Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/07/18

CIA: Deri në fillim të vitit 1998 s’e konsideronim Sllobodanin si armik apo si rrezik”


Botohet “Dosja sekrete” e Kosovës nga gazetari francez.

“CIA: Deri në fillim të vitit 1998 s’e konsideronim Sllobodanin si armik apo si rrezik”
Pas 13 vjetësh shqiptarët e Kosovës e kujtojnë si një makth luftën e vitit 1999. Ndërsa Kosova numë-ronte të vdekurit e saj dhe kolonat e drobitura të njerëzve kishin marrë udhën për ku të mundnin, tjetërkund merreshin vendimet për fatin e saj. Gazetari dhe shkrimtari i njohur francez, Erik Laurent, ka pasur fatin të jetë dëshmitar i atyre ditëve, të takojë vetë diktatorin Sllobodan Millosheviç, të flasë me njerëz të përfshirë në bisedat e ngushta e të shfletojë dosje sekrete të CIA-s e Pentagonit. “Guerre du Kosovo – Le dossier secret”, libri i gazetarit francez, tashmë është në duart e lexuesit shqiptar (“Lufta e Kosovës – Dosja sekrete”. Në faqet e librit ndihet nervi i gazetarit, dëshira për të zbuluar sa më shumë fakte. Këtë e tregon edhe numri i madh i materialeve dhe i burimeve që ka përdorur për të realizuar librin. Në të vijnë një e nga një të gjithë protagonistët e kësaj lufte, që nga Millosheviçi te Rugova, sekretarja e Shtetit amerikan, Madlene Ollbrajt, Presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili aso kohe ishte i çoroditur për shkak të çështjes “Levinski”, Hollbruk e shumë e shumë të tjerë. “Lufta e Kosovës” është një libër tronditës i ngjarjes më të dhembshme që përjetoi Ballkani dekadën e fundit, siç qe lufta e Kosovës. Përmes dokumenteve sekrete dhe personazheve që ka takuar për të bërë këtë rrëfim, Laurent nuk kërkon thjesht të tregojë një histori, por dhe të bëjë kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar historikisht dhe të sjellë në një këndvështrim tjetër personazhet që e patën në dorë fatin e kësaj lufte…. Libri është pritur me interes nga lexuesit, por dhe nga historianët, dhe është një ndër librat më të kërkuara të entit tonë botues”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e botimeve “55”. Nga ky libër po ju sjellim disa pasazhe ku rrëfehet për profilin psikologjik të Millosheviçit, bisedimet e fshehta, veprimet e Pentagonit etj.

NGA LIBRI

A e pini cigaren?

Sllobodan Millosheviçi më tregoi një kuti me cigare të vendosur mbi tavolinë teksa mbante në dorë një çakmak të ndezur. Ishim ulur ballë për ballë në dy kolltukë prej lëkure. Zyra e tij e gjerë ndodhet në katin e parë të një ndërtese gri me pamje nga një kopsht. Nuk kam takuar në korridore askënd përveç sekretares, dhe ambienti ishte krejt i shkretë. Arrita në Beograd në të aguar, duke ardhur nga Budapesti. Në Bosnjë situata nuk ka qenë kurrë më dramatike. Laku shtrëngohet mbi Saravejën e nënshtruar nga plaçkitjet e papushimta. Millosheviçi është i qetë dhe gjatë 4 orëve që kaluam kokë më kokë ai nuk manifestoi as më të voglën shenjë të acarimit dhe të tensionit. Dinak, cinik, pak gazmor dhe pak i indinjuar, ai do të përpiqet t’i ndërrojë veshjen realitetit. Jemi në vendin e “mashtrimeve të habitshme”. Ai vepron si një marksist i sprovuar me një delikatesë dinake të cilën Artur Coesler e quante krijesë që gjithmonë bie në gjunjët e tij. Filloi t’i sjellë në mendje fortësinë në rritje në Komunitetit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, të vendosura të forcojnë rolin e tyre ndaj Serbisë. Ai tund kokën i mërzitur….

A janë të ndryshueshëm në sytë tuaj kufijtë e Serbisë aktuale?

A mundën ato në një mënyrë që të diskutohen? Kush do ta bënte këtë pyetje veç separatizmit shqiptar?
A nuk ju duket se në gjykimin tuaj ka një kontradiktë kur ju flisni për vetëvendosje të serbëve dhe refuzoni atë të shqiptarëve, të cilët janë 90% e popullsisë së Kosovës?
Nga eksodi kosovar gjate luftes
Serbët dhe kroatët janë popuj që nuk kishin shtet tjetër kombëtar veç Jugosllavisë. Serbët, kroatët, malazezët, sllovenët, maqedonasit nuk janë trajtuar si minoritet kombëtar në Jugosllavi. Shqiptarët janë minoritet kombëtar në Serbi. Ata mund të kenë të gjitha të drejtat e akorduara për minoritetet, por këto të drejta nuk lejojë që të lësh vendin dhe të bashkohesh me shtetin fqinj.

Ju nuk do ta pranoni kurrë…?

Ndarjen e Kosovës? Kurrë! Besoj që askush i ulur në vendin tim nuk do ta pranojë një gjë të tillë dhe populli serb nuk do ta toleronte aspak. Dëgjoni, dëgjoni. Në disa qytete të mëdha amerikane ekzistojnë “Chinatowns”, ku jetojnë më shumë se 90% kinezë. Si do të reagonin autoritetet amerikane nëse këta kinezë shpallin pavarësi të njëanshme?
Intervista mbaroi, e kishte zgjatur bisedën i qetë, i kënaqur. Njeriu që transformoi historinë dhe gjeografinë në një fatalitet të dyfishtë duke shkulur të renë nga Ballkani, duhej njëherësh hutues dhe i padeshifrueshëm. Provoja një ndjesi të çuditshme i irealitetit. Zyra ishte e qetë.

 Zilja e telefonit asnjëherë nuk kishte tingëlluar gjatë kohës së bisedës sonë dhe në mur nuk kishte akrepa tregues të orës. Millosheviçi dukej i instaluar jashtë kohës. Më kujtohet ç’më kishte thënë para pak kohësh Presidenti çek Vaslav Havel: “Kur arrita në kështjellë (pallati presidencial mbi lartësitë e Pragës ku udhëheqësit komunistë kishin pasur njëri–tjetrin që nga 1948-a), një gjë më ka befasuar: në të gjitha muret që pashë, asnjë orë nuk shihej. Totalitarizmi në fund funksionin jashtë kohës.

 Sllobodan Millosheviçin e ilustron shumë mirë ky fakt. Në fund të 10 viteve pushtet, bilanci i tij ishte i tmerrshëm: Më 1989-n Jugosllavia ishte pothuajse në gjendje t’i bashkohej Komunitetit Ndërkombëtar. Më 1999-n ajo ishte e gatshme për një status të vendeve të varfra dhe të pazhvilluara. Dhjetë vjet më vonë ajo llogariste më pak se gjysmën. 

Mbi 6 republika federale që e përbënin, 4 ishin kthyer në shtete të pavarura dhe një tjetër, Mali i Zi, kishte në krye një President armiqësor ndaj Millosheviçit. Në 8 vjet lufte më shumë se 200 000 veta vdiqën dhe 3 milionë u bënë refugjatë. Megjithatë, si në një ëndërr, ai deklaron: “Nuk mund të ndjekim një ëndërr për Serbinë e madhe”. 

Madje, këto akte e provonin më shumë këtë. Kur më 1985-n ai ishte në një bazë ushtarake të Dejtonit, ku të gjitha partitë ishin mbledhur për të përpunuar një rregullore për konfliktin në Bosnjë, administrata “Klinton” zotëronte mbi të një dosje voluminoze. 

Profili i tij psikologjik, i studiuar me kujdes dhe i shënuar nga CIA, tregonte veçanërisht një njeri thellësisht depresiv, i varur nga alkooli, kryesisht uiski dhe vera. Në fakt, negociatorët amerikanë u çuditën kur zbuluan një personazh me reaksione të parashikueshme. Ditë më parë ai i la të presë për më shumë se 40 minuta sekretarin amerikan të Shtetit, Uorren Kristofer dhe Presidentin kroat, Franjo Tuxhman. Duke ardhur ai e kishte kravatën të zgjidhur dhe me çehre të prishur, tregon një dëshmitar. Dukej kishte qenë në një drekë ku ishte dehur. 

“Ne mendonim, – tregon një nga negociatorët amerikanë, prezent në Dejton, – që ai do të luftonte fort për t’i mbrojtur më mirë interesat e minoritetit serb në Bosnjë dhe Kroaci. Në fakt, ai ishte krejtësisht i painteresuar: Piter Golbreth, ambasadori i vjetër amerikan në Kroaci, i paraqiti një projekt–marrëveshje mbi të drejtën e serbëve të mbetur në Kroaci: ‘Ishte e habitshme, tregon diplomati. Ai nuk manifestoi as më të voglin interes mbi të ardhmen dhe fatin e serbëve të Kroacisë’”.
* * *
Në një moment tjetër, Millosheviçi thotë për serbët në Bosnjë: “Ju doni të dini se ç’mendoj vërtet. Janë çikërrima pa vlerë”. Një ngërdheshje mosmirënjohëse shoqëroi mendimin e tij. 

Strategu i keq dhe takticieni i aftë Millosheviç përdori të gjitha mundësitë. Në gusht dhe shtator 1995, kur avionët e NATO–s dhe të Forcës së Reagimit të Shpejtë bombardonin pozicionet e serbëve të Bosnjës, në Beograd ai ra dakord me emisarin amerikan, Riçard Hollbruk, për marrëveshjen e ardhshme në Dejton. 

Këto bombardime ishin për të një kartë e mrekullueshme. Ai mundi kështu të heqë dorë nga objektivat e tij, duke i lënë serbët e Bosnjës dhe pa kompromentuar shtetin e tij. A ka besuar ai se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë do të reagonin nëse ai ndërhynte në Kosovë? Ndoshta.

 Megjithatë, administrata “Bush” kishte ndjekur me shqetësim shpërthimin e Jugosllavisë më 1991-shin. Për Presidentin amerikan dhe ekipin e tij ishte e qartë që rreziku i një lufte të re në Ballkan do të vinte nga një konfrontim në Kosovë. Sipas tyre, Bosnja dhe Kroacia nuk paraqesin veç “rreziqe sekondare”. Teatër luftimesh ku ata nuk do të angazhoheshin. Sa më shumë kalonin muajt, më i madh bëhej shqetësimi i shefit të Ekzekutivit amerikan. 

Bushi mori vendimin t’i dërgojë një paralajmërim të qartë Presidentit serb më 29 dhjetor 1992. Lorenc Igellbejker, ndihmëssekretar i shtetit, i dha urdhra strikte ambasadorit amerikan në Beograd: ai duhej t’ia transmetonte këtë paralajmërim verbal në një takim kokë më kokë Millosheviçit. Mesazhi saktësonte që në rast të zhvillimeve në Kosovë, që do të ishin shkaktuar nga Beogradi, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht kundër serbëve në Kosovë dhe kundër vetë Serbëve.

 “Kam dashur, – u thotë Bush të afërmve të tij, – të përvijoj një linjë dhe t’i tregoj atij qartë që nuk mund të ishte i autorizuar ta shkelte”. Disa ditë më vonë, Presidenti largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’ia lënë vendin Klintonit. I konfrontuar në fuqinë më të madhe ushtarake të botës, Millosheviçi reagon si zakonisht. 

Ai i deklaroi ambasadorit amerikan, Uorren Zimerman, që ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara kishin përpunuar një plan për të kontrolluar të gjithë Ballkanin bashkë me Gjermaninë, armikun historik të Serbisë. “Në fillim, thotë ai, Uashingtoni do ta shndërrojë Shqipërinë në një koloni amerikane, pastaj do të ngjitet përmes Kosovës deri në Serbi për ta gjunjëzuar. Për këtë jam i bindur”.

Ambasadori bën takimin e tij të fundit me liderin serb në prill 1992. Ai ishte porositur nga qeveria e tij për të protestuar kundër mizorive të shkaktuara nga serbët në Bosnjë. Millosheviçi kishte organizuar një darkë që zgjati afërsisht 4 orë në një ambient mbytës. Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Pastaj bëri një ekspoze të patregueshme dhe lirike mbi mundësitë e shkëlqyera të investimeve dhe të tregtisë ofruar nga Serbia investitorëve të huaj. Pjesëmarrësit e dëgjonin në heshtje dhe të habitur.

Rugova, takim me Millosheviçin për të arritur te Klintoni 

Pas tratativave të gjata, delikate dhe shumë ecejakeve diplomatike nga ana e amerikanëve, Millosheviçi dhe Rugova, që deri atëherë ishin shmangur me kujdes, pranojnë për herë të parë të takohen. 

Takimi është mbajtur në Beograd dhe nuk solli asnjë rezultat të prekshëm, “përveçse rrëzoi pak më shumë besueshmërinë e Rugovës dhe shtoi numrin e luftëtarëve të UÇK–së”, sipas fjalëve të një negociatori.

 Një diplomat britanik kishte thënë pas kësaj mbledhjeje: “Kjo është arsyeja për të cilën UÇK–ja është bërë shumë popullore, jo për shkak të qartësisë së pikëpamjeve të saj, por për shkak të dhunës serbe. Statuskuoja shqiptare dhe qetësia e Perëndimit e kanë shtyrë në një rrugë të pakthyeshme”.
Rugova, njeri me gjuhë të matur dhe me ecje të brishtë, i pasionuar pas Roland Bartes, kishte arritur të merrte nga Hollbruk dhe Hill, në këmbim të takimit me Millosheviçin, premtimin për një takim me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë. 

Takimi u fiksua për më 27 maj 1998. Fatkeqësisht vëmendja dhe axhenda e Presidentit amerikan gjatë kësaj periudhe qenë plotësisht të zëna nga evenimente të tjera ndërkombëtare dhe “Kosova nuk ishte prioritet. Për të qenë më saktë, nuk ishte aspak”, sipas një bashkëpunëtori të Shtëpisë së Bardhë.
* * *
Kur Ibrahim Rugova u prit në Shtëpinë e Bardhë më 27 maj nga Bill Klinton dhe Al Gor, dy udhëheqësit amerikanë, sipas një bashkëpunëtori të tyre, kishin mendime të ndryshme. Takimi qe i shkurtër. 
Udhëheqësi shqiptar pa droje deklaroi se “pa një ndërhyrje urgjente të SHBA për t’i dhënë fund shkallëzimit të dhunës, vendi i tij do të shkonte drejt luftës”. 

Bill Klinton, me pamje të hutuar, tund kokën duke dëgjuar, dhe thotë: “A e dini ju që ne nuk tolerojmë kurrë një situatë të ngjashme me atë të Bosnjës në Kosovë?”. 

Megjithatë, asnjë propozim konkret nuk u formulua. Rugova i ofroi Presidentit amerikan një pjesë madhështore në kuarc, ekstrakt i një mine shqiptare, identike me atë që ai i kishte ofruar rreth një vit më parë Papa Gjon Palit II. 

Fytyra e Klintonit u çel menjëherë: “Është e mrekullueshme. E dini që gjenden minerale absolutisht të ngjashme në Arkansas?”. Dhe para një Rugove të shtrënguar ai vazhdoi të gjithë pjesën e mbetur të bisedës, duke përshkruar “bukuritë” e pafundme që gjendeshin në nëntokën e shtetit të tij.
Në fillim të muajit qershor 1998 bisedimet u ndërprenë midis Beogradit dhe liderëve nacionalistë shqiptarë, situata ushtarake nuk pushonte së godituri Kosovën, ku përleshjet midis forcave serbe dhe UÇK–së janë të shumta. 
Rreth 15 mijë refugjatë kosovarë kishin kapërcyer kufirin e Shqipërisë. Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ishte plotësisht e paralizuar nga çështja “Levinski” dhe hetimi i prokurorit të pavarur, Kanet Star. 

Një dosje e vetme e huaj, sipas një bashkëpunëtori, ndodhej atëherë në zyrën e Presidentit, ajo e Irakut. Sulmet ajrore kundër Bagdadit po studioheshin. 

Në qershor, ministri amerikan i mbrojtjes, Uilliam Kohen, takoi kolegët e tij të NATO–s. Ai u kërkoi atyre të autorizonin Komitetin Ushtarak të NATO–s të planifikonte një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Presidenti Klinton bëri të ditur që “do të autorizonte dhe mbështeste përgatitjet ushtarake të NATO–s”.
CIA: Millosheviçi, më shumë dosje se Sadami“Ne zotëronim për të një dosje shumë më të madhe se ajo për Sadam Huseinin. Bisedat e tij me gruan, fëmijët, bashkëpunëtorët, anëtarët e kabinetit, shefat ushtarakë dhe shefat e policisë na jepnin një dëshmi të qartë për praktikën paranojake të pushtetit të tij. Në fakt, një pjesë e vogël e asaj që ne zotëronim për të ishte studiuar dhe një pjesë akoma më e vogël i ishte transmetuar Presidentit. Kjo mund të dukej si e kuptuar, por në realitet ekzistonte një shpjegim logjik për gjithë këtë: deri në fillim të vitit 1998 ne nuk e konsideronim si armik apo si rrezik, por si një element të qëndrueshëm të rregullit në rajon. Kjo retrospektivë është kaq absurde, sa edhe dhënia e medaljes së kurajës nga ana jonë një pompisti piroman si ai”.
Pentagoni: Kosova, më e vështirë se Iraku
Dërgimi i tankeve 70-tonëshe në Kosovë kërkonte shumë muaj. Iraku, kujton një zyrtar i Pentagonit, ishte një teatër ideal operacionesh, pothuajse një terren për manovra ku futeshin me lehtësi gjysmë milionë ushtarë të mbështetur nga pajisje të rënda ushtarake. Ekzistonte një infrastrukturë, porte. Asgjë e tillë nuk ekzistonte në Kosovë. Të dërgoje 40 000 njerëz me gjithë materialin e tyre në terren, do të thoshte që 20 000 do të instaloheshin në Shqipëri dhe të tjerët duhej të vendoseshin në Maqedoni, ndoshta edhe në Hungari, një procedurë e ngadaltë, ku vështirësitë, mungesa e porteve, pistave tona më të këqija, ne nuk kishim parë një tmerr të tillë logjistik.
“Patkoi”, plani serb i shpërnguljesNga mesi i nëntorit, shërbimet sekrete austriake zotëronin një informacion kapital: Autoritetet e Beogradit po përgatiteshin që prej disa javësh për një ndërhyrje të rëndësishme ushtarake në Kosovë. Dhjetëra mijëra njerëz do të shkonin në krahinë. Austriakët që zotëronin shumë informacion nga brenda Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave posedonin, madje, edhe emrin e kodit të operacionit, “Potovka”, që do të thoshte “Patkoi” dhe objektivi i tij ishte të dëbonte nga Kosova qindra mijëra shqiptarë. Njoftimet mbërrinin në zyrën e gjeneralit Uesli Klark, në Mons të Belgjikës dhe në zyrën e shefit të CIA–s, Xhorxh Tenet, i cili ua kthente sërish drejtorëve politikë të NATO–s.

“Guerre du Kosovo – Le dossier secret”-“Lufta e Kosovës - dokumente sekrete”


Pas 13 vjetësh shqiptarët e Kosovës e kujtojnë si një makth luftën e vitit 1999. Ndërsa Kosova numëronte të vdekurit e saj dhe kolonat e drobitura të njerëzve kishin marrë udhën për ku të mundnin, tjetërkund merreshin vendimet për fatin e saj.

Gazetari dhe shkrimtari i njohur francez, Eric Laurent ka pasur fatin të jetë dëshmitar i atyre ditëve, të takojë vetë diktatorin Sllobodan Millosheviq, të flasë me njerëz të përfshirë në bisedat e ngushta e të shfletojë dosje sekrete të CIA-s e Pentagonit. “Guerre du Kosovo – Le dossier secret”, libri i gazetarit francez tashmë është në duart e lexuesit shqiptar (“Lufta e Kosovës – Dosja sekrete”). Në faqet e librit ndihet nervi i gazetarit, dëshira për të zbuluar sa më shumë fakte.


Guerre du Kosovo: Le dossier secret (French Edition)




 http://www.amazon.com/Guerre-Kosovo-dossier-secret-Edition/dp/2259191320

Këtë e tregon edhe numri i madh i materialeve dhe i burimeve që ka përdorur për të realizuar librin. Në të vijnë një e nga një të gjithë protagonistët e kësaj lufte, që nga  satrapi serb Sllobodan  Millosheviqi te Ibrahim Rugova, sekretarja amerikane e Shtetit amerikan, Madelaine Albright, presidenti i SHBA, Bill Clinton, i cili aso kohe ishte i çoroditur për shkak të çështjes “Levinski”, Hollbrook e shumë e shumë të tjerë.

“Lufta e Kosovës” është një libër tronditës i ngjarjes më të dhembshme që përjetoi Ballkani dekadën e fundit, siç qe lufta e Kosovës.


 Përmes dokumenteve sekrete dhe personazheve që ka takuar për të bërë këtë rrëfim, Laurent nuk kërkon thjesht të tregojë një histori, por dhe të bëjë kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar historikisht dhe të sjellë në një këndvështrim tjetër personazhet që e patën në dorë fatin e kësaj lufte….

Libri është pritur me interes nga lexuesit, por dhe nga historianët, dhe është një ndër librat më të kërkuara të entit tonë botues”, t e botimeve “55”.

Nga ky libër po ju sjellim disa pasazhe ku rrëfehet për profilin psikologjik të Millosheviqit, bisedimet e fshehta, veprimet e Pentagonit etj.

http://books.google.com/books?id=Fnbw1wsacSAC&pg=PA277&lpg=PA277&dq=%E2%80%9CGuerre+du+Kosovo+%E2%80%93+Le+dossier+secret%E2%80%9D&source=bl&ots=vzH0olIfV5&sig=XmGQX8BulspnU3LJob1-DYAWA0A&hl=en&sa=X&ei=2q4GULOMEo7O4QSQkfGmCQ&sqi=2&ved=0CFoQ6AEwAw#v=onepage&q=%E2%80%9CGuerre%20du%20Kosovo%20%E2%80%93%20Le%20dossier%20secret%E2%80%9D&f=false

Kurdi Mohamed Shivan (21) nga Uerikon i Cyrihut,kishte qëlluar dhjetë herë me thikë ndaj vëllezërve, Viganit († 23) dhe Visar Morinës (20) nga Hombrechtikoni i Cyrihut


 Tri ditë pas sulmit fatal me thikë në afërsi të klubit të njohur Kult në Cyrih, i dyshuari i vetëm Mohamed Shivan (21) nga Uerikon i Cyrihut ende është në arrati. Por, motivi i vrasjes mbetet ende një mister.

Kurdi irakian, kishte qëlluar dhjetë herë me thikë ndaj vëllezërve, Viganit († 23) dhe Visar Morinës (20) nga Hombrechtikoni i Cyrihut, shqiptarë nga Kosova, përkatësisht nga fshati Topanicë e Kamenicës. Vigani vdiq pasi kishte humbur shumë gjak në rrugë nga shtatë plagët e marra.
Babai i viktimës nuk mund ta kuptojë pse djali i tij i madh mund të vdiste, dhe të plagosje rëndë djali tjetër, i cili ndodhet në mjekim intensiv.
3 ore  ,30 min pas kësaj fotoje Vigan Morina ka vdekur


"Nuk e di se çfarë e ka shtyrë dorasin të sillej kështu? Me aq sa di unë, pas grindjes bijtë e mi kanë qenë në rrugë duke pritur për një taksi. Po prisnin taksin e porositur për ta ", thotë Ismet M. * (51).
“Për mua është e pakuptueshme se si dikush ka mundur të jetë kaq i shpejtë dhe i rrezikshëm me një thikë, nuk mund ta shpjegojë këtë”. "Unë as nuk e kuptoj pse njerëzit e tillë të rinj mbajnë thikë", thotë Ismet Morina.
Gjendja shëndetësore e vëllait të Viganit, Visarit është kritike. "Sot ne gjatë gjithë ditës kemi ndejtur në spital. Ai merr ilaçe shumë të forta”, ka thënë dje babai me mosdurim.
Miqtë e vëllezërit nuk e kuptojnë dot të vërtetën. Edhe ata nuk ishin në natën e së shtunës gjatë festimit të diëtlindjes së 23 të Viganit. "Unë mendoj se vetëm dy prej tyre dhe kryesi e di të vërtetën se çfarë është në rrezik në argumentin shkoi", thotë një koleg.
Varrimi i Viganit bëhet sot në vendlindjen e tij në Topanicë të Kamenicës.
* * * * *
Që nga vrasja e Vigan e Morinës (23) nuk ka ende asnjë gjurmë të Mohamed Shivanit (21). Kurdi irakian nga Uerikon i Cyrihut cilësohet nga policia si "një i dyshuar i rrezikshëm." Ai i kishte qëlluar me thikë për vdekje, të shtunën pas mesnate, Vigan Morinën (23) nga Hombrechtikon i Cyrihut, si dhe vëllain e tij Visarin (20), i cili mbet i plagosur rëndë, që të dy këta shqiptarë të Kosovës nga fshati Topanicë i Kamenicës.
E gjithë kriza kulmoi pas orës 3.30, kur që të tretë u flakën në rrugë nga rojet e klubit ku po e festonin ditëlindjen e Viganit, ndërsa brenda lokalit i kishin filluar grindjet.
Pasi u nxorën jashtë, disa metra larg udhëkryqit Pelikan në Nüschelerstrasse në Cyrih, rreth orës katër të mëngjesit të së dielës, grindja ka arritur kulmin. Shivan ka therë keqas dy vëllezërit dhe më pas kurdi kishte ikur në drejtim të rrugës kah stacioni hekurudhor. Qebapxhiu kishte qëlluar dhjetë herë sy shqiptarët. "Unë jam i bindur se ai donte të vriste dy bijtë e mi", ka thënë dje babai Ismet M. (51). "Vigani kishte shtatë plagë thike. Djali im i vogël Visari, ka tri plagë në stomak nga therjet me thikë."
Policia e ka shpallur kërkimin në të gjithë zonën Shengen
Dje policia e Kantonit e identifikoi publikisht si doras Muhamed Shivan. Emri i plotë dhe fotoja e tij është shpërndarë në tërë zonën Shengen.

Nëna e tij Sameerah p * (43) është shumë e shqetësuar: "Unë shpresoj që ata ta gjejnë Shivan së shpejti!" Për herë të fundit, ajo e pa djalin e saj të shtunën rreth oës19.00. "Ai ishte në shtëpi, shkoi në dush, u përgatit bukur për dalje. Ai donte të shkonte në Panairin në Cyrih. Por, vrasjen ajo se beson dot. "Djali im nuk ka pasur ndonjë thikë me veti. Ai nuk kishte asnjë problem! " Por, policia atë e shohin ndryshe. "Ne kemi pasur disa raste hetimi në lidhje me të. Por, ato ishin në lidhje me luftën", thotë zëdhënësi i Policisë së Shtetit Stefan Oberlin.
Samerah thotë se për herë të fundit e pa birin e saj Shivan të shtunën rreth orës 19.00. "Ai qe bërë gati për të shkuar në panair", thotë Samerah për Blick.ch. "Ai ishte aq i lumtur dhe dukej aq i bukur. Shivan më tha se ai dëshironte që me një koleg të shkonte në Panairin në Sechseläutenëiese ".
Por, nuk dihet nëse Shivan Mohamed (21) në të vërtetë shkoi në Panair. Kjo është e paqartë.
Por, një gjë tjetër është e qartë: Shivan shkoi tek qendra Kult-Club Kaufleuten. Atje ai takohet me vëllezërit Vigan (23) e Visar (20) dhe Fetahun (19) si dhe shoqërinë e tyre. Ata festojnë ditëlindjen e Viganit.
Por, thuhet se papritmas shpërthen një grindje midis tij dhe vëllezërve Viganit e Visarit, për para dhe ikona.
Një roje e sigurisë pastaj vendos që të tre vetat t’i nxjerrë jashtë lokalit, ora ishte rreth tre e tridhjetë. Por, duket se grindja do të vazhdojë edhe më ashpër. Në cep të rrugës tek Pelikan/Nüschelerstrasse, disa metra nga udhëkryq, mosmarrëveshja është përshkallëzuar.
Shivan sulmon të dy vëllezërit, mendohet me një thikë: Vigani humbi jetën, ndërsa Visar më i ri, humbi shumë gjak, dhe mezi mbijetoi.
Tani policia po kërkoni Shivan. Ka dyshime të fuqishme se ka qëlluar me thikë 23-vjeçarin. Por, nëna e Shivas vazhdon të mos besojë. Ajo thotë se djali i saj nuk kishte kurrë një problem me viktimat Morina, por kjo ngjarje është një humbje nga e cila as nuk mund të fle, as të ha, ajo është e dëshpëruar. "Djali im nuk kishte thikë. Nuk kishte pasur kurrë probleme me ta. Unë nuk mund të besoj se ai duhet "ta ketë bërë një gjë të tillë”, thotë Samerah S. "Është kaq e tmerrshme ajo që ndodhi dhe familjen, e cila e ka humbur djalin e saj, e bën me dhimbje të pafundme. "

Njëmbëdhjetë vjet më parë, kjo nënë kishte ikur me familjen e saj nga Iraku në Zvicër. "Shivani ka kërkuar r të marrë një pasaportë zvicerane. Ai don që të jetojnë këtu."
Mësim i hedhur poshtë
Në vitin 2008 ai ishte në shkollën e mesme për profesionin e instaluesit të ngrohjes. Por, ai në shkollë ishte shumë i dobët. Shivan preferonte më shumë të priste mish doneri. Por, viktima e tij Vigani ishte e kundërta e Shivanit. Kosovari kishte përfunduar ushtrinë zvicerane. Ndërsa, tani po ëndërronte të punonte në industrinë e automobilave, dhe ishte trajnuar për shitës. Por, takimi me Shivan ishte fatal. Vigani, tani do të bëjë udhëtimin e fundit, ku do të gjejë pushimin e përjetshëm në atdheun e tij në Kosovë. "Transporti tashmë po organizohet”, thotë babai i viktimës, Ismet Morina. "Ne jemi vetëm duke pritur lirimin e trupit të bririt tonë. Ai do të varroset pranë nënës së tij. Ajo, gjithashtu vdiq e re, në moshën 25 vjeçare nga kanceri. Shpresojmë se ata do të prehen në paqe së bashku. " 
Legjenda: Në mes Vigan Morina (23 vjeç). Majtas vëllai i tij Visari (20 vjeç, i plagosur rëndë) me Carmen të dashurën e tij. Djathtas vëllai Fetahi (19 vjeç) me të dashurën Nina në krahë.
Foto 2: Dorasi, kurdi Muhamed Shivan.
Flet nëna e dorasit të Vigan Morinës
Nënës së dorasit irakian që la të vdekur shqiptarin 23 vjeçar, Vigan Morinën dhe plagosi rëndë vëllain e tij më të ri, Visarin 20 vjeçar, ende i duket e pabesueshme, që djali i saj Shivan Mohamed, të ketë kryer një krim kaq të rëndë. Samerah (43), e cila banon në Uerikon në Cyrih, thotë se ende nuk mund të kuptoj se çfarë ka ndodhur. Sipas burimeve të policisë djali i saj, Shivan Mohamed (21) është i dyshuari kryesor në vrasjen që ngjau në mëngjesin e hershëm të së dielës, përballë M. Club në Hombrechtikon.
Samerah thotë se për herë të fundit e pa birin e saj Shivan të shtunën rreth orës 19.00. "Ai qe bërë gati për të shkuar në panair", thotë Samerah të Blick.ch. "Ai ishte aq i lumtur dhe dukej aq i bukur. Shivan më tha se ai dëshironte që me një koleg të shkonte në Panairin në Sechseläutenëiese ".
Por, nuk dihet nëse Shivan Mohamed (21) në të vërtetë shkoi në Panair. Kjo është e paqartë.
Por, një gjë tjetër është e qartë: Shivan shkoi tek qendra tregtare. Atje ai takohet me vëllezërit Vigan (23) e Visar (20) dhe Fetahun (19) si dhe shoqërinë e tyre. Ata festojnë ditëlindjen e Viganit.


Por, thuhet se papritmas shpërthen një grindje midis tij dhe vëllezërve Vigan e Visar, për para dhe ikona.



Një roje e sigurisë pastaj vendos që të tre vetat t’i nxjerrë jashtë lokalit, ora ishte rreth tre e tridhjetë. Por, duket se grindja do të vazhdojë edhe më ashpër. Në cep të rrugës Pelikan/Nüschelerstrasse, disa metra nga hyrja, mosmarrëveshja është përshkallëzuar.


Shivan sulmon të dy vëllezërit, mendohet me një thikë: Vigani humbi jetën, ndërsa Visar më i ri, humbi shumë gjak, dhe mezi mbijetoi.
Tani policia po kërkoni Shivan. Ka dyshime të fuqishme se ka qëlluar me thikë 23-vjeçarin. Por, nëna e Shivas vazhdon të mos besojë. Ajo thotë se djali i saj nuk kishte kurrë një problem me viktimat Morina, por kjo ngjarje është një humbje nga e cila as nuk mund të fle, as të ha, ajo është e dëshpëruar. "Djali im nuk kishte thikë. Nuk kishte pasur kurrë probleme me ta. Unë nuk mund të besoj se ai duhet "ta ketë bërë një gjë të tillë”, thotë Samerah S. "Është kaq e tmerrshme ajo që ndodhi. Familjën, e cila e ka humbur djalin e saj, e bën me dhimbje të pafundme. "
Njëmbëdhjetë vjet më parë, kjo nënë kishte ikur me familjen e saj nga Iraku në Zvicër. "Shivani ka kërkuar për të marrë një pasaportë zvicerane. Ai do që të jetojnë këtu. "(RKF)
* * * * *
Zürich: Vritet një 23 vjeçar nga Kosova, në rrezik edhe i vëllai

Në foto 3 orë 30 min  para vrsjes: Në mes Vigan Morina ( 23 vjeç). Majtas vëllai i tij Visari (20 vjeç, i plagosur rëndë) me Carmen të dashurën e tij. Djathtasë vëllai Fetahi (19 vjeç) me te dashuren Nina në krahë.
16 korrik - Foto që po shikoni duket Vigani bashkë me mikeshën e tij, vëllëzërit dhe miq të tjerë, ata duken të qeshur, dhe janë shumë të lumtur, eksistojn disa arsye për këtë festë, Vigani kishte ditëlindjen dhe ai posa kishte diplomuar në Cyrih dhe më e mira ai pothuajse e kishte të sigurtë punësimin. Por kjo do të jetë fotografia e fundit e Viganit duke qeshur sepse katër orë më vonë ai do të largohej nga kjo jetë. Kjo ishte tragjedia e familjes Morina e cila ndodhi ndërmjet mengjesit të së Dielës dhe të Hënës në një klub të Cyrihut. Gjithqka filloi derisa në festën e Viganit(i cili ndrroi jetë) dhe miqëve të tij vjen dikush tjetër dhe fillon konflikti verbal. Më pas personeli i sigurisë nxjerrë jashtë Viganin dhe vëllaun e tij Visarin(i plagosur rëndë) dhe autorin e vrasjes, pas perplasjeve fizike duket se vrasësi ka qëlluar me thikë vëllëzërit Morina, ku Vigani pas humbjes së madhe të gjakut ka nërruar jetë në spital ndërsa i vëllau i tij, Visari edhe ai ka humbur shumë gjakë mirpo gjendja e tij tash është jashtë rrezikut për jetën. Vëllau i vogël Fetahu shprehet i tronditur nga ngjarja, ai thotë se vëllau i tij Vigani nuk ishte njeri që e donte konfliktin por vdekja e tij për të akoma është e pabesueshme. Edhe një fqinj i lagjes thotë se familja Morina ka qenë shum e sjellshme dhe se e kanë dashur shum punën.
Autori i vrasjes zyrtarisht ende nuk dihet , por fqinjët dhe shokët e Viganit thonë se vrasësi jeton në Cyrih ose lagjet përreth dhe ai shquhet për stilin agresiv dhe se "duhet të jetë i njohur edhe për autoritetet policore".
* * * * *
Në një konflikt në mes të dy të rinjve para një klubi të njohur të Zürichut (Kaufleute), natën mes së shtunës dhe së dielës, ka humbur jetën një shqiptar 23 vjeçar nga Kosova, me shtetësi zvicerane. Ai ka rënë viktimë e therjes me thikë nga një i ri tjetër 20 vjeçar, i cili ka ikur nga vendi i krimit. Rrjedha e ngjarjes së përgjakshme ashtu sikundër edhe motivet, ende nuk dihen. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
23 vjeçari i vrarë, nga Hombrechtikoni i Zürichut kishte shkruar së bashku me mikeshën e vet dhe vëllai i viktimës) 20 vjeçar në klubin e njohur të argëtimit. Ata tre, për arsye ende të panjohura, rreth orës 3 e 30 të mëngjesit bien në konflikt me një vizitor tjetër të klubit. Sigurimi i klubit e nxjerr jashtë viktimën e ardhshme dhe vëllanë e tij.
Ndërkaq, kundërshtari i tyre i kishte ndjekur dhe kështu, në rrugë, jo larg klubit, fillon konflikti i hapur mes tyre, njoftojnë mediet zvicerane.
Shqiptari 23 vjeçar nuk u ka bërë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 4 të mëngjesit, para hyrjes së klubit. Shoqëruesi i tij ka pësuar po ashtu plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe është dërguar në spital. Edhe ai është në rrezik për jetën. i vrari është shqiptarë i Kosovës me emrin Vigan Morina.
Vrasësi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, vazhdon të jetë në arrati.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...