Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/31

10 vitet që ndryshuan CIA-n

10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso

Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se Bardhe, i rrethuar nga 16 gjenerale e admirale ne pension, te ftuar per te qene te pranishem ne firmosjen e nje urdhri ekzekutiv qe mbyll epoken Bush ne ceshtjet e terrorizmit, burgjeve sekrete, hetimeve te fshehta e torturave. Eshte akti i pare formal i Shtepise se Bardhe, ne pranine e atyre ushtarakeve qe ishin haptaz kunder metodave te administrates se meparshme: kerkohet te rifillohet nga baza krejt te ndryshme gjuetia ndaj Bin Ladenit, per “goditjen, cmontimin dhe mposhtjen” e Al Kaedes. Jane dashur dy vjet, tre muaj e nente dite qe presidenti i Shteteve te Bashkuara te shpallte eliminimin e Bin Ladenit, ne perfundim te nje sulmi rrufe ne token pakistaneze fale punes hetimore te CIA-s dhe kapaciteteve operacionale te Navy Seals.

Ate 22 janar filloi edhe procesi i riorganizimit te krejt inteligjences amerikane: Nje investim kaq i fuqishem ne njerez dhe mjete, saqe ne vitin e pare te presidences Obama, buxheti i 16 agjencive civile e ushtarake te spiunazhit kapi vleren 80.1 miliarde dollare, shifer kurre e arritur me pare, aq me teper ne kulmin e recesionit ekonomik. Ajo qe me shume se kushdo tjeter kishte nevoje per kurim, ishte Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, sherbimi i spiunazhit te jashtem amerikan, qe kishte akuzuar Al Kaeden per sulmin ndaj Kullave Binjake e pastaj ishte hedhur ne vijen e pare te luftes gjate presidences Bush, me porosine qe te sjelle sa me shpejt rezultate; duke pasur liri te plote veprimi, agjencia ishte ne qender te polemikave kombetare e nderkombetare lidhur me metodat e perdorura: Qe nga sekuestrimet e personave ne toke te huaj, tek burgjet sekrete, torturat ndaj te arrestuarve te dorezuar nga qeveri e sherbime te huaja policore…Dhe gjithmone, pa e kapur dot Bin Ladenin.

Barak Obama zgjodhi si shef te ri te CIA-s nje njeri qe nuk kishte patur kurre pervoje direkte per spiunazhin: Leon Paneta. Me plot 71 vite mbi shpine, nje karriere te gjate ne Kongres ne rradhet e demokrateve, ekspert aq i vleresuar i buxhetit, saqe u therrit nga Bill Klinton per drejtimin e stafit te Shtepise se Bardhe, Paneta u katapultua ne nje bote qe me siguri e kishte pare nga afer gjate viteve ne Uashington, por pa iu dashur te merrte vendime apo te drejtonte operacione. Me nje pamje prej profesori te rrepte por te drejte, nje punetor i palodhur, me prirje nga qendra e politikes (ne rini ishte republikan por u largua kur njerezit e Ricard Niksonit e kritikuan se ishte shume i fiksuar pas respektimit te te drejtave civile), ai e dinte se Obama e piketoi pikerisht per faktin se Paneta nuk kishte pasur me pare raporte me CIA-n, dhe per filozofine e tij: T’u vesh gjerave emrin qe kane dhe t’i perkufizosh situatat ashtu sic jane realisht.

Presidenti ishte i sigurt se Paneta do ta ndryshonte menyren e punes se agjencise te ketyre viteve te fundit: Thene ndryshe, kjo menyre i modifikonte te dhenat sipas deshirave te politikes (fjala vjen, faktet inekzistente qe justifikuan luften ndaj Sadam Huseinit), ne vend qe te mblidhte te dhena, te percaktonte shkallen e vertetesise se tyre, te ofronte parashikime dhe t’ja linte Kongresit dhe qeverise vleresimin dhe marrjen e vendimeve.

“Tortura eshte e paligjshme, imorale, e rrezikshme dhe joproduktive”, shkruante Paneta kur ne Shtepine e Bardhe ishte ende Bushi i ri. Tashme duhej te kalonte nga teoria ne praktike. Sigurisht, Barak Obama i kishte anulluar me nje firme te gjitha artificet juridike te shpikura nga marifetcinjte e Bushit dhe Dik Cenejt, qe donin te justifikonin torturat si “mbrojtje e Amerikes”. Por Panetes i duhej te takohej me njerezit e CIA-s, shume prej te cileve druheshin se mos perfundonin ne gjykate. Nuk ka qene e lehte, dhe as e thjeshte puna e drejtorit te 21-te te CIA-s, Paneta, ato muaj te pare ne krye te sherbimit. Dy detyra ishin te domosdoshme: Nevoja per te nderruar metodat e punes, dhe moscenimi i makines gjigande te spiunazhit teksa SHBA ishte e angazhuar ne dy luftra, perballe nevojes per t’i treguar botes se gjerat po ndryshonin. Dhe nuk kishte ide me te mire per ta deshmuar epoken e re, sesa vizita e Obames ne seline qendrore te CIA-s ne Langlej: Aty presidenti tha se torturat dhe burgjet secrete kishin qene nje gabim i madh, por shtoi se duhej shikuar perpara, pa mbajtur syte nga e kaluara.

Nuk shkoi gjithcka vaj; pati muaj me konflikte te ethshme dhe dilnin rregullisht ne drite. Si ne rastin kur sekretari i Drejtesise Erik Holder hapi hetime per torturat e CIA-s dhe per shkaterrimin e videove qe demonstronin keto tortura, duke caktuar nje prokuror; ky ishte i fundit i shume hetimeve qe u hapen nen presionin e organizatave per te drejtat e njeriut, apo me kerkesen e personave qe gabimisht kishin perfunduar ne duart e CIA-s. Paneta protestoi ndaj Holderit dhe fitoi, por Obama i doli kunder kur vendosi te publikoje memot qe parashikonin “hetuesi te ashpra”. Rrugetimi i shefit te agjencise, ashtu si ai i shefit te Shtepise se Bardhe, ato muaj ishte kontradiktor. Te gjithe e kuptonin se nese makina hetimore fokusohej tek agjentet, atehere do te ngrihej pyetja e pashmangshme, perse nuk japin llogari ata qe i moren keto vendime ne nivel politik, duke filluar nga Bush dhe Cenej.

Nga ana tjeter, krejt organizata u vu nen tension pas zgjedhjes politike te Shtepise se Bardhe, qe ne qender te problemit te vihej Afganistani. Per CIA-n, kjo nenkuptonte kryesisht ndjekjen dhe kapjen e njerezve te Al Kaedes. Ne vitin 2009 u hapen baza te reja operative dhe CIA nisi nje proces militarizimi, per shkak te zgjedhjes per perdorimin e avioneve pa pilot per gjurmimin dhe pastaj goditjen e bazave terroriste. Ekspozimi ne vije te pare i agjenteve te sherbimit, nuk kaloi pa pasoja: Shtate agjente u vrane nga ai qe kujtonin se ishte informator i tyre, ne momentin kur personi hyri ne bazen sekrete dhe hodhi veten ne ere (ne Afganistan). Nje goditje shume e rende, qe nga njera ane deshmoi nje veshtiresi te madhe ne kryerjen e spiunazhit duke perdorur popullsine vendase ose te infiltruarit, e qe nga ana tjeter detyroi agjencine te shtonte edhe me teper perdorimin e avioneve pa pilot.

Paneta hodhi njerezit e tij ne frontin e pare, edhe permes anullimit te disa kontratave qe CIA kishte nenshkruar me agjenci private qe operonin perkrah agjenteve ne Afganistan. Ai bashkepunoi ngushte me Kongresin kur, ne maj 2009, shpalli se kishte hedhur ne kosh nje plan sekret fantazmagorik qe ishte hartuar si film hollivudian aksioni: Parashikonte ngritjen e skuadrave te vrasesve te stervitur, qe do te dislokoheshin ne vende te ndryshme dhe pastaj do te hynin ne veprim per eliminuar terroristet.

Por nese disa rezultate te kesaj pune nisen te dukeshin qarte, ajo qe dominoi skenen e brendshme te aktiviteteve te CIA-s ishte nje perplasje e fuqishme mes njerezve qe Obama kishte zgjedhur per te mbikqyrur ceshtjet e sigurise kombetare. Paneta hyri ne konflikt te hapur me admiralin Denis Bler, shef i National Intelligence, zyra qe koordinonte veprimtarine e 16 agjencive amerikane te zbulimit. Bler e konsideronte nje kompetence te veten, zgjedhjen e perfaqesuesve te spiunazhit amerikan jashte vendit, nje prerogative qe historikisht e kryente CIA. Paneta u dergoi nje email gjithe agjenteve, ku urdheronte ta injoronin Blerin derisa te zgjidhej kjo ceshtje. Cka nenkuptonte shtrimin e problemit para presidentit. Per muaj te tere, perplasja vazhdoi nendheshem (thuhet se asokohe Paneta ishte gati te largohej nga detyra). Ne fund, Shtepia e Bardhe i dha te drejte dhe brenda nje muaji, ishte admirali Bler ai qe dha doreheqjen.

Presidenti nuk e ka thene kurre ate cka mendon realisht mbi veprimtarine e CIA-s. Nese pas operacionit per Bin Ladenin ai e lavderoi hapur sherbimin, gjate ketyre viteve ne detyre Obama e ka kritikuar gjithmone agjencine, sa here e ka pare te nevojshme. Kur nje djalosh nigerian deshtoi ne tentativen e tij per t’u hedhur ne ere bashke me avionin gjate fluturimit drejt Cikagos, Obama drejtoi gishtin kunder atyre qe “deshtuan ne mbledhjen e copave te informacionit qe ekzistonin, duke bere qe sikur sulmi te kryhej, sistemi te binte ne menyre katastrofale”. Pra Obama gjithnje e ka vene nen presion CIA-n, dhe e tregoi kete edhe 11 prillin e kaluar, kur ne nje takim ne Shtepine e Bardhe pohoi se CIA dhe agjencite e tjera nuk kishin qene ne gjendje te parashikonin asgje nga ngjarjet arabe, se pari ne Tuniz e pastaj ne Egjipt.

Kushedi nese Paneta, drejtori qe e mbylli epoken e Osama Bin Ladenit, nje dite do te shkruaje ndonje liber kujtimesh mbi pervojen e tij me CIA-n. Por kjo duket akoma dicka e pamundur, duke qene se Obama e transferoi ne Pentagon, si sekretari i ri i Mbrojtjes. Rrefimi tij do te sherbente edhe per te kuptuar nese ajo qe Paneta thoshte se qe filozofia e tij, u aplikua pastaj ne poltronen e shefit te CIA-s apo jo: “Ne demokracine tone, qeveriset ose permes kapacitetit udheheqes, ose i shtyre nga krizat. Ne qofte se ky kapacitet ekziston, vendi mund ta shmange ose ta kontrolloje krizen. Por nese udheheqja nuk eshte e afte t’i ndermarre ato rreziqe e sakrifica thelbesore per te qeverisur, te jeni te sigurte se do te jene krizat ato qe do na udheheqin dhe qeverisin”.



FBI, sa me spiunazh



Problemi i CIA-s u zgjidh. Leon Paneta largohet drejt Pentagonit, ndersa nga Afganistani mberrin menjehere gjenerali David Petreus. Por Barak Obama ka nje problem urgjent per te zgjidhur ne fushen e sigurise: Emerimin e drejtorit te ri te Byrose Federale te Hetimeve, FBI, meqe 10 vitet e Robert Mylerit, i emeruar vec nje jave para sulmit te 11 shtatorit, jane duke mbaruar.

Gjate kesaj periudhe Mylerit iu njoh aftesia qe pervec kapacitetit te FBI-se per ndjekjen e krimineleve dhe zgjidhjen e ceshtjeve te renda, ai shtoi edhe shnderrimin e Byrose ne nje agjenci spiunazhi te brendshem per SHBA-ne. Duke zbuluar kesisoj te gjitha rastet e tentativave terroriste brenda vendit. Myler, te cilit revista Time i beri se fundi homazh me nje kopertine te titulluar “Gjuetari i terroristeve”, ja ka dale te kaloje pa incidente transferimin nga administrata e Bushit ne ate te Obames.

Prej shume javesh, nje grup pune i udhehequr nga zv.presidenti Bajden dhe prokurori i pergjithshem Erik Holder, po vlereson kandidaturat e mundshme. Kater jane emrat me te perfolur: Xhejms Komi, prokuror i Nju Jorkut dhe me pas zv.sekretar i Drejtesise, fitoi fame kur ne mars 2004 ngriti ne kembe gjithe prokurorine amerikane per te penguar pergjimet e paautorizuara nga gjykatat. Patrik FicXherald, prokuror ne Cikago, eshte autor i hetimit qe solli ne fajesimin dhe denimin e ish shefit te kabinetit te zv.presidentit Cenej, i akuzuar se dekonspiroi emrin e nje agjenteje sekrete te CIA-s pasi ajo deklaronte se Sadami nuk kishte arme te shkaterrimit ne mase. Emri tjeter eshte Rejmond Kelli, shef i policise se Nju Jorkut. Por edhe Ronald Nobell, ish shef i hetuesve te ministrise se Thesarit dhe sot ne Interpol.

Esat Pashë Toptani dhe marrëveshjet me Serbinë



Esat Pashë Toptani dhe marrëveshjet me Serbinë
Nga Frymzim DAUTI
Shkrimet për Esat Pashën që i kanë shkruar historianët komunistë të Shqipërisë, kanë pasur qëllime propagandistike, pasi Esati ka shërbyer si përfaqësues i klasës bejlere në Shqipëri.
Nëpërmjet nxirjes së personalitetit të tij, makineria propagandistike komuniste shërbehej për luftën e klasave në shoqërinë shqiptare. Esat Pasha po ashtu ishte dhe daja i Ahmet Zogut, prandaj dhe historianët e Shqipërisë përpiqeshin që dajën dhe nipin t’i quanin bashkëpunëtorë të Serbisë. Për mendimin tim shkrimet e tyre nuk kanë asnjë vlerë shkencore dhe nuk i ia vlen që të komentohen.
Një ndër historianët që ka shkruar një punim shkencor për aktivitetin politik të Esat Pashës për periudhën 1914-15 është historiani nga Maqedonia prof. dr. Shukri Rahimi. Punimi i tij është mjaft serioz dhe në dallim nga kolegët e tij nga Shqipëria, nuk ka patur qëllim propagandistik; prandaj dhe vlen që të komentohet. Historiani Shukri Rahimi vjen në përfundim se aktiviteti politiko-ushtarak i Esatit ishte tradhti. Ai vjen në këtë përfundim duke i interpretuar marrëveshjet dhe telegramet. Por puna e historianit nuk është që të interpretojë marrëveshjet dhe të japë përfundime në bazë të tyre se kush është i poshtër apo tradhtar.
Historiani duhet t’i mbledhë të dhënat dhe të japë sqarime lidhur me ta. Shukri Rahimi në konkluzion të punimit të tij mes të tjerave shkruan: Qeveria serbe duke vlerësuar karakterin e prishur të këtij pashai (Esatit), i premtoi që do ta ndihmojë financiarisht dhe ushtarakisht që të marrë pushtetin në Shqipëri[...]. Kjo është një pasqyrë shumë e qartë se Esat Pasha dhe ushtarët e tij, nuk kanë nguruar para kurrfarë tradhtie, për t’i arritur qëllimet e veta personale (Shukri Rahimi ”Gjurmime historike të rilindjes kombëtare” faq. 318-9. Prishtinë 1986).
Kuptohet që konkluzioni i historianit Shukri Rahimi është ndikuar nga kolegët e tij në Shqipëri, dhe ky historian si një patriot i dëshmuar ka dashur që të jetë në një vijë me librin “Historia e Popullit Shqiptar” të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Edhe historiani i ri kosovar Isa Blumi, në një libër të botuar në gjuhën angleze në Stamboll, ka shkruar pak edhe për Esat Pashën. Por te libri i tij vërehet se autorit i mungon guximi që të japë mendimin e vet, edhe pse atë libër e shkruan pas një studimi të gjatë që e bën në arkiva të ndryshme. Isa Blumi të paktën nuk e quan Esat Pashën tradhtar, apo as dhe politikan kontravers.
Pasi fillon Lufta e Parë Botërore, Princ Vidi i pafuqishëm dhe duke qenë i rrethuar nga kryengritësit, të dëshpëruar pas largimit të Esat Pashës dhe nga pakënaqësia e imponimit të mbretit të krishterë, në shtator të vitit 1914, me një anije ushtarake italiane largohet prej Shqipërisë; pas 5 muajve qeverisje të pasuksesshme.  Me të marrë vesh për këtë dhe për shkak të rrethanave të reja të krijuara, Esat Pasha vendos që të kthehet në Shqipëri. Ndërkohë qeveria e Serbisë filloi të mendojë thellë për pasojat që do të paraqiteshin për të, nëse dhe Perandoria Osmane hyn në luftë kundër saj, sikurse Austro-Hungaria dhe Gjermania. Serbia në atë rast do të duhej të luftonte në dy fronte, gjegjësisht në frontin verior kundër Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë dhe në atë jugor kundër Shqipërisë. Për shqiptarët besohej se do t’i përgjigjeshin pozitivisht kushtrimit të Perandorisë Osmane për luftë- xhihad. Serbia kuptohet që nuk do të kishte kapacitet që të mbrohej në atë rast, prandaj dhe e ftoi Esat Pashën që të negociojë.
Serbia vendosi që të lidhë marrëveshje me Esat Pashën dhe i verifikoi me shkrim, që e pranonte popullin shqiptar, shtetin e Shqipërisë, kufijtë e saj dhe ushtrinë shqiptare. Me këtë rast, më 17 shtator 1914 në Nish (Serbi) pas negociatave të Esat Pashës me kryeministrin e Serbisë, nënshkruhet marrëveshja e parë e Shtetit të pavarur Shqiptar nga një shqiptar në emër të popullit shqiptar; pra nga Esat Pasha dhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë. Esat Pasha me këtë rast kishte në dorë një dokument që dëshmonte njohjen e Shqipërisë nga armiku kryesor i Shtetit Shqiptar, jepte mundësinë për ta legjitimuar pretendimin e tij për të qenë në krye të Shqipërisë para faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë, si dhe jepte mundësinë për riorganizimin e ushtrisë shqiptare dhe përgatitjen e saj nga rreziku që i kanosej nga lufta e përgjithshme dhe veçanërisht nga rreziku i okupimit të Shqipërisë nga vetë Serbia apo Austro-Hungaria.
Serbia, para nënshkrimit të këtij “traktati”, shqiptarët e krishterë i konsideronte serbë të asimiluar, ndërsa shqiptarët muslimanë i quante turq. Por pas kësaj marrëveshjeje, qëndrimi zyrtar i Serbisë ndaj Shqipërisë ndryshoi. Ja disa nga artikujt e asaj marrëveshjeje: “Artikulli 10: Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e shqiptarë. Artikulli 13: Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo-shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokë të Serbisë”.
Pas kësaj marrëveshjeje, Esati kalon kufirin për në Shqipëri. Pasi mobilizon me mijëra përkrahës trima të tij, pa asnjë plumb të krisur, hyn si triumfues në Durrës, ku dhe merr qeverinë e Shqipërisë në dorë. Esat Pasha nuk gjen aspak ambient të qetë në Shqipëri pasi pakënaqësitë ende vazhdonin në Shqipëri, sidomos pas situatës së përkeqësuar ekonomike si pasojë e kolapsit të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe për shkak të pasigurisë permanente si rezultat i luftërave të klaneve për pushtet. Qeverisja e Shqipërisë në këtë periudhë ishte një sfidë e madhe, prandaj dhe Esatit iu shtuan armiqtë edhe nga radhët e veta.
Pas pavarësisë së Shqipërisë, Esat Pasha bëri gjithë të mundshmen që të detyrojë të largohet një mbret i huaj i krishterë, i cili ishte injorant për çështjet e shqiptarëve dhe që i ishte imponuar Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Vendimi arbitrar i të huajve i irritoi në masë të madhe shqiptarët, të cilët u ngritën në kryengritje kundër Vidit. Një pjesë e tyre kërkuan zyrtarisht, pasi morën pushtetin e cunguar në dorë, që djali i Sulltan Abdulhamidit të shpallet mbret i Shqipërisë. Esat Pasha pasi mori pushtetin, përpiqej dhe luftonte që Shqipërinë ta udhëhiqte vetë ai, pasi e njihte më mirë dhe kishte forcën dhe vendosmërinë që ta mbronte Shqipërinë kur ishte në rrezik për të ekzistuar, ashtu sikur e dëshmoi atë në luftën për mbrojtjen e Shqipërisë më 1912/13. Esat Pasha ishte e vetmja forcë në këtë periudhë që mund të stabilizonte vendin.
I vetëdijshëm për rrethanat botërore dhe për interesat e Shqipërisë, edhe pasi Perandoria Osmane hyn në Luftën e Parë Botërore, Esat Pasha radhitet në anën e Antantës. Me hyrjen e Perandorisë Osmane në LPB, me pretendim që t’i kthejnë edhe territoret e humbura në Evropë, që i kishte humbur para dy viteve, ata po ashtu i ofrojnë bashkëpunim Esat Pashës, që në atë kohë kryesonte qeverinë e Shqipërisë. Por, Esat Pasha i refuzon ata. Për këtë qëndrim të tij Gjykata Ushtarake e Perandorisë Osmane në Stamboll e dënon Esat Pashën me vdekje në mungesë dhe më vonë me një vendim të Ministrisë së Luftës ia marrin titullin ushtarak. Kuptohet që këta kundërshtime mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Perandorisë u reflektuan dhe te populli shqiptar dhe prandaj u shfaqën lëvizje opozitare kundër qeverisë së Shqipërisë. Një nga lëvizjet e rëndësishme opozitare në këtë periudhë shndërrohet dhe lëvizja e myftinive të Tiranës dhe Krujës, të cilët kërkonin me çdo kusht që të kthehet rendi i vjetër shtetëror. Ata u inkurajuan sidomos pas fillimit të Luftës së Parë Botërore duke shpresuar që të rikthejnë dominimin osman në Shqipëri, apo së paku që Shqipëria të udhëhiqet nga një mbret i familjes mbretërore osmane.
Tentativa e tyre për të arritur këtë qëllim rezultoi në rebelim të armatosur, e që përbëhej nga mijëra luftëtarë të Shqipërisë së Mesme, dhe të cilët arritën që t’i marrin nën kontroll shumë qytete të Shqipërisë. Por kjo lëvizje e tyre dështoi pasi që Esat Pasha jo që nuk i përkrahi ata por edhe i luftoi ata deri në fund. Kjo lëvizje u shtyp edhe me ndihmën e ushtrisë serbe të cilët erdhën në Shqipëri për ta përgatitur terrenin që të iknin nga ushtria e Austro-Hungarisë që ishte në avancim.
Liderët shqiptarë të kësaj lëvizje pro-osmane pasi që u arrestuan më 1915 u dënuan me vdekje dhe më pas u ekzekutuan pas vendimit të gjykatës ushtarake të udhëhequr nga vëllai i Ahmet Zogut. Ky rebelim i dështuar e që u udhëhoq nga njerëz me ndikim dhe luftëtar trima si Haxhi Qamili, është një dëshmi më shumë se shumë shqiptarë e patën vështirë që të pajtoheshin me realitetin e largimit të Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare. Marrëveshja tjetër ndërmjet kryeministrit Esat Pasha me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë lidhet në Tiranë më 28 qershor 1915. Kjo marrëveshje duhet analizuar më thellë dhe atë nuk mund ta interpretojë secili historian apo jurist i së drejtës ndërkombëtare publike, e që nuk i ka tejkaluar manipulimet që janë bërë gjatë shkrimit të historisë së popullit shqiptar. Nëse  marrëveshja e vitit 1915 në mes Shqipërisë dhe Serbisë lexohet pa i njohur thellë rrethanat e kohës, formohet përshtypja se bëhet fjalë për një tradhti të nivelit më të lartë. Por gjatë negociatave nuk bëhet tradhti, por bëhet politikë.
Esati, si politikan i kalibrit të lartë dhe si ish deputet i Perandorisë i zgjedhur në dy mandate, nuk e kishte prioritet përmbajtjen e marrëveshjes, por shuarjen e rebelimit pro-osman, të cilët iu përgjigjën pozitivisht kushtrimit të Perandorisë Osmane për xhihad. Por që për atë kohë, lëvizja e tyre, sipas Esatit ishte në dëm të interesave gjeopolitike të Shqipërisë. Prandaj dhe ai ishte i përgatitur që të lëshonte pe vetëm që të ndërronin rrethanat politike në Shqipëri pas rebelimit.
Gjatë marrëveshjeve nuk është me rëndësi përmbajtja, por interpretimi juridik që i bëhet marrëveshjes. Se ky parim është real në diplomaci, si shembulli më të freskët e kemi  Marrëveshjen e Ohrit, ku u parapa që gjuha shqipe në Maqedoni të jetë gjuhë zyrtare, mirëpo më vonë gjatë interpretimit të saj, shqipja u kufizua si zyrtare vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Esati, me siguri që gjatë negociatave për lidhjen e marrëveshjes së dytë me Serbinë, është përpjekur dhe i ka dhënë më shumë rëndësi që neni 1 i marrëveshjes të jetë sipas insistimit të tij, përderisa për të tjerat është përkujdesur më pak.
Për shkak të hapësirës së kufizuar për këtë shkrim nuk mund t’i interpretojmë të gjithë nenet e kësaj marrëveshje veç e veç.Neni 1 i kësaj marrëveshje thotë: “Qeveria mbretërore serbe do të veprojë në atë drejtim, që asnjë fuqi e jashtme mos ta pushtojë Shqipërinë, dhe nuk do ta lejojë coptimin e saj, por ajo do të mbetet si tërësi shtetërore, e cila për jetë në aleancë dhe bashkësi në bazë të marrëveshjes së mëparshme, si dhe në bazë të dispozitave të këtij protokolli”. Ndërsa neni 14 i këtij protokolli, parasheh që ndihmat në para konsiderohen borxhe. Kjo është shumë me rëndësi që të theksohet, pasi nëse Esati do të punonte vetëm për interesat e Serbisë, ai nuk do të merrte obligim që t’i kthente borxhet.
Me rëndësi po ashtu është që të analizohet periudha kur lidhet kjo marrëveshje; gjegjësisht kjo është nënshkruar pas traktatit sekret ndërmjet Italisë dhe Antantës, që parashihte zhbërjen e Shqipërisë. Kuptohet që Kryeministri i Shqipërisë në atë kohë kishte burime nga informohej për përmbajtjen e këtyre traktateve që parashihnin zhdukjen e Shqipërisë nga harta politike; së paku nga diplomacia e Serbisë apo dhe ndoshta të ish kolegëve të tij në Perandorin Osmane. Serbia ishte kundër prezencës së Italisë në bregdetin shqiptar, pasi ia humbte shpresat asaj për dalje në det apo okupimin e Dalmacisë.
Po ashtu për Serbinë ishte e papranueshme që një shtet i fuqishëm si Italia të kufizohej afër me Serbinë, pasi kjo nënkuptonte mosimplementim e vendimit nga Konferenca së Londrës më 1913, për ndërtimin e linjës hekurudhore që nëpërmjet Shqipërisë i garantonte dalje Serbisë në Detin Adriatik. Kjo marrëveshje në aspektin juridik ka shumë mangësi. Duhet patur parasysh që nuk nënshkruhen traktatet, ndërsa trupat ushtarake gjenden në territor të një shteti; pasi në këto raste mund të formohet përshtypja se marrëveshja imponohet.
Traktate të karakterit të rëndësishëm lidhen në shtete neutrale siç është p.sh. Zvicra. Këta lloje të traktateve zakonisht lidhen në konferenca ndërkombëtare apo ku së paku gjatë lidhjes së traktatit të ketë një shtet të fuqishëm që do të garantojë implementimin e tij, apo të luajë rolin e arbitrazhit nëse vjen në kontestim të traktatit nga njëra palë nënshkruese e traktatit. Arbitrazhi nuk është paraparë në “traktatin” mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të thotë se atë nuk kishte se kush e interpretonte. Një mangësi e madhe e këtyre dy marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Esat Pasha është se tek ata, nuk parashihen afatizime. Kjo do të thotë se implementimi i detyrimeve që dalin nga këto marrëveshje me shkrim mund të shtyheshin në pafundësi. Në nenet e tjera të marrëveshjes përmenden vetëm situata hipotetike që duhet të ndodhnin por që ishin shumë larg realitetit dhe që nuk ka asnjë garanci se mund të ndodhnin.
Të gjitha këto mangësi në formë dhe përmbajtje, pa dyshim që mund t’i shpallte ato nul apo të pavlefshme. Marrëveshje e dytë ishte vetëm një veprim politik i mirëmenduar si për interesat e Shqipërisë ashtu dhe për ato të Serbisë, prandaj dhe u quajt procesverbal. Pastaj ushtria e Serbisë në kohën e lidhjes së kësaj marrëveshjeje thuajse veç ishte shpartalluar nga ushtria austriake, ndërsa qeveria e Serbisë ishte dislokuar prej Beogradi në Nish. Ndërkohë përgatitej dhe Bullgaria që të hynte në luftë kundër Serbisë, çka e bënte të pamundur ekzistimin e Serbisë në ato rrethana. Duhet patur po ashtu parasysh që Serbia në këtë kohë ishte shumë më e vogël me territor dhe popullsi.
Në përbërje të saj nuk ishte Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Vojvodina. Në Serbi po ashtu pas Luftërave Ballanike ishin të okupuar bullgarët në Maqedoni si dhe boshnjakët në Sanxhak. Serbia përbëhej nga një numër prej më pak se 3 milion serbë që brenda shtetit të Serbisë kishin afër 1 milion shqiptarë dhe që me bashkimin me pjesën tjetër të Shqipërisë, popullsia e këtij unioni të Shqipërisë me Serbinë do të përbëhej me popullatë që do të ishte gjysma shqiptare dhe gjysma tjetër serbe.
Prandaj dhe do të ishte absurde të besohej se serbët do të mundeshin t’i mbanin të okupuar shqiptarët në një situatë të tillë dhe me një ushtri të shkatërruar nga lufta. A thua Parlamenti i Serbisë do të aprovonte një marrëveshje të tillë për aleancë mes Shqipërisë dhe Serbisë në ato rrethana? Kjo është shumë e pabesueshme. Qeveria e Serbisë vetëm tentonte që të ekzistonte dhe prandaj përpiqej që të shfrytëzonte Shqipërinë dhe të afrohej me qeverinë e saj, për ta përgatitur terrenin në rast se do të duhej që të tërhiqej ushtria e saj e thyer nga lufta nëpërmjet territorit të shqiptarëve. Esati vetëm sa i shfrytëzonte ata që të siguronte pushtetin e tij, afrimin e Shqipërisë me Anglinë dhe Francën, si dhe të komplikonte situatën me qëllim për të parandaluar implementimin e traktatit për zhbërjen e Shqipërisë (mes Italisë dhe Antantës) dhe okupimin e saj nga Italia. Po ashtu ai tentonte të komplikonte situatën reale në terren, pasi Greqia kishte okupuar Shqipërinë Jugore me mbështetjen e Anglisë, ndërsa Italia (që kishte okupuar Vlorën) apo Franca nuk e ndihmonin financiarisht qeverinë e tij, pasi kishin plane tjera për Shqipërinë.
Më e rëndësishmja është që me këtë marrëveshje, Shqipëria fitoi mbështetjen e një shteti fqinj për deligjitimimin e Princ Vidit, pasi parashihej që Esat Pasha të zgjidhej në krye të Shqipërisë.Në aspekt juridik ky “traktat” me Serbinë mund të interpretohet me fjalën e urtë popullore: Tava në zjarr, peshku në det. Kjo është dhe arsyeja se pse Kryeministri i Serbisë, edhe pse negocionte me Esatin, nuk firmosi në asnjërën marrëveshje, por që në vend të tij dërgonte përfaqësues të qeverisë serbe që ta nënshkruanin atë.
Duhet patur parasysh që Esat Pasha jo vetëm që ishte edhe një diplomat dhe që i dinte të gjitha intrigat diplomatike, por ai këshillohej me diplomatët më të lartë botërorë, gjerësisht me diplomatët apo ish diplomatët e Perandorisë Osmane, që ishin kryesisht shqiptarë. Kjo situatë hipotetike e përshkruar në marrëveshje, u dëshmua vetëm pas 4 muajsh se ishte e parealizueshme, pasi ushtria e Serbisë bashkë me kryeministrin dhe mbretin e saj ikën në Greqi nëpërmjet Shqipërisë për të shpëtuar kokën.
Por Esati u largua nga Shqipëria pasi nuk kishte forcë të mbronte atë nga okupimi i Austro-Hungarisë; mirëpo para se të largohej në emër të qeverisë së Shqipërisë ai i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Pas kësaj, ai nuk ndejti duarkryq duke pritur përfundimin e luftës. Duke parë rrezikun se shumë faktorë politikë në Shqipëri u lidhën me okupatorin Austro-Hungarez dhe me këtë veprim të tyre rrezikohej që pas luftës në rast të fitimit të Antantës të konsideroheshin shqiptarët si kolaboratorë të Boshtit Qendror, ai e dha atë çka dinte më mirë dhe për çka Evropa e çmonte më shumë. Ajo ishte aftësia e tij ushtarake, për të udhëhequr luftë.
Fakti që Esat Pasha e njihte territorin e Maqedonisë shumë mirë, pasi kishte vepruar aty, në dallim nga gjeneralët francezë, e bëri atë figurën udhëheqëse ushtarake dhe vendimtare të përpilimit të strategjisë së betejës së Frontit të Maqedonisë; e që përfundoi me fitore të plotë. Për këtë pozicionim diplomatiko-ushtarak të Esat Pashës, më shkurt 1916 shkruan dhe njohësi i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare Fan Noli: “Ay i cili lëfton sot për Shqipëri të lirë, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, është Esat Pashë Toptani![…] Esat Pasha pra po lëfton për Shqipërinë, posa që u bashkua me Fuqitë të cilat zotohen për lirinë dhe tërësin e saj. Shqiptarët që u bashkuan me austriakët, gjermanët dhe bullgarët nuk dinë pse lëftojnë,…(Fan Noli “Vepra 2” faq. 434. Tiranë 1988). Pikërisht dhe në përmbajtjen e memorandumit që i dërgon Noli presidentit Vilson në vitin 1918, përmendet pjesëmarrja në luftë e shumë ushtarëve shqiptarë në anën e Antantës dhe lavdërohen për civilizimin që treguan shqiptarët me trajtimin e ushtrisë së thyer serbe që ikte nëpërmjet Shqipërisë; edhe për shkak të këtyre veprimeve kërkonte që të njihej pavarësia e Shqipërisë.

Ilker Basbug- Gjenerali shqiptar në ushtrinë turke



Basbug - Gjenerali shqiptar në ushtrinë turke



Ilker Basbug, shefi i ushtrisë turke, i cili nuk ka folur asnjëherë për origjinën e tij shqiptare, edhe pse për këtë më në fund dolën hapur disa media turke, të cilët më pas nuk u panë me sy të mirë edhe nga krerët ushtarak turq, të cilën me këtë u ndjenë jo shumë krenarë. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Ilker Basbug rrjedhë nga një familje shqiptare me origjinë nga fshatrat që lidhin Kosovën me Luginën e Preshevës, mirëpo që në disa media turke ende quhet Sanxhaku i Nishit, një krahinë e përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Origjina shqiptare e shefit të ushtrisë turke është publikuar tanimë, me të dhënat shtesë se familja e tij ishte dëbuar në vitet e 50-ta nga një fshat në kufirin e sotëm midis Kosovës dhe Jugut të Serbisë, apo gjegjësisht Luginës së Preshevës.
Sanxhaku i Nishit njihet si krahinë e vjetër shqiptare e Vilajetit të Kosovës e spastruar nga ushtritë serbe para dhe pas luftërave botërore dhe atyre ballkanike.
Ilker Basburg është vazhdimësi e përfaqësimit të shqiptarëve në hierarkinë e lartë të shtetit dhe ushtrisë turke, që nga periudha e Perandorisë Osmane. Familja e gjeneralit Basbug u vendos në fshatin Afyonkarahisar në Turqinë Perëndimore, i cili është i banuar kryesisht nga popullsia shqiptare. Këshilli Suprem ushtarak i Turqisë, zgjodhi gjeneralin si zëvendësues të Jashar Bujukanat, i cili ka dhënë dorëheqjën. Emërimi i Basbug duhet të dekretohet nga Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul. Gjenerali Basbug i njohur si "gjenerali i ftohtë", pritet vazhdojë në rrugën e reformave në ushtri.

Tragjedia familjare dhe bredhjet nëpër Turqi
Babai i tij Sulejman Beu ishte një burrë i pashëm me një zotnillëk të paparë që çmohej në Afyonkarahisar. Nëna e tij Makbulja ishte një manastirase e pastër me origjinë shqiptare, mirëpo e lindur në Afyon. Ajo që nga ajo kohë ishte një administratore në administratën e Afyon. Më 29 prill 1943 vjen në këtë botë edhe Ilker, një emër që i`u pagëzua nga ana e nënës së tij. Atëkohë dihej se administrata turke nuk lejonte regjistrimin e emrave shqiptar. Por shijimi i jetës me babain i zgjati shumë pak, pasi që babai i tij Sulejman Beu vdiq atëkohë nga sëmundja e tuberkulozit, duke e lënë Ilkerin në moshën shtatëvjeçare. Ilker shkollën fillore e kreu në Afyonkarahisar.
Ilkeri fillon të bëjë jetën në qytet, pasi që shkon të jetojë tek gjyshi i tij dhe dajallarët në qytet, ku edhe shkollohet në shkollën e mesme. Në vitin 1955 nëna e tij Makbule e shoqëruar nga halla e vogël e Ilkerit shkojnë për të jetuar në Stamboll, ku ishin vendosur në lagjen Kuzguncuk. Nga kjo periudhë ai vijoi shkollimin e mesëm që e kishte ndërprerë në shkollën e mesme në Afyon. Ai jetonte në lagjen e stërmbushur me grekë dhe armenë, të cilët më pas braktisën vendin, për shkak të rrezikut nga jeta, nga komuniteti dhe ekstremistët turq. Ai nga periudha e shkollës së mesme filloi të hyjë në botën ushtarake, pasi që në lagjen ku jetonte ishte edhe shkolla e mesme ushtarake. Dhe kthesa ndodhi për të, kur në vitin 1960 ai filloi Akademinë Ushtarake në Ankara. Në këtë periudhë ndodhin tronditje dhe trazira politike, që çojnë deri tek shkalla e grushtetit në Turqi. Ilkeri tërë këtë periudhë e ndoqi nga radioja dhe lajmet që dëgjoheshin brenda kazermës ushtarake.
Në vitin 1968 ai martohet me Sevil Basburg dhe filloi jetën ndryshe, duke qenë vazhdimisht larg familjes së tij. Ngjarja më e dhimbshme për të ishte vdekja e nënës, të cilën e priti shumë rëndë në vitin 1988. Makbule ndërroi jetë nga sëmundja e veshkave dhe ajo ishte edhe një kapitull humbës që u përjetua shumë rëndë nga "marshalli" Ilker.
Karriera ushtarake
Karriera e tij ushtarake vijon me gradime të larta duke filluar nga niveli i arritjes së gradës së gjeneral-lejtnantit si dhe përsosjet e tjera në shkollat amerikane dhe më pas evropiane. Majat e suksesit pasuan me diplomimin e tij në Royal Akademinë Ushtarake në Angli, duke kaluar menjëherë më pas në si pjesëtarë i Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Belgjikë.
Pas kësaj ai emërohet edhe si oficerë i lartë në shtabin e NATO-s në sektorin ushtarak inteligjent në Mons të Belgjikës. Më pas në shtabin supreme të Fuqive Aleate Evropiane (SHAPE), shërbeu si udhëheqës i logjistikës dhe Departamentit të Informacionit. "Ai përveç ushtarakut është një diplomat dhe shkencëtarë i çmuar. Një akademik që zotëron anglishten dhe e njehë artin e luftës, i cili flet shumë pak, por që bën shumë", ka theksuar Riza Kucukoglu, një gjeneral-major turk, i dalë në pension.
Jeta private me familjen dhe librat
Gjenerali famëlartë Basbug vazhdon paralelisht edhe jetën private, duke qenë pranë familjes, dy fëmijëve të tij, por nga ana tjetër nuk harron të anashkalojë leximin e librave që përfshijnë sociologjinë, diplomacia ndërkombëtare. Kinemaja, teatri dhe muzika klasike janë preferencat e shqiptarit të turqizuar Ilker Basbug.
(Muhamer Pajaziti) 

Ajla Hajdari - Poetesha që premton



Ajla - Poetesha që premton

Ajla Hajdari nxënëse e gjimnazit të sapo mbaruar. Ajo shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup.
Ajo ka botuar dy libra gjatë këtyre viteve të jetës së saj. Libri i saj i parë titullohet “Malet e përgjakura”,  kurse libri i dytë “Lumturia e një jetimi”.
Ajo në librin e parë ka bërë një përmbledhje të poezive duke i përfshirë të gjitha problemet e shqiptarëve duke u munduar që ato ty mbyll nëpërmjet dy kapakëve të këtij libri.
Tek ky libër ka paraqitur jetën reale duke u bazuar në ngjarjet të cilat kanë ndodhur.
Disa nga poezitë të përfshira në këtë libër janë:Jetimi, Nëna, Babai, Dijeta, Hafez profesor Rexhepi e të tjera.
Pas një viti ajo arriti të promovojë edhe librin e dytë të saj Lumturia e një jetimi.
Ajo përshëndet dhe falënderon shtypshkronjën ‘Focus print’, Komunën e Çairit dhe  Shoqatën qytetare ‘Ratio’.
Përveç që shkroi poezi ajo shkroi edhe dy tregime si: Lumturia e një jetimi dhe Jeta ka shumë kuptime. Poezitë dhe tregimi më i veçantë për këtë poeteshë janë:lumturia e një jetimi dhe poezitë: Luftëtari, Humbja, Një dridhje, që ua ka kushtuar personave që kanë lënë gjurmë të thella në jetën e saj.
Gjatë 18 viteve ajo është takuar dhe me një shoqëri të re në Shoqatën  qytetare Ratio.
Është mirënjohëse për gjithë punën e kësaj shoqate që edhe nëpërmjet këtij shkrimi ajo i falenderon dhe ju thotë se me punën tuaj që bëni jeni të pa arritur.
Ka pasur edhe rastin të prezantojë tema të ndryshme në kuadër të projektit, ‘Ardhmëria je ti’.
Të kësaj shoqate duke e ngritur edhe më tepër suksesin e saj. Përveç kësaj ajo thotë se sapo fillova të shkoje në këtë shoqate sukseset e mia vazhdimisht po rriteshin.
Ka debatuar me nxënës të shkollave të ndryshme duke mare edhe lëvadata dhe mirënjohje.
Promovimin e librit të parë ajo e bëri në shkollën e mesme të gjimnazit ‘Zef Lush Markut’.Së bashku me klasën e saj dhe kujdestaren kurse promovimin e librit të dytë ajo e bëri tek komuna e Çairit së bashku me shoqërinë e kësaj shoqate dhe kryesinë e saj.
Arriti që edhe në përfundim të këtij projekti ardhmëria je ti, për këtë sezon të aktroje në dramën  shkruar nga nxënësja A.Baftiu.
Ajo thotë se dhe pse e ka pasur të vështire të aktroje rolin e nënës pas gjithë atyre ushtrimeve ka ngelur shumë e kënaqur. Si duket sukseset e Ajles nuk kanë të mbaruar.
Ajo edhe vitin e kaluar ka aktruar në teatër dramën e shkruar nga vete Ajla Malet e përgjakura për festën tonë të madhe 28 Nëntorin.
Ajo njëkohësisht përshëndet edhe lidhjen e nxënësve shqiptare LNSH-në, sepse në kuadër të këtij projekti ajo aktrojë edhe dramën e sajë të parë.
Ajo në fund ka shtuar duke thënë se falënderimet i takojnë Krijuesit tonë HYJNOR që na ka ndihmuar të botojë dhe promovojë librat pa asnjë pagesë, gjithë familjen e saj, prindërit, shoqërinë e vet , të kësaj shoqate, vet shoqatën qytetare Ratio, lnshën dhe të gjitha gazetat dhe mediumet ku ajo ka qene mysafire ne lidhje me profesionin e saje.
Është shumë e lumtur dhe e kënaqur për këtë sukses por nuk mungon edhe dëshira për të arritur një sukses edhe më të madh.

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon për gjendjen në Maqedoni


KKSH reagon për gjendjen në Maqedoni
Këshilli Kombëtar Shqiptar i përbërë nga disa shoqata, degë të partive politike, asosacione të ndryshme, dhe intelektual të pavarur ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e fundit të tensioneve dhe incidenteve në Maqedoni.
KKSH tre ditë më parë mbajti një protestë para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.
Bashkatdhetarët e tubuar sot këtu, me indinjatë të thellë janë duke e përcjellur situatën e krijuar nga dhuna shtetërore që po ushtrohet kundër popullit shqiptar nga rritja e shovinizmit agresiv sllavo-maqedonas.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar në Gostivar nga polici sllavo-maqedon, dhe justifikimi i vrasësit kriminel nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë, tregon qartë se prapa këtij terrori qëndrojnë institucionet shtetërore të FYROM-it. Rrahja e fëmijëve të pambrojtur shqiptar të fshatit Çiflig, dhe vazhdimi i dhunës, në Shkup, Kumanovë, Tetovë,Veles,  Manastir, e gjetkë, nga struktura të fshehta mafioze shtetërore, në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet si huliganizëm apo rast vandal i izoluar, por kjo buron nga aparati shtetëror i kryeministrit Nikolla Gruevski”, theksohet në referatin e organizatorëve të protestës.
KKSH ka shprehur të gjitha problemet dhe diskriminimin e shprehur ndaj shqiptarëve përmes disa pikave, që u janë dorëzuar Komisionit Evropian.
Ky këshill kërkon që partia shqiptare në pushtet BDI të braktisë menjëherë Qeverinë, të reagojnë Tirana dhe Prishtina me mekanizmat e tyre si dhe bëhet thirrje për protesta në trevat shqiptare dhe diasporë, për të shprehur revoltën mbi gjendjen e krijuar. KKSH thekson se për shqiptarët në Ballkan mëse e nevojshme është zgjidhja e problemit Nacional Shqiptar përmes ribashkimit.

Raportuesja e PE-së Ulrike Lunaçek të nxit negociata edhe për Luginën e Preshevës



Lunaçek të nxit negociata edhe për Luginën e Preshevës

Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkojnë që raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek të ketë parasysh edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Raportuesja e PE-së në rast se bën thirrje për negociata për veriun e Kosovës dhe gjendjen e serbëve atje, atëherë ajo duhet të nxit edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të nisin negociatat edhe për këtë çështje”, deklaroi  një nga përfaqësuesit e intelektualëve shqiptarë, Refik Hasani.

Sipas tij, aq sa do të fitonin serbët lokal në Kosovë, aq të drejta synojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Nëse faktori ndërkombëtarë pas zgjedhjeve në Serbi, fillon bisedime të veçanta për serbët të Kosovë, atëherë ne kërkojmë dhe presim një garanci  që këto bisedime të shtrihen edhe për çështjen e  shqiptarëve në  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë . Çfarë të drejtash i gëzojnë serbet lokal të Kosovës, po ato të drejta duhet dhe na takojnë edhe neve në tri Komuna duke përfshi që nëse serbët e Mitrovicës ju ndahen e pranohet një  Autonomi, kjo do të jetë e barabartë që edhe ne të kemi një Autonomi”, theksoi  për media Refik Hasani.

Unë jam Aziz Salihu, ish-boksieri, fitues i medaljes së bronztë në Lojrat Olimpike


Skeda:Aziz Salihu.jpg






Aziz Salihu ka lindur më 1 maj 1954 në Prishtinë, Kosovë, është boksier shqiptar.
Aziz Salihu është shpallur "Sportist i Shekullit:" në Kosovë, është fitues i mbi 30 medaljeve te arta në turnire të ndryshme ndërkombëtare, Azizi është sportisti i pare Kosovar që ka arritur të merr pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe fiton medaljen Bronzi ne Los Angeles. Padyshim një ndër sportistët më të mëdhenjë te të gjitha kohërave shqipëtar dhe në ish Jugosllavi.






Disa nga Sukseset e Aziz Salihut


1970 - Kampion i Jugosllavisë për junior
1971 - Kampion i Jugosllavisë për junior (për herë të dytë)
1972 - 1990 - Tetë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale (duke përfshire 5 here radhazi)
1980 - Fitues i turneut të Beogradit
1980 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Moskë, Rusi,
1981 - Vendi i tretë në kampionatin Evropian në Tampere, Finlandë (medalja e bronztë)
1981 - Kampion Ballkanik në Pullë, Kroaci (medalja e artë)
1982 - Kampion Ballkanikë në Bursë, Turqi për here të dytë (medalja e artë),
1983 - Kampion Ballkanik në Athinë, Greqi për herë të tretë (medalja e arte)
1984 - Fitues i dorezës së artë në Beograd
1984 - Fitues i turneut ndërkombëtar në Bengazi, Libi (medalja e artë),
1984 - Vendi i tretë në Lojërat Olimpike në Los Angeles, ShBA (medalja e bronzt),
1985 - I treti në kampionatin Evropian në Budapest, Hungari (medalja e bronzt),
1985 - Kampion Ballkanikë në Prishtinë, Kosovë, për herë të katërt (medalje e arte)
1987 - I treti në kupën Botërore ne Beograd (medalje e bronzt)
1987 - Kampion në Lojërat Mesdhetare në Lataki, Siri (medalja e artë)
1988 - Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike në Seul, Korea Jugore për here të tretë.
1988 - Kapiten i reprezentacionit evropian në ndeshjen EVROPA kundër ShBA-s




Disa kundërshtar të Azizit




graphic


Am 2.Oktober 2008 in Pristina zusammen mit Aziz Salihu, einem der erfolgreichsten Amateur-Boxer in Ex-Jugoslawien.


Ka fituar boksierin me renome botërore Alexandar Jagupkin ne finalen e turneut të Beogradit (1980). Prap në finale të turneut të dorëzës se artë në Beograd në vitit (1984) e mposht ish-kampionin botëror nga Rusia, Abadzhian. Ka fituar kampionin botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm Francesko Damiani në turneun ndërkombëtar në Bengazi të Libisë në vitin (1984). Ka fituar nga Tony Berton, Graig Payne, Hakan Brock, Ferenc Somodi, Marvis Frazier (djali i George Fraizer), Peter Hysing etj... Ka humbur nga kampioni Olimpik dhe botëror në amatorizëm dhe profesionalizëm Tyrell Biggs padrejtësisht në gjysmëfinale të lojërave Olimpike ne Los Angeles, Biggs i cili ka mposhtur në kualifikime të Lojrave Olimpike të madhin Mike Tyson . Dhe ka humbur nga ish kampioni botërorë në amatorizëm nga rusi Pyotr Zayev.
Ish boksieri Salihu, më në fund me pension


Në mesin e 11-të sportistëve që iu janë ndarë mirënjohje kombëtare nga republika e Maqedonisë
ishte edhe ish-boksieri Aziz Salihu, i cili në Lojërat Olimpike Verore në Los Anxhelos kishte fituar 
medaljen e bronztë.









Aziz Salihu (born May 1, 1954 in Pristina, Yugoslavia, now Kosovo) is a retired heavyweight boxer of Albanian descent. He represented Yugoslavia at the 1984 Summer Olympics in Los Angeles, California, and won the bronze medal in the super heavyweight division (> 91kg), after a loss in the semifinals at the hands of Tyrell Biggs of the United States. Salihu also competed at the 1980 (Moscow) and 1988


Career


Summer Olympics in Seoul, South Korea, where he was eliminated in the quarterfinals.
Salihu is known and celebrated in his own country and in all amateur boxing circles for having more than five hundred official matches and suffering only 26 losses. On club level Aziz had his best years while boxing for Prishtina. He was part of so called golden generation and has achieved eight Yugoslav championship titles (including five in a row). He has also won international medals in many other championships, including first places in Mediterranean games and the World Cup in the year 1987. In Kosovo, he has received the Sportsman of the Century Award and now works as the coach and manager of Boxing Club Prishtina.
Opponents


He won the world renowned boxer Alexander Yagubkin in the tournament final in Belgrade (1980). Back to the tournament final in Belgrade (1984) he won the former world champion from Russia, Valery Abadzhyan. He won the world champion Francesco Damiani in the international tournament in Benghazi in Libya (1984). He won by Craig Payne, Ferenc Somodi, Håkan Brock, Marvis Frazier, Peter Hussing, Biaggio Chianese etc.. Aziz Salihu was a boxer who applied all his skills and talents in each and every match of his. With complete dedication and hard work in his job as a boxer, Aziz has achieved many goals in overall boxing career.




Rrëfimi dhe nostalgjia e Aziz Salihut: Dikur më i njohur se Brena


Për bisedën me yllin e boksit në ish-Jugosllavi, Aziz Salihu po shkoja ta takoja me gazetarin sportiv të gazetës ”Ekspress” në Prishtinë. Derisa po ecnim bulevardit ”Bill Klinton”, kolegu më rrëfen se ai ”është njeri zemërgjërë, por në disa raste ai ngatërrohet dhe shpeshherë është kontradiktro”






Dhe, Azizi më pas këtë vetë na konfirmon duke na shpjeguar se: Si është e mundur që dikujt tërë kohën e kanë goditur në kokë me grushta të jetë normal ?!




Azizi ka dëshirë shumë të flas dhe shumë lavdërohet. Kur e takuam, ai po organizonte një konferencë me gazetarët për shkak të pakënaqësive ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka bërë asgjë për të dhe meritat e tij, si sportist ambasador i Kosovës.




Pas konferencës në restorantin e hotelit ”Grand”, Azizi më shtrëngon dorën duke më thënë se ”unë jam Aziz Salihu, ish-boksieri, fitues i medaljes së bronztë në Lojrat Olimpike”.






Ai thoshte se në atë periudhë vetëm Lepa Brena ishte më e njohur se ai.




”Momentalisht nuk bëj ashgjë dhe nuk kam asgjë. Ashtu kam ngelur në rrugë. Familja ime është në Prishtinë dhe nuk punon asgjë. Nuk kam punë. Vëllezërit e mi punojnë në Shkup”, thekson Azizi.




Duke e pyetur se pse në vitin 2008 ka refuzuar pensionin serb që i kishte propozuar Lidhja e Boksit e Serbisë ai shprehet: ”Së pari, unë nuk mund të marrë pension nga Serbia, kur jam kundër këtij shteti. Unë kam punuar kundër këtij shteti. Kam qenë gjithmonë me popullin tim, por asnjëherë nuk kam qenë për gjak, vrasje apo raste të tjera. Kur më ofruan pensionin, unë thash se nuk e dua, sepse do ta marrë në vendin dhe shtetin tim”, rrëfen Azizi.


                                     http://strugasot.com/2011/07/14/ldk-krasniqi-ka-fyer-aziz-salihun/




Ai shton se asnjëherë nuk ka menduar se do të vijnë këto ditë me luftëra, shpartallim të ish-Jugosllavisë. ”Nuk kam menduar se do të më gjejë kjo kohë. Gjithmonë i jam përkushtuar familjes. Por atëherë njerëzit e moshuar më rekomandonin që të mos harxhoj, të ndajë dhe kursej diçka anash, të mendoj për të ardhmen, por unë nuk i dëgjova”, thotë boksieri veteran i Kosovës.








Ai thekson se që nga viti 1990 ka qenë për idenë e pavarësisë së Kosovës dhe ka kontribuar për të, edhe pse ka pasuar oferta për kushte nga Serbia, ai i kishte refuzuar ato. Azizi shprehë keqardhje për gjendjen e tij, gjendjen e sportit kosovar, mospjesëmarrjen nëpër Olimpiada apo turne ndërkombëtare.






Në fund të bisedës ai më përshëndet, por edhe me një porosi:






“Përshëndete babain tënd. A e ke babën gjallë ?”






“E kam” – i thash.






“Përshëndete pra, ai sigurisht më njeh”.






Ish Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, disa vjet më aprë priti fituesin e medaljeve olimpike boksierin e mirënjohur, Aziz Salihu.
Haziri në atë takim tha se “ndjehet krenar që ka pritur njërën nga figurat më të mëdha të sportit të Kosovës, të cilët meritojnë respektin dhe kujdesin e Qeverisë me këtë të rast të MKRS dhe në kuadër të angazhimeve tona do të bëjmë çmos që të gjithë sportistët e merituar të keni vendin e merituar në shoqëri dhe do të krijojmë një fond të veçantë për mbështetje të sportistëve kulmor të kalibrit të Majlinda Kelmendi dhe të tjerëve”.

 

Nga ana e tij, duke falënderuara ministrin për pritje Aziz Salihu ka thënë se si kurrë ndonjëherë më parë është pritur në këtë ministri dhe se beson se me këtë ministër duke i njohur angazhimet dhe përkushtimin e tij ndaj sportit dhe sportistëve olimpiada e Londër mund të bëhet realitet për sportistët e Kosovës.

Pas takimit me ministrin Haziri, Salihu tha se mikpritja ka qenë diçka e veçantë dhe ndihet i lumtur për respektin që ia kanë bërë në ministri. Salihu ankohet se është i pa punë dhe në gjendje të mjerueshme. Sipas tij, ka kërkuar një vend të punës të ministri që të punojë në lobimin e sportit të Kosovës.


“Synimi i jem është që të më angazhojnë në ministri për lobim të sportit të Kosovës dhe njëherësh të bëjë të mundur që sa më parë të jemi në Lojërat Olimpike që mbahen në Londër të Anglisë në vitin 2012. Është koha që të punojmë të gjithë bashkërisht sepse kanë mbetur më pak se dy vjet deri në mbajtjen e Lojërave Olimpike. Tashmë duhet të punojmë, të zëmë hapin dhe jo të në ik olimpiada sikur ajo e kaluar pa marrë pjesë asnjë sportist”, tha Salihu.

Legjenda e boksit tha se ka nevojë për një vend pune në ministri dhe për një pagë për të ekzistuar.
“Kushtet i kam të këqija, më duhet një pagë për të mbajtur edhe familjen, por njëherë edhe për të kontribuar për sportin e Kosovës. Të gjithë e dinë se jam punëtorë i madh dhe që kam kapacitet port t’i hapur dyert në shumë shtete për sportin e Kosovës. Besoj nëse më emërojnë në ministri për çështjen e lobimit besoj se këtë punë do të çojë në vend. Kontaktet e mija edhe sot ekzistojnë me disa nga sportet e shteteve të rajonit e më gjerë, por në pamundësi të mjeteve financiare nuk po mundet të shkojë në shumë vende”, tha Salihu.



Përgatiti Flori Bruqi


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...