2012-04-21

Prof. dr Neritan Ceka,kandidati i maxhorancës për president



Ceka, kandidati i maxhorancës për president


Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, parti e cila u shkri me Partinë Demokratike dy vjet më parë, është kandidati i heshtur i mazhorancës aktuale për postin e Presidentit të Republikës.
Burime të rezervuara nga Partia Demokratike  thanë se Neritan Ceka është piketuar si kandidat i mazhorancës për postin e kryetarit të ri të shtetit. detaje lidhur me piketimin e z.Ceka nuk bëhen të ditura, por ai shihet si një president konsensual, i pranueshëm edhe nga e majta. Ndryshe nga Jozefina Topalli që nuk pranohet nga opozita si dhe nga kandidati tjetër i vetëshpallur, Fatos Nano që të paktën publikisht nga deputetët e PD thuhet se nuk do të votohet, z.Ceka konsiderohet i vijës së butë dhe larg kundërshtive të forta opozitare.
Në fakt ky emër nuk është surprizë e fortë për politikën shqiptare pasi ai vetë nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për President që në vitet ’90 edhe pse më 2007 dështoi në përpjekjen në Kuvend.
Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD) që në vitin 1992 kur u largua bashkë me disa deputetë të tjerë nga PD, prof. dr Neritan Ceka, është mesa duket arma rezervë e kryeministrit Berisha për të prezantuar në opinionin publik, sidomos atë ndërkombëtar, kartën e një presidenti konsensual.
Me një karrierë të gjatë shkencore dhe detyra nga më të ndryshmet shtetërore, Neritan Ceka në mars 1991 ishte deputet i PD për qytetin e Elbasanit dhe kryetar i grupit parlamentar të PD. Në shtator 1991 ishte nënkryetar i PD dhe më 1992, bashkëthemelues dhe President i “Aleancës Demokratike” dhe më tej deputet i saj. Më 1997-1998 ishte Ministër i Brendshëm. Mjeshtër i Madh i Punës që nga viti 2001, Neritan Ceka ka mbatjru dhe plot poste të tjera, si 1998-2005, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, 2005-2009, anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, 2008-2009, Nënkryetar i Parlamentit dhe nga 2009 e në vazhdim Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Kulturës.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...