Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/06/22

Pse vrer kundër luftëtarëve !!!!

E PAVËRTETA LËNDON TË VËRTETËN PËRKOHËSISHT, POR E VËRTETA MBETET E VËRTETË GJITHMONË!?




Nga Naim Kelmendi 



Njeriu që e shfrytëzon fjalën publike vetëm për një qëllim:të veçohen njerëzit që ai i përzgjedhë, të një ideologjie, të një vije, të një qëllimi të një drejtimi, është fare e ulët, sepse nuk ka të bëj fare me misionin e mirëfilltë të gazetarisë, sepse mbase është e gjitha tendencioze.Këtë gjë e bën tash e sa vite shoku Milaim Zeka me emisionin e tij “Pa rrotlla”, që e emeton në RTK.


 Asnjëherë nuk jam ndjerë i befasuar për këtë gjë, jo për tjetër por si i thonë fjalës: “mos e vet se të kallxon vet”.Vetë personazhët,pra të intervistuarit që i përzgjedhë Milaimi, tregon fytyrën e vërtetë dhe qëllimin e emisionit të tij. Kështu që nuk ia vlen fare për të lodhur kokën se cili është qëllimi i atyre njerëzve në këtë emission,sikur është rasti i Kudusi Lames, që fund e krye vjell vrer kundër vijës institucionale të luftës dhe personaliteteve të shquara të saj.



Ajo që më befasoi ishte kur në emisonin e tij flitej me të intervistuarin Nasim Haradinaj për luftën e Koshares, dhe me një rast, përgjatë intervistës,ai Nasimi pra,u ndërlidh gjatë rrëfimit, duke i thënë Milaimit se,”dihet ma Milaim ti i vetmi ke qenë reporter lufte në Koshare”…


Reporteri i luftës ,Naim Kelmendi:Koshare me 1999

Pra kjo edhe u kuptua sheshit se kishte një qëllim këtu,sipas asaj që ishte përgatitur paraprakisht se,”këtu thuaje ti këtë për mua,në mënyrë që të bëhet fakt kjo gjë për opinionin”.Kjo kishte të bënte me qëllimin për të errësuar një anë tjetër të medaljes se, kinse vetëm Milaim Zeka paskësh qenë reporter lufte në Koshare, çka nuk është e vërtetë, por le të mbetet në “nderin” e atij të intervistuarit z.Nasim Haradinaj, dhe poashtu në moralin e intervistuesit z.Milaim Zeka se pse mëtohet të errësohet e vërteta. Madje po e theksoj tash për herë të parë publikisht se ky zotëriu Nasim Haradinaj, në kohën kur neve kishim arritur në Koshare, ai paskësh dhënë urdhër që sa më shpejtë të na largojnë nga atje, jo për tjetër, por dihej se neve kishim shkuar atje për gazetën “Bota sot”, dhe ky ishte fakti që neve të pengoheshim apo ka pasur dhe ndonjë plan tjetër,që ndoshta dhe nuk është realizuar!?...Pra, ishte viti 1999, kur unë së bashku me gazetarin dhe kolegun Muhamet çetta, kemi qenë reporter lufte në luftën e Koshares, duke raportuar kështu për gazetën e përditshme “Bota Sot”, që atëbotë botohej vetëm në Evropë.



                            
                                Reporteri i luftës së bashku me luftëtarët e lirisë, Koshare me 1999


Me Milaim Zekën jemi takuar përditë aty në Koshare duke kryer punën tonë për gazetën, dhe ai të tijën, me një kamerë që kishte me vete dhe bënte incizime.Më kujtohet vetëm një rast, kur neve, derisa po shkruanim një raport për zhvillimet ditore të luftimeve,dhe këto i bënin me një lidhje satelitore me llaptop duke i përcljellë direkt në emailin e redaksisë, hyri dhe u ul para nesh ky far Milaimi, dhe pa një pa dy thotë se, këtu ndër luftëtarë po flitet se tash paskëshin ardhur edhe këta gazetarët e kësaj gazetës,..si po e quajnë,bre…, Borbës së Beogradit!!!...Kjo më indinjoi pa masë dhe unë nuk mund e ndala veten pa reaguar.






Naim Kelmendi dhe Muhamet çetta, Koshare me 1999.


Zotëri i them, më trego të dijmë se kush janë ata luftëtarë që po thënkan se neve paskëshim ardhur të raportojmë për borbën e beogradit, dhe se gazeta kombëtare “Bota Sot” nuk është Borba e Beogradit, i pëlqej dikujt kjo apo jo…Me një fjalë ky far Milaimi e futi bishtin ndër këmbë si i thonë fjalës dhe doli jashtë, pra lëshoi një grusht miza dhe iku pa e vërtetuar se kush ishin ata që flisnin kështu,por edhe tash besoj se kjo ishte një rrenë e madhe e vetë Milaimit dhe bënte edhe kësi lloj propaganda kundër kolegëve,

por më mirë se ai askush nuk e di rolin dhe punën e tij në Koshare si reporter apo për çfarë tjetër, pasi si shumë merrej me politikë e që thirrej si shumë në emër të komantand dajës-“Azem Sylës” sesa zhvillonte punën e gazetarit, në të cilën thirrej.



           Gjenerali  Kudusi Lame  dhe Nasim Haradinaj 


 Sa i përket anës tjetër të medaljes me duhet ta them edhe këtë se pra s’është e vërtetë se Milaim Zeka paskësh qenë i vetmi reporter lufte në Koshare. Neve, unë me kolegun Çetta kemi raportuar nga vijat e frontit në luftën e Kosharës dhe kemi qenë të veshur me rroba të ushtarit, jo civilë. Këtë uniformë e kemi veshur që në paraqitjen tonë në Qendrën stërvitore në Papaj, edhe pse aty na është thënë se neve edhe mund të rrinin dhe të kryenim punën tonë fare ashtu si ishim, si civilë, por këtë nuk e pranuam ngase për neve ishte krenari dhe ashtu edhe e ndjenin, që të veshnim uniformën e uçk-së dhe tashmë ishim edhe ushtarë dhe gazetarë.



 Për këtë fakt tonin flasin edhe disa xhirime që janë bërë atje në vijat e frontit nga Smajl Buqpapaj, por edhe këto fotografi që po i sjell për opinionin, tash pas ca vitesh, që nuk janë bërë as në hënë as në mars, por në Koshare gjatë kohës së luftës, derisa po raportonim nga ajo luftë.



Do shtuar edhe këtë me këtë rast se ka pasur ca ditë që kemi qëndruar bashkë me kolegun edhe në brigadën “Mërgimi” në Mamurras dhe nga aty ka mjaft fotografi që argumentojnë prezencën tonë atje dhe kemi shkruar dhe raportuar poashtu edhe për atë brigade, që udhëhiqej nga koloneli Tahir Zemaj.



Me një fjalë ne ishim dhe bëmë asgjë më shumë, vetëm punën tonë, por të thuash pas kaq vitësh se, ti Milaim ishe i vetmi reporter lufte atje në Koshare’e që në atë hapësirë dhe ai ishte me neve, kjo vërtetë është tendencioze dhe e qëllimshme, për të mbuluar apo zhdukur nga kujtesa, një të vërtetë, por e vërteta edhe pse lëndohet shpesh nga e pavërteta, ajo është gjithmonë e vërtetë…


-------------------

RTK po tenton të njollos figurat e UÇK-së dhe arkitektët e pavarësisë





 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Transmetuesin Publik RTK-në, konkretisht emisionin “Pa Rrotlla”, që me qëllim apo pa qëllim po politizohet dhe banalizohet skajshëm nga skenarist dhe folës të porositur.
Duke kritikuar emisionin “Pa Rrotlla”, të cilin e udhëheq gazetari, Milaim Zeka dhe mysafirin e tij gjeneralin Kudusi Lame, deputeti Zemaj ka theksuar se ky person po tenton të njollos figurat e luftës çlirimtare dhe arkitektëve të pavarësisë.
Zemaj tha se mediumet tona duhet të jenë në shërbim të vlerave, avancimin e tyre por edhe të vlerave demokratike. Por sot fatkeqësisht me qellim apo pa qellim politika redaktuese e RTK-se po politizohet dhe po banalizohet skajshëm, ku skenaristet dhe folësit e porositur lansojnë në veten e parë lavdërime pa fije mbulese, gënjeshtra dhe dezinformata, me porosi te shefave te tyre të mendësisë se mykur totalitariste!
“Populli i Kosovës është falënderues për mbështetjen e madhe qe ka dhëne Shqipëria dhe populli i saj për Kosovën. Kuadro njerëz te thjeshte dhe deri luftëtare vullnetare pavarësisht bindjeve politike kontribuon për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por disa dogmatike mbeturina te sistemit te se kaluarës edhe sot 13 vjet pas lufte dhe katër vjet pas pavarësisë së Kosovës mbështjellën jo rastësisht nëpër Kosovën tonë, duke shfryer epshet e propagandës staliniste në shërbim të së majtës ekstreme shumë kriminale e korruptive”, theksoi deputeti Zemaj.
Sipas tij, njerëz të përtokur moralisht dhe të rrjedhur mendërisht flasin marrëzira shumë tendencioze dhe të kamufluara me krim dhe tani duke përdorë televizionin publik apo thënë më mirë me taksat e qytetarëve te Kosovës, janë të papranueshme, janë të pabesueshme dhe të dënueshme.
“Gënjeshtrave secilën herë janë duke ju zvogëluar këmbët. Çdo diktaturë fshihet pas gënjeshtrës e krimit, dhe sa me shumë që zgjate kjo aq me tmerruese bëhet për të ardhmen e demokracinë. Këto gënjeshtra kobe zeza fatkeqësisht të transmetuara përmes një emisioni ne RTK mund të krahasohen me regjimet me gjakatare të rajonit ballkanik e ne disa segmente i tejkalojnë ato”, tha ai.
Ai deklaroi se kush është Kuda si Lame që hedhë helm ndaj figurave tona çlirimtare, luftës institucionale dhe arkitekteve tonë të lirisë e pavarësisë duke filluar nga heronjtë Ibrahim Rugova, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Sali Qekaj e shume luftëtare te tjerë.
“Kush është ai keqbërës që në tokën e lirë të Kosovës dhe në shtetin tonë të pavarur merr guximin të hedhë helm gjarpri si në kohën e Rankoviqit përmes një gazetari shërbëtor që ne gjuhën popullore nuk ka terminologji tjetër për të, përpos epitetit Defatore”, theksoi deputeti Zemaj.
Ai ka thirrur nga foltorja e Kuvendit të Kosovës Prokurorin e Shtetit, të marrë rolin që i takon, dhe te mos aprovoi apo te legjitimoi krimet tmerrësisht të dhimbshme, përndryshe, siç tha Zemaj, do të kemi dhunim të lirisë, dhunim të drejtësisë, por edhe të dinjitetit kombëtarë e njerëzor.

Yryshet e Gjeneralit Kudusi Lame





Nga  Skënder ZOGAJ

Milaim Zeka po tregohet mjaft i shkathtë në përzgjedhjen e bashkëbiseduesve për emisionin“Pa rrotlla” të RTK-së, për faktin se po arrin që të nxjerrë para kamerave personazhe ngjarjesh e veprash të rëndësishme që zgjojnë kërshërinë e opinionit të gjerë. Si i këtillë u ndodh në emisionin “Pa rrotlla”, gjenerali Kudusi Lame, figura e njohur ushtarake e Shqipërisë, një personazh me ndikim të madh dhe fort i implikuar në thellësinë e zhvillimeve të Luftës së Kosovës dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në disa nga ngjarjet më të rëndësishme të saj.






Pra, nuk ka fije dyshimi se gjenerali Kudusi Lame, që me 12 mars 1997 emërohet Komandant i Divizionit të Kukësit, kishte nën kontrollin e vet të plotë të gjitha lëvizjet përgjatë vijës kufitare Shqipëri-Kosovë, prandaj, është dëshmitari i ngjarjeve të skëterrshme që ndodhnin në Kosovë dhe që po e tronditnin gjithë botën. Për këto zhvillime Milaim Zeka e kishte ftuar të fliste “pa rrotlla”, mirëpo, në fakt , Gjenerali u bë rrotë e mullirit dhe përtypi spinaq pa karar, sikur “Marinari Popaj” në filmat vizatimor dhe foli përmes muskujve për të bëmat e tij, e të shokëve të tij. Kështu që në këtë emision, Lufta e Kosovës në prizmin e dëshmive të gjeneralit Kudusi Lame, në vend se të kthjellohej përmes faktesh të sakta historike, ashtu siç i ka hije një oficeri madhor të karrierës, kësaj radhe u mjegullua edhe me shumë, sepse Gjenerali foli sikur një bari delesh në shpatet e fshatrave të thella kuksiane.
Komandanti i Divizionit të Kukësit E tha me gojën vet, se deri me 6 maj 1997, (dy muaj pas marrjes së detyrës së kryekomandantit ushtarak në Kukës), kur Kosova shtrydhej egër nga dhuna e shfrenuar serbe, nuk ishte i informuar për situatën në Kosovë! Por, me 6 maji, kur ndodhën vrasjet në kufi, qe ky i ka menduar se ishte fjala për kalimin ilegal të studentëve, por më vonë e paskësh marrë vesh se, ishte vra komandanti Luan Haradinaj dhe ishte plagosur bashkëluftëtari i tij, Rafet Rama, Gjenerali nis të kuptojë se në Kosovë kishte organizim ushtarake(!) Dhe i gëzuar e hap zemrën dhe turret në drejtim të djemve të Kosovës(!) Dhe, ndodh takimi i parë me Xhavit Halitin, të cilën histori e tregoi si një përrallë: Dikush kërkoi takim dhe unë e pranova menjëherë në zyrën time. Mu paraqit si Zeka. Pasi më tregoi për organizimin e ushtrisë, më pyeti “A do të na ndihmoni?” Pa u hamendur I thash: Prej sot jam ushtar! Isha shumë me fat. Nuk besoj se ka qenë dikush me më fat se unë, duke iu falënderuar djemve që më morën dhe me futën në radhët e tyre!…
Pas këtij takimi, për gjeneralin Kudusi Lame fillon kthesa jetësore e fatit të mirë, sepse e shqelmon dhe i thotë lamtumirë varfërisë, që deri te takimi me djemtë, i qe lidhur për trupi si tojë, sepse me pagën qe kishte s’arrinte t’i përmbushte as gjërat më elementare të familjes. Por, kur i takoi djemtë, gjithçka ndryshon dhe jeta morri kahje tjetër…

Gjenerali në emision foli për zgjuarsinë dhe vizionaritetin e djemve, prapa të cilëve ishin 20 mijë ushtarë, në kohën kur Serbia pandehte se nuk kishte me shumë se 400! Me yrysh po fliste Lame edhe për 22 muajt e luftës në frontin e hapur, por Milaim Zeka tekanjoz, ashtu si din ai, ndërmjetësoi: Gjeneral, ka pas kontrabandë të madhe?

Dhe Gjenerali pa vrarë fare mendjen, si prej topi i tha:

“Djemtë bënë dy të mira: pastruan Shqipërinë nga armët që ishin në duar e popullit dhe, e dyta, u pajis me armatim ushtria e Kosovës!”

Fakt! Shqipëria pastrohet mirëpo ndotet Kosova, sepse armatimi i blerë nëpër rrugët e Tiranës e gjetiu, ishte skajshmërisht i konsumuar, prandaj mund të ishte gjithçka, por armatim jo! Këto armë ishin sabotim i luftës së Kosovës, sepse, ishin fatale për jetën e luftëtarëve që më to nuk mund të kryenin misionin luftarak. Mirëpo, për Gjeneralin më e rëndësishme se jetët e djemve, ishte angazhimi me përkushtim i bandës së musketarëve, padronëve të tij: Fatos Nano, Rexhep Mejdani, ministri i mbrojtjes Sabit Brokaj, krye agjenti Fatos Klosi etj, që i quajti të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm sepse, sic tha, këta i kishin braktisur shtëpitë dhe zyrat e punës, për të qenë “atje ku duhej të ishin”, pra në krye të aksionit të kontrabandimit të armëve, që bënin me djemtë kosovarë, të cilët ua mbushnin xhepat me shuma marramendëse parash. Ndihmë vëllazërore se jo mahi!


Generali Lame mbajti edhe leksion rreth pikëpamjeve filozofike – ushtarake dhe për strategjinë luftarake të aplikuar në Kosovë, duke sqaruar se: luftën e vërtetë e kishin ndërmend ta bënin djemtë (ku gjenerali kishte pranuar të futej si ushtar i thjeshtë!), mirëpo, këtë luftë të vërtetë nuk po linte të bëhej Bujar Bukoshi, që dëshironte struktura ushtarake institucionale, por që nuk kishte ma shumë se 120 veta, që me “njëfarë” Tahir Zemajn, kishin hy në Kosovë dhe ua kishin marrë armët popullit dhe ua kishin dhënë policisë serbe! Hajde Gjeneral, Hajde! Fakte se jo mahi! Pac faqen…, për këto spekulime të ulëta qëllimkëqija, që tashmë në Kosovë askush nuk i pranon, bile as Zeka e Daja i Madh!






Margaritarë me xhemba Kudusi Lame derdhi edhe për Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi, të cilin e quajti – njeri të mirë, që ishte për unifikimin e faktorit ushtarak, mirëpo që kishte maninë, për krijimin e një ushtrie institucionale dhe që, tehun e kishte të drejtuar kah Ibrahim Rugova! Këto mani të kolonelit, gjenerali përpiqet t’ia shërojë me marrëveshjen, sipas së cilës Ahmet Krasniqit ia lejon të përgatisë ushtarë sa të dojë, por me kushtin që ushtarët t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së për t’i dërguar në luftë! Në kuadër të këtij bashkëpunimi të “sinqertë” Gjenerali tregon se ka pasur varg takimesh, edhe në zyrën e Ahmetit në Tiranë, me ç’rast koloneli i ka dhuruar një palë dylbi të vogla që edhe sot i ka. Pastaj ndodh takimi i fundit, më 14 shtator 1998, ditën kur policia e Kukësit e ndalon makinën dhe e carmatos Ministrin e Luftës së Kosovës! Koloneli kur shkon te Gjeneralin nuk i tregon për incidentin e ndodhur, dhe Lames tash për atëherë i vjen keq që nuk e ka ditur sepse, do ta bënte namin! Kështu tha në emision, por fituam përshtypjen se pak rrejti, sepse, dihet botërisht se, për incidentin po atë ditë ka marrë vesh gjithë Shqipëria e Kosova.




Edhe një gënjeshtër tjetër, krejt e vogël, iu përvodh Gjeneralit, kur tregoi për humbjen e gjurmëve të revoles së Ministrit Krasniqi, të cilën, pas vrasjes nga Komesariati i Policisë së Kukësit, e paska marrë një grua flokëverdhë, që është paraqitur si gruaja e Ahmet Krasniqit, e që Gjenerali prapë, e ka marrë vesh me vonesë se gruaja e Ahmet Krasniqit nuk qenkëshej flokëverdhë! Fakte trishtuese! Kush i hanë këto fara pocerke? Si u marrka një pistoleta aq lehtë nga Komesariati i Policisë, nga një person i panjohur, pa asnjë dokument të nënshkruar. A mund të ndodh kjo, sidomos kur është fjala për armën e një personaliteti të lartë dhe të jashtëzakonshëm, i cili vritet në qendër të Tiranës? Vrasjen Ministrit të Kosovës Gjenerali nuk e bëri të madhe, mbase për shkak të disa gabime që tha se i kishte bërë edhe Ahmet Krasniqi. Sidomos mish dhie gjenerali kërkoi në raportet e këqija të kolonelit me Bujar Bukoshin, dhe sidomos kur postin e Ministrit e merr Halil Bicaj, dhe përmirësohen raportet me Bukoshin, por keqësohen me Ibrahim Rugovën. Si dëshmi Gjenerali theksoi dy numrat e “Revistën Ushtarake” në të cilën qenka sharë keq Rugova! Por për fat të mirë revista ekziston dhe, mund të lexohet dhe të shihet se me Gjeneralin diçka nuk është në rregull.

Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt
Si u njoha me komandant Tahir Zemajn ?
 
Gjatë Luftës për çlirimin e Kosovës të viteve 1998/99, sidomos pas mbarimit të saj, nuk kam besuar se shumë lidhje të vjetra mes miqësh do të shkëputen aq rrëmbyeshëm, e shumë të tjera do të lindin.

Me Komandantin Tahir Zemajn gjatë luftës kemi komunikuar indirekt. Fati e  deshti të takohemi dhe të njihemi më mirë pas mbarimit të saj. Këtë takim e  kam pritur me kurreshtje të madhe. Për komandantin, tashmë, kishin shkruar në mënyrë shumë denigruese gazeta e agjensi të ndryshme lajmesh, që për redaktorë e gazetarë kanë enveristët më të regjur dhe më të pamshirshëm të Kosovës. Të tjerë gazetarë e gazeta kishin shkruar ndryshe, për trimëritë e tij prej komandanti e çlirimtari. Imazhin e vërtetë për komandant Zemajn i krijova kur ish-ministrin i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqin,  e dëgjoja se si fliste me pietet të lartë për te, për hyrjen e tij në luftë, për profesionalizmin e tij në mbrojtjen e Llukës, për udhëhëqjen e Betejes së Loxhës, për kazermen e Prapaçanit. Shkurt për  trimëritë që kishte treguar në Rrafshin e Dukagjinit duke luftuar kriminelët e Millosheviqit.

Çdo gjë do të përfundonte këtu, sikur komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Tahir Zemaj, pas luftës t’a kishte mbyllur gojën për t’i lënë gjakhumbur ushtarët që ia kishin vrarë, siç thoshte ai, me tradhëti pas shpine. Sikur t’i kishte lënë në harresë dëshmorët e  Betejës së Loxhës. Sikur të mos i kishte ndie në shpirt vuajtjet e ushtarëve të brigadës „Mërgimi“. Sikur t’a kishte sharë eprorin e tij Ahmet Krasniqin, ashtu siç kanë bërë të tjerë për një leckë, për një gojë bukë. Por, ja që komandanti  foli dhe tha të kundërtën. Denoncoi krimin në shumë intervista dhe në dy librat e tij të titulluara, "Kështu foli Tahir Zemaj",  vëllimi I dhe II.

Komandant Zemaj ka lënë pra dy libra,  deshmitë e të cilave do t’a mundin heshtjen e dhunshme,  e cila një ditë mund t’a pllakosë Kosovën që terrori i kuq enverist po mundohet t’ia përgadis. Rrëfimet e tij për luftën nuk janë përralla fantastike. Janë rrëfime të  veçanta, të përjetuar fizikisht e shpirtërisht. Kur them shpirtërisht, më kujtohen emocionet e komandantit kur fliste për ushtarët dhe  eprorët  të rënë dëshmorë, apo për dredhitë dhe  kërcënimet, që përveç luftës me serbët, i kishin ardhur nga taborri i atyre, të cilët pretendonin se kishin vulën për çlirimin e Kosovës.  Të gjitha i ka thënë në mënyrë kronologjike dhe perfekte siç i ka hije një komandanti. Ai i ka vënë vulën mrojtjes së Llukës, Betejës së Loxhes, shpëtimit të 60000 civilëve në Rrafshin e Dukagjinit. Jam thellësisht i bindur se sa herë të  flitet për këto beteja e të mos  përmendet emri  i komandantit Tahir Zemajt, është njësoj sikur të thuhet: Zot ka, por Zotit  s’i besoj. Pra,  ja pse e vranë komandant Tahir Zemajn! Për t’ia vjedhur famën e çlirimtarit. E vranë për t’ia mbyllur gojën, por le t’a  dinë se i kanë hapur njëqind gojë tjera.
 

Historia e  Brigadës "Mërgimi"
 
Shumë tronditëse është historia e dhimbshme e Brigadës “Mërgimi”. Lufta sjell humbje dhe tragjedi. Kur ato t’i shkakton armiku përballohen më lehtë. Por kur t’i kurdisin ata që ua ke shpëtuar jetën, siç ka dëshmuar komandant Tahir Zemaj, ajo është tragjedi e veçantë. Dihet botërisht se brigada “Mergimi”  ishte më e përgaditura: si me ushtarë edhe me teknikë luftarake e moderne. Për herë të parë para gjithë botës, me proçesverbal të nënshkruar, komandant Zemaj ka  dëshmuar për armatimin që ka disponuar ajo brigadë dhe çfarë ndodhi me atë armatim. Veç kësaj, një zot e di sa  lexues janë neveritur kur kanë lexuar se si forcat shqiptare të Shqipërisë së Fatos Nanos e kishin rrethuar Brigadën “Mërgimi” të UÇK-ës për t’a çarmatosur, për t’a  poshtruar. Por kjo nuk është e tëra! Fatin tragjik që ka pësuar kjo brigadë gjatë rrugëtimit nëpër Shqipëri, sidomos pas hyrjes së saj në Kosovë, është shumë trishtues.

 
Një skenë të ngjajshme trishtuese, siç e ka përshkruar edhe komandanti Zemaj,  e kam parë me sytë e mi në Pejë, në afërsi të ish-shtëpisë së mallrave. Kjo ka  ndodhur vetëm pak ditë pasi kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë. Nga një kamion i ndalur në rrugën kryesore, në pikë të ditës, zbritnin ushtarë me shenjën e UÇK-ës në ballë, të cilët shaheshin, çarmatoseshin dhe maltretoheshin,  nga ushtarë po të UÇK-ës. Të dy palët flisnin shqip. Çfarë tmerri! Duke parë këtë skenë makabre, nuk munda pa e pyetur një njeri, ç’po ndodhte? Pasi rrudhi krihtë më tha: "Kanë ardhur ata të Drenicës, e po i çarmatosin tradhëtarët e Kosharës". 




Më vonë e kuptova realitetin;  as nuk  ishte UÇK e Drenicës që maltretonte e as ushtarët e maltretuar nuk ishin të Koshares. Kuptova se lufta po hynte në drejtimin prej ku kthim prapa s’ka, pa vrasje politike për pushtet. Dhe vrasjet vazhduan, herë me ritëm më të shpejtë, herë më të ngadalshëm, herë vritej një e herë më shumë veta, herë komandantë të UÇK-së herë politikanë, por gjithmonë sipas listave të zeza, të përgaditura gjatë luftës. Edhe komandantin Tahir Zemaj, të birin e tij Enisin dhe kusheririn, kryetarin e FR të LDK-së së Deçanit, i vranë ata që Komandanti Zemaj ua ka shpëtuar jetën me ushtarët e vet. I kishte shpëtuar kur ishin gjetur në rrethim të hekurt nga forcat serbe. Çka të thuhet tjetër, veçse vrasje sipas radhës së shkronjave të alfabetit. Sa shumë shkronja ka edhe ky alfabeti jonë!?…

Komandantit Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe kusheririt Hasanit, u qoftë i lehtë dheu i Kososvës! Ai dhé që e çliroi vetë komandant Zemaj për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët e bukur të Kosovës,shkruan në mes tjerash 
Sefedin KRASNIQI.


Brigada "Mërgimi" rrethohet nga kalashët e Mejdanit dhe të Nanos !





   







Ndërkohë që Gjenerali Xhekson me oficerët e Ushtrisë Serbe nënshkruajnë marrëveshjen e kapitullimit të forcave serbe në Kumanovë, menjëherë Presidenti i Shqipërisë dhe Kryeministri i saj dolën me një deklaratë ku kërkohej "çarmatimi i njësive të Bujar Bukoshit, pasi ato rrezikonin pushtetin në Shqipëri"!! Thjeshtë kjo deklaratë , është e zonja të dëshmojë se kush e kishte dëmtuar dhe penguar luftën në Kosovë, se cila aleancë i kishte bërë puç përpjekjeve të jashtëzakonshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për të organizuar dhe drejtuar një rezistencë dinjitoze ushtarake ndaj pushtuesit serb.
Toiaj Ilir i Zemaj
Një ditë më vonë, pas kësaj deklarate - rrëfen Tahir Zemaj - kazerma jonë në Mamurras është gjendur e rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë së Qeverisë Shqiptare. Imagjinoni se çfarë gjendje shpirtërore mund të jenë gjendur ushtarët dhe oficerët e Brigadës "Mërgimi", që kishin ardhur nga të gjitha shtetet e botës për të luftuar për Kosovën e tyre, dhe në një mëngjes të bukur gjenden të rrethuar nga forcat e ushtrisë shqiptare ?!

Në bisedime me drejtuesit e atij "operacioni" dhe në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arritur në përfundim që ne nuk do të dorzonim armatimin personal, deri në kalibrin 12.7 mm. Do t'u mbetej ushtarëve, dhe nëse ishte nevoja do t'ua dorzonim forcave të NATO-s dhe të magazinoheshin në Kosovë, pasi ishin pjesë e pasurisë së saj. Armatimin e rëndë : disa lloje topash, minahedhësish, raketash kemi vendosur që me Proçes-Verbal t'I falet Akademisë ushtarake të Shqipërisë.



Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë angazhimi që ata të na shoqëronin deri nhë kufi për të na "mbrojtur" nga incidentet. Mua, me dekret, më kanë emëruar në një detyrë tjetër pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës. Më është thënë që të nesërmen do të takoheshim bashkë me Presidentin e kryeministrin, me gjeneralin Xhekson.

Drejtimin e Brigadës e ka marrë zoti Fazli Rugova, zëvëndësi im. Brigada është nisur drejt veriut për të kaluar në Kosovë. Ndërkohë, ajo është braktisur nga policia ushtarake dhe ajo e rendit e Shqipërisë, që sipas marrëveshjes kishte marrë përsipër shoqërimin e saj deri në kufi, rrjedhimisht ata kanë rënë në një pritë të disa forcave policore - paramilitare afër Tropojës.

Megjithatë kanë mundur të depërtojnë pa luftime, pasi kam komunikuar drejt për drejt me komandantin e Brigadës dhe i kam thënë se, nëse pas pesë minutave nuk hapej rruga atë do ta hapnim ne me të gjithë fuqinë e zjarrit që posedonte brigada. Kam kërkuar të flas me drjetuesin e forcave policore paramilitare, ish shefin e komisariatit të Tropojës, haklaj, e kam informuar se ka një marrëveshje e ai më ka thënë se nuk e njihte atë marrëveshje. Atëherë i kam thënë se, nëse ai nuk i njihte eprorët e tij dhe marrëveshjet e nënshkruara prej tyre, ne do ta hapnim rrugën me zjarrë.

Pas kësaj ai më është përgjigjur që "ne qenkeshim vëllezër" dhe rruga është hapur pa pasur nevojë për shkëmbime zjarri. Në fakt brigada nuk kanë pasur atë itinerar që ka ndjekur. Ajo nuk ka pasur të shkojë fare në tropojë, pasi rruga mes Kukësit dhe Tropojës ndahet në qafë të Malit, në bjeshkët e Fushë Arrëzit.

Pikërisht aty ka filluar vënia në jetë e skenarit të ri ose e marrëveshjes së fshehtë për çarmatimin e plotë të Brigadës. Ja sepse zoti Ramë maraj me një pjesë të policisë Ushtarake të UÇK-së pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës, nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes. Kam ndjerë se po luhej një lojë e ligë, pasi një pjesë e shtabit me policinë ushtarake kanë hyrë pa asnjë problem në Kosovë, nëpërmjet Kukësit, ndërsa trupat e brigadës kanë kaluar nëpër një kalvar shumë të gjatë. Ram Maraj duhet tashmë vetë të bëjë publik qëndrimin e tij, pse nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes, pse brigada "Mërgimi" ka devijuar rrugën, çfarë e ka penguar atë të paraqitet në orën e caktuar për fillimin e marshimit të Brigadës etj?

Pasi kanë kaluar pritën në hyrje të Bajram Currit, brigada ka marrë drejtimin e Qafë Luzhës, ka dalë në kam, Has, Krumë, Kukës, pastaj në Qafë të Morinës. Praktikisht ka bërë më shumë se 200 km rrugë të pa asfaltuar, malore, tepër të vështirë në vend se të kalonte sipas planit drejt në rrugën e Kukës-Prizren. Në tokën e Kosovës, brigada fillimisht është pritur nga KFOR-i gjerman, të cilit I është dorëzuar një pjesë tjetër e armatimit me proces-verbal.

Prej në Prizren brigada ka provuar një ferr të vërtet. Tashmë ishin "fitimtarët", ata që ushtruan dhunë mbi brigadën "Mërgimi", disa plehra që qenë organizuar dy-tre ditëve të fundit, si gjoja policia e UÇK-së e të tjera formacione më të vogëla që qenë formuar nëpër male e që kishin zbritur si çlirimtarë qyteteve e fshatrave të Kosovës. Duhet theksuar se ditëve të fundit janë formuar me dhjetëra njësi të tilla, me numra e emra, të cilat kishin një ditë apo dy që ishin kthyer në Kosovë, nga kampet apo nga bregdeti dhe pretendonin se kishin marrë pjesë në luftime për çlirimin e Kosovës !

Po të mos kishin qenë forcat gjermane, do të kishin ndodhur edhe incidente të përgjakshme. Edhe në Gjakovë ka pasur rrahje, fyerje, keqtrajtime deri në orën 24. Po ashtu ka ndodhur edhe në Pejë.

Forcat Italiane nuk kanë qenë të informuara mirë. Këtë gjë e kanë shfrytëzuar "policët" e UÇK-së. Aty është marrë e gjithë njësia dhe është dërguar në drejtim të Dashinocit me urdhër të Shatbit, se gjoja këto ishin bandat e Bujar Bukoshit dhe të Tahir Zemës. Në Ratishë është plaçkitur gjithë arsenali i ndërlidhjes, kamionët, paisjet e tjera automibilistike, çisterant, uniformat, të hollat personale etj. Në ish fabrikën e "Zastavës" kanë ndërhyrë forcart e KFOR-it italian dhe për fat deri në atë çast nuk ka pasur të vrarë.

Të nesërmen me përcjelljen e KFOR-it janë nisur për në Prishtinë ku edhe janë shpërndarë. Kjo rrugë për të hyrë në Kosovën e lirë, ka qenë shumë më e përgjakshme se marshimi i tri brigadave një vit më parë, kur Kosova gjendej e pushtuar nga forcat policore-ushtarake serbe. Nuk mund të harrohet kurrë, dhe dikush do të përgjigjet një ditë për pesë luftëtarët e kësaj brigade, Rexhë Osaj nga Deçani, Bashkim Balaj i Isniqit, Sinan Musaj nga Strellkci i Epërm, Ram Peja nga peja dhe Vesel Muriqi nga Rugova e Pejës, të cilët drejtonin automjete të kolonës e që janë marrë dhe dërguar në zyrën e "Prefektit të Pejës" një kushëri i Agim Çekut, Et'hem Çeku dhe të Ramush Haredinajt.

Aty ata jjanë rrahur barbarisht, u janë thyer brinjët, janë sharë e ofenduar, pastaj është urdhëruar : "të veprohet dhe të dërgohen atje ku duhet !". I kanë nisur në drejtim të Ratishit përsëri nën komandën e "togerit" dhe prej atij momenti nuk dihet më asgjë për ta. Më vonë nga ana e KFOR-it italian është bërë ekspertiza e vendit të ngjarjes, pasi sipas dëshmitarit që ka mbetur gjallë, Vesel Muriqit, ata mund të jenë ekzekutuar. Veseli ka dëshmuar edhe për ato skena të tmerrshme që kanë ndodhur në zyrën e Et'hem Çekut dhe Ramush haredinajt.

Të gjithë ushtarët e tjerë nuk kanë mundur të inkuadrohen asnjëherë, disa prej tyre janë urdhëruar të paraqiten pranë komandave lokale për t'u marrë në pyetje dhe për të dëshmuar prezencën, një imitim i shëmtuar i skemave të policisë serbe. Të gjitha këto gjëra po dokumentohen dhe po përgatiten akuza të mbështetura ligjërisht dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari për këto sjellje barbare. Tashmë po merret vesh më së miri se kush ishin ata që luftuan për çlirimin e atdheut.

Ata që dikur i shisnin mend popullit se duke qenë bij të tij nuk kishin nevojë për grada dhe për akademi për ta çliruar Kosovën, sot janë vetëgraduar, gjeneralë e nën gjeneralë, kolonelë e marshallë, veç gjeneralisim nuk ka sot në Kosovë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë, ka pasur vetëm dy beteja, ajo e Loxhës dhe e Kosharës, nuk duhet ngatërruar pritat apo ndonjë shkrepje armësh me beteja, as marrja e ndonjë poste policie me dy-tre policë, as bombardimet e serbëve ndaj popullsisë civile. Beteja të mirëfillta me luftëtarë të rreshtuar në front, ka pasur vetëm dy, ato që i përmenda.

Eprorët dhe luftëtarët që morën pjesë këto dy beteja dhe që u flijuan nuk janë graduar, janë graduar njerëz të tjerë. Në fund të fundit është e nevojshme të marrim vesh se ku e kishin hallin ata njerëz, çfarë qëllimi kishin, ta digjnin Kosovèn bashkë me forcat serbe, apo ta çlironin atë bashkë me ne ??

Sot është fakt që njerëzit po zgjohen, ata e njohin të vërtetën, ne kemi borxh të ofrojmë dëshmië tona me qëllim që pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftës së Kosovës të ndriçohet sa më mirë që të jetë e mundur, me qëllim që t'u lëmë brezave dëshmi të pakontestueshme. Vetëm kështu ata do të mund të korrigjojnë gabimet tona pa i përsëritur ato. (Kështu foli Tahir Zemaj,Fq.119 - 124)




Kolonel  në luftë-Hero në paqë

Nga Flori Bruqi


Tash e nëntë vjet pas vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit e kushëririt Hasanit, hetimet për këtë vrasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.
Nëntë vjet më parë në një prit të organizuar në hyrje të Pejës një dorë kriminele vrau në pabesi kolonel Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj. Ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003. Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës. Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.
U shpëtoi dy atentateve
Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës. I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.
Në njoftimin zyrtarë për këtë vrasje atëherë është thënë: “Të shtunën në mbrëmje u vra në qytetin e Pejës Tahir Zemaj, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të është vrarë edhe i biri, si dhe një i afërm. Autoritetet po zhvillojnë hetime mbi këtë incident të pasqaruar ende dhe policia nuk ka shpallur ndonjë të dyshuar për këtë vrasje.

 Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova. Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime kriminale kundër bashkëkombasve të tyre në fund të luftës në Kosovë
Ndërsa kanë kaluar nëntë vjet nga kjo vrasje mizore, dhe 4 vjet nga pavarësia e shtetit të Kosovës, shumë vrasje politike kanë mbetur të pazgjidhura. Kriminelët që vranë Tahirin, Enisin, Hasani, por edhe ata që vranë Xhemën, Enverin, Bardhylin, Besimin, Bekimin, Shabanin, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë ende janë duke vepruar në Kosovë. Aso kohe as policia e UNMIK-ut, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, por as Policia e Kosovës ,Eulex-i  nuk kanë  arritur të zbulonin vrasësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.


2012/06/21

Prof. Neki Babamusta: Fehmi Sinella, përballë me vdekjen për gjuhën e bukur shqipe!



NEKI BABAMUSTA
Intervistë me mësuesin patriot Z. Fehmi Sinella
Nga: Prof. Neki Babamusta
 Egzistencën e tij në shekuj, populli shqiptar, si ndër më të vjetërit në Evropë, ja dedikon luftrave për liri dhe përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha për të mesuar gjuhën e tij, si gjuhë e bukur, e ëmbël dhe me vlerë.

Poeti i famshëm Naim Frashëri, tek poezia e njohur “Lulet e Verës” e krahason gjuhën shqipe me gjuhën e bilbilave. Ndërsa, poeti Ndre Mjeda, egzistencën shqiptare ia dedikon luftës shekullore të popullit, me armë në dorë. I madhi Çajupi e mbështet këtë egzistencë me betimin “ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!”

Intervistë me mësuesin patriot z. Fehmi Sinella, për kontributin e dhënë në drejtim të përhapjes së arsimit shqip në Kosovë.
Bisedoi: Prof. Neki Babamusta në Kavajë me 6 Dhjetor 1996

Në Kosovë shkuan vullnetarisht për të përhapur gjuhën shqipe 200 mësues nga Shqipëria, dhe bashkë me to edhe 15 arsimtarë nga Kavaja, ndërmjet të cilëve: Mustafa Krantja (artist i popullit), Vangjel Daka, Ali Veizi, Zef Çurija, Sali Elhyka, etj. Këtoa mësues punuan me sakrifica të panumërta, të ndjekur nga autoritetet dhe U.D.B.-ja Jugosllave, për qëllime shoveniste.

Mësuesi Sali Elhyka, nga torturat e shumta, pësoi përjetë trauma psiqike, duke humbur vetëdijen, i lënë në harresë nga diktatura komuniste.


Prememoria autobiografike plakur e përflakur – djersë e gjaku
Rrëfim nga Z. Fehmi Sinella

Z. Fehmi Sinella ka lindur në Kavajë me 16 Prill 1923, prej një familje patriotike dhe arsimdashëse. Qysh në fëmijëri, në shtëpinë e tij, që nga viti 1914, familja Sinella kishte 3 arsimtarë të gjuhës shqipe, ku Fehmiu fitoi dashurinë për Nënën Shqipëri, por edhe për Kosovën. Kjo dashuri u përforcua edhe më shumë në shkollën plotore fillore, ku drejtori i shkollës, nga Kosova, shpesh here i fliste me pasion për Kosovën, për vuajtjen dhe robërinë serbe. “Kur qante ai, qanim dhe ne, duke ushqyer shpirtin tone me urrejtjen ndaj okupatorit të egër sllav serb”, – shprehet Fehmiu. Këto ndjenja iu shtuan edhe më tepër në kohën e rinisë, në shkollën e mesme, prej mësuesve të tij të nderuar si Ahmet Gashi. Njëkohësisht informohej nga gazetat dhe revistat e asaj kohe që shkruanin për vuajtjet dhe tortuar monstruoze të pushtuesit serb ndaj vëllezërve kosovarë.

“Kësaj Kosove martire legjendare, unë biri i Shqipërisë dhe i Kosovës i fala asaj dashurinë dhe rininë time, me gjithë shpirt e zemër. Nga viti 1945-1950 shkoj bashkë me shokët e mi, me një mision të lartë, si mësues vullnetar, për forcimin e zgjimit kombëtar dhe hapjen e shkollave shqipe, të vendosur për të dhënë edhe jetën.”

Ai vazhdon: Pas shumë pengesash e vonesash nga disa njerëz të Ministrisë së Arsimit të regjimit të atëhershëm totalitar, dhe Ambasadës Jugosllave në Tiranë, me datë 17.12.1945 u nisëm nga Tirana me një kamion të vjetër. U nisëm jo nga Kukësi që ishte më shkurt, por ndjekim itenerarin Tiranë-Elbasan-Strugë-Ohër-Manastir. Pastaj me tren shkuam në Shkup, rrugë që e bëmë për një natë, në vend të dy orëve. Udhëtimi u bë me një tren, pa xhama, mes të një ftohti të madh, sepse nuk ishim edhe mirë të veshur.

Pas shumë peripecishë gjatë rrugës, të lodhur, të rraskapitur, më në fund arritëm në Kosovë, në Prizren, por jashtëzakonisht të lumtur që arritëm në tokën e shenjtë shqiptare.

Në zyrën e arsimit më pyetën, se ku kisha qejf të punoja? Përgjigja ime ishte e prerë: Në Kosovë, atje ku të jetë më shumë e nevojshme. Kështu më caktojnë të hap shkollën në Ogosht, të Gjilanit (sot Kamenica), fshat i madh komunë, autoktonë shqiptare me malor i Kosovës. Punoja para dite me 3 klasa kolektive, ndërsa pasdite drejtoja një kurs analfabetik me të rinjtë. Ndërsa natën shpeshherë kontrolloja kurset analfabetike në fshatrat e juridiksionit të Ogoshit si, Kapernica, Darxhnica, etj.

Shkolla, kuptohet ishte e vjetër dhe vetëm me muret. Çdo gjë mungonte. Mezi arrita natyrisht me ndihmën e madhe të popullit shqiptar që shkolla të funksiononte. Qe kënaqësi e madhe që arrita të ul në bankat e shkollës, në klasën e parë edhe Rukijen e vogël 8-vjeçare.

Puna ime vlerësohej shumë nga kosovarët, por shtohej gjithnjë edhe më shumë dyshimi edhe
urrejtja ndaj meje nga serbët rreth e qark Ogoshtit. Ata bënë çmos që të më ndalonin punën dhe përkpjekjet e mija, plot vullnet. Më akuzuan dhe paditën në organet kompetente serbe: se bëja propagandë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si në shkollë me nxënësit, edhe në popull; se kisha lidhje me të arratisur shqiptarë që ishin në male aty afër; se këndoja bashkë me nxënësit hymnin kombëtar në oborrin e shkollës çdo ditë para fillimit të mësimit; se nuk kontaktoja asnjëherë me mësues serb rreth e qark Ogoshtit; se rrija shpesh me myftiun e Gjilanit, Haki Efendiun, që ishte një intelektual dhe patriot i madh; se shkruaja çdo gjë që ndodhte në fshat në gazetën “Rilindja”, në gazetën e Pionierit dhe se rrija e bisedoja gjithnjë me popullin, etj.

Prandaj më thirrën disa herë në fillim, në Seksionin e Arsimit, që ishte vetëm me serb. Ata më bënë lloj-lloj kërcënimesh, se unë isha në Jugosllavi dhe jo në Shqipërinë e Madhe, se nuk duhet të shkoja në shtëpitë e popullit, unë mësuesi i popullit tim! Bile disa herë, më dërgonin në gjuhën sebe shkresa të veçanta për të më friksuar. Këto kërcënime s’më ndalën asnjëherë, përkundrazi ma shtuan edhe më shumë dashurinë për Kosovën dhe urrejtjen ndaj serbomëdhenjve.

Por ajo që i tërboi më shumë serbët, ishte ngjarja e 1 Majit 1946, kur unë bashkë me popullin dhe me nxënësit, të prirë nga flamuri kombëtar, që mbahej në krye të kollonës, nga nxënësja Rukije, për të festuar 1 Majin në rrethin e ri të Kamenicës. Një udhëheqës nga rinia serbe më del përpara dhe kërkon të flasi me mua, duke më thënë në gjuhën e vet, se nuk duhet të mbahej flamuri kombëtar shqiptar, sepse ishim në Jugosllavi. Flamuri jo vetëm që nuk u ul, por valviti krenar gjatë gjithë ceremonisë. Kërcënimet vazhdonin. I këshilluar nga disa patriotë vendas, u detyrova të largohem nga Ogoshti i dashur.

Pasi kreva kursin e gjatë pedagogjik në Prizren gjatë verës, më caktojnë mësues në fshatin autokton shqiptar Zymi, në rrethin e Prizrenit, një fshat edhe ky shumë malor e me një terren të thyer, i  veshur vetëm vetëm me gur e pllaka guri. Zymi ishte qendër komuneje, i rrethuar me fshatra të gjitha autokton shqiptare, si Krajku, Gjonaj, Karashingjergji, Ramoja, etj. Edhe këtu punova shumë e me dëshirë të madhe, sepse ndihmohesha shumë edhe nga Patër Leka, që ishte intelektual dhe patriot shqiptar, dhe drejtonte kishën. Përveç punës në shkollë gjatë ditës më nxënësit dhe mbasditeve me një grup të rinsh analfabetë në shkollë, gjithashtu kontrolloja edhe kurset analfabetike në të gjithë juridiksionin, edhe pse terreni ishte shumë i thyer dhe i vështirë. Përveç punës mësimore edukative, bëja çdo të dielë shfaqje nga nxënësit me programe artistike kulturore, me karakter kombëtar, të cilat i krijoja vetë.

Vazhdoja të isha korrespondent i “Rilindjes” dhe “Gazetës së Rinisë”. Populli më donte dhe më nderonte shumë. Po ashtu edhe unë i doja shumë. Puna shkonte shumë mirë, se kisha edhe një shkollë të bukur dhe të re. Por edhe këtu filluan “hallet”. Një folës shqip, i gënjyer me … në fytyrë, i quajtur Nuri, që ishte komandanti i policisë së komunës, më gjurmonte dhe ndiqte, duke dashur të më ndalonte nga puna ime fisnike. Ajo fytyrë e ndyrë bëri ç’ishte e mundur në mbledhjen e komunës, duke më akuzuar, se isha një shkatërrues “i bashkim-vllaznimit”, se flisja në popull mbarë e prapë në dëm të Jugosllavisë, se doja bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, se kisha lidhje me një të arratisur nga Vlora, Perlat Gjolekaj, se respektoja si gjithë ajo zonë Atë Shtjefën Gjecovin, që kishte qenë mësues në këtë zonë, duke vendosur sa herë që kaloja andej gur në vendin ku e kishin vrarë, për këndimin e himnit tonë kombëtar, etj. Sulmet e tij tinzare ishin mjaft të ashpra. Ai përpiqej që jo vetëm të më ndalonte nga veprimet e mija të vazhdueshme, por edhe të burgoste ose të më zhdukte fizikisht. Unë shpëtova vetëm falë vendosmërisë së malësorëve, trima shqiptarë, që ishin gati të jepin edhe jetën për mua, pa harruar kurrë Kolë Pjetrin, Selim Ibrahimin, Isuf Çollakun, etj, por edhe Njazi Malokun që ishte shef i policisë së Prizrenit.

Harrova pa përmendur këtë rast edhe një akuzë tjetër të Nuriut. Ai më akuzonte se mblidhja fëmijë shqiptar rreth ndërtesës së Lidhjes së Prizrenit, dhe bëja pastrimin me ta të ndyrsirave që kishin bërë fëmijët serb, brenda në sallë, të shtyrë nga prindërit e tyre.

Unë isha krenar që punoja në atë vend, ku kishte punuar edhe Atë Shtjefn, dhe kisha shumë rezultate të mira. Inspktori i arsimit, Tajar Hatibi e ngriti shumë suksesin tim me eprorët e vet shqiptarë në Prizren, prandaj unë gëzoja një dashuri edhe respekt qoftë nga populli, qoftë edhe nga ata pak eprorë shqiptarë që ishin, por duhet medoemos që të largohem edhe nga Zymi i egër, por shumë i dashur edhe mikpritës, edhe pse sundonte skamja e madhe.

Ngarkohem dhe hap për herë të parë gjimnazin shqip në Ceralluke të Rahovecit (sot Malishevë), duke mbledhur nxënës nga shumë fshatra të largëta si Kieva, Banja, Orllati, Drenovci, etj. Edhe Ceralluka ishte një fshat shumë malor me ujë të ftohtë. Shkolla ishte në mes të një pllaje, ku mblidheshin erërat e asaj treve. Edhe këtu punova me qejf, edhe pse me shumë vështirësi natyrore të mëdha. Kam ndëgjuar se të gjithë nxënësit e asaj shkolle kanë dalë në kuadër të larta, sepse ishin shumë arsimdashës.

Përveç punës së përditshme në shkollë, vazhdoja të kontrolloja dhe të organizaoja kurset analfabetike në fshatrat më të largëta të Cerallukës. Ndërsa të dielave, me vullnetin e vet, vinin shumë nxënës dhe bisedonin çështje hitorike, por më shumë për krijime letrare me nxënës të talentuar.

Edhe këtu akuzat nuk ishin të pakta, sidomos rreth himnit të flamurit dhe problemit kombëtar, ashtu si në Ogosht dhe në Zym. Por edhe këtu pata ndihmën e popullit shqiptar patriot si Mulla Rexhep Terpezën, etj. Përveç akuzave të tjera, këtu pata një zënkë serioze me një inspektor arsimi, i cili kur pa portretin e Skënderbeut në dhomën time në Shkollë, e bën atë rrebel, etj. Por ai mori atë që meritoi duke e ngritur heroin tonë kombëtar në vendin që i takonte. Bile aid he seksioni i arsimit të Rahovecit (kuptohet serbit) më akuzuan ndër të tjera se ishim antipedagogjik, që punoja edhe të dielave, pra se punoja shumë. Por ajo që i vriste më shumë ishte se unë pothuajse nuk flisja me asnjë serb ose malazes edhe pse në fshatin Drenovë e Kievë kishte të tillë.

Pas mbarimit të vitit shkollor 1947-48, gjatë verës mora maturën e Normales së Gjakovës. Pastaj më caktojnë inspektor arsimi në rrethin e Rahovecit, por mbasi unë merresha më shumë tashti me korrespondenca në “Rilindja” dhe gazeta të tjera shqiptare, por më shumë me atë të Pionierit. Më caktojnë si përgjegjës i gazetës së Pionierit në Prishtinë, që dilte një herë në muaj, që drejtohej vetëm nga unë, në kondita shumë të vështira në të gjitha drejtimet. Edhe këtu filluan persekutimet nga më të ndryshmet. Më thërrisnin në zyrat e U.D.B.-së dhe më kërcënonin, se gazeta s’kishte asnjë fjalë për Jugosllavinë, për Titon, se kishte vetëm karakter shoqëror edukativ etj.

Këtu në Prishtinë u njoha edhe bashkëpunova ngushtë me Xheladin Hanën, Esat Mekulin, Zeqirja Rexhën, Kasem Domin, etj, të cilët ishin ndër të tjera edhe patriotë edhe njerëz të mirë. Këtu bashkëpunova edhe me revistën Jeta e Re, duke shkruar edhe vetë tregime të karakterit kombëtar e arsimor. Mirëpo puna ime, shoqëria me këta njerëz ra në sy të keq. Mbas sa e sa kërcënimesh, më pushojnë nga puna edhe pse ndihmoja familjen e Xheladin Hanës, mbas vrasjes së tij nga Çedo Topallovici, që ishte drejtori i U.D.B.-së për Kosovën dhe që ishte një antishqiptar i tërbuar.

Pas një kohe pa punë, si për dënim, më caktojnë mësues i gjuhës shqipe në shkollën e përzier 8-vjeçare të Vuciternës. Edhe këtu çdo ditë duhet të paraqitesha në U.D.B. për të vërtetuar moslëvizjen time. Për arsye shëndetësore, në fillim të verës të vitit 1950 shkoj në llixhën e Mitrovicës. Pas dy ditësh, më arrestojnë në llixhë, më lidhin fort me zinxhira dhe më dërguan drejt në birucat e Vuciternës. Pas kësaj në çojnë në Prishtinë, në birucat e U.D.B.-së qëndrore, pikërisht përballë Cedo Topallovicit, ku provova torturat nga më çnjerëzore të pabesueshme. Por unë i takoja Shqipërisë edhe Kosovës, prandaj qëndrova si burrat e tjerë shqiptarë. Më mbajtën gjatë si qen bashkë me dy oficera të tjerë. Nuk lanë gjë pa bërë e pa thënë dhe nuk dija tjetër se natën vonë u gjenda në burgun e Prizrenit, rrethuar nga të burgosur të tjerë shqiptarë, të cilën ç’është e mundur që të më përmendnin, pasi isha  bërë qull me gjak e ujë. Mezi kam arritur të flas e të tregoj…Por unë s’pushova kurrë të akuzoj e të protestoj…

Pas shumë peripecish, pas tre muajsh e ca, u krijuan kushtet nga Ambasada Shqiptare në Beograd dhe të lidhur me zinxhira e hekura, serbët më përzunë nga Kosova martire, kundër dëshirës së kosovarëve, që donin të na mbanin në gjirin e vet e të vazhdonim të punonim se kishin nevojë për ne mësuesit. Sa më prunë në kufi, në Kukës nuk patëm asnjë trajtim njerëzor. Jo vetëm kaq, por na shikonin me dyshim edhe si armiq, sikur të kishim bërë gabim që kishim qenë në Kosovë. Ne çuditeshim shumë, por nuk flisnim. Mbas një muaj e ca me ndërhyrje, më caktuan si mësues në fshatin Barbullinjë e Fiershegan të Lushnjes, pastaj në fshatrat e Kavajës, në prag të pencionit në Kavajë.

Vëllezërit kosovar që më njohën në Kavajë, kur u ktheva nga Kosova më thërrisnin me dashuri e respekt: “mësuesi i Ogoshtit”, “mësuesi i Zymit”, “mësuesi i Cerallukës”, “mësuesi i Kosovës”. Oh, sa gëzohesha! Sa të lumtur e ndjeja veten! Ndërsa e kundërta ndodhte me syleshë të regjimit të atëhershëm totalitar, të cilët më shikonin shtrembër e me dyshim. Asnjë mirënjohje, asnjë fjalë të mirë për kontributin dhe sakrificat e shumta në Kosovë, edhe pse punova po me pasion edhe 30 vite të tjera në arsim në Shqipëri. Kjo ndodhte sepse unë kudo në shkolla me nxënës e mësues, dhe në popull kujtoja me alarm padrejtësitë dhe masakrat çnjerëzore të barbarëve serb ndaj vëllezërve tanë kosovarë.
Vetëm këto kohët e fundit, në ditë e lumtra të Demokracisë, unë fillova të dal në pah. Në fillim me 18.7.1995 gazeta “Rilindja” në një artikull të gjatë evidentoi aktivitetin kombëtar e arsimor në Kosovë, në të gjitha aspektet. Edhe televizioni shqiptar në emisionin “Bota Shqiptare, Kujtesë”, pasqyroi dhe vlerësoi punën time dy herë: me date 21.7.1995 dhe me datë 11.9.1995 natyrisht duke vënë theksin në sakrificat e mija dhe dashurinë e madhe për Kosovën kreshnike dhe popullin e saj hero.

Po kështu kam marrë vesh se në librin e porsabotuar në Kosovë me titull “Emra që nuk harrohen” nga Tahir Berisha, përmendet edhe emri im. Me datë 6.11.1996, po në televizionin shqiptar u pasqyra një intervistë në mes të shkrimtarit Odhise Grillo dhe shkrimtarit kosovar Rexhep Hoxha. Ky i fundit, ndër të tjera, pas pyetjeve që iu bënë, u shpreh: “letërsia shqipe për fëmijë në Kosovë nuk ka egzistuar deri në vitin 1945. Në këtë vit ajo u krijua nga Mark Krasniqi, prof. Anton Çeta, dhe Fehmi Sinella.”

Nuk se si të mos shpreh thellësisht nga shpirti mirënjohje demokracisë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, popullit vëlla heroik të Kosovës, ish nxënësve të mi, si dhe ish nxënësve të nxënësve të mi, sot: mësues, profesorë, doktorë, gazetarë, poetë, shkrimtarë, etj. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një gjysëm shekulli, më kanë kujtuar dhe kujtojnë vazhdimisht edhe në shtëpi me nostalgji.

Ndonëse i lodhur, në moshën 74 – vjeçare e ndjej vazhdimisht, se i takoj veçanërisht Kosovës së zemrës sime, i rilindur, i rinuar dhe shumë e shumë i lumtur, i bindur se çdo shqiptar që don Kosovën, don Shqipërinë. Ndryshe nuk është Shqiptar!

Pres me padurim, i sigurtë se Kosova heroike është si një diell i shkëlqyer që ne shqiptarët na rrëmben të bashkuar, si yjet ndriçues në qiellin e kaltër, duke merituar nderim, dashurinë dhe çdo lloj sacrifice për lirinë e vërtetë të Kosovës, përflakur djersa e gjaku…

Londër,
Neki Babamusta
28 Dhjetor 2011

Prof. dr. Selman Sheme :“Çamëri, emër tipik i autoktonisë shqiptare”

Prof. dr. Selman Sheme sjell argumente shkencore mbi toponimin.
“Çamëri” dhe “Epir” janë toponime të një regjioni, gjatë shekujve morën dimensione hapësinore.
Prej disa ditësh, Çamëria është kthyer në një arenë debati lidhur me toponimin. Kanë qenë kryesisht replika politikanësh dhe diplomatësh, ndaj shpjegimi i një historiani do të ishte përgjigjja më e mirë. Gazeta “Panorama” ka zgjedhur të botojë një material profesional të prof.dr. Selman Sheme, të cilin na e ka dërguar vetë ai. Quhet “Argumente shkencore mbi toponimin Çamëri” dhe sqaron qartë se emrat “Çamëri” dhe “Epir” janë toponime të një regjioni dhe se kuptimi i tyre gjatë shekujve mori dimensione hapësinore të ndryshme. “Çamëri, një nga emrat tipikë që vërtetojnë autoktoninë e shqiptarëve në vendbanimet e tyre të sotme”, thotë ai.
Toponimet janë gjurmë të kulturës materiale dhe shpirtërore, nëpërmjet të cilave dëshmohet gjuha dhe historia e popujve të ndryshëm. Ato ndihmojnë për të sqaruar etnogjenezën, marrëdhëniet shoqërore-juridike dhe përbëjnë një komponent të fuqishëm të diversitetit kulturor të regjioneve gjeografike. Toponimet janë përmendore të kulturës njerëzore. Emrat e vendeve (toponimet) janë bartëse të kujtesës sociale dhe kanë si referencë mjedisin natyror, historik, gjuhësor, politik etj. Çamëria në çdo periudhë historike është paraqitur si një regjion gjeografik dhe etnografik unikal, i identifikuar, megjithatë emri i saj gjatë shekujsh nuk ka qenë i qëndrueshëm, por ka ndryshuar nga njëra periudhë historike në tjetrën. Këto ndryshime shprehën procesin historik të zhvillimit të saj.
Në ditët tona përdoren paralelisht dy emra për këtë krahinë si dublim i njëri-tjetrit. Çamëri për vendin dhe çamë për banorët dhe Epir për vendin dhe epirotë për banorët e tij. Në të folmen e popullit përdoret emri i parë, ndërsa në literaturë më tepër i dyti.
Emri “Epir” dhe “epirotë” ndeshet veçanërisht në literaturën greke, kurse në literaturën shqiptare në përgjithësi përdoret emri popullor Çamëri për vendin dhe çamë për banorët e tij.
Këta dy emra i ndeshim jo vetëm në literaturën e kohës së sotme, por edhe në literaturën historike që nga kohët më të lashta. Kuptimi i tyre nuk është i njëjtë në çdo kohë. Herë njëri shtrihej në një territor më të gjerë e tjetri përfshinte një hapësirë më të ngushtë, herë njëri paraqitej si kryenjësi e tjetri si nënnjësi.
Luhatja e këtyre dy emrave është e lidhur me prejardhjen (origjinën) historike dhe veçoritë e zhvillimit politiko-shoqëror të krahinës në shekuj. Emri “Epir” ka qenë përdorur në kohën e lashtë nga autorë grekë si emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të krahinës përballë Greqisë ishullore (Epir në greqisht do të thotë stere, tokë).
Nga fundi i shek.VI p.e.s.(para Krishtit), ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa në gjysmën e dytë të shek. IV para Krishtit ai mori edhe përcaktim politik. Epiri banohej prej 14 fisesh, ndër të cilët kryesorët ishin tesprotët, kaonët e molosët, të cilët ishin etnikisht të një trungu me ilirët.
Gjithashtu edhe emri Çamëri ka origjinë (burim) të lashtë historike. Gjejmë sot trajtesat më të hershme lidhur me prejardhjen e emrit Çamëri, që u takojnë studiuesve të huaj të shek.XIX, M.Leake e F. Pouqueville.
Vëmendja është drejtuar nga toponimia që ka natyrë konservative dhe ruhet relativisht gjatë edhe kur ka zhvendosje popullsish. Është vërejtur një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri me emrin e lumit që përshkon krahinën – Thjam-isit antik. Thjami është identifikuar me Kalaman, lumi që shkon pranë shkallës së Filatit (shkalla e Zorianit). Dijetari i njohur anglez William Leake, në fillim të shek.XIX pa te fjala “çam” një reflektim të emrit të vjetër të Kalamas, të emrit Thjamis, duke e paraqitur në një vazhdimësi jo greke.
Studiuesi grek, Nikoleos Georgios Nikokles, mbështet tezën se fjala “çam” do të thotë “pisha”, ose vendi i banorëve të pyjeve me bredha. Ky studiues mundohet të argumentojë se ngjashmëria e fjalëve “çam-pisha” është një dëshmi se shqiptarët kanë qenë të ngulitur në Danub dhe, në kohën pas Krishtit, ky emër grek bashkë me popullin kanë kaluar në vendbanimin e ri ilirik (Çamëri).
Studiuesi gjerman I.Ph. Fallmerayer e kundërshtoi këtë tezë antishkencore. Ai argumenton se fjala “bredh”-çam (pylli me bredha) është një fjalë e parme turke dhe jo fjalë e parme greke dhe, si shumë fjalë të tjera, ka ardhur te shqiptarët nëpërmjet lëvizjeve migruese dhe marrëdhënieve me turqit e imigrues në Europë. Dhe më tej vijon: – Ndofta emri i provincës bregdetare shqiptare “Çamëri” nuk është i prejardhur as nga greqishtja e as nga turqishtja, por nga emri i stërlashtë i lumit Thiamis.
Në fillim të shek XIX, studiuesi francez F.Pouqueville, në veprën e tij prej gjashtë vëllimesh “Vyage delle Greece”, përshkrimi i Çamërisë dhe i krahinës së saj, Sulit, zë pesë kapituj. Racën shqiptare ky autor e ndan në katër regjione etno-gjeografikë: në gegë dhe Mirditë, në toskë, në labë, e në çamë. “Katundet e zallit te Thyamis (sot lumi Kalama) janë shqiptarë të krishterë të gjuhës çame” (Vëll II, fq 103)… Çamëve u ka hije lëvdata për trimërinë, bukurinë, pastërtinë e zgjuarsinë.
Në hartat etnografike të botuara në shek. XIX nga studiuesit e huaj, F. Pouqueville, G.Lejean, J.Perthes, K.Saks etj, shtrirja e krahinës së Çamërisë deri në gjirin e Prevezës paraqitet me unitet gjuhësor territorial shqiptar. Në hartën e tij etnografike. J.Perthes në 1851-shin e ka të shënuar toponimin Çamëri në shtrirjen gjeografike të tij.
Në punimet e prof. Çabejt, vazhdimësia e këtyre dy termave (Thiamis-çam) shpjegohet në bazë të ligjeve të zhvillimit fonetik të shqipes. Autori ynë, duke u mbështetur në këtë fakt, e paraqet emrin Çamëri si një nga emrat tipikë që vërtetojnë autoktoninë e shqiptarëve në vendbanimet e tyre të sotme. Sipas tij, edhe zhvillimi fonetik Arachthos (emri i lashtë i qytetit të Artës) shpjegohet më mirë me anë të shqipes, sesa greqishtes.
Megjithëse emrat “Çamëri” dhe “Epir” janë toponime të një regjioni, kuptimi i tyre gjatë shekujve mori dimensione hapësinore të ndryshme.
Emri “Epir”, meqenëse shprehte “vendin e pyjeve me bredha”, u shtri në drejtim të veriut, të arealeve të pyjeve me bredha, deri në gjirin e Vlorës, e më tej. Skënderbeu e quante principatën e tij pjesë të Epirit. Në këtë kuptim, Epiri filloi të identifikohej me një krahinë të madhe, që shtrihej nga gjiri i Artës në jug, deri në atë të Vlorës, në veri. Ndërsa emri Çamëri mbeti në shtrirjen historike nga gjiri i Artës në jug, e deri afër atij të Sarandës, në veri.
Kështu bashkëjetuan këta dy emra, njëri për të shprehur një krahinë të madhe si kryenjësi dhe tjetri një krahinë më të vogël si nënnjësi. Krahina e Epirit përfshinte atë të Çamërisë si nëndarje të saj. – Këto dy krahina njëra më e madhe dhe tjetra më e vogël pësuan gjatë shekujve edhe nënndarjet e tyre, të cilat shfaqen në aspektin gjeografik dhe në atë etnografik. Këto nënndarje morën edhe emrat e tyre të veçantë. Epiri në aspektin gjeografik ndahej paralelisht në dy pjesë që quhen: Epiri i Veriut apo “Vorio Epiri” siç quhet nga grekët, i cili shtrihet nga gjiri i Sarandës deri në atë të Vlorës dhe “Epiri i Vërtetë” apo Epiri i Jugut që shtrihet nga gjiri i Sarandës, deri në atë të Artës. Epiri i Jugut ose Epiri i vërtetë përputhet me atë krahinë që quhet Çamëri.
Po ashtu edhe Çamëria ndahej në dy pjesë, por nënndarja e saj ishte në drejtim meridional: në pjesën lindore më të lartë shtrihej “Malësia e Çamërisë”, kurse pjesa perëndimore që shtrihej në viset më të ulëta quhej “Fusha” apo Çamëria e vërtetë”.
Këta emra me luhatjet e tyre njëri pranë tjetrit ose njëri mbi tjetrin kaluan rrjedhën e shekujve deri në ditët tona.
Si kudo në hapësirën etno-kulturore shqiptare në Ballkanin Perëndimor, që mbetën jashtë kufijve politikë të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913-n, toponimet pësuan deformime të theksuara.
Pas pushtimit të Çamërisë dhe trojeve të tjera jug-shqiptare, kolonistët greke bënë riorganizimin politiko-administrativ dhe ndryshuan në mënyrë të ndjeshme fjalorin onomastik të trojeve shqiptare. Ndryshimi i toponimeve është bërë në forma të ndryshme, siç është përkthimi në gjuhën greke, përshtatja apo edhe ndryshimi tërësor i tyre. Këtë fat pati edhe toponimi “Çamëri”, i cili qëndron gjallë dhe i fuqishëm më tepër në përdorim të popullit dhe në literaturën shqiptare për këtë krahinë. Emri “Epir” u shua nga përdorimi i popullit dhe mbeti vetëm në literaturën greke. Grekët e përdorin këtë emër për arsye politike. Pasi aneksuan Epirin e Jugut (Çamërinë), ky emër i ngjallte aspirata edhe për aneksimin (pushtimin) e Epirit të Veriut ose Vorio-Epirit.
Në shërbim të strategjisë së helenizimit të gjithë Shqipërisë së Jugut, qeveritë greke, jo vetëm kanë hedhur në qarkullim një literaturë të gjerë propagandistike, por kanë përdorur mjete nga më të ndryshmet, ku përfshihen nga asimilimi me dhunë deri te dallimet në trajtimin e emigrantëve dhe çamëve të shtetit amë, duke mos u dhënë leje-kalimi për të vizituar trojet e tyre.
Ngjarjet e kohëve të fundit dëshmojnë se edhe në nivele shtetërore, në Greqi janë të pranishme atavizmat e së kaluarës dhe reminishencat nacionaliste dhe raciste për diskriminimin e qytetarëve sipas kombësisë, duke shkelur konventat ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë firmosur edhe nga shteti grek. Qeveria greke duhet të kryejë detyrimet ligjore e kushtetuese për trajtimin e popullsisë çame dhe arvanitase në Greqi si pakicë etnike. Vetëm në këtë mënyrë mund të mëtohet për integrim dhe demokratizim të rajonit të Ballkanit. “Çamëria, -shkruan shkrimtari I.Kadare, – nuk është një fantazmë që ngrihet për të errësuar miqësinë midis grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi, kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njëri-tjetrin”.

Në kujtim të epopesë së Mic Sokolit, simbol i luftës së shqiptarëve për liri!


Prilli i vitit 1881 shënonte betejat e fundme të Lidhjes së Prizrenit dhe shpërndarjen e saj nga Porta e Lartë, që nisi ekspeditën e kryesuar nga Dervish Pasha për të shtypur me forcë lëvizjen autonomiste të shqiptarëve. Më 20 prill 1881 ushtritë osmane, të ndara në dy kolona, morën urdhër të fillonin sulmin kundër forcave shqiptare të vendosura në Slivovë dhe në Shtimje.
Ndeshja e parë me ushtritë osmane ndodhi më 20 prill në Slivovë. Edhe pse me municion të pakët, në saje të qëndrueshmërisë së tyre, shqiptarët e ndalën për mjaft orë përparimin e armikut. Por gjendja e tyre u keqësua kur hyri në veprim artileria fushore turke. Duke parë dëmin që po u shkaktonte luftëtarëve një bateri e armikut, komandanti i këtij sektori, Mic Sokoli nga Bujani i Malësisë së Gjakovës, së bashku me disa luftëtarë të tjerë, lanë pozicionet mbrojtëse dhe u hodhën drejt kodrës ku ishte vendosur artileria turke. Qëllimi i tyre ishte të sulmonin dhe të asgjësonin baterinë e armatosur, që po u shkaktonte dëme shqiptarëve. Të gjithë këta luftëtarë trima, së bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, u vranë duke u vënë gjoksin grykave të topave të artilerisë osmane. Luftonte gjoksi i shqiptarit kundër topit të turkut! Heroizmi i Mic Sokolit mbeti në histori e u bë frymëzim për vijimin e luftës për liri. Po aq frymëzoi edhe artistët që e pikturuan, e skalitën e i kënduan trimërisë së pashoqe të prijësit shqiptar e shokëve të tij, që u bënë simbol lirie! Por përballë epërsisë së armikut në numër e në armatime, shqiptarët, me gjithë heroizmin që treguan, u detyruan të tërhiqeshin nga Slivova në Shtimje, ku qëndronin forcat kryesore të Lidhjes së Prizrenit.
Beteja e dytë ndodhi të nesërmen, më 21 prill 1881, në Shtimje. Këtu luftimet qenë më të përgjakshme se në Slivovë. Në luftimet e ashpra, të cilat vazhduan më tepër se 2 orë, morën pjesë edhe vetë anëtarët e shtabit shqiptar, si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Binak Alia, Rustem Sadria e të tjerë. Edhe këtu vullnetarët shqiptarë luftuan me heroizëm të rrallë, por nën breshërinë e dendur të artilerisë së armikut dhe kur municioni i armëve të tyre filloi të shteronte, u detyruan të tërhiqeshin në drejtim të Suharekës.
Në betejat e Slivovës e të Shtimjes të dyja palët patën shumë të vrarë e të plagosur: turqit rreth 800 veta, ndërsa shqiptarët 1 200 veta. Pas Shtimjes forcat e Lidhjes Shqiptare u bënë më 22 prill 1881 tri prita të tjera ushtrive osmane, në Grykën e Carralevës, në fshatin Dule dhe në hyrje të Suharekës, por marshimin e tyre nuk e ndalën dot. Të nesërmen, më 23 prill 1881, pasi theu qëndresën e shqiptarëve, Dervish Pasha, i shoqëruar nga 7 gjeneralë dhe me 24 batalione, hyri në Prizren ku shpalli menjëherë shtetrrethimin dhe bëri arrestime të shumta.
Qëllimi i Portës së Lartë nuk ishte vetëm që të shtypte kryengritjen e armatosur kundërosmane, por të mbyste edhe idenë e autonomisë së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe kërkesën për formimin e një vilajeti të vetëm shqiptar. Për këtë, pasi shtypi qëndresën në Prizren, Dervish Pasha thirri këtu më 30 prill krerët e dikurshëm të Lidhjes për sanxhakët e Prizrenit, të Prishtinës, të Pejës, të Mitrovicës, të Shkupit, të Dibrës, të Shkodrës, të Manastirit etj., si edhe përfaqësuesit e qarqeve sulltaniste. Ai u kërkoi atyre të nënshkruanin një deklaratë, ku dënohej veprimtaria e Lidhjes Shqiptare dhe sidomos kërkesa e saj për bashkimin e vilajeteve shqiptare, të cilën e quante një akt armiqësor.
Këtu erdhën kryesisht krerët sulltanistë dhe vetëm disa nga drejtuesit e moderuar të Lidhjes, si Ali Pashë Gucia, Iljaz Pashë Dibra, Hasan Pashë Dervalla dhe Esat Pashë Tetova, të cilët e nënshkruan deklaratën e Dervish Pashës. Si rrjedhim, krerët e moderuar, që e dënuan me shkrim idenë e vilajetit autonom, u quajtën nga sulltani të falur, madje disa prej tyre, si Ali Pashë Gucia etj., u emëruan në poste të rëndësishme në administratën e vilajeteve të Kosovës e të Manastirit. E ndërsa krerët tradhtarë do t’i gëzonin për pak kohë postet e larta, heronjtë e betejave të fundit të Lidhjes së Prizrenit do të uleshin në një post të përjetshëm: në kujtesën e popullit të vet!
Radio Vatikani

Greqia e ngjallur prej Shqiptarëve u bë shkak për vdekjen e tyre

Shohim me të math trishtim mosdashjen e disa shqipëtarëve të ndërtojnë e të zbukurojnë gjuhën e tyre. Është nevojë të mos e lëshojmë
Shqipen si ka qenë, se ashtu s’munt të quhet gjuhë. Kemi për të shpallur më tutje ca mendime mbi këtë ështje. Le të bëjmë sot vetëm dy lutje: fjalët ‘gaj’ e ‘jake’ mos i përdorni, se janë fjalë leskoviqare. Forma e tyre e qëruar është nga ‘eja’. ‘Jake’ është foshnjërisht për ‘eja këtu’, sa për ‘gaj’ e kam dëgjuar veç prej Evgjitëve. Le të thomi, duke shkuar, edhe rrënjën e të dy fjalëve; ‘nga’ vjen nga Greqishtja e vjetër ‘eneka’, ‘eja’ vjen nga latinishtja ‘eja’ që do me thënë-afro si në shqipen-haide.
E zgjata ca për këto dy fjalët se shoh disa shkronjëtorë toskë që i përdorin pa kursim megjithë që e dinë mirë gjuhën.
***
Më 1497, domethënë 30 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, udhëtoi nëpër Shqipëri një Flamand (nga Belgia) që ia thonin Arnalt van Harff. Kish udhëtuar edhe në shumë vise të tjera të Lindesit e la një libër me të madhe rëndësi në të cilën ndodhet edhe një mbledhje fjalësh shqip; po e shpallim më tutje. Libri i Arnaldit van Harff është më i vjetri te i cili shkruhet gjuha shqipe.
Kombësia
Sot për sot në Shqipëri nukë ka Shqipëtarë; ka vetëm ‘Turq’ edhe ‘Kaurë’ do me thënë Shqiptarë që e kanë turp ta thonë veten Shqiptarë. Por, a ka qenë gjithherë kështu? Nuk ka qenë një kohë kur edhe Shqiptarët e ndjenin në funt të shpirtit se ç’është kombësia?
Shkronjëtori ingledhetar Hobhouse, i cili kish udhëtuar nëpër Shqipëri bashkë me lordin Byron në 1809 thotë këto fjalë: kur pyet njerëzit e të tjerë viseve të Turqisë se ç’janë të përgjigjen ‘jemi turq’ e ‘jemi të krishterë’; po një njeri i Shqipërisë të përgjigjet vetëm ‘jam Shqipëtar’. Se mendimi kombëtar është shumë i shkëlqyer në Shqipëri.” Do me thënë Shqiptarët ishin mëmëdhetarë që një shekull më parë; sot na u bënë ‘Turq’ edhe “Kaurë’!
Kur kërkon më në thellësi njeriu shkakun e kësaj prapësie, i duket që kombësia jonë zu të humbasë kur u ngjall Greqia. Gjer atëherë Shqiptarët e krishterë rronin vëllazërisht me të tjerë; po si u bë e veçantë Greqia, nga një anë shqiptarët muhamedanë u shtrënguan t’i lidhen më fort Turqisë, nga ana tjetër të krishterët shqiptarë iu qasnë të voglit shtet të krishterë gjersa u bënë fare fare Grekër.
Me këtë mënyrë, Greqia e ngjallur prej Shqiptarëve u bë shkak për vdekjen e tyre.
*Marrë nga revista Albania nr. 10, 30 tetor 1899, Vitit i tretë i botimit.
**Materiali është përshtatur nga gjuha origjinale dhe është sjellë në shqipen e sotme, me përpjekjen për të ruajtur të paprekur disa prej fjalëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...