2012-04-19

Burri urtak i politikës, Sabri Godo

Nga Keze Kozeta Zylo


Jo çdo njeri që mundohet të bëjë politikë, apo kalemxhi që nxin letrat për të shkruar, lë gjurmë në histori apo mbetet në zemrat e njerëzve. Sot në botën e lirë janë me qindra që botojne libra, shkrime, bejte etj...apo hedhin kandidaturën për deputet, ku shumicës prej tyre as që ju dihet emri, ngelen të harruar, ngase gjithmonë maten me hijen e mengjesit... Dhe është dëshpëruese dhe mjerim i madh, sepse shumë prej tyre e quajnë veten politikbërës, sidomos kur populli iu ka dhënë votën, në fakt ata nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse dalin të kapardisur me kostume “firmato”, (sic quhet rëndom kjo fjalë në Shqipëri) nga faltorja e Kuvendit dhe ju premtojnë zgjedhësve të tyre, lugën bosh.

Ky mjerim i politikanëve ndjej që do te vazhdojë gjatë, ngase kanë kaluar dekada dhe përsëri shumica e tyre nuk kanë sjellë lëvizje cilësore, por ajo që ata iu kanë lënë votuesve, janë grindjet, sherret, fjalori i pacipë që kanë bërë me njeri tjetrin dhe të gjorët njerëz janë mjaftuar me debatin bajat duke u kënaqur secili sipas mënyrës së shijes së tyre.

Në se njerezit do të jenë shumë të zënë me punët e tyre, me fitimin e parasë, me normalitetin e jetës, kurrë nuk do t’ju ngelet kohë për të diskutuar dhe parë me aq vëmendje të ngjujuar para ekraneve vetëm politikanët apo filmat alla turçe...

Por midis kësaj gjendjeje amullie të politikës dhe politikbërësve, gjen dhe burra apo gra të rralla që kanë autoritetin dhe vendin në krye të oxhakut në fjalë e kuvend.

I tillë do të mbetet në kujtesën e shumicës, polikani diplomat, shkrimtari, plaku i mençur dhe i urtë Godo.
Nuk është e lehtë të gëzosh këto “grada” nga sovrani, pasi ai dhe vetëm ai të ngre në qiell apo të fundos poshtë që të mos ngelet asnjë nishan dhe gjurmë.

Plaku i mençur Godo diti të përballonte në çdo kohë dhe regjim situatat e mprehta dhe mjaft delikate veçanërisht për familjen e tij.


Nje kafe ne hotel "Monark" ne Tirane


Duke qenë dhëndër në familjen Vrioni një nga familjet aristokrate të Shqipërisë të persekutuar nga regjimi i kohës, sigurisht që ka pasur kufizimet e ndryshme nga diktatura për të mos qenë në krye të shumë gjërave të asaj kohe ashtu siç e meritonte Godo.

Ndërkohë ai jo vetëm që kishte bashkëshorte bijën fisnike të Vrionasve të persekutuar keqas, por ishte dhe nipi i burrave të shquar të Kombit, Progonatasit e ndritur të Tepelenës, Ethem, Ismet dhe Selaudin Toto.
Dajoja i tij Ethem Toto ishte Ministër i Brendshëm më 1936 i cili vrau veten pas kryengritjes së Delvinës më 1937, kurse vëllain e tij Ismet Toton e vari publikisht regjimi i Zogut në oborrin e burgut të Gjrokastrës, varur në trekëmëbësh...

Ismet Toto në letrën e shkruar në prag të egzekutimit dhe botuar nën titullin “De profundis”: ndërmjet të tjerash ka lënë dhe këtë thënie brilante:
"Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen”

Dajoja tjetër i ndjeri Selaudin Toto ish deputet i opozitës në Parlamentin e vitit 1945 u pushkatua nga regjimi i Hoxhës.

Plaku Godo vinte me një kapital të çmuar intelektualisht, ndonëse me njolla të mëdha biografike në syrin e regjimit diktatorial, ai përsëri mbijetoi duke shkruajtur romanet më të bujshme dhe më të diskutuara të kohës si Skënderbeun dhe Ali Pashë Tepelena.

Romanin Ali Pashë Tepelena shkrimtari Godo e ripunoi tri herë radhazi, plot kulturë dhe i paanshëm.
Ndoshta iu bashkua mendimit të shumë studjuesve të huaj që thonë: Në lashtësi shqiptarët i udhëhoqi Pirroja, në Mesjetë Skënderbeu dhe në kohët më të reja Aliu, ku për këtë të fundit Bartoldi do të shprehet: “Ali Pashë Tepelena shtypi mesjetën dhe i hapi rrugën qytetërimit, veçanërisht në Shqipëri dhe Greqi do të duhej despotizmi i Aliut për një kohë të re”....

Sa herë do të fliste Plaku Godo nga foltorja e Parlamentit me kënaqësi dhe bindje do të fokusohesha për ta dëgjuar mendimin e tij, kishja etje dhe kërshëri për të rrokur mendimin e mençur, për të cilën ne kemi shumë nevojë.

Ndonëse së bashku me bashkëshortin tim Qemal Zylo gjithmonë kishim pasur plan si TV Alba Life për ta intervistuar shkrimtarin Godo edhe pse jetojmë larg Atdheut në New York, çuditërisht ndodh që disa punë të bukura dhe aq të domosdoshme ngelen përgjysmë. Shkrimtari dhe luftëtari Godo ishte mik dhe përmendej shpesh në familjen tonë, ngase ai kishte qenë shok lufte i afërt dhe partizan në një Brigadë, në një llogore për vite kundër fashizmit me të ndjerin xhaxhain tim intelektualin erudit i plagosur në luftë në mbrojtje të Kosovës, Ismet Gjonin, i cili e çmonte për burrërinë, atdhetarizmin, mençurinë...



Në nje mbasdite të bukur me muzg blu në Tiranë në vitin 2010 pas nje takimi që kishim lënë pimë nje kafe në ballkonin e sipërm me plot lule të freskëta tek hotel “Monarku” në rrugën “Elbasani”, ku për ironi të fatit monarku i dikurshëm i kishte varur në trekëmbësh në qendër të burgut dajon e tij Ismetin...

Biseda rridhte e ngrohtë, e qetë dhe duhet të ishje tepër e vëmendshme për ato çfarë thoshte plaku Godo të cilin më të shumtën e herës duhej t’ja merrje mendimin në vështrimin e thellë dhe të mendueshëm të tij. Kam kujtime të bukura dhe të paharrueshme me xhaxhain tuaj Ismetin, vazhdoi bisedën Godo, ishim shumë të rinj, ideali i Atdheut na bashkoi përgjithmonë, i cili ndërkohë dukej se po binte në mendime, i mbytur nga kujtimet...Eh, kohë lufte më tha!...

Ah, se harrova vazhdoi Godo: Nuk u bashkove me Partinë tonë Republikane, por bukur, bukur që krijuat Partinë Demokristiane e cila erdhi direkt si forcë demokratike pas Repulikanes... Ju keni të drejtë z.Sabri i thashë, por ja nga republikanja juaj u bashkua Zef Bushati, ish n/kryetar I Republikanes, i cili sot e ka lënë Partinë Demokristiane dhe ka krijuar partinë “Aleanca Demokristiane”...

Sot për koiçidencë vazhdoi plaku i urtë Godo i kam dhënë intervistë Sokolit, nipit të Ismetit gazetar në TV Top Channel dhe është bukur kur takohesh dhe rrethohesh plot respekt e dashuri nga nipërit dhe mbesat e shokëve që na lanë nga kjo botë, por që unë ruaj me respektin më të madh kujtimet për ta...

Duke e dëgjuar dhe përfituar shumë nga biseda e tij e lamë që gjatë qendrimit tonë atje do të zhvillonim intervistën për teleshikuesit e shumtë të TV Alba Life në New York, por që fatkeqësisht për arsye shëndetësore të tij intervista u la pergjysmë për më vonë...

Godo gjithmonë është paraqitur tepër korrekt në përgjigje në publik, me fjalën e matur ka bërë që t’i dëgjohet mendimi në vendim-marrje të rëndësishme politike, çka më bën të mendojë se jo vetëm ka dhënë një kontribut të vyer për Kombin, por dhe në familje. Kështu vajza e tij, pediatrja e mirënjohur Anila Godo e cila ka pasur dhe postin e Ministres së Shëndetësisë me të drejtë i është përgjigjur gazetës “Koha Jonë” kur është pyetur: “se çdo të thotë të jesh e bija e Sabriut? Ish Ministrja e Shëndetësisë përgjigjet se më tepër ka ndierë përgjegjësi nga fakti i të qenit bijë e Godos, sesa ka gëzuar privilegje!

Politikani dhe diplomati Godo ka qenë bashkëhartues i Kushtetutës, deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Godo ka lënë një pasuri të vyer për Kombin, shpresoj që historianët me gjykim të ftohtë pas vdekjes siç ndodh rëndom me bashkëkombasit e mi do ta vlerësojnë dhe çmojnë pasurinë e tij, e cila do të ngelet një pronë e patundshme për brezat.

Politikën dhe fjalën e diplomatit urtak Godo duhet ta ndjejmë dhe nga bota e përtejme në Kuvendin e Burrave, kur është nevoja për Kombin tonë të përbashkët!

Ndonëse Sabri Godo pas botimit të tretë të librit “Ali Pashë Tepelena” ka thënë se për Pashanë i ka thënë të gjitha, ne si bashkëkombas të tij themi se ende ngelen për të thënë për burrin urtak të politikës Godo, por e thëna më e madhe për të do të jetë në se ne i vendosim në krye të oxhakut Burrat e mençur të Kombit.



Nga Flori Bruqi



Sabri Godo (8 gusht 1929, Delvinë - 3 dhjetor 2011, Tiranë) ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar.


 Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen e fillore e kreu ne Delvinë dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tiranë ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete ku mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. 





Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. 


Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të PRSH-së dhe President nderi i saj që pas lënies së drejtimit të saj në duart e Fatmir Mediut. 


Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Veprat

"Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
Ali Pashë Tepelena, roman 1970
Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972);
"Intendenti", tregim (1973);
"Skënderbeu (1975)
"Prova e zjarrit", roman (1977);
"Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
"Ujërat e qeta", roman, (1988);
"Koha e njeriut", roman (1990).
"Udhëtari", roman (2009)


Skenarë

Dritat e qytezës (1983)
Intendenti (1980)


Kryetar i PRSH 1991 – 1998
Paraardhësi: ska
Pasardhësi: Fatmir Mediu
Kryetar i Asamblesë së PRSH-së 1991 – 2011
President Nderi i PRSH-së 1998 – 2011
Të dhënat personale
Lindi me: 8 gusht 1929 në Delvinë
Vdiq me: 3 dhjetor 2011 në Tiranë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Shkrimtar, skenarist, politikan
Partia politike: PRSH
Fëmijë Anila Godo


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...