Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/28

Dhjetë librat më të pashmangshëm të letërsisë&publicistikës shqiptare


Nga Bledi Mane


......



1-Çeta e profetëve/Pjetër Bogdani



Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare.Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet “Çeta e profetëve”, Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare “Çeta e profetëve” (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet. Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.

Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.

Vepra e tij ” Çeta e profeteve” është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror.




2-Bagëti e bujqësi/Naim Frashëri



Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.

Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.

Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës “Bagëti e Bujqësi”.Bagëti e Bujqësi është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri e cila është botuar në Tiranë në vitin 1886, e cila është një nga veprat monumetale të letërsisë sonë.Për t’u dhënë jetë ideve e ndjenjave të zjarrta, Naimi krijoi një varg të ri në poezinë shqiptare, vargun 16-rrokësh.

Vetëm ky varg i gjerë dhe i qetë mund të jepte atë tabllo madhështore të natyrës shqiptare dhe ndjenjat e përflakura të poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.

“Bagëti e bujqësia” është poemë liriko-epike, boshtin e së cilës e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave që i vlojnënë shpirt poetit. Bota romantike e Naimit përmblidhet në ekzaltimin nga bukuritë e natyrës shqiptaree të jetës baritore e fshatarake, në dashurinë dhe krenarinë për kombin, në optimizmin dhe ngazëllimin për ditën e bardhë të lirisë. Poema mbetet një nga faqet më të bukura të poezisë së Rilindjes, me ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona.



3-Estetika dhe publicistika/Faik Konica



Faik Konica, ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare, në kohën kur shqiptarët nuk e tejkalonin kënaqësinë e ëndrrës që e kishin krijuar romantikët përmes “letërsisë së adhurimit, të mitizimit e të pëlqimit”.

Konica “krijuesi i dialogut me kohën, i pakënaqur dhe tekanjoz”, siç do ta quante Sabri Hamiti, e kishte obsesion Naim Frashërin, ngase ishin dy modele të kundërta kulturore. Njëri e krijonte ëndrrën mahnitëse, ndërsa tjetri e prishte dhe ftonte për një ballafaqim me vështirësitë e jetës. Madje sikur nuk i mjaftonte kjo dhe ua nënçmonte edhe bardin kombëtar, Naimin, duke e lavdëruar si atdhetar, por si shkronjëtor, s’qe gjë. Madje edhe më shumë se kaq: e akuzoi për mungesë virtyti, për incest.Si njeri i shkolluar në Francë, që kishte jetuar në ambientet artistike të Parisit dhe Londrës, që kishte njohur aristokracinë evropiane dhe artistët e saj, që njihte mjaft modele letrare, që e dinte se atdhedashuria dhe letërsia ishin dy gjëra të ndryshme, ai nuk mund të lavdëronte një atdhetar për punë tjera për të cilët nuk ish edhe aq i zoti. Konica e dinte se moralizimi dhe elementet didaktike e dëmtonin një vepër letrare. Konica nuk ishte iluminist, ai nuk kishte misionin e një romantiku që ta mësonte popullin e vet, jo, ai më shumë se kaq dëshironte të vinte binarët e një letërsie të re, e cila nuk do të vlerësohej sipas kritereve ideologjike (qoftë ajo edhe kombëtare), por sipas kritereve estetike. Si rëndom, në kësi rastesh, ndodh edhe keqkuptimi. Madje keqkuptimi mund të ndodh edhe sikur Konica të kishte jetuar sot.

Ndryshe nga romantikët që kishin krijuar mitin për shqiptarët si popull i zgjedhur, pa vese, Konica foli edhe për veset e tyre, i bindur se shqiptarët nuk do të mund të zhvilloheshin duke u mburrur, por duke qenë kritik ndaj vetvetes. Konica e kritikoi shqiptarin për mungesë ideali; që vritet për cikërrima e jo për ndonjë çështje.



4-Vepra e plotë/Migjeni

Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet ’30 me protestat, dhembjet, ëndërrat dhe shpresat për të ardhmen.

Vëllimin e tij “Vargjet e lira” (1936) Migjeni e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve” ku shpërthente gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Lajtmotivi i kësaj vjershe e cila është një sintezë e mendimit novator dhe revolucionar të Migjenit, është vargu: “Përditë prendojnë Zotat”, Njeriu po hipën në majën e fronit, po bëhet zot i jetës, i tokës së tij, i vetvetes dhe nuk do t’u përulet më “idhujve”.

Pas kësaj vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”.

Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra, është gëzimi për lindjen e “Njeriut të Ri”, prej atyre të varfërve të rritur në mjerim, të cilët janë ngritur në luftëra të reja, që të mos humbin më në lojën e përgjaktë të historisë, të mos jenë më skllevër të titajve të tërbuar, por zot të vetes e të një bote të re, ku njeriu të jetë i lirë dhe askush të mos e shkelë personalitetin e tij. Këto luftëra nuk janë grabitqare e as për të siguruar privilegje të reja, si ato të hershmet, por janë luftëra të reja, siç i quan poeti kryengritës. Në këtë cikël kemi edhe protestën ndaj gjendjes së rëndë të shoqërisë shqiptare, ndaj gjithë forcave konservatore, që e mbajnë në vend atë, dhe shpërthimin e entuziazmit për lindjen e “Njeriut”, i cili do ta drejtojë kombin drejt një agimi të ri. Në këtë cikël jeton edhe ideja se vetëm në liri mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore. Në gjithë ndryshimet, përmbysjen e botës së vjetër dhe krijimin e botës së re, poeti njeh si protagoniste rininë. Ajo është më e pastra, më e bukura pjesë e shoqërisë, ku ai var shpresat, besimin për fitoret e ardhme, për triumfin e idealit për një jetë të re. Fliste për një rini pa facebook dhe aspak dembele si kjo e imja, e jotja, e juaja, e jona!!!



5-Lasgush Poradeci

Shumëkush që ka lexuar dhe rilexuar poezinë e Lasgush Poradecit, e cila gjendet sidomos tek dy librat poetikë, posaçërisht tek “Vallja e Yjeve”, botim i vitit 1933 dhe në vëllimin “Ylli i Zemrës”, botuar në vitin 1937, ka rrëmihur në shtrate të ndryshme të formatimit të vlerësisë së letrares që shënon dhe shpërfaq kjo përvojë e përveçme e shkrimit poetik në letrat shqipe. Ndonëse në thelbin e vet, formatues dhe përfaqësues, të thënies dhe shprehësisë, poezia e Poradecit, ku përfshihen edhe dy-tre krijimet e fundit, realizuar pas viteve ‘44, ku do të duhet marrë në shqyrtim gjithashtu edhe praktika e rishkrimit të poezive me variante dhe versione të ndryshme letrare. Leximet e gjertanishme, megjithëse të shumta dhe të shumëfishta, për çudi kanë gjezdisur në hapësira të pafundme, më tepër duke e kërkuar identitetin poetik, se sa duke ia shënuar dhe shpaluar cilësitë adekuate që përfton poezia e Poradecit. Nga këto lexime, të larmishme dhe ngulfatëse, ngase të bëjnë ca më tepër përshtypje, po veçojmë disa prej tyre:



- Leximi i poezisë së tij, çuditërisht dhe me krenari është parë si vijim i poezisë romantike, madje me thelb të dëshmuar romantik, çka duket më shumë në parathënien e Frida Zeqos, në botimin e plotë të veprës letrare të autorit, e cila pas një parashtrimi të zgjatuar socio-biografik të poetit, social dhe ideologjik të konteksteve shkrimore, e kundron dhe e vendos krijimtarinë e L. Poradecit, më së shumti si një gjurmë dhe vijimësi e prekshme e romantizmit. Për ta shënuar si të tillë, më tepër ka ndikuar edhe prekja e linjës së tematizimit të librave, si dhe e mbizotërimit të shqyrtimeve të niveleve përmbajtësore, ku mbisundon natyra dhe erotikja, madje këto të kundruara edhe si dy tema të fuqishme në poezinë e romantikes europiane, si dhe të asaj shqiptare.

Temat e Poradecit, struktura dhe gjuha e poezisë së tij harmonizoheshin mjaft me letërsinë gojore të Shqipërisë së jugut, sidomos me poezinë popullore toske, nga e cila u frymëzua shumë. Mitrush Kuteli, që i redaktoi librin Ylli i zemrës, e quajti “i vetëmi poet shqiptar që mendon, flet e shkruan vetëm shqip. (28)” Lasgush Poradeci është njëherazi artist me shtat të vërtetë evropian. Ai bashkërendonte ndjeshmërinë fjalësore të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire, 1821-1867), filozofinë estetike të formës dhe elegancën e hollë të Stefan Georges (Stefan George, 1868-1933), humanizmin dhe filozofinë e Naim Frashërit dhe pavdekshmërinë kozmografike të mjeshtrit të tij, Mihai Eminesku. Studiuesi Eqrem Çabej (1908-1980) ka thënë se ai ishte “shkrimtar, të cilin Shqipëria do t’ia falë njëherë botës, (29)” ndonëse poezia e Poradecit nuk përkthehet lehtë, koha mund ta provojë se Çabej ka pasur të drejtë.




6-Kritika,Ese/Arshi Pipa

Botimi i veprës së Arshi Pipës në shqip ka pasur një fat të pazakontë, ose më mirë të themi ka qenë i një lloji fatkeq. Diagrama e këtij botimi ka njohur shkëputje të mëdha në kohë. Pas botimit të vëllimit poetik “Lundërtarë” (1944), pason mungesa e gjatë dhe botimet e mëpasme: “Libri i burgut”, poezi (1959) në SHBA, “Rusha”, poemë, (1966), “Meridiana”, poezi (1969) dhe më tej do të rifillonte ribotimi i veprës së tij në Shqipërinë e postdiktaturës. “Libri i burgut” , poezi (Botim i SH.B. Eurorilindja, Tiranë, 1994) dhe “Rusha” (botim i SH.B. Eurorilindja, Tiranë 1995). Do të vijojë më pas botimi i veprës së plotë poetike të Arshi Pipës (pa poezinë e përkthyer të shkruar nga autori në gjuhë të huaja) me titullin “Poezi”, botim i SH:B: Dukagjini , Pejë ,1998, përgatitur me një parathënje të studiuesit kosovar Rexhep Ismajli. Në Shqipëri, dhe nga entet botuese private shqiptare vepra e Prof. Arshi Pipës nisi të botohej në vitin 1999 me librin kritik “Subversion drejt konformizmit” nga Shtëpia Botuese Phoenix. Botimi në vitin 2000 i katër veprave seriale të Arshi Pipës nga Shtëpia Botuese Phoenix dhe me sponsorizimin e motrave të Arshi Pipës ishte një nismë pozitive, por që paraqet sipas njohjes time ende të paplotë, vetëm aisbergun ende të pabotuar në shqip deri më sot.

Vepra seriale përmban 4 libra.Libri i parë përmban vëllimin me poezi ” Lundërtarë “, botuar në vitin 1944 dhe ribotuar tashmë, me poezi te rinisë së hershme të poetit ( në vitin 1940 ) dhe vëllimin ” Libri i dashunisë dhe i fatit “ me poezi të viteve të mëvonëshme, i pabotuar më parë.

Libri i dytë me titull “Autobiography” përmban poezi të shkruara nga autori në gjuhët italisht, anglisht, gjermanisht dhe frengjisht për një periudhë të gjatë kohe, nga vitet e gjimnazit (1936-38) deri në vitin 1988, me ndërprerje të gjata kohore.

Libri i tretë me titull “Lyrika Latine” përmban përkthimin e 10 poetëve më të shquar latinë, i shoqëruar brenda tekstit me një studim të thellë për poezinë latine dhe i pajisur me shënime të shumta.

Libri i katërt me titull “Lyrika evropiane moderne” përmban përkthime poetike nga italishtja, anglishtja, gjermanishtja, rusishtja, rumanishtja dhe frëngjishtja të poetëve më të shquar europianë që nga Dante e Shekspiri, Gëte e Holderlin-i e deri tek Bodleri, Verleni e Rembo-ja.



7-Branko Merxhani



Branko Merxhani iu shfaq shoqërisë shqiptare vetëm një fragment të shkurtër kohor aty nga fundi i viteve 20 për t’u zhdukur 10 vjet më vonë. Ishte vërtet një shfaqje e shkurtër, por marramendëse e nga ato që lënë gjurmë në kulturën e një vendi. Kur ai u shfaq pakkush dinte ndonjë gjë për Merxhanin dhe me siguri në kafe “Kursal” apo në mjediset e tjera kulturore kryeqytetase shfaqja e tij është pritur me shpërfillje në mos në mënyrë armiqësore. Tek e fundit kush ishte ky Merxhani? Thashethemet e përhapura me këtë rast informonin se kishte lindur në Turqi se ishte shkolluar në një kolegj perëndimor në Izmir se kishte studiuar në Gjermani, informacione këto që në fund të fundit nuk thoshin ndonjë gjë të madhe pasi Tirana ishte e mbushur me intelektualë të kësaj natyre që kishin mbaruar shkolla jashtë e ktheheshin në Shqipëri me ambicien për të gjetur një hapësirë në sfondin kulturor e politik të Shqipërisë së atyre viteve. Ajo që e bënte të ndryshëm Merxhanin nga të tjerët ishte pikërisht fakti se ai nuk bënte asgjë për të sqaruar mjegullnajën që shoqëroi shfaqjen e tij. Ai nuk tundi diplomat kafeneve si të tjerët, nuk tregoi spaletat e gjyshërve të fituara nga shërbimet ndaj Stambollit. Merxhani mbeti deri në fund enigmatik dhe pa dëshirën për të shuar kureshtjen e thashethemexhinjve shqiptarë me të dhëna nga jeta e tij private. Por me të ardhur në Shqipëri ai filloi të shpaloste shkallë-shkallë qëllimin e kthimit. Dhe këtë e bën me shkrimet e tij. Shkrime të botuara në organe shtypi si “Demokratia”, “Neoshqiptarizma”, “Përpjekja Shqiptare”, “Minerva”, “Ilyria”. Dhe pikërisht nga këto shkrime kuptohet se ai është pikërisht një shfaqje e domosdoshme pasi shkrimet e tij i ofrojnë shoqërisë shqiptare atë çfarë i nevojitej më shumë: – një alternativë zhvillimi. Dhe në këtë pikë Merxhani mbetet ndoshta intelektuali më emancipues i shoqërisë shqiptare ose më saktë intelektuali më i vetëdijshëm për nevojën e modernizimit të saj, shoqëri që në atë periudhë ishte në një udhëkryq të vërtetë. Cilin nga alternativat shoqërore që i ofroheshin duhej të zgjidhte shoqëria shqiptare? Konservatorët e shtynin shoqërinë shqiptare drejt tradicionalizmit, modernët drejt imitimit të modeleve të huaja, të majtët drejt komunizmit, të djathtët drejt fashizmit dhe absolutizmit, ekscentrikët drejt anarkisë e kështu me radhë. Në këtë vorbull alternativash dhe ideologjish, në këtë qerthull politikash dhe ndërthurje interesash Merxhani ofron një ideologji të vetën, neoshqiptarizmën – ideologji e mbështetur në njohjen e realitetit shqiptar dhe të nevojave të tij për ndryshim. Pikërisht këtu qëndron edhe vlera kryesore e ideologjisë së tij pasi ai është i vetmi që arrin me ideologjinë e tij ekuilibrin e duhur mes dy elementëve të mësipërm pra realitetit dhe ndryshimit të tij



8-Kujtime/Eqerm Bej Vlora



Burri që gjithnjë shprehej se nuk i pëlqente t‘i rikthehej të kaluarës dhe se u besonte teorive se ajo gjithnjë mund të trazojë të tashmen, u ul të shkruante duke besuar se fijet e holla të kujtesës që ai e mendonte të dobët, do të zgjoheshin, për hir jo vetëm të historisë së jetës së tij, por të një historie që i kalonte përmasat e një historie vetjake, ku përmes përshkrimeve qoftë të ditëve të tij të para si foshnja e derës “Vlora”, do të jepte gjendjen reale të familjeve të pasura shqiptare në ato vite, të atyre shtresave, për të cilat historia jonë ende nuk ka shkruar…

“Dashuria për vendin nuk humbi, ajo vetëm sa ndryshoi trajtë”. Ky ishte i vetmi motiv që ia bëri më të lehtë jetën në vende të ndryshme të huaja, ndërsa vendi i tij ishte duke jetuar një nga periudhat më totalitare në Ballkan, atë komuniste. Pinjolli i një familjeje të njohur feudale shqiptare, Eqrem Bej Vlora, nuk mund të bënte gjë tjetër, vetëm të vazhdonte filozofinë me të cilën ishte mësuar ta shihte jetën deri në atë moshë, kur pushteti komunist e la jashtë hapësirës së tokës shqiptare, edhe pse e dinte që ato udhëtime drejt rrugëve të ngushta që të çojnë drejt Vlorës, vendit të tij të lindjes do të humbnin përjetësisht.

Për vite me radhë do t‘i shihte gjërat me syrin e dashurisë, asaj dashurie që shpesh e robëronte sa herë kthente sytë nga e kaluara, derisa një ditë do të çlirohej krejtësisht nga ajo. Dhe si të gjithë njerëzit që arrijnë të çlirohen nga sëmundja e dashurisë, ai do t‘i shihte gjërat më kthjelltësisht dhe vetëm atëherë mund të provonte atë çfarë miqtë e tij ia kishin këshilluar gjithnjë të shkruante, kujtimet. “Unë u zgjova nga ëndërrimet, mbase ca si vonë dhe zbrita në tokë: u çlirova nga dashuria ime e tepruar, por edhe nga urrejtja tjetërsuese kundrejt gjithçkaje dështake. Sot unë i kuptoj gjërat më mirë dhe gjykoj më drejt. Tani, mbase mund të shkruaj”, rrëfen ai. Libri dyvëllimësh me kujtime i E.B.Vlorës mbetet një nga kulminacionet e publicistikës dhe memuareve shqiptare. Aty çdo kush njeh së brendshmi veten,atdheun,mentalitetin. Rrëfime pa ngjyra, rrëfime high definition bardhë e zi.



9-Kronike në gur/Ismail Kadare

Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.

Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare”. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”. Pjerrësia marramendëse e rrugëve,prania kudo e gurit,banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm.

Gjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare, “duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha”. Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë: “Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën”.



10-Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo/Dritëro Agolli



Ndonëse vetë shkrimtari D.Agolli është shprehur se me romanin “Arka e djallit”, do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (1973).

Kronikë e karrierës së palavdishme të një zyrtari “në vijë”, romani është në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, që pak nga pak është ndarë me talentin.

Vitet e fundit, veçanërisht pas botimit në Francë, këtij romani i është rikthyer vëmendja. Rreth tij është debatuar shumë. Janë hequr paralele dhe janë bërë analogji me vepra të ngjashme që nuk gjetën tribunë botimi në vende të Lindjes ish-komuniste. Me këtë rast është përmendur, jo pa njëfarë çudie, shkalla e lirisë së krijimtarisë tek autorët më të talentuar në Shqipëri. Për një gjykim më pranë së vërtetës rreth kësaj çështjeje, ndoshta duhej vënë në dukje fakti që ky roman u paraqit fillimisht si pronë letrare e së vetmes revistë humoristike të vendit – “Hosteni” – si dhe fakti tjetër i njohur, që e qeshura mundëson gjithçka. Përmbysjet e mëdha fillojnë me humorin. Kur një periudhë historike mbërrin kohën e humorit, kjo do të thotë se ajo ka trokitur në çastin e zbaticës. “Ushtari i mirë Shvejk shembi lavdinë e perandorisë”, thotë Hasheku.

Për burokratët dhe servilët është shkruajtur jo pak, por faji përgjithësisht i është hedhur njërës palë: ose eprorit arrogant, ose vartësit të përulur. Kurse në romanin humoristik të D.Agollit, Zyloja dhe Demka, shkurtime të emrave tradicionalë “Zylyftar” dhe “Demir”, ku nuk merret vesh ku fillon “modernizimi” dhe ku mbarojnë “përkëdhelja/ përqeshja”, e meritojnë plotësisht njëri–tjetrin. Të dy janë shkaktarë situatash që e bëjnë lexuesin të shkulet gazit, por edhe të pezmatohet disi. Produkt i njëri-tjetrit, ata janë njëherësh bashkëfajtorë për lëngatën që e vetëvuajnë.


FLORIPRESS

Martin Camaj, shpëtimtari i gegnishtes


Nga Behar Gjoka


Camaj mund të quhet rilindasi i fundit. Ai mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve, në kushtet e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se ata vazhdojnë të jenë funksionale, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor… Kjo është veçse një prej linjave që zhvillohen në librin më të ri studimor të studiuesit Behar Gjoka, i cili për pak ditë del në qarkullim me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Martin Camajt. Gjoka thotë se libri i tij i ri studimor me titull "Rikthimi i Martin Camajt", ku është vënë në fokus gjithë krijimtaria e tij letrare në poezi, prozë e dramaturgji, është fryt i një pune 7-vjeçare, së cilës i është kushtuar me plot pasion.
Në këtë intervistë, studiuesi Gjoka zbulon pak prej dy linjave të këtij libri, ato që lidhen me gegnishten e Martin Camajt dhe modernitetin që e sundon veprën e tij letrare…
Kur përmendim Camajn, një prej veçorive të krijimtarisë së tij që na vjen më shpesh ndërmend është gegnishtja. Sipas jush, pse lëvroi vetëm gegnishten gjatë gjithë krijimtarisë së tij letrare?
Për disa arsye mendoj. Jo vetëm për t'u shprehur më lehtë nëpërmjet saj, por prej vetëdijes se gegnishtja ishte varianti i parë i historisë së shkrimit të shqipes. Camaj ishte i vetëdijshëm gjithashtu se ky variant kishte krijuar një traditë të lëvrimit të poezisë me Mjedën, Fishtën, Shirokën, Migjenin, Koliqin… dhe e quante një betejë personale për të vërtetuar se varianti letrar i gegnishtes nuk ka gjasa të vdesë.
Në fakt, krijimtaria e tij e vërteton katërcipërisht këtë aspiratë dhe mision të krijuesit dhe shkrimtarit. Të krijuesit poet, prozator, dramaturg, pra i të gjitha zhanreve e gjinive letrare, por edhe të shkencëtarit, sepse gramatika e gegnishtes, punimi i disertacionit për "Mesharin" e Buzukut e një sërë punimesh të tjera janë trajtesa, që e vendosin gegnishten në qendër të ligjërimit të shqipes, jo si kundërvënie, por si ligjërim, jo si atakim, por si një rrugë normale e koinesë së gegnishtes.
Përveçse kaq, merita e Camajt është se ai, si askush në letërsinë shqipe futi në tekstet e tij edhe arbërishten. Ka faqe të romanit "Karpa" që janë shkruar me këtë koine. Po ashtu novelat "Shkundëllima", dhe "Fshati me shtatë gjuhë", që e marrin motivin nga jeta e arbëreshëve, shpërfaqin përkujdesin e Camajt për arbërishten.
Pra në kuptimin gjuhësor, Camaj është rilindasi i fundit që mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve, në kushtet e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se këto dy variante vazhdojnë të jenë funksionalë, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor. Camaj me krijimtarinë e tij letrare, me shqyrtimet e tij shkencore e gjuhësore, e mbajti të ndezur kandilin e ligjërimit të gegnishtes si askush nga shkrimtarët bashkëkohorë.
ç'emër mund t'i vëmë kësaj përpjekjeje të Camajt në kushtet kur shqipja zyrtare po synonte të njehsohej me shqipen letrare?
Do ta quaja një akt shpëtimtar për gegnishten, madje edhe për shqipen. Sipas meje, do të mjaftonte ky akt për të vërtetuar rolin dhe arritjet e shkrimtarisë së Martin Camajt si një dëshmi e shkrimit letrar, si gjuhë e letërsisë dhe gjuha e autorit e ndryshme nga zyrtariteti unifikues që në pjesën më të madhe e sterilizoi ligjërimin e shqipes. Në këtë kuptim Camaj shpëtoi nderin e humbur të akademikëve, të shkrimtarëve, që e bënë kompromisin e panevojshëm të përzierjes së gjuhës zyrtare me gjuhën e letërsisë. Liria e Camajt sidomos në ligjërimin e gegnishtes dhe arbërishtes, është modeli i mbijetesës së intelektualit, është modeli i krijuesit që i lë pas shpine kompromiset, është modeli i luftëtarit, që pa zhurmë lë monumente për kulturën…
E keni vlerësuar Camajn, si shkrimtarin më modern të letërsisë shqipe… Pse?
Nëse Camajn për një moment mund ta tejkalonim për shkak të "arkaizmit" të gjuhës, si ligjërues dalëzot i gegnishtes dhe arbërishtes, në kuptimin letrar, modernia e tij është e patejkalueshme. është shenjë, para së cilës nuk mjafton ta lexosh e rilexosh, nuk mjafton ta interpretosh e shqyrtosh në të gjitha hallkat. Do të duhet më së pari ta përjetosh si dëshmi e eksperimentit të pandërprerë. Në poezi, te Camaj gjejmë fillimin klasik të shprehjes. Por rrugëtimi i tij në poezi kulmon me vëllimet "Nema", "Buelli" dhe "Palimpsest", që në fakt në letrat shqipe nuk janë shkruar ende nga askush tjetër, por që për nga shenjëzimet artistike përqaset me tekstet poetike të Borhesit, Montales, Ungaretit, Eliotit etj…, pra është në rezonim me shkrimin poetik të përbotshëm. Nga ana tjetër, modernia e Camajt na zbulohet edhe në sinkretikën letrare, ku sipas mendimit tim, përfshihet "Djella" dhe "Dranja", ku kemi gërshetim të poezisë me prozën, të vargut me rrëfimin, të epizmit me lirizmin, por "Dranja" nga lexuesit dhe studiuesit jo rastësisht emërtohet si kryevepra e Martin Camajt. Ky tekst në mënyrën e shkrimit është prozë, në frazën muzikore është madrigal, në ritmin e frazës është poezi, është prozë, është muzikë, është gjithçka. Pra është tekst fund e krye modern. Modernia në krijimtarinë në prozë të Camajt na shpërfaqet edhe në novelat e tij, por po kaq edhe në dy romanet fondamentale të letërsisë shqipe, "Karpa", një roman fantastik, që e ka modernen në strukturë dhe në kompozim, si dhe "Rrathët", një roman që të fanit rrathët dantesk të ferrit. Megjithatë, moderniteti i krijimtarisë letrare të Camajt shpërfaqet po kaq fuqishëm edhe në dramaturgji. Do të mjaftonte "Lojë masdreke" dhe "Kandili argjandit" për të prekur mjeshtërinë tashmë dramatike të shkrimtarit. Pra, Camaj bëri revolucion me variantin letrar të gegnishtes, por nga ana tjetër, eksperimenti që kreu ai në letërsi është shenja më e qartë e modernitetit, e udhëtimit që ka nisur dhe do të bëjë për shumë mote vepra letrare e Martin Camajt, që sa ç'ka shenjën shqiptare, aq ka shenjën universale. Camajn, nëse nuk e duam, le ta lexojmë sepse ai na fal pafundësisht, art magji, eksperiment… Aq duhet të bëjë një shkrimtar.

Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë




Nga Laureta Petoshati-Vlorë


Ishte mjellma e liqenit që rrekej të shihte fytyrën e saj të pasqyruar në tërë atë kthjelltësi drithëruese. Është mjellma apo zemra e një gruaje që me dendësi shprehjesh në dy vëllime poetikë njëri pas tjetrit, njërin të quajtur “Mjellmat po të vijnë” dhe tjetrin “Monumenti i lotit”, bën lidhjen e ëndrrës dhe zhgjëndrrës për të ardhur tek lexuesi me një thellësi aristokratike që i përket një shpirti njerëzor që ëndërron, një zemre fisnike e një gruaje që gëzon me një gazmend të sinqertë e qan me “lot pëllumbash.”

Forma, domethënia, ritmi, muzika, shija, parfumi, ndjenja, emocioni, arsyeja dhe ndërgjegjja vijnë në mënyrë të natyrshme dhe ndajnë në mënyrë të vetëdijshme gjysmën e saj ekzistenciale dhe gjysmën tjetër ëndërrimtare, të zhytur në hirin e zjarrit të saj të brendshëm. Aty, siç e thotë edhe ajo në poezinë me titull “Në hojëza mjalti”, është universi i mbizotëruar nga një grua që thotë: “E duke ardhur pranë ëndrrës sime / Si simfoni dhimbjesh në dashuri / Në prelud tingujsh rrokulliset loti/ Në hojëza mjalti, nuk je më ti!”

Fjalët që thotë poetja të duken si ëndrra fluide, të rrjedhshme, të një realiteti konkret, të jetuar në fantazi romantike. Këto ëndrra sa joshëse, aq dhe mendimtare na shfaqin përpara nesh poeten Këze (Kozeta) Zylo, si një grua pa kohë, por jashtëzakonisht moderne.

Poezia e Kozeta Zylos nderim për shpirtrat njerëzorë.Nga Laureta Petoshati

Edhe pse në këtë lloj poezie, ku tregohet qartë ikonografia e gruas shqiptare, apo më mirë ngjyrat e brendshme dhe hijedritat e saj, shkruajnë në harkun e saj kohor edhe disa poete të tjera shqiptare si Alisa Velaj, Albana Lula, etj... përsëri Kozeta Zylo, i paraqitet lexuesit me identitetin e vet unik të poezisë. Ajo, vjen me vargjet e saj në kërkim apo më mirë në këqyrje të vetvetes, me muzë të thellë e pasiononte. Kjo është e dukshme tek disa poezitë të saj si për shembull në poezinë me titull “Pa ty” ku thotë: “Merrma prushin brenda shpirtit, / Që të feksin botën e territ / Se pa ty dhe zjarret fiken,/ Yjet shuhen në kupë të qiellit” apo dhe tek "Poleni e Jetës" që shprehet se “Puthjet e ëmbla janë si flutura / Që fluturojnë magjishëm në hapësirën e zemrës / Ndezin gjakun, shtojnë ritmin e jetës.”

Poezia e saj për dashurinë, për dëshirat e trupit femëror, janë si një opus, vepër muzikore që kapërcen kufijtë e caktuar nga shoqëria, kufij që nuk dihen se ku fillojnë si personalë dhe ku mbarojnë si artistikë.

Që të pohojë se vjen nga një shoqëri tradicionale shqiptare, ajo flet edhe në poezi me stil tradicional ndaj në vargjet e saj dallohet qartë e kaluara e saj, e shprehur me shumë sinqeritet, si për shembull tek poezia “Dallgët e kaltra të vajzërisë” ku shprehet e shkuara e saj, dashuria e kufizuar në një puthje, apo më mirë në prekje si petale puthjesh: “Vizatoj vallëzimin e netëve / Që kërcejnë valsin e lumturisë / Me petalet e puthjeve/ Brenda kopsave të mëndafshta”. Duket qartazi që nuk ka shkopsitje, por ka vetëm tundim. Më tej në poezinë “Po ç’kam një zjarr”, me një përzierje të klasikes me tradicionalen shqiptare, autorja ka një rritje shpirtërore dhe me anë të vargjeve përshkruese tregon me hollësi të përpiktë se çfarë kërkon trupi i saj: “E di, i dashur mezi e pret,/ Prekjen e buzëve të kuqe prush, / Nga malli tretur, ato po çahen,/ Veç ti i shëron, jo tjetërkush!” Vetvetja e saj, shfaqet po prej saj, me elementë logjikë narrativë si tregues themelorë të poezisë moderne. Çdo fjalë e saj në këtë vetëshfaqje, vjen e vendosur me një ritëm dhe me një masë të paracaktuar, kjo gjë tregohet tek poezia “Një Romeo e Zhuljetë po rishfaqet përsëri”, në të cilën formën e bashkërendon me përmbajtjen se, pasi flet për dashuri të zjarrtë, kur e kupton se duhet të përballohet me një pjesë të prapambetur të shoqërisë, u kundërvihet me vargjet: “Heshtni ju të marrë, / Mos më thoni se mëkatova.” Me një drejtpeshim të arsyes dhe ndjenjës së saj për njeriun e jetës, ku emocionet e shprehura janë thjesht vetvetja, ajo me vargje tepër elegante, por edhe tepër fëmijërore duket sikur kthehet tek mosha e pafajësisë pikërisht tek poezia “Gjithmonë miturake” ku thotë: “Si kotele të mbledhura,/ Dremisin ëndrrat e mia,/ Nën prehrin e yjeve/ Dhe me lulet e Majit.” Poezia e saj është zëri i ëndrrave të saj. Heshtja e saj është vetëm në paraqitjen e saj të jashtme, se brenda vetes ajo gëlon nga ëndrrat, ja përse tek poezia “E di” ajo thotë se: “Në këtë natë vetmie më vjedh heshtjen”.

Pikërisht, për mallin e një gruaje që pret në heshtje, me një stil tejet të gjallë, me vargje të goditura me mjeshtëri, nganjëherë dhe surrealiste, ajo tek poezia “Copa dhimbjesh”, flet me një zë tejet prekës, me një shëmbëlltyrë të trokitjes dhe të shembjes në portë, si tek përfundimi i baladës shqiptare “Kostandini dhe Dorontina”, ku shprehet: “Dhe vesha rrugën lakuriqe/ Zhveshur sot nga ëndrra ime / Dhe me heshtjen prej mermeri / Plasën zemrat në portën time.” Këto vargje janë nga më të bukurat që ajo ka krijuar, sepse përdor oksimoron, figurën retorike të përdorur fuqishëm nga Petrarka dhe Giacomo Leopardi, që konsiston në bashkëvendosjen e dy fjalëve në antitezë të fortë ndërmjet tyre, të cilat krijojnë një kontrast të pazakontë.

Kuptohet fare mirë që nuk mund të vishet njeriu me lakuriqësinë. Në ngjyrat e forta, të përshkrimeve të poetes Kozeta Zylo, kemi një përndezje të theksuar të ekspresionizmit në letërsi, pasi në vargjet e saj, të shkruara me vrull të brendshëm, është një pjesë e saj që zhytet në ëndrra edhe kur është zgjuar. Duket tamam si një tërësi veprimesh që ajo i quan “Ritual”, si vetë vargjet e poezisë me të njëjtin emër : “Ndërsa në natën me hënë / Kaloj në ekstazë me yllin,/ Që lan trupin tim, / Me rrezet verbuese të ylberit.” Këtu kemi një ngjashmëri të poetes Zylo me poeten hebraiko - gjermane Else Lasker Schüler dhe mund të themi pa frikë se ajo është shpirti i saj binjak në përshkrimet ekspresioniste dhe sidomos në mallin për atdhe ku edhe Schüler ka një poezi me të njëjtin titull. Madje, në gjithë poezinë e mallit, të duket se jemi bashkëshoqëruese të dy poeteve, të cilat provojnë emigrimin dhe shkojnë si një lumë kundër rrjedhës, ku vetë jetojnë diku tjetër dhe ëndërrimi merr rrugën e origjinës nga vijnë.

Kozeta, shpirtin e saj e ka tek vendlindja e saj, të cilës i kushton poezinë “Mezhgorani im”. Është një oqean i madh, i cili ndan Shqipërinë e saj të vogël, ku është dhe Mezhgorani, ndaj Kozeta i lë po kaq hapësirë të madhe edhe mallit kur thotë: “Ç’mu shfaqe sot, Mezhgorani im,/ Me shtëpitë e gurta e mure të bardhë, / Me foshnjat në djepe si dikur / Në ninulla këngësh plot zjarr e mall.”

Mezhgorani, për të, është toka e historive të lashta, e nyjeve të pazgjidhur të një kulture shqiptare që nuk duhet të vdesë tek ata që e kanë marrë me vete kudo ku kanë shkuar, por që kërkon këmbëngulje dhe njohje të thellë për ta rrënjosur dhe mbajtur gjallë që ajo të mos mbetet siç thotë poetja “Përveç pergamenës gri”, apo të jetë tepër vonë, si në vargjet: “Do të vijë një ditë që do hapet /Heshtja ime në hieroglifë mavi,/ E atëherë do të jetë vonë, tepër vonë, / Ani, gjithsesi.”

Me një dashuri të përgjëruar poetja Kozeta Zylo, flet edhe për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, tek poezia “Tungjatjeta Kosovë”, ku duket sikur ajo dhe çdo shqiptar tjetër, që mezi e kanë pritur atë ditë të ardhur me shumë vetëflijime dhe me shumë gjak, ngjiten në Majë të Olimpit. Ja si shprehet ajo në këtë poezi ku bulëzon simbolizmi i pastër në kurorëzimin e asaj dite: “Tungjatjeta Kosovë / Tungjatjeta Princesha ime, / Sot po udhëtoj kudo,/ Me medaljonin e lirisë në gjoks,/ Medaljon që s’do ndryshket kurrë,/ Në kujtesën e dhimbjes shkumëzon shpirti,/ Për rrëmbimin e të artit medaljon të Olimpit...!”

Përpos kësaj, Kozeta shkëlqen edhe në elegjitë e dhimbjes. Ajo duket sikur penën e ka zhytur në lotët e shpirtit. Ka një poezi të saj kushtuar Akademikut te ndjerë Bedri Dede,që ajo e ka pasur pedagogun e saj. Kjo poezi, që kalon nga dhimbja e vetvetes tek dhimbja universale njerëzore, për të gjithë ata që ikin në përmasën tjetër dhe në fund rikthehet me vargje përsëri ku ka nisur, ka nota të theksuara teizmi. Aty, nuk mungojnë as futja e yjeve dhe e elementëve të tjerë që janë karakteristikë e mitologjisë shqiptare.

Ja si shprehet autorja: “O Zot sa më dhimbsen Yjet! / Veçanërisht, ata,/ Që i fsheh muzgu i qiellit shqiptar!” Maja e mbresave për poezinë e poetes Zylo, të lind kur shikon jo vetëm unitetin ritmik dhe sintaksor në poezitë, por edhe natyrën idilike të përshkrimit që i bën nënës së saj. Dhimbja e humbjes së nënës është e fortë, si qarje me ligje labe.

Tek poezia “Ave Maria, Nëna ime!, ajo i bën nënës një përshëndetje engjëllore, një gjunjëzim dhe homazh para kujtimit të saj, sikur të jetë vetë poetja një pendestare, që faji i saj i vetëm është se nuk mundi ta mbajë dot në jetë nënën e saj: “Ja, papritur, gjeta baladën e pikëllimit,/ Ku gdhenda lotin në gravurën fine,/ Vetëtimthi një Iliadë më dukej se po ngrihej,/ Ave Maria, Nëna ime!/ Ave Maria, mbretëresha ime!”. Siç e shohim në këto vargje, por edhe ato në poezinë “Si engjëll më shfaqesh” kemi nuanca të forta të teizmit, si filozofi që parashikon ekzistencën e një apo disa hyjnive dhe të realitetit të përtejshëm.

Madje, në mënyrë më specifike, kemi nuanca të deizmit, ku vetë autorja përdor arsyen për t’i lejuar vetes përpunimin e një feje të vetën, natyrale si dhe një arsye të plotë dhe të kënaqshme në kundërshtim me panteizmin që pranon vetëm një zot.

Një nga këta zotër të Kozetës është dhe nëna e saj: “Më ike nëna ime, më ike / Me ngricat e shkurtit lart në qiell,/ Si engjëll më shfaqesh papritur sonte / Duke qëndisur ajrin me ca fije diell!”

Por Kozeta nuk mjaftohet me dhimbjen e nënës së saj. Ajo u këndon poetëve.

Në fakt, poetët janë shpirtrat e lirë, që e vërteta e shprehur prej tyre ka tronditur perandoritë e së keqes, por që vetë poetët i ka shpënë në gijotinë. Këtë gjë poetja e shfaq tek poezia “Për ata që u vunë në gijotinë...” Është një dhimbje universale për gjithë poetët. Edhe pse ajo nuk shpreh në poezi emra poetësh, kuptohet se dhimbja fillon që nga spanjolli Federico García Lorka që u vu ne vitin 1936 para skuadrës së pushkatimit e deri tek poetët shqiptarë Genc Leka e Vilson Blloshmi që në vitin 1977 patën të njëjtin fat.

Ja, çfarë thotë poetja Zylo: “Si legjendë u ngritët në copa shkretëtirash,/ Ku zbrazëtia e tyre ju gëlltiti në fytin e honit,/ Tingullin e Lirisë! / Çuditërisht, fyti nuk u mbyt nga ky tingull,/ Por vazhdon të përthithë më shumë../ Legjendën ta fusë përsëri e tinëzisht,/ Në gijotinë!”

Kur flet për shkretëtira, ajo, në mënyrë simbolike, flet për simbolistin dhe hermetikun më të madh shqiptar Vilson Blloshmin, i cili ashtu si shkroi Charles Baudelaire “Lulet e së keqes” apo “Albatros” dhe si Eugenio Montale shkroi “Ngjalën”, shkroi “Saharanë”: “Saharaja s'di të ëndërrojë./ Ajo bluan gurë në mënt' e sajë…/ Saharaja s'ka këngë të këndojë,/ Saharaja s'ka as lot të qajë.” Pra, siç e thotë poeti Blloshmi, duhet të kesh shpirt të ndjeshëm që të këndosh dhe të qash.

Këtë e bën më së miri Kozeta në poezitë e saj, aq sa i ngre monument dhe lotit.

Poezia e Kozeta Zylos është nderim për të gjithë shpirtrat njerëzorë në këtë botë apo në përmasën tjetër.


----------------

Kozeta Zylo lindi në Tepelenë në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare. Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979, punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e [Partia Demokratike(Shqipëri)Partise Demokristiane të Shqipërisë]] që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj. Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçantë profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe kolegëve të saj. Si mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, si organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj. Në Shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut. Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqipërisë. Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York. Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.

Floripress-Prishtinë

2012/05/27

Hasan Hasani: “Tek uji i zi” (poezi për të rritur), botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2009






Shkruan: Shahbaze VISHAJ


SINTEZË POETIKE DYZETVJEÇARE



Hasan Hasani që dyzet e gjashtë vjet është i pranishëmperiodikun letrarKosovë. Nga viti 1967 kur e botoi librin e parë e deri më 2010 botoi dyzet e tetë vepra letrare zhanresh të ndryshme: poezi për të rritur, poezi për fëmijë, tregime për të rritur, romane, monografi, kritika letrare, vepra publicistike dhe leksikografike. Vepra e tij letrare, sidomospoezipër të rritur shënoi ngritje dhe rënie, u lavdërua dhe u kritikua, si çdo krijues që ballafaqohet gjatë krijimtarisë së vet. Kjo rrugë nuk qe e lehtë për Hasan Hasanin, nuk qe rrugë e shtruar vetëm me lule, por edhe me gjemba. Sido që të jetë, Hasan Hasani botoi 18 vëllime me poezi për të rritur me mbi 30.000 vargje. Kur t’i hidhet një shikimretrospektivë gjithë poezisë së tij për të rritur që botoi ky autor, motiveve që trajtoi, vargut dhe gjuhës që përdori, metaforave dhe figurave tjera stilistike, problemeve shoqërore me të cilat u ballafaquajetë, atëherë pa kurrfarë droje mund të pohojmë së vëllimi poetik “Tek uji i zi” është një sintezë poetike dyzetvjeçare. Gjithë ato që shkroi dhe botoi nga libri i parë (1967) e deri të ky i fundit, thëmë dendur, më ngjeshur, e përpunuar dhe e perfeksionuar, vjen te librifjalë, gjë që na paraqet Hasan Hasanin tashmë një poet të pjekur dhe stabil. Kështu, atë që e thapër vite17 vëllimet me poezi për të rritur (ka botuar edhentë vëllime me poezi për fëmijë), e gjejmëvëllimin e fundit “Tek uji i zi”. E them këtë, sepse librifjalë i ndarëdhjetë cikle dhe secili cikël i ngjeshur dhe i stërngjeshur, i kondensuar dhe i shprehur më figurshëm, sipas motiveve, sikur paraqet një tërësi, një libër më vete. Natyrisht kjo vije pas një përvoje të gjatëkëtë fushë të artit poetik, duke paraqitur kulmet e krijimtarisë poetike të këtij autori. Askund më shumë sëkëtë vëllim poetik nuk e shohim autorin më të sinqertë, me një shpirt të çiltër, herë-herë të qetë, po edhe kryengritës, të rebeluar, që buron pikërisht nga shpirti i tij i dëlirë, i rritur dhe edukuarmesin e njerëzve të thjeshtë të Dushkajës, me ç’rast gjatë veprimtarisë së tij poetike ia kushtoi tërë opusin krijues letrar, qoftëfushën e poezisë, po edhe të prozës.
Që nga vëllimi i parë me poezi për të rritur “Krojet e bardha” e deri të ky i fundit “Tek uji i zi”, Hasan Hasani u gjendudhën e rrahur nga poetët e traditës, duke e pasur për zemër  përherë vargun e matur, strofën, rimën, ritmin, muzikalitetin që poezie bëjpoezi. Edhe sot ky poet e vazhdon këtë lloj shkrimi, që bashëmoshatarët e tij (ndonjëherë) nuk ngurrojta quajarkaik. Gjykuar sipas kësaj, disa miq poetë pohojsë Hasan Hasani është klasiku i fundit i fillimshekullit njëzetenjë që e shkruan me xhelozi këtë lloj poezie, duke filluar nga tetë, dhjetë, dymbëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë rrokësh, shpesh me ndihmën e apostrofit, por duke ruajtur ritmin dhe muzikalitetin.
Motivet e Hasan Hasanitkëtë vëllim poetik vijpikërisht nga Dushkaja dhe njerëzit e saj. Poetin e frymëzon muza e Dushkajës, njerëzit (heronjtë) e lirisë së luftës çlirimtare të viteve 1998-1999, gjuha e gurit ku u rrit dhe mësoi alfabetin poeti, kujtimet nga fëmijëria, vargjet elegjiake për simbolin më të dashur, siç ështëna, pastaj miqtë e këngës (poetët-shkrimtarët) që autori e kaloi një jetë të tërë me ta duke ndarë bashkërisht gëzimet dhe hidhërimet për dyzet vjet, këngëtimi për bukuriqë sjell jeta ose duhet të sjellë, por edhe motivet e mllefit dhe të trishtimit që shpesh dit’i mbërthejpoetët, po edhe vargjet për të dashurën e ëndrrave (ndoshta të imagjinuar) që e dashuroi, por kurrë s’ia komunikoi, pra e mbajti të heshturshpirt, për ta përmbyllur vëllimin me vargje për ditët e bardha të veshura me petk të zi, aludimkohëntë cilën po jetojmë.
Pocili është portreti i poetit Hasan Hasani, mendoj dhe jam e bindur qindpërqind, së këtë më së miri e shprehin vargjet e poezisë që i prin vëllimit “Tek uji i zi”, e titulluar “Autoportret”. Këtë poezi njëzet vargjesh po e jap të plotë, të kthyerprozë, ku poetikisht vijëzohet portreti i Hasan Hasanit si njeri dhe si poet:  “Fëmijë shekulli që iku, i veshur me zhgun të zi, /Djal hasreti n’votër, n’mua betoheshin t’gjithë, /Me janxhikshkollë, n’mal pas lopëve kërthi,/ Një mijë herë rrëzuar, po aq herë n’ferra g’rrithë, /Misër mihaara, mblodhalivadhe sa, /Ujita kollomoqet natën, librin përherëduar, /Ikën vitetbanka, jeta m’lidhi n’rrëfa, /Gjakosur ndër driza, n’dekë e dasma burrëruar, /Shkrova vjersha, tregime, emri shpesh n’gazeta, /Botova shumë libra, u bëra dhe guri n’rrugë, /I lavdëruar dhe i sharë, me t’gjitha ç’të fal jeta, /Ngrihu e rrëzohu e ngrihu, ngado që jeta të flugë, /Shkelat’gjashtëdhjetat, thinjat n’kokë inxhi, /Lis zabeli a gur lumi, Dushkajën sjell më vete, /Kush m’thirr bacë, kush axhë… Gjysh me tapi, / Prishtinzemër, Shqiponjën mbi supe jete, /Deshe s’deshe pleqëria erdh, e bardha pleqëri, /Për mua dhe brezin, për mbesat dhe nipat, /Njëqind vjet luftë… sytë shkrepin dashuri, /Kështu përfundon jeta… Kështu rriten pipat!”
Le të gjykojvetë lexuesit e nderuar!
E thashë edhe më lartë së vëllimi poetik “Tek uji i zi” ndahetdhjetë cikle dhe secili cikël sipas motiveve, paraqet një libërth të vogël, më të dendur, më të ngjeshur, më konciz, duke mbërthyervete përvojën e gjatë poetike, që para lexuesve të dalë sa më i qëndrueshëm, sa më bindës, gjithnjë me diç befasuese, jo aq për nga forma, e më shumë për nga përmbajtja.
Këtu më poshtë do të ndalemsecilin cikël veç e veç, me ç’rast çdo cikël paraqet një kapitull më vete. Me këtë rast,ntitujt e këtij shkrimi (kapitujt) do t’i emëroj sipas cikleve, ashtu siç i pagëzoi vetë poeti Hasan Hasani.


Vargje për muzën e Dushkajës

Hasan Hasani është i lindurnjë fshat të Dushkajës, një hapësirë gjeografike kjo prej rreth dyzet fshatrash. Këtu ka kaluar fëmijëri. Këtu edhe ka shkruar vargjet e para, madje edhe vëllimin e parë të poezive “Krojet e bardha”. Andaj, nuk është çudi që pikërisht vargjet për Dushkajën i prijkëtij libri. Sepse, Dushkaja është muza poetike për poetin Hasan Hasani. Ky poet s’e mendon poezie vet pa Dushkajën, kujtimin për të, sepse Dushkaja është emri dhe mbiemri im (pohon autori), për t’iu kënduar kullave me gurë, Shqiponjës (ish-Jabllanicës), kavallit të bariut Avdyl Alija me tingujt e të cilit është rritur poeti kur ai i bintekodër, netët e egra të dimrit, borërat e mëdha të viteve pesëdhjetë, për ta përmbyllur me vargjet përsëri për Dushkajën. Kjo është muza e Dushkajës për të cilën këndoi plot zjarr e mall poeti Hasan Hasani. Qëstrofën e parë të poezisë “Muza e Dushkajës” poeti thotë: “T’falem ty o muzë n’Dushkajë që rri atje lart /N’fronin e perëndiveSukë të Cërmjanit, /Ngado që shkoj frymëziminmua e bart – /Një ditë t’gjitha do t’i kthej n’Zabel t’Gojanit! /Muzë o muzë, gurrë e këngës, o fjalë poeti /Që më ndjek ëndërr-zhgjëndërr n’ Dushkajë, /Lëkunden vargjet, edhe rimat, prej tërmeti /N’ Gjeravicë e Pashtrik muza ime s’di t’qajë!”. Kjo është muza që e përcolli poetin për dyzet vjetpër vargje e rima si rriskë jetezemër. Ngado që hapëroi poeti mbi supe mban Dushkajën, me zërin bubullimë malesh e vetëtimash, sepse: “Pesëdhjetë vjet u bëqë po këndoj për ty Dushkajë /Si bari dhe intelektual me diellin pogaçezemër, /Vargjet m’u bëlisa, fyej, peizazh i zhgrehur n’vajë /Ngado shkova Dushkajë m’u bëre emër e mbiemër!”. Këngëtimi për muzën vazhdon të poezia “Ue kulla”, objekt kulti e nderuar kjo. Poeti thotë: “Jemi t’nderuar kullë, nga Muza e Ora /Ti i ruan me besnikëri n’gji dëshmorët, /T’mos i lagë shiu, t’mos i ngrijë bora – /N’çdo gur tëndin ndrisin sot meteorët! /Udo t’ua recitoj këngët dhe vargjet /Që Shqiponja për trimat i këndon, /Ua bëj më të lehtatrup edhe plagët /Çdo ditë kur dielli yzenit agon!” Pikërishtoborrin e kësaj kulle ku muza e Dushkajës bën roje, sot qëndrojkrenarë dëshmorët e kombit që me gjakun e tyre ujitën hullitë e lirisë, e këta dëshmorë, shumë prej tyre, jaedhe moshatarët e poetit, shokë të fëmijërisë dhe të shkollës, bij të shokëve të poetit qëluftë me serbin bëvdekjen për atdheun. Pos këngëtimit të stive të egra, siç është dimri i vitit pesëdhjetë e gjashtë, poeti kujton (atëherëntëvjeçar) aksionin famëkeq të grumbullimit të armëveKosovë, ku pushteti serb keqtrajtoi,   depërtoi përTurqi dhe vrau shumë shqiptarë të pafajshëm. Çuditërisht, viti pesëdhjetë e gjashtëKosovë jo vetëm që mbahet mend për aksionin e armëve, por edhe si stina më e egër, me dëborë të madhe me rreth dy metra lartësi që kishte bllokuar çdo gjë të mundshme. Duke na dhëme ngjyra rrëqethëse këto skena, poeti përfundon: “Këmbët e ënjtura, lidhur për trungje mollash /N’Cërmjanin e barosur ku mbytej krenaria, /Heu dushkajas rritur mes gjarpërinjsh e bollash /I shihni sot si fusin kokënn bisht qeria?!” Ky cikël përfundon me poezi“Përsëri për Dushkajën” ku poeti edhe pse me trupPrishti, shpirti e mendja përherë i rriDushkajë, madje edhe ëndrrat që sheh, i sheh pikërishtDushkajë, pra atje ku e ka muzën e këngës të fshehur, e cila nga larg i fal frymëzim të këndojë për jetën, andaj spontanisht rrjedhin vargjet: “Me këngëbuzë, një ditë, jo larg, do të vdes /U, copë tokë Dushkaje, n’ qepalla me një gur, /Me sy hapur për dushkajasit e mi do të mbes /Epitafin ta lexoj rrëzë kullës, aty tek ai mur!”

Vargje për njerëzit e lirisë

Vargjet për njerëzit e lirisë arrijkëtë vëllim poetik me moshën e poetit, me gjithë ngjarjet që solli historia dhe fatbardhësisht poeti arriti t’i shijojë, t’i përjetojë. Ky është fat i kësaj gjenerate, e edhe i Hasan Hasanit që arriti ta shijojë lirie shpirtit, lirie shprehjes, lirie lëvizjes, lirie mendimit, lirinjerëzore, lirie Kosovës që më shumë së një shekull e ëndërroi. Këto poezi të këtij cikli, ashtu si i tërë vëllimi poetik “Tek uji i zi” u shkruan gjatë viteve 2007-2009, duke filluar nga Pavarësia e Kosovës, ngjarja më e madhe e pritur njëqind vjet, njëqind vjet luftë për këtë ditë. Poeti këndon: “Dhamë shumë gjak për ty Kosovë oj zonjë e rëndë /Historishkruam me ngjyrë gjaku radhë-radhë, /Ujitëm tokën tënde Kosovë pëllëmbë për pëllëmbë /Që t’arrijmë këtu ku arritëm ne sot – faqebardhë!”, protagonistët e të cilës dalinshesh, si JasharajtPrekaz, HaradinajtGllogjan: “Ademi i JasharajvePrekazin e shenjtë legjendë /Dhe gjeneralët e Haradinajve n’Gllogjanin qëndresë, /Duke ngritur kështjella eshtrash n’mermer gdhendë /Lapidarë n’mileniumin e ri n’bulëza kristali me vesë”, duke kujtuar krojet e gjakut nga Mollë e Kuqe deri të Guri i Shpuem dhe Preveza.
Mirëpo, Hasan Hasani vjen nga një fshat që luftës së funditKosovë i dha shumë. Këta heronj të rëfushën e nderit, (qoftë edhe heronj të gjallë), mbajmbi shpatulla krenarie Shqiponjës dhe të Dushkajës. Hasan Hasani rënien e dëshmorëve, qoftë nga Dushkaja, qoftë edhe nga viset e tjera të Kosovës, e edhe më gjerë (nga Maqedonia, Presheva,Shqipëria,Malii Zi) e përjetoi rëndë, e përjeton me shpirt poeti, siç është shoku i shkollës dhe i fshatit, heroi i kombit Sadri Zeneli, por edhe Besnik Lajçi nga Rugova e Tahir Sinani nga Tropoja. Duke kënduar për heroin Sadri Zeneli, poeti i kujton ditët e fëmijërisë kur loznin topZabel të Gojanit, të Rrahu i Hysës, pastaj shkollën NormaleGjakovë ku vazhduan së bashku, po edhe studimetUniversitetin e Prishtis.Pocili është shpirti i këtij luftëtari dhe intelektuali, ai shpirt i fshehur që strukigji dëshira dhe ëndrra që vërtetë u bërealitet, të cilat shpesh i bisedonte me poetin që si studentë banuan bashkënjë bodrumPrishti. Poeti këndon: “Sadri i dashur, erdhi ajo ditë që me zjarr n’sy e prite /T’ndeshesh me armikun që njëqind vjet egërsi solli, /Legjendat shtrihen horizontalishtt’zezat vite – /Shkollë e gjyshërve: kur t’jeni ngushtë ngrini dolli!” Edhe Tahir Sinani, hero nga Tropoja u shndërrualegjendëluftën çlirimtare të Kosovës, po edhePreshevë dhe Maqedoni. Ky u bë udhërrëfyes për luftëtarët e tij, por edhe frymëzim për poetin Hasan Hasani: “Tërthor u ra hijeve e krojeve, ndër prita, ndër fusha /Gjithkund takoi vdekje n’degë drunjsh, majë gurëve, /N’Pashtrik e Kleçkë… Majë Korabit…Tutje Tanusha /Duke u përulur para varreve t’njoma të ushtarëve!”
Ndërsa një kapitullvete brenda këtij cikli paraqesin  dy figura emblematike të UÇK-së, e këta jalegjendarët Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimaj (nip e dajë). Autori Hasan Hasani u këndoj këtyre dy luftëtarëve (Ramushit si nip i Shqiponjës, ndërsa Lahiut si bashkëvendës), ndërsa këta dy legjendarë ishin nip dhe dajë që pas shumë vitesh luftë, nga ajo ilegale deri të ajo frontale, i rafund me faqe të bardhë dhe triumfuan mbi armikun. Tri poezi i kushtohen Ramush Haradinjat: “Monolog me Ramushin” shkruarmbrëmjen e pavarësisë më 17 shkurt 2007, pastaj “Sheshet u mbushën me dashuri” dhe “Kthimi i legjendarit”, i cili bashkë me Lahi Brahimajn atë ditë e mbronin këtë pavarësi jo mëluftë ballë për ballë me armikin, porGjykatën Ndërkombëtare për Krime lufteHagë.këto tri poezi poetipërmjet të monologut poetik i këndon edhe luftës së tij të paepur edheHagë. Mungesa e tij shpërthen gëzhojën e shpirtit të poetit: “N’sofër t’Pavarësisë një vend i zbrazët mbet sot /Kur mua zemra po m’digjet flakë, zjarr e prush! /Nuk di si buza m’u dridh! M’rrodhi edhe një lot – /Shenjë pleqërie nipalan… O legjendar Ramush!”. Ndërsa “Kthimi i legjendarit” sjell vargjet kur ky legjendar shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, andaj kthimi i tij ishte madhështor për Kosovën. Ndërsa për bashkëvendësin e vet Lahi Brahimajn, poeti Hasan Hasani shkruan katër poezi: “Telefonatë nga Haga ditën e Flamurit”, “Letër e padërguar”, “Do ta pres edhe ditën e kthimit” dhe “U ktheve me pavarësi.këto lirika Hasan Hasani ndaletdisa momente të veçanta,ato që e frymëzuan, si bisedat nga Haga me Lahiun, kujtimet nga fëmijëria, monologët me të nga largësitë, po edhe dialogëtpërmjet të telefonit nga Haga.përmjet vargjeve për Lahiun, poeti zë ngojetë edhe dhjetëra luftëtarë të rënga fshati i lindjes Shqiponjë, tashmë dëshmorë dhe heronj të kombit. Sido që të jetë, këto poezi ngërthejvete klithmën poetike të shpirtit poetik që pikërisht këta njerëz e mbajgjallë. Vargjet sjellin emocione të thella gjatë leximit. Shpesh t’i mbushin sytë me lot. Ja një strofë, pjesë e një bisede telefonike më 28ntor 2007, pikërishtDitën e Flamurit, ku poeti besnikërisht sjell urimet: “- Baca Hasan, nga Haga edhe sot po të telefonoj /Duke t’uruar Ditën e Flamurit ngriturVlorë; /Vitin tjetërKosovë bashkë me ju do t’ kremtoj /Ashtu si kremtova me luftëtarëtshi dhe borë!”. Ky cikël mbyllet me një protestë poetike të poetit, e kjo është poezia “Letër Hilmi Haradinjatditën e pavarësisë” (babai i Ramush Haradinjat), ku për çudi dhe habi të gjithëve, babai i pesë gjeneralëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (tre prej tyre heronj e dëshmorë), nuk u ftuakremten e pritur njëqind vjet. Ky moment e shqetësoi tej mase poetin Hasan Hasani dhe reagoi poetikishtpërmjet vargjeve. Poeti e kërkoi babin e legjendarëve të Dukagjinit kudomes të njerëzve, por çuditërisht nuk e takoi atje ku e kërkonte, por e gjetimes të dëshmorëve duke bërë homazhekëtë ditë të lumtur të pavarësisë; e kërkoi poeti me një nervozë të theksuarshpirt, por Hilmiun e gjeti të lapidarët e djemveoborrin e kullës për t’u ngushëlluar me veten; e kërkoi edheekranet televizive kombëtare, por s’e gjeti as përkrah Rifat Jasharitshpalljen solemne të pavarësisësallën e parlamentit dhe sintezë e gjithë kësaj proteste poetike vjen strofa e fundit e kësaj poezie: “Hilmi i dashur, po e mbyll këtë letër n’ditën e Pavarësisë /Shkruar me gjak zemre… Jeta është stërmbushur sprova, /Poetët poetikisht, kryeneçë, mbi supe i hidhen historisë – /M’fal, o burrëse plagët n’këtë ditë t’shenjtë t’i lëndova!”
Mendoj së interpretimi më i detajuar do të ishte i tepërt!

Vargje për gjuhën e gurit

Një motiv tjetër që e frymëzon autorin jaedhe ato që i sjellin poetit kujtime, po edhe thellimlashtësi, e qëpërmjet vargut poetik, sidomos me poezitë: “Heshtja ar”, “Arti i fjalës”, “Lojë zjarresh”, ku shihet një anim kah vargu filozofik, duke gjykuar për heshtjen, për vargun, për këngën, po edhe për mllefin që poetëve shpesh u del përpara si gurirrugë, ku edhe zëthua që shpesh i qon deritheqafje. Heshtja e poetit që pat një rrugëtim poetik me ngritje dhe rënie, shpesh me ndërkëmbja të ngritura nga “miqtë” poetë u bë objekt frymëzimi. Këtu vijeshprehje një gjuhë pak e ashpër e poetit ndaj kësaj kategorie njerëzish. Mirëpo poezia “Arti i fjalës”  sikur e zbulon këtë gjuhë: “Muza poetike për mua përherë ka qee shenjtë /Që iu kam bindur nga hapi i parë i vargut lirik, /Me t’ vetmin qëllim që t’ fisnikëroj shpirtin si diejt /N’rrugën pa fund shaluar mëtimin e vargut homerik”. Kjo është përgjigjja e poetit ndaj këtyre hienave tëntokës, me të cilët ballafaqohetpërmjet fuqisë së vargut dhe tehut të mprehtë të gjuhës poetike.këtë lojë hyn edhe zëri i shpendkeqes dhe e gjen poetin të gatshëm ta japë shpirtin e frymën vetëm që shpirti e zemra të shikojpërtej harrimit që njerëzit i ka kthyerrobër dhe robotë. Përkundër shpërthimit të këtij mllefi, poeti me lojë zjarresh thotë: “N’ rrënjë fjalësh e vargjesh gjej frymëzimin e muzën”.

Vargje për vitet e ikurapakthim

ciklin e katërt Hasan Hasani i kthehet lirikës intime personale. Cikli hapet me poezi“Gjashtëdhjetë”, që është një ndër lirikat më të bukura, më të përjetuara që i këndon vetes, jetës që përkundër të gjashtëdhjetave, i duket sikur hyri për këtë derë dhe doli për tjetrën. Këtë e thovargjet: “Qenkan shumë dhe qenka pak /Hyr n’këtë derë e dil n’atë derë; /Fyell i këputur kurrë me shkak /Me shumë dimra, kurrë pranverë”, që flet se jeta e poetit nuk kishte qedegë fiku, por kishte kaluarpër valë të ngritura detesh e furtunash. Meqë poezie shkroipërvjetorin e gjashtëdhjetë të lindjes, me këtë rast Hasan Hasani u kthehet edhe një herë motiveve nga fëmijëria, duke kujtuar bashkëfshatarët, që tashmë nuk gjendenmesin e të gjallëve, por që dikur poetit fjalët e tyre i kishin lëmbresa, siç jabaca Bajram e baca Mehmet, Sahit Arifi e Mal Shabani (këta të dy ishin ushtarë të Batalionit SS Skanderbeg qëvitin 1944 luftuan dhëmb për dhemb kundër forcave serbo-çetnike-partizaneMal të Zi, me ç’rast Sahit Arifi biefushë të nderit); shokët e fëmijërisë Ali Shabani (dëshmorë i vrarëluftën e fundit) dhe Skënder R. Hoxha (poet dhe studiues), po edhe kujtimet që poetit i dalin para sa herë që kthehetvendlindje. Cikli mbyllet me poezi“Dyzet” që shënon dyzetvjetorin nga botimi i librit të parë të autorit (1967) dhe paraqet edhe një herë rrugëtimin poetik të poetit me të gjitha të papriturat që sjell jeta përkatësisht ky rrugëtim i vështirë për të arritur këtu,krye të dyzet vjetëve nga botimi i librit të parë. Këtë poeti e bën me vargje të matura,përmjet artit të fjalës, vargut të matur dhe muzikal si përherë, duke e stolisur me metafora dhe figura të tjera poetike gjithnjëfunksion të artit. Mendoj si pikërisht këto vargje e ilustrojmë së miri këtë mendim që e thashë: “Dyzet vjet vargje, dyzet vjet rima, /Thelluar n’ mendime, ide dhe fjalë, /Përreth lakej, dhelpra, ulërima – /Laku n’ fyt përherë botë e përdalë. /Me epitete, metafora gjithë fytafyt, /Gdhenda vargun me daltën e urtisë, /Kryeneçe ngrihet muza e më mbyt /Që ta vë fjalën n’ murin e poezisë”.

Vargje përn që iku papritur

Nuk mund ta gjesh një poet, nga letërsia e traditës e deriditët tona, që të mos i ketë kushtuar një apo më shumë vjersha krijesës më të dashurjetë, siç ështëna. Vargjet përn nga poetë të ndryshëm përherë qetë frymëzuara nga dashuria e thellë që ndien përn. Këtë e bëri edhe Hasan Hasanikëtë vëllim poetik. Ai shkroi një poezi 33 strofëshe me 132 vargje 16 rrokësh, por fryma që e përshkon këtë poezi të gjatë ngërthenvete notën elegjiake. Poeti e fillon poezibashkë menudhëtimin e fundit me të përvendlindje, atje ku duhej t’i pushonte trupi dhe eshtrat përjetësisht, atje ku ajo para 62 vjetësh kishte zbritur nga kali si nuse me duvak. Ky udhëtim nga PrishtinaShqiponjë ishte i gjatë, i rëndë, i mundimshëm, madje e sjell poetin ndër kujtime të largëta gjysmë shekulli, nga fëmijëria e derikëtë ditë, bashkë me këshillat e përhershme të saj si bimë shpirti që e kishte. Skenat që i kujton Hasan Hasani përn dhe fatin e saj, përkëdheljet e ngrohta, e pse jo ndonjëherë edhe ndonjë qortim apo shuplakë, e mbushin këtë poezi plot jetë, ku raportet-bir rrjedhin natyrshëm, lëgjurmë të pashlyeshmekujtesën e poetit, i rikthehet ai shirit filmi për shumë vite i harruar si pasojë i dinamikës jetësorekëto dy dekadat e fundit. Duke lexuar këtë poezi, tëdelpara një jetë e tërë e poetit. Sido që të jetë, poeti shpirthyer pohon: “Të lash Natë lashKodër t’Madhe vetëm të lash. /Më fal, këtu ke edhe Babën që të priti për njëzet vjet. /Pota kthej shpin duke u larguar avash-avash – /Kjo nuk duhej t’ngjajë, oj Na, por ja që po ngjet!” Pas gjithë këtij udhëtimi të pafund vije edhe ndarja: “Njëqind vjet zgjati ky rrugëtim, ky kthim i vetmuar /Pa përkëdheljen tënde sot, për mua gjithherë shtytje, /Brenda vetes një gur i zi besimin rrinte duke bluar /Mes jetës e vdekjes duke u luhatur barkëvalëvitje!”

Vargje për miqtë e këngës

Hasan Hasani i lindur me shpirt poeti, përkundër mllefit që shpesh e shprehpërmjet vargjeve ndaj njerëzve dhe çarqeve të caktuara të artit, gjen motiv dhe frymëzim që të hedhletër edhe vargje për miqtë e këngës, për poetë e piktorë, muzikantë e këngëtarë, rapsodë e instrumentistë që e vlerësojpoetin, po dhe ky i vlerëson ata, që e frymëzojdhe i frymëzon, që për dyzet vjet rri me ta dhe pikafe, që bosht bisedash me ta ka letërsidhe artin, përkatësisht poezi. Heronjtë lirikë të këtyre poezive jaemra të njohur të artit, si Nazmi Rrahmani, Nermin Vlora, Lili Tafaj, Adem Istrefi, Xhevat Syla, Xhavit Aliçkaj, Demë Topalli, Jonuz Fetahaj, Demush Avdimetaj etj.këto poezi ku dominon nota dhe shprehja metaforike jepet portreti dhe personaliteti i këtyre miqve të këngës, raportet e ndërsjella që këta kame poetin, shpesh edhe gjykimet për jetën dhe artin, funksionin që duhet lozur poezia, pra debate të ndryshme artistike. Duke monologuar e dialoguar me këto personazhe, Hasan Hasani arrinpërmjet vargut spontan të hedh dritë mbi shumë çështje e dilema, qoftë për jetën, qoftë edhe për artin, e kjo si rezultat i një kohe të pakohë që e jetojmë ne.sevargjet kushtuar poetit Demë Topalli pasqyron rrugëtimin e vështirëpër të cilin kaluan së bashku: “Kohë të neveritshme na rrethojn’ këtë moshë /Mik i dashur, që ecëm bashkë tehut të briskut, /Iku djalëria shtigjeve, tash asgjë më s’na joshë /Mua as ty që jemi tëhuajsuar n’shërbim t’rriskut!”; n’atë kushtuar shkrimtarit Xhevat Syla objekt frymëzimi bëhet gjuha e artit, gjuha e poezisë dhe funksioni i saj: “Nuk di, ma dhurova apo ta vodha këtë varg /Mik i dashur i këngës agimeve hapëruar; /Muza joe fjalës shtigjeve iku shumë larg /Për t’na vësprovë dielli duke perënduar!”; megjithëse mosha e bën të veten, andaj arritjencak të maratos jetësore Hasan Hasani nuk e sheh si të frikshme. Këtë e gjejmë të poezia kushtuar Jonuz Fetahajt, kumbrojtje fton artin, strofat, vargjet, figurat, rimat: “Vdekjes nuk i trembem jo, me vete kemi ushtarët /E strofave dhe vargjeve, kem figurat dhe rimat, /Që vërsulen n’shtigje jete të dalin ndër të parët /Jo shndërruar n’falltorë po n’art me vetëtimat!”; dhe këtë e mbyll me vargjet për një mik të vjetër, për poetin Adem Istrefi, me të cilin rrallë takohen, po kur takohen, atëherë vijedhe vargjet. Këtë Hasan Hasani e ka bërë që nga viti 1979, kur e takoi për herë të parë këtë poetvargun e të cilit gjen prehje shpirti. Andaj edhe takimet e tyre japlot emocione, biseda të uritura, sytë të mbushur me bula loti: “Çdo fjalë na përcillte me nga një dridhje buze /Sikur t’ishim fëmijë, po jemi fëmijë t’një brezi, /Biem e zgjohem e kurrë të fjetur n’gji muze – /Shih Adem, n’kokat tona ka reshë kristale shtrezi!”

Vargje për bukurie jetës

Nuk mund ta gjesh një poet që nuk i ka kënduar bukurive që sjell jeta. Edhese ajo (jeta) ka qee mbushur me dhembje, prapë poetët kandarë nga gjithë ajo dhembje një pjesë të saj, atë bërthamën që është e bukur për t’i kënduar me afshin e fjalës, me afshin e zemrës, me zjarrin e këngës. Sepse bukuria e jetës mbush kohet e shpirtit të çdo poeti me gëzim, çiltri, optimizëm. E këto i sjellin njerëzit, natyra, ambienti ku jeton. Këto poeti Hasan Hasani i gjen të ujëvara e shpirtit, tek Ura e Madhe, te nipat e mbesat, të Olta e Lisa, SMS-at që qarkullojetër për Ditën e Flamurit, të muzgu i bukur, tek Uji i Zi ku dikur takonte Emirën të heshtur e deri të kështjella e rimave duke iu rikthyer përherë vargut dhe misionit poetik. Kjo pjesë e jetës stolis edhe një cikël të këtij vëllimi, duke shtrirë frymëzimet dhe motivetcikle për të përmbushur jetën e tij artistike m të gjitha ato që sjell pikërisht jeta, qofshin të bukura, apo edhe të dhembshme. Këto krijojjetën ashtu siç ështëtë vërtetë. Kjo bukuri vërehet edhevargjet e disa prej këtyre poezive të këtij cikli që sjellin bukurie jetëspër zinxhirët e viteve që rrëshqitën të lidhurarrëfan e kujtimeve. “Sa here kthej më pret me ujin tënd lëng bjeshke /E m’përqafon si dikur kur rreziteshazall, /Përroi përbirohejn ty, e tok me ty zjarr eshke /Që m’dogj n’brigjet e ëndrrës që thellë më kall!” sjell kujtimin e fëmijërisë së largët për dekada mbushur me dhembje, për ta hedhur atë pas shpine kur gjendetmesin e shtatë nipave dhe mbesave: “Rrethuar nga t’shtatët, harrova t’gjashtëdhjetat /E borën që shumë vjet mbi flokët e mi ka reshur. /A thua kështu, e tillë qe fëmijëria imet’dyzetat /Kur me diell e hën’ditë janari jam ndeshur!?”. Këta nipa e mbesa, sidomos Olta e Lisa: “Me buzëqeshje ëmbël ma largojzymtësi/Lëshuar n’krahët si dy pëllumba me këmborë, /Mendoj, me çka t’ua kthej mbesave dashuri/Që ditët m’i zgjatin n’perëndim dielli të vo”, ani pse poeti e sheh veten mysafirmuzg të vargut e rimës. Edhe buzëmbrëmjet e vendlindjes kabukurie vet që dehin shpirtin e poetit, qoftë duke përshëndetur malësorët që kthejmbrëmjeve nga put ditore të fushës apo edhe fëmijët që kthejnga shkolla me libran dorë. Për këtë poeti këndon: “Muzgu ka shtrirë krahët mbi qiellin e vendit ku linda /Me pelerin e tejdukshme sipër gërxheve t’hardhisë, /Malli m’pushton t’tërin, për t’njëmijtën herë u binda /Pikthi tak-tak kryen ritin e vet n’lëkurën e qershisë”. Pas gjithë kësaj, pas këtij vikendi poetik, poeti zemërmëngët, duhet të ik nga kjo bukuri e jetës përkryeqytet. Këtë kështu e përjeton dhe gjykon: “Kthej shpin e largohem. Mbuloj fytyrën si grua /E iathem një kënge si gjithherë duke fishkëlluar, /Do pika t’njelmta kokrra kristali lindinmua – /Kjo është bukuria e jetës Hasan-o, ç’je trishtuar?”

Vargje për mllefin dhe trishtimin

Çuditërisht, pas as së bukur të medaljes së jetës, asaj ku e këndoi përherë bukurie jetës, menjëherëciklin vijues delsipërfaqe ana e kundërt e medaljes, tashmë ajo e errëta, ajo që poeti e quan vargje për mllefin e trishtimin, që poetit mund të ia falin edhe nofkën “poet i rebeluar”. Qëpoezie parë me titull “E zeza” poeti shpreh mendimin për jetën e vet: “Çudi, më shumë se çdo ngjyrë tjetër, e dua të zezën /Kjo i veshi t’gjashtëdhjetat e mia me velin e ngjyrën, /Duke ikur vitet edhe kësaj blane ia zbulova gjenezën /U, i fundmi i Përkolajve që e varrosa mynxyrën”, një prolog ky hijerëndë, për të përfunduar me strofën e katërt: “Dhe e zeza hap pas hapi m’përcolli këtu deri më sot /jetë e vargje kur secili përfundon misionin e vet, /Po, u dashurovatë zezën përherë këtu dhe mot /Edhe e zeza ka bukurie vet thoshte një mik poet!”. Motivi që përshkon këto poezi, vërehetshpirtin e poetit gjatë gjithë viteve të krijimtarisë poetike që ka mbjell trishtim, e sidomos vitet entëdhjeta që përfunduan me luftën dhe eksodin biblik të shqiptarëveKosovë, mëdyshjet e Evropës gjatë njëqind vjetëve të shekullit të njëzet, gjakun e fëmijëvedjep që dhuruan për themelet e lirisë së Kosovës ashtu siç vepruan baballarët e tyre, e dhëkjo që nuk ndodhbotën e civilizuar. Kjo e detyroi poetin të pohojë: “Kërkoj si i verbëti ujin e bekuar ta lehtësoj trishtimin /Kështu vjen fundi,bisht të sorrës!”

Vargje për Hyrijen

Vargjet për Hyrijen paraqesin një segment të lirikës intime të poetit Hasan Hasani. Këto lirika që përmes rikujtimit kur gjenerata e tij kremton dyzetvjetorin e maturës, poetit i sjellin kujtime të ikur, të ëmbla e të hidhura, qënjë mënyrë javetëm faqe të verdha fletësh, kujtime me shokë e me shoqe që me ndonjërin as që “njiheshin” si pasojë e largët e ndarjes dyzetvjeçare. Kjo edhe është gjeografia e shpirtit poetik, ku harta tashmë e vjetër dyzet vjet kishte marrë ngjyrën e vjeshtës, vijat e kufijve si rrugë si rrugë zikzake apo lumenj të vegjël ishin zhdukurpër hirin e kujtimeve. Këto momente malli të ndryerazemër jadhëpërmjet vargjeve të latuara me mjeshtëri që ngjallin mall e dhembje njëkohësisht. Kur kësaj t’ia shtojmë edhe personazhin e këtyre lirikave, simpatie poetit që n’ato vite të largëta (gjashtëdhjetë), simpati që gjykuar sipas vargjeve dhe asaj që fshehëtto, e frymëzojkëtë poet që të shkruajë vargjet e para, atëherë shihet qartë qëkëtë takim ky personazh frymëzues mungon (!). Ishte kjo muza e vargut të poetitvitet e largëta, simpati që gjykuar sipas vargjeve, poeti vetëm e simpatizoi, e dashuroi, e ëndërroi, por kurrë nuk ia shprehi prushin e zemrës. Kjo duket sheshazi që ishte një dashuri e çiltër, e kristaltë, dashuri që vetëm poetët dita fshehinzemër për tërë jetën. Dhe jo rastësisht poeti këtë personazh e quajti Hyrije, një simbol ky për të bukurën (kujto Hyrijet e detit) që frymëzojpoetëtvazhdimësi. Kështu, poeti shëtitpër rrugët e qytetit ku dikur e takonte muzën e vet dhe kujton me mall të këputur ato shikime që kishin ndërruar së bashku, ato përshëndetje, ato fjalë e çka jo tjetër. Për të gjitha këto këndoi Hasan Hasanikëto njëmbëdhjetë poezi. Se vërtetë ishte një frymëzim i sinqertë poetik, këtë do ta ilustroj me dy strofa të poezisë “Më fal” ku poeti me respektin më të madh shprehet: “Më fal Hyrije që për pesëdhjetë vjet zemrën s’ta hapa /E të them se vuajtja m’përcoll n’heshtje natë e ditë, /Atëbotë ishim të njomë, buza dridhej, shikimi prapa /Jetova i mbyllur n’guacë frymën e fundit duke pritë. /Pritja s’pat fund, perënduar stit njëra pas tjetrës /Derisa dhe qerpikët m’u kazbardhur brymë e borë, /Mos vallë me ne do të perëndojë edhe bukuria e jetës /Duke pritur amshimin që mbi kokë ta vëmë kurorë!”

Vargje për ditët e bardha me petk të zi

Ky është cikli më i rebeluar i poetit, ani pse këtë motiv e trajtoi edheciklin Vargje për mllefin dhe trishtimin, por me një notë pak më të zbutur, gjë që tashkëtë cikël, rebelimi i poetit rritet, godet ashpër, pamëshirë. Kjo si pasojë e zhgënjimit të poetitgjithë atë që e rrethon, çka nuk e kishte menduar si pikërisht kjo shoqëritranzicion do ta zhgënjente aq shumë. Zhgënjimi bëhet më i madh ngase vjen edhe nga idolët e poetit që dikur kishte pasur për disa prej tyre. Për të qemë e saktë, këtu po jap titujt e dhjetë poezive që janjë pasqyrë besnike e frymëzimit, të cilat poeti i quajti Vargje për ditët e bardha me petk të zi. Këto ja: “Kot”, “Jetë qeni”, “Varrosem vetveten”, “Pa gjak dhe vrer”, “Gjithësia përbëhet nga grimca atomi”, “Vdekje më e rëndë se vdekja”, “Ëndërr e keqe”, “Gacën shpuzë”, “Shall i zi” dhe “Vargjet heshtoj. Të gjitha këto simbolikisht flasin për gjendjen e mjerueshme që po përjeton shoqëriaKosovë, e sidomos njerëzit e artit e të kulturës, (shkrimtarë, piktorë, muzikantë, këngëtarë, aktorë) pa kurrfarë mbrojtjeje institucionale, të cilët sot jakthyershtresën më të mjeruar të shoqërisë. Autori këtë cikël qëllimisht e ka vëfund të librit “Tek uji i zi”, për ta përmbyllur sintezën poetike dyzetvjeçare me një blasfemi trishtuese. Qëpoezie parë “Kot” autori gjykon ashpër: “Dalmëngjes nga apartamenti pa kurrfarë qëllimi /Dhe i dëgjoj këmbët që m’bartin nga duan ato vet’, /Asgjë s’m’bën përshtypje i mbuluar nga trishtimi /S’di, e bart ukokën, apo ajo mua dika më shket!” Ky është fati i poetitshekullin njëzetenjë që bredh kot rrugë më rrugë, kafene më kafene si somnambul nate apo si hutin që gjatë ditës nuk shikon, sepse as aty ku mendonte nuk gjen më prehje, meqë s’i duhet më askujt, andaj edhe është zhgënjyer me vetveten dhe me jetën, duke pohuar se “kështu na gjykon koha të përfundojmëtrishtim”. Tehu i shpatës bëhet më i mprehtë, më i hidhët,poezi“Jetë qeni”, ku, siç pohon poeti, lirie fituam, por humbëm kafshatën e gojës, kohë kjo kur fëmijët ta hedhinfytyrë diplomën e universitetit e cila nuk u hynpuas për pastruesUNMIK e EULEX. Tërë këtë mllef të një jete qeni, e shprehvargjet: “N’këtë blasfemi gjithnjë më e tmerrshme bëhet lufta /Mes pushtetit të parasë dhe tingëllimës së ëndërruar, /Vetëvrasjet s’ishin natyrë jona–pullazeve zbret futa /Mes atyre që ngredhe lypsarëve n’pluhur muruar!”. Kjo frymë i përshkon edhe poezitë e lartpërmendura, ku si kurorëzim i gjithë këtij mllefi, këtij rebelimi, vijvargjet: “Kur arrin kulmin mllefi, shemb para vetes çdo gjë /Edhe ekrani i zi m’u duk se shembej mbi mua e Ju; /Vdekje kobzezë, kur ngrihet gishti e thotë: kurrë më /S’t’ndjek pasha tokë e qiell! Guri n’zemër nguju’!”, që mbyllin këtë cikël, e edhe këtë libër duke përmbyllur kështu sintezën poetike dyzetvjeçare të poetit Hasan Hasani.
Meqë vëllimi “Tek uji i zi” u hap me poezi“Autoportret” të cilën e dhamë të plotëfillim të këtij shkrimi, mendoj së po me këtë duhet mbyllur me poezime titull “Testament”, që nuk e di pse autori nuk e ka vufund të librit, porfaqen 123,fund të ciklit të tetë. Kjo poezi paraqet tërë shpirtin poetik të Hasan Hasanit, kërkesat e tij ndaj vendasve të vet, ndaj atyre që ua kushtoi tërë veprimtarie vet më shumë së dyzetvjeçare përkatësisht me dyzet e tetë libra. Ky testament poetik i Hasan Hasanit shpreh gjithë synimet, gjithë dëshirat që ka ky fjalëzjarrtë i Dushkajës për t’u gjendur pas vdekjes prashokëve të fëmijërisë dhe bashkëvendave të vetShqiponjë.
Ja pra, testamenti poetik i poetit Hasan Hasani që nuk lë mundësi interpretimi. Ky është shkruar kuptueshëm, është i qartë si loti: “S’e di kur vdes, por n’shpirt diç m’rri strukur /Që nuk m’le të qetë as gjumin ta bëj gjumë, /Nuk di, jam duke u çirrur, apo duke u lutur /Brymë më rrëshqet ballit çurg-çurg e lumë! /Do të më gjykojashpër miqtë e mi poetë /Si gjithherë që më quajtën nga pak arkaik, /U mundova t’u jepja gjak nga vargjet – jetë /I trishtuar dënimit, vajin n’buzë melankolik. /Çuditërisht m’tërheq dheu aty ku kam lindur /T’prehem i qetë me djemtë që sollën liri, /A do t’arrij kujtimet e ikura për t’i bindur /Dëshmitarë do ta marrë Myrtën dhe Sadri! /N’perëndim vitesh dhe ukam një dëshirë /T’pushoj tok me ta që ndër vargje i skalita, /Tok me ta t’i përtërijmë bisedat sa më mirë – /Bisedat që bënim tizZabel dy-tre dakika! /pllakën e varrit t’m’i shkruajdy rreshta /Pasqyrë historie të një jete plot me trauma, /Dushkajës i këndova me gjuhë guri n’vreshta /N’brigje jete pa mëshirë përplasur nga furtuna!”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...