Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/04/21

Aktakuzë kundër ish – ministrave Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri



Aktakuzë kundër ish – ministrave Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri


Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë kundër ish ministrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, pasi që dyshohet se dy ish ministrat kanë shpërdoruar detyrën zyrtare.
Sipas aktakuzës i pandehuri Astrit Haraqija, në kohën kur e ushtronte funksionin e ministrit, ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare.
Vepra e parë ka të bëjë me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Concordia Pictures”, me ç’rast i pandehuri Haraqija, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet, ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 188.00,00€. Ndërkaq, vepra e dytë penale ka të bëjë gjithashtu me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Morina Films”, me ç’rast i pandehuri Haraqija, sërish duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimet ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 100.000.00€.
Sipas aktakuzës i pandehuri Valton Beqiri ngarkohet për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit. I pandehuri në kohën derisa ushtronte funksionin e ministrit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke tejkaluar autorizimet edhe pse ka pasur dijeni se kontrata që kishte lidhur ministri i mëparshëm Haraqija, ishte e kundërligjshme, ka lidhur aneks kontratën me kompaninë “Morina Films”, duke dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 100.000.00€.
Me të njëjtën akt aktakuzë, për kryerjen e veprës penale të mashtrimit në detyrë nga neni 341 par.3 lidhur me par 1 të KPK-së, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ngarkoi edhe pronarët e dy kompanive të lartcekura, të pandehurit Nehat Fejzën dhe Armond Morinën. 

Mesazhe “të montuara” në dosjen e Fatmir Limajt



Mesazhe “të montuara” në dosjen e Limajt


Fatmir Limaj ka dalë më optimist të premten nga Prokuroria Speciale se nuk do të ketë aktakuzë kundër tij. Pesë orë rresht është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-i, nën dyshimin se është i përfshirë në katër vepra kriminale.
Ai ka mohuar përfshirjen në to dhe madje beson se një provë që i ka rënë në dorë prokurorit special të EULEX-it, Johannes Picke, do të tregojë se ky rast i është montuar.


Burime nga Prokuroria kanë thënë se prokurori ka folur për mesazhe telefonike të montuara në Policinë e Kosovës, duke inkriminuar Limajn në një transaksion në vlerë 500 mijë euro. Por, sipas këtij burimi, në atë mesazh të dërguar në celularin e ish-shefit të kabinetit të tij, Endrit Shala, në kohë kur Limaj ishte ministër Transporti, është përmendur një shifër prej 5 mijë eurosh si donacion për Degën e PDK-së në Ferizaj.
“SMS-i është montuar nga një hetues i Policisë së Kosovës”, ka thënë burimi.
Tërthorazi këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Farmir Limajt, Tahir Rrecaj. Ai ka thënë se prokurori ka prezantuar një provë, e cila, sipas tij, është e favorshme për mbrojtjen nga e cila del se rasti kundër Fatmir Limajt është i montuar dhe i ka fillet shumë herët.

Astrit Haraqija: E mbijetova Hagën, këto janë akuza politike



Haraqija: E mbijetova Hagën, këto janë akuza politike


Dy ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri do të përballen me aktakuzën për shpërdorimin e detyrës zyrtare. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka njoftuar se ata akuzohen për lidhje të paligjshme të kontratave me kompanitë filmike “Concordia Pictures” dhe “Morina Films”, duke e dëmtuar buxhetin e vendit për rreth 390 mijë euro.
Por, dy ish-ministrat kanë deklaruar se janë krejtësisht të pafajshëm për çfarë akuzohen.
Astrit Haraqija ka deklaruar se këto janë ‘lojëra politike’. “Këto i bëjnë ata që humbin, edhe u vjen inati që Astrit Haraqija po mbijeton. I kam mbijetuar 100 aktakuza deri tash, e kam mbijetuar edhe Hagën. Ata që e kanë bërë këtë lojë, unë i njoh”. Haraqija ka thënë se do t’i publikojë emrat e tyre, pasi ta marrë vendimin gjykatës, i cili beson se do të jetë në favor të tij.
Ndërsa, Valton Beqiri ka deklaruar se gjithmonë është munduar për t’i respektuar ligjet. “Dhe në këtë frymë do të përpiqem që në procedurë të rregullt ligjore ta dëshmoj pafajësinë time. Dihet përgjegjësia nëse nuk realizohet ndonjë projekt, detyrat janë të ndara”, ka thënë Beqiri për “Tribuna Shqiptare”. Beqiri ka deklaruar se është i interesuar që sa më shpejt të përfundojë procesi gjyqësor dhe të hiqen dyshimet.

Si u realizua vrasja e pesëfishtë në Smilkovc



Si u realizua vrasja e pesëfishtë në Smilkovc
MPB ka dhënë një version të parë të ekspertizës se si ka ndodhur vrasja e pesëfishtë javën e kaluar në Smilkovc të Shkupit.

Vrasësit thuhet se kanë ardhur pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc, në kohën kur katër të rinjtë po përgatiteshin për të shkuar, për shkak se makina e tyre e gjetur më pas ishte me drita të ndezura.
Makina “Opel Omega” për të cilën thuhet se ishte shfrytëzuar nga vrasësit e pesë vetave, sigurisht dyshohet nga MPB se ka qenë pranë liqenit. Ekspertët e forenzikës kanë vërtetuar se dheu në gomat e kësaj makine është e njejtë me bregun e liqenit.
MPB gjithashtu thekson se makina është me plotë gjurmë të tjera të ndërlidhura me vrasjen.
Sipas një ekspertizë të rikonstruktuar, vrasja është kryer nga së paku tre veta, të cilët në një periudhë prej 5 deri në 10 minuta kanë shtënë në drejtim të pesë viktimave në dy lokacione të ndryshme pranë liqenit. Katër të rinjtë Aleksandar Naqovski, Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski dhe Filip Sllavovski janë gjetur pranë makinës së tyre, ndërsa peshkatari Bllagoja Stefkovski është gjetur 100 metra në largësi nga katër viktimat. Sipas policisë katër të rinjt ishin përgatitur për të shkuar, pasi që pranë makinës së tyre ishin gjetur edhe mjetet përgatitore dhe të peshkimit.
Vrasja siç thuhet është kryer rreth orës 20.00, ndërsa policia informacionin e ka marrë në ora 22.15 përmes qendrës së thirrjeve 192. Më pas 15 minuta më vonë edhe tre peshkatarë të tjerë kanë informuar mbi trupat e shtrirë të pajetë.
MPB ka theksuar se akoma po vazhdojnë hetimet intensive, pasi që është zbuluar profili i vrasësve, ndërsa po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre. Hetimet siç nënvizohet mund të zgjasin me javë e me muaj, por MPB ka theksuar se është e përgatitur dhe do të zbardhë vrasjen e pesëfishtë. 


Serbia përfshihet në hetimet e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc


Policia serbe po verifikon të dhëna që mund të ndihmojnë në gjetjen e autorëve të vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovc të Shkupit.
Kjo është theksuar dje nga ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, i cili ka shtuar se është i gatshëm për të ndihmuar autoritetet maqedonase.
“Jemi të gatshëm për të ndihmuar për gjithçka që kanë kërkuar kolegët nga policia e Maqedonisë. Ne do të kryejmë verifikime të ndryshme me qëllimin që si mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti”, deklaroi ministri serb.
MPB deri tani ka kërkuar ndihmën dhe bashkëveprimin e policive të rajonit për të dhënë informacione dhe përvojën e duhur në zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë që ndodhi javën e kaluar në periferi të Shkupit. Ndërhyrja e policisë serbe në hetimet për zbardhjen e vrasjes ka nxitur reagime tek partitë politike shqiptare, të cilat druajnë dhe nuk i besojnë policisë serbe. Ky reagim është shprehur me marrëveshjen e arritur për bashkëpunim policor midis Beogradit dhe Shkupit. (INA)



Presidenti Topi dhe ndarja shqiptare në Maqedoni shkruan


Shkruan  Skënder Karaçica-Çikago



Presidenti Topi dhe ndarja shqiptare në Maqedoni - Skënder Karaçica

Çeshtja e kombit shqiptar ne Ballkan ne keto pesedhjete vjete te aktivitetit te Diaspores Shqiptare ne Amerike ka qene pjese e pandare e tere levizjes politiko-kombetare per avansimin dhe zgjidhjen e problemit te etnise shqiptare dhe pjese me te dhimbshme kombetare te Kosoves.Shkas per opinion ka te beje me viziten e Presidentit Bamir Topi ne Maqedoni dhe pritja e tij zyrtare ne te gjitha nivelet dhe ne mesin e shqiptareve(te ndare ne baza partiake)ne Tetove!
Edhe sot nuk e kemi te qarte pse subjekti politik shqiptar e ka lane kryeqytetin e Shkupit dhe jane vendsour ne qytetin e Tetoves.Partia e Menduh Thacit ne qendren e Tetoves,ndersa Partia e Ali Ahmetit ne periferi te fshatit Reçicë.Me moton si shihet atdheu nga larg,me shqetesim shohim te ardhmen shqiptare ne keto hapesira me kaq shume ndarje (politike) qe tash e njezete vjete te ndryshimeve (demokratike-pluraliste)ne Maqedoni faktori politik shqiptar ka hyre dhe ka dalur nga dyert e institucioneve shtetrore ne Shkup me tonet tashme te njohura te armiqesuara(!).Ky avaz nuk ka te ndalur,kete e kemi pare edhe sot ne Tetove, ku vizita e presidentit Bamir Topi parakaloj ne mesin e shqiptareve (te ndare)ne baza te partive politike.
Pse kaq shume ndarje ndershqiptare ne Tetove(?!). Ne rastet e tilla kur vjen kreu i shtetit shqiptar dhe kur ne Europe po flitet kaq shume per integrime te popujve dhe shteteve(BE), populli shqiptar ne Maqedoni dhe ne trojet etnike jane ndare pike e pese sipas (programeve) partiake ne vend qe keso kohe te jemi te bashkuar. Populli gjerman e ka vene ne programet e partive politike dhe te levizjeve qytetare (edhe me Kushtetute) se ata luftojne dhe punojne per shtetin dhe kombin (gjerman) te forte. Ne e bejme te kunderten me ndarje brenda shqiptare per qellimin e vetem qe te jene te paret ne krye te radhes .
Çështja shqiptare ne Maqedoni nuk mund te duroje kete ndarje (pike e pese) te subjektit politik shqiptar. E kemi pare se si ketoi subjekte nisen nga Tetova per ne aktivitetet shteterore ne Shkup permes rrugeve te ndarjes dhe ne te shumten e rasteve me tonet e fyerjeve te ndersjella pa programe te unifikimit. E kohes pse kaq shume po rrine larg njeri me tjetrin Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti (?), pyet SHSHA ne Cikago. Me keso ndarjesh partiake kujtojme se ceshtja shqiptare ne trojet e veta etnike  dhe avansimi i metejme do te mbetet pezull ne kohe e hapesire.
Si shihet atdheu nga larg? me kete opinion SHSHA-ja e ka percjelle viziten e presidetit Bamir Topi ne Tevove dhe takimet e tij me dy grupe qytetaresh qe krijonte pershtypjen sikur presidenti shqiptar vizitonte dy vende te ndryshme. Pse mungoj vullneti dhe pergjegjesia e dy lidereve partiak Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti qe per hire te kohes te rende qe kerkon (unifikimin) mbareshqiptar ne Maqedoni te jene bashkarisht dhe nje tubim te perbashket shqiptar ne Tetove. Presidenti Shqiptar eshte kohezion i bashkimit dhe te unifikimit te tere spektrit politik ne atdhe, prandaj takimet e tij ne Tetove me qyetaret e ndare ne dy grupe sipas progremeve partike nuk do te sjellin asgje te mire per te sotmen dhe te ardhmen e kombit shqiptar ne Maqedoni. Sikur me nje akt te perbashkimit brenda partive poltike shqiptare qe viziten e presidentit Bamir Topi te percillnin bashkarisht (Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti) do te conte mesazhin e qarte kombetar ne keto hapesira dhe do te ishte nje shembull burrerie dhe te profilit politik me dimenzion eurpian qe aq shume po flaim e me pak po veprojme!
E kohes shqiptare,subjektet poltike nuk guxojne qe te zene peng popullin shqiptar ne Maqedoni! Kombi dhe atdheu eshte mbi te gjitha,e shihni se si po veprojne dhe punojne popujt tjere ne rajon dhe rreth nesh, nderkaq ne me berryla dhe shkelma per te larguar sa me shume nga rruga njerezit dhe dijen tone  me tiparet e vlersuara mire te tradites shekullore te popullit tone. Vizita e presidentit shqiptar Bamir Topi duhen te kete dhene mesazhin e qarte se spektri politik shqiptar duhet te zbrete ne Shkup dhe heren tjeter Tetova te na gjeje me te bashkuar si teresi kombetare e jo te ndare sipas ngjyrave partiake.

(Autori shpreh qendrimin e Shoqates Shqiptaro - Amerikane ne Çikago)

Kush po vret në veri e kush në Maqedoni?


Nga Adriatik Kelmendi,kryeredaktor në KTV,Prishtinë

Kush po vret në veri e kush në Maqedoni? - Adriatik Kelmendi


Me ndarjet e reja në Ballkan më së shumti do të përfitonte Serbia. Me një skenar të mundshëm vetëm Serbia do të rifitonte territoret, të cilat i ka humbur në luftërat e fundit. Pjesa e Maqedonisë, që do t’i bashkohej eventualisht Shqipërisë ose Kosovës, nuk do të ishte shumë më e madhe se pjesa e Kosovës që do t’i bashkohej Serbisë. Kurse Maqedonia, e rrudhur dhe me popullatë joshqiptare, do të rriste edhe më tepër pretendimet ndaj saj të Bullgarisë dhe Greqisë
MAQEDONI: “Në Norvegji i çmenduri kishte vrarë gjithçka që lëvizte në ishull – ditë zie. Ne çfarë presim? Milenko pse e quan njeriun të çmendur? Një person i tillë na duhet edhe neve këtu në Maqedoni! Duket se edhe ai ka qenë një prej atyre të cilëve iu ishte bërë e tepërt të shikojë se si në vendin e tij amë, mbledhin, ushqejnë dhe kujdesen sikur të jenë gjarpërinj, çfarëdo tipi afrikan dhe aziatik, i cili më vonë ua bën norvegjezëve të njëjtën gjë të cilën ata ua bënë 4 fëmijëve maqedonas të premten! Vetëm për dallim nga maqedonasit tanë, në Norvegji u gjet një person të reagojë kundër kësaj. Seriozisht të them, për mua një person i tillë në Maqedoni do të ishte hero! Hero i historisë bashkëkohore maqedonase. Dhe për të gjithë të tjerët maqedonas dhe njerëz normalë...”.
SERBI: “Më thuaj nëse di emrin dhe mbiemrin e një shqiptari që nuk angazhohet për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ata janë një fis, të cilët kuptojnë vetëm ligjin e dhunës, që nga foshnja që arsimohet në këtë frymë e deri te pleqtë. Dëgjoj se si maqedonasit janë duke djegur shtëpitë e shqiptarëve... Po iu duhet këtyre njerëzve që të vetorganizohen, pasi që shteti i tyre, ashtu si ky yni, është i paaftë. Tash është rasti që duhet shfrytëzuar për të pastruar vendin e tyre prej këtij fisi. Të gjithë deri te më i fundit shqiptar duhet të dëbohen në Shqipëri. Kështu edhe bullgarët i kanë dëbuar turqit në vitin 1989, dhe nuk i ka munguar asgjë, tash janë anëtarë të BE-së. Vetëm përpara, maqedonas.”
KOSOVË: “E nanën e sllavit ta q..sha. Po hajde o b.th.q..ë hajde se jemi t’u e prit atë kohë me krisë edhe një herë dhe besoj se do jetë hera e fundit, sepse do të shkoni andej kah keni ardhë: Bullgari, Rumani, Greqi... Do ja hupim farën krejt, more deri ma të voglin sllav i kisha hangër gjallë, o krejt ato pare që i kam kisha ble plumba aaaaaaaaaaaaaaa ju ha more sllavë krejtttttttt”.
GJITHÇKA KA FILLUAR nga gjuha. Dhe ka përfunduar me rreth 200 mijë të vrarë, miliona të shpërngulur, qindra mija shtëpi të dëmtuara, dhjetëra mija femra të përdhunuara… miliona e miliona jetë të shkatërruara në pakthim. Ky është bilanci i zi i luftërave në ish-Jugosllavi. Ka ndodhur në të kaluarën e afërt.
E, pra, së pari ka filluar urrejtja. E urrejtja ishte thelluar me ashpërsimin e gjuhës. Zakonisht për secilin incident, akt kriminal ose terrorist është satanizuar tjetri. E ky tjetri, në masën më të madhe ka qenë komshiu që ka pasur etni ose fe tjetër.
A ka mësuar kush gjë nga kjo përvojë e keqe që do të duhej të mbahej mend si një turp i njerëzimit?
KOMENTET NË PJESËN e parë të kësaj kolumneje i kam marrë nga faqet e ndryshme në internet, në Maqedoni, Serbi e Kosovë. Të gjitha i referohen rastit të vrasjes së pesë maqedonasve në afërsi të Shkupit.
Të ngjashme kanë qenë komentet edhe me rastin e vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga polici maqedonas në Gostivar.
Dhe të ngjashme kanë qenë edhe pas vrasjes së Selver Haradinajt dhe plagosjes së familjarëve të tij në banesën në pjesën veriore të Mitrovicës.
Vetëm për rastin e Gostivarit dihet autori. Versioni zyrtar i Qeverisë së Shkupit është se dorasi me rastin e krimit nuk ka qenë në detyrë dhe se zënka ka qenë e zakontë fqinjësore, pa motive etnike. Mirëpo situata ndëretnike atje është tensionuar në masë të madhe, me sulme fizike e verbale.
Në dy rastet e tjera ende nuk janë zbuluar autorët.
Logjikshëm, analistë të sigurisë dhe të tjerë për rastin e veriut të Kosovës kanë ngritur dyshimet se është vepër e serbëve dhe e Beogradit. Arsyetimi: në atë pjesë ka fare pak mundësi të operojnë shqiptarët, sulmi ka qenë i kryer nga profesionistë, metodologjia ngjan me atë të shërbimeve sekrete serbe, është vrarë shqiptari, Beogradi ka interes ta ndajë atë pjesë nga pjesa tjetër e Kosovës.
Serbët dhe të tjerët që i përkrahin kanë thënë se këto janë akuza të shpejta dhe se mund ta bëjnë vetë shqiptarët për të arritur qëllimet politike.
Njëlloj, me vrasjen e pesëfishtë në Maqedoni, është nxituar të akuzohen shqiptarët. Arsyetimi: hakmarrje për vrasjet në Gostivar.
Mirëpo, në këtë mes, me akuzat maqedonase, kanë ardhur të barabarta – për të mos thënë edhe më të ashpra – akuzat nga komentuesit serbë, që të gjithë thuaja pa përjashtime duke e marrë si të mirëqenë se është vepër e shqiptarëve.
Shqiptarët, në anën tjetër, në masë të madhe kanë thënë se si në rastin e veriut, ashtu edhe të Maqedonisë, vetëm një palë mund të jetë përfituese – Serbia. Dhe për këtë arsye ka gatishmëri të jepen garanci se skenari është nga kuzhinat në Beograd.
ÇKA NË QOFTË se vërtet Beogradi ka gisht? Përfitimet për Serbinë mund të jenë të mëdha.
Disa nga porositë që dëshirojnë të jepen me sulmin në veri të Mitrovicës është se në këtë pjesë nuk ka sovranitet të institucioneve të Prishtinës, se nuk mund të ketë multietnicitet, se duhet trajtuar ndarazi nga pjesa tjetër e Kosovës dhe që rrjedhimisht duhet hapur mundësia për ndarje, ose status special.
Edhe porositë që dëshirojnë të jepen me vrasjet në Maqedoni janë të ngjashme: se nuk mund të ketë multietnicitet, se maqedonasit nuk mund të qeverisin shqiptarët dhe shqiptarët nuk mund të qeverisin maqedonasit dhe se duhet rikthyer idetë e vjetra për një ndarje të mundshme të Maqedonisë.
Është e natyrshme se nga ndarjet e reja në Ballkan më së shumti do të përfitonte Serbia. Në qoftë se ndahet Maqedonia, lehtë do të ndodhte realizimi i paralajmërimit të hershëm i hapjes së Kutisë së Pandorës, kur do të mund të vazhdohej me ndarjen e Kosovës dhe atë të Bosnjës.
Me një skenar të mundshëm vetëm Serbia do të rifitonte territoret, të cilat i ka humbur në luftërat e fundit. Pjesa e Maqedonisë që do t’i bashkohej eventualisht Shqipërisë ose Kosovës, nuk do të ishte shumë më e madhe se pjesa e Kosovës që do t’i bashkohej Serbisë. Kurse Maqedonia, e rrudhur dhe me popullatë joshqiptare, do të rriste edhe më tepër pretendimet ndaj saj të Bullgarisë dhe Greqisë.
MIRËPO, ÇKA NËSE hipotetikisht në fund mund të dalë se vrasja në Mitrovicë dhe ato në Maqedoni janë kryer nga sulmues dhe motive krejt të ndryshme nga ato etnike dhe territoriale?
Besoj se sërish përfituesit më të mëdhenj do të jenë ata që nuk ia duan të mirën as Kosovës e as Maqedonisë.
Ngritja e tensioneve dhe gjuha e urrejtjes nuk mund të sjellë asgjë të mirë, veçse viktima të reja dhe prishje të tjera të jetëve të njerëzve që jetojnë në këto dy shtete.
Pyetini se si ndihen familjarët e Haradinajt dhe të të vrarëve në Maqedoni. Atyre asgjë nuk mund t’ua kthejë mbrapsht humbjet e më të dashurve.
E një shtet i tretë mund të qëndrojë duke bërë sehir.
Pa therë në këmbë.

Ivica Daçiq, ‘Bin Ladeni’ i Ballkanit



Shkruan: Ramiz BOJAJ, publicist

Mbeturinat milosheviqiane terrorizojnë Ballkanin. Egërsia serbe kundër shtetit të Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë mbetet kërcënim permanent për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Fushata antishqiptare e Serbisë, nën udhëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq, pasqyron pikëpamjet milosheviqiane të politikëbërjes në Serbi. Arrestimet pompoze të shtetasve të Kosovës, proklamimet spektakulare të Daçiqit (kërcënimet, ngritja e aktakuzave false dhe poshtërimi i simboleve shtetërore etj.) ngjajnë me imazhet e kryeterroristit Osama Bin Ladenit, i cili kënaqej teksa ekzekutonte me gjakftohtësi kokat e civilëve të zënë rob (qytetarëve të pafajshëm). Daçiq është njëri nga kriminelët më të ndytë të Slobodan Milosheviqit. Ivica Daçiq, bashkë me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, zëvendësprokurorin për krime lufte, Bruno Vekariq, dhe gati të gjithë politikëbërësit aktualë të Serbisë, në bazë të ligjit të drejtësisë, është dashur të “mrizojnë” në Burgun e Hagës, për mizoritë e kryera kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë. Ata që është dashur të dënoheshin si kriminelë lufte, sot udhëheqin praktikat e politikës terroriste e kriminale të Milosheviqit, duke rrënuar imazhin evropian të Ballkanit Perëndimor. Milosheviqi ka vdekur në përballje me drejtësinë në Hagë, por ‘milosheviqët e vegjël’ vazhdojnë rrugën fashisoide të paraardhësit të tyre, duke terrorizuar rajonin dhe shtetin e ri të Kosovës. Teoria milosheviqiane si koncept politik nuk u ndëshkua kurrë dhe si e tillë mbetet kërcënim i përhershëm për rajonin. Daçiq, në prononcimin e tij të 29 marsit të këtij viti, (pas kishte kidnapimit të dy policëve të Kosovës), kishte ndezur alarmin për burgosjen e të gjithë shqiptarëve. Me një fjalë, “kushdo që rrezikon rendin kushtetues të Serbisë do të arrestohet”. Kështu thoshte edhe kryekasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, “kushdo që nuk e pranon shtetin e Serbisë janë terroristë dhe do të vriten”. Dallimi në mes të Milosheviqit e Daçiqit është vetëm te mjetet ekzekutive. I pari kërkonte vdekjen për shqiptarët, ndërsa i fundit kërkon burgun e përjetshëm.”Sa njerëz në Kosovë rrënojnë rendin kushtetues të Serbisë, sepse pjesëmarrja në institucionet e atjeshme është shkelje e rendit tonë juridik”. A nuk ngjan kjo me “kërcënimin me vdekje” që Osama Bin Ladeni adresonte kundër qytetarëve euro-amerikanë (qofshin edhe udhëtar rasti)! Mbi këto koncepte ka ndodhur edhe arrestimi i Mark Kasnetit dhe dhjetëra qytetarëve të tjerë shqiptarë.



 Kreu i MPBS-së, Daçiq, fare pa hezitim “zbulon” se “Kasneti është përgjegjës për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë”. Kjo dëshmon se çdo shqiptar mund të dënohet nën akuzat e ngritura nëpër shërbimet e fshehta të UDB-së, qëllimi i të cilave është ndëshkimi kolektiv për shtetasit e Kosovës. Këtë e vërteton edhe zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, duke thënë se “dëshmitarët” do të gjejnë “armiqtë” e tyre të cilët i paskan ‘vrarë’ ose ndjekur gjatë dhe pas luftës së fundit. “Qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë. Do të vijnë shumë dëshmitarë, të dëmtuar, që të bëjnë identifikimin e të akuzuarve”. Kjo më kujton vitin 1994, kur edhe vet isha arrestuar dhe terrorizuar nga UDB-ja me akuzë për terrorizëm, e ku “dëshmitari” në vendngjarje kishte “zbuluar” aktivitetin tim për vjedhjen e radiolidhjeve të policisë serbe. Dëshmitarin e rrejshëm se kisha parë kurrë më parë, por sa vlente kjo kur aktakuza shkruhej në gjuhën që se kuptoja dhe dëshmitë “argumentoheshin” në plagët që kullonin.



Shtegu i hapur për luftë

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, kërcënon hapur shtetin e Kosovës, duke iu referuar armiqësisht uniformave të sigurisë së brendshme të shtetit tonë (PK-së). “Prania e Policisë së Kosovës në linjën administrative paraqet rrezik për sigurinë”. Pra, Dikoviq së pari nuk i njeh kufijtë shtetërorë e as autoritetet legjitime të Kosovës, duke e lënë të hapur mundësinë e arrestimeve dhe kidnapimeve të radhës. Dikoviq gjatë luftës së vitit 1999 ishte komandant i njësisë së motorizuar 37 të Rashkës, e cila ka kryer spastrime etnike dhe krime të rënda në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe Natasha Kandiq, kryetare e Fondit për të Drejtën Humanitare, duke akuzuar Dikoviqin për krime të luftës në Kosovë (1998-99).“Shumë krime të rënda dhe vrasje masive ishin kryer në pjesën qendrore të Kosovës, ku Dikoviq ishte përgjegjës si komandant brigade në vitin 1999. Krimet përfshijnë ekzekutimet e civilëve, vjedhjet dhe dhunimet”. Është e çuditshme se si BE-ja i pranon si partnerë këta milosheviqë të vegjët, të cilët jo vetëm që s’u ndëshkuan kurrë, por po shpërblehen me gjithë duart e përgjakura dhe me qindra dosje për krime lufte. Serbia kërcënon Kosovën edhe përmes metodave konspirative në veri (organizatat ultranacionaliste e terroriste), siç janë: “Obraz”, “Srpski Cetnicki Pokret”, “Grobari” etj., të cilat janë të trajnuara për metoda terroriste. Por, zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë bërë, pothuajse asgjë, për ndëshkimin e këtyre kriminelëve të luftës, të cilët udhëheqin aktualisht politikën e Serbisë (qoftë edhe ngritja e ndonjë aktakuzë). Atë që është dashur të bëjë Kosova, tashmë po e bën Serbia, duke ngritur dhjetëra aktakuza kundër qytetarëve shqiptarë. Jo vetëm kjo. Qeveritarët tanë nuk treguan as notën minimale për aplikimin e principeve politike në përputhje me interesat tona shtetërore e kombëtare. Duke qenë fare pa kredibilitet, Qeveria Kosovës u kritikua nga Brukseli, për çfarëdo aksioni policor në veri (për të vendosur rendin dhe ligjin). Por, ndërkombëtarët mbrojtën institucionet paralele, grupet dhe bandat serbe që trafikojnë drogë e vrasin qytetarë të pafajshëm. Kjo me pretekst të hapjes së një vale të re dialogu, kinse për “zgjidhjen” pa dhunë të problemit në veri. Brukseli bën llogari se me këtë klasë politike të shantazhuar të Kosovës mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Mjafton të mos preken interesat e klaneve dhe bizneseve.



Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë

Aventurat luftënxitëse të Serbisë (agresioni në veriun e Mitrovicës dhe vala e arrestimeve të shqiptarëve) janë shpallje lufte shtetit të Kosovës. Tashmë u mbetet institucioneve tona shtetërore që të zgjedhin dy rrugë: të mbrohen (të luftojnë) kundër agresorit, ose të nënshtrohen para Serbisë (të tolerojnë spastrimin përfundimtar etnik dhe aneksimin e veriut të vendit). Për 13 vjetësh me radhë bandat kriminale e mafioze në veri kanë zbatuar principet e politikës zyrtare të Beogradit (realisht milosheviçiane), duke spastruar etnikisht veriun (dëbimi i 11 000 shqiptarëve nga kjo zonë e trazuar). Por, agresioni i Serbisë në kufirin verior dhe sulmi terrorist kundër familjes Haradinaj janë shqelmat e fundit të taktikës së Serbisë për krijimin e realitetit monoetnik sllav në këtë zonë. Spastrimin etnik (dëbimin e shqiptarëve nga veriu më 1999) e toleruan vetë ndërkombëtarët (UNMIK-KFOR etj.), por spastrimi i fundit i largimit të familjeve shqiptare (pas akteve terroriste serbe) tregon dështimin e madh të Qeverisë së Kosovës. E them këtë për faktin se këmbëngulja e Serbisë po ia imponon BE-së politikën milosheviqiane, ndërsa qeveritarët tanë nuk po arrijnë ta bindin askënd për ta mbrojtur sovranitetin e vet, tërësinë territoriale, e as jetën e qytetarëve. Realiteti është se Serbia po rehabiliton politikën e Milosheviqit. Dhuna ndaj shqiptarëve heshtet, ndërkaq dhunuesit dhe terroristët serbë, që vrasin qytetarë të pafajshëm, mbrohen nga Serbia dhe ndërkombëtarët! Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë. Pikërisht për shkak të presionit të madhe të BE-së, Kosova ka hyrë në aventurën e zhbërjes së shtetësisë (principet e fusnotës), e tash kërkohet që sërish të pranojmë ndarjen. Pa dyshim se kësaj i ka ndihmuar tej mase klasa miope e politikës së retarduar dhe të komprometuar, të cilët udhëheqin Kosovën. Nëse elitizmi ynë politik, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, nuk ndërmarrin hapa konkretë për të qetësuar gjendjen (kthimin e familjeve të shpërngulura shqiptare që nga viti 1999 në veri) dhe krijimin e sigurisë, rendit dhe ligjit, situata mund të shndërrohet në një konflikt të hapur. Shqiptarët janë lodhur nga padrejtësitë e shumta në kurriz të tyre (penalizimin për Shengenin, procesin e integrimit në BE etj). Por, mohimi i lirisë dhe zhbërja e atdheut të tyre (ndarja e Kosovës) është fundi i tolerancës dhe shpërfilljes së qenësisë shqiptare (populli autokton dhe më i vjetri në Gadishullin Ilirik).



Kosova, poligon fushate për ultranacionalistët serbë

Agresioni i shtuar i Serbisë kundër shtetit dhe qytetarëve të Kosovës është cilësuar edhe si fushatë për të kënaqur mendësinë e sëmurë sllave, e cila ende vazhdon të “besojë” në ëndrrën për Serbinë e madhe. Me la përshtypje një shkrim në gazetën beogradase “Danas” të redaktorit, Nikola Tomiq, i cili agresionin e Serbisë kundër Republikës së Kosovës (por edhe valën e arrestimeve të shqiptarëve) e trajton si maskaradë të tmerrshme.“Me një zhurmë ultrapatriotike (ju politikën) kamufloni edhe një humbje në Kosovë, duke shpresuar se votuesit nga Serbia nuk do ta kuptojnë këtë maskaradë. Gjithçka bëhet më interesante kur këtë e bëni një muaj para zgjedhjeve, në mes të fushatës zgjedhore, ku në përcjellje të kamerave televizive arrestoni qytetarët shqiptarë”. Edhe pse dritë e vogël (në fund të tunelit), edhe në Serbi, ka filluar të kuptohet realiteti i ri me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Por, është tejet e çuditshme se si Brukseli përkrah politikën milosheviqiane në Serbi, në vend qe ta sanksionojë ose të dënojë atë. Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, në një tubim zgjedhor në veri të Mitrovicës, kërkon ruajtjen e “Serbisë përrallore”.“Nuk ka Serbi pa Kosovën dhe se duhet bërë çdo gjë që serbët të ruajnë atë që u është lënë amanet nga të parët”. Pra, kriminelët kërkojnë gjak për të mbajtur trendin e tyre të pushteteve. Në këtë rang renditet edhe kandidatura e Ivica Daçiqit për president të Serbisë, një kriminel dhe ish-zëdhënës i Slobodan Milosheviqit, pushteti i të cilit ishte mbajtur duke shkaktuar katër luftëra të përgjakshme me dhjetëra civilë të vrarë e të masakruar, në hapësirën Ballkanike. Është për t’u çuditur se askush nga Kosova nuk ka ngritur aktpadi për krime e gjenocid, kundër pretendentëve të ‘fronit’ milosheviqian në Serbi. Pavarësisht se të gjithë politikanët në Serbi mbajnë qëndrime armiqësore ndaj shtetit tonë, na mbetet ne që t’ua bëjmë të qartë se ata ishin pushtues dhe fashistë në tokën e Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...