2012-04-21

Mesazhe “të montuara” në dosjen e Fatmir Limajt



Mesazhe “të montuara” në dosjen e Limajt


Fatmir Limaj ka dalë më optimist të premten nga Prokuroria Speciale se nuk do të ketë aktakuzë kundër tij. Pesë orë rresht është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-i, nën dyshimin se është i përfshirë në katër vepra kriminale.
Ai ka mohuar përfshirjen në to dhe madje beson se një provë që i ka rënë në dorë prokurorit special të EULEX-it, Johannes Picke, do të tregojë se ky rast i është montuar.


Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurori ka folur për mesazhe telefonike të montuara në Policinë e Kosovës, duke inkriminuar Limajn në një transaksion në vlerë 500 mijë euro. Por, sipas këtij burimi, në atë mesazh të dërguar në celularin e ish-shefit të kabinetit të tij, Endrit Shala, në kohë kur Limaj ishte ministër Transporti, është përmendur një shifër prej 5 mijë eurosh si donacion për Degën e PDK-së në Ferizaj.
“SMS-i është montuar nga një hetues i Policisë së Kosovës”, ka thënë burimi.
Tërthorazi këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Farmir Limajt, Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se prokurori ka prezantuar një provë, e cila, sipas tij, është e favorshme për mbrojtjen nga e cila del se rasti kundër Fatmir Limajt është i montuar dhe i ka fillet shumë herët.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...