Vizita dhe vendosja e kurorave të lules pranë bustit të personalitetit historik “Goce Dellçev” si dhe vizita e përmendoreve në sheshin “Shkupi 2014” si pjesë e agjendës së presidentit shqiptar Bamir Topi në Shkup ka irituar diplomacinë bullgare.
Një diplomat bullgarë i tha se “presidenti Topi nuk bëri mirë që hyri në skenaret e autoriteteve maqedonase, për të vizituar varrin e një heroi kombëtar bullgar, që sipas tyre është Goce Dellçev apo të vizitojë një projekt si “Shkupi 2014”, që është një mashtrim grandioz i historisë”.
“Ne shprehim shqetësimin tonë se si presidenti Topi viziton projektin Shkupi 2014, një projekt që ka nxitur reagime edhe tek bashkëatdhetarët e tij në Maqedoni dhe që akoma është problematik dhe që po nxit dhe tensione të vazhdueshme dhe reagime ndërkombëtare” theksoi , diplomati bullgar.
Ai vlerëson se “Topi nuk duhej të ishte pjesë e një agjende mashtruese të autoriteteve maqedonase, duke qëndruar pranë figurave historike bullgare si në rastin e vendosjes së luleve në varrin e Goce Dellçev”.
Bullgaria sikur Greqia ka kontestuar vendosjen e disa figurave historike nga ana e autoriteteve të Shkupit në kuadër të projektit “Shkupi 2012”, duke konsideruar se bëhet fjalë për figura të pastra historike bullgare si Goce Dellçev, Jane Sandanski si dhe emra të tjerë.