I dashuri miku im z.Avdi,
Deshiroje qe te jeni mire Familjarisht. Kosovaret nuk jane te tille…Une them per veti dhe Familejn time…U jam mirenjohes se pari nenes time dhe babiait tim i cili plote dyzet vjet punoi si profesor i gjeografise,perhere ne gjirme te zemres e pati/ edhe e ka /rregullimin e hartes se Atdheut, ku te gjithe shqiptaret e Ballkanit do te frynonin te lire...Pra , ju i takoni gjenerates se babait tim…
Babe dhe bije :Albana Avdia Omuri dhe Adem Avdia
Nuk e dije kush kane qene ata luftetare…Por ne mesin tone,si ne Kosove ashtuedhe ne Shqiperi ka patriotedhe “ patriote ” me bateria...
Shume “luftetare” te devotshem te ceshtjes kombetare jane bere mercenare...
Nje numer i madh i luftetareve jane mbete pa mbrojtje shendetesore,tejskashmerisht te varfer...dhe nje numer tjeter lider e lideruce jane bere milijardere...per nje kohe te shkurter...
Nese ata luftetare,qe kane marre dijenine nga ju...si ushtarak...,ju kane harruar,ska gajle...,sepse per sakrificen Tuaj ndaj atdheut jua di vete Hyji...dhe Populli ...
Nuk po zgjatem me shume...edhe nje here ne emrin tim ju Falenderoje-nga Zemra per punen qe ke bere ndaj Atdheut...
Vellaznisht ju pershendes,
Flori Bruqi
Prishtine,18 prill 2012
LETER MIKUT, NGA NJE USHTARAK SHQIPTAR
Zoti Flori !
Kam menduar gjate dhe nuk ka arritur te sqaroj veten time, mbi mardhenjet e mia dhe vijimesine e tyre me miqte e mij Kosovare. (Do ti quaj Kosovare, per efekt shprehje, te gjithe ata banore shqiptare, qe per momentin jetojne jashte kufirit te Shqiperise Etnike, ne teritorin e Republikes se Kosoves*).
Mardhenjet e mia me Kosoven kane pas lindur qe ne enderrat femijrore, per arsye se babai im, ne vitin 1937, nga Sekretar Komune ne fshatin tone Bicaj, transferohet Sekretar Bashkie ne Prizren, ku jeton e punon familjarisht deri ne vitin 1946, kohe ne te cilen zhvendoset pergjithmone ne qytetin e Kukesit.
Tregonte per shume gjera, e mua me mbetej enderr Kosova. Kur isha ne Ushtri dhe dilnim ne vezhgim ne kufi, kisha nje tjeter ndjenje, me levizte diçka ne “shpirt”, me zgjohej nje ndiesi e panjohur, e kjo deri atehere….
….. kur ne gazeta filloj te flitej per UÇK-ne, Komandanti me theriti e me tha qe do fillojme stervitjen me disa “djelmosha” nga Kosova. Stervitja do zgjaste 3 muaj, do zhvillohej naten, ne kushte fshehtesie.
Çasti erdhi… ora 23.00… ne nje ambient disi te ftohte u futa ne “klase” e para meje 11 djem te moshes 20- 25 vjeç, te etur per dije, te gatshem per tu perballur me makinen luftarake serbe, fillesa e kuadrove ne terren.
Te shkonte mendja se po pergatiteshin per te sulmuar “kuçedren” e perrallave. U prezantova, nuk i pyeta per emrat, nuk pranova te plotesoj evidencen, nga qe nuk desha t’i identifikoj, qe per mua te mbeteshin anonym. Me vone mora vesh se 9 ishin nga Prizreni e 2 nga Gjakova.
I stervita ne specialitetin tim 3 muaj. 3 muaj pa gjume, ne fshehtesi, pa asnje “marke”, e te nesermen e çdo dite vazhdoja punen normal, se detyra organike kerkonte kohen e saj. Pas tre muajsh u ndame. Me vone mora vesh se Hyseni ka rene ne perpjekje, 10 te tjeret jetojne e punojne.
Pas Çlirimit te Kosoves nga UÇK-ja dhe Nato, me njoftojne se ne Njesine tone Ushtarake kane ardhur vizitor nga Kosova.
Pasi u takova, mora vesh se ishin te sektorit tim. U njoha shkurtimisht me situaten tek ata, gjendjen e nivelin ushtarak, qe kuptohet qe ishte ne shkalle shume te ulet, pasi ata kishin luftuar e mesuar, por tani duhet te mesonin per te ndertuar.
Kam marre urdher, jo legal, nga Komandanti dhe jam zhvendosur dite pas dite ne Prizren, ne Zonen e 2-te Mbrojtese. Kam zhvilluar leksione, tema, seminare e biseda me kuadrot ushtarake.
Mundohesha t’i pergatisja mire materialet (qe me hante shume kohe), te arrija synimin qe ata te kuptonin ate qe u duhej dhe ndjehesha shpirterisht i kenaqur.
Disa here kam shkuar edhe ne Shtabin e Pergjithshem ne Prishtine. Atje niveli ishte me i larte por nevoja per njohuri ndjehej. Une nuk ish “Mesia”, por kisha e dija diçka me teper se ata… kisha Akademine Ushtarake per profilin tim, kisha nje specializim ne ushtrine gjermane ne Gjermani, e kisha nje jete pervoje ushtarake.
Dua te theksoj se te gjitha keto pa asnje shperblim, vetem shperblimin per detyren funksionale ne Kukes, ku nuk lija asgje mangut.
….. e ja tani ku du ate dal, o Zoti Flori.
Ne ate kohe kur une bashkpunoja, kur shkrija pa kursim energjite e mia fizike e profesionale, kur punoja pa shperblim e pa paragjykime, kur synimi im ishte vetem te ngrihej Ushtria Kosovare, isha “miku”, “shoku”, “shefi” “komandanti” e “Majori” i tyre i shtrenjte.
Me dhane Mirenjohje, foto, ftesa per Festa e Dite te Shenuara, etj…… po me vone… une dola ne rezerve… askush nuk permendet…tentoj te kontaktoj… me kot… heshtje……… mosperfillje….mosmirenjohje….as ata 10 te gjallet e fillimit…. as dhjetra te gjallet e fundit.
Kjo eshte e gjitha, e une du ate te pyes si Mik, pasi vete me keni thene te kam “mik” : - Pse ndodh kjo? A duhet te shfrytezohet tjetri e pastaj te hidhet si limon i shtrydhur? A duhet t’i pergjigjesh ndonje telefonate, thirrje ne facebook a MSN?
Apo “kalova lumin, te …… kalin”! Ne nga anet tona, kur m’plaket Gomari e nxjerrim ne mal qe ta haj ujku. Ndofshta kjo po ndodh me mua. Une nuk jam dakord qe te mbetet “koka prapa”, se nuk dua qe askush te ndjehet borxhli, por vetem pak respekt, ndjesi ne kujtim te atyre diteve te shenjta e ne kujtim te atij mundi te pa-paguar.
Pse me drejtohesh mua- thua me vete ! E drejte! …. Por nuk kam gjetur pergjigje. Nga ata, te rrethit te ngushte, qe kam biseduar me thone se keshtu jane kosovaret, jane mesuar me Perendimin, kane jetuar ne Gjermani e jane bere si gjermanet, “mbarojne pune e s’te njohin”, etj…. Por une nuk jam dakord, sepse….
Isha nje dite ne Murnau, Landi i Bavarise, Gjermani dhe po shetisja ne breg te nje liqeni.
Aty ishte nje çift i moshuar qe po ushqente patat ne liqen. U prezantova e biseduam gjera te rastit.
U ndame. Pas 2 – 3 muajsh nga ana tjeter e ruges nje grua e moshuar, kishte nxjerre trupin nga makina ne levizje e therriste : - Ej Major, Wir haben in Feldafing gesehen.
Sa u gezova… ne te vertete ishim pare ne Feldafing, pra vetem pare. Kjo ishte gjermane nga Gjermania, dhe vetem ishim pare, nuk kishim luftuar, punuar, bashkpunuar, shkembyer dije e pervoje, nuk ishim bashkekombes, nuk kishim nje gjuhe, nje identitet, nje ide, nje deshire, nje ideal si ai i te jetuarit bashke, por megjithate me tha : Ne jemi pare dikur, pra mbasi jemi pare nuk duhet te harrohemi, se “vetem Mali me Malin nuk piqen”.
Kjo pra ishte Zoti Flori, nje fragment nga jeta ime, qe ta besova me shpresen se do marr pergjigjen se pse ndodhi kjo? A eshte normale? Apo te qetesohem me ate se te gjithe kosovaret keshtu jane! Apo une kam lajthitur e kerkoj …..”Qiqra ne Hell”.
Me shume nderime
Adem AVDIA
Kukes, 18 Prill 2012
----- Forwarded Message -----
From: adem avdia
To: floribruqi@yahoo.com
Sent: Wednesday, 18 April 2012, 14:25
Subject: Vetem per mendim.