-Po unë tashmë kam marrë të drejtën e përkthimit për librin e Kadaresë. Tashmë po mendoj për “Pallatin e ëndrrave”, që ta sjellë sa më mirë në esperantist. Ndërkohë jam duke përkthyer edhe “Procesin” e Kafkës. A ngjajnë këto dy vepra? -Është e njëjta klimë krijimi. Nuk ngjajnë, por janë me ide të njëjta, trajtuar me të njëjtën frymë. Mendoj që pikërisht “Pallati i ëndrrave” është njëra nga veprat më të rëndësime që unë kam lexuar dhe që trajtojnë veprat e totalitarizmit. Kuptohet e gjithë veshja është historike. Mendoj që Ismaili nuk mund të shkruante ndryshe, por me këtë veshje është paraqitur gjithçka me këtë temë të totalitarizmit që na intereson të gjithëve: sesi të sundosh, duke përfshirë edhe ëndrrat. Kjo është mënyra sesi çdo sundues gjen për të nënshtruar njerëzit, pikërisht nëpërmjet kësaj. Kjo është një parabolë e madhe e totalitarizmit që ka ndërhyrë në të gjitha sferat e njerëzimit. Kadareja e paraqet dhe simbolikisht shuam mirë, por edhe realiteti i përshkruar në vepër është shumë i tmerrshëm dhe bindës. Keni biseduar me Kadarenë për lejen e përkthimit në gjuhën esperanto? -Po. Unë ndërhyra pranë Kadaresë nëpërmjet zonjës Elena, bashkëshortes dhe nga ajo mora përgjigje pozitive se Kadare më kishte lejuar që ta përkthejë. Në konferencë thatë se ju mblidheni e takoheni shpesh për problemet më urgjente me Organizatën e Esperantistëve, por nuk shpjeguat cilat janë problemet? -Janë probleme që prekin zhvillimin e esperantos. Unë vëzhgoj sesi përparon ajo. Provoj të diagnostikoj zhvillimet intelektuale dhe shpesh shkëmbej mendime për këtë gjë. Esperanto kërkon zhvillime të reja. Literatura është e rëndësishme. Ne përpiqemi që letërsia në esperanto të krijohet nga shkrimtarë që vinë nga kombe të ndryshme dhe ka rëndësi që të paraqesin probleme të përbashkëta. E njëjta gjë ka të bëjë edhe me përkthimet që unë pata në dorë. Është një kujtesë për këtë ndërkombëtarizëm, sepse vepra do të lexohet edhe në Amerikë edhe në Afrikë dhe gjuha do të jetë kaq universale. Sa gjuhë të huaj dini ju zoti Tomasz? -Pak a shumë gjashtë. Cilat janë? -Unë jam pedagog i gjermanishtes dhe jam njohës i mirë i saj, janë anglishtja, rusishtja, judishtja, frëngjishtja, edhe spanjishtja. Si e keni përkthyer titullin e “Pallatit të ëndrrave” të Ismail Kadaresë? -Në esperantist titulli i librit të Kdaresë përkthehet “La Palaco de Sonxhori”. |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/04/21
Tomasz Chmielik: Kadareja si Kafka ndaj zgjodha “Pallatin e ëndrrave”
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment