Shkruan Skënder Karaçica-Çikago
Çeshtja e kombit shqiptar ne Ballkan ne keto pesedhjete vjete te aktivitetit te Diaspores Shqiptare ne Amerike ka qene pjese e pandare e tere levizjes politiko-kombetare per avansimin dhe zgjidhjen e problemit te etnise shqiptare dhe pjese me te dhimbshme kombetare te Kosoves.Shkas per opinion ka te beje me viziten e Presidentit Bamir Topi ne Maqedoni dhe pritja e tij zyrtare ne te gjitha nivelet dhe ne mesin e shqiptareve(te ndare ne baza partiake)ne Tetove!
Edhe sot nuk e kemi te qarte pse subjekti politik shqiptar e ka lane kryeqytetin e Shkupit dhe jane vendsour ne qytetin e Tetoves.Partia e Menduh Thacit ne qendren e Tetoves,ndersa Partia e Ali Ahmetit ne periferi te fshatit Reçicë.Me moton si shihet atdheu nga larg,me shqetesim shohim te ardhmen shqiptare ne keto hapesira me kaq shume ndarje (politike) qe tash e njezete vjete te ndryshimeve (demokratike-pluraliste)ne Maqedoni faktori politik shqiptar ka hyre dhe ka dalur nga dyert e institucioneve shtetrore ne Shkup me tonet tashme te njohura te armiqesuara(!).Ky avaz nuk ka te ndalur,kete e kemi pare edhe sot ne Tetove, ku vizita e presidentit Bamir Topi parakaloj ne mesin e shqiptareve (te ndare)ne baza te partive politike.
Pse kaq shume ndarje ndershqiptare ne Tetove(?!). Ne rastet e tilla kur vjen kreu i shtetit shqiptar dhe kur ne Europe po flitet kaq shume per integrime te popujve dhe shteteve(BE), populli shqiptar ne Maqedoni dhe ne trojet etnike jane ndare pike e pese sipas (programeve) partiake ne vend qe keso kohe te jemi te bashkuar. Populli gjerman e ka vene ne programet e partive politike dhe te levizjeve qytetare (edhe me Kushtetute) se ata luftojne dhe punojne per shtetin dhe kombin (gjerman) te forte. Ne e bejme te kunderten me ndarje brenda shqiptare per qellimin e vetem qe te jene te paret ne krye te radhes .
Çështja shqiptare ne Maqedoni nuk mund te duroje kete ndarje (pike e pese) te subjektit politik shqiptar. E kemi pare se si ketoi subjekte nisen nga Tetova per ne aktivitetet shteterore ne Shkup permes rrugeve te ndarjes dhe ne te shumten e rasteve me tonet e fyerjeve te ndersjella pa programe te unifikimit. E kohes pse kaq shume po rrine larg njeri me tjetrin Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti (?), pyet SHSHA ne Cikago. Me keso ndarjesh partiake kujtojme se ceshtja shqiptare ne trojet e veta etnike dhe avansimi i metejme do te mbetet pezull ne kohe e hapesire.
Si shihet atdheu nga larg? me kete opinion SHSHA-ja e ka percjelle viziten e presidetit Bamir Topi ne Tevove dhe takimet e tij me dy grupe qytetaresh qe krijonte pershtypjen sikur presidenti shqiptar vizitonte dy vende te ndryshme. Pse mungoj vullneti dhe pergjegjesia e dy lidereve partiak Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti qe per hire te kohes te rende qe kerkon (unifikimin) mbareshqiptar ne Maqedoni te jene bashkarisht dhe nje tubim te perbashket shqiptar ne Tetove. Presidenti Shqiptar eshte kohezion i bashkimit dhe te unifikimit te tere spektrit politik ne atdhe, prandaj takimet e tij ne Tetove me qyetaret e ndare ne dy grupe sipas progremeve partike nuk do te sjellin asgje te mire per te sotmen dhe te ardhmen e kombit shqiptar ne Maqedoni. Sikur me nje akt te perbashkimit brenda partive poltike shqiptare qe viziten e presidentit Bamir Topi te percillnin bashkarisht (Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti) do te conte mesazhin e qarte kombetar ne keto hapesira dhe do te ishte nje shembull burrerie dhe te profilit politik me dimenzion eurpian qe aq shume po flaim e me pak po veprojme!
E kohes shqiptare,subjektet poltike nuk guxojne qe te zene peng popullin shqiptar ne Maqedoni! Kombi dhe atdheu eshte mbi te gjitha,e shihni se si po veprojne dhe punojne popujt tjere ne rajon dhe rreth nesh, nderkaq ne me berryla dhe shkelma per te larguar sa me shume nga rruga njerezit dhe dijen tone me tiparet e vlersuara mire te tradites shekullore te popullit tone. Vizita e presidentit shqiptar Bamir Topi duhen te kete dhene mesazhin e qarte se spektri politik shqiptar duhet te zbrete ne Shkup dhe heren tjeter Tetova te na gjeje me te bashkuar si teresi kombetare e jo te ndare sipas ngjyrave partiake.
(Autori shpreh qendrimin e Shoqates Shqiptaro - Amerikane ne Çikago)