2012-04-21

Misteret e vrasjes së pesëfishtë



 Nga Mehmet Latifi


Misteret e vrasjes së  pesëfishtë – Mehmet Latifi


Nga vrasja e pesfishtë në afërsi të Shkupit, ditët po kalojnë, misteri po rritet dhe askush nuk jep sinjal të qartë se hetimet janë në drejtim të duhur të zbulimit të kryes(it)ve të këtij akti tepër mizor.
Mbase edhe vetë informacionet e para të publikuara pa dashje kanë dezorjentuar hetuesinë, duke deklaruar “versionin” e këtij krimi, me vetëm një fjali: “Supozohet se katër të rinjtë: Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç, kanë qënë cak i këtij krimi, ndërsa Borçe Stevkovski (45) është likuaiduar pasi supozohet se ka qënë dëshmitar i ngjarjes”! Ky version i publikuar, me automatizëm hapë dilemën tjetër: Mos vallë këta kayër të rinjtë kanë mundur sipas supozimeve të jenë dëshmitar?!
Së dyti: vetura e gjetur, akoma nuk po jep rezultatet të duhura të pronarëve të saj. Mbase, MPB, disponon me informacione të mjaftuara për pronësinë e veturës së gjetur “Opel” me targa të Shkupit, me numra “499”, mirëpo në interes të zbardhjes së plotë të rastit nuk jep informacione më të hollësishme. Për të zbardhur “rrugën” e veturës që nga dalja nga fabrika e deri në kilometrin e fundit të lëvizjes së kësaj veture, MPB-së nuk i duhet më shumë se 15 minuta, por…

Shumçka është mbështjellur me vellon e misterit

Nga literature e konsultuar profesionale, lidhur me “atentatet”, kamë hasur në  shumë versione dhe tipe të atentateve, por ndër ato më të theksuar janë tre lloje të atentateve:
a) Atentatet politike
b) Atentatet ekonomike dhe
c) Atentatet destabilizuese.

Atentatet politike janë të njohura botërisht dhe kanë karakteristikat e veta, kur për interesa të ndryshëm politik, kryhet atentati ndaj një kryeministri, ministri, personaliteti politik. Të tilla janë të shumtë në botë, por edhe në rajonin tonë. Kujtojmë rastin e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Grvalla së bashku me Kadri Zekën, atentatin ndaj ish kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe shumë e shumë të tjerë. Pra këta janë të tipizuar si atentate politike.
Atentatet ekonomike, janë gati identik me ato politike, por këtu bëhet fjalë për personalitete të jetës ekonomike, financiare dhe profitabile, se përndryshe pos motivit që dallon nga ai politik, të gjitha karakteristikat janë të njëjta.
Tek atentatet e ashtuquajtura “destabilizuese”, ekspertët pohojnë se ato mirë planifikohen, deri në hollësitë më të detajuara. Qëllimi i tyre është destabilizimi dhe krijimi i situatave të tensionuara ndërmjet një familjeje, grupimi politik, ekonomik, ose edhe më gjërë.
Këto atentate, zakonisht kryhen ndaj personaliteteve pak të njohura në opinionin politik ose ekonomik, por personalitete mjaft të respektuara në qarqe shoqërore, personalitete të pa-implikuara në ndonjë krah ose subjekt politik, dhe që është më e theksuar, të jenë: të rinjë, të jenë autoritativ, të jenë të bukur dhe mundësisht të jenë djem të vetëm të familjes “djalë për mall”!
Kjo në rend të parë bëhet për të krijuar tensione të natyrave të ndryshme, ndërfamiljare, ndërgrupore, por edhe ndërfetare e ndërnacionale. Rasti i vrasjes së pesfishtë në afërsi të Shkupit, sipas këtyre tipizimeve, ngjan pikërisht në “atentate destabilizuese”, sepse janë vrarë 5 persona të paimplikuar në asnjë aktivitet që kanë mund të rrezikojnë shoqërinë në cilën do fushë të jetës. Vrasja e këtyre 5 personave ka irituar dhe ka shkaktuar pezëm jo vetëm në rajonin ku ka ndodhur, porn ë tërë Ballkanin e më gjërë.
Pas kryerjes së këtij akti mizor, janë shkaktuar një varg protestash të grupacioneve të ndryshme, që janë përpjekur të “keqpërdorin” këtë rast, për të shprehë edhe mllefin dhe epshet e tyre të shfrenuara nacionaliste dhe shqiptarobobe, duke adresuar akuzat dhe shigjetat helmuese ndaj tërë kolektivitetit shqiptar. Këto protesta janë manifestuar me një huliganizëm të paparë nëpër rrugët e Shkupit, ku ka pasë edhe përleshje me vetë policinë e shtetit dhe qytetar të theshtë, që kanë qënë kalimtar të rastësishëm.
Për shprehjen e shfrenimeve të këtilla, mjafton të rikujtojmë se familjarët e viktimave nuk janë solidarizuar me protestuesit e tërbuar rrugëve të Shkupit, duke thënë se “nuk kanë nevojë për mbështetje të dhunshme”.
Nga ky akt mizor e barbar i vrasjes së 5 personave në afërsi të Shkupit, janë irituar  jo vetëm maqedonasit, por edhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoni dhe jashtë saj. Ky iritim ka shkuar aq larg, sa që edhe SHBA-të kanë reaguar lidhur me mundësinë e eskalimit të situatës dhe daljes nga kontrolli i tërësishëm.
Këtij “zjarri” të situatës së krijuar u kanë “ndihmuar” në masë të madhe edhe mediumet e vendeve fqinje, që kanë dhënë kahje me publikimet e bëra në mediumet e tyre, duke apostrofuar se “pikërisht shqiptarët janë ata që kanë kryer këtë vepër mizore”, gjë që janë gjëra të mirënjohura se kah do ta orjentonin shigjetën helmuese, për ta arritur qëllimin e destabilizimit dhe për ta dëshmuar faktin se bëhet fjalë për atentat destabilizues.

Kush mund të jenë kryes(it) (i) e veprës së këtillë? 

Kjo vepër është kryer (sipas informacioneve që dalin nga MPB-ja) në mënyrë tejet profesionale, nga person(a) profesionistë, gjakatar, vrastar gjakftoftë dhe të pashpirtë. Një njeri normal, kurrë nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë. Akte të këtilla bëjnë vetëm pjestarët e njësiteve vrastare profesioniste të nëntokave të ndryshme, që në rajonin e Ballkanit nuk janë të panjohura.
Përkundër faktit që këta vrastar gjakftoftë, janë në gjendje të ngrehin armën dhe të shkrepin  në lule të ballit, megjithate nuk janë aq trima sa paraqiten para viktimave. Sepse, vetëm disa sekonda pas aktit, ata shikojnë se si e sa ma shpejtë të largohen nga vendi i ngjarjes, por duke shikuar edhe të mos lënë asnjë gjurmë që mund ti shoqërojë dhe ti identifikojë aq lehtë dhe aq shpejt. Dhe pikërisht kështu si duket ka ndodhur edhe në rastin e vrasjes së 5 personave në afërsi të Shkupit.
Nga e gjithë ajo situatë që është krijuar në Maqedoni, nga reagimet e subjekteve politike, të djathtë e të majtë, parlamentar e jo parlamentar, pozitë apo opozitë, shoqata të ndryshme joqeveritare, qytetar të rëndomtë, përfshirë edhe kryeministra dhe president shtetesh, rezultaon se “Atentati destabilizues” ia ka arritur qëllimit, për të destabilizuar situatën edhe ashtu të brishtë në Maqedoni.
U mbetet edhe shumë punë organeve të policisë dhe të hetuesisë, për ta zbardhur këtë ngjarje të përgjakshme, ku humbën jetën 5 qytetar.
Duke shprehur ngushëllimet familjarëve, mbetemi me shpresë se organet do ta kryejnë detyrën që u vihet në ngarkim, dhe kryesi(t) e kësaj vepre të nxirren para organeve të drejtësisë, për të shfajësuar cilin do kolektivitet me të cilin kanë bashkëjetuar dhe bashkëjetojnë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...