Një nga romanet më të suksesshëm të shkrimtarit Fatos Kongoli, "Lëkura e Qenit" botohet edhe në gjuhën Esperanto gjuhe e cila i hap rrugë këtij romani për tu bërë lehtësisht i lexueshëm në rreth 120 gjuhë të botës.
Përkthyesi i Romanit Tomas Chmielik shprehet për rëndësinë e këtij roman i cili i bashkohet kësaj gjuhe të vecantë për botën letrare.
“Gjithçka e vendosi rastësia, në fillim e lexova librin në polonisht. Pasi e lexova konsistova se ky botim ishte një zbulim jo vetëm nga realiteti Shqiptar por duke lexuar këtë libër gjeta dicka të përbashkët me jetën në Poloni” ka theksuar Chmielik.
Të pranishëm në prezantimin e ri të këtij romani ishin përfaqësues nga shoqata e Esperantistëve të Polonisë dhe të Shqipërisë, përfaqësues nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të librit autorë dhe kolegë të shkrimtarit.
Përkthyesi i Romanit Tomas Chmielik shprehet për rëndësinë e këtij roman i cili i bashkohet kësaj gjuhe të vecantë për botën letrare.
“Gjithçka e vendosi rastësia, në fillim e lexova librin në polonisht. Pasi e lexova konsistova se ky botim ishte një zbulim jo vetëm nga realiteti Shqiptar por duke lexuar këtë libër gjeta dicka të përbashkët me jetën në Poloni” ka theksuar Chmielik.
Të pranishëm në prezantimin e ri të këtij romani ishin përfaqësues nga shoqata e Esperantistëve të Polonisë dhe të Shqipërisë, përfaqësues nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të librit autorë dhe kolegë të shkrimtarit.
-Nuk është se hezitova në atë kuptim të ngurrimit, por m'u duk diçka shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Kam parasysh se sociolinguistë të mëdhenj si F. de Sosyr dhe Derrida pohojnë se gjuha nuk është vetëm gjuhë shenjash por është edhe frymë, psikologji, ndjenjë, etj. Si do të reagonit ju si pro-esperantist ndaj tyre? -Kjo është një pyetje me të vërtetë shumë e vështirë, sepse unë vetë nuk e njoh esperanton. Por unë nuk mund të them gjë rreth këtyre problemeve. Që ajo ka mundësi shprehëse edhe për ndjenjat dhe nentesktin letrar ma shpjeguan përkthyesit. Ata thanë që esperanto është një gjuhë e plotë, e formuar plotësisht, një gjuhë e hapur, e shkathët, një gjuhë që është shumë e përshtatshme për të dhënë çdo gjë nga brendia e një vepre letrare. Thatë që nuk e dini gjuhën esperanto, çfarë ju bëri të besoni se ka shkuar mirë përkthimi i librit tuaj? Zoti Tomas e ka lexuar librin në gjuhën polake më parë. Ai e pëlqeu këtë libër dhe vendosi për përkthimin e tij. Ka një histori të veçantë kjo nismë. Një miku im i vjetër Bardhyl Selimi më takoi dhe më tha: "Dëgjo Fatos, kam një mik polak që e ka lexuar librin tënd, është esperantist dhe kërkon ta përkthej në esperanto". Kjo qe një befasi e madhe për mua. Nuk më kishte shkuar ndërmend sepse ishte përkthyer në shumë gjuhë. Pranova, por me një lloj pasigurie, sepse për mua ishte një gjë shumë e bukur për të qenë e besueshme. Bardhyli më bëri një intervistë dhe e botoi. Përsëri mbeta skeptik. Nuk më besohej, por ja që sot jam në promovimin e librit në gjuhën esperanto dhe i jam mirënjohës Tomasz Chmielik-ut. Nuk keni frikë se humbet ajo që është poetike, që ka një rrjedhje një humbje, aq më tepër që nuk u përktheve drejtpërdrejtë nga gjuha shqipe? -Nuk e di ky është një risk për një humbje në përkthimin e çdo gjuhe. Por në këtë rast sicc më thotë edhe vetë Tomasz-i, përkthyesi i librit, romani është pëlqyer mjaft dhe është vlerësuar mjaft si libër. Duke qenë se lexohet në shumë vende të botës pa ndërmjetësimin e një gjuhë tjetër, mendoj se u bë mirë që u përkthye në esperanto. Tomasz do të përkthjejë edhe Kdarenë. Ka filluar ta përkthjejë. Tashmë që libri im është pëlqyer, Tomasz më thotë se mund të përkthehet edhe nga esperantoja në një gjuhë tjetër. Thatë që do të përkthehet edhe Kadareja. Keni pasur rast të bisedoni me të rreth përvojës tuaj të përkthimi në esperanto? Jo. Nuk kam pasur rast, por e di që i kanë kërkuar leje dhe atij dhe zoti Kadare ia ka dhënë pëlqimin. Përkthyesi që më përktheu mua, po përkthen edhe Kadaresë. --------------------
U prezantua botimi më i
ri i romanit “Lëkura e
qenit”
Esperantisti Bardhyl Selimi: Mbi 450 veta e flasin në Shqipëri, i pari Dom Lazër Shantoja.
Kur esperantisti Bardhyl Selimi e takoi në rrugë dhe i përçoi propozimin e përkthyesit polak Tomasz Chmielik, për të përkthyer një nga romanet e tij në gjuhën esperanto, mendoi se ishte një shaka.
Romani i tij “Lëkura e qenit” ishte përkthyer në 7 gjuhë të ndryshme, por në esperanto?! Por ja që ndodhi, Fatos Kongoli do të bëhej shkrimtari i parë shqiptar që do të përkthehej në gjuhën esperanto, gjuhën që lindi me dëshirën për t’u bërë gjuha e përbashkët e gjithë botës. “Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend që një vepër imja do përkthehej dhe do botohej në gjuhën esperanto. Iniciativa ishte e esperantistit polak Chmielik, i cili e kishte lexuar këtë vepër në polonisht dhe nëpërmjet një esperantisti shqiptar, Bardhyl Selimi, më propozoi për ta përkthyer, sepse kishte gjetur shumë gjëra interesante në të”, tha dje Kongoli në takimin e zhvilluar me rastin e prezantimit të përkthimit të romanit të tij “Lëkura e qenit”, i botuar në shqip nga “Toena”. Fatos Kongoli është një nga shkrimtarët shqiptarë më të njohur jashtë vendit. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Ndërsa ai vijon të shkruajë. Në vjeshtën e shkuar botoi romanin më të ri “Si-do-re-la”. Kur e pyet nëse po punon për një vepër të re, ai të përgjigjet: Romanet nuk mund të dalin si franxhollat nga furra. Por tashmë kënaqësia e tij më e fundit është botimi i romanit “Lëkura e qenit” në një gjuhë të veçantë, si esperantoja, e cila ka njohësit e vet edhe në Shqipëri. Sekretari i lidhjes së mësuesve esperantistë shqiptarë, Bardhyl Selimi, i cili ka kontribuar në përkthimin e romanit të Kongolit, duke ndihmuar përkthyesin polak Chmielik na tregon se sa esperantistë ka në Shqipëri, kush është esperantisti i parë, përpjekjet e ministrit Rexhep Mitrovica në vitet ’20 etj. Sa esperantistë numërohen në Shqipëri? Prej vitit 1993 kanë kaluar nëpër kurse 450 veta. Shumë prej tyre kanë kryer studimet jashtë vendit dhe e përdorin esperanton si gjuhë pune, 20 prej të cilëve kanë marrë diplomën. Nuk është ky një numër fare i vogël? Janë pak, po të mendosh që në vitet ’20 ministri i Arsimit, Rexhep Mitrovica, në qeverinë e Xhaferr Ypit mori nismën në kuadrin e disa vendeve të Europës për ta futur gjuhën esperanto qysh në fillore, por atëherë delegati francez vuri veton, duke menduar se frëngjishtja do të ishte akoma mbizotëruese. Qysh në vitin 1929 është botuar libri i parë “Historia e Skënderbeut” në origjinal në esperanto nga Cuk Simoni, ndërsa në 1905 hasim esperantistin e parë, Dom Lazër Shantoja. Një esperantist i shquar ka qenë kardinali i parë Mikel Koliqi, vëllai i tij Vilhelm Koliqi, prof. Zef Kakarriqi dhe shumë personalitete të tjera, qysh në fillim të shekullit të kaluar. Por nëse në krye të shekullit të kaluar flitej nga personalitet, sot duket sikur interesi është më i vogël, përse? Kjo vihet re jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera dhe kjo është e kuptueshme për shkak të problemeve që hasin esperantistët. Më së shumti është presioni nga fuqitë e mëdha, sidomos anglishtfolëset dhe problemi konservativ. Gjërat e reja dhe të panjohura janë të vështira për t’u përvetësuar. Ne mbështesim esperanton, pasi është një ndihmë për të mësuar gjuhët e tjera. Nëse nxënësit do të mësojnë për 4 muaj esperanton, atëherë ata arrijnë dije më të shpejta dhe më të qëndrueshme në gjuhë të tjera, si anglisht, gjermanisht etj. Faktori tjetër është e ardhmja e Bashkimit Europian. Kërkohet një gjuhë të përbashkët, mirëpo nuk bihet dakord për një gjuhë kombëtare për shkak të xhelozive kombëtare, ndërkohë që esperanto është një gjuhë funksionale, e gatshme dhe flitet nga 2 milionë njerëz të shpërndarë në mbi 120 vende të botës. Përse të mos e përqafojnë? Por gjuha fsheh pas edhe një kulturë apo traditë, çka esperantoja nuk e ka…
Esperanto nuk pretendon të krijojë një popull më vete, por është një gjuhë urë për të ndihmuar njerëzit të komunikojnë mes tyre dhe për të mbrojtur kulturat kombëtare. Kur mësojmë një gjuhë të huaj, bashkë me gjuhën vjen edhe kultura e atij populli të cilit ajo i përket. Tashmë shumë popuj të ndryshëm “ankohen” prej dominimit të anglishtes, pasi gjuhët e tyre po dëmtohen nga përdorimi vend e pa vend i termave nga gjuha angleze. Ndërsa esperanto këtë gjë e parandalon.
Ku mbështetet esperantoja? Gjysma e fjalëve janë ndërkombëtare, ndaj edhe ju shumë prej fjalë i kuptonit. Ndërsa pjesa tjetër nuk është e krijuar, por është marrë nga gjuhë të veçanta, ato që janë më të shkurtra, më fonetike, nga gjermanishtja, sllavishtja, latinishtja. Sigurisht një pjesë të mirë e mban latinishtja, pasi është baza e shumë gjuhëve europiane, por nuk është latinisht. Ka një gramatikë shumë të thjeshtë mbi sistemin e parashtesave dhe prapashtesave, mbaresave, me anë të të cilave krijon fjalë të reja. Nuk është një gjuhë e panjohur, është e qartë dhe nuk ka përjashtime. Ju personalisht kur keni rënë në kontakt me gjuhën esperanto? Kam rënë në kontakt me esperanton qysh në vitin 1961, isha 16 vjeç. Ka qenë një bërthamë esperantistësh në Ministrinë e Ndërtimit me inxhinierë të njohur, të cilët hapën kurse në universitet, hapën kurse në pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Nuk e ndalonte regjimi diktatorial? Qeveria e atëhershme nuk e mbështeste, por as e pengonte, sepse në përgjithësi shqiptarët nuk kanë qenë me fobi ndaj gjuhëve. Regjimi totalitar kishte fobi ndaj kontakteve të njerëzve, fobi ndaj lidhjeve me të huajt, donte të kontrollonte çdo qelizë. Unë ndoqa një kurs një herë në javë, me një broshurë të vogël që quhej “Çelësi i gjuhës”, ndërsa tani ka libra e fjalorë të tërë. Vetëm në internet ka aq shumë material… Të kthehemi te përkthimi i Kongolit, sa i vështirë ka qenë ai? Ka qenë i vështirë, por ka shumë aftësi në gjetjen e fjalëve, të cilat nuk ia gjen dot homologen në gjuhët e tjera. Punën kryesore e ka bërë Tomasi, i cili dëshironte ta ballafaqonte me variantin origjinal në shqip dhe unë e ndihmova. Nuk ishte e thjeshtë për ta përkthyer, por më e lehtë se në gjuhët e tjera. Të gjitha veprat klasike, duke përfshirë edhe Biblën, Dhiatën e Vjetër e të Re janë përkthyer në mënyrë shumë besnike në esperanto, apo dhe vepra filozofike. Esperanto nuk është një gjuhë eksperimentale, por funksionale. Do të vijojnë përkthime të tjera? Është në proces përkthimi “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave” i Ismail Kadaresë dhe gjithashtu një cikël i plotë me poezi të Luljeta Lleshanakut dhe është marrë leje për përkthimin e romanit “I humburi” të Fatos Kongolit/Alma Lame/.
Përgatiti Flori Bruqi
|