Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/19

Hetimet për akuzat e Dick Martyt do të marrin kohë




Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së do të duhet të presin ende derisa ta thonë versionin e tyre lidhur me akuzat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, i cili në një raport të tij për Këshillin e Evropës thotë se pjesëtarë të UÇK-së menjëherë pas luftës në Kosovë kanë rrëmbyer qytetarë serbë, i kanë dërguar ata në Shqipëri për t`ua hequr organet, e të cilat pastaj janë shitur në tregun e zi, shkruan sor e përditshmja Koha Ditore.

Një vit pas krijimit të Task Forcës së EULEX-it që po i heton akuzat e Dick Martyt, nuk ka ende rezultate konkrete, pos identifikimit të dëshmitarëve të mundshëm. Hetimet thuhet se do të zgjasin shumë, për shkak të kompleksitetit. Task Forca, në bazë të marrëveshjes së arritur për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, do të mund të hetojë derisa ky mision të ketë mandat.

Në këtë mënyrë prokurori Clint Williamson dhe ekipi i tij nuk do të kenë nevojë të nguten për të zbardhur vërtetësinë e akuzave që vlerësohen se kanë rrënuar rëndë imazhin e Kosovës dhe kanë rënduar kredibilitetin ndërkombëtar të kryeministrit aktual, Hashim Thaçi. Mandati i EULEX-it do të zgjasë të paktën deri në qershor të vitit 2014.

“Është hetim kompleks. Përveç kësaj, duhet pasur parasysh se zoti Marty flet për krime që dyshohet se kanë ndodhur para dhjetë vjetësh. Kjo e bën hetimin edhe më të vështirë”, ka thënë për gazetën zëdhënësi i kësaj Task Force, Juri Lass. “Jemi duke i analizuar informatat prej një numri të caktuar të institucioneve dhe në të njëjtën kohë është duke vazhduar hetimi. Kontaktet me persona, të cilët kanë informata relevante për çështjen janë intensifikuar”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, shefi i EULEX-it, Xavier Bout De Marnhac, në raportin e rregullt për Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka hezituar që të zbardhë faktin se Task Forca ka disa dëshmitarë të mbrojtur me të cilët ka vënë kontakte.

Në këtë raport, ku shefi i EULEX-it përshkruan në një faqe të veçantë aktivitetet e SITF (Task Forcës Speciale të Hetimeve), thuhet se prokurori Williamson ka kërkuar nga disa shtete që po e mbështesin hetimin, të mundësojnë akomodimin e disa dëshmitarëve të mbrojtur, ndërkaq që ka vendosur bashkëpunim të ngushtë edhe me EUROPOL-in më qëllim të mbrojtjes së informatave dhe këtyre dëshmitarëve.

Zhdukuet 17-vjeçarja Monika Berisha





























Zarë, 19.09.2012 

Monika Berisha, 17-vjeçare nga Zara, është zhdukur para 9 ditëve dhe nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të ndodhet ajo, informon agjencia e lajmeve INA.

Policia në Zarë në bashkëpunim me policinë në Zagreb përpiqen ta gjejnë 17-vjeçaren Monika Berisha, zhdukjen e së cilës e ka paraqitur e ëma, ditën e shtunë më 9 shtator. E ëma e saj pohon se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve përsëri është kthyer.

Zhdukja e 17 vjeçares Monika Berisha është paraqitur që para 9 ditëve, saktësisht më 9 shtator, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. E ëma e saj, pohon se disa ditë para zhdukjes, Monika ka biseduar me të ëmën për të shkuar në Zagreb tek një moshatare dhe shoqe e saj. Sipas sajë, ajo është dashtë atje të qëndrojë vetëm gjatë vikendit.

Mirëpo, vajza ka shkuar tek shoqja e sajë, ndërsa nuk është kthyer në shtëpi. E ëma ka deklaruar se ajo edhe më parë është larguar nga shtëpia, por pas dy tre ditëve zakonisht është kthyer sërish në shtëpi.

Telefoni i sajë celular, nga dita e shtunë është shkyçur dhe nuka ka qasje-shkruan gazeta “Zadarski List”. Luten të gjithë që kanë ndonjë informacion për këtë vajzë, të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, ose në emailin për personat e zhdukur : nestali@nestali.hr.

“Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”


Vladimir Vukqeviq

“Grupi i Gjilanit”, siç i ka cilësuar Policia e Serbisë shqiptarët e Luginës që morën pjesë në luftën e tyre çlirimtare, nga gjyqësia serbe ngarkohet për krime kundër civilëve serbë gjoja të kryera nga muaji qershor dhe deri në fund të muajit dhjetor të vitit 1999, në Gjilan. 

Ata akuzohen se kanë keqtrajtuar deri në vdekje 80 civilë, prej të cilëve, sipas Prokurorisë së shteti të Serbisë, 34 ende figurojnë në listat e të zhdukurve.

Në bankën e të akuzuarve janë Shemsi Nuhiu, Nazif e Ahmet Hasani, Faton, Samet e Ferat Hajdari, Kaimberly Ahiti, Selimon Sadiku, Agush Memishi e Burim Fazliu.

Më parë në mungesë janë dënuar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefket Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadan Halimi. 

Gjykata e Apelit në Beograd në dhjetor të vitit 2011 kishte shfuqizuar vendimin e shkallës së parë me të cilin nëntë pjesëtarë të UÇK-së ishin dënuar më 101 vjet burgim dhe lëndën ia kishte kthyer gjykatës së shkallës së parë për rigjykim. 



Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”, raporton B92. Pesë të dyshimtë janë liruar.

Aktgjykimi u s shpall Gjykatës supreme për krime lufte.

Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”.

Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur “Bozhur 50” nuk është e vërtetë.

“Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve”, ka thënë mbrojtja.

Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” nga të cilët shtatë janë në “arrati”, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti.

Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 “i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona”.

Procedura në mungese zhvillohet kundër: Fazli Hajdarit, Rexhep Alisë, Shaqir Shaqirit, Shefket Musliu, Sadik Alijat, Idriz Alijat dhe Ramadan Halimit.

Në Kosovë nga 4-6 tetor samit ndërkombëtar për fuqizimin e gruas




Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, nuk do ta vizitojë Kosovën, ashtu siç u përfol gjatë këtyre ditëve. z.Hilari Clinton nuk do të vij në Kosovë për shkakun se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të zgjedhjeve presidenciale. Këto ditë është folur se Hilari Clinton mund të vizitojë Kosovën për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të gruas i cili organizohet nga presidenca e Kosovës. Zyrtarë të presidencës kanë thënë se Hilari Clinton nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që deri tash shumë gra të fuqishme nga shtetet të ndryshme kanë konfirmuar ardhjen e tyre në Kosovë.

Samiti me temën “Partneriteti për Ndryshim- Fuqizimi i Gruas”, pritet të mbledh lidere, avokate, përfaqësuese të shoqërisë civile, të biznesit dhe medieve me ç’rast do të diskutohet rreth avancimit të çështjeve të grave. Përmes këtij samiti, synohet krijimi i një platforme të përbashkët të avancimit të çështjeve gjinore në të gjitha fushat e jetës përtej kufijve, dallimeve etnike, racore apo fetare. Në Samit do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrëse nga Kosova, rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika. Në hapjen zyrtare më 4 tetor 2012 ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright do të mbajë një fjalë për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pati një bashkëbisedim me përfaqësueset e mediave në Kosovë, kryeredaktorë, redaktorë dhe gazetarë. Ajo i njoftoi ato për Samitin Ndërkombëtar të Gruas “Partneriteti për ndryshim: Fuqizimi i gruas”, që do të mbahet në Prishtinë prej 4 deri më 6 tetor.

Presidentja Jahjaga theksoi se në dy dekadat e fundit Kosova dhe rajoni ka kaluar nëpër faza të tranzicionit dhe gjatë kësaj periudhe, sakrificat dhe puna e palodhshme e grave ka qenë vendimtare në vendosjen e sigurisë, stabilitetit, si parakushte për zhvillimin e vendeve përkatëse.

Ajo theksoi se përmes Samitit Ndërkombëtar të Gruas, të parit të këtij lloji jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin, synohet krijimi i një platforme të përbashkët të avancimit të çështjeve gjinore në të gjitha fushat e jetës përtej kufijve, dallimeve etnike, racore apo fetare.

“Samiti Ndërkombëtar i Gruas synon krijimin e urave të bashkëpunimit, komunikimit e partneritetit ndërmjet sektorit publik dhe privat, botës akademike dhe politikëbërësve, jo vetëm brenda kufijve të një shteti, por dhe ndërmjet popujve dhe shteteve. Synimi parësor i këtij Samiti Ndërkombëtar të Gruas është shfrytëzimi i çdo mundësie për garantimin e fuqizimit të gruas në çdo fushë të jetës, si një qëllim i përbashkët në shkallë globale dhe si një platformë për zhvillim të përgjithshëm të vendeve tona”, tha presidentja Jahjaga.

Ajo tha po ashtu se investimi i një shoqërie në avancimin e të drejtave të grave është një investim në të ardhmen e një vendi, ndërsa siguria e gruas garanton sigurinë e të gjithë shoqërisë.

Në bashkëbisedim me përfaqësueset e medieve në Kosovë, presidentja Jahjaga theksoi se Samiti Ndërkombëtar do të ofrojë mundësinë që pjesëmarrësit, gra dhe burra, të shkëmbejnë ide dhe përvoja, të ndajnë praktikat dhe përvojat e tyre më të mira, dhe të ofrojnë zgjidhje për sfidat e mbetura dhe më eminente me të cilat përballen jo vetëm gratë në Kosovë, por edhe ato në rajon dhe më gjerë.

Presidentja Jahjaga theksoi se gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet përparimi dhe ndryshimet pozitive, por në të njëjtën kohë do të identifikohen zgjidhjet potenciale për sfidat globale, me synim përpilimin e një udhërrëfyesi për të ardhmen që do t’i shërbente jo vetëm Kosovës e rajonit, por dhe vendeve të tjera të botës që ndajnë të njëjtat sfida.

“Kosova dhe rajoni ka shumë për të ofruar, prandaj ky samit do të shërbejë si një mundësi unike për të vënë vendin tonë në qendër të zhvillimeve pozitive, por dhe duke i ofruar mundësinë për të përfituar nga përvojat rajonale dhe globale. Në të njëjtën kohë, Kosovës i ofrohet mundësia për të qenë iniciatore e ndërmarrjeve të reja që do të garantojnë avancim e mëtejshëm të gruas, si faktor kyç për zhvillim”, tha presidentja Jahjaga.

Gjatë dy ditëve të Samitit pjesëmarrësit do të përqendrohen në zhvillimin ekonomik, pjesëmarrjen politike dhe sigurinë e gruas si çështje kyçe dhe do të adresohen edhe faktorët që ndikojnë në rolin e gruas në shoqëri, do të diskutohen temat siç janë e drejta pronësore dhe qasja e gruas në burime, fuqizimi ekonomik i saj si dhe barrierat kushtetuese dhe elektorale të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe vendimmarrje. Temë e cila do të trajtohet në kuadër të Samitit Ndërkombëtar “Partneriteti për ndryshim-Fuqizimi i gruas” është edhe roli i gruas në luftimin e korrupsionit, siguria dhe drejtësia si dhe reforma në sektorin e sigurisë.

Në Samitin Ndërkombëtar të Gruas do të jenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika. Organizatore dhe mikpritëse e Samitit është Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me mbështetjen financiare nga USAID dhe mbështetjen organizative nga NDI.

Në hapjen zyrtare të Samitit më 4 tetor ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do të mbajë një fjalë për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.

Të gjithë pjesëmarrësit janë në nivel të lartë të përfaqësimit nga institucionet qeveritare, liderë politikë, liderë të shoqërisë civile dhe fushës së ekonomisë, të cilët me lidershipin dhe kurajën e tyre kanë ndikuar në trendet vendore dhe globale.

Autori i filmit, një i krishter kopt, në SHBA



Nakoula Basseley Nakoula njihet ndryshe si njeriu me shume emra, një të shkuar të errët, një dosje plot shkelje në polici, e sidomos si i krishtere kopt promovues i ideve ekstremiste.



55-vjeçari jeton vetëm 20 milje në jug të Los Angelesit e është identifikuar si një nga autoret e filmit tallës të profetit Muhamed. Nakoula nuk ishte i panjohur për autoritetet. Qershorin e 2010-tës, u dënua me 20 muaj burg për orkestrimin e një skeme mashtrimi në kurriz te Wells Fargo Bank.

Përpos heqjes së lirisë, iu kërkua të paguante edhe një dëmshpërblim prej gati 800 000 dollarësh. Prokurorët thanë asokohe se kish pasur në zotërim 15 karta të paautorizuara krediti dhe debiti në emër të disa personave të tjerë, si dhe të paktën 5 dokumente të rreme identifikimi.
Autori i filmit, një i krishter kopt, në SHBA
Përpara dënimit, problemet e shumta financiare e patën detyruar në vitin 2000 të deklaronte falimentimin e pikës së karburantit që e kishte në pronësi. Me daljen në dritë të mashtrimeve, përdorimi i internetit pa autorizim zyrtar, i ishte ndaluar rreptësisht.



 Departamenti i Drejtësisë ka nisur tani një hetim zyrtar mbi filmin polemizues të quajtur "Pafajësia e Myslimanëve" edhe ndaj Sam Bacile, autor amerikan me origjinë izraelite, i aftë të mblidhte 5 milionë dollarë për xhirime nga donatorët zemërgjerë hebraikë, por që me sa duket është po i njëjti person.

Pas këtij emri duket se fshihet vetë Nakula, i cili në të kaluarën ka përdorur edhe pseudonimin Mark Basseley Youssef. Videoja në qendër të dramës qe po konsumohet në Lindjen e Mesme, ka edhe një tjetër producent, Steve Klein, të famshëm për pamfletet ofenduese e bindjet e forta anti-islamike. Sipas Semit, qëllimi i filmit ishte të ndalohej dhuna e ekstremistëve myslimanë. Videoja mes tjerash, e paraqet profetin si feminist, e në disa raste të tjera si homoseksual.

Duket sikur Nakoula do të paditet edhe nga aktorët që luajnë në këtë film, pasi, si thonë ata janë mashtruar dhe nuk e kanë ditur fare e bëhet fjalë për film anti-islamik.



http://www.tabletmag.com/scroll/112033/truth-about-the-muhammad-movie

Ata po ashtu thonë se emri i filmit ka qenë ndryshe, por pas kryerjes së xhirimit i është ndërruar.

Nuk do ketë ndarje të Republikës së Kosovës


Nuk do ketë ndarje të Kosovës
Shqipëria kontribuon në mënyrë dinjitoze në misionet e NATO-s. Forcat ushtarake shqiptare po tregojnë një performancë gjithnjë e më në rritje. Këto janë vlerësimet që ka marrë Shqipëria për kontributin e saj në gjirin e Aleancës gjatë takimit midis sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dh presidentit të Shqipërisë.
“Ju po jepni kontribute të rëndësishme për misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë. Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj dhe falenderojmë trupa tuaja për kurajon dhe profesionalizmin e tyre. Ne kemi diskutuar gjithashtu për sigurinë e Alenacës në një kohë shtrëngimi të ekonomisë. Ju falendorojmë gjithahstu që po i shndërroni shumë projekte të mbrojtjes së zgjuar që kemi aprovuar në samitin e Cikagosë në realitet”, vlerësoi Rasmussen.
Rasmussen ka konfirmuar se nuk do ketë ndarje të Kosovës dhe NATO do të jetë aty për të siguruar një klimë harmonioze midis të gjitha komuniteteve:
“ Ne e kemi përforcuar mandatin e Kombeve të Bashkuara për sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që arritjet e deritanishme të cënohen. Samiti i Cikagos konfirmoi angazhimin tonë për Ballkanin", deklaroi ai.

Nga ana e tij, Presidenti Nishani konfirmoi se "ndarja e Kosovës nuk është opcion dhe nuk do të lejohet të ndodhë. Ne kemi folur për progresin e arritur nga forcat e sigurisë në Kosovë në bashkëpunim me NATO-n”".
Nishani dhe Rasmussen kanë folur gjithashtu edhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Aleanca në këtë shekull.

Slloba i "vogël" - apo pse Ivica Daçiçi është ngatërruar në raport me Kosovën

Mundësia e mbajtjes së një referendumi, në të cilin qytetarët e Serbisë do ta sqaronin dilemën “Kosova ose Bashkimi Evropian”, mbetet një pikëpyetje.

Mundësinë e një referendumi të tillë nuk e ka mohuar as zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vuçiq, i cili ka theksuar se kjo do të ishte “masa e fundit”.

Nëse pushteti aktual serb do të vendoste për një gjë të tillë, ai do ta ndërpriste trendin pozitiv të cilin e pati hapur me heqjen dorë nga fusnota e famshme për Kosovën, në tubimet rajonale.

Megjithatë, qeveria e re serbe nuk është duke i ngritur tensionet, ndërkohë që Vuçiq, paralajmëron se qeverisë serbe i mbetet që të zbatojë të gjitha ato vendime lidhur me Kosovën, të cilat i ka trashëguar nga qeveria e kaluar, e cila e humbi pushtetin në zgjedhjet e muajit maj.

“Nuk ka problem, ne nuk do të ikim nga asnjë pune. Por, ne kemi një kufizim ose një kufizim të mirë që nënkupton Kushtetutën e Republikës e Serbisë. Por, krejt çka qeveria e kaluar ka pranuar, obligim i yni është që ta zbatojmë”.

“Mendoj se politikanët duhet të kenë aq guxim që të zbatojnë krejt çka është në përputhje me Kushtetutën. Natyrisht, referendumi është një mjet. Përmes tij shprehet vullneti demokratik i qytetarëve. Por mendoj se është mjeti i fundit”, ka thënë Vuçiq për Radion Evropa e Lirë.

Referendumin e fundit, Serbia e ka pasur në vitin 2006, kur edhe ka nxjerrë Kushtetutën, me çka e ka gozhduar politikën e saj për Kosovën.

Por, lidhur me këtë temë, në rrethanat e sotme politike, Sonja Liht, ish anëtare e Këshillit për Politikë të Jashtme në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, u shpreh: “Pse më shtyni të komentoj diçka që sipas bindjes sime të thellë është ide e pakuptimtë”, ka pyetur Liht.

Boshko Jakshiq, komentues, vlerësoi se nëse qeveria serbe do të vendoste për opsionin e referendumit, gjasat janë shumë të mëdha se “një gjë e tillë do të ishte humbje”.

“Me fjalë të tjera, do të forcohej agjitimi që të kuptohej se çfarë dëmesh afatgjate do të prodhonte kjo për Serbinë. Qeveria e tashme nuk do të ishte e përgatitur që të përjetonte një humbje të tillë. Madje, është pikëpyetje nëse do ta mbijetonte një gjë të tillë”, tha Jakshiq për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, që nga java e kaluar, parlamentarët udhëheqës gjermanë i kanë vendosur shtatë kushte që janë të lidhura me Kosovën, pa të cilat ata nuk e shohin vazhdimin e integrimeve evropiane të Serbisë.

Qeveria e Daçiqit është ngatërruar në raport me Kosovën.

As Borisllav Stefanoviq, ish shef i grupit për bisedime me Prishtinën, nuk ngurroi që ta konstatojë peshën e kërkesave ndaj Serbisë.

“Qeveritarët serbë kanë marrë një kusht vërtetë të rëndë, pra, që të nënshkruajnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Kosovën. Ta shohim se si do të dalin nga kjo”.

“Në qoftë se shtegdalja për ta do të jetë shkuarja drejt referendumit, mendoj se kjo është një shenjë e qartë se ata po i ikin përgjegjësisë dhe në mënyrë seleksionuese e zgjedhin atë që është më së paku e popullarizuar – që t’i pyesin qytetarët. Kjo, gjithë se si, do të thotë se ne duhet t’i harrojmë integrimet evropiane për një periudhë të gjatë”, vlerëson Stefanoviq.

Sipas tij, shkuarja drejt referendumit do të tregonte paditurinë dhe pafuqinë e autoriteteve të reja serbe.

“Fundja, një gjë të tillë e kanë parë edhe te mësuesit e tyre, sikurse ishte edhe Sllobodan Millosheviq. Siç e dini, ai disa herë i është qasur kësaj rruge. E dini fare mirë se çfarë ka ndodhur pas referendumeve të tilla. Kryesisht është udhëhequr politikë e kundërt nga ajo që ka nxjerrë si rezultat referendumi”, ka thënë Stefanoviq.

Në anën tjetër, Boshko Jakshiq, vlerëson se në rast se qeverisë së re serbe i mungon takti diplomatik dhe durimi, rreziku për të shkuar drejt referendumit nuk është i pamundur, por sipas tij, rezultati i një referendumi eventual është vështirë të parashikohet.

“Për shembull, nëse pyetja e referendumit do të ishte – a jeni të gatshëm që të hiqni dorë nga Kosova, për hir të hyrjes në Bashkimin Evropian – mendoj se referendumi do të dështonte nga pikëpamja e anëtarësimit në BE”.

“Por, në qoftë se pyetje e referendumit do të formulohej në mënyrën – a jeni të gatshëm të hiqni dorë nga Kosovë për hir të një të ardhmeje të qetë dhe të begatë të Serbisë – atëherë mendoj se ekzistojnë shanse të mëdha. Kjo vërtet do ta vuloste procesin e dhembshëm, i cili aq gjatë është duke e ngarkuar Serbinë”, përfundoi Jakshiq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...