Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/24

“AKADEMIKET DOBRICA QOSIQ,ANTONIJE ISAKOVIQ,LJUBOMIR TADIQ....TASH BORIVOJE LJUBOMIR TADIQ JANË SHPIRTI I ZHVILLIMIT SERB”...

.

NGA FLORI BRUQI

Sipas legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin....

Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.

Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj

“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa e
intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së
Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq.

Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë.

Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri.

Boris Kraigher dhe Tihomir Vlashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.

Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar.

Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.

Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.

Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikëmbrojtje nga shqiptarët.

Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë.

Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë, duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë, të cilët i kishte masakruar.


Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.

E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri. Ishin dy kandidatë. I pari ishteshkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.
Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin.

Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr.

Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën, të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.


Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën. Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë - një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri.

KURVA SERBI...PËRSERITË HISTORINË...

Sërbia, e cila shkaktoj gjakderdhjën më të madhe në Ballkan, pas luftës së dytë botërore, në vend se të mendoj seriozisht për antarësimin e saj në botën e civilizuar dhe të qytetëruar, akoma vazhdon të veproj në frymën mesjetare .

Nuk ka shenja të këndelljës dhe çdo qeveritar sërb, i cili vie në pushtet mundohet të forcoj pozitën, në kurriz të Kosovës. Kjo tregon se një pjesë e madhe e popullit sërb ende jeton në iluzione për Kosovën sërbe.

Kosova pagoj shumë shtrejtë shkëputjen nga kthetrat e kolonizatorve sërb, u deshtë me shumë se një qind vite rezistencë aktive që të arrihet kjo shkëputje, e cila ishte mbrojtë me të gjitha mjetet nga shovenistet serbë.

Ne rrethana tjera gjeografike, me popuj më të civilizuar, pa dyshim, deri me tash do të kishte ndodhur shumë e pritura falja publike nga pala sërbe, për krimet dhe plaçkitjet e bëra në Kosovë, sidomos gjatë luftës së fundit.

Një gjë e tillë nuk besohet të ndodhe as gjatë këtij shekulli, për aq sa do të jetë edhe ëndrra e tyre që serish të gllabërojnë tokat shqiptare. Kësaj radhe nuk do të përsëritet fati i Nishit, Prokupljës, Kurshumlisë dhe trojeve tjera shqiptare që u okupuan definivisht nga sërbët.

Është fakt i pa mohueshëm, se në prolongimin e definimit të statusit definitive të Kosovës , rrol të madh ka Beogradi .Janë ende aktive lidhjet dhe koalicionet e vjetra diplomatike pro sërbe të cilat frenuan dhe sabotuan çdo lëvizje pozitive në Kosovë.

Inskenimet që bëhen në Kosovë lidhur me presionet e shqiptarve ndaj pakicës sërbe, janë pjellë dhe rezultat i këtyre lidhjeve.

Ata do të vazhdojnë me këtë lojë intrigante edhe në të ardhmën. Në këtë formë të luftës speciale, blehej koha e cila është aq me vlerë për Beogradin...

Edhe pas pavarësisë së Kosovës, do të aktivizohen demonët, të cilët do të luajn rrolin e viktimës, ashtu si Vuk Drashkoviq, i cili në OKB, kohë më parë, sërbet i cilësoj si populli më i shtypur në botë !!!

Autori i romanit “ Thika ” ,ish ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë , Vuk Drashkoviq është shumë i njohur për fjalët e mëdha dhe patetike, vlenë të kujtojmë thënjet e tijë nga filozofia çetnike në mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990, të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij sërb, do të mbetet pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”. Ky mendim “ demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më 29.9.1990.

Është sukses i diplomacisë sërbe, mashtrimi perfid që i bënë disa qarqeve ndërkombëtare miope dhe proserbe, të cilët me qëllim apo pa qëllim perceptojnë genjeshtrat sërbe si të vërteta. Shifet qartë në çdo hap rezultati i shkollës së babait të kombit sërb Dobrica Qosiq.

Rrjedha llogjike dhe dialektike e gjithë asaj çka ndodhi në dekadat e fundit në Kosovë dhe rajon, është pavarësia e plotë dhe pa kushte. Populli i Kosovës është i lodhur së tepërmi nga intrigat dhe shantazhimet e llojllojshme.

Edhe përkundrejt këtyre problemeve tejet serioze, sidomos në rrafshin social, për hirë të aspiratave shekullore për pavarësi, populli shqiptar tregon dëgjueshmeri qytetare dhe urtësi..

Cdo shtyerje e qëllimt e zgjidhjës së drejtë të qështjës së Kosovës është tendencioze dhe ka për qëllim destabilizimin e rajonit dhe shuarjen e aspiratës së këtij populli për vetëvendosje.

Është koha e fundit që qendrat vendim marrëse të reagojnë në mënyrë preventive dhe racionale. Lajkat sërbe qe iu bëhen disa nga diplomatëve të dërguar si misionar për vlerësime të standardeve në Kosovë, duhet të demaskohen publikisht.


Të ju ipet shansa perfaqesuesve legjitim shqiptarë, që faktet relevante dhe të pa mohueshme e të arriturave në Kosovë ti prezentojnë në forumet përkatëse ndërkombëtare, aty ku pikërisht gënjeshtrat sërbe bëhen publike dhe marrin trajtë institucionale.

Shpresojmë që rasti i Kosovës të mos bëhet presedan në historinë e vendeve të ish kolonizuara në botë, ashtu që sërish t’i lejohet ish kolonizatorit të vendos për fatin e viktimes së vetë.

Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Tomislav Nikoliq, do të udhëtojë për në Moskë, ku ai do të marrë pjesë në kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.

Tomislav Nikoliq, udhëheqësi i Partisë Progresive Serbe, SNS, i cili të dielën u zgjodh president i ri i Serbisë, ka pranuar më herët një ftesë për të marrë pjesë në kongresin e partisë së Rusisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.

Nikoliqi do të marrë pjesë në këtë ngjarje në kapacitetin e tij si udhëheqës i SNS-së. Ai do t’i drejtohet kongresit dhe pritet të mbajë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, i tha SNS agjencisë së lajmeve Tanjug.

Kjo do të jetë vizita e parë e Nikoliqit jashtë vendit, që kur u zgjodh president. Mandati i tij në detyrë do të fillojë kur ai të betohet në një ceremoni në parlamentin e Serbisë, në fillim të qershorit.

--------------------

Kryetarja Kuvendit të Serbisë dhe njëherit nënkryetarja e Partisë Socialiste të Serbisë Sllavica Gjukiq-Dejanoviq sot konfirmoi se njeriu më adekuat për postin e kryeministrit të Serbisë është Boris Tadiq.

Ajo tha se Tadiqi është i merituari në këtë post sepse sipas saj ai ka komunikim të shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë në rajon, ata evropian dhe botërorë.

Për këtë arsye, Dejanoviq-Gjukiq, thotë se Tadiq është shpirti i zhvillimeve pozitive në politikë për Serbinë.

2012/05/23

“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. ...



File:Map of region of Sicily, Italy, with provinces-it.svg


                                                    Cosa nostra


Si është e organizuar mafia? Ky emër i dalë nga fjalori italian në vitin 1800 dhe e ka prejardhjen nga një fjalë arabe, mori jetë dhe u përfshi në fjalorin e botës me ngritjen e strukturave të mafies italiane.






E nëse ka organizata të tilla si “Ndragheta”, “Sacra Corona Unita” e të tjera, aristokracia e mafies quhet “Cosa Nostra”. Pas saj vijnë të gjitha. Po si u ngrit dhe funksioni mafia.

File:Sheet Falcone Borsellino.jpg
La "rivolta dei lenzuoli" a Palermo


Kush janë 20 familjet më të mëdha të mafies, kush janë 16 bosët e saj dhe 24 organizatat mafioze.
Kodet e tyre dhe si betohet një anëtar i ri i mafies. Por edhe përse ai që vdes ose arrestohet quhet i fundit.
File:SicilianMafia1900Cutrera.jpg

           Cartina della Sicilia dei primi anni del 1990 





Betimi për t’u bërë anëtar i “Cosa Nostra”-s

“U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”. Kjo është fraza përmbyllëse e formulës së betimit, e gdhendur në kodin mafioz. Nuk është synim i çdokujt që të bëhet pjesë e mafies, por në “botën e nëndheshme” ka rregulla po aq të forta sa mbi dhe.

File:Cattura di Provenzano - Questura di Palermo.jpg
                                          Bernardo Provenzano

Mjafton të përmendim se anëtarët e rinj duhet të jenë patjetër deri në 7 breza italianë, nuk duhet të kenë asnjë lloj lidhjeje, as farefisnore dhe as miqësore me policinë apo prokurorinë, nuk duhet të jenë homoseksualë, nuk duhet të shkojnë me gratë e të tjerëve, etj.
File:Sicilian mafia 1901 maxi trial.jpg

Disegno del processo ai presunti mafiosi fatti arrestare dal questore Sangiorgi, pubblicato sul quotidiano L'Ora (maggio 1901)


Riti i anëtarësimit

Një anëtar i mundshëm i “Cosa Nostra”-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë të tre “burrave të nderit” të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë.

File:03-02-07 1038.jpg
              Atti del Maxiprocesso

Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar flakën deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar, ndërkohë që do t’u qëndrojë besnik parimeve të “Cosa Nostra-s” dhe duke pranuar solemnisht: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.




Pas betimit, dhe vetëm atëherë, “burri i nderit” prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t’i përkasë.


File:Salvatore Giuliano.jpg


Salvatore Giuliano



Prejardhja e fjalës “Mafia”

Termi “Mafia” u përdor fillimisht Sicili për të përkufizuar organizatën “Cosa Nostra”. Mendohet se fjala “Mafia” mund të ketë disa origjina etimologjike.



Ndoshta vjen nga fjala arabe “Ma-Hias”, që do të thotë “fortësi”, duke e lidhur me fuqinë e anëtarëve të kësaj organizate. Një hipotezë tjetër është prejardhja nga fjala arabe “Mu’afak”, (mbrojtje ndaj të dobëtit).

File:Omicidio Dalla Chiesa.jpg
L'omicidio di Carlo Alberto Dalla Chiesa e della moglie Emanuela Setti Carraro (3 settembre 1982)


 Ndërsa prejardhja më e mundshme e kësaj fjale mendohet të jetë nga dialekti toskan, ku fjala “Maffia” do të thotë “mjerim”. Sipas Xhuzepe Pitre, një prej historianëve më të shquar italianë të traditës popullore, termi “Mafia” ka qenë shumë i përhapur në zhargonin e një pjese të Palermos dhe ishte sinonim i bukurisë dhe trimërisë.



Për herë të parë fjala “Mafia” ka hyrë zyrtarisht në fjalorin italian në vitin 1863, kur regjisorët Di Giuseppe Rizzotto e Gaetano Mosca vunë në skenë “Mafiusi di la Vikaria”, një dramë që u përkthye në italisht, në gjuhën napolitane, duke mundësuar kështu përhapjen e këtij termi në të gjithë territorin italian.
File:Vito Genovese NYWTS.jpg


                    Vito Genovese 




Formula e betimit të “Cosa Nostra”-s

Personi që kërkon të anëtarësohet mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.
File:Omicidio di Stefano Bontade.jpg
          L'omicidio di Stefano Bontate (23 aprile 1981)


“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjëherë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.



BASHKËPUNËTOR

Një mafie s’është asgjë pa bashkëpunëtorët e saj. Këta të fundit formojnë pjesn më të madhe të trupave të saj: Familja vendore Carleone nuk i kalon 40 anëtarë të pranuar, kurse bashkëpunëtorët e saj, padyshim, janë dhjetë herë më të shumtë në numër. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në Neë York, ku pesë familje mendohet se kanë të gjitha së bashku nga 600 deri në 650 “ushtarë” e drejtues e më shumë se 6 mijë bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtorët shërbejnë për të realizuar lidhjet mes celulës kriminale dhe shoqërisë.



FAMILJE

Në shoqërinë tradicionale mesdhetare, familja është gjithçka, kurse individi s’është asgjë. Buscetta është i irrituar nga liberalizimi i fëmijëve të mafiozëve amerikanë të gjeneratës së vjetër, sikurse Carlo Gambino apo Joe Bonnano që flasin akoma siçiliançe. Llogariten që në vitin 2002 të ishin 190 “familje” mafioze në Siçili me 5200 anëtarë, 89 nga të cilët në provincën e Palermos me 3200 anëtarë. Secila prej tyre është e lidhur fort me një territor të caktuar.




KONTROLL

Mafia siçiliane është tërësisht katolike dhe i kushtohet një kulti dëlirësie e modestie femërore, ajo ka edhe shënjtoren e saj mbrojtëse, Zonjën e Shenjtë, që festohet me 25 mars, madje mafiozët nuk kryejnë vrasje të premteve. Mafiozët nuk kanë ekzistencë sociale endogjene, gati endogamike. Pikësëpari sepse bëmat e tyre, aktet, fjalët i janë nënshtruar në mënyrë të vazhdueshme një kontrolli social, rigoroz, për të matur pajtueshmërinë e tyre me statusin “njeri i nderuar”.

MBROJTJE




Kur në një territor të dhënë kuadri juridik është i paqartë, policia është e paaftë dhe drejtësia joefikase, kur mosbesimi përgjithësohet e kur shteti s’mund ose nuk do të garantojë pasurinë e qytetarëve, këta të fundit u drejtohen për ndihmë formave të fshehta të mbrojtjes, shërbimeve kriminale, për të rregulluar konfliktet, për të marrë paratë e dhëna hua apo për të bërë vlershme kontratat. Kjo ofertë për mbrojtje private del nga krimi i organizuar dhe mafia.

NARKOTRAFIK


Të kuptosh lidhjet midis mafiozëve dhe trafikut të lëndëve narkotike është vërtetë diçka themelore, shumë e rëndësishme. Pa një vizion të qartë të kësaj dukurie komplekse, është e pamundur të nisësh ndonjë luftë kundër drogës e për më tepër ta fitosh këtë luftë. Trafiku i lëndëve narkotike nuk ishte një aktivitet mafioz që në fillim të tij, e s’ka se si të ishte. Ndërkombëtar, madje ndërkontinental, narkotrafiku s’mund të përshtatet me pamjen e një prove mafioze.

NJERI I NDERUAR

Njeriu i nderuar është alfa dhe omega e gjithë filozofisë mafioze. Si politika dhe çdo organizim tjetër njerëzor, edhe mafia mbi të gjitha, përbëhet nga njerëzit. Në këtë rast, “njerëzit e nderuar”. “Njeriu i nderuar” nuk duhet t’i tregojë askujt përkatësinë e tij, në rast të tillë dënohet me vdekje. Askujt që s’është mafioz, madje, as priftit ku rrëfehet, e aq më pak një mafiozi tjetër, nëse ai nuk ka qenë prezantuar formalisht nga një tjetër mafioz.

OMERTA

Fjala Omerta, sikurse mafia, është me prejardhje të paqartë, por nëse etimologjia e termit është e paqartë, kuptimi i saj është i qartë. Omerta është shumë më tepër se një injeksion për të heshtur, madje më shumë si ligj i heshtjes, është një mënyrë e vërtetë të jetuari, një kulturë, elementi qendror i vizionit mafioz të botës, një lloj mbrujtje e dyshimit dhe misterit. Me anë të fragmentarizmit të detyruar, sistematik e konstant të informacionit që s’duhet kurrë jashtë mafies, sigurohet stabiliteti.

REKRUTIM

Të hysh në mafien siçiliane është mjaft e vështirë. Pikësëpari, është detyrim absolut të jesh siçilian nga nëna dhe babai, i seksit mashkull dhe katolik. Ndërkohë nuk pranohen djemtë e policëve dhe ata të gjykatësve, djemtë e paligjshëm ose nga prindër të ndarë, djemtë ose vëllezërit e grave “të lehta”, komunistët apo djemtë e militantëve komunistë, homoseksualët, djemtë e “njerëzve të nderuar” të vrarë nga mafia, në mënyrë që të shmanget hakmarrja brenda mafies.

STRUKTURA

Thelbësore është se “Cosa Nostra” është një organizatë e vërtetë. Ajo është e organizuar në struktura hierarkike me majën e saj dhe me epiqendër në Palermo, ku është Selia e organit drejtues të shoqërisë, e quajtur “kupolë” apo “komision”. Por arkitektura mafioze është në ndryshim të vazhdueshëm, sipas oportuniteteve ekonomike dhe financiare, sipas nivelit të goditjes së shtetit e metodave të shefave. Ishulli i Siçilisë është quajtur “krahina” nga mafiozët. Instanca e lartë mafioze është “komisioni krahinor”.

VRASJE

Mafia siçiliane vret ndonjëherë edhe shumë, por gjithmonë në rastet kur i ka harxhuar të gjitha mjetet e tjera. Sidoqoftë mafia nuk vret kurrë pa e peshuar mirë këtë gjë, asnjëherë nën peshën e një emocioni apo në kundërshtim me arsyen e shëndoshë. Përkundrazi, me përjashtim të rasteve të rralla, vrasja kryhet me kujdes të plotë, sipas kushteve, rregullave të protokollit. Për çdo vrasje është i detyrueshëm të merret miratimi nga shefi i kantonit territorial ku do të kryhet vrasja.


Agjencioni Floripress-Prishtinë / Literatura:


Televisione [modifica]

Në Curih ,zviceranët i ndërrojnë vendin ndërtesës 122 vjeçare

http://dukagjini.com/life-sex/zviceranet-i-nderrojne-vendin-nderteses-122-vjecare/


Dy ditë të plota në Cyrih do të zgjas zhvendosja e një ndërtese industriale të vjetër 122 vjet, e rëndë 6200 ton. Ajo do të zhvendoset 60 metra më në perëndim të vendit të tanishëm.

“The Machine Factory Oerlikon" (Fabrika e makinave), e cila në vitin 2010 i ka shpëtuar rrënimit pasi ishte blerë nga kompania zvicerane SPS, e cila merret me paligjshmëri, do të lëviz me ndihmën e gjashtë binarëve, më të cilët do të lëvizë me shpejtësi 3 deri 5 metra në orë. Ndërtesa është e gjatë 80, ndërsa e gjerë 12 metra.




“Ndoshta gjithçka duket jo fortë e zakontë, por ne jemi të kënaqur që kemi arritur ta ruajmë këtë ndërtesë të vjetër, e cila kështu mund t’i rezistojë edhe 100 viteve të tjera”, ka thënë Peter Leman, përfaqësues i kompanisë investitore.


Kur shkelën marrëveshjet, përsëritet historia...



  Shkruan:Qerim PLLANA


Marrëveshjeve të Atlantikut të vitit 1942, Bujanit në dhjetor 1943 dhe janar 1944, të Parisit, të Vjenës dhe Brukselit, të Konçulit, të Kumanovës dhe Ohrit, idealistët u besuan kot fare! Sepse marrëveshjet pa një garanci të fuqishme janë të papërfillshme dhe të gjykuara të dështojnë. Çdo fajtor për dëmet dhe gjenocidin e shkaktuar gjatë luftës obligohet t`i paguajë reparacionet e atyre dëmeve. Pra, me fqinjin e harlisur që s`njeh punë dhe se mbanë fjalën, nuk ka shaka! Sepse, ai është i gatshëm përherë të tradhtojë, të shkelë dhe të pret në besë. Megjithatë, Serbia obligohet për ta njohë Kosovën, kombin dhe shtetin e tërë shqiptar të cilin kurrë deri më sot, me asnjë “marrëveshje apo dialog” s’e ka njohur dhe nuk e ka përfillur. Tani, kur dhelprës iu kall bishti, ulërin se u kall dynjaja, ama-zaman më shpëtoni..!

Përvojat e hidhura

“E kam një ëndërr..., ëndërroj se një ditë në këto kodrina të kuqe të Xhorxhisë, fëmijët e robërve të dikurshëm dhe djemtë e skllavopronarëve të dikurshëm së bashku do të zënë vend më një stolë (tavolinë) vëllazërore”, Martin Luter Kin, Memfis Filadelfi...
Ekzistojnë përvoja të hidhura dhe gjurmë të pashlyera historike se me fqinjin verior shqiptarët do të kenë gjatë probleme të pazgjidhura, dialog të dështuar, pa përmbajte...! Historia shekullore sidomos, periudha prej viteve 1804-1815, këtë katërçipërisht e ka dëshmuar! Madje kjo vlen qysh nga themelimi i shtetit vasal të Dinastisë së Obrenoviqëve 1830-1878 dhe 1878-1881.

Në veçanti me Luftërat Ballkanike 1912-1913. Së fundi më luftën e Kosovës 1997-1999! Shqiptarët atë botë kot i ndihmuan fqinjët, për t`u çliruar e pavarësuar nga P. Osmane. Përkundrazi, ata i humbën dy Shqipëria, mu për shkak të atyre sfidave..! Gjurmët e historisë së ndjekur, janë të padrejta dhe dëbuese të shqiptarëve autokton me epitete fyese muhaxhirë.


 Në hapësirën e Dardanisë së dikurshme me qendër në Damast, Dardhishtë, Mollëkuqe, Toplicë dhe në vazhdim. Ndjekjet dhe spastrimet etnike të shqiptarëve fillojnë qysh më 1844, për të vazhduar me spastrime të tjera deri në ditët e sotme në Kosovën Lindore, madje brenda Kosovës aktuale..!

Unë nuk shoh ëndrra të tillë se nipërit, fëmijët e fëmijëve tanë, një ditë mund të ulën në bregorët me vreshta dhe pjeshkë të kuqe në Toplicë, Mollëkuqe, Bllacë, Surdulicë, Vllastenicë, Maçkaticë etj.! Vende të dikurshme të banuar me shqiptar të ndjekur me dhunë, gjenocid dhe etnocid, nga forcat serbo-ruse, duke filluar nga 1844-1999.

 Minoriteti serb sot në Kosovë është me çdo përparësi në çdo ent të shtetit të tkurrur të paktën tri herë, nga spastrimi dhe dëbimi i pamëshirshëm të vendorëve shqiptar, nga Rakovica, gjithandej Kosovës Lindore-Dardanisë etnike deri në Daki! Unë nuk shoh ëndërr të tillë si ëndrrat e realizuara të heroit, M. L. King.


Se një ditë me Serbinë dhe popullin serb do të jemi ulur si “vëllezër me një stolë, gostie apo gazmend miqësie, shoqërie a vëllazërie në Toplicë a Sanxhak”! Kjo s`mund të ndodhë me ëndrra dhe politikë asgjësuese dëbimi, agresiviteti dhe asimilimi, krejtësisht me letra dhe frymë raciste shkombëtarizuese, helmuese serbe të racistit I. Garashanini dhe kompanisë në vijimësi, deri në ditët e sotme në K. Lindore, dhe aktualitetin në veri!

Këto mund të jenë ëndrra pa sedër e pa dinjitet, për komb, atdhe dhe për historinë e së kaluarës, gjenealogjisë, gjuhës dhe origjinës! Kurse origjina vjen pikërisht andej nga shtriheshim në para dhe në histori.

Periudhën e civilizimit përballë egërsisë serbo-sllave në Dardani, pjesët e Ilirisë deri te lumenjtë Savë-Danub, Daki e Rumeli!

(“Ëndërroj se katër fëmijët e mi do të jetojnë si pjesëtarë të kombit, i cili nuk do t`i gjykojë sipas ngjyrës së lëkurës, por sipas meritave”..., Martin L. Kin, Uashington 1968)

Kjo me nipërit, mbesat e popullin tim s`mund të ndodhë në raport me fqinjët serbë. Pa çka se kemi një ngjyrë teni dhe jetojmë me një nën-kontinent. Fatkeqësisht me një hasmëri me fajin e fqinjit verior dhe luftërave të përgjakshme, për krijimin e Serbisë së Madhe dhe për dalje në tokatë dhe detet e huaja të klimës së nxehtë...

Ani pse unë isha 12 vjet arsimtar edhe i fëmijëve të fqinjëve serbë. Ani pse ata me respektonin, me çmonin herë-herë si prindin e tyre. Kurse unë sillesha krejtësisht njësoi si me fëmijët e kombit tim. Ishte kjo një kohë që sot quhet e “pa kohë”!

Jo, për asnjë rast nuk kisha imagjinuar se ata, ish-nxënësit e mi serbë, një ditë do t`më hynin në oborrin e shtëpisë sime me kallashnikovë, për t`me deportuar me familje, për herë të dytë në historinë stërgjyshore, diku për në Azi, Evropë, Amerikë, Afrikë apo Australinë e largët. E di këtë Evropa, apo shtirët akoma si në kohë komunizmi?

“Me këtë bindje kthehem në Jug; Kjo do t`na lejojë që të bartim një oqean rëndues dëshpërimi që më në fund të kemi një pikë shprese...,” Martin L. Kin, Filadelfi 1968. Kështu fliste i madhi Martin L. King gjatë vitit 1968, pranë lapidarit të A. Linkolit në Uashington, në pranin e dyqind-mijë pjesëmarrës, kryesisht zezakë të Amerikës.

Ëndrra e tij mbeti një kujtesë e pashlyer deri në vdekjen e tij tragjike. Por si e tillë iu realizua me fitoren demokracisë, të drejtave, barazisë sociale, ekonomike politike, për të ardhur sot, deri të kryetari me ngjyrë në krye të SHBA-së, Barak Obama.

Unë, një pinjoll i babë Selim, Rexhep, Selman, Sadik, Ali Pllana-Thaçi dhe i intelektualit në zë nga Pllana, Babë Iliasa Sheh Jonusit, të dëbuar, ndjekur dhe të masakruar nga Toplica e pasur me hardhi, pjeshkë dhe mollëkuqe, rrafshe fushash lugina, lumenj e kodrina, ujë biluri me bollëk. E kam të vështirë të besojë në pabesinë armiqësore të shkaktuar ndaj shqiptarëve të Dardanisë, gjithandej tokave të tyre autoktone nën Serbinë okupuese!

 E dinë sot këtë, BE-Brukseli,Parisi, Londra e Berlini, Vjena, Moska, Roma e Madridi!?

Tani, historia na mëson për një të kaluar jo fort të largët. Për sjelljet shumë të vrazhda të fqinjit, i cili nuk ka ndërruar as qime, por as lëkurë, vese e as dete-mani të dëshmuara, sidomos në luftërat e fundit 1991-1999. Politika dhe diplomacia gënjeshtare serbe me veprime gjenocidi, jo sall ndaj shqiptarëve, u dëshmua gjatë viteve 1991-1999, kundër katër popujve, civilëve të pambrojtur në Kroaci, Bosnjë, sidomos në Kosovë. Pse BE-Brukseli, i hesht të ligat dhe padrejtësitë historike..?!

Ëndrrat e Martin L. Kingut, u realizuan siç u realizuan ëndrrat e popujve të okupuar të Evropës pas fashizmit nazist gjerman. Raportet e të cilëve sot janë shembull mes Gjermani-Francës, Belgjikë, Luksemburg, Zvicër, Austri, Itali etj.! Po ne sot ku jemi?!

Raportet Kosovë-Serbi me politikën aktuale agresive, veprimet e lobizmit cinik në diplomacinë ndërkombëtare, urrejtjet dhe lakmitë e pashuara, për territoret e shqiptare, pjesëve të madhe të okupuara, veriun e zaptuar, fare s`kanë ndryshuar!

Ëndrrat e tilla të ndjerit Martin, L. King, pushuan nga një atentat, në ora 18, sipas orës lokale më 4 prill 1968, në Memfis të Ilionisit në SHBA. Kështu, pushoj simboli më i madh i botës me ngjyrë! Por, ëndrra e të ndjerit hero, sot janë të realizua.

Me këtë politikë të fqinjit veriorshqiptarët s`mund të pajtohen

Politikës serbe i mungon një De Gol, Mendel, Havell a A. Linkoln, një Demaç! Ajo është e papërmirësueshme e përkëdhelur dhe akoma e mbrojtur nga shumë frymëzues të murtajës së zezë serbe. Naçertanjës të I. Garashaninit, nacionalistëve politikanë e diplomatë serbë, të cilët akoma ushqehen me ideale të tilla inkriminimi!

Me ketë politikë të fqinjit verior, shqiptarët s`mund të pajtohen, sepse ajo nuk është duke u përmirësuar. Nuk heq dorë nga lakmia për dalje me dhunë nëpër toka dhe dete të huaja! Ajo vazhdimisht është shkaktare e luftërave në Ballkan, qysh nga mesjeta, sidomos në kohën e re dhe më të renë. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Mos ta qit zoti (a. s) komshiun e azdisur, të lazdruar, gënjeshtar e të pabesë”..!

Mbase një ditë do të pushojë kjo histori zhurmuese e përvuajtur dhe e përgjakshme. Ndërsa, dialogu për hir të gjeneratave mund të përfundojë me sukses! Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur respektimi është i plotë, i barabartë, pa paragjykime dhe i dyanshëm, secili në atdheun e vet të lirë politik, të zhvilluar dhe demokratik!

Kjo mund të arrihet vetëm me dialog të sinqertë, të barabartë e pa paragjykime mes palëve. E fajtori duhet paguar borxhin e dëmeve të shkaktuara gjatë armiqësive.

 Të paktën dëmet e luftës së fundit, përgjegjësinë për t`pagjeturit, rregullimin e kufijve, heqjen dorë nga hegjemonizmi, tërheqjen pakusht nga cepi verior i rrethit të Mitrovicës.

Ndalimin e ushtrimit të dhunës në K. Lindore, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë. I dinë këtë sondazh-mesazhe, BE-Brukseli, apo shtiren ,bëhen se s’i dinë?!

Atëherë cila është agjenda e mëtejme e BE-së për lirinë dhe demokracinë e vërtetë të shqiptarëve në hapësirën ballkanike!?

Nuk besoj se gjeneratat mund të pajtohen me status-kuonë! Në rini, si çdo idealist, kam besuar në Çe Gevarën, M. L. Kingun, Sharl de Golin, Benbellën, Mendelën, Havelin, Demaçin. Patjetër në UÇK, heronj e dëshmorë.

 Besuam në të drejtën ndërkombëtare për barazi, vëllazëri, liri dhe demokraci të popujve të çliruar nga nazizmi. Mbështetur në Traktatin e Atlantikut të vitit 1942, vendimet e Bujanit dhjetor, 1943, janar 1944, takimet; Paris,Vjenë, Bruksel!

Por deri më sot, mbetën ëndrra dhe premtime të parealizuara të kota! E kur s`respektohen marrëveshjet, traktatet, konkluzionet që burojnë nga to dhe nga vendimet e marrëveshjeve patjetër përsëriten konfliktet, luftërat, pse jo dhe historia!

Pasaniket e Kosovës martire...

Është edhe zyrtar i lartë, por ka edhe punë të tjera. Ka edhe aksione në ndonjë biznes. Gruaja sigurisht i punon në PTK, KEK, RTK, ANP, Trust, BQK apo në ndonjë institucion tjetër publik, por ka edhe ndonjë angazhim akademik në UP, apo në ndonjë kolegj privat. Për patundshmëri më mirë mos të flasim. Male, toka, shtëpi, banesa.

Pa fund. Vetura të shtrenjta kanë gati të gjithë. Pa përjashtim. Kanë edhe kursime. Me pak fjalë, ky është edhe lajtmoviti i sivjetshëm i deklarimit rutinor të pasurisë në formularët e Agjencisë Antikorrupsion.


Dallimi me mandatin e parë qeverisës është dukshëm i ndjeshëm. Ata janë bërë më të pasur në Kosovën që është varfëruar më tej. A e keni parë se si zukat opozita vazhdimisht? I kanë edhe ata milionerët e tyre. S’janë vetëm këta në pushtet, që natyrisht prijnë. Politikanët në përgjithësi e kanë shfrytëzuar pushtetin, lidhjet, ndikimin e fortë në kompani, institucione dhe agjenci të pavarura, që të rehatojnë veten, gratë, fëmijët. Çdo konjukturë që erdhi në pushtet vetëm i trashi përfitimet materiale, rriti pagat, bonuset.

Kur i sheh të ardhurat vjetore që marrin, të krijohet përshtypja se janë të dhëna për ndonjë vend anëtar të BEsë. Nëse anëtarësimi do të varej nga kjo, sigurisht të parët në rajon ne do të hynim. Por, shumica e popullsisë në Republikën e Kosovës jeton në kushte të rënda. Edhe ata që punojnë mezi dalin në fund të muajit me dy-tre qind euro në muaj, sa janë të ardhurat mesatare, më të voglat në Evropë. Falë politikanëve tanë vizionarë për xhepin e tyre, është krijuar një hendek i thellë social.

Frustrimi natyrshëm rritet kur sheh se si gradualisht, gati 13 vjet pas luftës, po krijohet një shtresë e privilegjuar, një pakicë kosovarësh që jetojnë në luks, ndërsa të tjerët numërojnë centët. Dhe, për ta përmbyllur, imagjinoni vetëm një fakt. Kjo që kanë deklaruar deputetët, qeveritarët, zyrtarët,gjyqtarët për plot prej tyre mund të jetë vetëm një përqindje e vockël…..


Të punosh në kompanitë publike, në Trustin e Pensioneve, në Bankën Qendrore, apo në Agjencinë e Prokurimit Publik, është edhe më mirë se të kesh një biznes tëndin. Kështu rezulton duke parë deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë


Rexhë Gjonbalaj-drejtor Ekzekutiv i Bordit të PTK-së, deri më 27 mars 2012, disponon shtëpi dhe oborr, truall dhe një shtëpi tjetër me dy lokale dhe një sipërfaqe 335 metra katrorë në vlerën 325 mijë eurove, si dhe biznes privat në vlerën 80 mijë euro dhe një makinë në vlerën 8 mijë euro, si dhe aksione në biznes në vlerën 9 mijë eurove.

Ndërsa, para të gatshme të deponuara në ‘Procredit’ në Pejë janë në vlerën 125 mijë e 657 eurove. Ndërsa, ka pasur plus pagën e bashkëshortes prej 3600 eurove dhe një pagë vjetore dhe bonuse prej 38 mijë eurove, si dhe shitje toke në vlerën 12 mijë eurove.

Ejup Qerimi- kryeshef Ekzekutiv aktual i PTK-së, i zgjedhur tre-katër muaj më parë, disponon tokë bujqësore me oborr dhe banesë në një vlerë të përgjithshme prej 85 mijë eurove, kurse disponon edhe makinë në një vlerë prej 13 mijë eurove dhe aksione në vlerën 2 mijë e 500 eurove. Ndërkohë, ka para të gatshme në vlerën prej 9 mijë e 500 eurove në ‘Pro-Credit Bank’, ndërsa obligimet e kredive ndaj dy bankave, ‘Pro-Credit’ dhe ‘NLB’-janë në vlerën prej, 21 mijë eurove. Ndërsa, të hyrat vjetore nga PTK-ja janë 50 mijë euro, si dhe kompensimi nga TPKP-ja në shumën 15 mijë eurove.


Sahit Surdulli, drejtor i Bordit të PTK-së, deri më 28 mars nuk ka të dhëna në agjenci për të.

Paga të majme nga PTK-ja

Sebahedin Ramaxhiku- Sekretar i Korporatës, deri më 13 mars 2012, disponon dy banesa me sipërfaqe 80 dhe 67 metra katrorë dhe me një vlerë prej 84 mijë euro, si dhe shtëpi me 350 metra katrorë dhe tokë me sipërfaqe 400 metra katrorë. Ndërsa, ka para të gatshme në ‘Procredit’ në vlerën 10 mijë eurove. Të ardhurat mujore kanë qenë në shumën 2 mijë eurove në muaj apo 24 mijë euro në vit, si dhe nga 500 euro në muaj bashkëshortja e tij.

Bedri Barku- ushtrues detyre i drejtorit deri më 27 mars ka paraqitur shtëpi familjare me sipërfaqe 150 metra katrorë dhe në vlerën prej 75 mijë eurove, si dhe një banesë 59 metra katrorë dhe vlerë prej 25 mijë eurove. I njëjti disponon para të gatshme në ‘Procredit’ të shumën prej 40 mijë eurove. I njëjti ka pasur një pagë mujore 2 mijë euro në muaj apo pagë vjetore 24 mijë euro në vit.

Elvis Pista - Sekretar i Korporatës, i emëruar më 30 mars 2012, ka paraqitur dy shtëpi me hapësirë 400 metra katrorë, në vlerën prej 400 mijë eurove, si dhe makinë në vlerën 20 mijë eurove. Ka disponuar me aksione të shituar në vlerën 160 mijë euro si dhe ka një kredi në shumën 120 mijë euro në ‘Raiafaisen Bank’ dhe detyrimet ndaj ‘Plus Group’ në shumën 95 mijë eurove. Ndërsa, ka të ardhura mujore 3.5 mijë euro, si dhe 10 mijë euro nga biznesi.

Qamil Buzhala, drejtori tjetër i Bordit të PTK-së, merr pagë vjetore nga kjo kompani prej 35 mijë e 374 euro. Ai posedon shtëpi prej 160 metra katrorë prej 70 mijë euro, ndërsa ka para të gatshme në vlerë prej 22 mijë eurove. Përveç këtyre, Buzhala ka paraqitur se fëmijët e tij kanë kredi prej 15 mijë eurove. Bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 3 mijë e 360 euro. Edhe Buzhala ka të punësuar në PTK, djalin e tij Bearin, i cili merr pagë vjetore 9 mijë e 600 euro, ndërsa vajza ka të ardhura vjetore 4 mijë e 140 euro.

Gani Sylaj, drejtor i Bordit deri më datën 27 mars 2012, disponon me truall shtëpi e tokë bujqësore në vlerën prej 54 mijë eurove një pjesë e të cilave trualli e toka bujqësore janë të trashëguara. Ka makinë në vlerën 5 mijë euro kurse para të gatshme në banka në vlerën 1230 euro. Ndërsa detyrimet financiare ndaj NLB-së dhe një individi janë në vlerën e 22 mijë e 500 eurove. Ndërkaq të hyrat mujore në emër të pagës e performancës në PTK janë në vlerën e 3.4 mije eurove.


Menduh Abazi, zëdhënës i PTK-së, disponon një pasuri më shumë se 585 mijë eurove, ku bëjnë pjesë truall, pyll, tokë, shtëpi, banesë dhe pronë e përbashkët, si dhe një makinë ‘Audi’ në vlerën 20 mijë eurove. Ndërsa ka para të gatshme të deponuara në ‘Pro-Credit’ në vlerën 845 eurove dhe në ‘Bankën Ekonomike’ në vlerën 21 euro. Ndërsa obligimet financiare ndaj po këtyre dy bankave janë në vlerën prej 45 mijë eurove. Ndërsa të hyrat e tij vjetore janë më shumë se 24 mijë eurove në vit, si dhe rroga e babait në një kompani sigurimi në shumën prej më shumë se 228 eurove në muaj.


Pasuria e drejtorit të KEK-ut

Agim Nika-drejtor në Bordin e Drejtorëve, i emëruar në këtë post më 28 mars 2012, ka paraqitur një pasuri me shtëpi 137 metra katrorë dhe vlerë 90 mijë euro, si dhe një banesë në vlerë 73 mijë e 500 eurove, kurse paluejtshmëria në masën prej 15 ari e ka vlerësuar në shumën prej 88 mijë eurove, si edhe makinën në vlerën 24 mijë euro. Ai posedon edhe 8 mijë e 500 euro aksione në një kompani biznesi kurse ka të deponuara në dy baka 16 mijë e 500 euro në ‘TEB’ dhe në ‘Raifaisen’. Ndërsa obligimet financiare për shtëpinë në lagjen ‘Marigona’ janë 90 mijë euro, si dhe kredia prej 15 mijë euro në ‘Raifaisen’. Të ardhurat vjetore të bashkëshortes janë 27 mijë euro, kurse të ardhurat e tij personale vjetore janë afro 21 mijë euro.

Arben Gjuka - drejtor menaxher në KEK, ka paraqitur 34 ari truall dhe tokë si të trashëguar, kurse disponon makinën në vlerën 6 mijë e 500 euro, si dhe stoli në vlerën prej 8 mijë eurove. I njëjti nuk posedon letra me vlerë dhe aksione në ndonjë biznes. Ndërsa ka të deponuara 85,825 euro në katër banka. I njëjti nuk ka obligime financiare dhe ka të ardhura vjetore në shumën 33 mijë e 600 eurove, kurse bashkëshortja e tij ka pagën vjetore në shumën 3 mijë e 996 eurove.

Fadil Çitaku -drejtor menaxher i Bordit ka deklaruar banesën 85 metra katrorë në vlerën 130 mijë euro, para në vlerën 200 mijë euro, mal në vlerën 140 mijë euro, si edhe truall dhe truall me shtëpi që janë trashëgimi në vlerën,70 dhe 40 mijë. I njëjti nuk disponon me aksione në biznese dhe as letra me vlerë por ka të deponuara në kontot e ‘Raifaisen Bank’ 19 mijë e 500 euro, si dhe ‘NLB’ 2 mijë e 500 euro. Ka ndërkaq të hyra vjetore të pagës 15 mijë e 600 euro.

Salih Bytyqi- drejtor, ka paraqitur truall shtëpi e tokë bujqësore në vlerën prej, 69 mijë eurove si dhe makinën në vlerën 10 mijë euro. I njëjti ka të deponuara më shumë se 10 mijë e 600 euro në katër banka vendore komerciale. Derisa obligimet financiare ndaj bankës ‘Raifaisen’ janë në shumën 13 mijë e 400 eurove. Të hyrat vjetore të bashkëshortes janë 6 mijë e 120 euro, kurse të ardhurat e tij janë në shifrën 25 mijë e 400 euro, si dhe 540 euro nga pensioni i prindit.


Nuk ka të dhëna për Dino Asanaj

Dino Asanaj nuk ka të dhëna të deponuara në agjenci, ndërsa lidhur me këtë kryetari i kësaj agjencie, Hasan Preteni, tha si vijon:
Agjencia kundër korrupsioni ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publikë, të cilët kanë pasur për obligim ti deklarojnë ndryshimet, ndërsa zyrtarët e lartë publik që deklarojnë pasurinë për herë të parë (sipas kërkesës) do të publikohen ditëve në vijim.

Edhe zyrtarët e AKP-së, goxha të pasur

Shkëlzen Lluka- drejtor menaxher i AKP-së ka paraqitur 2 banesa në vlerën 110 mijë eurove, si dhe truallin në vlerën 24 mijë euro, si dhe veturë vetjake në vlerën 10 mijë euro. Para të gatshme të deponuara i ka në shumën 12 mijë e 500 euro, kurse disponon edhe një borxh ndaj një serbi në shumën prej 19 mijë eurove dhe një kredi nga një bankë në shumën 6 mijë euro. Të hyrat vjetore nga AKP-janë në shumën 45 mijë e 492 mijë euro, kurse nga ‘Z Mobile’ 5 mijë e 400 euro, si dhe 15 mijë e 358 euro ndalesa nga paga bazë.

Mrika Tahiri- zëvendës- drejtoreshë menaxhere ka paraqitur një pasuri një banesë prej 128 metra katrorë në vlerën 180 mijë euro banesën tjetër të trashëguar në sipërfaqen 57 metra katrorë si edhe 30.5 ari të tjerë truall me kursime të përbashkëta dhe një vlerë prej 120 mijë eurove. Tahiri disponon edhe me një makinë ‘Shkoda Oktavia’ në vlerën prej 120 mijë eurove kurse nuk disponon me aksione dhe letra me vlerë sikurse që nuk ka kursime dhe as obligime ndaj bankave. Ndërsa të hyrat vjetore të Tahirit janë në shumën prej 43 mijë e 300 eurove 212 eurove.

Gjyqtarët e Kushtetueses me nga dy puna

Enver Hasani-kryetar i Gjykatës, ka të lajmëruar banesën 115 metra katrorë në vlerën prej 70 mijë euro, veturën në vlerën 5 mijë e 700 euro, si dhe 6 mijë euro të deponuara në dy banka, ‘NLB’ dhe ‘Bankën Ekonomike’. Ndërsa detyrimet financiare ndaj ‘Bankës Ekonomike’ kapin shumën në vlerën prej 30 mijë eurove. Të hyrat vjetore si kryetar i Gjykatës janë në vlerën 40 mijë e 200 euro, kurse nga mësimi akademik ka të ardhura vjetore 15 mijë euro, si edhe 6 mijë euro një gjysmë page diku tjetër që nuk është cekur në formularin e pasurisë.

Iliriana Islami, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, nuk e ka të lajmëruar pasurinë, por vetëm vlerën e të ardhurve vjetore si gjyqtare në këtë gjykatë që janë në shumën 29 mijë e 200 euro, si dhe 3950 euro si profesoreshë në Fakultetin Juridik të Prishtinës.

Altay Syrroy- gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese ka të lajmëruara pasuri të patundshme, shtëpi dhe ara në vlerën që kapin shumë mbi 400 mijë euro si edhe makinë në vlerën mbi 5 mijë euro. Ndërkohë që shuma e parave të deponuara në dy banka asaj ekonomike e ‘Procredit’ janë në vlerën 38 mijë euro. Ndërkaq të hyrat vjetore janë në vlerën 29 mijë e 200 euro kurse nga privatizimi i ndërmarrjes së bashkëshortit janë në vleftën 10 mijë euro.

Kadri Kryeziu- gjyqtar në këtë gjykatë, ka të paraqitur shtëpinë 100 metra katrorë në vleftën58 mijë euro, si dhe tokën në vlerën 45 mijë euro, pastaj makinën e blerë me kredi në shumën 11 mijë euro. I njëjti nuk disponon me aksione e letra me vlerë, por edhe as para të deponuara në ndonjërën nga bankat komerciale. Ndërsa detyrimet financiare ndaj BKT-së janë në shumën 45 mijë euro. Paga si gjyqtar i kësaj gjykate është 21 mijë e 600 euro, në Universitetin e Prizrenit 1500 euro, në ‘Iliria’, 3 mijë e 360 euro, kurse paga vjetore e bashkëshortes si profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë është 4 mijë e 80 euro.

Drejtuesit e ART-së me plot patundshmëri

Besnik Berisha- anëtar i Bordit ka të lajmëruara dy shtëpi, ara e pasuri të paluajtshme në vlerën shumë të madhe që arrijnë diku mbi 720 mijë euro. Ndërkaq paga mujore e tij është 1350 euro dhe i njëjti nuk ka para të deponuara nëpër banka letra me vlerë, si dhe as aksione në biznese, por edhe nuk ka ndonjë kredi.

Nijazi Ademaj anëtar i Bordit, ka të lajmëruar në AAK pasuri të paluajtshme në vlerën mbi 720 mijë eurove, ku bëjnë pjesë shtëpi tokë, vilë, punëtori të zdrukthëtarisë, si dhe pajisje të zdrukthëtarisë në vlerën mbi 50 mijë euro dhe makinë të trashëguar në vlerën 10 mijë euro. Ndërsa të hyrat mujore janë në shumën 1350 euro sikurse edhe pensioni i babait e nënës dhe nga biznesi privat që janë diku 600 euro në muaj.

Lulzim Kurtaj, anëtar Bordi në ART, ka të lajmëruar banesë 35 mijë euro dhe makinë 11 mijë euro. Ndërsa paratë e deponuara në dy banka janë në shumën mbi 32 mijë euro. Të ardhurat vjetore të bashkëshortes në GTZ janë 18 mijë e 500 euro kurse vetë Lulzimi ka të ardhura vjetore në shumën 14 mijë e 428 euro.

Valdrin Lluka – APIK-u, ka paraqitur banesën prej 63 metra katrorë në vlerën 45 mijë euro dhe shtëpinë prej 202 metra katrorë në vlerën 150 mijë eurove, si dhe makinën prej 9 mijë eurove, si dhe aksione prej 3500 eurove në dy biznese së bashku me bashkëshorten. Derisa ka të deponuar vetëm 1 mijë euro në bankë obligimet ndaj ‘Bankës Ekonomike’, janë në shumën prej 110 mijë eurove.
Valdrini ka një pagë vjetore prej 10 mijë e 800 eurove, si dhe të ardhurave mujore si konsulent prej 24 mijë eurove.

Trusti Pensional, burim fitimesh të mëdha

Vërshim Hatipi- zëvendësdrejtor ka paraqitur paluajtshmërinë me shtëpi tokë e banesa që kapin shumën e më shumë se 500 mijë eurove, së bashku me prindërit, si dhe një makinë në vlerën prej 13 mijë eurove. I njëjti disponon letra me vlerë në shumën, 17 mijë e 500 euro nga Mbretëria e Bashkuar britanike. Ndërsa ka të deponuara në disa banka më shumë se 23 mijë euro. Derisa borxhet ndaj bankave janë në shumën 47 mijë euro. Pagat nga Trusti janë 36 mijë e 413 euro kurse nga qiraja në Londër 8 mijë e 500 euro, kurse nga prindërit diku afro 20 mijë euro në vit.

Trim Shala-menaxher ka paraqitur pronën e banesës në madhësi 83 metra katrorë dhe në vlerën 61 mijë euro si dhe makinën në vlerën 6 mijë euro. I njëjti ka të deponuara në dy banka komerciale 2 mijë e 250 euro kurse nga ‘NLB’-ja ka marrë kredi në shumën 48 mijë euro. Të ardhurat vjetore janë në shumën mbi 17 mijë e 200 euro kurse bashkëshortja ka të ardhura vjetore prej 8.900 euro, ndërsa të ardhurat vjetore të prindërve janë në shumën e mbi 7 mijë eurove.

Ymer Havolli, drejtor i Bordit të Trustit, ka paraqitur këtë pasuri të paluajtshme si shtëpi, banesë, familjare, garsonierë, e tokë bujqësore në një vlerë prej 369 mijë eurove, si dhe dy makina në vlerë prej 20 mijë eurove, si dhe fletë-aksione në vlerën 10 mijë eurove në ‘Riinvest’. Derisa shuma e parave është në vlerën prej 11 mijë eurove, kurse obligimet ndaj bankave janë në shumën prej 60 mijë eurove. Të ardhura vjetore nga ‘AAB-Riinvest’ janë 1650 euro, kurse nga Trusti 1250 euro.

Drejtori i prokurimit, disa burime të ardhurash

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Behram Abazi në këtë post ka rrogë vjetore 5 mijë e 254 euro, në Institutin parashkollor “Bardha”, si kontabilist 3 mijë e 591 euro, konsulent për çështje financiare- kontabilist në ‘H&B’, 1 mijë e 282 euro, mëditje për ligjërim në trajnime Instituti i Administratës Publike Prishtinë, 560 euro, mëditjet dhe kompensimet projekti ‘MASHT-DANIDA’, 2 mijë euro, mëditjet dhe kompensimet PZAP-i Prishtinë 690 euro. Abazi posedon tokë prej 1. 2 hektarësh të trashëguar nga prindërit në vlerë prej 50 mijë euro, shtëpi familjare 80 metra katrorë e trashëguar nga prindërit në vlerë prej 30 mijë euro, banesë 93.60 metra katrorë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një garsonierë në emër të bashkëshortes prej 38 metra katrorë në vlerë prej 16 mijë euro. Ndër tjerash drejtori i AQP-së posedon edhe veturë ‘Mercedes Benz’ prej 5 mijë euro, si dhe aksione që janë në emër të fëmijëve të tij ku vlera e kapitalit është 35 mijë euro. Abazi ka para të gatshme prej 6 mijë e 150 euro ndërsa bashkëshortja e saj 15 mijë e 280 euro. Kjo e fundit, sipas deklarimit të Abazit ka pagë vjetore prej 4 mijë e 592 eurove në Projektin e Bankës Botërore AUV-i dhe 4 mijë e 047 euro në ‘H&B Consulting’.

Guvernatori, 54 mijë euro pagë vjetore

Gani Gërguri, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, për këtë post ka pagë vjetore 54 mijë e 660 euro. Gërguri posedon banesë prej 71 metra katrorë në vlerë prej 71 mijë euro, tokë prej 30 ari në vlerë prej 6 mijë euro, banesë prej 59 metra katrorë në emër të bashkëshortes në vlerë prej 59 mijë euro dhe truall 5 ari në vlerë prej 7 mijë e 750 euro./

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...