Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/18

Leter mikut nga Kukesi




I dashuri miku im z.Avdi,

Deshiroje qe te jeni mire Familjarisht. Kosovaret nuk jane te tille…Une them per veti dhe Familejn time…U jam mirenjohes se pari nenes time dhe babiait tim i cili plote dyzet vjet punoi si profesor i gjeografise,perhere ne gjirme te zemres e pati/ edhe e ka /rregullimin e hartes se Atdheut, ku te gjithe shqiptaret e Ballkanit do te frynonin te lire...Pra , ju i takoni gjenerates se babait tim…


              Babe dhe bije :Albana Avdia Omuri dhe  Adem Avdia 

Nuk e dije kush kane qene ata luftetare…Por ne mesin tone,si ne Kosove ashtuedhe ne Shqiperi ka patriotedhe “ patriote ” me bateria...

Shume “luftetare” te devotshem te ceshtjes kombetare jane bere mercenare...


Nje numer i madh i luftetareve jane mbete pa mbrojtje shendetesore,tejskashmerisht te varfer...dhe nje numer tjeter lider e lideruce jane bere milijardere...per nje kohe te shkurter...




Nese ata luftetare,qe kane marre dijenine nga ju...si ushtarak...,ju kane harruar,ska gajle...,sepse per sakrificen Tuaj ndaj atdheut jua di vete Hyji...dhe Populli ...

Nuk po zgjatem me shume...edhe nje here ne emrin tim ju Falenderoje-nga Zemra per punen qe ke bere ndaj Atdheut...

Vellaznisht ju pershendes,

Flori Bruqi

Prishtine,18 prill 2012



LETER MIKUT, NGA NJE USHTARAK SHQIPTAR

Zoti Flori !

Kam menduar gjate dhe nuk ka arritur te sqaroj veten time, mbi mardhenjet e mia dhe vijimesine e tyre me miqte e mij Kosovare. (Do ti quaj Kosovare, per efekt shprehje, te gjithe ata banore shqiptare, qe per momentin jetojne jashte kufirit te Shqiperise Etnike, ne teritorin e Republikes se Kosoves*).

Mardhenjet e mia me Kosoven kane pas lindur qe ne enderrat femijrore, per arsye se babai im, ne vitin 1937, nga Sekretar Komune ne fshatin tone Bicaj, transferohet Sekretar Bashkie ne Prizren, ku jeton e punon familjarisht deri ne vitin 1946, kohe ne te cilen zhvendoset pergjithmone ne qytetin e Kukesit.

Tregonte per shume gjera, e mua me mbetej enderr Kosova. Kur isha ne Ushtri dhe dilnim ne vezhgim ne kufi, kisha nje tjeter ndjenje, me levizte diçka ne “shpirt”, me zgjohej nje ndiesi e panjohur, e kjo deri atehere….

….. kur ne gazeta filloj te flitej per UÇK-ne, Komandanti me theriti e me tha qe do fillojme stervitjen me disa “djelmosha” nga Kosova. Stervitja do zgjaste 3 muaj, do zhvillohej naten, ne kushte fshehtesie.

Çasti erdhi… ora 23.00… ne nje ambient disi te ftohte u futa ne “klase” e para meje 11 djem te moshes 20- 25 vjeç, te etur per dije, te gatshem per tu perballur me makinen luftarake serbe, fillesa e kuadrove ne terren.

Te shkonte mendja se po pergatiteshin per te sulmuar “kuçedren” e perrallave. U prezantova, nuk i pyeta per emrat, nuk pranova te plotesoj evidencen, nga qe nuk desha t’i identifikoj, qe per mua te mbeteshin anonym. Me vone mora vesh se 9 ishin nga Prizreni e 2 nga Gjakova.

I stervita ne specialitetin tim 3 muaj. 3 muaj pa gjume, ne fshehtesi, pa asnje “marke”, e te nesermen e çdo dite vazhdoja punen normal, se detyra organike kerkonte kohen e saj. Pas tre muajsh u ndame. Me vone mora vesh se Hyseni ka rene ne perpjekje, 10 te tjeret jetojne e punojne.

Pas Çlirimit te Kosoves nga UÇK-ja dhe Nato, me njoftojne se ne Njesine tone Ushtarake kane ardhur vizitor nga Kosova.

Pasi u takova, mora vesh se ishin te sektorit tim. U njoha shkurtimisht me situaten tek ata, gjendjen e nivelin ushtarak, qe kuptohet qe ishte ne shkalle shume te ulet, pasi ata kishin luftuar e mesuar, por tani duhet te mesonin per te ndertuar.

Kam marre urdher, jo legal, nga Komandanti dhe jam zhvendosur dite pas dite ne Prizren, ne Zonen e 2-te Mbrojtese. Kam zhvilluar leksione, tema, seminare e biseda me kuadrot ushtarake.

Mundohesha t’i pergatisja mire materialet (qe me hante shume kohe), te arrija synimin qe ata te kuptonin ate qe u duhej dhe ndjehesha shpirterisht i kenaqur.

Disa here kam shkuar edhe ne Shtabin e Pergjithshem ne Prishtine. Atje niveli ishte me i larte por nevoja per njohuri ndjehej. Une nuk ish “Mesia”, por kisha e dija diçka me teper se ata… kisha Akademine Ushtarake per profilin tim, kisha nje specializim ne ushtrine gjermane ne Gjermani, e kisha nje jete pervoje ushtarake.

Dua te theksoj se te gjitha keto pa asnje shperblim, vetem shperblimin per detyren funksionale ne Kukes, ku nuk lija asgje mangut.


….. e ja tani ku du ate dal, o Zoti Flori.

Ne ate kohe kur une bashkpunoja, kur shkrija pa kursim energjite e mia fizike e profesionale, kur punoja pa shperblim e pa paragjykime, kur synimi im ishte vetem te ngrihej Ushtria Kosovare, isha “miku”, “shoku”, “shefi” “komandanti” e “Majori” i tyre i shtrenjte.

Me dhane Mirenjohje, foto, ftesa per Festa e Dite te Shenuara, etj…… po me vone… une dola ne rezerve… askush nuk permendet…tentoj te kontaktoj… me kot… heshtje……… mosperfillje….mosmirenjohje….as ata 10 te gjallet e fillimit…. as dhjetra te gjallet e fundit.

Kjo eshte e gjitha, e une du ate te pyes si Mik, pasi vete me keni thene te kam “mik” : - Pse ndodh kjo? A duhet te shfrytezohet tjetri e pastaj te hidhet si limon i shtrydhur? A duhet t’i pergjigjesh ndonje telefonate, thirrje ne facebook a MSN?

Apo “kalova lumin, te …… kalin”! Ne nga anet tona, kur m’plaket Gomari e nxjerrim ne mal qe ta haj ujku. Ndofshta kjo po ndodh me mua. Une nuk jam dakord qe te mbetet “koka prapa”, se nuk dua qe askush te ndjehet borxhli, por vetem pak respekt, ndjesi ne kujtim te atyre diteve te shenjta e ne kujtim te atij mundi te pa-paguar.

Pse me drejtohesh mua- thua me vete ! E drejte! …. Por nuk kam gjetur pergjigje. Nga ata, te rrethit te ngushte, qe kam biseduar me thone se keshtu jane kosovaret, jane mesuar me Perendimin, kane jetuar ne Gjermani e jane bere si gjermanet, “mbarojne pune e s’te njohin”, etj…. Por une nuk jam dakord, sepse….

Isha nje dite ne Murnau, Landi i Bavarise, Gjermani dhe po shetisja ne breg te nje liqeni.

Aty ishte nje çift i moshuar qe po ushqente patat ne liqen. U prezantova e biseduam gjera te rastit.

U ndame. Pas 2 – 3 muajsh nga ana tjeter e ruges nje grua e moshuar, kishte nxjerre trupin nga makina ne levizje e therriste : - Ej Major, Wir haben in Feldafing gesehen.

Sa u gezova… ne te vertete ishim pare ne Feldafing, pra vetem pare. Kjo ishte gjermane nga Gjermania, dhe vetem ishim pare, nuk kishim luftuar, punuar, bashkpunuar, shkembyer dije e pervoje, nuk ishim bashkekombes, nuk kishim nje gjuhe, nje identitet, nje ide, nje deshire, nje ideal si ai i te jetuarit bashke, por megjithate me tha : Ne jemi pare dikur, pra mbasi jemi pare nuk duhet te harrohemi, se “vetem Mali me Malin nuk piqen”.

Kjo pra ishte Zoti Flori, nje fragment nga jeta ime, qe ta besova me shpresen se do marr pergjigjen se pse ndodhi kjo? A eshte normale? Apo te qetesohem me ate se te gjithe kosovaret keshtu jane! Apo une kam lajthitur e kerkoj …..”Qiqra ne Hell”.

Me shume nderime

Adem AVDIA

Kukes, 18 Prill 2012





----- Forwarded Message -----
From: adem avdia
To: floribruqi@yahoo.com
Sent: Wednesday, 18 April 2012, 14:25
Subject: Vetem per mendim.

2012/04/14

DY POEZI TË FILDISHTA NGA SENAD GURAZIU








Senad Guraziu





KURORË GJEMBASH

Padyshim duhet të jetë çmenduri
ta ndjekësh vetë hijen, mbyllur në xhama
të provosh ta puthësh Mona Lizën,
t'i quash sytë e saj burim rrezesh, spektroskopi
infra-e kuqe, prej drite shufra blinduese,
masë sigurie për "trezorin" hyjnor artistik,
roje për buzëqeshjen enigmatike,
prandaj gjykimin ta peshosh
në mustakun e Duchamp, dhe ngutshëm
ta sjellësh konkludimin: s'ka kush,
s'ka hajn të botës që mund ta vjedh
zemrën e saj... në Louvre.

Pa brus ndjenjash, ta kaptosh estetiken
e secilit trëndafil, të secilës petale,
çdo mimozë regjionale, secilën lule
të botës si herbalist romantik pa e këputur
ta kornizosh, me puthje ta varësh
në breg të Venerës, pa shtytës, pa fibra
emocionale, pa dridhje, pa timbra...
ta quash "xigëlushe", epiqendër të ndjenjës,
rënkimet t'i përthithësh - artistikisht
ta zbukurosh, t'i falesh orgazma
vetë idesë së ekstazes, të "bukuren"
e korbave në sy mjellmash ta bësh
aq tërheqëse, si sekreti i buzëve të ML,
natyrale si pafajsia, si virgjëria - e vetë
të klithësh, të rënkosh, të përjetosh
shkrirje në të kuqen deri në përgjakje,
si luleshtrydhet ballit të kullosh,
gjemba germash, kurorë e marrëzisë,
padyshim profet... vetëflijim, pseudo-kritik
arti në vertikalen e "fajit" të Kalvarit.



DA VINÇI NË OLIMPIADË



Miku im i "mbathi" nallanet e veta,
në fakt u hipi lundërzave të drunjëta,
si pandofla të çuditshme... shpikur
nga ai vetë - punoi gjatë, pa pushim
shkriu mend, panumër skicash e faqesh
në Codex Atlanticus - dhe vrapon
si i marrë mbi syprinën e detit,
fillimisht e humbi orientimin, u nis gabim
andej kah Bosfori, por u këndell,
shpejtë e ndërroi kursin... tani ndodhet
diku afër ngushticës së Gjibraltarit -
ka vendosur të jetë garues zyrtar
në Olimpiadën e Londrës.


Sot e humbëm kontaktin, iPhone
i vet mund t'i ketë rënë në ujë, por
në emailin e fundit më shkruante:
pse ti s'merr pjesë në festivale kurrë,
as në gara, as olimpiada... nisu pra,
mbath ca aso të drunjëta holandeze,
bjeri i qetë La Manshit, dil andej
dhe më prit, mos ki frikë, në një kanal
aq të ngushtë nuk mbytesh dot,
as si delfin, as zbathur, as me not...
pa le që "klompet" janë të njohura
në gjithë botën, ndoshta ia del,
triumfon, bëhesh "i parë", kampion
i ecjes mbi ujë, por dhe pas meje
nëse ngelesh, një medaljon i fildishtë,
o çfarëdo qoftë, padyshim të takon.



MUZA E ALFABETIT DHE DED GJON LULI


   

 101 vjet nga kryengritja e Malësisë Madhe

MUZA E ALFABETIT DHE DED GJON LULI

 

      SHKRUAN ZEF PERGEGA



Ende pa u përfunduar fjalori, nga Shkodra me 1908 i kumtohej Vjenës: “Sado e rëndësishsme të jetë kjo punë për përparimin e gjuhës shqipe, nga ana tjetër ne nuk duhet të lejojmë pa e parë se ajo do të këtë si rrjedhim një përkrahje të metejshme të gjuhës italiane në Shqipëri. Shoqëria gjuhësore “Bashkimi” e mbaroi fjalorin. Eshtë një vellim me 538 faqe, shkruar me alfabetin e “Bashkimit”që do të thotë, dy shkronjësh, i cili merr si bazë dialektin e Shkodrës më shumë theksime mirditore”
Abati i Mirditës Prend Doçi i shkruante dhe i botonte librat në Vjenë me këtë fjalor me gërma latine dhe kur i sillte në Shqipëri u griste fletën e parë për ti shpetuar përndjekjës nga autoritetet turke. Për këtë fjalor shqip-italisht, të hartuar nga Abati Doçi, Faik Konica i shkruan At Shtjefen Gjeçovit. “Mundësisht ti jepet zë imzot Prend Doçit se puna vete shumë mirë. Megjithë kundërshtimet e paarsyeshme, shoqëria që themeloi Abati me bashkëpunëtoret e tij do të zërë vendin e parë në listën e bashkimit të gjuhës e kombësisë shqipe!”
Aktiviteti letrar i Abatit të Mirditës është përfshirë në Enciklopedinë turke, shteti pushtues 550 vjeçar, që këtë meshtar e burgosi.
         
NUK SHUHET FLAKA E LIRISE

Abat Prend Doçi ishte një nga udhëheqësit e kryengitjeve mirditore kundra Portës së Lartë. Autoritet turke ishin shprehur që Abat Doçi mund të shkonte në Romë, por të mos kthehej më kurrë në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të tij letrar dhe atdhetar.
Kështu Prend Doçi largohet nga Shqipëria nepërmjet viseve të Malësisë Madhe, për të kaluar në Mal të Zi e pataj në Romë e në kryeqytetet perëndimore, për të realizuar planet e tij, si një prift mendje hollë dhe patriot i flaktë, pasi ishte përzier në trubullirat e Mirditës
Pasi mbërriti në derën e parë të fisit të Hotit, trokiti në derën bujare të Ded Gjo’ lulit. Atë natë Deda thirri besnikët më të afërt në trimeri e besë të tij. Asnjë nuk fjeti, e kuvendi erdhi e u ndez, siç përflakën kullat nga gjuhët e flakëve të lisit në votër. Kulla e Ded Gjo’lulit nuk kishte patur mik më të mirë mirditor dhe prift me të ditur së Abati i Mirditës Prend Doçi. Deda me azganet e tij paraqiten gjithë zonën e kufirit, përqendrimin e forcave turke dhe malazeze dhe mundësinë e gjetjës së një shtegu për ta përcjellë të sigurtë Prend Doçin deri në tokën malazeze.
Heret në agim Ded Gjo’luli bëhet gati për rrugë dhe ndoshta edhe për përpjekje me armë. Kështu edhe njëherë kontrollojnë armët dhe municionin. Deda shkon tek arka e tij dhe prej andej nxjerr një kostum kombëtar të malësorit, bashkë me xhamadanin, një revole dhe disa fishekë dhe i thotë Abatit se është më mirë dhe me sigurtë për jetën që Prend Doçi të lente velladonin, librin e shënjtë dhe uratët në shtëpinë e Dedës dhe ai të udhëtonte me ta si një malësor i zakonshëm. Kur Deda u sigurue se jeta e Abatit nuk përbënte rrezik se kishte kaluar kufirin shqiptar, Abati Doçi duke i shtërnguar dorën dhe përpjekur kokat vëllazërore e burrërore, i ka thënë Ded Gjo’Lulit:
“Mos harroni se në këto male as nuk është shuar as nuk do të shuhet kurrë për jetë flaka e lirisë dhe nuk do të shqimbët besa e shqiptarit. Ai gjak që ka valuar në dejet e atij burri të varrosur në Lezhë nuk është bërë ujë. E përderisa rron emri i Gjergj Kastriotit, që dëgjohet shpesh në këto male rron e ka për të jetuar Shqipëria. Unë për vete si bir i këtyre maleve edhe pse po tres larg tharmit të truallit tim arbëror, mendja do të më punojë veç për këto troje e zemra ka më më rrah veç për Shqipërinë. Ne po ndahemi, por e kam besimin se shpejt kemi me u pa dhe nuk po të them o Ded trimi lamtumitrë por mirë u pafshim!”
Deda u hodhi një veshtim maleve dhe i pa një për një në sy trimat e tij si për tu marrë pelqimin për besën që do të jepte. I shtiu dorën Abatit mirditor, ia mbajti fort dhe pasi u falen sipas zakonit i tha: “Ma para se të ndahemi po ju tham dy fjalë imzot Doçi vella. Pa dalë faret Hoti e gjithë Malësia e Madhe pushka e shqiptarit nuk ka me pushue në këto anë pa e ba Shqipninë të lirë e zojë me vete në katër Vilajete. Dalsh faqëbardhë dhe Zoti e ndihmoftë misionin tënd!”

RREFIMET E PREK GRUDES

Një ditë në Detroit, krejt rastësisht, me disa gazeta dhe botime të vjetra nga nacionalizmi shqiptar me bie në dorë një letër e shkruar nga Prek Gruda në Florida me 3 prill 1999. E lëxova me vëmendje pasi ai jepte versionin e tij mbi tri momente të jetës së heroit të popullit Ded Gjo’ lulit. Ja çfarë shkruan ai fjalë për fjalë:
“Ded Gjo’ luli është një burrë malësor. Me burrëri e karakter, zemër përveluar për atdhe dhe me këto ndjenja i rriti të tre djemtë e tij. Një ditë Deda ra në Shkodër për tregti. Frati i Brigjeve të Hotit i jep një letër për P. Pal Dodën në Kuvend të Fretneve. Deda ishte i njohur me freten dhe me njëherë ato e ftojnë mbrënda ku ishin edhe meshtar të tjerë. Ndërkohë Padër Pashko Bardhi po lëxonte një gazetë të huaj. Deda pa të keq i drejtohet P. Palit dhe i thotë së zotnisë po i dhimkan sytë.  Jo, Dedë, i thotë P. Pali, por para tij e lëxova edhe unë atë gazetë dhe m’u mbushën sytë me lot se i ligu i Bosforit është dobësuar dhe serbo greket kanë me e përla Shqiprinë. Deda trishtohet nga këto fjalë e bof në kamë dhe e pyet meshtarin “Ç’ka dom më thanë i ligu i Bosforit?!” Meshtaret ia shpjegojnë se është Perandoria Turke dhe se duhet me luftue për më e mbrojt vendin e më fitue lirinë. Deda ju jep besën se sa të mbërrijë në Hot ka me fillue luftën. Dhe ashtu ndodhi e filloi luftën me tre djem dhe kushurinjt.
Mark Gjeloshi Gojçaj, antari i çetës ishte 16-vjeçar. Kam bisedue me te disa herë dhe ai me ka diftue si u kanë ra turqeve befas në postën e Rapshës se Hotit. Si ua kanë marrë armët…
Pika e dytë ndoshta ma e rëndësishmja në jetëshkrimin e Ded Gjo’ lulit, të cilin deri me tash nuk e përmend askush. Deda dhe Kol Zefi i Grudës shkojnë tek Knjaz Nikolla në Cetinë. Jo njëherë, por disa herë kam pas rastin me e dëgjue Kol Zefin ka difton: “Ishim në lufte me Turki e kishim nëvojë për armë, strehim e çdo gja tjetër. Shkuem të Sokol Baci në Nikshiq e i diftuem qëllimin tonë. Ai urdhëroi sekretarin me na shkrue një letër për Knjazin dhe u nisëm për në Cetinë, ku mbërritem në bramje. Mark Culi i Trieshit na çeli derën. Mbas disa kohe erdhi Knjazi me krahë të hapur duke theksuar në gjuhën shqipe: “Mirë se ju pruni Zoti bijtë e mi! Deda ka ik prapa disa hapa duke thenë; “Kurrë mos e pastë than Zoti më të mësye për babë, as për vëlla, por për mik të afermt!” Unë rashë në krahët e tij, thotë Kola, dhe me dha gradën major e një fishek me napolona të verdhë, kurse Dedën e qiti jashtë dhe e përcuell me dy gjandarë deri në Kotorr që e zotnonte Austria.
Pika e tretë ende pezull dhe e pasqarueme është vrasja e tij nga serbet e bashibozuket e Esat Pashë Toptanit. Kjo leu e gabuar me djallëzi të E. Hoxhës dhe erdh e u bë e bësuar edhe nga historiani i Mirditës P. Doçi që mendon së është vrarë me kurdisje të Gjon Markagjonit. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Pikësepari në Orosh në shtator të vitit 1915 nuk ka qenë kërkush nga mashkujt e familjës së Gjonmarkut, kur është vrarë Deda.
Me 1930 kam shkuar në Orosh në shkollë e në Konviktit e Mirditës. Atëherë isha 18 vjeç mjaft me interesim me ditë e me kuptue. E shoqja e Preng Marka Prengës që ishte bajraktari i Oroshit dhe kryebajraktari i Mirditës me ka thënë: “Erdhi Ded Gjo’luli fillikat në shtëpinë tonë dhe me tha se don me shkue të Sali Mani në Krasniqe dhe me lypi njerëz me e përcjellë. Banda e Esat Pashë Toptanit e diktoi dhe e arrestoi dhe më vonë morëm vesh që i masakruan të gjithë bashkë me Deden dhe i qitën në Shpellë të Akullit mbas Shkambit të Qërshisë të Oroshit…”
 Shtatë burrat mirditor që u vranë për Ded Gjo Lulin, të caktuar nga bajraktari i Oroshit ta shoqëronin deri në Krasniqe kanë qenë: Mark Llesh Doda, Ndue Kol Pjetri, Zef Ndue Gjoka, Preng Cup Deda, Preng Gjok Skana, Preng Marlura e Llesh Deda. Serbët arrestuan edhe 70 mirditor të tjerë, bashkë me të birin e Ded Gjo” ulit, Kolën dhe i intërrnuan në Itali.
             Në festën e përkujtimit te 100 vjetorit të Kryengritjës së Malësisë Madhe të organizuar në Kishen e Shën Palit në Detroit, një burrë i moshuar dhe me kujtesë të freskët, Fran Lulgjuraj, në moshë 78 vjeçare me ka treguar:      
            “Në vitin 1980 kam takuar në Podgoricë në shtëpinë e tij në rrethina miditorin e zgjuar Frrok Bisaku. Malësoret dhe kosovarët e merrnin Frrokun kur kishin prombleme gjaku dhe ngatërresa, të cilat ai i zgjidhte si njohës i thellë i Kanunit. Sipas tij 11 herë janë ndryshuar ligjet e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai me ka thenë se Ded Gjo’ lulin e ka parë të shtrirë përdhe të vrarë. Ishte vetëm trupi i tij pa jetë. Ia kishin marrë çakshirët, armët dhe e kishin lënë me mbathje të gjata, me çorape e këmishë të bardhë…”

MALCORET U BIJNE TURVET

                             Gjergj Fishta

               “ Ishte nata e Nuncjatës 24 Mars 1911, e natën nëpër terr nji çetë tetmdhetë vetesh, shtatë me armë e njimdhetë pa armë, rrugë pa rrugë, bite Qafës Bukoviqit, drejt ka Rrapsha, ku gjindej nji ndër blochaus, qi Bedri Pasha kishte ngref kah Malcija. Tue shkue malit e tue bisedue të vogel njani me tjetrin, po zën e thotë Kol Marash Vata, qi u kishte pri:
               “Me nimë të Zotit, burra, na i herë sande po i bijmë kaushës se asqerit e… të dalë ku të dalë. Për në kjoftë se na ec falli mbarë, po i marrim njato tridhet mauzerre të turkut e masandej po ia çojmë puçë Bedri Pashës e po ia lajmë të dhetat me kokrra plumash. Por në kjoftë thanë prej zotit me mbetë, prap mirë se mirë, mos tjetër, s’kemi me pa dhunitë e barbaritë, qi Xhemleti don me na ba mbi Malci. Ma mirë dekë si burrat, së gjallë e më marre”
            Kështu tha Kol Marashi dhe çeta iu avit blochausit të ushtarëve të Turkisë. Aty xunë vend, e masi u shtërnguen me armë ia nisën pushkën ushtarëve, shtatë malcorë e tridhet ushtar. Ushtarët mrenda e malcoret jashtë. Krisi pushka sa krisi e qatje vonë xu me i lshue zemra ushtarët edhe u ranë ndore malcorëve. Malcorët u muarne armët, e ushtarët i lshuan me shkue ka deshtën. Nuk ishin Sllav me pre robt e nxanun. Malcorët atëherë në fillim mësyen kaushën e Çemerrit dhe e pushtuen pa pushkë të shtime.
              Gruda në tjetrën anë, tue luftue si kulshedra me dragoj, kishte marrë kaushet e Pikalës e të Shtegut te Selishtit, të Bokrrines e kur u err dita e 25 Marcit, Kol Mirashi e Gjon Pllumi me shokë të vet u kishin marrë ushtarëve të Turkis 86 mauzerre. Atëbotë iu qit kushtrimi Malcisë, e mësyen e morën Tuzin e filluen me u shtërngue për më i ra Shkodrës.
         Mjaf ka kenë prej anet të malcorëve me mujt me e mendue!”
         
              Pader Gjergj Fishta i ka përshkrue fazat e ndyshme të kësaj kryengritje në “Hyllin e Drites” 1914 me një varg artikujsh me titull “Lot Gjaku” ne “Mrizin e Zanave” e “Lahutën e Malcisë” duke e përjetësuar trimin e malsorëve Ded Gjo’lulin
          Edhe pas gritjës së flamurit në Deçiq me 6 prill 1911Ded Gjo’luli nuk e ndali luftën. Me 16 prill 1914 dymbëdhjetë batalione malazeze mësyjnë natën Malsinë dhe bëjnë masakra në Hot e Grudë. Flakë kallën fahatrat bagëtia e pasuria. 575 shtëpi bëhen të pabanueshme dhe malsorët lëshojnë vendin. Ded Gjo’luli bashkë me dy krenë nga paria e Shkodrës i kërkon ndihmë qeverisë së Durrësit….Mbi armikun krisi pushka!

                             ISHIM KALAMA….
                            
                                                         Ernest Koliqi
         
          “Ishim kalama me 1911. Nuk e harroj kurrë mbramjen e kuqe, në të cilën pash prej qytetit të huaj ku ndodhësha aso kohe tue u nisur dyqind burra dosido të armatosur kah malet e afërme, ku vlonte pushka. I shikova në fytyrë nji e nga nji në kalim. Kishte nëpërmjet tyre djelmosha në versën ma të bleruar, kishte pleq të molisur nga vitet e shumta. Ecshin pa folë nëpër nji fushë të gjanë. Edhe unë eca me ta në heshtje, nji copë rrugë. Mandej u ndala, pse po behej tepër vonë e drojshëm në qortimet e babës. E ata u zhduken të përpimë nga hijet e natës. Pyeta se ku shkojnë!? Dikush me kallxoi: “Me luftue për Shqipni”
         Shqipni!…Emen u çuditshëm dhe i ri. Vonë në atë natë më mori gjjumi. Mendimet qi me sillëshin nëpër tru ishin ma të medhaja se mosha ime. Kur u zgjova në mëngjez edhe dola në dritare me shikue kah Deçiqi vura re menjiherë se pushka mbi ato male kërciste me rrëptësi të shtuar. Dyqind burra të heshtur kishin mbërritur atje.
          Prap në mbremje dola në fushë, i nxitur ma tepër se kureshtja feminore nga një epsh i fshehtë i shpirtit. E pashë disa prej atyne, qi një ditë më parë u nisën të fortë e të shëndetshëm, tue u kthye të mbajtun në vig prej shokëve. Disa të varruem e disa të dekun. Nanat, nuset, bijat qi banojshin në vobëktsinë ma të egër nëpër shpella plot lagështinë të nji lumthi rrjedhës në atë fushë, i pritshin me lot të heshtun pa vaj me denesë. Vetëm ndonji plak fliste e thoshte “Per hajr!”
           Deshta me dijtun ma tepër e pyeta gjithkënd. Me kallxuen historinë e Skenderbeut.Vetëm atëherë mendja ime e njomë e kuptoi nëpër te, në mënyrë të avullueshme, bukurinë që e rrethonte vdekjen e atyre fatosave t papërmendun…!”
           Në atë kohë Ernest Koliqi fëmijë 9-vjeç ishte larguar nga Shkodra. Babai i tij si shumë tregtar ishte vendosur në Podgoricë. Një numër i konsideruar të tregtarëve shkodranë, të gjithë katolik, morën pjesë në Komitetin e Ndihmës me kryetar Sokol Bacin për kryengitjen e Malsisë Madhe.
          “Kalxon Mark Kakarriqi që paska qëllue nji përiudhe që luftetarët e lirisë kishin mbetë pa bukë. Ardh në Podgoricë Kola, djali i madh i Ded Gjo’lulit e diftue Markut gjëndjen. Ky i ka çue tek Shan Koliqi (babai i Ernestit) qi shkruan një biletë ku urdhnon të merrën 100 thasë miell e të dërgohen në furrën e caktueme për bukën e malcorëve në luftë kundra turkut…!”

Detroit, mars 2012

DRITËHIJET E MËRGATËS SHQIPTARE NË ZVICËR, NËN DIOPTRIN E SKICAVE AUTOBIOGRAFIKE, STUDIMEVE DHE AKTEVE NDËRKOMBËTARE

Gëzim AJGERAJ:



Brahim AVDYLI, ”MËRGATA SHQIPTARE E ZVICRËS DHE ROLI I SAJ“, Studime, skica autobiografike dhe akte ndërkombëtare, Botoi SHB “Brezi `81“, Prishtinë, 2011, faqe 250, ISBN 978-9951-424-36-3


                 Brahim AVDYLI

Duke e lexuar si tërësi librin e studimeve, skicave biografike dhe akteve ndërkombëtare „Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj“, del para të vërtetës së pamohuar, se është fjala për një veprimtar të madh të çështjes kombëtare. Edhe po të mos e kishe njohur autorin e librit, me ato që thotë ai, e sheh tërësisht një veprimtar të denjë të çështjes kombëtare, një aktivist të lartë të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar-UNIKOMB, një ideator të palodhur për bashkimin e popullit dhe kombit shqiptar, përmes një rezistence të mirëfilltë aktive dhe çlirimtare, apo siç e thotë ai „për të organizuar rininë luftarake në të gjitha trevat ku bukës i thonë bukë e ku aspirohet për çlirim e bashkim kombëtar“[1]).

Po të ndalësh në skicat biografike, është e pamundur të mos i shohësh „vitet e thyerjes së madhe dhe lëvizjes gjithëshqiptare“ në një periudhë prej 20-30 vitesh përplasje me çdo çmim të autorit të veprës nëpër duart e zgjatura të UDB-së dhe nëpër ndërskëmbëcat e vëna kudo nga shqipfolësit, për të bërë përpjekje për ta vrarë apo për ta larguar përfundimisht nga Zvicra. Ne e dimë se nuk ishte asnjë gazetë shqiptare as e huaj e gatshme të shkruaj për peripecitë e mëdha jetësore të autorit dhe të 3 provave të atentatit në Zvicër. Këto raste na tregojnë me të vërtetë poetin, shkrimtarin, organizatorin dhe veprimtarin aq të denjë të çështjes kombëtare, z. Brahim AVDYLI, të vuajë, të përpëlitet dhe të mos pushojë prej vitit 1981, si një ndër dhjetra iniciatorët e demonstratave të vitit 1981 me Kadri Zekën, si anëtar i LNKÇVSHJ-së së Jusuf Gërvallës, e deri në 3 provat e atentatveve në Zvicër. Këto janë pak për një veprimtar të palodhur si Brahim AVDYLI, për të cilat nuk i është kushtuar as edhe një minutë.



   Brahim Avdyli ,shkrimtar

Ne i kemi lexuar rrëfimet. Ai nuk i kishte vetëm këto prova të atentateve. Tre plumbat e parë janë zbrazur në Kosovë, (fakte dhe detaje që i jep autori në libër, e që për natyrën e recensionit nuk do të lëshohemi në emra), ku ishte e hapur dosja e tij „si armik i përbetuar të Jugosllavisë“. Në Armatën Jugoslave nuk e kishte dhënë fare betimin. Aty vjen prova e dytë për ta vrarë në orën 24, në shtrazën e municionit të artillerisë, në Prilep të Maqedonisë, gjë që nuk pati sukses, por që e kishte zbrazur ushtari serb një karikator të automatikut. Në këtë armatë ishte zënë me burg shoku i tij i ngushtë Naim Krasniqi, gjë që nuk e thotë autori, sepse nuk flitet për Gjermaninë. Tri prova të tjera i kanë ndodhur në Shqipëri, ku pothuajse gjysma e qytetarëve të saj ishin kthyer me sy nga Jugosllavia (siç thotë autori) dhe ia rekomandonin autorit me provokime të një pas njëshme si „mike të shqiptarëve“, ndërsa po bëheshin përpjekje për të organizuar kryengritjen çlirimtare në Kosovë me të gjitha trojet shqiptare të Jugosllavisë, nën dhunën e egër serbo-sllave.

Mjafton të dimë këtë periudhë kritike deri në përfundimin e luftës çlirimtare në Kosovë, ku autori na i jep edhe listën e publikimeve shkencore në fund të librit, të cilat i kujtojmë nga revista e tij periodike gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, „Zëri i Kosovës“, „Zëri“ apo ndonjë numër i gazetës „Kombi“. Ende na kujtohen shkrimet e tij „Ora e fundit për opsionin e fundit“, gazeta „Kombi“, Tiranë 12 gusht 1992; „Nëpër udhëkryqet e Lindjes dhe Perëndimit“, Revista „Zëri“, Prishtinë, Dhjetor 1992; „Filozofia e durimit dhe tiparet e përgjithshme të një demagogjie“, gazeta „Zëri i Kosovës“, Zvicër, 1 janar 1993, dhe „Qëndresa“, Zvicër, janar-shurt 1993; “Çlirimi dhe bashkimi i kombit-imperativi më i lartë për të gjithë shqiptarët“, „Qëndresa“ në Zvicër, shtator 1993; apo „Mobilizimi mbarëshqiptar dhe çështja jonë kombëtare“, e botuar në vazhdime në revistat „Çlirimi“- organ i LNÇK jashtë vendit dhe „Emigrati shqiptar“, Tiranë, në vitin 1999.

Po të mos i kishim njohur këto detaje të jetës së palodhshme tij dhe të mos ia kishim ditur përkushtimin e pandërprerë për çështjen kombëtare, duke marrë këtu edhe intervistat e tij të dhëna në Radio Tirana dhe gazetat e Shqipërisë, ndër to po e përmendim intervistën me veprimtarin e çështjes kombëtare, të dhënë në 2 vazhdime të Gazetës ASD, „Një popull që nuk di të mbrojë të drejtat e veta, historia i bëhet njerkë dhe e harron përgjithmonë“, atëherë nuk do të kishim kuptuar drejtë të dhënat biografike të tij në këtë libër, të cilat do të duhej ti shkruante tjetërkush, po të mos ndërlidheshin kryekëput me ngjarjet e dhëna nga mërgata shqiptare e Zvicrës.

Është e patjetërsueshme që të mos jepen këto skica biografike, sepse ato i ndërlidhin ngjarjet dhe i japin siç kanë ndodhur me të vërtetë. Janë pjesëtarë të jetës së përgjithshme të veprimtarit nëpër peripecitë e shumta të tij në Zvicër dhe zëdhënies së tij të paevitueshme, të dokumentuara nga dy letra të mëdha në këtë shtet, të marrura si përgjigje nga Radioja gjermane dhe retoromane e Zvicrës dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Flavio Cotti, që i drejtohen atij si veprimtar kombëtar dhe Kryetar i UNIKOMB-it, dhe na e japin të madh autorin e veprës ashtu siç ka qenë. Fotografitë në fund të veprës me të gjithë ata që i nxjerrë ai, që nuk janë në të njëjtën parti, por kanë domethënie të caktuar për çështjen kombëtare, kush më shumë e kush më pak, të dhënë në konkretësi Salih Sejdë Bukollën, Rexhep Qosjen, Agim Vincën, Xhavit Hoxhën, Antonio Bellushin, Din Mehmetin, Azem Shkrelin, Kadri Rexhën, Bajram Kosumin, Hajdin Abazin, Nuhi Bytyqin, Agim Ramadanin, Avni Deharin, etj. e deri në fjalimin e tij të 30 vjetorit të demostratave të vitit 1981 dhe të pjesëmarrësve të tyre kryesor, si Hasan Malajn, Saime Isufin, Faridin Tafallarin, Ramadan Pllanën, Asllan Dibranin dhe autorin e veprës në fjalë, janë fotografi dëshmuese pa komente, të cilat, ne i kuptojmë si duhet. Pa këto nuk ndriçohet mërgata shqiptare e Zvicrës në „vendin kryesor të skenës botërore“. (Faridin Tafallarin dhe Brahim Avdylin i kam shokë, por ata janë shokë në mes vete dhe njihen që moti).

Tani, po i kthehem Zvicrës, të cilën ai na e pasqyron me nivel të jashtëzakonshëm shkencor. Lexuesit e shumtë e kanë njohur si poet kombëtar, por një pjesë e ka harruar atë si gazetar dhe nuk e njeh si shkencëtar. Brahim AVDYLI na e shkruan dhe e njeh Zvicrën në nivelin e shkencës dhe e trajton si shkencëtar i mirëfilltë, për çka bien ngadalë përdhé pseudoshkencëtarët, madje edhe të Zvicrës nga 76 veprat e studiuara dhe të dhëna në literaturë, disa nga ky shtet apo përëndimi. Gjurmët e para shqiptare na e japin pasqyrën e shkurtër prej gjenezës së shqiptarëve dhe të Zvicrës, që dalin me gjurmë të hershme pellazge, e neve nuk na flenë lehtë në tru, sepse jemi „mësuar“ me „histori“ tjetërfare të mbjellur nga ideologjia gënjeshtare serbo-sllave. Zvicra nga kohë të lashta quhej Retija. Retija e vogël është sot te Prizreni. Më duhet të lexoja edhe njëherë, dy herë dhe së mbrami të vi te e vërteta, se Retët kanë qenë një fis i veçantë pellazg, që nuk e thonë në Graubünden shkencëtarët Zvicëranë, dhe askush nuk ua vë veshin atyre. Ata „i harrojnë“ qytetarët, sepse janë „të zënë“ me propagandë kundër të huajve dhe shqiptarëve, për të cilët thuhet se kanë ardhur në vitet e 60-ta apo të 70-ta.

Mësohemi të themi heshturazi „populli zvicëran“, por nuk e kuptojmë se ky emër, siç na e thotë autori i veprës, është vënë nga Shvici, pra nga „Schwytz“-i, prej nga e ka marrë tërë emrin „Schwitzerland“, e më vonë u quajt „Schweiz“, duke mos e kuptuar se Etruskët, Arianët dhe Retët kanë qenë tre popujt që e kanë themeluar Zvicrën, që janë fise pellazge. Aq më pak na bie në kokë e dhëna shkencore për Retët, që janë ¼ e Zvicrës dhe nga fillimi i saj janë aty, një pjesë të ardhur nga reto-romanët. Ata luftuan për gjuhën e tyre dhe u njohën së fundit si gjuhë e katërt e Zvicrës.

Gjithashtu, jemi mësuar me të ashtuquajturit „dijetarë“ që na i japin „të dhënën“ se retët „kanë ardhur në Shqipëri e Kosovë me romanët“, pa e ditur rolin e tyre, dhe i lidhin gabimisht me rumunë (jo ciganët, rom). Retët janë Kuretët e vjetër, mbrojtësit e Zeusit fëmi, kur „u rrit Ai“, emri që iu kishte dhënë Kretës në Greqi (vendi i parë Kuretëve), që na e thotë simbolikisht autori në pjesën e fundit „Shpëtimi i rinisë shqiptare në Zvicër“ për Zeusin dhe Greqinë, pa e dhënë prejardhjen e tyre. Ne nuk do ta kishim kuptuar se Brahim AVDYLI e njihte mirëfilli të vërtetën shkencore dhe nuk i njeh disa „shkencëtar“ shqiptar, të cilët, japin të dhënën që „jemi prej ilirëve“. Retët apo Kuretët ishin popullsi pellazge, të ardhur edhe përmes romakëve, duke u sjellur në vende të ndryshe të Evropës, siç kishin qenë den-babaden bujq dhe blegtor, por duke i ruajtur emrat e vjetër për shqiptarët, si „albanatscha“. etj. Këtu kishin ardhur shqiptarët-pellazgët, pra ilirët, etruskët, arianët dhe retët, që në kohët e lashta që nuk mbahej mend nga njerëzit e këtushëm. Fjalët e tyre shqipe kuptohen edhe sot prej shqiptarëve. Flamuri kombëtar shqiptar ka shpëtuar këtu prej vrasjeve, ndjekjeve dhe shkatërrimit të shumtë nga armiqtë shekullorë. Shqiponja dy-krerëshe, në fushën kuq e zi, është vizatuar në xham, në vitin 1519/20[2]), në Rathaus të Bazellit, për çdo Kanton të Zvicrrës apo në Katund, siç thuhet reto-romanisht dhe në shqipen e vjetër. Këto janë shqiponjat tona, por edhe me një krye sikur te Habsburgëvet, që është i të njëjtës prejardhje kombëtare. Gegët dhe Toskët janë vëllezër, thotë autori. Të tillë jetojnë edhe sot.

Ne nuk do ta kishin thelluar mendjen tonë dhe ta kuptojmë autorin se Retët, alias Kuretët, ish trualli i vjetër i tyre Greqia, që quhej më parë Pellazgia, ka ikur prej Greqisë së atëhershme të okupuar prej egjiptianëve, libianëve të afrikës dhe sirianëve, që po shpikej me gënjeshtra nga pakica në krahasim me shumicën pellazge, që fliste edhe atëherë një gjuhë. Kjo është pjesë e vogël në këtë vepër që do të merret me mërgatën shqiptare të Zvicrës në kohën e fundit dhe nuk ka kohë të merret me shpjegime shkencore nga gjeneza e deri më sot, sepse kjo është e madhe, por autori do të na e thotë në ndonjë vepër të tij të mëvonshme. Lidhja e kombeve dhe çështja shqiptare, bazat e mërgatës shqiptare, si dhe krijimi i organizatave dhe klubeve shqiptare në Zvicër e marrin një pjesë të konsiderueshme të veprës në fjalë.

Shqiptarët që prej kohëve të vjetra, nga themelimi, janë në Zvicër. Rrënja e jonë merret nga pellazgët hyjnorë. Zvicra shtetërore na kundërshton sado pak dhe na jep informata të gabuara për shqiptarët. Shqiptarët në Zvicër jepen në vazhdimësi nga koha e Skëderbeut. Këtë nuk e dinim ne që ishim rrasur me gabime prej pseudoshkencëtarëve. Kur lexohen këto gjëra në një libër shkencor, të studimeve politike dhe shkencore, na nxjerrin para një fakti të kryer shekuj me radhë në këtë shtet, që ne prapë nuk e kishim njohur si të tillë. Zvicra është e themeluar prej nesh, por që nuk flasin shqip. Janë këto familje të tëra që janë edhe sot familje që e ruajnë emrat e tyre shqiptar, si psh: Familjet Kurti (Curti), Burri, Rasi dhe Rassi, që janë më tepër se 500 familje nëpër tërë Zvicrën. E lexojmë dy-tri herë dhe më në fund i kuptojmë. A mund të jetë Zvicra si „albaner“? Jo, ashtu nuk duan ta kuptojnë institucionet shtetërore të Zvicrës. Ata janë pranuar me vështirësi si „kosovarë“ të rinj. Por, në të vërtetë, janë shqiptarë, ilirë, pellazg.

Pastaj na i jep autori të gjitha organizatat, shoqatat, klubet dhe personalitetet me adresat e tyre të vërteta, siç kanë qenë dhe janë ato, duke përfshirë edhe ato fetare, katolike dhe muslimane, sunit dhe sheit; ambasadat e Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë, madje ato që na prezantojnë në OKB, ku autori ka qenë dhe e ka vendosur një fotografi në vepër. Në vijim është një provë e larmishme gjithëshqiptare, që autori nuk i ndanë siç „deshën“ të ndaheshin shqiptarët e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Kosovës, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Këtë na e shpjegon më mirë pjesa për unitetin e kombit shqiptar dhe përçarjet sistematike të tij. Ne nuk e duam zgjidhjen e çështjes kombëtare, pra bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar dhe mashtrohemi pas zgjidhjeve pjesë-pjesë siç dëshironin armiqtë tanë kombëtar dhe jepeshim pas çështjeve të lirive qytetare, socialeve dhe njerëzore, sipas ndarjeve administrative të tokave shqiptare. Toka e ruajtur me mund në mes të 5 shteteve të organizuara në kulm kundër shqiptarëve mbeti e ndarë. Një gjuhë e kemi ruajtur deri sot, shqipen, nga ilirishtja-pellazgishtja-thrakishtja e vjetër. Autori duhet të na e japë më konkretisht çështjen strategjike dhe veprimin tonë politik nëpër veprimin antikombëtar të Londrës së lidhur nyje me sllavët dhe Rusinë. Kjo e la pa zgjidhur çështjen kombëtare gjithëshqiptare. Ai merret me politikën ndërkombëtare dhe rolin që Zvicra dha kontribut të veçantë, falë edhe kontributit të autorit. Zvicra është e lidhur në skenën botërore dhe marrëdhëniet politike ndërkombëtare. Pak flet dhe shumë vepron. Është e pavarur dhe neutrale. Nuk përzihet dhe nuk deklarohet. Zvicra ka rëndësi të veçantë për SHBA-të, NATO-n, BSBE-në dhe botën demokratike.

Evropa u krijua. Me shqiptarët…

Pra, të gjitha këto detaje lexoni me vëmendje, siç na porositë autori. Njëherë, dyherë, triherë, për të kuptuar shumë fakte dhe detaje, ndoshta edhe të pa thëna e të pa njohura deri më tani. Autorit i dëshirojmë suksese të reja…

[1] Fjala e Brahim Avdylit, me 5 korrik 1992, Glatbrug (Cyrih), dhënë në veprën e A. Deharit dhe D. Hajdinit „Arif Seferi, në shërbim të popullit“, SHHSH „P.Bogdani“, Biel-Bienne 1993.

[2] ) Hans Peter Treischler & CO „Abenteur Schweiz/Geschichte in Jahrhundertschriten“, Dreizehnte Buchgabe des Migros-Genossenschaftes-Bundes, Limmatdruck AG, Spreitenbach 1991, faqe 122-123.

MISIONI I VARGUT SI VIZION PËR TË ARDHMEN, PËRKUSHTIM POETIK I REXHEP SHAHUT




         Shkruan: Gëzim AJGERAJ

MISIONI I VARGUT SI VIZION PËR TË ARDHMEN, PËRKUSHTIM POETIK I REXHEP SHAHUT

Rexhep Shahu, ”LIS I VETËM NË FUSHË“, poezi, botoi “ALBDESING“, Tiranë, 2011, faqe 144. ISBN 978-99927-685-5-6


Poezia e Rexhep Shahut, këtu e dymbëdhjetë vite më herët, edhe në përmbledhjen “Mali i Hënës“, më ka tërhequr për filozofinë metaforike, që mbështjell vargun e tij, duke e bërë një varg shumë hermetik por aq edhe të ëmbël në lexim. Për mua, poezia e tij, është shumë meritore në avancimin e poezisë së sotme shqipe, me plot forma estetike që qojnë në përsosmërinë e formave të ndërtimit të poezisë.

                                                        
                                                      Rexheo Shahu shkrimtar

Vlerësimin tim për librin “Lis i vetëm në fushë“, do ta nis me poezinë e parë, që na vjen si një prolog i të gjitha zhvillimeve kohore, me të cilat ballafaqohet poeti, e që shpeshherë shpirti i tij shpërthyes nuk pajtohet me to.

Poezia e Rexhep Shahut sikur bartë me vete ndrydhje të brendshme deri në shpërthim, që në fakt herë herë bartë emocionet e poetit, i cili për nga aspekti filozofik në varg, na bën të kuptojmë se ai i ndjek edhe zhvillimet në kohë, për ti metaforizuar ato brenda vargut, bashkë me përcaktimin e drejtë karshi zhvillimeve, për çfarë na jep të kuptojmë se poeti dhe vargu i tij, bëhen shkëndijë drite në zhvillimet e kohës.

Si kuaj të zi nisur për luftë
Turfullojnë e rendin radhë e pa radhë
Kalorësit u kanë mbetë s’dihet se ku
Jelet u janë zbardhë.

SI KUAJ TË ZI TË NISUR PËR LUFTË, (faqe 7)

Pra, me një fjalë ai e portretizon harbimin e trazimeve në kohë, deri në përfundimin e këtyre trazimeve që shpeshherë na dëmtojnë si popull se sa sjellin diç të mirë, dhe pikërisht këtu poeti përmes vargut, bëhet shkëndijë drite, për lexuesin, që me misionin poetik në varg, hap portat e dritës, se nga duhet të ecet.

Bregun synojnë dallgët e çmendura
Si në çdo luftë ku s’fitohet gjë
Përplasen në shkëmbinj e zalle
Shuhen e treten pa zë.

SI KUAJ TË ZI TË NISUR PËR LUFTË, (faqe 7)

Ai vazhdon më tej duke mos u ndalur, dhe qëndron karshi furtunës deri në veshjen e plotë të kësaj maskote. Ai e vesh kohën, zhvillimet deri në ekstrem, dhe kjo është dëshmia më e mirë se Rexhep Shahu, është shumë i vendosur në misionin e poetit vizionar dhe taban të gjerë në shërbim të interesit të përgjithshëm kombëtar.

Me veten e kanë dhe e bëjnë stuhinë
Si njerëzit që fundin harrojnë
Dhe rendin ta shalojnë lavdinë
E në fund në zalle shterrojnë.

SI KUAJ TË ZI TË NISUR PËR LUFTË, (faqe 7)

Për të mos u ndalur vetëm tek e sotmja, e cila sa do drejt e besueshmërisht të jetë pasqyruar, me zhvillimet dhe ecjen nëpër kohë mund të shihet ndryshe, brenda koncepteve tematike të poezive, ai na shfaqet edhe me tema të tjera metaforike, të cilat pasqyrojnë sentenca të tjera të jetës nga perceptimi poetik dhe pikërisht, këtu qëndron filozofia e poetit, duke i dhënë laryshi tonesh librit, për ta bërë tërheqës dhe të qëndrueshëm në çdo kohë vargun e tij, edhe në të ardhmen e largët. Dhe poeti vazhdimisht arrin të përsosë ndjeshmërinë e formave të ndryshme letrare, që sjellin laryshi artistike në stilet dhe strukturat e ndërtimit të vargut.

Nëse më do, mos më fto të vdes
Më ler të ngjitem në parvaz të dritares
Të shoh hënën...

(NËSE MË DO)... (faqe 24)

Jo rastësisht, kapëm një lirikë të poetit, për ta argumentuar atë që e thamë rreth laryshisë së poezive në këtë libër, dhe mesazheve të shumta që mbërthejnë ato brenda vargjeve. Dhe lirika brenda këtij libri, e cila nuk është e paktë, sikur të çlodh nga përditshmëria e cila është e stërngarkuar me zhvillime që herë herë e rëndojnë njeriun tonë, për mes këtij lloji të poezisë, poeti ia arrinë ta çlodhë lexuesin, që sa do pak ta ëmbëltojë për mes vargut, në shpirtin e tij.

Ti je mbyllë ne kullën e heshtjes,
Për mua mendon orë e çast
Unë i kam hypë kalit të ëndrrës
Prej vetes më ikë larg.

Aty ku troshiten nata me ditën
Në mbrëmje, të pres përnatë,
Mbërthyer në heshtje varri
Flas me yjet e hënën e ngratë

TI JE MBYLLUR (faqe 128)

Poezia e Rexhep Shahut, është sikur një pasqyrë, e zhvillimeve të kohës dhe ecjes së poetit nëpër të, e që natyrisht është e mbështjellë me metaforën letrare, që librin e bën të këndshëm për lexim. Krahas kronikave të përditshmërisë, për mes vargut, ai hedh dritë në të ardhmen. Vargu i tij, sikur të deh gjatë leximit, për të mos u ndalur deri në fund të librit. Dhe kjo çlodhje, që e ndjen gjatë leximit, sikur të mbushë plot motive shprese për ta shijuar të bukurën që e ofron jeta.

Të rend çdo çast drejt teje nëpër shi me çadër në dorë,
E të mos kujtohem ta hap çadrën nga nxitimi,
Hutimi a frika se mos vonohem;
Të emërtoj gjithë sendet e njerëzit e botës me emrin tënd;
Të ndaloj urbanin, të zbres dhe të ec në këmbë
Se më duket se urbani ecën më ngadalë se unë;
...
TË REND, (faqe 81)

Bota e brendshme e poetit, shpeshherë është shpërthyese, në raport me kohën. Ai vazhdimisht është në kërkim të së bukurës, të drejtës, të lirisë, që herë herë në varg tingëllon edhe ndryshe.

E kam marrë përdore veten
Dhe plasa ta tërheq për tek një qiell tjetër
Ku s`të thonë “trus”...
Pronarët e qiellit janë harbutë
Të jesh i gjatë do prerë diçka nga vetja
Të bëhesh i shkurtë.

Këtu si të tjerët duhet të jesh
As të dish më shumë as të kesh,
Ndaj e kam marrë për dore veten
Zvarrë po e tërheq...

NJË QIELL TJETËR, (faqe 65)

Rexhep Shahu, për mes këtyre vargjeve, nuk i bindet realitetit të të sotmes, e cila herë herë sikur nuk është në binarët e normales. Ky realitet, për fat të keq, po e përcjell vazhdimisht shoqërinë tonë njerëzore, në veçanti në Ballkanin e trazuar, e cili nëpër tranzicionin e tejzgjatur, herë herë po del nga realiteti i rregullave të normales. Dhe ky realitet, tek poeti, perceptohet nëpër vijat e holla të vargut, deri në ekstrem, të kërkimit të “Një qielli tjetër”. Ndaj, vargjet e tij, bartin mesazhe të qarta, duke i dhënë grusht të fortë ligësive të kohës, mesazhe këto të cilat veç sa e forcojnë misionin e të qenit poet.

Ku janë heronjtë, ku janë,
Ku rrinë, ku struken, ku pinë...
Kohë heronjsh nuk ka,
Nuk ka stinë të tyre, as mot të tyre,
As shekull, as ditë, as orë, as çast heronjsh nuk ka.
Ata s`ishin kur na u deshën në luftra,
Në tragjeditë tona jo e jo,
Pse t`i shpikim vallë?

Heronjë nuk ka kund motra ime,
Viktima po, të mundur po,
Të mundur që urrehen e vazhdojnë të munden nga të gjithë,
Të mundur që s`munden t`ia kafshojnë xhelatit
As gishtin kur ua fut në gojë.
Të mundurit e përdhunuar gjithmonë kanë faj,
E kurr jo xhelati.
Dhunuesi ishte hero dje,
Sot e përgjithmonë.

HERONJTË, (faqe 48)

Pamjet e këtilla që na faqen në libër, sikur na vijnë nga një shpërthim i brendshëm poetik, për ti ndërruar kohët. Kjo papajtueshmëri me kohën, brenda kronikave na vjen si një mesazh, se vërtet kohët dhe mentalitetet duhen ndërruar. Ai për mes kulturës krijuese, është shumë i vetëdijshëm se poezia e tij, do ti shërbejë edhe të tjerëve.
Poezitë e librit; “Lis i vetëm në fushë”, na bëjnë gjithmonë të besojmë se Rexhep Shahu, i kronikon kohës, i freskët me misionin poetik në gji, dhe pa ngarkesa nga e kaluara, por gjithmonë me vizion drite dhe besim në të ardhmen.

Unë nuk dua tavolinë të shtruar feste, urime gëzimi e cakërrime gotash
Në ditëlindjen time,
Sepse nuk dua të festoj humbjet e mia, vitet e çuara dëm
Nuk dua t`i shes mend zotit e as të festoj plakjen.
Nuk dua sepse kështu çoj dëm orët e lumtura që do të rrija veç me ty
Dhe trishtohem për këtë shkak, trishtohem pa fund...

NUK DUA FESTË NË DITËLINDJEN TIME, (faqe 116-118)

Këto vargje, sikur na japin të kuptojmë se, edhe përkundër jo ngarkesave të së kaluarës, ai brenda vetes bart vragën e dhimbjeve, nga ajo kohë, që poeti i quan; vitet e çuara dëm. Pra, për shumkënd, edhe për poetin, një pjesë nga e kaluara, sikur ishin vite të humbura, të cilat nuk kanë sjellur asgjë për një popull të tërë, pos dhimbje e vuajtje. Megjithatë, brenda këtij libri, thuaj se fare, poeti nuk i kthehet më të kaluarës. Sikur, s`don ta kujtojë më atë kohë. Disonanca e ngjyrave në vargje ndryshon, duke sjellë laryshi të temave të cilat janë preokupim edhe përditshmërisë poetike. E gjithë kjo laryshi temash, na vjen pasi vagjet në libër na vijnë si tërësi jo të ndara në cikle. Dhe kjo formë e aplikuar, librin sikur e bën më hermetik brenda akceptimit të temave. Megjithatë, ndoshta këtu do i jipnja të drejtë poetit, sepse estetika e ndërtimit të librit, temat dhe bukuria e vargjeve, e ruan origjinalitetin e përditshmërisë kronologjike të poetit.

Lis i vetëm në fushë
Gjysmë i plakur e gjysmë i kalbur
Që ende dëgjon gjithçka
Nga bëmat e botës,
Që sheh edhe ato që s’duhen parë.
Trumcak i ngrirë në borë
Me krahun e thyer nga llastiqet e fëmijëve.
Sytë e Hënës që shohin gjithësinë,
Dera e çelur ku hyjnë zërat,
Dritare pa xhama nga hyjnë zogjtë,
Dhimbja që ndjen toka nga pesha e hapave,
Etja e lumit nga shterrja e ujit,
Tharja e buzëve nga mungesa e puthjes,
Thirrja e gjinjve për tu shtërnguar,
Malli i dorës për të rrëshqitë mbi flokë,
Shëmtimi i oxhakut pa zjarr,
Fole dallendysheje e braktisur...
E tjetër çfarë mund të jem
Në këtë ditë pa sy
Në këtë natë të verbër
Kur ti s’je...

LIS I VETËM NË FUSHË, (faqe 34-35)

Vargjet që vijnë brenda poezisë, që shfaqen në formën e kronikave, na japin të kuptojmë se Rexhep Shahu, i vetëdijshëm për misionin poetik, sikur bartë mbi vargje edhe peshën e kohës, duke nxjerrë mesazhe të qarta edhe për ardhmërinë, pa ndonjë ngarkesë nga e kaluara, por duke ecur gjithmonë drejtë një vizioni plot dritë. Figurat letrare që i përdor poeti në vargje, vijnë si rezultat i një përvoje të gjatë në letra, përvojë e cila me mjeshtri i u jep kuptimin artistik në poezi. Pra, siç shihet nëpër vargje, poeti në masë të madhe, ja ka arrit të zbërthejë shpirtin e përditshmërisë së tij, të cilën më së miri e pasqyron poezia, ndryshe ecjes sonë do ti mungonte kuptimësia. Nga kjo që thamë, konstatojmë se poeti Rexhep Shahu, i kronikon kohës, duke e shikuar dhe ecur nëpër të, brenda vizionit poetik, që për mes poezisë hap dritë për të ardhmen, njëkohsisht përmes vargut, shquhet plot guxim, si luftëtar për ndryshime të përgjithshme shoqërore. Nga ky prizëm i të menduarit, na jep të kuptojmë, se poeti Rexhep Shahu, me plot besim në vizionin e tij, na shprehë atë edhe përmes vargjeve, të cilat në të shumtën e rasteve u prijnë ndryshimeve në shoqëri, e sidomos tek ne kur ende jemi përpëlitjeve tranzicionale.
Këto që i thamë, për poezinë Rexhep Shahut, nuk mundë të jenë e tëra. Ishte njëri nga aspektet e përceptueshmërisë shumëdimensionale të poezisë së këtij poeti. Kemi prekur vetëm disa pejsazhe nga libri ”Lis i vetëm në fushë”, për të sjellë mes jush perceptimet tona brenda kësaj bukurie letrare, nga këndi i ynë. Me këtë konstatim Rexhep Shahut, i urojmë edhe për shumë margaritarë tjerë letrarë, në botën e letrave shqipe.

DASHURIA DHE MALLI PËR ATDHEUN


Recension



 

  Iljaz PROKSHI

DASHURIA DHE MALLI PËR ATDHEUN

Gëzim Ajgeraj: "Ëndrra për parajsë", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1997


Është një plejadë poetësh në mërgim që aktin krijues e ndiejnë si vokacion. Veçanarishtë dallohen disa syresh, siç është Gëzim Ajgeraj, i cili pas botimit të librit me poezi "Klithmë malli", mori guxim dhe nxori edhe librin e dytë titulluar "Ëndrra për parajsë", në botim të NB "Rilindja", Prishtinë. Mendoj se ky poet i ri me talent nuk vrapon pas fjalëve të mëdha patetike, por në esencë i rreket fjalës së bukur magjike, asaj që e përjeton me lehtësi shprehësi, subtilitet, që pak krijues e kultivojnë këtu dhe në diasporë. Përndryshe nga disa koleg të tijë, ai temat dhe motivet i gjen kudo, në rrethin ku tani gjendet, shkon larg Zvicrës, ku ka mërguar dhe bie në krahët e atdheut, prej nga m syrin optik prej poeti vështron gjërat, njerëzit, natyrën.

Mërgimi frymëzim i lehtë poetik

Poezia e Ajgerajt është tërheqëse, thjesht një shprehje e frymëzimit të lehtë autentik, pa grimasa, pa kozmetikë të jashtme, por e nxjerrë nga shpirti i përvëluar si për atdheun që e ka lënë, si për njerëzit e tij, si për mërgimtarët. Mjafton të lexohet poezia hyrëse "Vargu im", që të shihet bota e poetit, përceptimi i tij: / Si t'i lidhi vargjet / sikur bashkë kur ishim /, është një zë i çiltër, njerëzor, gati si testament për kohën kur është shkruar, për vetë poezinë apo subjektit që i referohet. Në strukturën e kësaj poezie, por edhe të ciklit të parë "Albumi i vetmisë" gërshetohen në mënyrë të natyrshme aktet e vetmisë, të lidhura me intimitet, kujtimet, zërat e shpërndarë andej-këtej atdheut gjer në perendim. Është një cikël që ngre ërin e dhembjes mbi të bukurën, por edhe një akord spontan, himn për mallin, dashurinë, ëndrrat. / "Dhe një ditë do të ikim / nga këto përralla / kujtimet e shqyera do të lodhen nga pritja /, "Ëndrra për parajsë" fq. 16, që për lexuesin është një reminishencë e rizbuluar, veqanarisht e mërgimtarit që jeton largë atdheut me vite. Një her tjetër, poeti shpreh vetminë pas largimit, pa mohuar dhembjen, as dashurinë intime, por asnjëherë pa e harruar atdheun aq të amshuar, të dashur, të robëruar. Derisa poeti pret si një Godo i vetmuar shpreson se do të vijë ajo që i ka premtuar muza, e kjo s'është tjetërkush veq se poezia mbi dashurinë: / " E urrej pritjen / Në prehrin e vetmisë tënde" /, apo / "Të mos e lë peng dashurinë" / "Ofshamë vetmie", fq. 21, që është pothuajse zëri më i dhemshëm që shfaq një poet ndaj botë së tij intime.
Poezitë e këtij cikli kanë pothuajse një rezonancë: mallkimin e heshtjes, të vetmisë, që në esencë e preokupojnë muzën e poetit dhe ai shprehet lirshëm, pa kursër fjalë as dhuntinë e vet, por permes figurës dhe simboleve bën një akt që shprish ëndrrën ose aktin e mërgimit.

Arketipi i fjalës magjike

Është e pa besueshme, por Gëzim Ajgeraj jo vetëm me librin e parë "Klithmë malli", por edhe me këtë libër ka prekur sekuencat më të ndieshme të poezisë. Ai për më tepër si duket është një poet që frymëzimi i vlon nga brenda, dhe kur e nxjerr zërin i thotë drejtpërdrejt, nje varg pa agresivitet, por figurshëm, i lehtë, i kapshëm dhe mjaft domethënës.

Ciklet "Romancë mërgimi" dhe "Fund vere" shquhen për shprehje metaforike, kapin dimensione më të gjëra në krahasim me ciklin e parë, poezitë janë më stabile në rrafshin estetiko-letrar. /"Bukuria nuk shihet/Bukuria ndihet/, është fjala për poezinë, që poeti e përcepton në harmoni me dridhjet e heshtura të shpirtit, pa krijuar huti e dilema.

Poezitë më me vlerë në këta cikuj janë "Vetëm ti", "Këngët përvëluese", "Engjëlli im", "Oktavë pikëllimi", "Zjarri i dashurisë", "Trëndafil e ëndërr", "Fund vere" etj, të cilat përbëjnë një kurorë poetike të fuqishme, të thëna bukur me lot në vete, por lot që kanë një bukuri magjepse, si vargjet "Nëpër të gjitha këngët e mia/ndiej dhembje përvëlohem", ose "Vera na qenka vetë dashuria". Është kjo ajo rruga që ndjek ky poet, po aq i përvëluar për dashurinë ndaj atdheut, njerëzve të tij, që jetojnë në një kohë të pakohë.

Poeti duke u njëjtësuar me fatin e mërgimtarëve dhe atyre që shkruajnë në mërgim, bën punë të rënda mbase fizike për ekzistencë mbanë mbi supe dyfish më rëndë se njerëzit e thjeshtë: artin dhe djersën, duke përjetuar mungesën e lirisë, dhembjen që e bren aq pamëshirshëm larg në ekzil.

E ndërkaq idetë e tilla, motivet e shkrira në varg jo rrallë e shtyjnë poetin Ajgeraj t' i harrojë vuajtjet, ngashërimet mbi nerëzit e afërm, miqtë, dhe në vetmi bën një poezi që rrjedh me një disponim spontan, e nivelit konstantant të verbit poetik dhe s'ka asnjë pikë dyshimi se Gëzim Ajgeraj është poet me prirje nga i cili pritet edhe më shumë nga se hetohet karakteri refleksiv, meditativ i poezisë së tij, se: "Mbase vetëm poezia/ Ta ndërron mendjen/Engjëllushë lamtumirë/se vetmia dhe malli/ më dëgjon mua të tërin/ ma vodhën vargun"/.

Ky është ai indi që ndërlidh verbin poetik ë këtij poeti, që merr përmasa më të gjëra dhe e bën njëkohësisht poezinë e tij me shprehje moderne poetike në përgjithësi.


Gëzim Ajgeraj; "Klithmë malli", poezi, Rilindja, Prishtinë 1997

Recension



     Iljaz PROKSHI


SIMBOLIKA E FJALËS POETIKE


Gëzim Ajgeraj; "Klithmë malli", poezi, Rilindja, Prishtinë 1997

Gëzim Ajgeraj është emër i ri në letrat shqipe. Mirëpo, ai me vëllimin e tij të parë poetik "Klithmë malli", te lexuesi shqiptar vjen me ndikim të mrekullueshëm si përkrah ligjërimi poetik, motivet dhe temat që vështron, stili i kapshëm dhe njëherësh mesazhi që sjell kjo poezi. Pikë e parë e përceptimit është malli për atdheun, vibrimi i sekuencave shpirtërore mbi dashurinë, njerëzit e tij, të menduarit estetik, qasjet psikologjike të subjektit, si dhe një varg përjetimesh tjera.

Diaspora si frymëzim

Autori poezinë e shkruan me mjaft sukses, me tone të çlirshme, kuptimplote, me sens meditativ për çfar në këtë plan shquhet lirika peisazhiste, që bart me vete mesazh të caktuar me parime të qarta poetike. Poezia e përfshirë në këtë vëllim kap një botë të shqetësuar të subjektit lirik, botën e vetmuar larg atdheut, në diasporë, larg fëmijëve, gruas dhe të dashurëve të tij. S'do mendd se te ky poet të gjitha përjetimet gjat mërgimit, kontaktet me njerëzit e tij që kanë vajtur larg atdheut, ato kontakte të përhershme me ata njerëz, si dhe shqetësimet shpirtërore të tyre kanë lënë gjurmë të pa shlyera. Prandaj kjo poezi del e kapshme, si një ditar intim, e standardizuar në aspektin e procedimit të figurës poetike brenda strukturës së poezisë që krijohet te ne.




Gëzim Ajgeraj,shkrimtar nga Kosova

Vëllimi përbëhet nga njësit ciklike: "Tinguj dhembjesh", "Botë pa orkestër" dhe "Heshtje e thër". Jo rastësisht në poezinë hyrëse "Larg atdheut", Gëzim Ajgeraj përcepton dhembjen e individit të mërguar, që nis nga gjendja e ndieshme e tij dhe vjen gjer te shpresa se gjakimi për liri nuk do të shuhet kurrë, por do të vazhdoi të egzistojë. Është një poezi që në thelb ka aftësinë e të shprehurit, unitetit motivor e tematik. Ky djalosh që mërgoi si shumë bashkatdhetarë të tij mori guximin t'i publikojë këto poezi, motivet e të cilave janë të përshkuara nga një frymë pa hezitime, por përherë të ndieshme, të ngashëryera. Nëpërmjet qenies së vet poeti bën thirrje për ta ndjerë "vetminë dhe ëndrrën e tij". Së dyti kërkon që lexuesi ta kuptojë flirtin që bart bota e tij e brendshme ndaj të bukurës, vetë poezisë. Sepse është një poezi që vjen në kohën kur fluksojnë libra gjithfarësh, me vlera të dyshimta...
Gëzim Ajgeraj starton, pra mjaft bindshëm, meqë arrin që idetë, motivet, frymëzimet t'i shkrijë natyrshëm në vargje, vjen tamam në çastin kur do të "shpëtojë" të mërguarin dhe mbase vetveten. Për më tepër kjo poezi do të gjej lexuesit e vet, nga se poeti ia di origjinën gamave të individit dhe kolektivitetit të vet, mënyrën e klithmës së mërgimtarëve, imazhet, ironinë poetike me kontraste, por që kanë një kuptim të caktuar, që me pak fjalë të përfshihet gjithë drama në diasporë.


Mozaik lirik i një ditari intim

Lirika e këtij krijuesi është mjaft e shqetësuar, ai ndjen dhembjen për faktin e subjektit, i cili gjakon përherë lirinë që i mungon, duke bredhëritur nëpër botë, duke ngritur zërin e et, vlimin e brendshëm, që kuptohet vetëm përmes figurave dhe simboleve, fjalës magjike.
Është me rëndësi të veçohen tri motivet bosht të këtij vëllimi: nëna që simbolizon atdheun, gruaja që shënjon dashurinë e mallëngjyer, natyra-pikturimi i rrethit, janë pra opcione lirike të këtij poeti, që kanë njëherësh një rezonancë: atdhedashurinë, që merr funksion të caktuar stilistik, sematik dhe ideoestetik.
Vëllimi "Klithmë malli" është vëllim për njeriun që botën e kundron nga një kënd vetjak, me interesim të thellë, herë-herë i mbushur me emocione të tepruara, por mbi të gjitha me një sens poetik. Është kaq i thjesht objektivi i përceptimit, sa edhe shqetësimi vjen virgjëror, me ngashërime të mëdha, duke bërë mbase një rizbulim mbi këtë dhembje, të cilat janë thënë çlirshëm dhe me maturi.
Mirëpo nëse emocionet e këtij poeti paraqiten në një formë më të shtërnguar, ato nuk janë abstrakte, sepse lufta për çlirim vjen vetvetiu dhe kuptohet vetëm gjatë leximit ndërmjet rreshtave, si lufta për egzistencë, m¨në fund edhe për art të mirfillshëm, për qfarë Gëzim Ajgeraj e ka ndjerë, kuptuar dhe do të vazhdojë ta kultivojë edhe më tepër.
Poezitë e përmbledhura në këtë vëllim kapin jo vetëm indin verbal, por edhe metaforik, të qasjes poetike të subjektit lirik: kapen ato shtresat e kujtimeve, mallit të përhershëm, që në brendi përbëjnë një mozaik lirik i shpaluar si në ditarë intim.
Poezia e Gëzim Ajgerajt mund të thuhet ndërkaq se është një zë i mëvetësishëm, që gjërat i vështron në heshtje, frymëzimet e gjejnë përherë me penë në dorë, në vetmi, pa zhurmë, i hedh ato në letër dhe bën initerarin e tyre të mbarë "për shpirtin e trazuar/që ia ka plasur zemrën", siç thotë poeti. Gëzimi e shkruan poezinë e vet me ndjenja i vetëdijshëm për misionin që ka krijuesi, pa mendje të turbulluar, por me interesime të mëdha për botën, njerëzit e vet. Ai është një talent që ka potencial krijues që padyshim do të pasurohet me libra të tjerë dhe vlera edhe më të avancuara.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...