2012-05-08

MASAT "ASKETIKE" TË QEVERIVE - KURSIMET KOLEKTIVE




Senad Guraziu

"Paradoksi i kursimit" apo i "koprracisë" është një paradoks i ekonomisë, kjo natyrisht jo sipas meje... por sipas babait të kejnianizmit, J. M. Keynes.
Thënë tani shkurt (sepse gjatë nuk di t'ia them sa i përket këtyre problematikave) ky paradoks ka të bëjë me diç si vijon: derisa kursimi individual në përgjithësi ndikon pozitivisht në ekonominë e një shteti ose të një shoqërie, në anën tjetër ai paradoksi i kursimit thotë se "koprracia" kolektive mund të jetë e dëmshme për ekonominë e një shoqërie të caktuar.
Ky paradoks është hallkë qendrore e ekonomisë kejniziane. Edhe pse nga ekspertë të ndryshëm kritikohet për mjaft gjëra, është po ashtu pjesë e ekonomisë standarde qysh nga vitet '40.

Dhe sot duke lexuar diç nga lajmet për fitoren e François Hollande në Francë, rastësisht më ra në sy një e dhënë që m'u duk si "kuriozitet" - respektivisht fjalori i mirënjohur në gjithë botën dhe që përdoret nga një numër i madh njerëzish, "Merriam-Webster
Dictionary" e paska shpallur fjalën "austerity" si "Fjalë të Vitit" për vitin 2010. E paskan bërë këtë për shkak të numrit të madh të kërkesave në Internet, atë vit.

Sipas botuesit të këtij fjalori, për këtë fjalë paska patur më shumë se 250.000 kërkime vetëm në fjalorin që operon "online", dhe që është falas për përdorim si vegël kërkuese! D.m.th sipas tyre, pa i llogaritur të tjerat statistika.
Në rregull kjo, e qartë... por pra tani kërkova dhe unë, ndonëse jo për ta përkthyer këtë fjalë. Sipas meje, pakashumë e dija domethënien e saj, tekefundit e dija... për aq sa më duhej mua vetë.

Kërkova sepse mbrëmë në CNN, po ashtu në BBC... (dhe gjithandej në kanalet e shtetit holandez që mbulonin "live" zgjedhjet në Francë e Greqi), reporterët kur komentonin dhe kur bënin pyetje (për ata që i intervistonin), në përgjithësi më qe krijuar përshtypja se kjo fjalë përmendej më së shpeshti, dhe se gjithçka vërtitej rreth shprehjes "masat e kursimit"!

Kërkova, meqë nuk marr vesh aq shumë nga shprehjet e tilla (pothuaj si "shabllone" të reporterëve-gazetarëve, të cilët ç'është e vërteta, shumica as që janë njohës të "thellë" të këtyre shkencave, ndonëse më shumë se unë dinë dhe ata). Thashë mëvete, eventualisht, të mësoj pakëz më shumë se si flasin për këtë çështje vetë ekonomistët e mirëfilltë dhe ata që i dinë gjërat pak më mirë se unë dhe se gazetarët e CNN e të BBC.

Aq shumë dhe s'mund të mësohet për një ditë të vetme, kuptohet kjo.
Pritet pra që të mbetem nxënës i mirë dhe më tutje. Mirëpo për "Fjalën e Vitit" të Merriam-Webster (fjala që më bëri kureshtar) mësova se cilat shtete deri tani e paskan "përjetuar si fjalë dhe e paskan praktikuar dhimbshëm politiko-ekonomikisht" - ja pra saktësisht:

Argjentina, 1952, 2012 | Kuba, 1991 | Republika çeke, 2010 | Gjermania, 2011 | Greqia, 2010–2011 dhe rishtas 2012 | Irlanda, 2010 | Izraeli, 1949–1959 | Italia, 2010 (prapë Napoli, Itali 2012) | Japonia, 2010 | Letonia, 2009 | Meksikoja, 1985 | Holanda, 1982–1990, 2003–2006, 2011 | Kanadaja, 1994 | Nikaragua, 1997 | Autoritetet Palestineze, 2006 | Rumania, 2010 | Portugalia, 2010 – 2011 | Porto Riko, 2009 (dhe për tutje si masa deri më 2013...) | Spanja, 1979, 2010 | Britania e Madhe, gjatë dhe pas dy Luftrave Botërore, pastaj 2011 (dhe për tutje si masa deri më 2014...).

Mësova gjithashtu se termi "Epoka e Kursimit" qenka futur në përdorim pikërisht nga lideri i konservatorëve britanik, nga ai Kameroni, në fjalimin e tij në Cheltenham më 2009, ku ai qenka "përbetuar" për t'i dhënë fund asaj "kohe"... të cilën ai atëherë na e paska quajtur: "vite shpenzimesh të tepruara qeveritare".

Mësova se programet e "kursimeve të ashpra" mund të jenë kontraverze!
Mësova se njerëzit, të cilët i njohin gjërat, e paskan "kritikuar" Fondin Monetar Ndërkombëtar (IMF) për kushtet e tyre, më saktë për "kushtëzimin" e mirënjohur të tyre, atë të "Masave të Kursimit".

Ankesat qenkan se ato "kushtëzime" shkuakan në dëm të atyre segmenteve më të varfëra të shoqërisë, se qenkan kushte që çojnë kah "vetëhumbja", që çojnë kah "jozhvillimi" ekonomik. Në shumë situata këso programesh qenkan implementuar nga qeveri që paskan ardhur në pushtet pas regjimesh diktatoriale, duke ngjallur kështu kritikat se qytetarët tani janë të shtrënguar t'i paguajnë borxhet e "shtypësve" të tyre.

Mësova se një ekspert i OKB-së në v. 2011 paska thënë se "masat e ashpra greke për kursimin mund të prekin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut"!

Mësova se Projektet e zhvillimit, pastaj Projektet lidhur me Mirëqenien dhe shpenzime të tjera sociale qenkan "programe" të përbashkëta që janë në shënjestër... për "kursime" të tilla. Ndërsa Rritja e tarifave të Tatimeve dhe ca gjëra tjera na qenkan po ashtu "burime" të zakonshme për kompensime... Shumë e qartë!

Masa të ashpra kursimi ose "koprraci e imponuar kolektive" gjatë historisë së këtij fenomeni qenkan ndërmarrë zakonisht kur qeveritë nuk ia paskan dalur t'i "menaxhojnë" detyrimet e tyre për borxhet. Ato vetëm flitkan e flitkan pa ndalë për recesione e për kriza. Bankat mund ta humbin besimin (dhe kjo ndodhka bukur shpesh) në aftësinë e një qeverie të caktuar, sa i përket gatishmërisë për t'i kthyer borxhet.

Dhe "klubi i bankave" ose bankierët e mençur thjesht refuzuakan që ajo qeveri të "rrokulliset" mbi borxhet ekzistuese. Ndonjëherë bankierët tek ashtu, duke pirë whiskey në kopsht... imponuakan norma tejet të larta të interesit. (Këtu dua të shtoj dhe diç si detaj: nuk e mohoj se më kujtohet mirë fytyra e Berluskonit, kur ajo Zonja e Hekurt e FMN-së ia pati bërë me "sy djallëzisht", pak ditë para se ai të jepte "dorëheqje"!).

Në situata të tilla, institucione ndër-qeveritare si p.sh. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkuakan-kushtëzuakan "masat të ashpra kursimi" në këmbim të një injeksioni, si penicilin i përkohëshëm kundër "sëmundjes se mosbesimit", pra duke marrë rolin e një huadhënësi të fundit, si garanci finale. Kur FMN-ja kërkuaka një politikë të tillë ekonomike nga qeveritë "problematike" (që s'ia dalin t'i kthejnë borxhet e veta ndershmërisht) termat qenkan të njohur si "kushtëzime të FMN".

***
Më kujtohet dikur në avion nga Roma për në Amsterdam, një holandez me të cilin rastësisht e "kapëm si temë bisede" problemin e Greqisë, në një moment desh u shkoklua së qeshuri. Ai qeshte dhe s'mund të ndalej sepse unë në një moment u shpreha:

- Hëëë, se s'duhet të brengosen as grekët, lum si ata... kanë panumër ishujsh, askush nuk di saktësisht sa ishuj i kanë, le ta shesin një, p.sh. le t'ia shesin ndonjërin Shqipërisë dhe ja, dalin nga kriza.

- Ka Shipëria aq para sa për të blerë ishuj - më pyeti ai pa të keq, por dhe qeshte pa ndalë me idenë time të ishujve.

- Lëre dhe këtë - ia ktheva - ç'rëndësi ka kjo, të gjithë ata peshqit e mëdhenj të bankave dhe aso "ekzekutivë" p.sh. të FMN-së kanë. Por dhe atij kryeministrit tonë (e kisha fjalën për Sali Berishën) as syri s'i trembet, edhe ai po bën çmos për të hyrë në "Evropë". Ndoshta së shpejti Shqipëria dhe hyn, na hyri dhe Greqia atëherë... por vetëm mos t'na ndodh dhe neve pastaj e kërkojmë si grekët... të dalim. Kam frikë pastaj si "del", ec e dije, ndoshta dhe i qethur del?!
E ne s'kemi aq shumë ishuj! Sidoqoftë, kam përshtypjen se po të dëgjonte ai që Greqia ka hedhur në shitje ndonjë ishull, ai do t'ia bënte disi, do t'i gjente ku janë e ku s'janë, ndoshta do ia kërkonte pikërisht mbretëreshës sonë, shkëlqesisë së saj, Beatrix. Ajo ka ende pa prekur napolona të Elisabetes, aso napolona të "piratëve"...

- Por kam dëgjuar se Berisha ka llogaritur t'i ketë afër 1 miliard borxh, të kasës së vet... - ma ktheu.

- Pih, ç'është 1 miliard për Shqipërinë, tallesh me mua apo çfarë... Ishujt nuk shiten çdo ditë ore mik, mendon ti se Berisha do ta linte tek ashtu t'i shkiste një "zog" i tillë nga dora!?

Më kujtohet që miku holandez pati qeshur për nja 2 orë të tëra të fluturimit nga Roma. Për mua s'ishte aq "qesharake" ndoshta sepse disa gjëra tona ballkanike unë vërtet i njihja dhe i njoh më mirë se ai. Unë bëja shaka por ama dhimbjen dhe frikën për krizat si dhe për "rrugëzgjatjen" e hyrjes së Shqipërisë... e "kisha me gjithë mend".

Dhe kështu... padyshim do vazhdoj me "mësimet" dhe në të ardhmen. Problemi për leksionet që ndoqa sot është se nuk di nëse ia vlejnë për mua apo jo! Sipas meje aspak nuk e humba rrugën, u nisa të kërkoj përse një fjalë mund të shpallet "Fjalë e Vitit"... dhe dola tek vërtetimi se "Meriam-Webster" mund të ketë të drejtë.
Lind pyetja: vallë kush mund të ketë kërkuar në fjalorin e tyre, ata që janë të pasur dhe që "nuk dinë" apo ata që dinë shumë... por që s'janë aq të pasur?

Nëse vazhdoj kështu me të tilla pyetje, padyshim do ta "zbuloj" dhe unë ndonjë paradoks, si ai Keynesi i ekonomikave!

Shënime nga Atdheu






Albana M. Lifschin


Tërhoqa pas vetes dy bagazhet me rrota dhe u drejtova nga dalja e aeroportit e përgatitur shpirtërisht se do te shihja tim vëlla duke më pritur, si zakonisht. Por jo. U kujtova që Lufthansa kishte mbërritur gjysmë ore përpara parashikimit. Gjithësesi, hutimin tim e pikasën menjëherë taksistët, sepse dy syresh m’u afruan menjëhere gati për të më rrëmbyer valixhet.
- Oh, jo jo, faleminderit, kam njerëzit e mi. Ja zëre se erdhën…
Zura një tavolinë të rrumbullakët në kafeterinë e aeroportit. Sa herë kam bërë be, që ’herën tjetër, do të shkoj vetëm me një çantë. Mirëpo unë, që unë. “Hë edhe këtë për kunatën, hë edhe këtë për nipçen, hë për mbesat…”
Më pati bërë im vëlla një shëtitje, para ca vitesh, me makinë rreth e qark Tiranës duke më thënë:” A e shikon që është mbytur Tirana me plaçka? Kur do të hiqni dorë ju, që vini andej?
Në heshtje i dhashë të drejtë, por …a vjen halla që nga Amerika pa dhurata?
Porosita një kapuçino. Banakierja, një vajze rreth të 25-tave, me buzëqeshte sikur njiheshim.
-Sa kohë ke që s’ke ardhur në Shqipëri?
“Çfarë e bën këtë të mendojë se kam vite pa ardhur ? -thashë me vete.
-M’u duk se u trëmbe nga taksistët, prandaj, – vazhdoi ajo e sigurtë se ç’po thosh.
-Jo, por pres vëllain, si mund të marrë taksi?
Vajza i kishte rënë pikës. E vërteta ishte që më mundonte ndjenja e një pasigurie ndaj taksistëve që vërtiteshin rrotull meje.
“Nëse, larg qoftë, yt vëlla, për ndonjë arsye do të linte të prisje gjatë, a do të merrje taksi?” -pyesja veten
Në Nju Jork, s’më kishte shkuar mendja kurrë për keq për taksistët ‘tanë’ pakistanezë, indianë apo bangladeshas…
Në rrezen e parë të mëngjezit.
Më kishte marrë malli për diell dhe dita u gdhi e ngrohtë me një qiell të kaltër, me temperaturë të kënaqëshme 20 gradë C. Dola herët nga apartamenti i tim vëllai dhe mbajta këmbët në floktore. Ja vlen të paguash 500 lekë, sikur edhe çdo ditë, për tu dukur e rregullt, në vend të 40 dollarëve që paguajmë këtu në Nju Jork, natyrisht vetëm për raste të veçanta. Në oren 9 a.m kisha dalë në qendër të kryeqytetit.
Ecja me ngadalë e shtruar drejt kafenesë tek universiteti UFO.Çadrat e lokaleve, pranë Postiqes, ishin mbushur me të rinj që në orët e para të mëngjezit. Jo vetëm të rinj. Të gjithë dukeshin sikur ishin me pushime, si unë. Përpara një filxhan kafeje, në mes të gishtërinjve një cigare dhe muhabeti -muhabet.
E keni vënë re kur provoni papritur një ndjenjë sikur jeni nën vështrimin e dikuj? Ktheva kokën.
- Ku jeni more ju, idealistët e Amerikes?! Ju ka marrë malli për mëmëdheun, e? Kurse ne themi : Sa të mençëm u tregun ata që ikën!
Qe një ish koleg i Televizionit. Qëndronte buzë trotuarit me një çantë të zezë hedhur në sup. I zgjata dorën duke vënë buzën në gaz.
–Si je?
-Paj Zotin, për çfarë u merr malli? Për pluhurin apo për politikën? Se këto të dyja i kemi me bollëk ne këndej.
-Je për xhirim?- e pyeta.
-Çfarë xhirimi! E kam lënë punën në televizion. S’ka para aty. T’i shërbesh gjithë këto vite e të të lenë me një rrogë mizerabël, – u shkarkua ai njëherësh. - Tani jam lidhur me një turk, bisnesmen, që merret me ndërtime dhe po e pres këtu. E kemi lanë me shku në Elbasan, tani në mëngjes.
-E po mirë, urime, – i thashë,- ja tek të ka ndihmuar bisnesi.
-Nga halli jemi ba pelivana, se kemi familje, duam të hamë.
U ndava nga ai për të pirë kafen e parë në atdhe tek UFO, me Skënder Haskon, që kisha dekada pa u parë, e më pas me Shpresa Vreton, mikeshën time me të cilën mbaj komunikim të vazhdueshem, me Dilo Baxhakun, Prof. Boricin, Nuri Dragoin, kryeredaktorin e “Republikës”, Albertin e Telegrafi-t…
Skenderi më mësoi salepin, që mu bë si kafja e mëngjezit. Murati me dhuroi librin e tij të jetës. Prof. Borici ishte në kulmin e punëve të fund semestrit. Telefoni i mamasë binte herë pas here, për tu siguruar nëse isha mirë dhe nëse më kishte marrë uria. Sa herë vij në Tirane, kujdesi i saj më bën të ndihem edhe një herë sikur jam në tetëvjeçare.
* * *
Zakonisht, vizitën e parë e bëj tek kolegët e televizionit, mirëpo, për shkak të çadrave politike që ishin ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeminstrisë, pikërisht në rrugën e bukur ku kam ecur e shëtitur në rininë time, e lashë vizitën për në televizion për një ditë tjetër. Çdo grevë urie mbaron një ditë.
Sheshi i qendrës ishte në konstruksion, nuk dihej sa do të vazhdonte. Thonë që janë disa projekte.Gjithësesi, pas asaj grope, Skënderbeu- bënte sehir me durim. M’u kujtuan thashethemet ”biografike” dhe “politike” kundër Heroit tonë kombëtar, heroit të Evropës (meqë e ka ndërtuar PPSh monumentin, duhet të jetë me kleçkë në biografi, le pastaj një Shmid na paska zbuluar diçka nga rinia e Gjergjit) dhe gropa e sheshit sikur më hëngri. Urova që Skenderbeun ta gjej po aty vitin tjetër e të mos e kërkoj diku tjetër, jashtë Tiranës sime, në Romë apo në Vjenë.
Për dy jave, i shkurtova ecejaket e mia në gjysmën e qytetit, andej nga banoja. Pikë-takimi me kolegët e miqtë u bë UFO dhe restoranti Tafaj, një lokal i ri, i pasur në menu dhe i arsyeshëm në çmime. “Zbulova” edhe një kafe interesante pas Biblotekes Kombëtare, ku dielli nuk të vret as edhe në pikun e mesditës. Aty piva kafe me Zija Çelën. Për penën e Zijait kisha patur simpati që në rininë time. Madje kur erdha në Amerikë, 18 vjet më parë, kisha me vete Eklipsin e tij. Zijai më tregoi se kishte në botim një libër që shpresonte të dilte në fund të muajit. Biseduam edhe për kontinentin tonë. Më foli me respekt për krijimtarinë e Rolandit dhe të Farukut.
Zijai erdhi në promovimin e librit tim me poezi “Ka gjithmonë diku” dhe më pas më dhuroi librin “Për dashurinë shkruhet pas vdekjes”, dedikuar birit të tij të paharruar, përkthyesit të talentuar, Dritan Çelës.
Lekë të “vjetra”
Çdo mëngjes, para se të kapërcej pragun, nëna më porosit dy gjëra: kujdes nga trafiku dhe kujdes me paratë, se të gënjejnë sa ta marrin vesh që ti s’i njeh.
– Ja merri këto tre tufa sallatë, të keqen nona, janë të freskëta. Po t’i jap për dy mijë lekë, -më lutet një fshatare e moshuar ulur në trotuar , pranë pallatit ku banon im vëlla. Po ngryset dhe gruaja nxiton të kthehet në shtëpi.Unë hutohem disi.
“2000 lekë? Mos është ca si shumë?”- them me vete. Kisha dëgjuar që çmimet e ushqimeve ishin rritur. Nxorra me kujdes një 1000-she nga çanta duke vështruar nga gruaja.
-Qyqja, s’ke mo të vogla?
Atëhere i zgjata një 500-çe. Gruaja gërmon xhepat për kusurin. Unë nuk ja marr.
Ngjis shkallët e apartamentit e them me vete, si është e mundur qe u bë më shumë se gjysmë shekulli që ka ndërruar leku në Shqipëri dhe njerëzit ende flasin me të vjetrën dhe paguajnë me të renë. E pastaj kujtohem që ia përsëris vetes të njejtën gjë, sa herë që vij në Tiranë. Ndoshta është “koha” që të kthehem e të flas me të vjetrën…
Trafiku
Nuk mësohem dot me trafikun. Edhe pse tashmë vende-vende janë vënë semaforë, kalimtarët dhe makinat sikur janë në garë kush t’i shkeli dritën jeshile tjetrit. Seç ka një kod të çuditshem midis kalimtarëve dhe makinave që bien dakort “të udhëtojnë sëbashku”, që unë s’e kuptoj dot. Më keq u ndjeva kur doja të kapërceja unazën, pranë Arkivës së shtetit. E kanë ndarë rrugën në dy korsi. Kur drita jeshile hapet tek njera, tek tjetra ka dalë e kuqja. Dmth ti nuk je në gjendje të kalosh normalisht nga njera anë e rrugës tek tjetra. Je detyruar të presësh në një rrip të hollë ”trotuari” ku mezi ve të dy këmbët, me frikë në zemër sa të kaloi vrundulli i makinave të krisura, që mund të të hedhin tutje si një top lecke. Dy herë më është dashur të kërkoj ndihmën e policit rrugor për të kaluar në trotuarin tjetër ndryshe do të prisja gjatë duke folur me vete…
“ Kam jeten time o ba!”
Ne themi se fëmijët këtu në Amerikë kanë liri të madhe. Madje prindërit s’guxojnë t’u bërtasin e le pastaj t’u heqin një pëllëmbë, se përballen me akuzën e abuzimit të fëmijës. Po në Shqipëri që nuk ekziston një ligj i tillë?
Bisedoja me një mësuese kujdestare. Ishte e shqetësuar për një nxënësen e saj, e cila kishte ikur nga ora e fundit. Vajza ishte 13 vjeçe. Qe ora 3 e pasdites dhe e ëma nuk e kishte gjetur të bijën në shtëpi. Mësuesja e shqetësuar s’kishte lënë celular nxënësi pa i rënë për të mësuar se ku kishte “humbur” Alda. Nuk qe pune e lehtë se vajzat e fshihnin shoqen e tyre. Zonjusha Alda kishte lënë orën e fundit për t’u takuar me “bojfrendin”, e s’përgjigej në telefon.
- Eshtë bërë shumë vështirë me fëmijët e sotëm. Nuk i kontrollon dot. Ditë e natë në internet, celular kanë të gjithë e prinderit u plotësojnë çdo dëshirë e çdo tekë. Në të errur, në vend që të mblidhen brenda në shtëpi, kërkojnë të dalin jashtë. Dhe e di ç’i tha njëra të jatit? “Do dal, o ba! Do dal se kam jetën time ! Pse më pengon?”
Rreth kësaj teme bisedoja me një kolegun tim të vjetër që dallohet për humorin e tij popullor.
“Të përkëdhelur tek Zoti, – tha ai. Një vajze ende të parritur, i ati i blen një “shpikje” nga ato që të dredh barkun për të ulur dhjamrat. Ke parë ti? Po s’është as 14 vjeç dreqi e mori, s’është rritur akoma, ç’është kjo elegancë që kërkojnë të parriturat e sotme?
- Dhe kur rriten mbeten përsëri femijë,-them unë dhe shtoj,- si andej nga ne.
Mu kujtua papritur një anketë që bënte një stacion televiziv i Nju Jorkut që vinte në konkluzionin që amerikanët e sotëm 25 vjeçarë, kanë sjelljet e 15 vjeçarëve, kërkojne vazhdimisht nga prindërit sikur të jenë adoleshentë.
-Pse vetëm atje? -ma kthen kolegu im. Edhe këtu tek ne. S’kemi mbetur prapa Amerikës ne, joooo..Mbase kemi shkuar ca më përpara Shikoja vajzën e tim kushëriri tek i kërkonte para të jatit. E bijë e botës, qe e martuar e përsëri në kalaqafë të babait. Ai i ziu një copë pension të vogël ka. ”Moj, -i thashë,-pse i bie në qafe tyt eti, ti? Apo se të ka llastuar tërë jetën? Kërkoja tët shoqi paratë për salltanetet e tua!
Ndërhyra se nuk durova. E di ç’më tha zonjushja? “Pse të mos i kërkoj? Më ka bërë kokën. Pse më bëri?
Epo të më hipin xhindet! “Pa hajde ketu”, i thashë, “ta them unë pse të bëri! Se i deshi bitha!
* * *
Çgënjime “të vogla”.
Po kërkoja godinën e një botuesi që s’e kisha njohur më parë. Më doli më e vështirë se ç’e mendoja. Kthesë pas kthese, rrugë pas rruge.“Pas atij dyqani zarzavatesh, ktheu në të majtë, aty është një rrugë qorre, ka një pallat, nuk e di mirë hyrjen, por po të pyesësh aty, me siguri e dijnë…” Ky qe spjegimi i fundit që mora nga një kalimtar i rastit. I bëra të tëra dhe më doli një librari. Hyra me shpresë se ata patjetër do ta njihnin botuesin në fjalë. Libraria mu duk e mirë. I hodha një vështrim rafteve. Kërkova Aksidentin e Kadaresë, bleva Bodlerin, Borgesin dhe tek fusja librat në çantën plastike, thashë të pyes se mos kishin edhe ndonjë libër të një farë Albana Lifshin …dhe përmenda një titull.
-Po, – tha vajza prapa banakut duke më befasuar dhe u ngrit nga vendi. Libri im qëndronte diku në radhët lart, çuditërisht, në vend të dukshëm. Hëm… A thua im vëlla të kishte ardhur deri këtu për ta sjellë?
-Kush ua ka sjellë librin për shitje?- pyeta
-Botuesi.
-Cili është botuesi?
Ajo më tha emrin e botuesit tim. Çuditërisht nuk mora inat me të edhe pse e dija që ai m’i pat dorëzuar një me një të gjitha kopjet e librit. (Natyrisht jo lastrat) Kështu, në këtë bisnes ka dy vetë, ti dhe botuesi. Shpërndarës të librit nuk ka. Botuesi t’i jep të tëra kopjet në dorë, ti i jep paratë. Bisnes i thatë. Mirëpo duket ai bën edhe ca kopje të tjera ‘për vete’ dhe i shet. Po mirë, le t’i bëjë. Ty të ndihmon të shtohen lexuesit dhe ndihmon edhe veten. Ne shkruajmë për lexuesin, ai boton për para. “Deal” e pashkruar e kohëve moderne në atdhe. Të ndërroj botues, thoni ju? Kam ndërruar disa. Pastaj, përse? Mos do të gjeja një më të mirë? Botuesi i parë, vinte e m’i shiste librat e mi në NY, nën hundën time…natyrisht librat ekstra dhe lumturohej dy herë nga paratë që merrte nga unë.
Ka një vend pune, kolegë krijues, që nuk i është gjetur njeriu ende edhe pse në atdhe ka plot të papunë. Ai është shpërndarësi i librit- rripi i transmisionit midis autorit dhe lexuesit. Pa të, vërtet, përse botojmë?
Po sikur të lidheshim besa – besë e të mos dërgonim asgjë për botim, për nja 5 a 10 vjet, çdo të ndodhte? Do të linim pa bukë botuesit. Jooooo… se është gjynah!
Në unazë, në kthim, pashë një shitës librash ambulant. Mbi tezgën e tij kishte vetëm libra të vjetër. Ashtu të pluhurosura nga koha, më tërhoqën siç na tërheqin antikitetet. Përdhe në mes të pluhurit të rrugës, dikur kam blerë Kazanzaqin.
- A të t’i jap ca libra të mi shesësh?
Më vështroi.
- Të vjetër janë?
- Jo, – i thashë.
- Jo, jo, se nuk më le ajo libraria aty matanë. Ata shesin të rinj, unë shes të vjetër.
-Po unë nuk të kërkoj para. Sa për dëshmi që janë shitur, ti më jep vetëm 10 lekë për copë, si thua?
-Oh! Po të jetë ashtu, t’i jap paratë që tani, -tha. Ku i ke librat?
Doemos nuk kisha asnjë libër me vete.

YLBERET E SHEJZAVE

Nga Flori Bruqi

Gazetari ,publicisti dhe shkrimtari i njohur shqiptar Zef Pergega kohë më parë botoi librin  “Ylberet e Shejzave” nje veshtrim letraro-historik kushtuar arkitraut te prozes moderne shqipe prof Ernest Koliqit dhe akademise se fjales shqipe ne mergim


  Zef Pergega


Ne kete liber te shkruar me ndjenje dhe profesionalizem pasqyrohet nga autori veprimtaria letrare, poetike historike, shkencore, perkthyese, akademike dhe patriotike e disa figurave me te spikatura te diapores shqiptare ne Amerike e Europe qe nepermjet bashkepunimit me “Shejzat” mbajten gjalle frymen e tradites se genit shqiptar ne boten e lire. Pergega u ka bere nje analize letrare dhe poetike krijimtarise se Martin Camajt, Arshi Pipes, Gjon Sinishtes, Zef Oroshit, Vehbi Ismailit, Prek Ndrevashes, Baba Rexhepit, Zef Valentinit, Petro Vucanes, Karl Gurakuqit, Antony Athana etj.



Ata ishin lisi i ushqyer me buken shqipe me dy dege disa toske e disa gege

Pozitivizmi jo ne kuptimin e rrymes filozofike letrare por si nje premise e prirje shpirterore eshte karakteristike e autorit pergega

Lidhja krijuse, shpirterore dhe patriotike e pesonazheve te ketij libri si nje kembane ne katedralen e fjales ne boten e lire, bashkepunimi me revisten me brilante te diaspores “Shejzat” me shoqaten “Vatra” dhe me iunstitucione akademike perendimore si dhe botimi nga ana e tyre te shtypit te lire shqiptar si “Albanika” Jeta katolike” “Buletini katolik” “Jeta Islame” ”Dielli” dhe “Zeri i Bektazhizmit’ paraqiten nga autori ne menyren me dimensionale dhe koncize ku shendrisin ylberet e mesazheve te ketyre korifejeve te letersise shqipe

Per nga vlerat qe mbart krijimtaria e gjithaneshme e ketyre autoreve dhe thesaret e vyera qe na lane si nje shkolle institucionale ne diaspore libri i Zef Pergeges eshte i mirepritur ne cdo familje mergimtare shqiptare

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2011/07/nga-flori-bruqi-ne-dodone-para-grekeve_31.html

FYTYRA E NDERIMIT EDHE KAH I GJALLI




ZEF PERGEGA


Fytyra e nderimit edhe kah te gjallet. Me kete subjekt, qe po vjen e po behet me i dukshem ne diasporen shqiptare, u zhvillua me 6 maj 2012 ne sallen e kultures se kishes "Zonja Pajtore" ne Detroit, mbremja promovuese e dy librave me autor amerikan dhe bashkeautor shqiptar. Nderimi eshte nje vlere dhe nje sherbim i madh ndaj te vertetes historike e, kur ai perjetohet me shkrime ndjesore, sidomos nga shkrimtaret amerikan merr nje kuptim me teper ne arkivin e mbijeteses tone. Ndohsta vetem ky eshte shembellimi i mire qe brezat gjate dallgeve te jetes ta kene te njohur molon e ankorimit dhe krenar se ata kane trasheguar nje liman te sigurte nga fortunat e asimilimit. Lexuesi tashme ka ne dore dy libra ne shqip dhe ne anglisht "The Amerikani" "Agron Mirdita" me firmen e dy autoreve Gregory Lima dhe Xhevat Limani, ndersa libri tjeter i autorit amerikan Lima titullohet "Udhetim ne Maqedoni".

Agron Mirdita dha provimin me te madh para atdheut...

Takimin promovues e celi Marian Dema, nder deputetet e pare te Kosoves, i cili ne fjalen e tij nder te tjera tha: "Eshte nje ngjarje e madhe per komunitetin tone promovimi i ketyre dy librave si shenje respekti ndaj heronjeve qe nuk e kursyen gjakun, njerin prej te cileve e kemi ketu ne mesin tone, Agron Mirditen, te cilit i kushtohet njeri nga keto botime serioze. Ky tubim eshte nje sinonim i te gjithe luftetareve te Kosoves dhe i ushtareve qe shkuan nga AMERIKA per ti dal zot Kosoves se okupuar nga serbet. Ne jemi deshmitar te luftes dhe fitores. Kosova eshte ndihmuar ne shume menyra si fizikisht, moralisht dhe materialisht. Agron Mirditen e njoh familjarisht. I ati ka qene mesues dhe nje pishtar i paperkualur i abetares shqipe. Agroni formimin e tij patriotik dhe luftarak e ka nga vatra e tij qe gjithmone ka qene pritese ne Lugun e Boranit dhe bukedhenese per mikun dhe heronjte e luftes kundra pushtuesit. Ai u edukua edhe nga heroizmi i cetes se Ndue Perlleshit dhe kur degjoi britmen e perbuzjes serbe ndaj popullit te tij i shkrepi mendimi si rrufe dhe iu u pergjigj thirrjes se atdheut. Qe nga maji 1988 e deri ne clirimin e Kosoves nuk u largua nga detyra, te cilen e permbushi me nder. Kthimi ne Amerike i tij tregon pastertine me te cilin zani i atdheut e thirri ne frontin e pare. Agron Mirdira ka dhene promovimin me te madh ndaj kombit dhe sot edhte nje frymezim e gjalle jo vetem per brezat, por edhe per ne. Nje popull qe respekton heronjte e meriton lirine!"




Ora letrare e kombit...

Ora letrare e kombit ka ne kahun e saj edhe heroizmin. Lulash Palushaj, autor, beri nje analize te poemes "Prita te vije dita" te artistit te skenes dhe ekranit shqiptar Xhevat Limani, ku perfshihen 14 poezi kushtuar gjithe aktivitetit luftarak te ushtarit te UCK-se Agron Mirdita. Sipas Z. Palushaj ora e kombit ne kete poeme nis qe ne Dodone e deri ne ditet e sotme te lirise se Kosoves. "Fryma dhe permbajtja e poemes se z. Limani ka nje ane kulmore. Kush shkon ne lufte mendon me pare per jeten e me pak per vdekjen. E sot Agrion Mirdita eshte nje lindje ashtu si ideali i tij, liria e vendit te roberuar. Ky luftetar e percolli historine nga kulla e tij, per tu formuar moralisht dhe kombtarisht me simbolet me te shenjta qe ka shqiptari, token, gjuhen ,flamurin dhe kombin. Poema e Limait kushtuar Agron Mirdites ka nje fryme Noliane. Me ndryshim me te tjeret Limani i ka prekur vete vendet, ndaj edhe e ka derdhur bukur dhe artistikisht vargun poetik kushtuar veprimeve te guximshe te luftetareve te llogores, ku detyra e larte e atdheut ia caktoi pozicionin Agronit." Me pas Paluashaj u ndal ne disa vargje qe atij i kishin lene mbresa te thella gjate leximit. Ai nuk harroi qe te sjelle ne vemendje para auditorit edhe ceshtjen e malesoreve ne Mal te Zi.

Me zerin e pushkes i tha "miremengjes" lirise

"Me zerin e pushkes se tij Agron Mirdita i tha "miremengjes" lirise, "mirdita" pavaresise dhe kur u krye "tungjatjeta" vendi im shtet i ri" - tha gjate fjales se tij Zef Pergega. Me tej ai shtoi: "Edhe nje mbremje me nje celebrim te shenjte se kane dale ne drite dy libra me teme heroizmin shqiptar per liri. Eshte e rendesishme se kemi mes nesh nje autor amerikan, qe besoj se ky moment eshte i vecante sepse ne mbremjet tona kane ardhur politikane, pushtetar e shkrimtar nga Shqiperia e Kosova po kurr njeri prej tyre nuk eshte ndalur te bisedoje me krijues, patriote e veprimtare. Te tille njerez si Gregory Lima, gazear, publicist, shkrimtar, psikolog e diplomat, i duhet lidhjeve tona per bashkim. Mesazhet e tij te shkruara ne te dy librat jane plot drite dhe stimul per edukimin e gjenerates tone, e cila do te marre pergjegjesite ndaj vetes dhe atdheut. Shkrimtari amerikan Henrry Longfellow shkroi me 1862 poezine 20 vargje kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ndersa Z. Lima dhe Limani u frymezyan nga nje hero i gjalle, te cilin e kane ne krah. Agron Mirdita edhte portretizim i dites se lirise, nje trim i forte per jete e mot. Poema e Limanit eshte nje rrefim si ai i Odisese, apo i varkes se Noes qe pellumbat kerkojne bregun, keshtu vargjet e autorit Limani ndjekin burine e kushtrimit, ndalen tek nje i rene ne fushen e luftes, tregon betejen me detaje, ulet e flet me zerin e shpirtit te tyre te paepur, takohet me bacen Adem, flet per shkelqimin e rrenjeve tona, duke na e paraqitur Agron Mirditen ne shkallen e heroizmit qe ndrine. Them qe poema eshte e denje per tu perfshire ne tekstet shkollore kosovare, per te kuptuar sakrificen sublime per liri. Liria fitohet me gjak, por brohet me pune, dituri e diplomaci!"

Beni sa me shume miq ne Washington dhe rinine ta edukoni...

"Beni sa me shume miq ne Washinton dhe rinine duhet ta shkolloni ne Universitett Amerikane se keshtu do ta kene me te lehte te ardhen dhe me te sigurte lirine" - me keto fjale e nisi bashkebisedimin e tij autori Gregory Lima. "Shikoja jashte shqiptare ne demostrate me flamuj amerikan , e shqiptar me parulla per liri qe nga brohotitjen e tyre ushtonin edhe gradacelat. Fillova ta kuptoj se cfare po ndodhte mes shqiptareve qe demostronin para Shtepise se Bardhe po nuk e dija se cfare po ndodhte dhe c'fare mendonin brenda ne lidhje me kerkesat e shqiptareve. Keshtu gjeta mundesine dhe hyra brenda ne zyrat qe merreshin me cedhtjet Ballkanike dhe aty fillova ta kuptoj se politika amerikane kerkonte liri dhe jo dhune. Dhe filluam punen pa u ndal me shqiptar gjere sa arritem ne diten e pavareise se Kosoves. Per ju shqiptaret eshte shume e rendesishme edukimi i rinise dhe te mundoheni qe te keni njerezit tuaj ne administraten amerikane. Beni mire qe perkrahni fushatat elektorale dhe votoni, por kerkoni shkolle per femijet tuaj. Une jam gati tju ndihmoj. Ne Amerike jeni te lire te beni dicka dhe jo te thoni se jemi te lire duke qendruar pasiv per mos bere asgje. Kam punuar si gazetar ne Iran dhe ne Shtepine e Bardhe. Mora nje udhetim ne Shqiperi, Mal te Zi dhe Kosove. U takova me lider politik, shkrimtar e intelektuale dhe njrez te thjeste. Me qe behet fajle per librin tim bisedova me Rugoven, Demacin, Qosen, komondant Remin e lider te tjere te UCK-se. Hartova dy raporte per Keshillin e Sigurimit, te cilat jane vlersuar shume se ato vinin nga njohja e gjendjes ne terren. Ende nuk i kam botuar. Duke lexuar u interesova se kush e ka patur pseudonimin "Amerikani" ne luften e Kosoves. Me treguan se ai ka qene ushtari Agron Mirdita dhe keshtu filluam lidhjet derisa botova nje liber ku ka ne qender kete heroi te gjalle. Jam gati ti flas gjenerates tuaj te re ketu ne Amerike..."

Kosoven e njoha prej aktit te guximshem te Agronit...

"Kisha vajtur disa here per te dhene shfaqje teatrale ne Prishtine, por Kosoven e njoha nepermjet aktit heroik te Agron Mirdites!" - tha ne fjalen e tij Xhevat Limani, njeri nga autoret e librit. Sipsa tij akti i heronjeve edhte fryme e pare krijuese. Rastesisht kam udhetuar me Agronin nga Detroiti ne New-York dhe 12 ore rruge folem per Kosoven, luften, lirine, dhe dramen e neteve te gjata te saj. Agroni me spjegoi shume gjera interaste dhe aty me lindi idea per kete poeme qe ju e keni tashme te botuar ne liber. Para se ta shkruaja u thashe disa miqve te mi shqiptar ne Maqedoni per projetin qe kisha ne koke. Pytja e tyre e pare ishte se nga eshte protogonisti dhe i ciles fe i perkiste!. Kjo me ngacmoi me shume dhe ndoshta ky paragjykim me shtyu qe te gjykoi me thelle ne vargun poetik kushtuar Agronit dhe gjithe rrethanave historike dhe ngadhnjitare te luftetreve te lirise. Cilesia eshte tek e vecanta dhe ajo eshte brenda ushtarit te lirise te Agron Mirdita. Jemi mesuar te shkruajme per te vdekurit, por une shkrova per te gjallin edhe si nje pergjigje ndaj atyre qe jane te mbytur ne fondamentalizem. Per bashkeautorin amerikan Lima dua tu them se ai qe nga lufta e dyte boterore eshte nje mik i madh i ceshtjes shqiptare dhe vazhdon me nje perkushtim rinor edhe sot ne moshen 87 vjecare. Per te shkruar librin "Udhetim ne Maqedoni" e kam shoqeruar dy here nga nje muaj ne disa zona ku jetojne shqiptaret. Shume jane marre me ceshtjen shqiptare, por ate qe ka bere Lima qendron si ne pellembe te diellit. Gjithashtu jemi ne perfundim te nje dokumetari per luftetaret e lirise se Kosoves.!" Poezi te vecanta recitoj kengetari Fran Gjokaj.

Rrefimi i Agronit...

Ne kete mbremje Agron Mirdita nuk e fshehu hezitimin e natyrshem se herojte flasin ne lufte dhe heshtin e paqe. Ata nuk kerkojne lavdi e poste. "Disa shkrimtare me kane propozuar per te shkruar nje liber per mua. Po une kam pyet veten: Cfare kam bere une qe duhet te realizohet nje gje e tille?! Takimi me shkrimtarin amerikan Lima me la mbresa te thella se ai e njihte shume mire Kosoven dhe keshtu gjate kontaketeve une nxora nga ditari im nje pjese te fakteve te cilat jane botuar, ndersa te tjerat ndoshta pas 10 viteve. Une jam nje pjestar i heroizmit te diaspores qe e ka ndihmuar Kosoven. Lima ka qene i derguari jo zyrtar i Ollbrajt Sekretares se Shtetit Amerikan ne takimin e Rambujese. Tri here ka qene ne Kosove gjate luftes dhe ka bere dy raporte per Departamentin e Shtetit Amerikan. Ne qender te ketyre dy raporteve ishte pytja se a mund te ekzistoje Kosova si shtet dhe a mundet qe faktori shqiptar te flase me nje ze?! Ketyre dy pytjeve me argumente i ka dhene pergjigje pozitive miku i madh i shqiptareve Grerory Lima dhe per kete duhet ti jemi shume mirenjohes ketij studiusi te historise se popullit tone, sidomos te periudhes se Gjegj Kastriotit."

Faqja e bardhe per shqiptarin...

"Faqja e bardhe pe shqiptarin ka qene gjithmone e kete e deshmon akti patriotik i Agron Mirdites dhe i te gjithe luftetareve te lirise qe lane familjen, punen dhe te mirat e Amerikes dhe shkuan me ate thirrjen e mbrendeshme ne front per liri a vdejke. Faqja e bardhe e shqiptarit shendritet sot edhe nga puna plot pasion e vertetesi e shkrimtarit Amerikan Gregory Lima, qe si nje djale i ri shkoi aty ku e lypte ngjarja dhe prej betejave te muzeut te luftes ne terren, e na sjell sot xhevahire krijuse te rendesishme per historine tone. Ndaj nje urim special buron sot per kete njeri te dashur qe tash e kemi me shume se vella. Fondacioni "Vendlindja Therret" ishte nje organizim shoqeror qe u kthye ne nje angazhim te madh dhe krah i djathte i luftes. Me kujtohen ngjarje per heronj shqiptar si Agron Mirdita, qe koha do t'ua tregoje brezave. Agroni eshte nje njeri i vlersuar lart nga diaspora dhe Kosova dhe personalisht nga Ramush Haradinaj. Autoret bejne pune te shkelqyer me veprat qe lene pas dhe ne duhet te jemi ne mbeshtetje te tyre!- tha ne fjalen e tij Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit "Vendlidja Therret"
Ne kete mbermje solli kujtime edhe veprimtari kosovar Gjovalin Gega. "Agron Mirdita hyri ne lufte me pushke dhe me urate!" -tha Gegaj. Pytje beri edhe veprimtri Kol Gojcaj.



Gazetaria Rajmonda Malecka në burgun maqedonas

Rami Kamberi-Tetovë


PRANVERE ME LULET PA PETALE ! 


KUR LULET E MAJIT LULEZONIN - POETES - Gazetares,Rajmonda Malecka IU VUNE PRANGAT


Gazetaria Rajmonda Malecka në burgun maqedonas

Maqedonia mban në burg padrejtësisht gazetaren Rajmonda Malecka



Dhjetë vjet burg për gazetaren shqiptare dhe babain e saj



Maqedonia është vendi që një gazetar mundet të dënohet me pesë vjet burg pse ka bërë një storje për një ngjarje të caktuar. I tillë është rasti i Rajmonda Maleckës e cila së bashku me babain e saj është arrestuar dhe është dënuar nga Gjykata në Shkup. Malecka një gazetare e njohur shqiptare nga Shqipëria e cila ka raportuar nga Maqedonia për zhvillimet atje mbahet në burg për shkak se ka dashur të informojë opinionin lidhur me zhvillimet në Kondovë. Poashtu edhe disa gazetarë kroatë janë arrestuar, por me intervenimin e qeverisë kroate ata janë liruar.


 Pse Qeveria në Tiranë nuk interesohet për rastin në fjalë dhe të kërkoj shpjegime lidhur me rastin e gazetares e cila është edhe shtetase e Shqipërisë. Qeveria në Tiranë duhet të kërkojë urgjentisht nga fqiu i saj Maqedonia, që ta lirojë gazetaren Malecka sepse ajo është ë pafajshme. Fundja Rajmonda ka kryer punën e vetë si gazetare.


PUBLICISTJA RAJMONDA MALEÇKA 

Por edhepse kolegët e saj kroatë u liruan sepse Qeveria kroate bëri gjithçka për ti mbrojtur qytetarët e saj kjo nuk ndodhi me Rajmonda Maleckën. Gazetarja Malecka vazhdon të vuaj dënimin e shqiptuar nga Gjykatat maqedonase, shtet i cili ka aplikuar për anëtarësim në Bashkësinë Evropiane. Informacionet për rastin e Maleckës thonë se ky është një vendim që ndëshkon fjalën e lirë, por rasti mbetet i heshtur nga mediat në Maqedoni. pse ndodh kështu .

Si raportuan mediat në Maqedoni për rastin e Rajmonda Maleckës

Shkup, 13.05.2005 (Makfaks) - Gjykata Themelore në Shkup u shqiptoi dje gjithsej 10 vjet burgim gazetares së Shqipërisë Rajmonda Maleçka dhe babait të saj Bujar Maleçka.

Rajmonda dhe Bujar Maleçka ishin akuzuar për veprën "përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë", e lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar në fshatin Kondovë të Shkupit.



Vendimi i gjykatës për t`i dënuar të akuzuarit, sipas shtypit në gjuhën shqipe në Maqedoni, është marrë lënda me procedurë urgjente, kështu që mbrojtjes nuk i është lejuar t`i konfirmojë dëshmitë materiale lidhur me rastin.



"Sot nuk u dënua vepër penale, sot është dënuar gazetaria. Gjykata në Maqedoni me këtë rast u turpërua, meqë për herë të parë dënohet një gazetar", thotë avokati Numan Limani.



Avokati i dytë i mbrojtjes, Elenko Millankov, vendimin e gjykatës e kualifikoi si "politike".



Sipas Millankovit, nëse punohet sipas kësaj praktike, atëherë "Maqedonia duhet t`i mbushë burgjet me gazetarë dhe fotoreporterë maqedonas që raportonin për ngjarjet në Kondovë". Avokatët paralajmëruan ankesa ndaj aktdënimit.



Rajmonda Maleçka – Shota e Shekullit të ri



Rajmonda Maleçka poetja e re dhe e talentuar edhe një herë dëshmoi prirjen e saj poetike, publicistike-artistike. Kësaj here lexuesve shqiptarë u dhuroi librin më të ri “ Nëpër ditët e dhembjes dhe të lirisë së Kosovës”. Kur zëri i kushtrimit, zëri i komandantit legjendar Adem Jasharit, jehoi trimërisht, shpirti po e qonte peshë këtë shqipe mali, këtë vajzë tiranase, këtë Shotë Galicë. Nuk duroi dallgët vrastare të katilëve të ardhur nga karpatet, nuk mundi të shikonte tek i vranin vëlla Konstandinin, bëri të pamundërën, kapërceu Ylberin, tek kishte zbritur të pinte ujë në liqenjt e Lurës dhe në anën tjetër në Drinin e bardhë, u bë një me ylberin, u bë fluturë, me ngjyrash ylberi, për t’iu çepur maleve të Kosovës martire.Rajmonda Maleçka, erdhi si një rreze dielli në radhët e ushtrisë së UÇK-së, u bashkua me qëndresën shekullore të shqiptarisë. Maleçka dhe Shota kishin shumçka të përbashkët. Malet kishin, armët dhe pendën. Për shok të jetës zgjodhi grykëhollën, ku edhe vunë kurorë, pendën dhe aparatin fotografik i kishte ushqim jete, ushqim shpirti. Kjo shqipe mali, kur shumë penda kishin heshtur, penda e saj, mbushte faqet e gazetave tiranase për heroizmin, për qëndresën, e djemëve të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Penda e Maleçkës, përjetësonte luftën, përjetësonte heroizmin, përjetësonte qëndresën dhe krenarinë e djemëve të saj. Maleçka me guximin e dadës Shotë, dhe me dashurinë e Dorontinës, ka përjetësuar dramën, ka përjetësuar sfidën shqiptare, kundër barbarëve dhe pushtuesve, ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, ku përballë të keqes, ishin renditur djemtë dhe vajzat më të mira të kombit, të cilët përmes luftës, përmes aktit të flijimit, mbronin: madhështinë, dinjitetin kombëtar, mbronin, më të shenjtën, idealin për liri, idealin për atdhe.

Qëllimi final i Maleçkës, në veprën: “Nëpër ditët e dhembjes dhe të krenarisë kombëtare” ka arritjen e përjetësimit të idealit kombëtar. Vepra ka pesë akte-pjesë, ku secila në vete gërthen historinë e bujshme të luftës dhe së bashku si një simbiozë, ngërthejnë bashkimin kombëtar.

Libri, identifikohet me heroizmin e luftëtarëve, me heroizmin e dëshmorëve dhe me heroizmin e popullit shqiptar, të cilët qëndruan vertikalisht, gjatë historisë, drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës, pavarësisë së Shqipërisë.

Në objektivin kryesor në libër qëndron figura e komandatit, tek bashkon djelmërinë. Kjo është edhe ideja e Maleçkës me mesazhet që bart ky libër më vehte.

Për shqiptarët ky është edhe një vetëflijim në rrafshin e etninës shqiptare si trashigimi ideore e poetës tiranase. Akti i parë i vetflijimit, është akti i vetëdijësimit më të madh të popullit shqiptar gjatë historisë, pra vetë akti i formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.







Rajmonda Maleçka, luftëtare e disa njësiteve në çlirimin e Kosovës, Preshevës e Maqedonisë, e dënuar me 5 vjet burg nga drejtësia maqedonase, nën akuzën e “terrorizmit”, vetëm se ka përmbushur detyrën e saj si gazetare, nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të saj, në këtë numër të gazetës tregon për lexuesin kalvarin e mundimshëm që nga vënia në pranga, dhuna fizike, muajt në burgun e Shutkës në Maqedoni, si dhe përpjekjet për pafajësi deri në Gjykatën e Strasburgut.

Historia.

Më 2 prill 2005, në afërsi të fshatit Kondrovë, gazetarja shqiptare, Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin e saj, Bujarin, 61 vjeç, vihen në prangat e policisë maqedonase nën akuzën “Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!” Ajo, në përmbushje të detyrës si gazetare, së bashku me të atin po ktheheshin nga një intervistim që kishin bërë me grupimin e armatosur të Agim Krasniqit në Kondrovë, duke fiksuar në kamera e aparat fotografik detaje nga ky takim pune. Të nesërmen, po me këtë akuzë, pa avokatë e pa përkthyes, babë e bijë dënohen me nga 5 vjet burg secili dhe izolohen në burgun e Shutkas në Maqedoni. Edhe rigjykimi në shkalline dytë nuk sjell ndryshim të akuzës (Terrorizëm) dhe ulje të dënimit. Vetëm pas protestave të vazhdueshme të shoqatave të gazetarëve vendës e atyre ndërkombëtare, faktorë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe strukturave të shtetit shqiptar, drejtësia maqedonase detyrohet që pas plot 11 muaj e 10 ditë, të nxjerrë nga qelitë e tmerrit gazetaren shqiptare dhe të atin e saj. Por, sipas vendimit, akuza për terrorizëm nuk ndryshon, e Rajmonda Maleçka dhe i ati janë “Non ngrata” në Maqedoni. Kanë bërë animimin në Gjykatën e Lartë të Shkupit për pafajësi, e në vartësi të vendimit, vazhdojnë përgatitjet për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

Pas një periudhe gati 8-vjeçare, radhitjes që në maj të vitit 1998 si luftëtare e gazetare në radhët e UÇK-së, aktivizimit si gazetare në luftën e Preshevës dhe së fundi në Maqedoni, gazetarja 36-vjeçare, Rajmonda Maleçka, është rikthyer përkohësisht në Tiranë. Por ky kthim pas një mungese të gjatë për Rajmondën, që ndryshe thirret edhe “gazetarja e luftës”, pason një kalvar të mundimshëm torturash fizike e shpirtërore në burgjet e Maqedonisë fqinje, ku u dënua nën akuzën e “terrorizmit” me 5 vjet burg, aq sa dhe babai i saj. Vitet e saj të luftës dhe ata të burgimit (rreth një vit), gjatë kësaj kohe, kanë gjetur vend në raportet e shumta në median shqiptare, median e huaj, si dhe në tetë librat që ka botuar deri tani. Por krahas kësaj, Rajmonda, e mbështetur nga avokatë e dashamirës, është e impenjuar në sfidën ndaj drejtësisë së vendit fqinj për të marrë pafajësinë, duke qenë e përgatitur ta arrijë këtë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. E bindur plotësisht se ka bërë vetëm detyrën si gazetare.

Ushtare dhe reportere në UÇ K

Deri në përfundim të luftës në Kosovë, tregon për gazetën Rajmonda, pak kush e mori vesh se një nga luftëtarët më aktivë të Brigadës 131 ose “Brigadës së Rekës së Keqe”, nuk ishte djalë, por vajzë, pikërisht Rajmonda Maleçka. Kjo për faktin se e dhëna e tëra pas luftës dhe detyrës së reporterit, ajo edhe në pamje ishte përshtatur si djalë, me flokë të qethura, në veshje, e deri në përballimin e situatave të ndryshme ashtu si djemtë, pa rënë në sy. “Edhe nga katër shokët e njësisë ku unë luftoja që më pas ranë edhe dëshmorë, përkatësisht Bedri Shala, Bekim Berisha. Elton Zherka dhe Pervet Vula, vetëm dy të parët e mësuan se unë isha vajzë”, -thotë mes të tjerave ajo. Me prejardhje nga një familje e njohur e Dibrës së Madhe, Rajmonda, e diplomuar në dy fakultete, që në maj të vitit 1998 shkon si luftëtare për çlirimin e Kosovës si reportere. Tregon se kontaktet e para në maj të këtij viti i ka marrë me shokë të luftës në Tropojë, e më pas është hedhur në Junik në radhët e Brigadës 131. “Kudo që shkoja, në përgatitje apo operacione luftimi, unë krahas detyrës si luftëtare, fiksoja në aparat, shkruaja në bllokun shënimeve fragmente nga kjo luftë heroike, një pjesë të mirë të të cilave i përcillja në median e kohës”, -tregon Rajmonda. Kështu, deri në çlirimin Kosovës.

Përsëri në luftë në Preshevë e Maqedoni

“Unë kam marrë pjesë në tri luftëra që janë bërë, në Kosovë, më pas në Preshevë e së fundi në Maqedoni, ku përgjithësisht në këto dy të fundit, roli im kryesor ishte ndjekja nga afër e situatave, përcjellja e tyre në media, por edhe angazhim konkret në sensibilizimin për nevojën e një lirie sa më të shpejtë e të plotë për shqiptarët në trojet e tyre”, - tregon për gazetën Maleçka.
Ndërsa kalimin sa nga një front lufte në tjetrin (Kosovë-Preshëve-Maqedoni), Maleça e shpjegon thjeshtë me të qenit kryesisht të kuadrove drejtues e një pjesë të mirë dhe në bazë e të njëjtëve persona që luftuan në të tre këto treva etnike shqiptare në luftë. Sipas saj, por dhe sipas analistëve, paradoksi i dënimit me 5 vjet burg të një gazetareje që bënte detyrën nga drejtësia maqedonase, lidhet edhe me emrin e punën e gjatë të luftëtares-reportere gjatë viteve të fundit ku shqiptarët ishin në luftë.

Prangat maqedonase, dhuna dhe dënimi i rëndë


Ishte pasditja e 2 prillit 2005, kohë në të cilën gazetarja Rajmonda Maleçka, së bashku me të atin, e “armatosur” me dy diktofonë, blloqet e shënimeve, kamera me videokaseta të regjistruara, aparat fotografik e një numër të konsiderueshëm fotosh, sapo janë ndarë me Agim Krasniqin e luftëtarët e tij, e kanë lënë pas Kondrovën, në afërsi të Gostivarit janë vënë në prangat e policisë maqedonase. “Momenti i arrestimit ka qenë brutal e i dhunshëm. Një sjellje barbare për një vajzë, një gazetare që thjesht ka bërë punën e saj, për më tepër në prezencë të babait, ku të dy ishin objekt të dhunës e fyerjes pa shkak”, - tregon për gazetën ato momente të vështira Maleçka. Përfundojnë në qelitë e Shkupit, ku terrori nuk ndërpritet. Nuk zgjat shumë, vetëm pak orë e të nesërmen, më 3 prill 2005, dalin para gjykatës. Vetëm pak minuta përballje, me një akuzë të paraformuluar e pa asnjë bazë (“Përgatitje për vepër penale kundër rregullimit kushtetues të Maqedonisë!”), gazetarja dënohet me 5 vjet heqje lirie. Po aq dënohet edhe i ati, Bujari. Ndërsa vëllai i Rajmondës që ka këmbëngulur për përkthyes e avokat, është nxjerrë dhunshëm dhe nuk është lënë të ndjekë gjyqin.

Sensibilizimi dhe gjykimi i radhës

Pas disa ditësh, strehë e gazetares së dënuar bëhet burgu famëkeq i Shutkës në Maqedoni, ku koha e qëndrimit atje, për Rajmondën dhe të atin, ka qenë një ferr i vërtetë. Vazhdojnë procedurat gjyqësore, nga shkalla e parë në Apel e rikthim për gjykim, e me gjithë sensibilizimin e shoqatave të gazetarëve (vendëse e ndërkombëtare), përsëri akuza për “terrorizëm” dhe dënimi nga 5 vjet burgim nuk ndryshojnë. “Pas 45 ditësh të arrestimit, informohet edhe ambasada shqiptare në Maqedoni, ku ndërhyrja e saj, ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, interesimi i tyre, bashkë me opinionin ndërkombëtar, e vënë në pozitë të vështirë drejtësinë maqedonase për këtë akuzë të pabazë dhe dënimin e rëndë për një gazetare që kishte bërë thjesht detyrën e saj për informimin e opinionit.

Plot pas 11 muajsh e 10 ditëve, vazhdon të tregojë Rajmonda, ajo del nga qelitë maqedonase së bashku me babanë, duke u shpallur “Non grata” në këtë vend.

Në kërkim të drejtësisë

Dënimi pa faj, vetëm se bëri detyrën si gazetare, e ka detyruar Rajmondën që të impenjohet seriozisht në zbardhjen e të vërtetës e vënien në vend të dinjitetit si intelektuale, si njeri e si gazetare. “Unë kërkoj pafajësi, pasi zyrtarisht drejtësia maqedonase na quan terroristë, pasi është një e drejtë që na është dhunuar”, -këmbëngul Maleçka. Tregon se me punën e avokatëve të saj, pret vendimin nga Gjykata e Lartë në Shkup ku janë drejtuar. E në vartësi të dënimit(nëse nuk marrin pafajësinë), Rajmonda ka përgatitur gjithë dokumentacionin që pafajësinë ta marrë në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut./AGJENCIONI FLORIPRESS/


Vështrim i librit të autorës Rajmonda Maleçka: “Hasi mes luftës dhe lirisë”


Nga Avdi Ibrahimi-Prizren

Autorja shpjegon se për vite ka mbledhur materiale te ndryshme nëpër zonën e Hasit dhe ka biseduar me njerëz që janë gjallë. Ka mbledhur informacione nga më interesantet, qe dëshmojnë për lashtesinë e kesaj treve dhe te banorëve të saj për besën shqiptare që kanë këta njerëz, për qëndresën e heroizmin e tyre nëpër shekuj, e në të njejtën kohë pjesëmarrja dhe organizimi i tyre në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të qenit e tyre autoktonë.

Libri gjithashtu pasqyron ekonominë, zhvillimin e zonës, popullsinë, figurat e shquara, momentet e vështira historike dhe konfliktet me fqinjët agresorë jugosllavo – serbë. Një libër që dëshmon historinë më të re mbarëkombëtare të karaktereve e personazheve të luftës çlirimtare, që bëri një hap përpara të këtij shekulli, në trajtimin më të ri të jetës shqiptare të kësaj kohe që përshkon nga elemente të shumta realiste. Realiteti i përfshirë në rrëfimet e këtij libri historik; “Hasi mes luftës dhe lirisë”, të autores Rajmonda Maleçka, ruajnë shumë elemente që realisht kanë ndodhur gjatë luftës së UÇK-së, nga vitet 1991 – 1999, ngjarje këto të përmbledhura në zonat e Hasit të administruara nga shteti amë Shqipëri dhe zona tjetër e Hasit të ndarë dhunshëm nga marrëveshja e Shën Stefanit dhe kongresi i Berlinit 1878, e të administruar nga njerka e pushtuesja Jugosllavi. Shqiptaret e mbetur nën rregjimin antipopullor serbo-jugosllavë ishin të privuar nga të drejtat më elementare kombëtare e njerëzore, ku një pjesë e këtij populli shpëtoi nga çkombëtarizimi dhe shpërngulja nga trojet e veta. Autorja e këtij libri mes të tjerash shprehet: “ Në gati një shekull shqiptarët patën kaq shumë ditë morti, saqë në çdo ditë të 100 vjetëve të fundit, përmbi njëmilion shqiptarë të vrarë përshkak të luftës etnike, i bie që çdo ditë të ketë mbi 25 shqiptarë të vrarë. E kësaj i thonë ditë morti, ditë gjame, ditë tragjedie dhe vdekje…”. Nga ky sundim i egër e gjakatar serbo-maqedono-malazezo-jugosllavë. Por që në këto kushte të jetës dhe marrëdhënieve të përgjithshme të zhvillimit shoqëror, nuk ka munguar përpjekja e luftës për liri dhe bashkim kombëtar shqiptar.

Kur flasim për luftën çlirimtare, nuk duhet harruar se populli shqiptar ende nuk e ka kurorëzuar suksesin e vet të plotë. Sepse ende nuk janë të çliruara të gjitha trojet shqiptare si ato në Luginën e Preshevës, ato të Plavës e Gucisë, Ulqini, Sangjaku, Gjysma e trojeve shqiptare të mbetura nën Maqedoni dhe Çamëria e mbetur nën Greqi. Prandaj luftërat e gjertanishme çlirimtare janë suksese dhe dëshmi se në të ardhmën shqiptari do të ecën me hapa të sigurt për të krijuar vepren e madhe më vlerë të përhershme bashkimin kombëtar. Ndër temat që e kanë preokupuar më së shumti autorën Rajmonda është padyshim ajo e luftës së UÇK-së dhe popullit shqiptar në përgjithësi e në veçanti ajo në zonat e ndara të Hasit. Jemi dëshmitarë së madhështia e luftës çlirimtare nga pushtuesi serb, mbetet tema më e preferuar e autorës së këtij libri dokumentar e historik, trajtesa në temën e luftës së UÇK-së, është përfshirja në tërë gjerësinë mbi ngjarjet dukuritë, pasojat e vetë luftës, për ta ndryshuar rrjedhën e historisë më të re.

Nuk duhet harruar se lufta për liri e të drejta kombëtare ka personazhet e saj që kanë ngritur vetëdijen e të gjitha shtresave shoqërore, e sidomos të asaj mase popullore të shtypur. Libri hapet me shkrimin “Për krahinën e Hasit”, nga ish komandanti i UÇK-së Azem Syla, një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të kësaj lufte, kjo figure e pastër kombëtare, kjo figure e gjallë jetësore është kyçi themelor i jetëshkrimit të heroizmave të Jasharëve nga Prekazi i përflakur, të heroizmave të Haradinajve nga Dukagjini i trimave të luftës çlirimtare, nga heroizmi i Zahir Pajazitit me bashkëluftëtarët e tij anekand trojeve shqiptare, nga heroizmi i Mujë Krasniqit,i Fehmi e Xhevë Lladrovcit, nga heroizmi i trimave luftëtarë të lirisë nga Zonat, Drenicë, Dukagjin, Pashtrik, Nerodime, Llapë, Shalë e Bajgorës dhe Karadak.Azemi tregon se në Hasë filloi lufta frontale, në kuadër të operacionit ”SHIGJETA”, që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, planifikoi dhe realizoi fitorën kundër okupatorit serb. Ky material jetësor, që ka marrur autorja nga intervistues të ndryshëm të luftës, siç është ajo e gjeneral Rexhep Selimit, Komandantit të ZOD, Ramush Haradinajt, gjeneral Gjeladin Gashit(Plakut), Oficerëve të Ushtrisë Shqiptare, Sokol Poga, Shaban Braha, gjeneral/Dr. Kudusi Lame, kolonel Hysen Ymeri, një prej ushtarakëve që stërviti legjendarin Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin, komandanti i njohur Fatmir Limaj, komandanti i brigades 128 të UÇK-së nga ZOP, Ruzhdi Saramati, i cili me luftëtarët trima të kësaj brigade theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit dhe vulosi fitoren Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pastaj ata të drejtorisë politike të UÇK-së, Xhavit Hliti e Hashim Thaçi, e shumë figura tjera të këtij libri, mund të vërtetohen edhe nga literatura historike dhe publicistike. Është më së e vërtetë se lufta kërkon vetëmohim të madh, virtyte të larta morale e njerëzore, guxim, trimëri, heroizëm, dashuri ndaj njerëzve luftëtarë të lirisë, sakrifica supreme në dobi të popullit dhe atdheut. Heronjtë e dëshmorët e kësaj lufte me në krye komandantin legjendar Adem Jasharin i paten këto virtyte, të cilat bukur i përshkruan autorja e librit ”Hasi mes luftës dhe lirisë”, që lane gjurmë të veçanta faktografike të një realiteti jetësor, të figurave të këtij libri vlerash, që para nesh na del një botë e tërë njerëzish që jetonin dhe vepronin në vorbullën e ngjarjeve të mëdha të atdheut shqiptar, duke luftuar me këmbëngulje për ekzistencën e trungut të coptuar shqiptar duke na lënë të ndjejmë dhe përjetojmë jetën dhe vdekjen nga serbi,greku, malazezi e maqedoni,deri në kohën kur doli në mbrojtje haptazi UÇK-ja heroike e vetë ngjarjeve të historisë. Ku nëpër këto ngjarje kaloi dhe vetë autorja e këtij libri Rajmonda, e cila më vërtetësi trajtoi epokën e lavdishme të UÇK-së me Hasin dhe hasjanet luftëtarë të lirisë. Mjeshtria e realizimit të këtij libri autrën e radhit edhe vetë në këto ngjarje të rëndësishme të historisë.Vetë titulli i librit që ka zgjedhur autorja është mjaft i goditur, kur kemi parasysh mënyrën e përcjelljës së ngjarjeve të një lufte të pastër çlirimtare si rrëfyese e ngjarjeve të Hasit të administruar nga nëna Shqipëri dhe Hasit të administruar nga njerka Jugosllavi, ku autorja nëpërmjet shkrimit ka përcjellë kronologjikisht ngjarjet besnikërisht dhe i ka kushtuar kujdes të duhur veprimeve të protagonistëve të këtij libri dhe formimit të vetëdijes së tyre gjatë viteve të luftës çlirimtare.

Ky është libri i njëmdhjetë i Rajmondës dhe ka gjithsej 837 faqe, botoi shtëpia Botuese “Weso”Tiranë 2010. I redaktuar nga Dëfrim Cani. Libri lexohet me andje përshkak faktografisë dhe vlerës historike që ka dhe e bënë të veçantë e kuptimplote se të paharruara janë bëmat heroike e të rënëve për liri. Janë po ato ëndrra të bukura që protagonistët e këtij libri thurrën në ditët e vështira të luftës për një të ardhme më të ndritur për mbarë popullin shqiptar.


2012-05-06

/ Kosovë / Një personalitet i shquar i kulturës shqiptare


Një personalitet i shquar i kulturës shqiptare





Nga: Prof. dr. Eshref Ymeri,Santa Barbara, Kaliforni


Libri më i fundit i autorit Flori Bruqi, me titull “Nëse kam ditur të guxoj”, është një tjetër dhuratë e çmuar që ai i bën masës së gjerë të lexuesve, në kuadrin e korpusit të veprave të tij të begata, duke filluar që nga ato artistike, deri te veprat shkencore, kritike dhe publicistike. Libri hapet me një shënim kritik të poetit, shkrimtarit dhe publicistit të talentuar Naim Kelmendi, i cili është edhe redaktor i tij. Paskëtaj vazhdon një cikël poetik i autorit që shërben si “tahta mbi kadife”, apo, thënë ndryshe, “si qershi mbi bakllava”.
Krijimtaria poetike e Flori Bruqit, sipas këndvështrimit tim, përfaqëson gulshet e shpirtit të një krijuesi thellësish lirik që për asnjë çast nuk gjen qetësi. Është bota e një krijuesi me frymëzim të hyjnishëm, i cili, në qendër të universit të vet poetik, ka vendosur njeriun shqiptar. Përmes plazmimit të karakterit shqiptar, del në pah individualiteti i tij i papërsëritshëm. Krijimtaria e Florit është edhe rezultat, edhe proces. Rezultati duket në çdo sekondë të shfaqjes së tij në vargun poetik, kurse procesi vihet re në shpalosjen e botës së tij të brendshme, si shëmbëllesë fort e virtytshme. Pikërisht kështu vjen e ravijëzohet para lexuesit teknologjia e plazmimit të shpirtit poetik të Florit, madje edhe kur trajton një problem të karakterit shkencor apo publicistik. Ky plazmim ka kaluar përmes mohimit të gjithçkaje të dëmshme që mund ta infektonte në kushtet e një mjedisi amtar, por që ligjin në të e bënte një pushtues i huaj. Në një mjedis të tillë madje rreziku i infektimit shpirtëror bëhej më kërcënues prej bashkatdhetarit që qe vënë në shërbim të të huajit. Pikërisht në këto kushte Flori i është kthyer vetvetes, për të dëgjuar tërë sy e vesh mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta.
Me një çiltërsi befasuese, Flori krijon në vargjet e veta një botë psikologjike dhe intelektuale të njeriut në të përpjetat dhe në tatëpjetat e jetës së përditshme.

        (Ne foto,Flori Bruqi)

Në poezinë me titull “Ç’rëndësi kishte e ka gjithçka?!” lexojme këto vargje:
Është tre pasdite,
gjithçka kundërmon vdekje…
E di, është e kotë të kthehem në shtëpi,
të shkruaj dhjetë apo tridhjetë e pesë rreshta,
Ç’rëndësi ka?!
Nga këto vargje, herë-herë të krijohet përshtypja se Florin e ka kapluar një ndjenjë pesimizmi të pashpresë, a thua se ai po e kundron botën përmes një lenteje erratake. Por kjo është një përshtypje e rreme. E vërteta nuk është kështu.
Filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer – 1788-1860), në veprën e tij me titull “Aforizma të urtësisë jetësore”, thotë: “…kush e shikon gjithçka në një dritë të errët dhe është i përgatitur për më të keqen, ai gabon më rrallë në parashikimet e veta, sesa njeriu që e shikon jetën si fushë me lule në ngjyrë trëndafili”.
Pra, poeti i virtytshëm dhe largpamës Flori, për ta ndryshuar realitetin që e rrethon, ai, si interpretues artistik i tij, nuk mund ta shikojë atë përmes ngjyrave të trëndafilit. Ngjyra e trëndafilit është ngjyra e romantikës dhe e optimizmit. Mund të paramendohet se atë e parapëlqejnë njerëz jo shumë të përgjegjshëm, të cilët detyrat e veta kanë qejf t’ua lënë përsipër të tjerëve. Patosi i lirikës së Florit ka për qëllim t’i heq petkun “së keqes” së jetës së përditshme. Këtu kemi të bëjmë me një akuzë që poeti ngre kundër realitetit të shëmtuar social që shpërfytyron gjithçka njerëzore dhe e shtyn njeriun drejt vetmisë vrastare. Përtej këtij realiteti pret fati dramatik njerëzor, i shoqëruar me dhembje dhe vuajtje shpirtërore.
Në poezinë me titull “Fillimi i një poeme” lexojmë:
Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave
Dhe ne e dinim:
Pa nëna dëshmorësh,
Pa gra e nuse të veja
S’do të ketë kurrë paqe e liri…
Këto janë vargje të një poeti që shikon përtej maleve të mugëtirës që ka endur tejendanë një pushtues i huaj. Ato të kujtojnë mitin për Josifin biblik, i cili e paralajmëroi faraonit përmes një këshille profetike se si duhej ta shpëtonte Egjiptin nga zija e bukës që do ta pllakoste pas shtatë vjetësh: vetëm me kursimin e drithit. Dhe poeti Flori, për ta shpëtuar vendin nga zija e robërisë që ka mbjellë pushtuesi i huaj, e paralajmëron popullin e vet, duke ia thënë të katër të vërtetat në sy: liria nuk fitohet pa gjak. Kosovës do t’i duhet të sakrifikojë jo pak djelmosha në altarin e lirisë.
Në këtë vepër Flori ka përmbledhur mjaft shënime kritike autorësh të ndryshëm, të cilët kanë bërë vlerësime fort objektive për veprat e tij artistike dhe të fushave të tjera të dijes. I lexova me shumë kujdes. Artikujt kritikë të tij, kushtuar krijimtarisë së autorëve bashkëkombas dhe të huaj, përbëjnë një thesar të vërtetë të mendimit kritik shqiptar. Si poet, si shkrimtar, si shkencëtar, si kritik letrar, Flori përfaqëson majat e mendjes së ndritur të kombit shqiptar. Përgatitja e tij erudite, analizat e tij shumëpërmasore, formimi i tij nacionalist e radhisin atë në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Mendoj se Flori ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga pena e tij e begatë vepra me vlera të jashtëzakonshme njohëse.
Por këtu duhet theksuar se vlera e një vepre, e çfarëdo gjinie qoftë ajo, varet nga një komleks i tërë përbërësish të suksesit të saj. Ndër këta përbërës të veprës tërësore të Florit mund të rradhisim frymën aktuale të saj, peshën që ajo mbart për bashkëkohësit dhe breznitë që do të vijnë, moralin që përcjell, vlerën mbarënjerëzore, mesazhin humanist që e përshkon në çdo pore të saj, vërtetësinë e fakteve që shtjellon, natyrën universale të perceptimit të realitetit që na rrethon, zgjedhjen e qëlluar të kompozicionit, stilin original, kulturën e përgjithshme të autorit, pasurinë leksikore të veprës, karakterin origjinal të temës së shtjelluar dhe të idesë që e përshkon tej e ndanë, theksimin e nocioneve më të rëndësishme në jetën mbarënjëzore dhe përzgjedhjen e vlerave më të spikatura të breznive të kaluara. Mund të thuhet pa drojë se natyra unikale e një vepre, e çfarëdo gjinie qoftë, përcaktohet drejtpërsëdrejti pikërisht nga një raport në dukje i pakapshëm dhe kompleks i të gjithë përbërësve të lartpërmendur. Por suksesi i veprë së Florit varet edhe nga diçka tjetër: varet pikërisht nga aftësia e tij për t’i dhënë në dorë lexuesit një të tillë libër, gjatë leximit të të cilit ai ta perceptojë atë që është shkruar si një figurë të kundruar me sy. Pikërisht këtu qëndron magjia e talentit të tij. Dihet nga të gjithë se videofigurat kanë vlera shumë më tepër informative, sesa një tekst i shkruar, një tingull i ëmbël muzikor, një ndjesi e përjetuar apo një aromë dehëse. Videoinformacioni regjistrohet më lehtë dhe ruhet shumë gjatë në kujtesë. Në këtë rast çdokush merr një informacion të pamatë në formën e figurave që ka para syve drejtpërsëdrejti. Dhe Flori, si një krijues me shije të hollë, që është në gjendje që figura të tilla të veprës së shkruar t’ia përcjellë lexuesit sikur ato të ishin videoinformacione, nuk mund të vlerësohet ndryshe, veçse si një krijues bukur i suksesshëm, boll i lexueshëm, pra, si një krijues tejet i talentuar.
Me krijimtarinë e vet mjaft të pasur në shumë fusha të dijes, Flori ka arritur t’i gdhend vetes një lapidar me themele të thella në tokën amtare dhe të shëndosha deri në admirim. Dhe këtë e ka arritur duke ndjekur dy shtigje të thikta.
Së pari, ai ka qenë i vetëdijësuar për mundësitë dhe dëshirat e pashtershme që preheshin brenda personalitetit së tij krijues, të cilat e kanë frymëzuar për t’u bërë dikushi në jetë.
Së dyti, vullneti dhe përpjekjet e pandalshme e kanë nxitur për arritjen e një objektivi që ai i ka pas vënë vetes dhe që është konkretizuar me botimin e morisë së veprave të tij. Pra, dashurinë për punën Flori e ka ngritur në kult.
Volteri thotë: “Puna na shpëton nga tri të keqija të mëdha: nga mërzia, nga vesi dhe nga hallet ekonomike”.
Artin e dashurisë për punën që zbulohet në këtë thënie filozofike volteriane, Flori ka arritur ta përvetësojë deri në përsosmëri. Prandaj edhe në këtë vepër të re që po u përcjell lexuesve, ai shfaqet para tyre si një krijues me zemër të madhe, përherë i palodhur në fushën e dijes.











Edhe pse jeta na dhurohet vetëm një herë…




Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri



(Në nderim të figurës së zotit Ardian Klosi)




E ndjeva veten keq dhe u pikëllova në shpirt kur mora vesh lajmin për vdekjen e parakohshme të zotit Ardian Klosi. U largua nga jeta me vetëvrasje një intelektual i kompletuar: një kritik, analist dhe publicist i talentuar. Por kultura shqiptare humbi edhe një përkthyes të shkëlqyer dhe një specialist të rrallë të gjuhës shqipe. Në përkthimet e veta, fjalën shqipe ai e pati gdhendur si me daltën e një skulptori të pakundshoq.
Kjo dukuria e vetëvrasjes është lënduese për këdo, jo vetëm për të afërmit e të vetëlarguarit nga jeta. Në këto raste gjithkush rri e përsiat: cilat duhet të jenë vallë arsyet, që njeriu, një ditë të bukur, vendos të vetëvritet, edhe pse jeta atij i dhurohet vetëm një herë? Është e vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje delikate. Megjithatë, secili le të zhvendoset për një çast nga qenia e vet dhe të mundohet të rimishërohet në qenien e atyre individëve që kanë bërë plane për vetëvrasje. Pas kësaj shpërnguljeje mendërore në qenien e këtyre njerëzve të zhgënjyer nga jeta, mund të pikasen ca arsye që ata i detyrojnë të shkojnë drejt vetësakrifikimit.

Dr.Ardian Klosi

Dikush prej tyre përjeton shqetësime të forta në jetën personale, siç janë dështimet në lidhjet romantike me dikë, një dashuri fatkeqe, vdekja e ndonjë të afërmi ose e ndonjë miku të dashur.
Dikujt tjetër mund t’i nxihet jeta prej torturave dhe kërcënimeve të vazhdueshme, prej poshtërimeve për të metat fizike, prej përdhunimeve dhe rrahjeve të pandërprera. Por dikush, me dhembje në shpirt, mund të përjetojë mungesën e të kuptuarit prej njerëzve që e rrethojnë, ftohtësinë e tyre, e cila bëhet shkak që ai të përfundojë në mëshirën e vetmisë. Kurse një tjetër individ nuk i bën dot ballë faktit që dikush ka bërë publike të dhëna për jetën e tij personale, sidomos për orientimet e tij seksuale.
Jo pak emocione të fuqishme ngjallin në qenien e njeriut mossukseset, dështimet në jetë, siç janë ato të natyrës krijuese, profesionale. Kjo bën që njeriu të humbasë interesimin për jetën, të ndiej lodhje prej saj.
Gjurmë të thella lënë në jetën e njeriut vështirësitë ekonomike, varfëria e tejskajshme Madje më të shumtë janë ata individë që e mbyllin jetën me vetëvrasje për shkak te halleve të rënda, të papërballueshme ekonomike.
Por nuk kalojnë pa mbresa të thella në jetën e njeriut edhe problemet e shëndetit, sëmundjet kronike, të cilat vijnë duke e mposhtur ca nga ca vullnetin e tij për t’i përballuar ato me optimizëm. Pesimizmi në këto raste merr sipërinë dhe njeriut fillon t’i duket jeta e pakuptimtë.
Shkak për vetëvrasje bëhet edhe fanatizmi fetar që është i përhapur zakonisht në sektet fetare, mes të cilave vihet re ajo që quhet vetëvrasje rituale. Dhe ne jemi në dijeni të vetëvrasjeve edhe të disa adoleshentëve 12-15-vjeçarë në vendin tonë, të cilëve ua kishin bërë mendjen çorap ca të ashtuquajtur dëshmitarë të Jehovait për “bukurinë” e jetës së përtejme.
Arsyet politike, po ashtu, ndikojnë mbi individë të veçantë për ta mbyllur jetën me vetëvrasje. Le të kujtojmë për një çast (vetë)vrasjen e njërit nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Nako Spirus. Përplasja me jugosllavët, me miqtë e ngushtë të Enver Hoxhës, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike skllavëruese me Beogradin, bëri që Nako Spiru të gjendej i izoluar në udhëheqjen e lartë shtetopartiake dhe një ditë të bukur ai të etiketohej prej Enver Hoxhës si pengesa kryesore e bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Në ato kushte, mënyra më e mirë për ta shmangur atë pengesë, ishte likuidimi i tij fizik, çka edhe u realizua me vrasje të pabesë, ose me vetëvrasje, sipas versionit zyrtar. Komunistët shqiptarë vetëvrasjen e quanin të dënueshme, madje e vlerësonin si tradhti. Megjithatë, Enver Hoxha nuk e deklaroi tradhtar Nako Spirun, me sa duket, me porosi të Titos, të cilit i kërkoi edhe leje nëse duhej të shkonte ose jo në varrimin e tij.
Po për arsye, në të vërtetë politike, e mbylli jetën me (vetë)vrasje edhe Mehmet Shehu. I gjendur nën furinë e sulmeve të egra të anëtarëve të Byrosë Politike në pasditen e 17 dhjetorit 1981, sulme ato të inskenuara paraprakisht, Mehmet Shehu, ashtu si edhe Nako Spiru dikur, u gjend krejtësisht i izoluar, në një vetmi të plotë deri në drithërimë. Por, në dallim nga Nako Spiru, Enver Hoxha këtë, që të nesërmen, e shpalli tradhtar dhe poliagjent. Me sa dukej, (vetë)vrasja e Mehmet Shehut e shpëtoi Enver Hoxhën një herë e mirë nga ankthi i xhelozisë për hedhjen në erë paskëtaj (prej Mehmet Shehut po të mbetej gjallë pas vdekjes së diktatorit) të traditës së pushtetit të tij personal që e pati çuar deri në përmasa katastrofike.
Për kryerjen e vetëvrasjes njeriun mund ta shtyjnë edhe ca rrethana të caktuara në një situatë lufte: për sigurimin e fitorës mbi armikun në një betejë ushtarake, një ose disa luftëtarë të caktuar vendosin të vetësakrifikohen. Le të përmendim këtu Oso Kukën me bashkëluftëtarët e vet, si edhe Mic Sokolin apo Selam Musain. Por, në një situatë të tillë, vetëvrasja mund të kryhet edhe për të shmangur rënien rob ose për të shpëtuar bashkëluftëtarët e vet.
Në jetë janë hasur edhe raste të vetëvrasjes së detyruar. Kështu, mund të përmendet rasti i vetëvrasjes së Senekës (Lucius Annaeus Seneca minor - 4 p.e.r.-65 e.r.), filozofit, poetit dhe personalitetit shtetëror të lashtësisë romake. Me urdhër të perandorit Neron, që dikur Senekën e kishte pasur edukator, ai u dënua me vdekje, meqenëse me autoritetin e vet të fuqishëm qe bërë pengesë në ushtrimin e pushtetit të tij të dhunshëm. Pë të shmangur dënimin me vdekje, Seneka kërkoi të bënte vetëvrasje. Së bashku me të, bëri vetëvrasje edhe e shoqja e tij, Paulina.
Rasti tjetër është ai Romelit (Erwin Eugen Johannes Rommel - 1891-1944), gjeneral-feldmareshalit gjerman, që ishte komandant i trupave të Boshtit në Afrikën e Veriut. Më 20 korrik të vitit 1944, u krye një atentat i pasuksesshëm kundër Hitlerit. Njëri nga komplotistët pati përmendur edhe emrin e Romelit. Duke marrë parasysh meritat e shquara të tij, Hitleri vendosi që atij t’i jepej e drejta të zgjidhte mes gjyqit ushtarak dhe vetëvrasjes. Më 14 tetor 1944, sipas një versioni zyrtar që pati qarkulluar asokohe, Romeli i dha fund jetës me cianur.
Hasen edhe raste kur një njeri sedërtar bën një gabim, të cilin paskëtaj e ka të pamundur ta korrigjojë, paçka se pendesa e mundon orë e çast. I gjendur nën soditjen e heshtur të farefisit apo të një rrethi ose komuniteti të caktuar, individi i gjorë jep e merr me veten e vet se si të shpëtojë nga makthi që po i merr frymën. Ai ia ka mbushur mendjen vetes se është vënë në diskutim nderi i tij. Në këto raste, heshtja e njerëzve që ai ka përreth, mosndërhyrja në kohën e duhur, është vrastare. Dhe i gjori njeri e gjen “shpëtimin” te vetëvrasja.
Në jetë janë hasur raste edhe të vetëvrasjes imituese. Aty nga fundi i viteve ’50 të shekullit të kaluar, në vendlindjen time, në Smokthinë të Vlorës, nje burrë i nderuar, me autoritet, i cili njihej në mbarë zonën për karakterin e tij të fortë, kreu vetëvrasje për një arsye të brendshme, familjare. Arsyeja nuk ishte aspak bindëse që ai të vetësakrifikohej. Njërit nga djemtë e tij, më të madhit, i cili asokohe ishte në moshën e pararinisë (adoleshencës), vetëvrasja e babait i la një vrragë të thellë në shpirt, e cila, me kalimin e viteve, nuk erdhi duke iu shëruar. Përkundrazi, ajo erdhi duke iu mahisur gjithnjë e më shumë. Ai u rrit, u shkollua dhe u punësua në shtet. Por një pasdite të bukur vendosi të imitonte të atin, ia hoqi vetes.
Jetën mund ta mbyllin me vetëvrasje imituese edhe ata individë që kanë qejf të ndjekin shembullin e personaliteteve të shquara apo të heronjve të letërsisë artistike.
Gjatë jetës mund të hasen edhe njerëz që kryejnë vetëvrasje, nisur nga dëshira për ta filluar jetën nga e para. Këta janë njerëz që besojnë në atë që quhet “mishërim i përsëritur” (në latinishte emërtohet “reinkarnacion” (reincarnation), kurse në greqishte - “metempsikozë”, që do të thotë “shpërngulje e shpirtit”. Këto janë doktrina filozofike fetare, sipas të cilave thelbi i pavdekshëm i qenies së gjallë (në disa variante vetëm i njeriut) rimishërohet, domethënë ritransformohet përsëri e përsëri nga njëri trup te tjetri. Këtë thelb të pavdekshëm, në tradita të ndryshme, e quajnë “frymë” ose “shpirt”, apo “shkëndijë hyjnore”, e vlerësojnë si “Unin suprem”ose “Unin e vërtetë”. Pra, sipas doktrinave në fjalë, në çdo jetë njeriu, vjen e zhvillohet një individualitet i ri i individit në botën fizike, por ama një pjesë e caktuar e “Un-it” të individit mbetet e pandryshueshme, duke u shpërngulur nga njëri trup te tjetri në serinë e rimishërimeve (ritransformimeve) të lartpërmendura.
Jo më pak e përhapur është dukuria e vetëvrasjes mes njerëzve të shquar të letrave. Duke filluar që nga lashtësia, me poetin romak Lukreci (Titus Lucretius Carus - rreth 99-55 p.e.r.), e deri në shek. XX, numërohen 259 krijues të shquar të letrave që i kanë dhënë fund jetës me vetëvrasje. Arsyet e këtyre vetëvrasjeve mund të kenë qenë nga më të ndryshmet, por mendoj se njërën nga arsyet e forta e ka nxjerrë në pah shkrimtari i shquar amerikan Heminguej (Ernest Miller Hemingway - 1899-1961).
Në fund të tetorit të vitit 1954 ai pati marrë lajmin se i ishte dhënë “Çmimi Nobel”. Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai e pati të pamundur të ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çmimit. Por në Stokholm atë e përfaqësoi ambasadori amerikan Xhon Kabot (John Cabot), i cili lexoi para jurisë përshëndetjen e Heminguejit. Në atë përshëndetje shkrimtari njoftonte se e pranonte çmimin “me përunjësi” dhe pati shprehur një mendim të tij të parapëlqyer, sipas të cilit “jeta e shkrimtarit, kur ai ka arritur majat e suksesit, kalon në vetmi”. Një parashikim befasues ky për vetëvrasjen e tij, që do të kryhej shtatë vjet më vonë.
Me sa duket, vetëvrasja e zotit Klosi shërbeu për ta rrumbullakosur numrin e vetëvrasjeve të njerëzve të shquar të letrave. Tani që zotin Klosi nuk e kemi më në skenën e jetës shqiptare, mendoj se duhet shtruar një pyetje e zakonshme: po a ishte e mundur vallë që të shmangej vetëvrasja e tij? Si temperament, ai ka pasur një natyrë tepër të ndjeshme dhe në shpirtin e tij linin gjurmë të thella shfaqjet e padrejtësisë. Por sipas psikologjisë, njerëzit tepër të ndjeshëm kanë shumë nevojë për ngrohtësinë e mjedisit shoqëror, sidomos të komunitetit ku ata ushtrojnë profesionin e vet.
Mes shumë kontributeve të shquara që zoti Klosi ka dhënë në realitetin shqiptar të këtyre viteve, dëshiroj të ndalem vetëm në njërin prej tyre. Para disa vitesh doli nga shtypi dhe u hodh në qarkullim një abetare e gjuhës shqipe. Menjëherë zotit Klosi i ra në sy niveli shumë i dobët pedagogjikoshkecor i asaj abetareje dhe ai i bëri asaj një analizë shteruese. Nisur nga fakti që abetarja është themeli ku fillon dhe edukohet brezi i fëmijëve, ku njomëzakët e klasës së parë për herë të parë mësojnë se ç’është vendlindja, ç’është atdheu, ç’janë elementet e para të kulturës qytetare, zoti Klosi argumentoi me fakte se abetarja në fjalë nuk i kryente këto funksione dhe kërkoi heqjen e saj nga qarkullimi.
Me sa duket, zoti Klosi, si një intelektual me një kulturë shumë të gjerë, kishte parasysh një thënie të Zhan-Zhak Rusoit (Jean-Jacques Rousseau - 1712-1778) për rëndësinë e edukimit të kulturës qytetare mes fëmijëve francezë. Rusoi theksonte :
"Pikërisht një kulturë të tillë i jep edukatori francez nxënësit të vet, me qëllim që të shkëlqejë gjatë fëmijërisë së tij, në mënyrë që paskëtaj ai të mos jetë kurrë askushi".
Por, për fat të keq, denoncimi publik që zoti Klosi i bëri nivelit të asaj abetareje, mbeti një zë në shkretëtirë. Komuniteti i gazetarëve, i analistëve dhe i publicistëve nuk u ngrit peshë në këmbë në përkrahje të zotit Klosi. Ky qëndrim moskokëçarës i tyre, pa diskutim që ka ushtruar ndikimin e vet mbi rëndimin e gjendjes së tij shpirtërore. Në sa e sa emisione televizive zoti Klosi ka pas qenë ftuar si analist, por, për çudi, askujt nga drejtuesit e atyre emisioneve nuk i pati shkuar mendja ndonjëher që të organizonte ndonjë emision të veçantë që t’i kushtohej posaçërisht zotit Klosi. Sa do ta qetësonte zemrën e tij një emision i tillë, sa do ta zbuste natyrën e tij tepër të ndjeshme, sa shumë do ta ndiente ai ngrohtësinë shpirtërore të kolegëve të vet.
U njoha me shumë reagime gazetarësh, analistësh e publicistësh për vdekjen e zotit Klosi, por asnjëri nga ata nuk tha që edhe komuniteti i tyre ka pjesën e vet të fajit për vetëvrasjen e tij. Personalitetet e shquara të kulturës shqiptare, sidomos ata që kanë një shpirt tepër të ndjeshëm ndaj shfaqjeve të padrejtësisë, duhet t’i rrethojmë me ngrohtësinë e shpirtit tonë se ata janë pasuri kombëtare me vlera të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk duhet t’i lëmë ata në mëshirën e vetmisë vrastare.

Ohajo, Sinsinati. 03 maj 2012

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...