërmjet medias elektronike, e ndërsa sot kam rastin të bisedoj me ju pranë familjes së veprimtarëve të njohur në SHBA Tereza e Pashk Maksuti.

Bora: - Edhe unë ndjej kënaqësi të kem rastin të komunikoj me periodikun i cili mban gjallë frymën shqiptare larg Atdheut, por kam kënaqësi të flas këtu ku takoj shumë njerëz që vazhdojnë të punojnë, të frymojnë e të kultivojnë edhe kulturë edhe traditë Shqiptare, por edhe vlera që i kontribuojnë vendit dhe pasurisë shpirtërore. Vërtetë, në këtë familje gjeta shqiptarinë dhe intelektin modern e tradicional.

M.D: - Ju keni kryer fakultetin ekonomik në Pejë, si kaluat më pas në poezi dhe në hulumtin e veshjeve tona kombëtare?




Bora: - Shkollimin e bëra siq e bëjnë të gjithë, apo siq e bënim në atë kohë, aty ku është më afër. Atë botë studioja në Pejë dhe zgjodha një drejtim që më tërhiqte së paku të studioj dhe të kem një përgatitje shkollore të Lartë, por edhe nuk e kisha largë dëshirës këtë profesion të drejtimit ekonomik.

Ndërsa, në mua ishte e lindur dhe vazhdoja ta mbjellja pasionin e leximit dhe të krijimit që heret. Poezia erdhi si krijimtari në mua dhe ndjeja nevojë të zbërthehem në diçka të shkruar.

 

Këtë e them kështu, sepse më vonë linden dhe vërshuan edhe shumë ide tjera të hulumtoj artin e krijuar në popullin tim. Pikërisht në zonën ku unë jam rritur, ky art është kultivuar më shumë nga populli dhe ky etnos është ruajtur herë si një sfidë, e herë si kulturë autoktone.

Dhe veshjet, të cilat edhe i punonim në mesin tonë, punë dore pra, u bënë pasion i imi të kalojnë në mua si fondacion koleksionues. Dhe me disa nga miqët e mi, thamë pse mos ti mbledhim dhe pse mos ti prezentojmë publikisht. Kështu që unë edhe mblodha shumë nga veshjet, edhe hulumtova edhe i botova në një lidhje si boletin koleksionar.Kjo bëri bujë dhe ia ka vlejtë besoj.




M. D : - Që nga viti 2002 ju drejtoni Agjensinë e Modës “Bora – Fashion” në Gjakovë, a kanë paraqitur interes vendasit apo të huajt ndaj vlerave tona tradicionale?

Bora: - Vlerat tradicionale janë kudo në botë. Secili popull ka krijimtarinë e vetë nga lashtësia. Por, dikush din bukur ti ekspozojë, ti paraqesë dhe ti plasojë tek të tjerët. Unë kam parë një mahnitje tek të huajt, por më ka befasuar edhe tek vendasit. Sepse gërshetimi i kulturave është duke e zbehur traditën. Dhe kur tanët mahniteshin me ato vlera tona, thoja me mendje, se si qenkem vonuar me këto botime. Pra, është pritur mire, së pari Agjensia ime duke plasuar këso vlerash dhe janë pritur mirë edhe punët që kemi paraqitur nëpër ekspozita.

 

Në cilat treva të vendit keni qenë për të siguruar elementët më të hershëm të veshjeve e kulturës sonë etnike shqiptare?

Bora: - Kosova është një njesi e vogël për tu ndarë në treva. Por, ndikimi i kulturave është ndryshe nga një trevë në tjetren. Ideologjitë fetare edhe kanë sjellë motivet e veta dhe shumë nga trevat i kanë ruajtur duke i ngatërruar me kombëtaret. Unë kam marrur për modesti të them veshje nga Dukagjini më së shumti, sepse, atje edhe janë ruajtur më shumë . Pastaj nga Drenica, nga Hasi, nga Gollaku pakëz, nga pjesë të shumta të Shqipërisë dhe nga Maqedonia. Por, këtu në blenin e parë janë prezentuar vetëm një pjesë dhe pritet të dalin volume tjera në publikim.

 

M. D: - Po veshjet popullore Çame a zenë vend në Agjensinë “Bora – Fashion”?

Bora – Çamëria është dhimbje e jona edhe në historik edhe në kulturë. Ato veshje do të zënë vend në botimin e dytë shpresoj, sepse jemi duke e plotësuar gjeografinë Shqiptare.

 

M. D: - Ju merreni vetëm me hulumtimin e veshjeve popullore, apo keni edhe atelienë tuaj të dizinjimit e prodhimit të tyre?

Bora - Unë edhe i hulumtoj ato veshje kudo që janë, por edhe i dizajnojë duke bërë edhe krijime të reja. Në Shtëpinë e Modës ku unë punoj dhe e menaxhoj kemi sjellur modifikime si dhe modele të reja. Këtë punë edhe e vazhdoj ta e bëjë me disa modelare dhe manekine.

M. D: - Puna e dorës ka qenë historikisht një traditë e bukur e femrës shqiptare, a ka edhe organizata apo agjensi të tjera në Kosovë që merren me kulturën tonë etnografike?

Bora - Puna e dorës deri vonë ka qenë edhe profitabile edhe vetë ekzistenca e jonë. Ajo sot më pakë punohet. Në Kosovë viteve të fundit është stimuluar me të madhe nga disa Shoqata të grave kjo punë dhe po mbahet aktive sot duke u stimuluar në rrafshin artistik për të prezentuar autoktoninë tonë.

 
M. D: - Gjatë qëndrimit tuaj në SHBA, a biseduat me organizata apo individë të ndryshëm në lidhje me projektet tuaja për të ardhmen, e cilat janë konkretisht ato?

Bora: - Kam pasur kontakte me disa grupe dhe individë te njohur ne SHBA aktiviste te ceshtjes kombetare si dhe kam pautr rast te viziotoj Federaten Panshqiptare Vatra dhe te takoj anetare te organizates se gruas Hope & Peace ku ju Mimoza jeni themeluese e saj.……….

M. D: - Le ti kthehemi paksa poezisë, pasi edhe letërsia është edhe ajo një nga pasionet tuaja. Sa libra keni botuar dhe a mund të mësojmë titujt e tyre?

Bora: - Unë botova së pari librin me poezi “Zogu pa Qerdhe" dhe "Loti ne sy" , tani kam ne dore edhe nje liber tjeter me poezi.

M.D: - Përsa i përket etnografisë ju jeni nominuar në disa Çmime e jeni fituese e shumë prej tyre, a mund të ndalemi pak në sukseset tuaja?


 
Bora: - Puna në etnologji më është bërë edhe profesiona, pasi që jamë duke studiuar edhe shkencërisht këtë fushë të gjerë dhe interesante. Deri më tani jam shpërblyer me disa çmime që në fakt janë modeste, por tek unë kan një çmim që më bëjnë të ndihem mirë. Çmimi më i mirë është kur vepra jote shpërndahet, pranohet mirë si dhuratë dhe prezenton historinë e vendit tënd. Secili prej nesh kemi obligim të paraqesim mjeshtrin tonë.

M.D: - Po familja sa është e gatshme për t’ju ndihmuar në këto inisiativa, dhe a është i apasionuar në këto fusha ndonjë prej fëmijëve tuaj?
 
Bora: - Familja është mbështetësja më e madhe në këtë punë që më shumë ka shpenzime se sa përfitime. Bashkëshorti imë është më shumë stimulus dhe ka krijuar një passion edhe pse nuk e këtë lëmi. Edhe sot llogarisë më shumë tek familja, se, më duhet të jem në levizje dhe nga atje e marr edhe stimulimin material.

Faleminderit e suksese

Bora: - Unë ju falenderoj më shumë juve, ngase e kisha për dëshirë të jem në mediumet në Amerikë, posaqe tek lexuesi Shqiptarë, ngase puna që bëj unë i dedikohet popullit tim kudo që është ai. Urime dhe suksese edhe juve.


-------------------------------

Revy e modës me veshje kombëtare shqiptare në Skandinavi


 





Në Borås të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt Sfilata e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez.
Kryetari i krysisë së kesaj Qendre Bahtir Latifi thotë se ky manifestim Kombëtar që organizohet për herë të parë në qytetin Borås do të ketë efektin e vet dhe rendesin.
Në organzim te Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedise në bashekpunim me Agjensinë e Modës ”Bora fashion” Gjakovë u mbahjt Sfilatë Mode me veshje kombëtare shqiptare në lokalet e Muzeut të Textilit në qytetin Borås të Suedisë për herë të parë në Skandinavi Revy e Modës me veshje Kombëtare Shqiptare, organziuar nga Qednra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borås, së bashku me Muzeun e Textilit të këtij qyteti si dhe me ndihmën e Studie främjande po nga ky qytet.















Në këtë manifestim kulturor të organziuar për herë të parë në Skandinavi nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistë nga Republika e Kosovës, pastaj të rinjë dhe të reja shqiptar nga qyteti Borås si dhe nxënës dhe të rinjë e të reja nga qytetet fqinje si Kinna e Skene, Gislaved, Nösjö, të cilët do jenë pjesë e këtij projekti
Të pranishmit argëtuanë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Ardhmeria” nga qyteti Kristianstad, të cilët u paraqitne edhe ata para ketij publiku për të përshendetur këtë evenemang të madh kulturor.
Pra në këtë Revy Mode, u paraqitë edhe Ekspozitë me fotografi me veshje kmombëtare nga të gjitha trevat shqiptare punuar nga fotografi i njohur kosovar Shkelzen Rexha, këngë e valle popullore shqipe të interpetuara nga anëtarët e shoqërisë kulturore “Shqipponja e maleve”, u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi punimin e veshjeve kombëtare shqiptare punuar nga kameramani kosovar me renome Gezim Arifaj i cili u promovua në mëmyrë solemne ketu në Boras të Suedisë. Eshtë një dokumentar i punuar nga anëtaret e Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova me iden e kreatores së modës Bora Balajt, me skenarin dhe kameren e kamremanit të njohur kosovar Gëzim Arifit e fotografinë e Shkelzen Rexhës fotograf profesionist nga Gjakova.
Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit tëmbledhur rreth platos së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kenaqësi ishte se në sallë ishte dominante edhe prezencae miqeve suedez që jep me kuptue se ky popull skanindav










Në mesin e të prnaishmëve në këtë Sdfilatë ishte edhe Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili me prezencën e tij ia shtojë edhe më vlerën këtij manifestimi. Per-Olof Höög nderoi me dhurata organizatoret e manifestimit dhe me fjalë miradie si për organziatorët ashtu edhe për shqiptarët qe jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.Në fjalën e tij Kryetari i Këshillit Bashkiak foli edhe për bashkëpunimin mes Fjärdingskolan nga Borås me shkollën nentvjeqare Demokracia nga qyteti Durres ku me këtë rast tha se komuna e Borås eshte duke planifikuar që në një të ardhem të afërt këtë shkollë ta ndihmoj me kompjuter dhe materila tjeter mesimor dhe se në një të ardhme të afërt ai pret që komuna er Gjakovës të bëjë një fteszë zyratre per zyrtares e Këshillit Bahkiak në Borås në menyrë që të shiqohet mundësia e një vizite nga ana e tyre ne qytetine ”Bora fashion” nga ishin edhe realizuesit e ketij projekti madheshtor të Revysë së modës së veshjeve kombetare shiqptare në Borås.
Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të bashkisë së Borås dhe se ishte një pritje madhështore për përfaqesusit nga Kosova këtu në Borås. Anëtaret e suitës gjakovare ishin në vizitë edhe në një shkollë fillore këtu në Borås ku takuan edhe fëmijët shqiptar të cilët vijojnë mesimet në këtë shkolle fillore. Udheheqsja e grupit Bora Balaj thotë se ishte për ne kënaqësi takimi me fëmijët shiptar në këtë shkollë sepse ata kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditën shqiptare.
Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërrsië kulturore ”Shqiponja e mleve” në menyrë solemne hapen revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezentim i denjë i vallës shqipe e cila beri pershtypje tek miqt sudez të pranishme në këtë manifestim. Pastaj paraqitje e mjeteve dhe veglave tradicionale shqiptare nga ana e anëtarëve të kësaj shqoqërie.
Me kalimin e kohës kersheria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.

Kur moderatorët e programit Bahtir Latifi dhe Grisellda Hallulli paralajmeruan të renë e parë që të paraqitet para publikut salla e Muzeut të Textilit jehoi nga brohoritja dhe duartrokitja madheshtore e qindra të pranishmëve në sallë. Muzika e zgjedhur per mrekulli nga Gezim Arfifi, përgatitja fantastike e veshjeve nga Bora Balaj, grimimi orogjinal dhe me përmbajtje nga stilistja e njohur Flora Balaj edhe më ia shtonin madhështinë këtij evenemangi.
Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjëve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Kinna, Skene, Gislaved, Nösjö, Falkenberg, Kristianstad, Trollhätan. Edhe të rinjët dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombetare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.
Ky manifestim është i pari i këtij organizuar në Skandinavi, por që beri jehonë tek bashkëkombasit tanë. QKSH ”Migjeni” në Borås falenderon gjithe ata që ndihmuan n ë realizimine ketij manifestimi dhe pershendet poetin Remzi Basha per kontributin e tij dhe dhuratat që ndau për të rinjët pjesëmarrës në këtë mnaifestim, pastaj veteranen Qibrije Hoxha për kontributin në prezentimin që bëri rreth kulturës dhe traditës shqiptare për miqt suedez në këtë mnaifestim, shkrimtarin dhe publicistin Hamit Gurguri për kontributin e tij në afirmimin e gjuhës dhe histrisë sonë kombëtare.
Ekspoziota e fotografive me veshje kombëtare e punuar nga fotografit profesionist kosovar Shkelzen Rexha zgjoj interesim tek të pranishmit me atë spekter bukurish të veshjes shqiptare, bukurisë natyrore, asaj veshje karakteristike shqiptare me ata djem e vajza fantastik. Prezntimi i Kullës shqiptare që ishte një kala e vërtetë e shqiptarëve me shkuj.
Promovimi i dokumentarit mbi punimin e veshjeve kombetare shqiptare me ide të Bora Balajt e me kameren dhe skenarin e Gezim Arifit, ishte një gjë sublime e këtij manifestimi, natyra e virgjër shqiptare, të rinjët e të rejat me ate bukurin e mahnitshme, bukiritë natyrore, muzika e zgjdhur për mrekulli nga Gezim Arifaj ishin ato cka me të vërtetë e bënin këtë dokumentar sio një kryvepër të Arifajt.
Zëri të resë nga qyteti Nösjö Agnesa Drenovci mahniti të pranishmit, ishte një surpizë për adheruesit e këngës shqipe.















Salla e Muzeut të Textilit në Borås u bë “arenë” ku, bashkoi bashkëkombasit tonë, bashkoj të rinjët dhe të rejat tona, flamujt, mysafirët e vendit mikpritës dhe qytetar të komuniteteve tjera, në këtë Revy mode të stilit bashkëkohor.
Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si; kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtërore, kuzhina e bollshme shqiptare e cila u mireprit nga të prtanishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedez, ambienti familjar shqiptar dhe mbi të gjithat, prania e institucioneve të mkomunës Borås në këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë”.
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås është kujdesur që të gjithë pjesemrresit e Sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon per punën dhe mundin që janë duke dhenë në këtë evenemang mbar kombëtar, falenderon edhe anëtaret e stafit të Agjensisë së Modës ”Bora” nga Gjakova për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të cmuar kombëtar. shkruan mes tjerash publicisti dhe gazetari i mirënjohur shqiptar Sokol Demaku.

Përgatiti për Floripress:Flori Bruqi


2012/03/18

Duahni ,një ves me pasoja për jetën



MR.SCI.FLORI BRUQI



Duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 5 milionë njerëz sipasojë e pirjes së duhanit - këto janë vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërsa në Kosovë, zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik thonë se, sipas hulumtimeve, rreth 500 mijë njerëz në vendin tonë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Megjithatë, Kosova ka një Ligj anti-duhan, zbatimi i të cilit mbetet problematik. Dhe, si rrjedhojë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë iniciativë për ndryshimin e ligjit.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se institucioni në fjalë, është në proces të hartimit të një drafti të ri, për kontrollin e duhanit, ku në fund të këtij muaji edhe do të dërgohet në Qeverinë e Kosovës.

“Esenca e ndryshimeve të Ligjit për duhanin lidhet drejtpërdrejt me hapësirat publike ku ndalohet pirja e duhanit si, vendet e punës, institucionet shëndetësore, institucionet edukativo-arsimore, vendet ku zhvillohen aktivitetet rekreative, të jenë të liruara 100 për qind nga duhanpirja”, bën të ditur Hoti.

Edhe Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë( KADC), po merr pjesë në ndryshimin e Ligjit për duhanin. Shkumbin Spahija, zyrtar në këtë organizatë, pohon se iniciativa për ndryshim ka ardhur si pasojë e moszbatimit të Ligjit për duhanin, në ndarjen prej 70 për qind pa duhan dhe 30 për qind ku lejohet pirja e duhanit.

“Në kuadër të KADC-së, është themeluar një koalicion anti-duhan, 100 për qind në hapësira publike, e që i ka 17 anëtarë dhe në draft-memorandumi që është nënshkruar, kanë qenë të përfshira shumë institucione, si dhe shumë profesionistë shëndetësorë. Ne kemi pasur bashkëpunim të ngushtë me monitorimin që i ka bërë KADC-ja inspektoratit dhe iniciativa për ndryshim të ligjit për 100 për qind pa duhan, ka ardhur si pikë e parë, për shkak të vështirësisë së zbatimit të ligjit nga inspektorati sanitar”, pohon Spahija.

Të rinjtë dhe duhani

Por, kryesues të Shoqatës së kafe-bareve dhe restoranteve të Prishtinës, mendojnë se nëse bëhen ndryshime në Ligjin kundër duhanit, të shkohet nëpër faza, e jo të ndalohet 100 për qind pirja e duhanit sikur nëpër institucione, po ashtu edhe në kafeteri. Leonora Henci, kryetare e kësaj shoqate, jep më shumë hollësi:

“Pronarët nuk mund ta luajnë rolin e inspektorit, nuk mund t’iu ndalosh klientëve dhe është e vështirë t’i kontrollosh, andaj edhe nuk është duke u zbatuar sa duhet. Nëse bëhen ndryshime, unë propozoj të kalohet nëpër faza, siç ka ndodhur edhe në vendet perëndimore, për shkak se dëmtohet biznesi nëse ndalohet 100 për qind pirja e duhanit. Pastaj, dikush e respekton e dikush jo, sepse duhanpirësit shkojnë aty ku pihet duhani”, thotë Henci.

Por, Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, deklaron se në fund të muajit mars ligji do të dalë në shqyrtim publik, ku edhe do të mund të merren mendime rreth ndryshimit të ligjit, si nga subjektet e ndryshme, po ashtu edhe nga grupe interesi, e publiku.

“Do të jetë një sfidë, nëpër të cilën kanë kaluar edhe shtetet tjera, por duke e parë nevojën që shëndeti i popullatës të mbrohet nga duhanpirja pasive dhe ajo aktive, Ministria e Shëndetësisë ka filluar këtë fazë. Me ligjin e ri do të shkohet që të mos pihet duhani 100 për qind. Gjatë këtij muaji ky draft do të hartohet dhe do të dërgohet në Qeveri dhe më pastaj në Parlament për miratim”, sqaron Hoti.

Ndërkaq, Shkumbin Spahija thotë se në ligj janë bërë ndryshime edhe në reklamimin e duhanit dhe janë sqaruar brenda disa neneve në ligj, që në vendet publike nuk guxon të reklamohet duhani. Spahija mendon se mbështetja nga Kuvendi për miratimin e këtij ligji nuk do të mungojë.

“Unë besoj se do të gjejmë përkrahje nga Parlamenti dhe të zbatohet ky ligj, sepse dihen pasojat e duhanit, dhe është shkaktari më i madh i sëmundjeve, por që mund të parandalohet”, thekson Spahija.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, tashmë kanë deklaruar se të dhënat nga hulumtimet e bëra për duhanin, tregojnë se 20 për qind të grave shtatzëna konsumojnë duhan në mënyrë aktive, derisa 60 për qind në mënyrë passive…

Duhani dhe kanceri i mushkërive


Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eleminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 përqind. Ata thonë se kanceri i mushkërivë tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pijnë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona megjithëse nuk pijnë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan. Gjithashtu ka shumë njerëz që nuk e pranojnë që pijnë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku, ngulin këmbë duke thënë se nuk pijnë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikëshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëne.
Çdo vit me kancer në mushkëri diagnostikohen 28 mijë amerikanë të cilët kurrë nuk kanë pirë cigare. Mjekët besojnë se këta të semure kanë jetuar ose punuar në mjedise ku pihet duhani. Kanceri i mushkërive ka pasoja shumë të këqia. Para disa ditësh, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vdiq nga kjo sëmundje, dhe thuhet se ai pinte shumë duhan. Gjithashtu komentatori i njohur amerikan Peter Jenings, vdiq vitin e kaluar nga kanceri në mushkëri. Ai e kishte lënë duhanin para 15 vjetësh, por e filloi përsëri dhe vetëm pak muaj pas rifillimit të duhanit, kanceri iu shfaq në mushkëri. Si presidenti Rugova edhe komentatori Jenings vdiqën në moshë relativisht të re, pak mbi 60 vjeç. Sipas të dhënave, jetë-gjatësia e një personi që pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndërsa vdekjet mes grupmoshave që pijnë duhan janë 5 herë më të larta se mes atyre që nuk e pijnë atë.
Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pa mbrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikëshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione në gjoks, bronkit dhe infeksione të veshit dhe asthmën. Por të rriturit që nuk pijnë duhan por që qëndrojnë në mjedise me ajër të ndotur nga tymi i duhanit, mund të preken nga kanceri në mushkëri e sëmundje të zemrës. Këto të dhëna e bëjnë më të rëndësishme e të domosdoshme për prindërit që të dijnë në se fëmijët e tyre ndeshen me ajrin e ndotur nga tymi i duhanit. Prindërve tani u vjen në ndihmë një analizë e re e urinës. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëne kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar në se janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti pasi prindi tjetër pi duhan. TobacAlert ka filluar të përdoret edhe nga ndërmarrje private ndaj punënjësve të tyre. Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan. Madje disa ekspertë thonë se në se duhani eleminohet, pra në se lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pijnë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Ekspertët thonë se me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërivë mund të pakësoheshin deri në 90 përqind. Pra mendimi i përgjithshëm si dhe mesazhi është ky: Duhani është i rrezikshëm dhe ndaj tij, të gjithë duhet të kenë kujdes.

Pothuajse secili njeri e di se duhani është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, madje se qonë edhe në vdekje. Kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.
Sipas hulumtimeve të specialistëve, si pasojë e pirjes së duhanit, 80% e atyre që vdesin rreth moshës 45-50 vjeqare shkaku është pirja e duhanit.
- Në 90% të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit.
- Gratë që pinë duhan plaken 15 vjet më herët në krahasim më ato që nuk pinë duhan.
- Cigarja është armik i vitaminave.
- Rreziku i vdekjes nga duhani është 13 herë më i lartë se sa nga sëmundjet tjera.
- Sëmundjet kronike të zemrës dhe sëmundjet e mushkrive vërehen më shumë tek ata njerëz që përdorin rregullisht duhanin.
- Përqindja e sëmundjes së kancerit në mushkëri, tek ata të cilet pinë duhan, është 15 herë më e madhe se tek ata që nuk pinë duhan.
- Shterpësia (steriliteti) tek gratë që pinë duhan është 10 herë më e lartë se tek ato të cilat nuk pinë.
- Konsumatorët e duhanit janë më të rrezikuar nga çdo sëmundje, ngase imuniteti i tyre është më i zvogëluar.
Çështë pirja pasive e duhanit?
Pirja pasive e duhanit quhet thithja e tymit të duhanit që është përhapur rreth e përqark. Tymi i duhanit përmban 4000 përberës të ndryshëm kimik,shumë nga të cilet janë të dëmshëm për shëndetin e, ndërsa 50 prej tyre e shkaktojnë kancerin.
15% e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan ndërsa 85% e tij kalon në ajër.
Një njeri që nuk pin duhan, por që qëndron në një vend të mbyllur ku pihet cigare, për një kohë prej katër orësh merr një sasi nikotine që është barabart më atë që do të merrte nëse do të kishte pirë 10 cigare.
A e dini se?
Nëse e lini duhanin, pas njëzet minutave nga pirja e cigares së fundit e deri pas një viti trupi juaj do të ndjejë një sërë ndryshimesh të dobishme:
1. Pas 20 minutave tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe temperature e duareve dhe këmbëve normalizohen.
2. Pas 8 orëve përmbajtja e dioksid karbonit në gjakë zbret në nivelin normal.
3. Pas 24 orëve pakësohet rreziku i krizave të zemrës.
4. Pas 48 orëve përfundimet nervore fillojnë të rriten, permisohet nuhatja dhe aftësia e shijimit.
5. Pas dy javëve deri në tre muaj përmisohet qarkullimi i gjakut, ndërsa aftësitë funksionuese rriten mbi 30%.
6. Pas një viti rreziku i sëmundjes koronare të zemrës pakësohet dy herë.
Tetë këshilla nga specialistët për ta lënë duhanin
1. Besoni në vetveten dhe në suksesin tuaj.
2. Lexoni materiale serioze që t’i mësoni dëmet e cigares.
3. Qëndroni larg mjedisit ku pihet duhani.
4. Pranë vetës mos mbani sende që ju kujtojnë cigaren.
5. Rrini me njerëz të cilët ashtu si ju po përpiqen ta lënë cigaren.
6. Qëndroni larg pijes së kafes dhe të çajit të cilët mund t’ju nxitin për të pirë duhan.
7. Kur t’ju lindë dëshira për të pirë cigare shmangeni këtë ndjenjë duke ngrënë ndonje frut.
8. Mjaft me duhanin! Me duhanin që po pin i dogje mushkerit! Lere atë të shpëtosh.
Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata që braktisin duhanin?
Sipas specialistëve, te përsonat që braktisin duhanin ndodhin këto ndryshime:
1. Shtohet oreksi
2. Gjumi do të jetë i thellë i qetë dhe ata nuk do të vuajnë nga pagjumësia
3. Zvogëlohet rreziku i infeksioneve
4. Pakësohet lodhja
5. Shtohet aftësia dhe fuqia për punë
6. Qetësohet sistemi nervor
7. Merr fund dëmi që i shkakton familjes dhe shoqërisë
8. Pakësohet dëshira pë të konsumuar pije alkoolike
9. Nuk ndjehet erë e keqe nga goja etj.


Pirja e duhanit brenda objekteve shkollore, është bërë dukuri shqetësuese si për zyrtarë institucional, po ashtu edhe nga nxënësit që nuk tymosin duhan.Udhëheqës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thonë se vetëm zbatimi 100 për qind i ligjit kundër duhanit, do të mund ta zvogëlonte numrin e duhanpirësve brenda objekteve shkollore.


Rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan. Kjo shifër vjen sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare që merren me vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e duhanit.

Ledri Thaçi, nxënës i shkollës fillore “Hasan Prishtina”, thotë se pirja e duhanit është një temë që duhet të diskutohet. Sipas tij, duhani pihet prej nga mosha 14-vjeçare apo edhe më herët.

“Kjo temë i preokupon fëmijët dhe të rriturit. Duhani pihet nga fëmijët, gjë që duhet të ndalohet gjithsesi. Një nga hapat që duhet ndërmarrë është duke i paralajmëruar ata për efektet negative që shkakton duhani në trupin e tyre. Mirëpo, ata nuk e dinë se efektet mund të shfaqen pas disa vjetësh. Mënyra më e mirë për ta parandaluar dhe për t’i informuar ata se sa dëme sjell, është edhe duke ju treguar se duhanpirja shkakton sëmundjet e mushkërive, astmës, goditjet në tru, e shumë të tjera”, shprehet Thaçi.

Zanjeta Halimi, nga organizata joqeveritare “Rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatarë”, që merret me promovimin e sjelljeve të shëndosha përmes të rinjve nga të rinjtë, thotë se pirja e duhanit konsiderohet si sjellje e rrezikshme, sidomos nga nxënësit, duke e marrë parasysh që 5.4 milionë njerëz në vit vdesin prej duhanit. Andaj, sipas Halimit, me kampanja të ndryshme mundohen që t'i vetëdijesojnë nxënësit për pasojat e duhanit.

“Kemi filluar me këtë strategji, sepse të rinjtë zakonisht i kanë model edhe shokët e tyre, që i imitojnë dhe e bëjnë një sjellje të rrezikshme. Një prej sjelljeve të rrezikshme kohëve të fundit është edhe pirja e duhanit. Mundohemi t'i mësojmë për pasojat negative, se çka mund të bëheni nëse jeni duhanpirës aktivë dhe të bëjmë kampanja të ndryshme, qoftë përmes kampanjave mediale, apo broshurave, ku tregojmë se duhani dëmton shëndetin”, thotë Halimi.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se tymosja e duhanit është e dëmshme për secilin, por te të rinjtë dëmet janë më të mëdha.

Skënder Syla, udhëheqës i kësaj organizate, thotë se mënyra e vetme e shmangies së pirjes së duhanit nga të rinjtë brenda objekteve shkollore, është zbatimi 100 për qind i Ligjit kundër duhanit.

“Te ne fatkeqësisht tymoset duhani nëpër shkolla, qoftë nëpër hapësira të ndara brenda shkollave. Kjo ndodh edhe nga arsimtarët, por edhe nga vetë nxënësit. Andaj ne, si OBSH, rekomandojmë fuqimisht që Ligji për duhanin të zbatohet 100 për qind në mënyrë, që të mos ketë asnjë hapësirë brenda objektit shkollor ku pihet duhani”, thekson Syla.

E, shefi i Inspektoratit Sanitar të Kosovës, Ibrahim Tërshnjaku, thotë se Inspektorati Sanitar, së bashku me Inspektoratin e Arsimit, kanë bërë një aksion të përbashkët për t'u dhënë një urdhëresë me shkrim gjitha drejtorive në mënyrë që të ndalohet duhani brenda objekteve shkollore.

“Pas kësaj urdhërese, kemi parë një hap pozitiv në këtë aspekt. Ne, tash, do të bëjmë një riinspektim nëpër objektet shkollore dhe do të shohim se cilat drejtori të shkollave kanë lejuar kolegët e tyre të pinë duhan brenda objekteve shkollore. Aty do të shohim se si do ta vetëdijësojmë edhe këtë strukturë të shoqërisë”, tregon Tërshnjaku.

Sipas të dhënave nga hulumtimet e bëra nga organizata joqeveritare, në shkollat e mesme pihet duhani më shumë - nga vetë mësimdhënësit, por edhe nga nxënësit.

Ndonëse kishte hyrë në fuqi që në shkurt të vitit të kaluar, Ligji për duhanin tek tani ka filluar të zbatohet në disa vende publike.

Blerim Iseni, menaxher i kafeterisë “Rings”, thotë se ky lokal ka ndarë hapësirën prej 30 për qind për duhanpirësit, ashtu siç e parasheh Ligji për duhanin.

“Ne e kemi mirëpritur zbatimin e ligjit dhe ashtu siç edhe parashihet me ligj, në hapësirën prej 70 për qind të mos pihet duhani, e në 30 për qind lejohet pirja, mendoj se kemi kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për ta zbatuar. Kërkohet ambient i veçantë dhe ventilim shtesë aty ku pihet duhani, por mendoj se kemi kushte për ta zbatuar ligjin”, thotë Iseni.

Ndërkaq, qytetarët mendojnë se zbatimi i ligjit është i mirëseardhur. Luljeta Suka nga Prishtina shprehet:




“Mendoj se zbatimi i Ligjit kundër duhanit, sidomos nëpër lokale, aty ku pihet më së shumti, është shumë i mirëseardhur për qytetarët e Kosovës, sepse duhanpirja shkakton problem edhe tek ata që nuk pinë duhan. Ndarja në kthina e lokaleve, për mendimin tim, është shumë e mirë, sepse ata që e pinë duhanin të paktën e dinë ku e kanë vendin dhe nuk i pengojnë qytetarët e tjerë”.

Në anën tjetër, Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se tashmë inspektorët kanë dalë në terren dhe restoranteve e kafeterive do t’u jepen disa ditë kohë deri në zbatimin e plotë të Ligjit kundër duhanit.

“Ministria e Shëndetësisë, e cila është e obliguar që të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji, së bashku edhe me disa subjekte tjera, nuk është e kënaqur sa duhet me zbatimin e tij. Ky ligj në vendet e rajonit po zbatohet me një rigorozitet të theksuar dhe ka mundur të zbatohet edhe në Kosovë”.

“Sidoqoftë ka qenë qëndrim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe edhe i vetë shoqërisë civile që të gjendet një konsensus, në mënyrë që kur të fillojë zbatimi i tij, kjo të bëhet si duhet. Andaj do t’u jepet edhe pak kohë derisa të fillojnë masat ndëshkuese”, bën të ditur Hoti.

Ndërkaq, Skënder Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se tymosja e duhanit paraqet një problem mjaft të rëndë për shëndetin publik, duke e marrë parasysh që çdo vit në botë vdesin me miliona njerëz nga pirja e duhanit, si dhe miliona të tjerë sëmuren nga kanceri.

Prandaj, sipas Sylës, është e domosdoshme që ligjet e aprovuara dhe të miratuara, të zbatohen në praktikë.

”Çdo vonesë e zbatimit të Ligjit të duhanit, do të thotë marrje e jetës së njerëzve, sepse tymosja nuk i dëmton vetëm ata që e konsumojnë duhanin në mënyrë aktive, por edhe ata që ekspozohen në mënyrë pasive”, përfundon Syla.




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...