Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/20

Probleme teknike, “Gmail” jashtë shërbimit për një orë


Probleme teknike, “Gmail” jashtë shërbimit për një orë
Miliona perdorues te Gmail nuk mund te perdornin sherbimin te merkuren si rrjedhoje e nje problemi teknik, qe shfaqej me mesazhin si ne foto




































Me miliona përdorues të shërbimit të “Gmail” në internet nuk mund të përdornin llogaritë e tyre për një orë gjatë së mërkurës, për shkak të një problemi teknik. 


Sipas “Google”, probleme përjetuan më pak se 2% e adresave të saj, që përkthyer në shifra do të thotë rreth 5,25 milionë persona.

Kompania nuk shpjegoi konkretisht se për çfarë problemi bëhej fjalë. Përduresit e prekur nga problem, pasi futeshin në llogarinë e tyre, u shfaqej një mesazh që lexonte “Temporary Error 500”.

I menjëhershëm reagimi i kompanisë në faqen e saj në “Twitter”, ku lajmërohej se po punohej menjëherë për zgjidhjen e problemit.

”Gmail”, një shërbim i ofruar nga “Google” që prej vitit 2007, ka përjetuar shtatë ndërprerje të shkurtra në historinë e tij.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...