2012-08-07
Me shkas :Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja
Ne Ballkan, datat e perkujtimit te gjenocideve, te spastrimeve etnike, te masakrave, tashme po fitojne qytetarine jo vetem ne kalendaret e politikes, por edhe ne ndergjegjen e popujve.Shteti yne ka caktuar qysh para 12 vjetesh daten e 27 Qershorit si daten e spastrimit etnik te popullsise shqiptare nga trojet e veta, nga ajo pjese qe aktualisht eshte nen Greqi...
Ne fakt, eshte e veshtire qe te gjendet vetem nje date e caktuar per genocidin grek mbi shqiptaret. Ajo fillon si histori e dhimbshme, qysh me fillimin e shekullit te XX te, pra me lulezimin e Megaloidese. Gjithsesi, edhe nje date, ajo e percaktuar me ligj tanime, dicka thote. Kemi genocidin dhe spastrimet etnike te bera po nga ajo date, pra nga fillimet e shekullit te XX te nga ana e serbeve mbi Kosoven. Edhe pse jane te shumta datat dhe vitet e masakres serbe, mire do te qe, per hir te se vertetes historike, te caktohej nje date, nga te panumertat, ne te cilen u vrane, u dogjen e u ndoqen me te shumtit... Edhe pse nuk eshte mbushur shekulli akoma nga fillimet e ketyre dy genocideve, nga dy shtete fqinje, mbi te njejtin popull, qe jetonte ne trojet e tij, qysh kur s'ishte Hena fare..., le t'i arshivojme ne Histori, me percaktimin dhe perkujtimin me perulje per gjakun e derdhur ne breza. Por, po te shikojme (me sy te lire, pa vemendje e studime), del se genocidi dhe masakrat e mesiperme, na kane ardhur "dhurate" vetem nga dy vende, ne te gjitha koherat. Keta jane "fqinjet vertikale" nese shprehemi keshtu, pasur parasysh harten e shumecunguar te vendit tone. Here ne emer te nje interesi, e here ne emer te nje tjetri, me emerues te perbashket veprimin e perbashket, pavaresisht hapur apo fshehtas, gjithmone ne sinkron e ne mbeshtetje te njeri tjetrit, ata nje jete te tere, e serbet qysh kur themeluan "shtetin" e Rashkes, nje art kane pasur dhe kane zhvilluar ne perfekt: "Artin" e varrmihesit. Emeruesi i perbashket qe kane pasur, ai me thelbesori, ka qene kryqi, qe ka bekuar shovenet dhe ka ideuar zaptim trojesh permes spastrimit etnik.Nje fjale e urte e popullit tone thote: "Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja"...Duket se bishes shovene i erdhi ngordhja para plot 11 vjetesh, kur "urinoi" ne "xhamine" qe mban emrin aq te njohur mes tragjedise, Srebrenice! Eshte shkruar e do te shkruhet shume per kete faqe te turpshme te historise se njerezimit, faqen e parafundit (se e fundit ishte Kosova), me te cilat Europa mbylli shekullin e XX te. Ky shkrim meton qe duke i bere nje "gjimnastike" mendjes, te sjellim ndermend duke u perkulur me veneracion para gjakut te njerezve te pafajshem, cfare tamam ndodhi mes datave 11 18 Korrik 1995, disa qindra kilometra larg kufirit tone verior. Nese te gjithe vendet e tjera te Europes e bejne e do ta bejne kete per te qene ne rregull me ndergjegjen e tyre, ne shqiptaret, institucionalisht por edhe personalisht, duhet ta bejme per nje aresye teper madhore: Sepse ne kemi qene preja e shovinizmit historikisht, dhe sepse duhet te kontribuojme duke freskuar kujtesen njerezoer qe keto tragjedi te mos ndodhin me kurre. Sepse ndodh qe ata qe kane pervetesuar ne perfekt "artin" e varrmihesit, te njohin po ne ate nivel edhe ate te...cvarimit! Por edhe sepse ...krimineli kthehet ne vendin e krimit...sic ndodhi para pak ditesh ne Kosove, ku Koshtunica recitoi me ze te dridhur nga emocionet, vjershen peralle milloshevicjane... "Tragjedia e Srebrenices do te na rendoje ne shpirtrat tona pe gjithnje.Pergjegjesite tona jane te tmerrshme.".. Kofi Annan, Sekretar i Pergjithshem i OKB se Athine Leukosi Boegrad, boshti i se keqes Kiproja dhe Mafia Serbe Nje skene e pabesueshme dhe e tmerrshme: Ish presidenti i Qipros greke Spiro Qiprianu, fotografohet ne Beograd i perqafuar me kryemafiozin dhe kryeterroristin e Ballkanit, Zelko Raznatovic, i njohur me emrin Arkan dhe me bashkekriminelen e tij Svetllana Veliskovic, e mbiquajtur ne qarqet mafioze Cica. (Fotografia eshte marre ne hotelin "Hayatt", ne Beograd ne Prill te vitit 1999) Qiprianu ishte nga te paret drejtues te organizates terroriste EOKA mbi te cilen rendojne shume krime e vrasje te qindra britanikeve dhe qiprioteve ne vitet 1955 1960 1955 1960 . Gjate luftes ne Bosnje e Kosove ai ruante lidhje te ngushta me regjimin e Milloshevicit. Nderkohe, nacionaliste qipriote te EOKA dhe greke te djathte anetare te oraganizates famekeqe "Krisi Avgji", u rreshtuan per te luftuar perkrah serbeve "kunder turqve", sic i quanin ata muslimanet. Pra u veshen, u sterviten dhe vepruan ne fshehtesi te plote me mbeshtetjen e vetme e te plote nga qeveria Andrea Papandreu. Larje Hesapesh... Me 15 Janar te vitit 2000, Arkani u vra bashke me te dy bodigardet e vet na ambientet e Hotelit Internacional ne Beograd. U godit tre here nga pas dhe nje plumb kaloi ne syrin e tij. Vrasja e tij ju faturua Klanit te Zemunit qe eshte njera nga deget me kryesore te mafies serbe ne Beograd. Ne vitin 2003, "e veja" e Arkanit u arrestua ne Beograd per bashkepunim ne vrasjen e te parit (por edhe te fundit deri tani), kryeminister demokrat te Serbise. Ne ambientet e pafund te viles se saj, u gjet nje depo e trere armesh nga ato qe perdor Klani i Zemunit, mirepo ndodh qe edhe vila ndodhet aty ku eshte lagja me te njejtin emer, ne periferi te Bogradit, ne buze te Danubit. "Komandanti yne, eshte "Shen" Pavllua". Keshtu deklaroi Arkani ne Kosove ne vitin 1998, dhe tha komplet te verteten... Vetem ne gjokse kriminelesh te tille, e ka vendin "kryqi i madh", dekorata me e larte qe jep Kisha Serbe. Komentet jane te teperta... Ne gjurmet e Gestapos...serbe! Shqiponje e Bizantit, dhe...koka skeletesh! Keto simbole, ndyjne edhe vete simbolet e nazizmit... Stema e Arkanit... Serbia, shtet i Ballkanit me pushtet kishtar, eshte thellsisht i indoktrinuar nga megaloidatizmi, i ngjashem me ate te Greqise dhe te Qipros. Nacionalizmi serb dhe dogma kristiano ortodokse qe mbizoteron ne kete vend, prodhuan c'gje me te keqe e te qelbur mund te prodhoje nje komb, fizionomite kriminale si ajo e Arkani dhe e te tjereve. Ne periudhen 1992 1999 1992 1999 , kryemafiozi serb veproi ne Kroaci, Bosnje dhe ne Kosove, si kreu i bandave terroriste me objektiv te paster fetar: kunder muslimaneve. Para vitit 1990 kishte vepruar ne europen Perendimore. Krimet qe ka kryer, mbulojne dhe tejkalojne te gjithespektrin e Kodit Penal. Organizata e Arkanit me emrin "Garda Vullnetare e Serbise" e njohur edhe me emrin "Tigrat", veproi ne Srebrenice ne viin 1995. Vete Arkani ishte njeriu me i pasur i Serbise me pasuri disa miliardeshe dollaresh. ishte pronar i disa kazinove, kabareve, disa klubeve sportive dhe kontrollonte trafikun e armeve, droges dhe te naftes. Ne Janar te vitit 2000, pak muaj mbas renies se Milloshevicit, u vra me plumb ne sy. Ishte 48 vjec.Ai eshte misherimi me i mire i fjales se urte angleze qe thote: "Kush rron me majen e shpates, nga ajo iken". Arkani, jetoi mes plumbash, dhe iku nga plumbi. Mbi te rendojne shpirtrat e 10.000 muslimaneve te therur ne te gjithe ish Jugosllavine. I vetmi person me te cilin e krahasojne ata qe njohin historine e Ballkanit, eshte nje tjeter "ortodoks" i mire, kreu i organizates EOKA, Jorgo Griva. Pastrimi i parase se piste serbe ne Qipro Me daten 10 prill 1999, gazetari seamus Martin shruante ne gazeten "London Times" per llogarite bankare te parave te pista serbe qe rridhnin lume ne Bankat e Qipros. Ky shkrim doli vetem pese dite mbas takimit te perzemert te Millosheveicit me misionarin e Kishes greke ish presidentin e Qipros ne periudhen 1977 1987 1977 1987 , Spiro Qiprianu. Ne fakt ky agjent i rehjur i Kishes greke, shkoi ne Serbi gjoja per te ndermjetesuar per te liruar tre ushtaraket amerikane, gje qe s'e realizoi kurre. E vertea ishte se ai vetem per ate pune nuk kishte shkuar. Ai e vizitonte Sllobon si bashkekriminel dhe bashkeideator, por edhe si nje lavatrice e sigurte per parane e piste qe me njemije e nje forma rridhte drejt bankave qipriote. Beograd, 17 Dhjetor 2001. Korespondence CNN..."Ish drejtori i doganave serbe u arrestua ne Beograd me akuzen se qarkullonte kunder ligjit leket e shtetit ne banka qipriote. Sic deklaroi vete drejtori i ri i Bankes Kombetare Serbe, Mlladjan Dinkic, te gjitha te ardhurat e doganave serbe, paketoheshin ne thase dhe transportoheshin fshehtas ne Leukosi. Zoti Dinkic shtoi se nje vit mbas largimit te Miloshevicit, ai pengoi rrembimin dhe transportin ne Qipro te 50 milione markave nepermjet bankes shteterore, "Beogradska Banka". " U perpoqen te boshatisnin gjithe rezevat shteterore ne dollare." "Djali i Milloshevicit, Markua ishte njeriu qe pervetesoi te ardhura shteterore ne shumen 1 miliarde marka nga tregetia e paligjshme e cigareve." sqaroi zoti Dinkic. Ekstaze filoserbe ne Qipron "ortodokse" Leukosia, 31/05/1999: Reportazh i gazetarit britanik Colin Smith:.... "Peshkopi Nikolla i Sarajeves, kur vizitoi Qipron me 1994 kishte deklaruar: "Serbet jane popull me fat sepse kane zotin ne qiell dhe greket ne toke"... Ne vazhdim shtoi: " Do te vazhdojme luften kunder muslimaneve deri sa Kostandinopoja te ribehet qendra e ortodoksise"...Nikolla i Sarajeves ishte i ftuari i Kryepeshkopit qipriot.....Keto i dergonte gazetari britanik kanalit te tij ne daten e mesiperme. Nderkaq duhet theksuar se nje armiqesi me e thelle ekziston mes aksit serboqipriot, NATO s e perendimit. Nje armiqesi shume me e vjeter nga urrejtja shekullore mes kristianeve dhe muslimaneve, te cilen e perqafoi edhe Rusia postkomuniste. shkaku kryesor i rreshtimit ne nje front i grekeve dhe serbeve, eshte dogma e perbashket ortodokse me kundershtar ideologjik Kishen Romeokatolike te "eretikut" Papa."Me mire te vendosim turban otoman se sa te vendosim ne koke Mitren e Papes". Keto i kishte shpallur udheheqja e kishes ortodokse ne Kostandinopoje, pak para se te binte Bizanti, me 1453. Ishte nje periudhe e gjate qe ishte kultivuar me takt nga "nena" kishe kjo urrejtje, qysh kur filloi carja, ne vitin 1051. Shume analiste, gazetare, por edhe politikane ne Ballkan e me gjere, e akuzojne popullin grek si popullin me antiamerikan te Balkanit. E verteta nuk eshte fare keshtu. Po te pyesesh popullin grek, ata te thone me plot gojen: Ne u ngopem buke vetem atehere kur erdhen e u ngriten bazat amerikane ketu. Atehere filluan e ndertoheshin edhe elemente te infrastruktures... Me te drejte, ata qe njohin zhvillime, do te me thone: Si spjegohet qe ne vitin 1999, ne Greqi u zhvillua referendum dhe ...98%(!) e grekerve, ishin kunder bombardimeve te NATO s ? Se pari nje here, do te me lejoni te dyshoj nese eshte bere ky referendum, sepse firme atehere m'u kerkua edhe mua, shqiptarit qe jetoj ketu. Prifti i lagjes, Dhimitri, me tha ne rruge: Bir, eja edhe ti te firmosesh ketu. Por une, per te mos ta fyer, i thashe: Eshte sport i rende per mua ky, barba Dhimitri! Pra, shkaqet e thella te ketij qendrimi te pergjithshem, jane perseri fetare. Greqia, Qipro dhe Serbia konsiderojne armik te perfbashket te tyre jo vetem Turqine muslimane, por kryesisht Perendimin Katolik, qe "kundershton" ortodoksine. Se pari, ku i gjeti 98% kisha greke qe te ishin ortodokse? Sepse, sic kane filluar e po dalin ne drite te dhenat per fete ketu, nuk ngelen as 60% ortodokse, nese zbresim muslimane, katolike dhe ebrenj, por edhe pakica te tjera. Nejse, keto po zbardhen e do te zbardhen perfundimisht kur te perfundoje vendosja e piketave te Kisingerit ne Ballkan. Por le te vijme ne temen e mesiperme. Ne Leukosi, ashtu si edhe ne Greqi u bene mitingje madheshtore ne perkrahje te Serbise . U grumbulluan pako tmerresisht te medha e te panumerta me gjithfarelloj ndihmash, qe nga rrobat, ushqimet e deri tek ilacet, "per vellezerit serbe". Madje nje grup biznesi me dyqane picash, ngjiti mbi pako ne shirita te posacem mbishkrimin: "Rrofte Serbia!". Nje dyqan i madh floriri vendosi ne vitrine nje mbishkrim: "Nuk pranojme kliente amerikane". Ne te gjithe kete "imternacionalizem ortodoks" nuk behej fjale fare per masakrat e medha e te shemtuara qe Milloshevici bente kundrejt mulimaneve te Bosnjes e ne Kosove. Te pakte ishin ata qe ne turravrapin e marre te kishes greke mund te dallonin tragjedine me te madhe te Ballkanit, qe i kishte kapercyer me kohe kufinjte e genocidit dhe pikerisht ky ishte shkaku qe i detyroi forcat e NATO s te nderhyjne. Ne ate periudhe shtremberimii se vertetes, mori permasa te paparashikueshme as ne fantazine me te semure. Rol te keq dhe shume negativ luajten edhe mediat, si ne Greqi, ashtu edhe ne Qipro.Ato arriten te bindin opinionin publik se 800.000 kosovaret qe u larguan nga trojet e tyre ne Maqedoni, nuk u larguan nga genocidi serb, por nga bombardimet e amerikaneve ?!? Ne sinkron te plote dhe per turpin e tyre, kanale televizive ne Greqi dhe Qipro, tregonin serbe "fatkeqe" prane shtepish te shakterruara dhe trena, duke munguar me dashje, sistematikisht te shfaqin spastrimet etnike qe u ndermoren kunder muslimaneve ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti. Qysh ne ditet e para Kryepeshkopi i Qipros Krisostomos hapi nje llogari bankare per te ndihmuar Serbine "ortodokse". madje nuk mungoi qe te beje edhe deklarate me te cilen arriti te binde te verberit me dy sy ne balle se..."Nderhyrja e NATO s ne Kosove, ishte rezultat i Kurthit Sionist"! Dhe me paturpesine me te madhe e quan veten ortodoks, pa lere Kryepeshkop?!? Kapitalet e jashteligjshme fillimisht u depozituan ne bankat ruse, por me ne fund perfunduan ne Qipro.Nje rjet i tere llogarish te fshehta bankare qe ishte hapur ne Leukosi, nga Dega e bankes serbe " Beogradska Banka", ndihmoi si nje prapavije e fuqishme per shperndarjen e ketyre kapitaleve tek "depozitues" te ndryshem te aferm te Millosheveicit, mes te cileve edhe gruaja e tij Mirjana Markovic dhe djali i tyre Marko. Doemos do te vritej Xhinxhic, pasi ai qysh ne vitin 1996 kishte zbuluar skandalin me grurin e shtetit nje shume rreth...100.milione dollare. Prandaj duhesh vrare, me 12 Prill te vitit 2003, madje mga vete zevendesshefi i Sherbimeve Sekrete serbe, Zvezdan Jovanovic. Srebrenice: Ndarja me te vdekurit... Bosnje Herxegovine, 17 Tetor 2005,, Agjensia Rojters "Eshte e pamundur te perllogarisim numrin e sakte te personave qe u hodhen ne kete varr" ,deklaroi zoti Hurtic ne Agjensine "Rojters"." Specialistet do te fillojne tani analizat e kockave qe u gjeten ne te pese zonat, qe te riformojne skeletet e tyre, sa me shume qe te munden". Gjate disa diteve mbas renies se "territorit te rrethuar" te NATO s, ne 11 Korrik 1995 ne Srebrenice nga forca qe drejtoheshin prej ushtarakut serboboshnjak Radko Mlladic reth 8000 burra dhe djem te moshes 14 75 vjec u pushkatuan, duke kryer keshtu tmerrin me te madh te Europes sic eshte cilesuar mba Luftes se Dyte Boterore. Ne nje raport te paraqitur atekohe, nga nje komision i vecante per masakren e '95 es thuhej se ne pushtimin e Srebrenices u mobilizuan rreth 25000 serbe. Ngaketa, me shume se 19000 seboboshnjake, perfshire ketu personel te ushtrise, te ministrise se Mbrojtjes, dhe te Ministrise se Jashtme te gjithe kane marre pjese ne kete veper te tmerrshme. Te gjithe ketyre duhet t'u shtojme edhe skuadra "vullnetaresh" nga Greqia, Ukraina dhe Rusia. Nderkohe Kroacia dhe Maqedonia u treguan te gatshme ndaj thirrjes se Prokurores se Pergjithshme te Gjykates nderkombetare, Karla del Ponde per dorezimin e Kroatit te shumekerkuar, dhe Maqedonia ish ministerin qe akuzohen per krime lufte ne ish Jugosllavi. Srebrenice 2005, Numrat e Tmerrit... 8000 muslimane boshnjake te te gjitha moshave jane therur ne kete zone. 62 varreza kolektive jane zbuluar 8 vjet kaluan deri sa Srebrenica te varrose te vdekurit e saj 1329 viktima prehen ne Parkun e Potocarit. 8 ish oficere te larte serboboshnjake u dorezuan me vullnet ne Hage. 12 ish ushtarake te larte serboboshnjake jane fshehur dhe kerkohen. 6000 njerez nga te cilet 75%muslimane jetonin ne Srebrenice. 3500 njerez nga te cilet 20% muslimane jetojne aktualisht atje, te papune. Aksi grekoserb 1992 1999 1992 1999 dhe pergjegjesite e qeverise greke "Eshte turp per gjithe boten ky tmerr para syve tane, nuk beme asgje per ta penguar." Xhak Strou, Min.Jashtem i Anglise Bota i ka te fresketa kujtimet nga tmerri sllav qe mori fund me ndarhyrjen e NATO s ne Kosove.Te gjithe kujtojne mbeshtetjen paranojake te Greqise per serbet por edhe klimen reaksionare, qorre antiamerikane qe "mori c'gjeti perpara" ne Greqi. Qeveria Micotaqi dhe qeveria "Socialiste" e Andrea Papandreut percaktuan nje vije te njejte per aleancen grekoserbe. Ndoshta sot e kane kuptuar greket,(ata qe rrojne), se mbeshteten nje njeri qe kishte vjedhur e plackitur vendin e tij dhe e coi ate ne peripeci etnike me pasoja shkaterrimtare. Nje njeri qe u premtoi serbeve nje Jugosllavi me te madhe dhe qe u dorezoi atyre nje Serbi me te vogel. I turpshem roli i Greqise... Gazetari serb Petar Lukovic, shkruan: "Mendoj se per dhjete vjete rresht, roli i Greqise nuk favorizoi popullin serb, por regjimin Milloshevic duke e ndihmuar diktatorin te ruaje pushtetin.Besoj se Greqia luajti nje rol te turpshem. Kjo "ndihme" gjate gjithe asaj periudhe u perdor nga regjimi si..."shembulli i vendit qe mbeshtet Serbine patriotike". E famshmja "miqesi grekoserbe" ishte thjesht nje maske qe i lejonte familjes Milloshevic te shijoje frytet e pushtetit me mbeshtetjen greke.Te gjithe i mbajne mend manifestimet pro Milloshevicit ne Greqi. Eshte e veshtire per ne te kuptojme per c'aresye Greqia perkrahu nje kriminel lufte, nje njeri qe hapi lufte ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove. Greket do te duhej te pyesnin veten perse i bene harram dhjete vjet, duke mbeshtetur dicka qe ishte paranojake, e papare, dhe e inkriminuar". Dokumenta te Bashkefajesise Greke. 1995: Manifestim i neofashisteve greke, ne mes te Athines nen flamurin serb dhe grek.Ata erdhen me autobuze dhe trena te faturuar nga kisha greke.. 1995: Ne qytetin Nish mercenaret teroriste greke i presin si heronj, me parulla ne gjuhen e tyre Qershor 1995: Parakalim "vullnetaresh" greke ne Beograd, me rastin e Betejes se Fushe Kosoves. Raporti Hollandez per bemat greke ne Bosnje Studimi hollandez tregon edhe te dhena per rolin e Greqise ne Bosnje, ne periudhen 1994 1995 1994 1995 . Behet fjale per vitin e fundit por edhe me te rrezikshmin vit te luftes.. Eshte viti kur realizohet ne te gjitha permasat tragjedia. Periudhe kur ndodhi edhe masakra e Srebrenices. Gjate gjithe kesaj periudhe Greqia, domethene qeveria dhe opozita, por edhe shumica derrmuese e mediave elektronike e te shkruara te cilat perpunonin ne fazen perfundimtare opinionin publik te mbarsur mire nga kisha greke, vazhdonin me entusiazem te mbeshtesnin "eposin heroik" te serbeve, sic e quanin ne titujt e lajmeve te para ose te dyta. Dihet mire nga te gjithe se nuk behej fjale vetem per ndihme morale, por per ndihme te mirefillte ushtarake dhe ekonomike. Transport karburantesh, ne nje kohe kur bota e kishte vene ne embargo Serbine, organizonte qeveria greke e Andrea Papandreu. Ky transport behej me anije te medha qe niseshin nga porti i Pireut me drejtim portin Bar te Malit te Zi. Aty e merrte ne dorezim ushtria e srbeve te Bosnjes. Po keshtu aty shkarkoheshin armatime te lehta dhe bomba e granata. Me greket si shtet nuk gjeten vetem belane popujt e Ballkanit, por edhe vete NATO ja qe i kishte anetar te saj. Kjo sepse ne shtabet ku ndertoheshin planet e nderhyrjes, ishin edhe ushtaraket greke. Dhe sapo mbaronte mbledhja, sherbimet e fshehta greke u telefononin "vellezerve" serbe dhe u jepnin koordianatat e sakta. Keshtu qe shtabet e ndryshme te NATO s nderronin gjithnje planet e miratuara, ose kujdeseshin te mos ishin greket ne mbledhje. Njihet tanime se nje pjese e mire e "vullnetareve" greke me uniformen e ushtrise shteterore dhe me stemen e ushtrise greke, ishin ne Srebrenice me forcat e gjeneralit famekeq Mlladic dhe ishte rreshtuar ne trupen me emrin e zi "Drina". Sic dihet kjo trupe ka bere masakrat me te tmerrshme kunder popullsise. Ekzistojne video qe paraqesin momentin e ngritjes se flamurit grek ne mes te Srebrenices. Gjithashtu profesori Ejebes ka te regjistruar nga nje telefonate e pergjuar, urdhrin e Mlladicit ku citon ne biseden telefonike me drejtuesin e spastrimeve ne Srebrenice: "Te ngrihet flamuri grek, per ushtaret greke qe luftojne per ne!" Fakti i mesiperm i ngritjes se flamurit grek ne Srebrenice mbas pushtimit te qytetit, eshte transmetuar edhe nga mediat greke, por edhe nga media te ndryshme nderkombetare. Me ne fund u vertetua nga raporti hollandez i misionareve te ketij vendi qe ishin ne Bosnje. Nderkaq, ne deklarata zyrtare te Greqise nepermjet ministrit te shtypit(!) Greqia eshte akoma i vetmi vend "europian" qe ka Ministri Shtypi, pra nepermjet ministrit te shtypit Venizello, por edhe nga gojet e Ministrise se Jashtme, e mohonte kategorikisht kete fakt. Gjithsesi, rekrutimi i terroristeve ne Greqi per pjesemarrje ne masaker kunder qeverise se Bosnjes e cila ishte e njohur zyrtarisht nga Serbia, behej hapur, diten me diell, madje edhe para mediave te ndryshme. Por ja qe shteti nuk shikonte, "s'dinte gje" dhes'mundtenderhynte! Greqi Serbi: Aleance Ushatrake Me 27 Nentor te vitit 2000, ministri grek i Mbrojtjes Aqi Xhokaxhopullos me ftese te vecante vizitoi Beogradin, dhe kishte nje takim te perzemert me omologun e vet serb, Sllobodan Krapovic. Teme e bisedimeve ishte bashkepunimi ne fushen ushtarake i te dy vendeve per sigurine ne zonen e Ballkanit. Me pare ishte bere nje deklarate e qeverise serbe nga ministri i pa portofol Velimir Radojevic.
F.B
Barrierat e shqipes
Shkruar nga: Ledi Shamku-Shkreli
“Ky shkrim i gjuhëtarit Ardian Klosi, është në fakt një kumtesë që ai pati mbajtë më 5 tetor 2005, në Akademinë e Shkencave, në një tryezë të rrumbullakët debati që organizoi Rrethi Gjuhësor i Tiranës me praninë dhe mbështetjen e prof. Tullio De Mauros (ky i fundit është një nga ato spikama të gjuhësisë europiane që sot numërohen me gishtat e njërës dorë). Tematika e tryezës së rrumbullakët qe “Dukuri të Shqipes Bashkëkohore”, dhe në përfundim të saj, aktet u përmblodhën e u botuan në vëllimin dygjuhësh me të njëjtin titull.
Barrierat e shqipes
Në atë tryezë ku, për herë të parë u fol ndërkombëtarisht troç e haptas për çështje të drejtshkrimit, të standardit, po edhe të filozofisë së standardit, qenë edhe gjuhëtarë si Shaban Demiraj, Enver Hysa, Gjovalin Shkurtaj, Emil Lafe, Rahmi Memushaj etj, të cilët më pas zgjodhën t’i bojkotojnë kuvendime të tilla për çështje të Shqipes së përbashkët, duke iu shmangur diskutimeve shumëpalëshe sy-më-sy, e duke u strukur ndër monologje në faqe gazetash.
Ardian Klosi nuk iu shmang kurrë asnjë debati për Shqipen dhe gjithë çka sendërtohet përmes saj. Qysh në 1990, qe ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë këndej-kufijve (për të mos thënë i pari), i cili, debatin për demokratizimin e gjuhës dhe të edukimit gjuhësor, e shtroi mbi baza shkencore, larg politikave të ditës, larg vrulleve krahinoriste e nacionaliste, që kurrgjë të përbashkët s’kanë me shkencën. Një nga pikat më të mprehta që ai vrojtoi dhe shtroi mençurisht (e iu përmbajt deri në fund) qe çështja e ë-së së patheksuar drejtshkrimore tok me gjithë “kusuret” e saj – siç i quan ai vetë. Po të njëjtës çështje që lyp zgjidhje iu përmbajt Klosi edhe në Konferencën e Durrësit, organizuar nga QSA në dhjetor 2010, pikërisht aty ku monologistët vetmitarë zgjodhën të mungojnë, saku Klosi sërish ish aty, me fjalën e vet të lirë dhe gjykimin tejet profesional.
Sot çështja e ë-së është hapur sërish për diskutim. Në këtë debat politika duhet të qëndrojë jashtë, e po ashtu duhet të mbetet jashtë çdo aludim jashtëgjuhësor, ngaqë shqipja ende vuan pasojat e rënda të trysnisë së dikurshme të politikës mbi shkencën. Lypen pra mendje të ftohta dhe gjykime profesionale. Pikërisht për këto arsye, Ardian Klosi nuk mund t’i mungonte këtij debati. Nevoja për gjykimin e tij është njëherit edhe arsyeja e pranisë së tij në këtë debat të rihapur sot për çështjet e Shqipes – gjuhë amtare. Tek e fundit, kjo është një nga mrekullitë që mundësoi shpikja e shkrimit: i mban njerëzit bashkë, edhe kur s’janë më bashkë”.
Dr. Ardian Klosi
Shumica e nxënësve shqiptarë, por jo vetëm e nxënësve, e dinë se gjuha shqipe lexohet në bazë të parimit fonetik. Kështu edhe lexojnë nxënësit te ne, sidomos në shkollë fillore, kur ende nuk janë bërë (instinktivisht) të vetëdijshëm se tjetër është gjuha e shkruar dhe tjetër gjuha e folur. Prandaj këta fëmijë, të drejtuar kësisoj nga mësuesit e tyre, lexojnë si më poshtë:
Liria
Mbi të gjithë për lirinë kanë nevojë njerëzit. Fëmijët shpesh kujtojnë se liri do të thotë të plotësosh të gjitha tekat, të bësh çfarë të duash, të kesh të drejtë të dëmtosh edhe të tjerët.. (nga “Liria”, Leximi i klasës I, f. 106)
Në të vërtetë ky tekst shqiptohet pa gjithë ë-të të cilat i kam shënuar me shkronja të zeza, pra:
Mbi të gjith për lirin kan nevoj njerzit. Fëmijt shpesh kujtojn se liri do të thot (ose: tthot) të plotësosh (ose tplotsosh etj.) të gjitha tekat, të bësh çfar të duash, të kesh të drejt të dëmtosh edhe të tjerët (ose ttjert) etj…
Mosshqiptimin e ë-ve jotheksore e kompenson te shqiptuesi në njëfarë mënyre zgjatja e zanores paraprijëse, pra diçka si kaan për “kanë” etj.
Edhe nga ky shembull, kuptohet se drejtshkrimi i gjuhës shqipe, ashtu siç u vendos në vitin 1972, ashtu siç është pohuar edhe nga vetë autorët e tij Kostallari, Çabej, Domi etj. (shih “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Tiranë 1973, f.7-8), nuk mbështetet vetëm mbi parimin fonetik, d.m.th. një shkronjë = një fonemë, por edhe mbi parimin morfologjik (p.sh.: t’i ruajmë mbaresat e rregullta gjatë një zgjedhimi, edhe kur –ë nuk shqiptohet) ose mbi parimin historik (p.sh. shkruajmë dhëndëri, edhe pse te fjalët e tjera më –ër kjo –ë bie kur r pasohet nga një zanore).
Për të pasur parasysh se ç’ndodh me një gjuhë kur ruhet parimi historik dhe ai morfologjik në drejtshkrim, kujtojmë frëngjishten ose anglishten, në të cilat drejtshqiptimi ndryshon bukur shumë nga drejtshkrimi; sjellim këtu për frëngjishten edhe vetëm shembullin e Ferdinand de Saussure-it që vëren se te një fjalë si oiseau “zog” asnjëra nga shkronjat nuk pasqyron asnjërën nga fonemat, pasi kjo fjalë shqiptohet “uazo”.
Është krejt e qartë pra, se parimi një shkronjë = një fonemë nuk na mjafton për ta shqiptuar drejt edhe vetëm shqipen standarde, atë që mësohet në shkolla dhe përdoret në shtyp, administratë etj., pale për të lexuar tekstet tona letrare, sidomos ato të traditës. Dhe është krejt e qartë që nxënësit shqiptarë do ta kishin merituar prej vitesh një “Drejtshqiptim të gjuhës shqipe”, sikundër u premtua në vitet ‘70-‘80 të shekullit të kaluar nga akademia jonë, por që nuk u realizua asnjëherë deri më sot.
Pasoja e kësaj mosdijeje, për një dije që në thelb mjaft të thjeshtë, është leximi i keq te fëmijët tanë, humbja e tingëllimit origjinal në poezi e pjesë shumë të bukura në prozë, tek e fundit ftohja dhe tëhuajëzimi i brezit më të ri prej pjesëve letrare që ofrohen në tekstet shkollore. Kjo sjell ftohjen e përgjithshme ndaj bukurisë tingëllore të shqipes, humbjen e pasionit për lexim… dhe gjithë të tjerat që mund të merren me mend.
Por problemi nuk mbetet vetëm tek fëmijët, pasi kam vënë re se vështirësi të mëdha, në mungesë të vetëdijes së drejtshqiptimit, kanë gjithë shqiptarët, gjuha e të cilëve është pak a shumë larg nga standardi i vendosur më 1972, pra në radhë të parë ata që përdorin në familje e në shoqërinë e ngushtë dialektet gege. Kam vënë re kështu shumë kosovarë, të cilët në përpjekje për të folur një gjuhë standarde “të pastër” i shqiptojnë “ë”-të në mënyrë të tepërt e të panevojshme, pikërisht si nxënësit e shkollave që përmenda më lart. Po kjo gjë ndodh me diftongjet ua dhe ie e me një numër fonemash a togfonemash për të cilat drejtshkrimi ka dhënë zgjidhjen “toske”.
Sikur të ekzistonte një udhëzues i tillë që do të ishte “Drejtshqiptimi i gjuhës shqipe”, në të cilin të theksohej, përveç rasteve më të rëndësishme të shmangies së shqiptimit nga shkrimi, edhe fakti i thjeshtë se drejtshkrimi ynë është mbështetur kryesisht mbi një toskërishte të moderuar, le të themi siç e ka zona e Korçës ose e Fierit (ashtu sikurse e di çdo gjermanishtfolës se ndër gjithë dialektet gjermanishtja e zonës së Hanoverit i afrohet më shumë standardit letrar), atëherë nuk do të kishin vështirësi në shqiptim as nxënës e mësues bashkë, as shqiptaroveriorët që do të mundoheshin ta shkërbenin sa më mirë këtë toskërishte të moderuar.
Kusuret e ë-së drejtshkrimore
Aspekti tjetër i rëndësishëm, kur flasim për mundësinë e përmirësimit të standardit tonë, është reformimi i vetë drejtshkrimit të shqipes. Janë një numër zgjidhjesh, mendoj (por që kam vërejtur se kështu mendojnë edhe një numër kolegësh), të cilat ose nuk kanë qenë të mira që në krye të herës, ose kanë dalë të tilla me zhvillimin e gjuhës në tre e më shumë dhjetëvjeçarët e fundit.
Le të qëndrojmë tek ë-ja e patheksuar, drejtshkrimi i së cilës i shkakton dhimbje koke çdo shqiptari që ulet të shkruajë. Shkruhet amtar apo amëtar, gjithçka apo gjithëçka, vetëvetor apo vetvetor, malësor apo malsor e kështu me radhë? Nuk njoh asnjë njeri, përveç redaktorëve profesionistë ose disa mësuesve të gjuhës, që t’i shkruajnë siç i do drejtshkrimi rastet e vështira dhe të shumta të ë-ve të patheksuara.
Të gjitha vështirësitë vijnë nga fakti se autorët e drejtshkrimit të 1972-shit këtu më njërën anë nuk e ndoqën parimin fonetik (dhe praktikisht nuk mund ta ndiqnin në mënyrë konsekuente), por më anë tjetër edhe përzierjen e tij me parimin morfologjik ose historik shpesh e bënë në mënyrë alogjike, me përjashtime e me kundërthënie të shumta.
Kështu, në fjalët e përngjitura me gjithë e me kurrë do ta lëmë në shkrim -ë-në kur fjala është emër, por do ta heqim kur kemi ndajfolje, lidhëz, përemër të pakufishëm etj., pra do shkruajmë gjithkush, kurrfarë etj. Si ta mbajë mend përdoruesi normal që nuk është profesionist gjuhe një rregull të tillë? Nga ta dijë që duhet shkruar gjithfarë, por i gjithëfarshëm?
Ose shkruajmë tëharr, tëholl por shkruajmë arsye, shkruajmë pastrim por duhet të shkruajmë motërim, shkruajmë përgënjeshtrohem por duhet shkruar gjendërohem, dhëndërohem etj., etj.
Te fjalët e përbëra me vetë nuk shkruhet ë-ja vetëm kur fjala vetë përsëritet dy herë (! pse rregull është ky?), pra duhet të shkruajmë vetëvendos dhe vetvetor…
Sikur të mos mjaftonin ë-të e shumta që kanë fjalët e parme, të cilat i ruajnë ato edhe kur kthehen në fjalë të prejardhura, hartuesit e drejtshkrimit të 1972 kanë shtuar edhe ë të tjera aty ku bashkohen fjalë të parme, që këtë ë nuk e kanë, me fjalë a prapashtesa të tjera. Prandaj duhet të shkruajmë armiqësi, mjekësi, ndërkombëtar, zdrukthëtari etj. etj., por nuk mund të shkruajmë oborrëtar ose shkakëtar sepse këto duhen pa -ë.
Nga gjithë kjo ngatërresë, askush nuk e kupton pse p.sh. duhet të shkruajmë nevojëshumë ose nevojëmadh dhe më anë tjetër nevojtar dhe nevojtore.
Me plot të drejtë Martin Camaj, Arshi Pipa e të tjerë, standardin e krijuar më 1972 e quajtën gjuha “të-të-të”, cok për shkak të arsenalit të stërmadh në ë që kërkon kjo gjuhë në të shkruar.
U ndala këtu vetëm në problemet që sjell zanorja (ose gjysmë a çerekzanorja) ë në drejtshqiptim dhe në drejtshkrimin ekzistues. Por natyrisht problemet shtrihen edhe në zgjidhje që janë gjetur për fonema a kombinime të tjera.
Shoqëria jonë i ka të gjitha kushtet që të përmirësojë kodin e shkrimit të saj, bashkë me krijimin e një kodi të përgjithshëm të drejtshqiptimit. Edhe gjuhë me histori shkrimi dhe drejtshkrimi shumë më të gjatë se tonat, bie fjala gjermanishtja, guxojnë në ditët tona të vendosin norma të reja, përderisa ato ndihmojnë në thjeshtimin dhe lehtësimin e komunikimit.
Vetëm se këto zgjidhje duhet të bëhen me një konsensus të përgjithshëm, ku të pjesëmarrin njerëz të kulturës, shkrimtarë, gjuhëtarë, pedagogë etj., qoftë edhe pas një rilevimi të kujdesshëm të gjendjes së sotme të folur të shqipes. Askush nuk mund të ketë më sot monopol në zgjidhje kaq të rëndësishme për të gjithë pjesëtarët e kombit, më pak nga të gjithë zyrat shtetërore që i patën në të kaluarën.
Flet Ismail Kadare: Gjyqi me Nexhmijen, nje mesazh nga regjimi i permbysur
Shkruar nga: Aida Tuci
Ka pasur zhurmë në shtyp rreth dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” qyshkur Ismail Kadare vendosi të ngrinte një aktpadi ndaj Nexhmije Hoxhës. Kaq u desh që të rikthehej edhe një herë vëmendja tek “Dosja K”. Me këtë pretekst u rihapën edhe një herë dosjet, u gërmua në arkiva, nisi gjithashtu një fushatë shkrimesh kundër e pro shkrimtarit, anipse ai kërkonte të rimerrte atë që me të drejtë i takon vetëm autorit: dorëshkrimin e romanit të tij. Saga 15-vjeçare e kërkesave për rikthimin e atij dorëshkrimi u mbyll pak ditë më parë. Me hir apo me pahir, Nexhmije Hoxha e dorëzoi dorëshkrimin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe” në Arkivin e Shtetit. Për çdokënd kjo mund të quhet betejë e fituar, ndërkohë që “lufta” për të rimarrë dorëshkrimin do të zhvillohet në sallën e gjyqit. Por Ismail Kadare, thjesht ndjehet më i qetë tani që dorëshkrimi është siguruar në Arkiv.
Të qetë e në pritje sesi do të procedojë gjyqi, e gjetëm shkrimtarin në vilën e tij në Malin e Robit. Një nga qëllimet e këtij takimi ishte një intervistë me të. “Nuk e kuptoj këtë ngut të shtypit”, – më thotë jo pa nerv Kadareja. Si e zënë në faj i përgjigjem: “Presioni është shumë i madh zoti Kadare, interesi i publikut gjithashtu”. “E kuptoj, – më thotë, – por prapë kjo nuk e justifikon ngutjen që ka ndonjëherë shtypi shqiptar”. Është ora 18:30 dhe jemi ulur në ballkon. Çifti Kadare është ulur me fytyrë nga deti që dukshëm dallon tutje kopshtit dhe një brezi me pisha. Helena si zonjë shtëpie sjell një kafe për mua dhe pa e pyetur, një çaj të ngrohtë për Kadarenë. Bisedojmë për gjithçka, e ndonjë moment biseda shkon edhe te dorëshkrimi, ndërkohë që unë ende nuk e kam marrë guximin t’i them se qëllimi i vizitës është edhe një intervistë, pikërisht për…dorëshkrimin.
Ai do të kishte dashur të mos bëhej gjithë kjo zhurmë, të paktën deri në përfundimin e gjyqit. Por siç thotë dhe vetë, nuk varej prej tij. Ismail Kadareja pranon, vetëm pas disa vajte-ardhjesh Tiranë-Durrës, të na japë intervistën e parë pas gjithë amullisë që rrethoi “javën e dorëshkrimit”, ku rrëfen mundimin e 15 viteve për të rimarrë atë që i takonte dhe për të shpjeguar arsyet se përse Nexhmija Hoxha vazhdon të këmbëngulë deri në arrogancë për “pronësinë” e saj ndaj dorëshkrimit të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”.
Ka pasur zhurmë në shtyp rreth dorëshkrimit të romanit tuaj “Dimri i vetmisë së madhe”… Ju nuk jeni prononcuar, me gjithë interesin e madh…
Jam në dijeni të zhurmës. Do të doja të mos ndodhte, por kjo nuk varej nga unë. Çështje të tilla shpesh krijojnë pakënaqësi në opinion. Dihen reagimet: kemi probleme të tjera, nuk është koha, tërhiqet vëmendja etj., etj. Në këtë rast është thënë, për shembull, pse kaq vonë? Në të vërtetë, historia është e vjetër, mbi 15 vite.
Para pak kohe, Gjykata e Tiranës vendosi që, në pritje të vendimit përfundimtar, të sekuestrojë dorëshkrimin, për ta depozituar në një institucion të tretë, të pavarur, siç është Arkivi Qendror Shtetëror. Si e pritët këtë vendim dhe ç’mendoni për reagimin e palës tjetër?
Mendoj se ka qenë vendimi i duhur. Pikërisht kjo ka qenë edhe kërkesa e parë e avokatëve të mi. Ky akt, në dukje i thjeshtë, përcakton thelbin e çështjes: Nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit, çka do të thotë nëpërmjet forcës së ligjit, thënë ndryshe me hir ose me pahir, pala e paditur detyrohet të dorëzojë dorëshkrimin. Reagimin e zonjës Hoxha e kam marrë vesh prej shtypit. Më është dukur gjithsesi i çuditshëm. Duke mos e pranuar këtë formë detyrimi, ajo deklaron gatishmërinë ta japë, madje “ta dhurojë” ajo vetë dorëshkrimin. Në këtë rast, ajo shkon edhe më tej, duke kujtuar se mund të vendosë kushte. Sipas saj, dorëshkrimi duhet t’i dorëzohet Arkivit të Shtetit, por kurrsesi autorit, njeriut që rresht pas rreshti e ka krijuar veprën.
Është interesante të vihet re ky refleks i vjetër i regjimit të përmbysur ndaj shkrimtarëve, sidomos shkrimtarëve të njohur. Në rastin për të cilin po flasim, shkrimtari jo vetëm ndahet nga vepra, por gati-gati përftohet si armik i dorëshkrimit të vet! Një përftim i tillë ka gjasë të ketë krijuar te zonja Hoxha iluzionin se ajo mund të bëhet pronare e dorëshkrimit të një romani, që nuk e ka shkruar vetë. Një gjë e paparë gjer më sot në këtë botë!
Përpara se t’i rikthehemi procesit gjyqësor: Sa i rëndësishëm është një dorëshkrim për shkrimtarin?
Një dorëshkrim (kam parasysh, një origjinal i shkruar nga dora e autorit, siç e tregon fjala) është gjithmonë i rëndësishëm. Shkalla e rëndësisë dhe e vlerës varet nga statusi që zë letërsia në jetën e një kombi, dhe sidomos nga statusi i vetë shkrimtarit. Me hyrjen e teknikave moderne të shkrimit, dorëshkrimet e mirëfillta sa vjen dhe rrallohen, rrjedhimisht vlera e tyre rritet çdo vit.
Vlera e një dorëshkrimi është në radhë të parë, morale, sidomos për autorin, por edhe studimore për të tjerët. Nga një dorëshkrim, përveç tekstit, ekspertët mund të zhbirojnë gjendjen emotive të autorit në çastet e shkrimit, trysnitë që veprojnë mbi të, pakënaqësitë, dyshimet etj. Dhe kjo nuk është kaq e fshehtë sa ç’mund të duket. Nganjëherë gjithçka del në sipërfaqe të tekstit. Po përpiqem ta shpjegoj, ndonëse nuk është e lehtë: falë procesit të shkrimit, është e natyrshme që shkrimtarët të ndryshojnë fjalë e fraza të tëra, për t’i zëvendësuar aty për aty me të tjera. Mbi tekstin e prishur vihet zakonisht një vizë dhe puna vazhdon. Janë pikërisht këto fjalë ose fraza të shuara, që shpesh mund të jenë një minierë për studiuesit. Në to mund të jetë fshehur kujdesi i shkrimtarit që diçka të mos dalë hapur në dritë, që të formulohet ndryshe, më butë ose më ashpër, që të jetë më e qartë ose qëllimisht më e errët.
Kjo ndodh sidomos në vepra delikate, siç ka qenë “Dimri i vetmisë së madhe”. Në një tekst rreth 1400 faqe, janë qindra fraza të shuara, pra një vepër e tërë e ndryrë brenda veprës. Për të qenë i qartë, dua të shtoj se zakonisht procesi ka shtysë artistike. Në raste të veçanta, riformulimi është bërë për shmangie keqkuptimesh, dhe rrallë, tepër rrallë për të maskuar fraza subversive. Nuk e kam pasur zakon një gjë të tillë. Vetë niveli serioz artistik, shpesh tingëllon si subversiv.
A ka ndonjë moment artistik apo historik që e bën posaçërisht të vlefshëm këtë dorëshkrim? Ndonjë shembull konkret…
Shembujt janë të shumtë. Po sjell vetëm njërin, të kapur rastësisht gjatë shfletimit të fotokopjes. Ndodhet në pjesën e dytë të romanit, faqe 172 (botimi i parë). Teksti është tejet delikat, ngaqë jepet një portret i shefit të komunistëve shqiptarë, Hoxhës, sipas perceptimit të shefit sovjetik, Hrushovit. Pra, një vizion aspak miqësor, përkundrazi. Ja teksti në librin e botuar. “Tani folësi do të përmendë tridhjetë asprat e Judës, mendoi Hrushovi. Kryqi, toka e Judesë, Golgothaja… po gjallëroheshin prapë në trurin e tij. Ai vështroi me bisht të syrit shqiptarët. Enver Hoxha ishte mbështetur te shpina e karriges. Pas gjithë këtij rrebeshi ai do të gjunjëzohet, mendoi Hrushovi. Nuk i kujtohej mirë përfundimi i Judës në Bibël. Ndoshta do të më duhet të tregoj mëshirë për të, mendoi përsëri.”
Siç e shihni, teksti nuk është aspak në stilin socialist. Krahasimi me Judën, qoftë edhe në një vizion armiqësor, tingëllonte i pazakonshëm për lexuesin. E aq më tepër profecia e gjunjëzimit të Hoxhës. Për çudi, teksti ka kaluar. Kurse në dorëshkrimin origjinal ka një ndryshim. Ai ndodhet te fraza më delikate: “Pas këtij rrebeshi ai do të gjunjëzohet”. Në versionin fillestar fraza është edhe më befasuese: “Pas këtij rrebeshi ai mund të vrasë veten”. Janë shuar, pra, tri fjalët e fundit, që, me sa duket, do të më jenë dukur si një pakujdesi e tepruar, dhe janë zëvendësuar nga “ai do të gjunjëzohet”.
Fraza ose paragrafë të ndryshuar janë me qindra, por dëshiroj të ritheksoj shtysën artistike për shumicën e tyre.
A nuk i sjell edhe fotokopja që zonja Hoxha thatë se ka dorëzuar një vit më parë në Arkiv?
Natyrisht që fotokopjimi i pasqyron ndryshimet. Por përshtypja ime është se fotokopjimi ka pakujdesi. Fakti që në dosjen e dorëzuar ka me dhjetëra faqe të daktilografuara që s’kanë asnjë lidhje me dorëshkrimin fillestar, por me ribotimet e mëvonshme, ma ka krijuar këtë përshtypje.
Cili është raporti në tërësi i një shkrimtari, sidomos në komunizëm, me dorëshkrimet, sepse dihen tashmë frika, kontrollet, censura etj. Dimë fatin e dorëshkrimeve tuaja të sekuestruara pas ikjes suaj, por edhe të dorëshkrimeve të kaluara nëpërmjet botuesit tuaj francez, me emra të rremë (shkrimtari gjerman Lenz)…
Natyrisht ka një lidhje tepër të veçantë, disa herë dramatike, sidomos në regjime të ashpra. Dihen rastet e dorëshkrimeve të shkrimtarëve të burgosur. Ankthi për t’i fshehur, për t’i nxjerrë jashtë burgut.
Në regjimet totalitare, dorëshkrimet kanë qenë shpesh burim fatkeqësish. Është një kronikë e gjatë: bastisje, akuza, spiunime. Por edhe kur nuk ka pasur të tilla, në një jetë, ta zëmë, më të qetë, dorëshkrimet, sidomos ato të pabotuarat, rrezatonin vetvetiu një hije dyshimi në sytë e autoriteteve. E bashkë me dyshimin ishte padurimi për të marrë vesh çfarë ishte shkruar.
Besoj se hyj në radhët e shkrimtarëve që, pa pasur një histori idilike me dorëshkrimet, nuk mund të them se ajo ka qenë dramatike, si rastet që fola më lart. Incidenti më i rëndë ka qenë bastisja e vitit 1990 dhe sekuestrimi i plotë i gjithçkaje. Për fat të mirë, pas dy vjet varavingosh, nga Ministria e Brendshme në hetuesi, së fundi në Arkiv të Shtetit, dorëshkrimet, me sa duket, nuk janë dëmtuar.
Nuk jam ndonjë maniak dorëshkrimesh, por as model i shpërfilljes ndaj tyre. Më kanë humbur disa pak dorëshkrime, për të cilat nuk kam fajësuar askënd. Lidhur me dorëshkrimin e “Përbindëshit”, që e ka përmendur shtypi, ia kam dhënë unë vetë, për ruajtje, mikut tim të hershëm, Gjergj Vlashit, të cilin përfitoj nga ky rast për ta falënderuar publikisht.
Pyetja e parë që duhej bërë është, pse Nexhmije Hoxha kërkonte ta mbante dorëshkrimin?
Po përpiqem të përgjigjem shkurt dhe saktë. Së pari, historia e kërkimit të dorëshkrimit është e vjetër dhe shtypi diçka ka sqaruar për këtë. Historia nis me një kërkesë të zonjës Hoxha për ruajtjen provizorisht të dorëshkrimit të romanit në Arkivin ku ajo ishte drejtoreshë. Shkaku: kushtet jo të përshtatshme të ruajtjes së tij në një banesë të ngushtë, siç ishte ajo e imja (rreth 40 metra katrorë), rreziku i dëmtimit nga ndonjë përmbytje apartamentesh (tepër e shpeshtë në atë kohë).
S’ka pasur as më të voglin presion nga ajo vetë dhe nga askush. Kam pranuar ta jap dorëshkrimin, pa më shkuar asnjëherë ndër mend se kjo mund të ishte një “dhuratë”. (Po shtoj këtu se në traditën botërore nuk njihet, me sa di unë, ndonjë rast dhurimi i një dorëshkrimi).
Me sa duket, znj. Hoxha ka një koncept disi ndryshe për këtë. Më lejoni t’ju kujtoj se topiku “dhuratë” në socializëm përdorej në mënyrën më befasuese. Shprehjet “partia i bëri dhuratë popullit këtë apo atë gjë” ishin të zakonshme. Kështu, quheshin dhurata të partisë hidrocentralet, akademitë, stadiumet, fermat e lopëve etj. Se ku i gjente partia këto dhurata, kjo nuk sqarohej.
Thelbi i konfliktit për të cilin një gjykatë shqiptare duhet të japë një vendim është: kujt i përket ky dorëshkrim: autorit apo ish-drejtoreshës së Arkivit. Kjo e fundit i ka bërë një favor autorit, duke e lejuar të shfletojë një nga dosjet më sekrete të Arkivit: grindjen shqiptaro-sovjetike. Kjo është e vërtetë dhe për këtë, me sa duket, asaj i ngjan e natyrshme që autori t’i jetë mirënjohës. Dhe kjo është e drejtë e saj. Pyetja shtrohet në se sinqerisht ajo beson se ka marrë një dhuratë? Pikërisht këtë, besoj se gjykata do t’i kërkojë ta vërtetojë. Gjer tani është fjala e autorit kundër fjalës së drejtoreshës. Ajo që vërteton një dhuratë është “akti i dhurimit”. Ju siguroj se një akt i tillë jo vetëm nuk ekziston, por ai s’ka ekzistuar kurrë as si ide.
Cili ka qenë pakti për shfrytëzimin e Arkivit ku ju shfletuat dosjen për “Dimrin…”?
Ka pasur një historik ky bashkëpunim, që mendoj se ka qenë krejtësisht jo tipik, pra i pazakonshëm. Ishte fjala për një marrëveshje, një lloj pakti midis meje dhe drejtoreshës së Arkivit, natyrisht me dijeni të shefave të tjerë. Pakti ishte i thjeshtë dhe i qartë: E para, do të shfletoja dosjen sekrete. E dyta, do të merrja shënime, me kusht që të mos i riprodhoja, dhe në fund t’ia ktheja Arkivit. E treta, faqet e romanit që do të kishin lidhje me dosjen, isha i detyruar t’ia tregoja Arkivit, para se t’i çoja në botim.
Iu jam përmbajtur me korrektesë këtyre pikave. S’kam pasur ndërhyrje nga askush për asgjë. Askush nuk e dinte ç’kam shkruar. Kam dorëzuar shënimet. Kam dorëzuar faqet e romanit që kishin lidhje me dosjen (rreth 40-45 të tilla). Sipas “paktit”, nëse s’do të kishte përgjigje negative brenda njëfarë afati javor ose dyjavor, do ta dorëzoja romanin në shtëpinë botuese.
Përgjigje nuk pati nga askush. Shtëpia botuese nuk bëri asnjë vërejtje për asgjë. Ishte e para herë që kjo ndodhte me një vepër letrare në Shqipëri. Romani doli në qarkullim i rrethuar nga një shurdhim dhe nga një atmosferë pothuajse misterioze. Një pëshpërimë e keqe kundër tij u ndie qysh në ditën e dytë ose të tretë. Ishte e pakuptueshme. Tirazhi prej 25 ose 30 mijë kopjesh, nuk më kujtohet saktë, u mbarua ditën e dytë. S’do të kalonte veçse pak kohë që një fushatë e pazakonshme të shpërthente kundër romanit. Ndër qendrat kryesore që nxisnin fushatën ishte Ministria e Brendshme, KQ i Rinisë dhe vetë aparati i KQ-së (ku bënte pjesë Instituti i Marksizëm-Leninizmit) bashkë me Arkivin!
Nuk kuptoja asgjë. Madje, as sot nuk e kam të qartë plotësisht ç’ka ndodhur.
A ka një kushtim (autograf) në dorëshkrim, që ndoshta e bën znj. Hoxha ta shohë veten si “pronare” të tij?
Nuk e kam të lehtë të vihem në vend të saj për t’iu përgjigjur pyetjes suaj. Ajo ka përmendur disa herë fjalën “mirënjohje”, që isha i detyruar të kisha ndaj saj. Do të ishte një gjë normale që t’i shprehja mirënjohjen drejtoreshës së Arkivit për dosjen e dokumenteve. Por ky s’është argument për të përvetësuar një dorëshkrim.
Sa për autografet (dedikimet në libra), ajo e ka përmendur një të tillë në një intervistë me gazetarë të huaj, si provë të marrëdhënieve të ngushta a të veçanta me autorin. Me sa duket, ashtu si në rastin e “dhuratave të partisë”, zonja Hoxha ka një koncept jo fort të saktë për autografet (dedikimet) e autorëve. Pa i futur të gjitha në të njëjtën kategori, mund të thuhet se shumica dërrmuese e tyre, bashkë me formulat “kujtim nga autori”, “në shenjë miqësie” etj., s’vërtetojnë ndonjë gjë dhe s’mund të jenë argument për asgjë.
Për t’ju treguar një kuriozitet, për të cilin kam përshtypjen se ka folur kalimthi edhe shtypi ynë, kur njërit prej vrasësve më të bujshëm të Francës, gjatë arrestimit iu gjet në çantën e shpinës një libri im. E si të mos mjaftonte kjo, gjatë një interviste në burg, kur tha, midis të tjerash, se I. K. ishte shkrimtari i preferuar i tij, askujt nuk i shkoi ndër mend të bënte qoftë edhe aluzionin më të vogël, të llojit: shkrimtar ballkanas, s’është ndonjë çudi që pëlqehet nga vrasësit ose, më keq, t’i frymëzojë ata.
Së fundmi, si e shpjegoni qëndrimin e zonjës Hoxha, si dhe një lloj arrogance të saj në këtë proces gjyqësor?
Mendoj se shpjegimi duhet kërkuar në faktin se zonja Hoxha ndihet e mbrojtur. Avokati i saj, duke thënë se “ky është një gjyq principesh”, ka dhënë, pa dashur, njëfarë shpjegimi.
Rendi i përmbysur nuk pranon se është thyer. Në këtë “gjyq principesh”, që në njëfarë mënyre është një test, një sprovë force, ai regjim kërkon të japë mesazhin se është ende i fortë. Me fjalë të tjera, të pohojë: Ne jemi këtu. Ashtu si më parë.
Është lehtë të thuash se ky është donkishotizëm. Mendoj se është një e keqe më e thellë. Regjimit të përmbysur, përfaqësuesve të tij, iu dalin befas ca aleatë të papritur, aty ku nuk të shkon mendja. Për shembull, gjatë “javës së dorëshkrimit”, nëse më lejohet ta quaj kështu, ca gjysmë letrarë, gjysmë informatorë, të afishuar gjer më sot si antikomunistë të tërbuar, me sulmet që shpërthyen në shtyp kundër shkrimtarit, u renditën praktikisht në krah të zonjës Hoxha.
Ka vite që flitet për afërsinë fashisto-komuniste, dhe ky është një rast i dëshmimit të saj. Që rendi i përmbysur ndihet i fortë, ky është vërtetimi i hidhur se Shqipëria ndihet ose është e dobët.
Dhe kjo s’ka pse të na duket e papritur. Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë që ende nuk pranon të hapë arkivat e fshehtë, të dënojë krimet e të ndahet nga pjesa më e errët e ndërgjegjes së saj. Kjo është për t’u trishtuar, por më shumë akoma, për t’u shqetësuar.
Krijohet bindja se në gropën e arkivave dhe të dosjeve të fshehta lejohen të zbresin njerëz si ata që u përmendën më lart, që shërbejnë jo për të zbuluar krimet, por për t’i mbuluar më fort ato.
Mbrojtësit e së keqes shpresojnë në dredhinë e tyre të zakonshme: transferimin e krimit. Por krimet e një epoke si ajo që u përmbys, nuk janë pupla të lehta që mund të zhvendosen dinakërisht nga zyrat e hetuesisë, burgjet, qelitë e torturave e fushat e internimit, në ca vjershurina e tekste të nxjerra nga makina e propagandës zyrtare, rrjedhimisht të pabesueshme për sa i përket autenticitetit.
Letërsia dhe artet kanë përgjegjësinë e tyre, por në fund të fundit, ato janë publike dhe, si të tilla, lehtësisht të gjykueshme. Të fshehta janë tmerret e fshehura, në radhë të parë armata e informatorëve, atyre që i çuan kolegët e tyre në tortura dhe mort. E pikërisht këta vazhdojnë të jenë të mbrojtur, për të mos thënë të çmuar.
Kurtizanët e sotëm fashisto-komunistë kujtojnë se mund ta kenë të lehtë goditjen e shkrimtarëve të njohur. Harrojnë se këta të fundit dinë të jenë të ashpër gjithashtu dhe mund t’iu kthehen. Shumë vite më parë, Heine, duke i paralajmëruar detraktorët e vet, iu kujtoi se mund të shpëtonin nga burgjet ose veglat e torturës, por po të binin ndonjë ditë brenda tercinave të Dantes, për një mijë vjet nuk dilnin dot më.

Gjithmonë në çdo kohë , Ali Podrimja, doajeni i vargut shqip
“Gjithmonë Ali Podrimja”
Akademikë, shkrimtarë e politikanë nga Shqipëria e Kosova nderuan poetin.
Si një ikje pa lamtumirë ishte ajo e Ali Podrimjes. Larg syve të të gjithëve, që askush të mos e shihte tek i jepej vdekjes. Në një pyll të errët në Francë, ku kishte shkuar për poezinë. Por Ali Podrimja nuk mund të ikte kështu. Miqtë nuk mund ta pranojnë këtë, ndaj dhe që prej ditës që iku, nuk kanë reshtur homazhet ndaj poetit të Kosovës, ai që u këndoi dhimbjeve të bashkëkombësve, që u bë zëri i tyre. “Gjithmonë Ali Podrimja”, kështu titullohej përshpirtja poetike e zhvilluar mbrëmë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ideuar nga mjeshtri Zhani Ciko dhe me regji të Adonis Filipit. Akademikë, poetë, studiues, politikanë, të gjithë ishin mbledhur dje për nder të poetit. I pranishëm në këtë mbrëmje letrare ishte Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Hajdin Abazi zv. ministër i Kulturës i Kosovës, akademiku dhe miku i poetit Ali Aliu, Resul Shabani, shkrimtar nga Maqedonia, akademiku Basri Çapriqi, kryetari i “Pen Klub Kosova”, Rexhep Smaili etj.
Kjo përkujtimore për poetin kosovar ishte menduar në formën e një mbrëmjeje me katërt kohë (“Ika”, “Elozh”, “Homazh” dhe “Ardhmëria”) me poezi, muzikë, ndërkohë që miq të poetit ndanë me të pranishmit e shumtë mendimet dhe kujtimet e tyre mbi Ali Podrimjen. Një prej të ftuarve, akademiku kosovar Ali Aliu, do të ndalej te përballja prometiane që Podrimja u bëri gjithë përplasjeve të jetës, mes të cilave dhe vdekjen e të birit në një moshë fare të re. Për Aliun, Podrimja u bë “zëri i dhimbjes kolektive”, megjithatë nuk ishte një zë dëshpërues, por mobilizues e shpresëdhënës. “Arti i tij mbarte shpirtin dhe vlerat e shumë gjeneratave shqiptare”, tha akademiku.
Poezi e muzikë
Në qendër të skenës, të veshur në të kuqe, qarkuar me lule, qëndron një fron bosh. Është froni i poetit, të cilin aktorja Yllka Mujo e mbushi me lule. E para këtij froni u përulën të gjithë të pranishmit. Pas muzikës funebre nga Johan Sebastian Bach (“Toccata”), interpretuar nga pianistja Rudina Ciko, aktorët e Teatrit Kombëtar, Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Fatos Sela e Bujar Asqeriu, sollën vargje nga disa prej poezive më të bukura të Ali Podrimjes, të cilat u duartrokitën gjatë nga të pranishmit. U hap me poezinë himn “Unë biri yt Kosovë”, njërit prej krijimeve më të bukura të Podrimjes, për të vazhduar me të njëjtën frymë në poezitë “Përtej dhimbjes”, “Etyd për Shqipërinë”, “Dua të jem”, “Kush do të vrasë ujkun”, “A ja dëgjoni harrimin”, për t’u përmbyllur nën interpretimin pasionant të Mirush Kabashit me “Një natë nga netët e mia pagjumë, Preveza”. Aktorët do të ktheheshin sërish në skenë me të tjera poezi në kohën e tretë me “Kthim në vete”, “Bukuria”, “Dashuria”, “Lumi”, “Historia e një nëne” etj. Nuk do të mungonte një “Ave” e Mascagnit, interpretuar nga tenori Armaldo Kllogjeri, që u la udhë romancave, mbështetur mbi poezitë e Ali Podrimjes dhe me muzikë nga Rauf Dhoni e Feim Ibrahimi. Disa syresh nxjerrë nga arkivi personal i kompozitorit Feim Ibrahimi. “Balladë” (1999), me muzikë nga Rauf Dhomi, interpretuar nga sopranoja Suzana Frashëri, “Rrjedh s’është lumë” (1994), interpretuar nga baritoni Solen Alla, “Në pyll” (1977), nën interpretimin e mexosopranos Vikena Kamenica, “Unë, biri yt Kosovë” (1982), kënduar nga baritoni Armando Likaj, të gjitha ishin muzikuar nga kompozitori Feim Ibrahimi.
Diku në botë
Po qe se nuk të
shkruaj
Miku im i dashur
Po qe se s’ma dëgjon zërin
Merr një karafil
E ma kërko varrin
Diku në botë
Se vajta pas Lumit
Ali Podrimja
Vdekja e papritur
Ali Podrimja kishte shkuar në Francë për poezinë dhe nuk u kthye më. E shpallën të humbur, ndërsa trupi i pajetë i poetit u gjet më 21 korrik, në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës. Podrimja kishte udhëtuar për në Francë të hënën e 16 korrikut, për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”. Ato ditë kishte komunikuar me mediat kosovare për festivalin, por për tri ditë me radhë do të ndërpriste komunikimin me të gjithë dhe përgjithmonë. Pas gjetjes së trupit të pajetë, autoritetet franceze kanë konfirmuar të martën se poeti Ali Podrimja vdiq natyrshëm. Rezultatet e raportit mjekoligjor që janë kryer në Francë i janë dorëzuar Ambasadës së Kosovës atje. Ambasadori Muhamedin Kullashi ka thënë për gazetën se konstatimi kryesor i këtij raporti është se bëhet fjalë për vdekje natyrale. Thuhet se Podrimja ka humbur jetën për shkak të dehidratimit, pasi kishte humbur orientimin nëpër pyll. Një tjetër raport në detaje për vdekjen e poetit do të jetë gati pas 15 ditësh. Atë po e kryen klinika e mjekësisë ligjore në Montpellier, ku ishte dërguar trupi i pajetë i poetit. Në mëngjesin e 26 korrikut ai mbërriti në tokën e tij, ku u prit nga familjarët dhe kolegët i mbështjellë me flamur, për t’u përcjellë më pas në ambientet e Akademisë së Shkencave të Kosovës, ku u mbajtën homazhe për plot dy orë. Më pas kortezhi i përmortshëm u drejtua për në banesën e fundit.

Pse sulmohet Ismail Kadare?
Shkruar nga: Pandeli Majko
Piktura paraqet një “urë” dhe është e pazakontë, jo vetëm për këtë. Është bërë nga një shkrimtar. Ai quhet Viktor Hygo. Në Tiranë, më i madhi i letrave shqipe (Ismail Kadare) “u përball” në gjyq me pushtetarin më jetëgjatë të shtetit shqiptar (Enver Hoxhën). Dorëshkrimi “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili zotërohej nga familjarët e politikanit të vdekur, u dorëzua në Arkivin e Shtetit me vendim gjyqësor. Ishte një betejë ligjore e zakonshme në “procedurë” dhe e pazakontë në sensin e marrëdhënieve me kohën. Në marrëdhënie me historinë fituan të dy!
Përballë njëri-tjetrit, fitoi shkrimtari! Tjetri, bëri atë të cilën kishte bërë edhe kur ishte gjallë. Për të fituar përjetësinë, pranoi statusin e “personazhit” të shkrimtarit.
Shpesh, shoh individë që sulmojnë shkrimtarin. E sulmojnë për të kaluarën, për heshtjen, për kokuljen, për postet…në regjimin komunist. Harrojnë se duke mbetur gjallë ishte mbase i vetmi, që me artin e tij, Kadare, ndërtoi “Urën me tre harqe” (trinitia, lindje-jetë-vdekje), përmbi të cilën shoqëria shqiptare eci nga diktatura në demokraci. Në “këmbën” e URËS, keni vetë shkrimtarin dhe “fajin” e tij të murosur në të. Pse mund të fyhet sot, një urë!? Mbase për faktin se të kujton që vjen nga “ana tjetër” e kohës. Dhe kjo, nuk është pak për një shoqëri postkomuniste.
Viktor Hygo ishte një gjeni. Ismail Kadareja ynë është më shumë, të paktën si “piktor”…. “Ura” e tij, as nuk mund të shihet dhe as të pikturohet! Ajo ka dëshmitarë vetëm ata që e kaluan. Unë jam një nga ata!
Faleminderit shkrimtar!
Atdheu eshte atdhe, bile edhe atehere, kur te vret
Letra-Testament e shkrimtarit Mitrush Kuteli, drejtuar gruas dhe femijeve te vet. Kjo eshte Letra-Testament, qe shkrimtari Mitrush Kuteli, u drejtoi gruas dhe femijeve te tij, para se te ndahej nga jeta, ne kushtet e njohura kur nuk i lejohej dalja ne drite, botimi i veprave te tij, dhe, sigurisht, per pasoje, edhe te vuajtjeve te thella shpirterore.
Atdheu eshte atdhe, bile edhe atehere, kur te vret
Nje nga themeluesit e prozes moderne shqiptare, autor i dhjetera novelave, (apo rrefenjave, siç i quante), romaneve, poeti, studiuesi, perkthyesi i shkelqyer, ekonomisti i talentuar dhe atdhetari i madh, u denua me burg pas nje gjyqi farse, duke u akuzuar, madje, edhe si propagandist i Luftes se Trete Boterore (!)…
Gjimnazistet e Shkolles se Gjuheve te Huaja, Fiona Kopali dhe Klaudia Hasanllari, ia kerkuan Letren-Testament familjes se shkrimtarit.
Po e botojme kete Leter–Testament, me disa pak shkurtime te pjeseve thjesht familjare.
E dashur Efterpi,
Kete leter, qe eshte ndoshta e fundit, desha te ta shkruaj me dore, po nuk mund. Sot nuk e kam doren te sigurt, me dridhet. Ti s’je ketu. Ke shkuar me Pandin ne Rrushkull per te pare Poliksenin dhe Atalanten. Te nxita me shume une. Nga brenga, nga malli. Jam vetem ne shtepi. Doruntina ka shkuar te loze me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam te turbullt nga pagjumesia, nga endrrat e keqija. Sikur me ndiqnin gjermanet, qe te me varnin. Iknja me vrap, hynja ne gropa e puse, dilnja prape. Ata me ndiqnin. Ment me kapnin. Iknja perseri. Ne nje çast u gjende edhe ti prane meje. Dhe iknim. Pastaj u ndame. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerezit tane. Prape gropa, puse, gremina. Sikur isha ne Berat, nen Kala. Ne nje sterre te Kalase, prane Kishes. Me tej ne Fier. Kisha shpetuar nga ndjekjet dhe kerkonja ndonje shtepi per t’u fshehur. Isha i zbathur, i zhveshur. Dikush me thirri: “Qendro, Dhimitri! Te zume”. Me rrethuan, me zune dhe po me shpinin te me vrisnin. Une qeshnja. Kisha qejf te me vrisnin... Dhe ja, u gjenda ne burg. Shume njerez.
Midis tyre Sofo Çomorra, qe ka vdekur. Me shikonte me dhembje. “Si u be keshtu, o Pasko? Ç’ke bere?” –“S’di”. –“Shiko ketu”. Dhe me dha ca shkresa te shkruara bukur: nje akt akuze dhe ca lidhje te tjera. Me quanin bejtexhi. Me thoshin se kisha bere nje vjershe per glyren me rima italiane. Pashe Andrean. I ardhi keq. U vendos te me vrasin. Prape u gezova. –“Fundja, do vdes, thashe. Do te shpetoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qene shume e turbullt, e ngaterruar, e mire dhe e keqe. Sa mire qe mbaroi”. Kur u ngrita, ti po beheshe gati per ne Rrushkull. Koken e kisha dhe e kam te rende.
Ti shkove me 7 e gjysme. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e me solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli... Sipas mendjes sime, shpetoi. E kam zili. Vdekja eshte prehje e madhe, shkeputje nga dhembjet. Vertet, edhe nga gazet, por ne nje kohe, kur njeriu eshte shume i semure, i merzitur, vdekja eshte shpetim: nga dhembjet fizike e shpirterore. Qe te dyja jane te renda. Ti e di sa dhembje te tilla kam pasur kohet e fundit. Njera, qe ti ma di, eshte se si pasoje e tyre nuk jam i zoti te punoj, te krijoj, te paguaj buken qe me jep shteti per vete e per femijet. Une s’kam qene e s’dua te jem kurre parazit. Po ç‘te bej, grua? S’mund. Koken e kam te turbullt.....
Letren ta nisa per tjeter gje: te te perseris porosite e mija te fundit. Me fal se te merzit. Une t’i kam thene kaq here. Te kam helmuar jeten, sepse edhe mua ma kane helmuar te tjeret. Dhe s’kam qene i zoti ta mbaj helmin per vete, siç me takon. Ky qofte i fundit qe po te sjell.
Ne u bashkuam, rrojtme e beme femije ne vjete stuhie: burg, urbanizem, hotel. Po atehere kisha shendet dhe i kaperceva te gjitha. Tani, ti e di... I di ditet e netet e mija. Semundjet dhe brengat me brehne, me hengren. Une e shoh tani vdekjen si nje lirim nga dhembjet. Nuk e dua,po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, me çik. Me vjen keq se do t’i le femijet te vegjel, pa krah, mbase ne vobektesi te madhe, ne pamundesi per t’ua arritur synimeve. Pensioni im nuk do te mjaftoje. S’kam “vjete sherbimi”.
Domosdo, 22 vjet jashte. Edhe atje kam punuar sa jam shuar,po keta vjete pune nuk peshojne per efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta,pas vdekjes, kur te pushojne pasionet dhe urrejtjet, shteti yne mund t’ju ndihmoje per hir te punes sime te kaluar; ne gazetari dhe letersi, qe ne moshe te njome, dhe sidomos ne fushen ekonomike. Nje pjese e shkrimeve te mija-shqip dhe rumanisht- jane aty, ne Biblioteken Kombetare.
Disa njerez i dine perpjekjet e mija kunder kapitalit italian, kunder grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak. Nuk kam ndjekur kurre pasurimin tim, sepse ky pasurim mund te behej vetem me dy mjete: me vjedhje (ka njemije e nje menyra vjedhjeje dhe une s’kam perdorur asnjeren) dhe me tradheti, duke u sherbyer te huajve per te grabitur vendin dhe duke marre per kete sherbim. Zgjodha rrugen e kundert: luften kunder atyre qe donin te grabisnin, atyre qe grabisnin. Nuk i ndala dot te tera, jo se s’desha, jo se kisha interes,po se s’munda. Kaq munda,kaq bera. Kunder grabitjeve italiane, kunder grabitjeve gjermane, kunder grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurre udhen e rehatit vetjak, udhen e “urte e bute e lugen plot”.
Kam punuar shume, kam dashur shume, kam gabuar shume. Tani jeta shkoi e nuk kthehet dot,nuk ndreqet dot. Te kam treguar se gjermanet do te me varnin perpara bashkise,kur muaren vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhes se re qe donin te benin. Me shpetoi fati. Nuk do te skuqem kurre nga turpi as me veprimin tim ne ditet e para te çlirimit. Punova si i marre. Luftova kunder grabitjeve jugosllave. Aq me fort nuk mund te skuqem nga turpi as me veprimtarine time praktike-ne fushen ekonomike-ne Rumani. Edhe atje kunder gjermaneve. Une kam pasur gjithnje, si bir i nje populli te vogel, nje urrejtje te madhe kunder idese se zeze “popuj mbi popuj” ose “te medhenj mbi te vegjel”, por “popuj perkrah popujsh”.
Ky parim ka ushqyer ne menyre te vetedijshme dhe te pavetedijshme, automatikisht,veprimtarine time. Kam qene kunder ruseve, sepse ata mbajne nenvete dhe shkombetarizojne popuj te tjere, kunder gjermaneve sepse kane shfrytezuar dhe zhdukur popuj te tjere, kunder anglezeve per te njejten arsye. Biri i nje populli te vogel nuk mund te bente ndryshe. Ne Rumani kam luftuar,aq sa mund te luftoje nje njeri i vogel, kunder shfrytezimit te kapitalit vendas dhe te huaj.
Kete qendrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Nje nga pasojat e para ka qene nje “skede e zeze” ne aparatin gjerman te Vjenes, me 1940-41. Per kete “skede te zeze” ardhi e me foli dikush ne banke: “Ç’po ben keshtu? Nuk e di ç‘te pret? Pse kundershton qe vendin e kapitalit çifut ta zere kapitali mik gjerman?” Une di nje gje: kapitali s’mund te jete kurre mik, po vetem kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron per fitime. Dhe fitimet s’kane kurre te mbaruar. Njeja kerkon te behet dy, dyja kater, katra tete, mija dhjete mije, milioni qindmilion e keshtu me radhe. Ne dem te njerezve, te popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnje i varfer) di se fitimi i vjeter nuk ngopet me fitim te ri, siç nuk ngopet deti me uje.
Do te me njohe dhe do te me kuptoje dikush, te pakten pas vdekjes? Nuk e di. Desha te me kuptonte dhe njihte jo per nder e lavdi, po qe femijet e mij-te cileve u le trashegim punen dhe endrrat e mija- te mos vuajne per buke sa jane te vegjel, te ndjekin studimet dhe te gjejne udhen e tyre ne jete.
Jam i sigurt se po te vleresohej ne kete drejtim puna dhe perpjekjet e mija ne te kaluaren, femijet nuk do te vuanin.
Nisa te shkruaj nje leter te shkurter lamtumire, dhe u nxeva-ndonese me buçasin veshet e me dhemb koka prapa- dhe shiko se ku arrita.
Degjo!
Shenjat nuk i kam te mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem per ne zyre a per shetitje dhe me priten kembet, me mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam sketerre, siç e di vete. Keto te gjitha thone se nuk e kam te gjate. Pra, mos u hidhero se po te porosit edhe nje here.
1.Kur te vdes mos beni lajmerime nga ato qe ngjiten neper muret.n Vdekja eshte nje ngjarje qe i takon atij qe vdes dhe shtepise se tij. Pse ta dije bota? S’dua! Nuk do te lajmeroni para varrimit, asnjeri, me perjashtim te pese a gjashte njerezve me te aferm per te bere formalitetet e varrimit dhe varrimin. Kaq.
S’kam qejf te merzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur kisha dashur te varrosesha ne Pogradec, prane babajt e nenes ose lart ne geshtenjat, ne Shen e Djele. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi eshte nje ngaterrese. Varrosmeni ketu, ne Tirane. Gjith Shqiperi eshte! Nuk dua asnje shkrim mbi varr. Vetem nje kryq, si babaj, gjyshi, stergjyshi.
3..........................
4. Femijet i porosit ta duan vendin dhe gjuhen tone gjer ne vuajtje.
Te mos u shqase zemra kunder Shqiperise as kur do te vuajne pa faj. Atdheu eshte atdhe, bile edhe atehere kur te vret. Ketu kane lindur, ketu te rrojne me mish e shpirt, qofte edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeliu kane prirje per letersi. Le te mbarojne studimet ne ndonje dege praktike-ajo fizike, ay mjekesi ose ndonje fakultet tjeter, fjala vjen, per aresimtar, dhe le te merren edhe me letersi. Por jo si profesion kryesor. Profesionizmi ne letersi, ne vendin tone, eshte, he per he, nje rruge vuajtjesh, buka e tij eshte e hidhur. E hidhur, them, per ate qe s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letersise eshte nje toke tek gelojne gjarperinjte. Te vrasin shoket, se u ben hije. Dhe kur nuk u ben hije do te thote se nuk je i zoti per letersi. Doreshkrimet ua le atyre te dyve, sidomos Pandeliut. Te mos i preke askush! Ay do te rritet,do te lexoje shenimet e parealizuara, do t’i perpunoje. Per kete duhet te grumbulloje me pare shume kulture. Talenti, prirja nuk vlejne asgje pa pune, pa kulture.
Askush te mos i preke doreshkrimet para se te me rritet djali! I vini ne arke, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalante! Pandeli dhe Doruntine! Te doni njeri-tjetrin, te ndihmoni njeri-tjetrin, te duroni njeri-tjetrin! Mos i vini re vogelsirat, mos u grindni per vogelsira, per asgje. Hidhni tutje inatin, se ay eshte burim i shume te keqijave. Perpiqi te mos ju rritet mendja. Inati dhe mendjemadhesia na kane bere deme te medha. Na prishne. Zemra juaj te mos njohe urrejtjen, grindjen, merine. Urtesi,butesi, zemergjeresi! Hapni syte per çdo hap qe beni ne jete. Jeta mund te prishet nga nje hap i gabuar, vetem nga nje hap. Pastaj vine greminat. Kur t’ju vije koha, martohuni. Te degjoni zerin e zemres, po edhe te arsyes. Shpesh, zemra te shpie ne udhe te gabuar, ne qofte se nuk e drejton arsyeja. Mos i kerkoni shume jetes, sepse jeta eshte koprace ne miresi. Mos enderroni ato qe nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mengjesit, me mendjemadhesine. Do t’i kerkoni jetes aq sa mund t’ju jape.
Ta doni dhe ta nderoni mamane, se ka qene trime ne jete, ka vojtur shume. Te dy kemi vojtur. Embelsojani pak pleqerine pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shume pervoje nga jeta e hidhur dhe kjo pervoje mund te jete e dobishme per ju, qe te mos vuani.
Doruntina eshte me e vogla. Ajo ka nevoje per mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmen tuaj, qe te mund te prehem i qete ne dhe.
Mos me qani! Mbahuni! Une e rrojta jeten, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin te tjeret kur qani. Me degjoni? Lotet jane te kote. Kush vdes nuk ngjallet. Une as qe dua te ngjallem, as qe dua ta filloj jeten perseri. Mjaft! Kete porosi mos e shkelni.
Efterpi, me fal per kete merzitje te fundit! Mbahu dhe jepu zemer femijeve. Bej siç te porosita. Mos ndrysho asgje. Nuk dua njerez ne varrimin tim. Me te shumtit vine per sehir, per forme. Une i kam urryer ngahera varrimet e bujshme, me kallaballek. Edhe disa fjale: kuptohet se nuk do te lajmerosh as njerezit e tu, ketu ose ne Korçe, me perjashtim te Foqit dhe Nestit.
Te perqafoj, te lutem te me falesh dhe lamtumire!
Yti Dhimitraq
“Kadare i ktheu letërsisë shqipe përmasën europiane”
Fiona Kopali: Intervistë me Prof. Dr. Shaban Sinanin
STUDIUESI, PROF. DR. SHABAN SINANI, FLET PËR LETËRSINË ME NXËNËSIT E SHKOLLËS “ASIM VOKSHI”
Pas dy poetëve, gjimnazistët e shkollës “Asim Vokshi” kanë biseduar me prof.dr. Shaban Sinanin rreth letërsisë. Studiuesi i njohur deklaron se Kadare, me veprën e tij, i ktheu letërsisë shqipe një përmasë të munguar për disa shekuj me radhë, përmasën europiane, që ajo e kishte humbur qysh prej M. Barletit.
Kur keni menduar të bëheni një studiues i letërsisë?
Jo aq herët. Kur isha në universitet, më shumë më tërhiqte gjuhësia. Edhe diplomën e mbrojta me një temë nga gjuhësia, madje nga gjuhësia historike. Është një studim për ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe, që ende më tërheq. Ndoshta do t’i kthehem. Kam pasur udhëheqjen e prof.Shaban Demirajt në këtë punë dhe i jam mirënjohës për çka më ka ofruar. Për letërsinë kam filluar të mendoj më vonë, në mesin e viteve 1980.
Sipas mendimit tuaj, çfarë duhet të dijë një studiues për letërsinë?
Mendoj se, para së gjithash, studiuesi i letërsisë duhet të njohë gjithë trashëgiminë letrare të vendit, pavarësisht se me cilën dukuri letrare merret. Duhet të njohë jo vetëm letërsinë e arrirë, apo letërsinë që ai pëlqen, por dhe letërsinë tjetër, që është më e vëllimshme, letërsinë mesatare dhe të dobët. Ndryshe, prej lexuesit të zakonshëm, studiuesi i letërsisë nuk mund të zgjedhë. Është e vërtetë se gjykimi për letërsinë do ta komprometonte vetë letërsinë nëse do t’i drejtohej mesatares dhe të paarrirës. Por kjo nuk e çliron studiuesin nga përgjegjësia e njohjes. Pastaj studiuesi i letërsisë duhet të njohë gjithë historinë e mendimit dhe gjykimit të paraardhësve për të. Ndryshe mund të bëhesh zbulues i zbulimeve, ose të përsëritësh të njohurat dhe të kthehesh në kopjues. Kjo është çështje e etikës shkencore. Studiuesit të letërsisë i duhet të njohë teoritë letrare, estetikën e përgjithshme dhe atë të arteve të fjalës, historinë e vendit.
Cilin autor keni pëlqyer ose dashur më shumë në periudhën e gjimnazit? Dhe pse?
Në vitet e shkollës së mesme autori që më ka pëlqyer më shumë ka qenë Tolstoi, megjithëse, me sa mbaj mend, nuk përfshihej në programin shkollor. Më shumë se “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”, më pëlqente “Ringjallja”. Ishte një roman i pangjashëm me letërsinë tjetër. Një libër filozofik dhe shqetësues. Me “Ringjalljen” Tolstoi bëri provë të zbulonte një besim të ri, një fe tjetër, që kishte ringjalljen e krishterë në thelb, por të shenjuar në vetëpërkryerjen e njeriut. Shumë vite më vonë do të mësoja se Tolstoi, në kohën që shkruante “Ringjalljen”, merrej edhe teorikisht me idenë e një besimi të ri. Fjalimi i tij, mbajtur në frëngjisht para Radio Francës më 1907, me titullin “Qu’est-ce que la religion” - “Ç’është besimi”, njihet si një prej fjalimeve më të rëndësishëm të shekullit XX. Një kopje e rrallë e diskut ku është regjistruar ky fjalim ruhet në arkivat e Shqipërisë.
Pse pikërisht kjo vepër e Tolstoit?
Nuk e di. Ndoshta shpirti i krishterë i stërgjyshërve të mi, për të cilët kisha dëgjuar histori shumë të bukura, gjeti diçka që zgjon te ky roman.
Po tani, cilin autor po lexoni?
Tani, unë më shumë lexoj letërsi shkencore. Nga letërsia shkencore, dy autorët më të rëndësishëm mbeten Claude Levi-Strauss dhe Vladimir Propp, dy dijetarë të jashtëzakonshëm të shekullit XX, që ishin shumë pranë njëri-tjetrit dhe njëherësh mjaft kritikë ndaj njëri-tjetrit. Teoritë e tyre më kanë shërbyer shumë në kohën që përgatisja disertacionin e doktoratës, por më shërbejnë mjaft edhe tani, sepse letërsia, gjithashtu, ka nevojë për vështrimin antropologjik dhe për strukturalizmin e funksionalizmin. Kurse në letërsi tani po veçoj “Kujtimet e një europiani” të St. Zwieg-ut, i cili mbetet një shkrimtar i magjishëm, një paraprijës i mendimit europeist.
Kur keni filluar të bëni studime për I. Kadarenë?
Prej më shumë se dy dekadash. Mendoj në vitin 1988 kam bërë studimin e parë. Në vitin 1990 kisha gati një libër, por recensuesi më këshilloi miqësisht të mos e botoja. Tani ai është një prej studiuesve të veprës së I. Kadaresë. Studimet që përmbante ai libër u botuan shumë shpejt, në katër numra radhazi në revistën “Sot”, gjatë vitit 1991. Në vitet kur unë mendova për herë të parë se mund të merresha me veprën e Kadaresë, ai ishte një mit. Dhe mitet janë të frikshëm. Por pikërisht në atë kohë unë pata një njohje për së afërmi me Kadarenë. Shpesh mbrëmjeve, bashkë me profesorin tuaj, Arshin Xhezo, kalonim dhe disa orë debati me Kadarenë në hotel “Dajti”, zakonisht me një konjak përpara. Kjo njohje më dha mundësinë të vëreja se Kadare ishte një njeri si gjithë të tjerët, me trillet dhe kapriciot e tij; ta shihja si zemërohej kur kamerierja ia vononte porosinë, ose si nxehej për çështje të trajtuara në shtyp, por edhe si sillej njerëzisht kundrejt mirësjelljes dhe sidomos kundrejt mendimit të pavarur dhe inteligjencës së të tjerëve. Thuhej se Kadare është i vështirë, por mua nuk më ngjau ashtu. Ishte kjo një nxitje e parë por shumë e nevojshme për t’i hyrë një studimi shumëvjeçar.
Pas kaq kohësh që studioni veprën e I. Kadaresë, çfarë mund të thoni tani për të?
Besoj se më e rëndësishmja është se Kadare, me veprën e tij, i ktheu letërsisë shqipe një përmasë të munguar për disa shekuj me radhë, përmasën europiane, që ajo e kishte humbur qysh prej M. Barletit. Me gjithë disa përpjekje të çmueshme të shkrimtarëve të gjysmës së parë të shekullit të 20-të, kjo përmasë nuk u arrit të rifitohej atëherë. Ekziston një prirje për ta ndarë krijimtarinë e Kadaresë në dy periudha: para dhe pas vitit 1990. Mendoj se kjo po ndodh për shkak të implikimit të historisë politike mbi historinë e letërsisë. Veç kësaj, më duket se kjo prirje përmban dhe një tendencë të fshehtë, për të mbërritur shpejt e shpejt në përfundimin se letërsia e Kadaresë pas viteve 1990 nuk është më ajo e para. Unë mendoj se letërsia e I. Kadaresë në këtë periudhë të dytë, nëse do të mund të quhej kështu, i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm ligjërimit shqip. Gjatë këtyre dy dekadave, ndërsa dijetarët u ndanë në dy grupe për të diskutuar nëse gjuha që kishim ia vlente të mbahej apo duhej prishur për të ndërtuar një të re, I. Kadare provoi se shqipja jonë, ajo shqipe standarde që fyhet në mënyrë cinike dhe pa dhimbje, ka një eptim të mrekullueshëm, është një gjuhë e hapur, tolerante, aspak fanatike edhe ndaj dialektit të martirizuar, gegërishtes. Në fakt, gjuha shqipe, me veprën e I. Kadaresë, ka arritur të shprehë maksimumin e vet dhe më ngjan se ata që ankohen për totalitetin e saj, në të vërtetë, më shumë shprehin mungesën e kompetencës gjuhësore vetjake.
Në 65-vjetorin e lindjes së Xh. Spahiut ju mbajtët një fjalë paraqitëse. Sa kohë keni që e studioni poezinë e tij?
Më shumë se 15 vjet. Mendoj se poezia shqipe do t’ia dijë për nder këtij poeti dy vlera të munguara: praninë e detit e të kulturës detare në përgjithësi dhe vetjet e larmishme që ia marrin poezinë: vendlindja, nëna, motra, e dashura, miqtë. Janë njerëz që marrin frymë dhe në poezi. Është për t’u çuditur që poezia e tij në mesin e viteve 1970 u akuzua për modernizëm. Modernistët janë të ftohtë me njeriun, postmodernistët karakterin e kanë armik. Kurse poezia e Xh. Spahiut cilësohet prej një shenjtërimi të vlerës njerëzore.
Kush janë disa nga personat që ju kanë nxitur apo ndihmuar për t’u bërë studiues?
Në kohën kur kryeja universitetin, duke filluar që nga viti i dytë, profesori im i letërsisë, A. Xhiku, më tha se duhej të shkoja dy herë në javë në studion e prof. Dhimitër Shuteriqit dhe do të ndiqja prej tij leksione pa ndonjë program. Ka qenë një kujdes i jashtëzakonshëm për mua. Nuk e kishte bërë kush më parë. Ishte një luks i paimagjinueshëm të merrje leksione nga një prej filologëve më të ditur të Shqipërisë së asaj kohe, dhe vetëm me të. Në fillim biseda me Shuteriqin më trembi, më dekurajoi. Ai më pyeti se cilët prej gjuhëve që kishte përdorur Naim Frashëri njihja, duke i përmendur me radhë, prej persishtes, osmanishtes, arabishtes, greqishtes, frëngjishtes, dhe kur unë iu përgjigja se nuk njihja asnjërën, më tha: Jo, tani nuk mund të studiohet letërsia shqipe si kemi bërë ne, tani duhet të formohen specialistë që t’i lexojnë vetë veprat e autorëve shqiptarë në gjuhët që i kanë shkruar. Pastaj për dy vjet me radhë mora mësime të gjithfarshme nga prof. Shuteriqi, në studion e tij, në bibliotekë, në sallonin e pritjes, me një gotë konjak dhe ndonjë pije freskuese para. Në atë kohë kjo gjë jo vetëm që nuk bëhej, por kam përshtypjen se ishte dhe e paligjshme. Unë nuk e di se si i përligjte prof. Ali Xhiku këto mësime të miat private me prof. Shuteriqin, si e gjente mënyrën për ndonjë shpërblim modest që mund t’i jepej, por kështu ka ndodhur. Nuk jam i sigurt nëse kam mësuar më shumë nga kurset e letërsisë shqipe në universitet, apo nga këto biseda pa program me prof. Shuteriqin. Pastaj do të veçoja profesorin tuaj, Arshin Xhezo. Në kohën që unë fillova punën në të përditshmen “Zëri i popullit”, puna ishte shumë e vështirë. Dy rubrikat që duhej të mbuloja unë, tema shoqërore dhe ngjarje e data, ishin tejet problematike. Sidomos mëngjesi në redaksi ishte shumë i zymtë. Pritej gjykimi nga lart i gazetës, kush qortohej e kush lëvdohej. Gjatë tre vjetëve që punova në këtë të përditshme, unë kurrë nuk mora vesh se cilët nga shkrimet e mi ishin qortuar. Përkundrazi, për shkrimet që vlerësoheshin, kryeredaktori më thërriste menjëherë dhe më përgëzonte. Disa vjet më parë, duke lexuar librin “Dashuri dhe plumba” të P. Gjidedes, u habita kur mësova se për një shkrim timin kushtuar Ramize Gjebresë, i pari shkrim që u botua për të prej kohës së pushkatimit, ishte bërë një diskutim i gjatë dhe shumë i tensionuar midis kryeredaktorit dhe udhëheqjes së lartë politike. Më vonë kam marrë vesh se kjo ka ndodhur shpesh. Ndonjëherë edhe për arsye që sot duken absurde. Kam qenë një prej njerëzve që A. Xhezo jo vetëm e mbështeti fort, jo vetëm e ngarkonte me punë që i jepnin emër dhe autoritet publik, por e mbronte edhe prej lëndimit emocional, duke e mbajtur vetë pjesën kritike të punës së përditshme.
Kush është miku juaj më i mirë?
Ju po më pyesni për një mik, dhe kësaj pyetje unë do t’i jap të njëjtën përgjigje që më është bërë disa vjet më parë. Ky është gazetari Naim Zoto, me të cilin kam një njohje prej 30 vjetësh.
Cili është projekti për të cilin jeni duke punuar tani?
Unë jam një njeri i shpërndarë. Punoj me disa projekte njëherësh. Jam duke i bërë leximin e fundmë studimit monografik “Kodikët e Shqipërisë në ‘Kujtesën e Botës’”, që i kushtohet traditës 15-shekullore të dorëshkrimeve të ruajtura në Shqipëri. Është një rikthim te një argument që e kam trajtuar një herë në monografinë “Beratinus”, por tani me një vështrim më të gjerë, me një bazë të dhënash më të pasur, me bibliografi më të zgjeruar dhe me një përvojë kërkimore më të madhe, pas punës së bërë për regjistrimin e dy ungjijve më të vjetër të Shqipërisë në programin e UNESCO-s “Memoire du Monde”. Është një pasion i vjetër që nuk besoj se do të më ndahet. Sapo ka marrë miratimin e këshillit shkencor një studim tjetër “Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të”. Besoj se brenda këtij viti do të përgatitet dhe botohet kroatisht dhe anglisht libri “Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi”. Një projekt me të cilin po merrem prej dy vjetësh së bashku me kolegë nga Prishtina është regjistrimi i eposit legjendar shqiptar në listën e kryeveprave të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit të UNESCO-s. Ndërsa studimi monografik afatgjatë që kam si punonjës kërkimor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë është për brezin e viteve 1960, një brez që refuzoi estetikisht letërsinë e re të pasluftës, e nxori rendin letrar nga kriza, shthuri prozodinë fanatike dhe të ndryshkur që ishte trashëguar, ndryshoi fjalorin poetik dhe e afroi atë me poezinë futuriste, duke e bërë letërsinë shqipe që zhvillohej në Shqipërinë shtetërore një letërsi me të ardhme. Hija e këtij brezi, që ndryshoi shqetësimet e letërsisë, rendin e brendshëm të saj, shijet letrare, me Kadarenë, D. Agollin, Dh. Qiriazin dhe të tjerë, edhe sot është e frikshme. Kjo është një shenjë e keqe për letërsinë e re. Sa kohë që ky brez shihet me frikë prej pasardhësve, nuk mund të besohet se po ndryshon vërtet horizonti i pritjes i letërsisë.
Jemi duke përgatitur një album me titullin “Nderim shkrimtarëve”. Synojmë të mbledhim të dhëna për jetëshkrimin e tyre, zërin, imazhe, foto, sende vetjake nga çdo shkrimtar dhe studiues i njohur i letërsisë. A mund të na jepni një mendim për këtë dhe si mund ta përmirësojmë?
Meqenëse unë kam punuar për nja gjashtë vjet në shërbimin arkivor, mund ta përcaktoj nismën tuaj si një projekt për krijim burimesh parësore. Kjo është një prej metodave bashkëkohore të kërkimit, që zbatohet sidomos në formimin universitar të shkallës master dhe doktoratë. Kushdo që bën një tezë studimore, e ka për detyrë të krijojë burimet e veta, përmes anketimit, pyetësorëve. Kjo është një gjë shumë e mirë. Më duket e tepërt të jap këshilla, por po të më lejoni, mund të bëj thjesht një kujtesë: burimet parësore nuk janë më të besueshmet, duhet të krahasohen, të autentifikohen. Burimet që dalin si gjurmë të shkruara në procesin e natyrshëm të krijimit, pa qëllim paraprak, nuk e kanë këtë nevojë, si rregull.
Profesori ynë i letërsisë, Arshin Xhezo, thotë se ju aktualisht jeni studiuesi më i mirë i letërsisë në Shqipëri. Jeni dakord me këtë përcaktim? Nëse jo, pse?
Jo, nuk jam dakord. Gjithkujt do t’i pëlqente t’i bëhej një përcaktim i tillë. Por ky është vlerësimi i një miku, që nuk është i mbrojtur prej dëshirës së mirë vetjake. Unë mendoj se më e mira gjithnjë është diçka ideale. Ne jemi relativistë, që do të thotë se më të mirën e kuptojmë si dëshirë të njeriut për vetëpërkryerje, si tentim drejt asaj që kurrë nuk arrihet. Historia e letërsisë shqipe ka një shekull jetë dhe është nisur prej një emri të tillë si F. Konica. Pavarësisht se cilat kanë qenë kufizimet e një shoqërie të kontrolluar, janë të pazëvendësueshme studimet e prof. Shuteriqit, ndërsa në një periudhë të mëvonshme janë të mirënjohura ndihmesat e profesorëve të mi, J. Bulo, A. Xhiku dhe të tjerë.
Dy fjalë në mbyllje?
Një falënderim për ju dhe nxënëset e tjera me të cilat pata një bisedë shumë të këndshme, për Fionën tjetër, Xhoia-n, Oriadën, Arianën dhe Megin, të gjitha të dallueshme dhe të afërta me njëra-tjetrën, gazmore, praktike, kureshtare, ngulmuese, nxënëse shumë të mira. Një falënderim tjetër për mikun tim, A. Xhezo, që ka përfshirë dhe punën time brenda projektit tuaj shumë të bukur. E përgëzoj për zellin e pashuar që ka për nxitjen e dëshirës së njeriut për të marrë pjesë në jetën publike, që e ka bërë edhe për mua njësoj si tani me ju. E çmoj këtë shumë, sepse sot mësuesi nuk është më ai njeriu ideal tek i cili fjala “zotni” ngriu vetëm në vitin 1968. Në një kohë kur mësimdhënia është kthyer gati-gati në rutinë, ai nxit te ju krijimin. Kjo është një gjë shumë e bukur.
Bashkëbisedoi: Fiona Kopali
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...