Top Story, Nano vetëofrohet President



Fatos Nano, në një intervistë eksluzive për “Top Story”, pranoi për herë të parë publikisht ambicien e tij për t’u shndërruar në presidentin e ri të Republikës. (INTERVISTA E PLOTE) 

Cilët janë skenarët e mundshëm? Cili është pozicioni i tij aktual në politikën shqiptare, platforma që ka dhe shanse për t’u zgjedhur. Cili është raporti i Nanos me përfaqësuesit kryesorë të politikës, Berishën, Ramën e Metën si dhe forcat që ata përfaqësojnë?

Por, mbi të gjitha, përse duhet të jetë ish-kryeministri, njeriu që flet nëpërmjet heshtjes së tij që prej vitit 2009, presidenti i ardhshëm? Të gjitha këtyre pyetjeve, i dha përgjigje intervista e plotë 
E para dhe më e rëndësishmja, unë do të takoj të gjithë drejtuesit e partive të pranishme në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, Mediu, Idrizi dhe zotin Dule

Fatos Nano 
Ish-kryeministër
eksluzive, që mund të lexoni më poshtë.

Top Story – Zoti Nano, mirëseardhët në “Top Story”. Riktheheni pas një kohe të gjatë pa folur, ndonëse ju jeni në gjendje të flisni edhe me heshtjen tuaj.
Fatos Nano – Unë besoj se ka gjithmonë një kohë për të folur, duhet të ketë, është e dobishme gjithashtu të ketë edhe një kohë për të dëgjuar ose për të folur nëpërmjet heshtjes. Të gjithë kemi nevojë, veçanërisht në debate që ju i sollët në një sintezë të një pjese të historisë politike që na bashkon. Ka shumë nevojë për reflektim, për të menduar përpara se të ushqejmë konfliktet me emocione të tepruara.

Top Story – Pavarësisht kundërshtisë që aksionet tuaja politike kanë prodhuar ndër vite, është fakt se prodhimi juaj ka qenë gjithmonë pozitiv, si në 2005-n, që ishin zgjedhjet e vetme të pakontensuara dhe ju ishit humbës i atyre zgjedhjeve. i dhatë vendit stabilitet me presidentin në 2007, ndonëse fituat shumë armiq mes radhëve tuaja. Por, pa u zgjatur më gjatë, po ju shtrojmë që në fillim një pyetje konkrete. A do të jeni ju kandidat për të pasuar Bamir Topin në rolin e presidentit të Republikës?
Fatos Nano - Duket sikur po hyjmë në një temë, por kjo është një pyetje për të dalë nga tema. Me një batutë, dua të them që nuk jam kandidat, nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në 2012, pasi vetë Shqiëpria është kandidate edhe është shumë e rëndësishme të fitojë statusin e merituar dhe të vonuar për t’u antarësuar në Bashkimin Europian në procesin që ka nisur. Më lejoni të them me vërtetësi që si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm, kam bërë një ofertë, kam ofruar dijet dhe përvojën time, aftësitë dhe kapacitetet, për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë, që marrëdhëniet midis politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët, kam bërë të qartë që jam i gatshëm për të konkurruar në garën e sivjetshme. Ndërkaq, ky është vetëm fillimi dhe jam këtu për të deklaruar hapur, nëpërmjet jush, si për konceptin, frymën dhe vizionin për të cilën e bëj këtë ofertë dhe të gjitha veprimet që duhen ndërmarrë dhe produketet që do sigurojë.

Top Story – Megjithatë, në bazë të kushtetutës, duhet që një parti t’iu kandidojë. Çfarë do të tentoni ndryshe nga 2007 kur në një farë mënyrë u vetëkandiduat edhe atëherë?
Fatos Nano - E dobishme dhe shpesh e mangët në politikën shqiptare është zgjerimi i hapësirës për dialog, negocim, mbi bazën e të cilit, edhe palët të njohin me njëra-tjetrën, natyrisht të njohin personalitetet që ofrohen dhe janë të disponueshëm për t’u zgjedhur me funksione të rëndësishme, të cilat pa dyshim kërkojnë mirëkuptim, filtrim nga ana e politikës. Në raport me shfaqjen ose pamjen tradicionale të garave dhe të fushatave që jemi mësuar me të kaluarën, unë këtë herë, meqënëse publiku më njeh, kam preferuar të negocioj, të paraqes më afër në faktorët politikë të rëndësishëm konceptin dhe vizionin tim, duke krijuar kështu një proces që do t’i shërbente vendit dhe jo mua. Një proces të rivendosjes së besimit mes politikës dhe institucioneve, të prishur në disa raste mjaft kritike dhe jo thjesht në atmosferën mjaft simbolike të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë të përbashkët, por sidomos në pragun e takimeve të rëndësishme dhe vlerësuese të institucioneve euroatlantike që ndjekin statusin tonë.

Top Story – Përpara se t’iu pyes për përmbajtjen e ofertës, është me interes të publikut të dijë se me cilët faktorë politikë keni kontaktuar ose do të kontaktoni? Cila është formula e re që kandidatura juaj do të futet në Kuvend?
Fatos Nano – Vlerësimi i palëve, duket se në këtë çështje nuk kanë kontradikta me njëra-tjetrën, që vendit i duhet një proces sa më transparent, mundësisht sa më konsensual, një proces, që nëpërmjet procedurës për të seleksionuar zgjedhjen më të mirë i shërben vendit, të shërbejë gjithashtu për të rizgjedhur palët në njohje më të thellë të angazhimeve ndaj atdheut dhe zhvillimeve të demokracisë, ekonomisë dhe jetës shoqërore në referencë të BE-së. Duhet të rifitojmë besimin që mund të punohet së bashku, pa lënë pozitat e konkurrencës në gara elektorale dhe të rikthejmë besimin tek axhenda më gjithëpërshirëse në dobi të përparësive, integrimit apo të kurimit të plagëve të tranzicionit apo konflikteve politike që e sqarojnë atë.

Top Story – Dy javë më parë në këtë studio, spektiku Mustafa Nano, ju konsideroi si kandidaturën më të mirë për të qenë kreu i shtetit, pasi sipas tij, ju s’do të bëheshit palë me asnjë prej kryeministrave të ardhshëm potencialë, por nga mazhoranca ju quajtën të mundshëm vetëm si një kandidaturë e fundme për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, ndërsa tek Partia Socialiste shiheni si mjet presioni ndaj Ramës. Nëse doni të dilni kandidaturë konsensuale, me të dyja partitë, a duhet të bëni të paktën një paqe formale me Partinë Socialiste?
Fatos Nano – Pyetja ka disa elemente që dua t’i trajtoj njëri pas tjetrit. E para dhe më e rëndësishmja, unë do të takoj të gjithë drejtuesit e partive të pranishme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin, kryetarin e opozitës, zotin Meta, Mediu, Idrizi dhe zotin Dule. Besoj se është në detyrimet kushtuesuese jo vetëm të presidentit si simbol i unitetit kombëtar, por edhe i çdo aspiranti në këtë funskion publik, që të gjejë hapësirat maksimale për të përfaqësuar, dëgjuar dhe integruar të gjithë, me gjithë pasuritë dhe vlerat individuale apo komunitare, në procesin e madh të unitetit kombëtar. E dyta që dua të theksoj është se rasti i Mustafa Nanos është ndoshta më epiku, në njërin prej fenomeneve më të shëndetshme të demokracisë sonë ende të brishtë. Megjithëse mban emrin tim mbetet një nga kritikët e mi më të vendosur dhe unë kam qenë shumë i vëmendshëm ndaj tij, ndaj kritikëve të tjerë si Fatos Lubonja, aq sa shpesh bëmë ndonjë humor njerëzor me ta, të tipit ndoshta ju më keni në qendër të vëmendjes, sepse keni emrin njëri emrin dhe tjetri mbiemrin tim. Ndërkaq, nuk kam rreshtur së kujtuari ndaj vetes një parim të rëndësishëm, në raport me kritikën dhe kur ajo është e drejtë dhe kur ajo është e gabuar, edhe kur është jashte kohe apo shënjestre, mirëpris kritikën dhe respektoj kritikët. Do të vazhdoj ta bëj këtë sepse më ka mbajtur në formë të stërvitur politike. Njeriu i mbyllur që nuk dëgjon zëra ndryshe plaket apo humbet aktivitetin politik apo social më shpejt dhe më së fundmi me këtë optikë dua të konsideroj edhe një herë, pjesën e fundit të rëndësishme të pyetjes suaj, atë të marrëdhënieve të mia me partinë së cilës i kam shërbyer që nga themelimi, për 15 vite rresht, nga e cila kam dalë, nuk mund ta mohoj identitetin tim si i majtë dhe si themelues e drejtues me ekipe të gjëra përfaqësues i forcës kryesore të së majtës demokratike në Shqipëri dhe forcës më kontribuese në zhvillimin e vendit në 22 vjet tranzicion dhe marrëdhëniet me të natyrisht nuk mund të ngushtohen, nuk mund të vlerësohen me intervistat, me çdo intervistë apo cdo moment që manifestohet me qëndrime politike të përshtatshme apo konjukturale.

Top Story - Kur flisni për qëndrime të caktuara politike, i referoheni 2009-s kur parashikuar humbjen e së majtës në zgjedhje?
Fatos Nano - Unë s’kam bërë ndonjëherë rolin e Kasandrës pasi nuk kam aftësi mbinjerëzore apo mitologjike, por natyrisht, unë jam profesionist politik, bëj vlerësime objektive, ashtu siç kam vlerësuar ndoshta si një prej kritikëve më të rreptë të PS, fenomenet e mosveprimit me nismën e duhur politike, moskuptimit të principeve dhe koncepteve të reja demokratike në fazat e parë të transformimit të saj në një anëtare të Internacionales Socialiste, ashtu siç kam qenë nxitës dhe promovues i vlerave të reja, karrierave në bazë të meritës, ashtu siç bëra edhe në 2009-n kur pashë shfaqje të kthimit pas, që nuk ndihmonin në rritjen e aftësive konkurruese të partisë sime të vjetër, por asnjëherë ish-parti.

Top Story – Pra Partia Socialiste vazhdon të jetë partia juaj?
Fatos Nano - Unë mbetem i kthjellët edhe në komunikimin me publikun, për të vlerësuar se partite. Në një përvojë shtetare, Partia Socialiste ka drejtuar për tetë vjet në shërbim të vendit, por nuk mund të vihet një parti politike mbi Shqipërinë dhe prandaj mund të kritikohet më lehtë një parti politike, një lider politik, se sa kombi dhe vendi i tërë. E këtu po i referohem spektikëve të pandreqshëm që mendojnë se ky vend nuk do të bëhet.

Top Story – Në këtë kuadër, ka një parti që thotë që ky vend bëhet, Aleanca Kuq e Zi. A keni ndonjë koment për të bërë rreth kësaj lëvizje të re në politikën shqiptare?
Fatos Nano - Nuk besoj se unë, të paktën ose publiku në tërësi, ka informaciomn të mjaftueshëm për të vlerësuar këtë ambicie të saposhfaqur. Natyrisht, çdo kontribut ose vlerë e shtuar është e mirëpritur, nëse freskon energjitë e të gjithëve dhe një pjese të shoqërisë, për të rivitalizuar procesin e integrimit, për të afruar dhe jo thelluar stanjacionin. Në këtë kuadër, e vetmja kritikë që më ngjall kjo lëvizje janë disa slogane, që duke spekuluar me gjuhën e parë, jo me gjuhën e një mendimi të pjekur, me disa slogane nacionaliste, rrezikojnë të bëhen një element ku duke u bashkuar tensioneve ende të pranishme në rajon dhe në vende fqinje, krijojnë rreziqe të paparashikuara. Për fat të mirë, në këtë moment, në Ballkan, me përjashtim të një partie të një koalicioni qeverisës në Serbi, nuk ka parti të tjera nacionaliste në pushtet, që do të përbënin një kërcënim të madh për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugën e tyre integruese.

Top Story - Në këtë poltronë, tre javë më parë Edi Rama, duke krahuar zhvillimet aktuale në Shqipëri, pavarësisht sensit kritik ndaj jush, ju komplimentoi për qeverisjen deri në 2005. Por, pas shtatë vitesh e gjysmë, e njihni zyrtarisht si lider të opozitës dhe a keni patur kontakte më të?
Fatos Nano - Unë besoj se s’më takon mua të njoh apo të mosnjohë titullarët apo liderët e partive të zgjedhura nga familja përkatëse, edhe kur nga kjo familje kam dalë vetë, kështu që nuk besoj se mund t’i dorëzoheshim së bashku kaq kollaj emocioneve personale. Këtu po flasim me publikun, po trajtojmë nevojën e shërbimeve më standarte publike dhe unë gjithmonë jam përpjekur e ja kam dalë mbanë, që të mposht emocionet personale në gjykimin e nismave politike.

Top Story – Kur flisni për domosdoshmërinë e përmbajtjes së emocioneve të ndryshme, i referoheni të shkuarës suaj politike dhe konfliktit publik që keni patur me Zotin Rama?
Fatos Nano - Ka patur reagime emocionale, të gjithë jemi stërvitur duke u rritur, duke u ballafaquar. Nuk besoj se dikush nga ne sot është në një situatë tjetë me më shumë avantazhe. Dikush ka mbaruar ndonjë shkollë standarte perëndimore për profesdonin e politikanit, përshembull në politikën moderne janë disa rafshe, nuk kualifikohesh dot pa përvojën e debatit, konkurrimit dhe ballafaqimit të alternativave me elektoratin. Por, sidoqoftë, më lejoni të mbyll këtë arsyetim duke thënë se po, kur kam drejtuar PS dhe mjaft rrugë institucionale, e kam mirëpritur Edi Ramën si pjestar të qeverisë që kisha në 1998. E kam mbështetur si drejtues së qeverisë së Tiranës që nga viti 2000 dhe e kam mbështetur e nxitur që kur mori teserën për të kontribuar në forume dhe pavarësisht se rrugët, shumë transparante për publikun, janë kryqëzuar me njëri-tjetrën, s’kanë qenë ndonjëherë të mbyllura dhe si pjesë të axhendës së paraqitjes së ofertës sime me liderët legjitim, do të takoj edhe Edi Ramën krahës të tjerëve, kjo pa dyshim.

Top Story – Përveç paraqitjes së platformës, çdarë do t’i kërkoni konkretisht Edi Ramës, që të firmosë një listë me 20 deputetë, t’iu nxjerrë si kandidat i Partisë Socialiste apo t’iu mbështesë si kandidat mbi palët siç ju cilësoi tre javë më pare?
Fatos Nano - Unë besoj, më falni që e riktheksoj, se dobia e vendit dhe e të gjithëve është që procesi të jetë gjithëpërfshirës, të jetë i hapur për kontribute të të gjithëve, natyrisht të çdo përfaqësuesi politik dhe të jetë transparent, pra në sytë e publikut, sepse sa më konsensual të jetë kryetari i ri i shtetit, sa më e gjerë të jetë mbështetja nga Kuvendi i Shqipërisë i kandidaturën së tij, aq më i madh do të jetë efekti për integrimin dhe klimën europiane. Nga kjo pikëpamje, duke e ritheksuar se identiti im idhet me të majtën, vazhdoj t’i kërkoj Partisë Socialiste dhe partive të tjera parlamentare, faktorëve politikë të rëndësishëm, që të konsiderojnë platformën dhe përvojën time, ta konsiderrojnë në mënyrë specifike një faktor shtesë. Presidentët e derisotëm s’kanë pasur në CV e tyre të pasur karrierën ekzekutive si pjesë organike, ndaj unë vlerësoj se është e dobishme që kryetari i shtetit të ketë përvojë qeverisësë gjithashtu. Disa të vërteta që janë imponuar dhe Nano, me 20 e ca vjet përvojë dhe karrierë politike në shërbim të vendit dhe publikut, ka ditur gjithmonë të kultivojë dhe të nxisë një klimë mbipartizane, jo thjesht militante në dobi të partisë politike që i takon. Patjetër që do të marr nisma që i shërbejnë qetësimit, dialogut politik dhe zgjidhjeve me konsensuse të rëndësishme të problemeve të tranzicionit.

Top Story - Meqë po flasim për PS, është e kuptueshme që tek një Nano president, ata shohin garancinë në kuadër mungese të thellë besimi, se ju do të mbikqyrni një process më të ndershëm dhe do të bëni arbitrin e duhur në 2012-n
Fatos Nano - Nuk është vetëm sjellja jotradicionale edhe e politikës, por për fat të keq, më shëmtuar sfaqet në fushat e futbollit që kërkojnë që arbitri të jetë gjithmonë me ta. Nuk besoj se është vetëm ky element mosbesimi ai që rrezikon procesin elektroral që ju theksuat apo që sjell konsenstime të vazhdueshme për rezultatin e zgjedhjeve. Ndoshta ju i vlerësuar zgjedhjet e 2005 sepse i vetmi që mund ti konsensonte do të isha unë, por se bëra, duke synuar të garantoj sipas rezultatit objektiv të zgjedhjeve të 2005-s një tranzicion pushteti të qetë dhe institucional. Kam dorëzuar qeverisjen me iventar dhe jam i kënaqur që pas kaq kohësh disa projekte të zhvillimit kombëtar që lamë përgjysmë janë aktive dhe sot dhe ndërkaq jam i bindur se Partia Socialiste ka maturinë e kultivuar në vite që edhe nëse do të jetë pikënisësja e këtij procesi, mbështetësja për efekt identitetsh historike të përbashkëta, e ofertës sime për të shërbyer, nuk do të synonte ajo e para, pra edhe unë s’do ta lejoja të ndodhte, që të ishte edhe pikëmbërritja e procesit, një shkëmbim interesash komercilae, që edhe në raste të aparencash të një procesi konsensual, do të shkatërronte çdo bazë apo mundësi për të shërbyer në dobi të të gjithëve siç e kërkon detyra e Presidentit të Republikës si përfaqësues i unitetit kombëtar.

Top Story - Ju do t’i kërkoni opozitës që t’iu mbështesë fillimisht mbi palët, si një kandidaturë konsensuale?
Fatos Nano - Jo vetëm nga Partia Socialiste, këtë ofertë do t’ia paraqis të gjithëve dhe do të ishte e dobishme, do të bëj maksimumin e përpjekjeve që më jep mundësi përvoja, për t’i sjellë të gjithë në një mendje që një proces dhe një komunikim gjithëpërfshirës në këtë rast do t’i shërbente vendit dhe axhendës prioritare të tij.

Top Story - Nëse kjo nuk ndodh, nëse ju mbështesin të gjithë, e mendoni si mundësi mbështetjen vetëm nga opozita, ndonëse  ky diskutim varet thelbësisht nga shifrat?
Fatos Nano - Një konsens gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kryetarit do të tregonte maturi dhe përgjegjëshmëri në total. Ka një alternativë tjetër, demokratike, që do të dëshmonte maturinë e demokracisë shqiptare, një ballafaqim kandidaturash, me vota dhe ide, por me kusht, në dobi të garës dhe jo të sfidantit, që palët të mos e shndërrojnë në kacafytjen partizane të radhës, me votat dhe veshët të jenë të hapura dhe të lira pr të zgjedhur më të mirën për këtë vend.

Top Story – Në këtë rast eventual,  63 ose 64 votat e opozitës, mund t’i duheshin edhe vota që Nano mund t’i sigurojë i vetëm nga krahu tjetër?
Fatos Nano - Do të jem sërish në krye të ushtrisë paqes nëse ka nevojë për ushtri. Natyrisht do të kërkoj paqeruajtës në të gjitha forcat politike. Po t’i referohemi librave të shenjtë, ka një thënie që ka marrë forcën e dogmës, bekur qofshin paqeruajtësit e paqebërësit, të gjithë kemi nevojë për më shumë paqëtim e kontribute që shfaqen më saktë dhe më vitalitet, në një konkurrim të qetë dhe sa më i gjerë të jetë konsensusi për paqebërjen, aq më mirë do të arrijë jo vetë instucioni i presidentit, por të gjitha institucionet që të kryejnë misionin paqeruajtës e zhvillues që në këtë rajon është një domosdoshmëri jetike, pasi skifterët e së shkuarës janë ende në këmbë dhe besoj se ne kemi arritur në një nivel zhvillimi dhe nevoje shoqërore, ku jo vetëm qytetarët janë lodhur nga luftënxitësi, por edhe vetë grindavecët janë lodhur nga grindjet që nuk u shmangën dot.

Top Story – Pikërisht në këtë studio, një javë më parë, Zoti Meta nuk u shpreh direkt, por nuk shfaqi një entuziasëm të vecantë, lidhur me kandidatimin tuaj si presidentit. Do të takoni edhe Zotin Meta, por në mungesë të aprovimit të tij, do t’i gjenti gjithsesi “paqeruajtësit”, të paktën dy, brenda LSI-së? 


Fatos Nano - Rikthehemi të njëjtit arsyetim, frymë visioni dhe proces gjithëpërfshirës dhe dobipriruës për vendin dhe liderat e tij politik. Nuk besoj se në epokën e ngrohjes globale do të ndiheshin kaq shpesh dhe kaq papritmas ftohjet e pjeshme. Unë dhe Ilir Meta kemi një histori të gjatë të përbashkët, tashmë 20-vjecare që kemi ditur të bashkohemi e të ndahemi në kohën e duhur apo të gabuar. Një përvojë e tërë, natyrisht një lëndë dhe unë besoj se nga çarja e madhe partizane e politikës shqiptare që pengon dhe funksionim e dinamikën e zhvillimit, do të ishte fare e papreferueshme të kalonm në çarje e fraksionim grupesh brenda partive.

Top Story – E vetmja rrugë…

Fato Nano
 - Vazhdoj t’i qendroj që oferta që unë sjell të mos ballafaqohet me ndasi të mëdha, përndryshe do mbetet joefikase në procesin e konsultimeve për të siguruar një ambjent,  një klimë, një mbështetje aq të gjërë sa do të qetësonte dhe publikun edhe ecurinë e reformave dhe sfidave që ka vendi në axhendën aktuale.

Top Story - Sfida e platformës tuaj, të paktën nga zhvillimet e fundit, ka vetëm një emër; Sali Berisha… 

(Deklaratë e kryeministrit Berisha, 17 prill: A ka Sali Berisha ndërmend një grup të personaliteve të PD mund të ulet në atë karrige dhe përmbush detyrën me profesionalitet. Konsultime do të bëhen, padiskutim. Me koalicionin, konsultime mund të bëhen dhe me opozitën) 

Top Story - Hapja e dritares së konsultave me opozitën dhe faktorët të tjerë nga ana e Berishës e shihni si pozitive apo negative?


Fato Nano-
 Është një lajm mirë sepse është një vlerë e shtuar në deklaratat e derimësotme të zotit Berisha. Shprehje gatishmërie për t’u përshirë partia kryesore e mazhorancës në përfshirjen e negociatave,. E përgëzoj!

Top Story – A ju duket i sinqert kryeministri Berisha kur ju quan lider historik të së majtës?

Fato Nano- Nuk kemi as moshën as luksin për t’u skuqur nga komplimentet e ditës. Në prizmin e një historie më shumë se 20-vjecare, si të gjithë protagonistët politikë unë dhe Berisha kemi qenë kundërshtarë të fortë që me përfaqësimin dinjitoz të së majtës dhe të djathës demrkratike, për shkak të autoritetit të madh, kemi ditur, treguar që në momente kyce për zhvillimin kombëtar të bashkëpunojmë, të nënshkruajmë iniciativa për reforma të rëndësishmë bipartizane dhe nga kjo arsye nuk paragjykoj dhe gjykoj deklaratat, por vlerësoj këtë eksperiencë. Nuk kam arsye thelbësore për të vënë në dyshim sinqeritetin e këtyre vlerësimeve.

Top Story - Nëse Berisha ju pranon si kandidaturë, por ju kërkon vendimmarrje të përbashkët për kryeprokurorin e ri, përgjigja juaj do të isht Po Jo, apo vendosin amerikanët?

Fato Nano - Nuk është e dobishme që për funksionimin e një demokracie normale dhe konkuruese me standardet e BE, pushtetet të kontrollohen nga një  dorë, aq më shumë për institucione që në bazë të Kushtetutës duhet të jenë të pavarura. Nuk do të ishte në të mirë as të Sali Berishës, as të Jozefina Topallit. Do të ishte ne dobi që sfida e presidentit të mos kthehet në sfidë për PD, mos trajtohet me cështje me ekuilibrat brenda partisë, nxitje apo balancim karrierash që përpara se t’i shërbenin vendit do t’i shërbenin status quo së balancave brenda PD.

Top Story- Ka shenja të tilla?


Fato Nano 
- Besoj se shenja të tilla kanë shoqëruar jetën tonë politike  në 20 vjet, nuk është virus i panjohur që u shfaq papritmas. Mendoj se është koha që më gjërë se sa kaq, elita politike të hedhë sytë përrreth e të qemtojnë dhe identifikojnë disa të vërteta të thjeshta nga njerëz me eksperiencë me aftësi, me integritet, me ide, me nisma të dobishme jo vetëm brenda secilit kamp, jo vetëm brenda gardhit, por edhe nga shqoqëria civile. Ka ardhur koha që të zgjerohen kontribuesit dhe rrethi i profesionistëve që mund të sjellin një problematike më aktive në tryezat e politikës dhe vendimmarjes në funksion të strategjise së zhvillimit kombëtar.

Top Story - Institucioni i Presidentit është tepër i lidhur me mbarimin e mandateve të kryprokurorit dhe shefit të SHISH. Kjo detyrimisht con tek disa vleërësime të gjërave në të shkuarën, tek interpretimi i palëve. Ju nuk keni folur për 21 janarin, cili është opinioni juaj për rolin Rama-Berisha në atë ngjarje?

Fatos Nano - Ka një përvojë, ka një realitet me element dhe individë që mund të zgjidhet me respekt të Kushtetutës, të legjislacionit tonë demokratik, të kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë. Është  e mundur ruajtja dhe moscënimi i institucioneve të tilla të depolitizuara.  Ju pyetët për 21 janari.  Kam qenë në shtëpinë time e kam ndjekur nga ekrani, nga tarraca e pallatit ku shihej sheshi, ku binte era e barutit dhe flakëve që përfshinë makina apo pemët, mjedisin tonë publik. Nga kjo pikëpamje kam qenë shumë i trishtuar që nga ai moment. Vlerësimi im thelbësor është që kjo ngjarje e rëndë, shumë e trishtuar me pasoja pë Shqipërinë, duket sikur u kërkua me ngulm një fakt tragjik dhe u gjet, u arrit pa shumë vetëdije, pa shumë përgjegjësi, tek fakti tragjik i humbjes së 4 jetëve të qytetarëve të pafajshëm. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e tyre. Besoj se në analizën objektive të kësaj ngjarje të rëndë që nuk duhet të përsëristet, duhe të lëmë të flasë drejtësia, asnjë gjykim politik se zëvendëson drejtësinë, e thëllë gjithanëshme dhe transparente. Nga të dyja palët pati mungesë qetësie dhe përgjegjësie për të manaxhuar si turmën ashtu dhe ruajtësit e institucioneve. Shembullin më të mrië na e dhanë përfaqësuesit e SHBA. Vlerësoj ambasadorin Arvizu që edhe në atë rast dha shembullin dhe mori iniciativën e bërë atë që duhet të bënin palët, paqeruajtësin. Politika duhet të heshtë, të flasë drejtësia.

Top Story – Por si mund të hetojë prokuroria kur nuk mori dot në pyetje gardistët? Presidenti u quajt horr bulevardi, ndërsa kryeprokurorja...

Fato Nano-
 Jam në dijeni të këtij fakti. Me lejoni të them që gjithkush, përfshirë edhe mua, do të kishte pritur më shumë nga të gjitha palët, do të kishte pritur më shumë edhe nga Presidenti edhe nga prokuroria sepse veprimet e tyre kanë lënë tek mua dhe opinioni sensin e mungesës, sensin e bllokimit, paralizës, mungesës së kurajos për të vepruar në bazë të ligjit.

Top Story - Cfarë duhet të bënte prokuroria kur nuk ndaloi dot të merrte në pyetje gardistët e bashkë me kryetarin u quajtën pucistë të shtetit?
Fato Nano - Nuk mendoj që deklarime të tilla lejojnë institucionet të kryejnë detyrat e tyre. Kam  humbur 4 vjet të jetës time, kam ruajtur emocionet dhe nuk jam përpjekur të mbrohem duke sulmuar drejtësinë, përkundrëzi me durim dhe mbështetje të gjërë politike arrita që atë eksperiencë ta kthej në vlerë të shtuar për kontributet e mia politike. Kur them se edhe drejtuesit e institucionit që ju përmendët kanë lënë sensin e mangesëisë. Presidenti Republikës, ka shumë atribute duke qenë kryetar i shtetit, është sigurimi kombëtar, kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare, komandat i forcave të armatosura. Të gjithë këto i japin një hapësirë shumë të gjërë veprimi dhe jo mosveprimi në dobi të qetësimit të situatës. Por edhe veprimti të shpejtë të institcioneve. Kam frikë se presidentit në atë ngjarje dhe rreth saj nuk ka vepruar, reagimi tij aspak politik dhe presidencial.

Top Story – Ju  si do kishit vepruar?
Fatos Nano- Atributet e presidentit në marrëdhëniet me një numër të rëndësishëm të agjencive shtetërore janë të gjëra. Unë nuk kam evidenca të aktivizimit të këtyr agjencive në këtë funksion. Unë e them me modesti që nuk e përjashtoja, që presidenti të shfaqej, të ishte i pranishëm në momentet e para autokritike të ballafaqimit edhe midis turmës dhe mbrojtësve të insitucioneve.

Top Story- Ju ishit faktori që zgjodhët Bamir Topin, jeni penduar për këtë?


Fato Nano
 - Ne nuk zgjodhëm Topin, zgjidhëm krizën. Ne kontribuam që vendi të mos hynte në një cikël të paparashikueshëm zgjedhjes të përsëritura që nuk do t’i shërbenin vendit dhe objektivit kombëtar për afrimin e vendit në BE.

Top Story - Për kë votuat në 8 maj?

Fato Nano - Kam votuar për dinjitetin tim. Nuk ka shumë vlerë vota ime. Le t’i shmangemi kurioziteteve që nuk ushqejnë përvojën politike. Nuk kam  votuar ndryshe nga qendrimet e shpallura publikisht. Më lejoni të ritheksoj një gjë kryesore. Zgjedhjet e 8 majit ishin, ashtu sic ishin, një prej pasojave të pashmangshme të 21 janarit, klimës që ai krijoi, pra në to edhe pas qetësimt të gjakrave, përballë gjakut të 4 të rënëve, u arrit me shumë tension që nuk lejoi të punonin në qetësi aktorët që përgatitën procedurat, apo modalitetet e kodit zgjedhor, apo përfaqësus të institucioneve zgjedhore. Diskutimi është mbyllur dhe politika duhe të arrijë model sjelljeje zgjedhjet certifikohen nga OSBE/ODIHR nuk ka rëndësi vlerësimi im politik apo individual për rezultatin dhe mbarëvajtjen e tyre.

Top Story - Kolegji zgjedhor, hodhi hije mbi procesin, ndikoi në mosmarrejen e statusit kandidat në tetor. Mendoni që iu vodh mandati i kryebashkiakut zotit Rama?

Fato Nano- Gjithcka ndodhi në 8 maj ndodhi në klimën e presionit të 21 janarit. Institucionet e specializuara kanë mbajtur qendrimin publik dhe institucional për këtë cështje. S’ka rëndësi se cmendoj unë kur edhe termi nuk qendron në raportet ndërkombëtare.

Top Story- Do ishit për një reformë që do të vendoste Gjykatën e Lartë në varësi të KLD?

Fato Nano- Nuk mund të futemi kaq pa menduar në ndryshmin e Kushtetuës, por në 2007 kur edhe ju keni pyetur për 3 prioritete te presidencës eventuale të Nanos kam thënë drejtësia, drejtësia, drejtësia. Mbi këtë bazë besoj që publiku e kupton dhe politika duhet të vlerësojë rolin që ka drejtësia. Liritë e njeriut marrin vlerë kur drejtësia nuk është as e vonuar, as e korruptuar. Besoj se diskutimet profesionale me përfaqësues të drejtëisë, përfshirë edhe KLD, do të mund të drejtonin jo vetëm një sjellje më të mirë, por edhe disa procese më funksionale në arritjen dhe ruajtjen e standardeve të një drejtësie europiane në Shqipëri. Ka personalitete të shquara mes gjyqtarëve, prokurorë, avokatëve, etj që kanë asistuar në mënyrë të privilegjaur do të thoja, më shumë se sa partnerët ndërkombëtare, janë rritur e mund të gjykohen mbi bazën e meritës e jo të filtrave partiake. Janë një sërë mangësish ose veprimesh të sfumuara për shkak të politikës konfliktuale që mund të dilnin në dritë nëse politika merret vesh mes vetes.

Top Story - Mund t’u quaj kandidat për president?


Fato Nano - Jam mbrojtësi më i flaktë?

Top Story – Si po qeveriset vendi?

Fatos Nano
- Të jemi koshientë që një mazhorancë e ridalë nga zgjedhjet e 2009, me një platformë të caktuar po qeveris vendin sipas programit të saj, kanë ndryshuar rrethanat, janë faktorizuar e defaktoriozuar mjaft elementë të strategjive. Ajo që mund të thuhet me gjykim të fothtë e racional është që qeverisja ka shumë probleme. Në kohën që po jetojmë duhet të zgjidhim dilemën: qeveria po na fsheh krizën, apo kriza qeverinë? Unë mendoj se më shqetësuese se sa një qeverisje e lodhur është fakti që janë lodhur qytetarët, sepse gjendja më rezulton se është diku midis , keqësimit dhe përmirësimit, efuorisë së qeverisë për pasqyrimin e realiteteve. Duhet të them se ka ardhur koha që me pjesëmarrje më të gjërë se ekipet qeverisë se me një ritën më të lartë, për cdo element, kritik, për kontributin dhe përfshirjen e profesionistëve të patundshëm në të, të krijohen ekipe më të gjërë se sa kaq, politike dhe jopolitike për të rikonceptuar dhe rivlerësuar programet e zhvillimit të qendrueshëm kombëtar dhe për të gjetur formula më produktive në përdorimin, shpërndarjen, rialokimin apo përqendrimin e resurseve e potenciale ekonomike-shpirtërore të vendit për ballafaqimin me krizën dhe tregjet globale. Është koha, stina, detyra për të nisur procesin historik përcaktimin me më shumë pjesëmarrje të prioriteteve të veprimtarisë ekonomike, reformave, sistemeve të shërbimit publik, arsimit dhe shëndetësisë, jo vetëm luftës ndaj korrupsionit, në luftën me sfidat globale, tregjet globale që të kemi jo më larg se pas 10-15 vjetësh një ekonomi të ristrukturuar, arsim cilësor, shëndetësi të e financiar dhe vecanërisht një vend me strukturë ekonomike, shoqërore, më konkuruese në raport me fqinjët dhe në referencë të standardeve të BE ku duam të integrohemi.

Top Story – Ambasadori Arvizu, flet për qeverisje të lodhur, jeni dakort?


Fato Nano
-Unë gjithmonë jam dakort me ambasadorin Arvizu. Në vlerësime të së njëjtës frekuencë, për shqetësime që ambasadori identifikon jo vetëm më mua, por me të gjithë për mbarëvajtjen e punëve në vendin tonë.

Top Story - Sot ka takuar zonjën Topalli...

Fatos Nano- Besoj se nuk e mbushim dot të gjithë arsyetimin me emocione kalimtare. Jam shumë vlerësues për veprimin aktiv institucional për përfaqësuesin e SHBA në Shqipëri që di të respektojë institucionet dhe individët.

Top Story - Mendoni që do të ketë rotacion politik në 2013? Cmendim keni për programin e opozitës?

Fato Nano- S’e mohoj vlerën e rotacioneve në demokraci, një nga mekanizmat lubrifikues të elitave politike, të institucioneve. S’më takon mua për të realizuar këtë gjë. Ajo ë unë vlerësoj sipas përvojës sime politike, përmblidhet në ekuacionin: duhet të kemi një opozitë të palodhur, konkuruese dhe të aftë që të shkundë qeverinë nga lodhja, opozita është vlerë në shoqërinë politike, kur lodhet qeveria ta nxisë opozita. Në këtë binom përfshihen të gjitha vlerësimet edhe për mungesat, nuk besoj se vuajmë atë që meritojmë ne të gjithë, mbase dhe politika në vecanti, vetëvuan, paguan kostot e konfliktit, militantizmit me institucionet, përplasjes së politikës me shtetin. Besoj te përvoja që unë kam, 15 vjet me PS, për të lëshuar pushtet në këtë ditë forcimi të shtetit duhet t’i karakterizojë të gjitha forcat politike në Shqipëri.

Top Story- Premtimi juaj për të kthyer paratë në 1997?

Fato Nano- Nuk ekziston ky premtim. Është një spekulim në ballafaqimin elektoral me zotin Berisha, në Shqipëri, qarkullojnë publikisht pa meritë të pavërtetat. Ajo që unë kam bërë është crrënjosjen e piramidave, zëvendësimin e tyre me institucione shtetërore. Një kuletë e humbur nuk zëvendësohet me një drekë apo një pjatë supë. Deri në 2005 përballë një opozite konkuruese dhe të ashpër të zotit Berisha, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u katërfishuan, pra nga 700 dollarë në 97 arritën në 2800 në 2002 dhe rreth 5000 në 2005, sot janë tek 8 mijë dollarë. Në thelb janë rekuperuar humbjet dhe nuk duhet të spekulohet kur njerëzve u ofrohen shanse të qendrueshme për sipërmarrësit.

Top Story – Do të shkëmbenit postin e presidentit me një pazar për emrin e prokurorit?

Fatos Nano - Nuk mund të hyj në shkëmbime për gjëra që nuk i kam. Jam gati të ofroj principe, konkurencë dhe kapacitet. Besoj që një proces i rregullt me vendosje besimi brenda politikës do ndihmonte institucionet të përzgjidhnin njerëz dhe figura të spikatura profesionale dhe njerëzore.

Top Story - Kandidatura juaj sot ka një konsensus më të gjërë, për shkak se 3-4 vjetët e fundit ka prodhuar shumë konflikualitet që ju keni tentuar ta shuani, jo pa sukses. Topi në 2007, pa asnjë shpresë tha: unë do jem president në korrik? A mund ta thoni ju të njëjtën gjë?


Fato Nano - Mund të thuhet në mënyra të tjera. Te suksesi i negocimit që do t’i paraprijë zgjedhjes. Procesi nuk ka vetëm ambiciet.

Top Story - Nëse plani prishet edhe kësaj radhe, tentuat në 2002 dhe në 2007, keni deklaruar se do të jeni këtu edhe në 2013. Cfarë doni të thoni, parti të re politike? Kush duhet të ndjehet i kërcënuar?

Fato Nano - Do takohemi prap, sot ta mbyllim me ëmbëlsirën, urimin e shpresën që iniciativa gjithëpërfshirëse që kam ndërmarrë për të afruar palët në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit. Është herët për të folur për zgjedhjet e 2013 dhe për cdo plan që lidhet për to.




Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit