Edhe pse është i thirrur që ta luftojë korrupsionin dhe ta bëjë publik atë, i pari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, dyshohet se është i korruptuar. Ai të mërkurën është intervistuar nga polica në një hetim që janë duke e bërë hetuesit e EULEX-it, nën dyshimet se është korruptuar dhe ka falsifikuar dokumentet e zyrtarëve gjatë deklarimit të pasurisë.
Se është intervistuar Preteni, këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e këtij misioni, duke treguar se kjo ka ndodhur pas një ankese të paraqitur nga Organizata “Çohu” kundër kreut të Agjencisë Antikorrupsion.
Drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, e ka mohuar këtë. Mirëpo, ky fakt i Pretenit është hedhur poshtë të mërkurën, pasi që ai nuk ka marrë pjesë fare në komisionin për buxhet, ku ishte i ftuar. Mungesën e Pretenit e kishte “arsyetuar” deputetja Safete Haderxhonaj duke thënë se ai “nuk mund të marrë pjesë në mbledhje për shkak se i ka dalë një punë urgjente në polici”.
“EULEX-i mund të konfirmojë se anëtarët e OJQ-së ‘Çohu’ dhe Hasan Preteni janë intervistuar. Tema e intervistës ishte e lidhur me një ankesë të paraqitur nga OJQ-ja kundër kreut të Agjencisë Antikorrupsion”, ka thënë për Lajm, Blerim Krasniqi, zyrtar për informim në EULEX.
Pamje nga takimet e zyrtarëve të AKK-së me homologët e tyre të ILDKP nga Shqipëria me homologët
Burime të gazetës nga Prokuroria Speciale kanë thënë se intervistimi dhe hetimi i Pretenit është duke u bërë nën dyshimet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.
Preteni ka thënë për Lajm se nuk është e vërtetë se është kontaktuar nga ndonjë institucion i ndjekjes. Ai i ka quajtur shpifje deklaratat e organizatës “Çohu”, duke treguar se për ta ka ngritur edhe padi.
Drejtori i AKK- se z Hasan Preteni se bashku me homologun e tij nga Katari
“Agjencia në asnjë rast nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk do të ndodhë në të ardhmen. Fyerjet dhe shpifjet e individëve që për qellim nuk e kanë luftën kundër së keqes, por luftojnë për ‘fonde’ dhe interesa të ngushta private, nuk do të na zmbrapsin”, ka akuzuar Preteni.
Edhe pse ai ka hedhur akuza ndaj organizatës “Çohu”, drejtori i kësaj organizate, Avni Zogiani, nuk ka dashur të jap komente duke thënë se po pret rezultate nga hetimet.
Nga e majta Drejtori I Qendwres Inteligjente Financiare z. Roger Wilson ndërsa nga e djathta Drejtori i AKK-së z Hasan Preteni.
“Preferoj që të mos e komentoj këtë rast, derisa të ketë një rezultat nga hetimet”, ka thënë Zogiani.
Burime të ‘Lajmit’ kanë bërë të ditur se rasti i hetimit për Pretenin ka kaluar në EULEX, pasi që ka pasur tentime të shuhet nga prokurorët vendorë. Ky rast fillimisht ishte dërguar në prokurorinë speciale, me pas në Prokurorinë e Qarkut, e cila pastaj ka tentuar t’ia hedhë rastin Prokurorisë Komunale. Sipas burimeve, me marrjen e kësaj informate, EULEX-i e ka vendosur rastin nën menaxhimin e vet.
Drejtori i AKK-se z Hasan Preteni me homologun e tij nga Japonia
Kohë më parë siq raporton http://www.zeri.info/artikulli/1/1/44036/cohu-akuzon-pretenin-ai-mohon-akuzat/ / "Zëri ditor"/ 16-02-2012 18:42 CET / Organizata “Çohu” ka akuzuar drejtorin e Agjencisë Anti Korrupsion, Hasan Preteni për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas kësaj organizate Preteni ka mbrojtur pesë deputetë të Kuvendit, të cilët nuk kishin deklaruar pasurinë, duke falsifikuar formularët e deklarimit të pasurisë. Preteni ndërkaq, ka reaguar duke i quajtur shpifje dhe sjellje të pamoralshme pohimet e organizatave “Çohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese...
Lorik Bajrami nga organizata Çohu thotë se Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë shkelje të rëndë ligjore duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në formularët e pesë deputetëve të cilët nuk kanë deklaruar pasuritë e tyre brenda afatit ligjor. Sipas tij Agjencia ka shtuar në formularët e deputeteve, kompanitë të cilat deputetët nuk i kishin deklaruar me kohë si dhe ka ndryshuar datat e deklarimit të tyre.
“Drejtori i agjencisë ka bërë një shkelje të detyrës zyrtare dhe si i tillë institucionet sikur prokuroria, por edhe komisioni për legjislacion duhet me u marr me këtë punë për shkak se këtu kemi falsifikimet e dokumenteve zyrtare nga ana e zyrtareve publikë” , tha Bajrami.
Z. Preteni ne konferencen e anti korrupsionit ne Katar
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni më herët kishte deklaruar se këta deputetë nuk kanë bërë shkelje ligjore sepse kompanitë e tyre nuk kanë pasur qarkullime financiare. Por sipas Lorik Bjramit katër nga shtatë bizneset e deputetëve kanë pasur qarkullime financiare.
“Në dosjen të cilën ne e kemi siguruar 4 prej 7 deputetëve, firmat e tyre kanë qarkullime madje dy prej tyre kanë qarkullime mbi 200 mijë euro” , pohoi Bajrami.
Z Preteni se bashku me homologet nga Hong Kongu
Deputetet të cilët figurojnë në listën e organizatës Çohu, të cilët nuk kishin deklaruar pasuritë e tyre në afat ligjor janë: Shaip Muja, Ilir Kuleta, Hashim Deshishku, Nazane Breca, Vesimir Savic, Sala Berisha dhe Teuta Sahatqija. Drejtuesit e Çohu kanë paralajmëruar se deponimin e dosjes do ta bëjnë edhe në prokurori.
Preteni; Shpifje dhe sjellje e pamoralshme
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni i ka quajtur shpifje dhe sjellje të pamoralshme pohimet e organizatave “Çohu” dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese, të cilat akuzuan Agjencinë se ka “falsifikuar” formularët e deklarimit të pasurisë të disa deputetëve të Kuvendit të Republikës.
Drejtori i AKK-se z. Hasan Preteni me homolog nga Tajlana dhe Koreia
Preteni në konferencën për media tha se individë të caktuar që fshihen pas petkut gjoja të shoqërisë civile përmes shpifjeve dhe shantazheve po mundohen ta minimizojnë punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
“Më 27 janar kam marr një porosi që ka ardhur si ‘selam’ nga njerëzit e kësaj organizate se janë duke pritur një moment të qetë pa ndonjë ngjarje të madhe dhe të dalin në konferencë dhe të flasin kundër Agjencisë. Po ashtu ata më kanë paralajmëruar se janë duke bërë edhe një kallëzim penal ndaj meje dhe pikërisht siç kanë thënë ata do e bëjnë për të bërë një aktivitet të madh medial”, ka thënë Preteni.
Ne kete punetori morren pjese me shume se 45 perfaqesues nga te gjithe mekanizmat qeveritar, agjencit e pavarura, prokuroria dhe shoqeria civile dhe media.
Duke folur për pohimet e e këtyre dy organizatave, ai tha se për gjatë një kohe ka qenë në korrespodencë të vazhdueshme për të trajtuar rastet ndaj 10 deputetëve të Parlamentit të Kosovës për shkak se formularët e tyre të deklarimit të pasurisë kanë pasur nevojë për sqarime nga Agjencia.
Vizita e studentëve te Venedikut në Agjencinë Kosovare Kundëkorrupsionit
“Për gjatë një kohe unë kam qenë në korrespodencë të vazhdueshme me këta zyrtarët e këtyre dy organizatave. Ata e kanë keqpërdorur transparencën time dhe bashkëpunimin tim. Të gjitha korrespodencat të cilat i kam pasur me ta tani janë publike dhe gjithçka çka ka ndodhur në lidhje me formularët e këtyre zyrtarëve të lartë publik janë në faqen zyrtare të Agjencisë në internet”.
Për më tej Preteni tha se për as një moment nuk është kursyer që të bashkëpunojë me këto dy organizata e as në procesin e çështjes në fjalë. “Unë jam shumë i sigurt se as njëra nga ato që këto dy organizata i kanë thënë nuk qëndrojnë. Sjellja fëmijërore por edhe e pamoralshme e tyre në as një mënyrë nuk e dekoncentron fokusin tonë në realizimin e misionit drejt zbatimit të plotë të ligjeve të cilat e obligojnë Agjencinë në zbatimin e tyre”.
Preteni e siguroi opinionin se bashkëpunimin me shoqërinë civile do e vazhdojë pa as një rezervë. Por tha ai, ”do të doja që ky bashkëpunim të mos keqpërdoret sikurse ka ndodhur në rastin në fjal nga këto dy organizata”.
Ai sqarojë se formularët për deklarimin e pasurisë ekzistojnë në arkivat e agjencisë kurse në faqen zyrtare në internet, publike bëhen vetëm regjistrat.
Debati ?Përpjekjet e përbashkëta për luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit në Kosovë? I cili u mbajt më 12 shkurt 2009 në Skenderaj i udhehequr nga Mefail Bajqinovci,Mentor Borovci dhe Sefer Goxhuli
Agjencia konfirmon se këtu nuk është fjala vetëm për 10 raste siç pretenduar dy organizatat por AKK i ka hetuar 77 raste kur formularët nuk janë plotësuar konform ligjit. Në 73 raste zyrtarët i kanë evituar mangësitë, kurse në katër raste nuk kanë bashkëpunuar dhe ato janë proceduar në gjykatat për kundërvajtje.
Preteni siguroi se nuk ka as një rast që zyrtari që nuk ka bashkëpunuar të mos ketë shkuar në gjykatë.
Agjencia Kundër Korrupsionit, tha ai, shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin më të madh në vazhdimin e përpjekjeve që të luftojë korrupsionin dhe të sigurojë një ambient të qeverisjes së mirë dhe të ndershme.
Nga e djathta drejtori i AKK-se Hasan Preteni ne mes Merita Mustafa nga Insituti Demoiktarik i kosoves KDI dhe majtas Nendat Rashiq minister per Kthim dhe Komunitete ne Qeverine e Republikes se Kosoves
Hasan Preteni ka marr mandatin e dytë pesë vjeqar si Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit më 23 shtator 2011.
Në këtë post z. Preteni është zgjedhur pasi mori votat e shumicës absolute të deputetëve të Kuvendi të Kosovës, , duke trashëguar kështu postin nga mandati i parë që nga korriku i vitit 2006. Me të marr këtë detyrë z. Preteni fillojë nga zero për ta ngritur fuqishëm në këmbë tërë kapacitetet profesionale si dhe infrastrukturën administrative të këtij institucioni.
Më 12 shkurt të vitit 2007 e bëri funksionalizmin e AKK-së dhe si drejtor I saj rrjedhimisht e shëndërrojë Agjencinë në një institucion cilësor e profesional në luftën kundër korrupsionit.
Në vazhdimësi ka kultivuar një frymë të shëndoshë të bashkëpunimit me qytetarët e Kosovës dhe ka fituar besimin e publikut mbi punën e Agjencisë.
Mentor Borovci Drejtor I Departamentit të Hetimeve, Jetullah Aliu Drejtor I Departamentit të Parandalimit të korrupsionit dhe Sebahate Jonuzi zyrtare e lartë e Resurseve Njerëzore
Me qëllim që Agjencia Kundër Korrupsionit të bëhet pjesë e rrjeteve të ndryshme globale anti-korrupsion z. Preteni gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare që janë zhvilluar në gjithë botën, si në: Indonezi, Francë, Angli, Belgjik, Portugali, Greqi, Suedi, Gjeorgji Letoni, Holandë etj, ku janë ngritur kapacitetet bashkëpunuese globale për luftën kundër korrupsionit.
Të gjitha këto aktivitete kanë qenë të fokusuara në ndërtimin themeleve të shëndosha të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjejes globale për luftën kundër korrupsionit që në plan të parë vendos nevojën e zbatimit të ligjit si kusht primar për parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit.
Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni dhe Drejtori I Departamentit të Parandalimit të Korrupsionit I AKK-së Jetullah Aliu në seminarin e organizuar nga Komisioni Shtetërorë Kundër Korrupsionit në Maqedoni
Si rezultat i përpjekjeve serioze dhe të pa kompromis për luftën kundër korrupsionit z Preteni ka krijuar një imazh të mirë në sytë e publikut.
Në shtypin vendor ka botuar shkrime të ndryshme të konceptuara në formë edukuese dhe mobilizuese për parandalimin dhe luftën Kundër Korrupsionit në Kosovë.
Drejtori I AKK-së z Hasan Preteni dhe drejtori I departamentit të Parandalimit të Korrupsionit z Jetullah Aliu gjatë në një vizitë pune në Shkup të Maqedonisë
Para se të marr detyrën e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Preteni ka shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.
Kishte gradën Kolonel dhe ka qenë Shef shtabi në Zonën e IV-t, të TMK-së. Gjatë kohës sa ishte epror I TMK-së ka kryer edhe trajnime të rëndësishme ushtarake.
Drejtori I AKK-së z. Hasan Preteni së bashku me zyrtarët tjerë të këtij institucioni pritën një grup studentësh nga Venediku. Prishtinë, 9 janar 2009
Z. Preteni ishte në mesin e të parëve që u mobilizua në shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Shalës, dhe deri në çmilitarizimin saj ka qenë komandant i Batalionit të III të Brigadës 141, - Zona Operative e Shalës. Nga viti 1991 deri në angazhimin e tij në UÇK në vitin 1998 në mënyrë vullnetare u morë me aktivitete humanitare.
Nga viti 1979 deri më 1991 ishte epror ushtarak në ish Armatën Jugosllave.
Zyrtarët e Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit me homologët e tyre nga Shqipëria. Në mes është Fatmire Alaska Drejtoresh e Inspektoratit të Përgjithshëm për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasuris&e
Shkollimi i z. Preteni lidhet kryesisht me fushën ushtarake. Në vitin 1991 në Zagreb të Kroacisë ka mbaruar shkollën e lartë për oficerët e ushtrisë. Në vitin 1986 mbarojë Shkollën Ushtarake të Gjuhëve të Huaja në Beograd. Më 1988 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq në vitin 1979 ka mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zagreb.
Ka lindur më 10 prill të vitit 1961 në Mitrovicë
Jeton në Prishtinë së bashku me gruan dhe katër fëmijët ( tri vajza dhe një djalë).
Përgatiti Flori Bruqi